Author: editor

  • “Kiara doli vetëm 23 sekonda”/ Sherri virtual mes Luizit dhe Ronaldos, gazetari plas ‘bombën’ në studio

    “Kiara doli vetëm 23 sekonda”/ Sherri virtual mes Luizit dhe Ronaldos, gazetari plas ‘bombën’ në studio

    Gazetari i njohur i showbiz-it, Andi Vrapi, ishte një ditë më parë i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, për të komentuar lajmet më të fundit që vijnë nga personazhet e njohur të ekranit.

    Vrapi ka thënë dy fjalë edhe për sherrin virtual mes Luiz Ejllit dhe Ronaldo Sharkës, i cili nisi pas transmetimit të puntatës së parë të “Kepit të VIP”-ave.

    Sipas Ronaldos, në moderimin e këtij emisioni nuk duhej të ishte Kiara Tito, por vetë ai. Lidhur me këtë deklaratë dhe disa të tjera të Sharkës, reagoi menjëherë këngëtari i dashur për publikun. Por jo vetëm kaq pasi edhe personazhe të tjerë reaguan në lidhje me këtë sherr, e sigurisht nuk mund të mungonte Kiara.Ndërkohë dje, Vrapi u shpreh se ‘mendon se e gjithë kjo është një metodë marketingu për Kepin e VIPa-ve’. Sipas tij, Kiara doli vetëm 23 sekonda në episodin e parë dhe çifti ka bërë diçka që t’a fryjnë që të shihet dhe dëgjohet.

    “Që në ditën e parë që ka nisur kjo drama, unë kam menduar se kjo është një metodë marketingu për të promovuar Kepin e VIP-ave nga çifti. Kjo për shkak se u trumbetua si projekti më i madh i Kiara Titos për këtë vit pas Big Brother-it. E duke qenë se në episodin e parë, Kiara shfaqet vetëm 23 sekonda në projektin e saj më të madh, duhet diçka për t’a fryrë dhe pompuar që të shihej dhe të ndiqej.

    E kjo ishte ndoshta gjëja që Luizi shfrytëzoi te Ronaldo. Le të themi që Ronaldo nuk tha një diçka kaq të keqe që duhej të bëhej një gjurdulli e madh.

    Ai në mes të qeshurave tha një batutë se ‘Ronaldo do ishte një prezantues më i mirë se Kiara për Kepin”. Që mendoj se ishte në kuadrin e shakave. Pastaj filluan gjërat. Ajo që më bëri përshtypje ishte reagimi i Kiarës, e cila në vend që në thelb të mbronte veten e saj si prezantuese, mbrojti Luizin. Nuk tha asgjë për faktin se dikush kishte thënë se ishte më i mirë se ajo në prezantim.

    Prandaj unë mendoj se është thjesht një gjë për të promovuar ‘Kepin e VIP’-ave”, tha Andi.

    Teksa Erjona Rusi tha ‘se mesa duket Luizi nuk ia paska dhënë 5 mijë euroshin Ronaldos, se ato i ka kërkuar Ronaldo’, gazetari i showbiz-it tha: “Ça e tha dhe e mbajti”.

    Ndërkohë Erjona tha se ishte akuzë e fortë, por Vrapi duke qeshur thotë ‘ishte batutë’.

  • Prokuroria e Lushnjes kërkon dënimin e Luiz Ejllit

    Prokuroria e Lushnjes kërkon dënimin e Luiz Ejllit

    Teksa Luiz Ejlli bënte lojën e tij në shtëpinë e famshme të BBV, jashtë bëhej një tjetër “Big Brother” me fakte rreth jetës së tij. Në atë kohë bëri bujë beteja ligjore, që ende e ka të hapur me drejtësinë, nisur në qytetin e Lushnjës dhe proces që vazhdon aktualisht në Prokurorinë dhe Gjykatën e Fierit, pas hartës së re gjyqësore dhe shkrirjes së gjykatës e prokurorisë në Lushnje.

    FactCheck mëson se prej datës 26 dhjetor 2022 Luizi zyrtarisht është i pandehur për drejtësinë shqiptare si person i dyshuar për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve kryer në bashkëpunim. Sipas nenit 186 paragrafi i dytë për të cilin ai është marrë i pandehur nga prokuroria e Lushnjës referuar kodit penal rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim, në rast se do të gjendet fajtorë.

    Drejtësia e akuzon Ejllin se me profesionin e noterit ai ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim. Kjo histori nis në vitin 2021 aty ku prokuroria do të kërkonte sekuestrot e pasurive të shtetasit F.A si të pajustifikuara me burime të ligjshme.

    Sekuestro e kërkuara asokohe nga prokuroria e Lushnjës do të pranohej nga gjykata më 28 nëntor të vitit 2021.

    Pak muaj pas kësaj sekuestro shtetasi F.A i cili po ashtu është i bashkëpandehur me Ejllin ka depozituar një deklaratë noteriale bërë tek Noteri Luiz Ejlli. Më 25 shkurt 2022 shtetasi F.A paraqet në prokurori deklaratën noteriale e cila sipas tij ishte bërë tek zyra noteriale e Luiz Ejllit më datë 16 dhjetor 2015 dhe mbante të dhënat si në facsimile “nr 663 Rep, Nr 213 Kol datë 16.12.2015.

    Kjo deklaratë sipas prokurorisë kishte përmbajtjen e marrjes së një huaje në dy këste nga 2008-2015 prej 151 mijë euro dhe 2011-2015 prej 60 mijë euro, para të cilat bashkëshortja e shtetasit F.A i kish marrë për të shlyer një kredi.

    E pikërisht kjo deklaratë s’ishte gjendur në arkivat e ministrisë së drejtësisë në përgjigje të kërkesave për informacion, kërkesa në kuadër të hetimit pasurore që po kryente prokuroria e Lushnjës.

    Kaq ka mjaftuar që prokuroria të krijojë dyshime se mund të ketë një shkelje ligjore dhe ka thelluar hetimet duke zbuluar zyrën noteriale të Luiz Ejllit e po ashtu dhe veprimet e bëra disa vite më parë.

  • Aksident i rëndë, ka të plagosur

    Aksident i rëndë, ka të plagosur

    Një tjetër aksident raportohet të ketë ndodhur këtë mesditë në zonën e Nartës në Vlorë.

    Burime bëjnë me dije se një automjet tip “Opel” ka humbur kontrollin duke u përplasur me pemën.

    Pas përplasjes mjetit është kthyer përmbys.

    Mësohet se drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

  • Hunj dhe pistoletën në kokë! Deputeti i çon mesazh djalit në arrati: Dorëzohu!

    Hunj dhe pistoletën në kokë! Deputeti i çon mesazh djalit në arrati: Dorëzohu!

    Rrahman Rraja ka dorëzuar mandatin e deputetit pas publikimit të një videoje në të cilën shfaqet i biri dhe persona të tjerë dhunojnë brutalisht dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja. Deputeti ka një mesazh edhe për djalin në arrati që të dorëzohet.

    “Nuk kam fjale per ta shprehur sikletin karshi te gjithe atyre qe me kane besuar gjithe keto vite. Fatkeqesisht une deshtova si prind dhe ndjehem i turperuar publikisht nga femija im. Ju kerkoj ndjese shokeve dhe kolegeve te grupit parlamentar dhe deklaroj dorezimin e mandatit te deputetit dhe terheqjen time nga jeta politike.

    Ju kerkoj ndjese atyre qe me kane dhene voten prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet. Ju kerkoj ndjese viktimave te asaj dhune turperuese per familjen time. I bej thirrje djalit tim te dorezohet para drejtesise.

    Zoti me dhente force qe ta perballoj kete dhimbje te madhe dhe jete qe ta shlyej kete turp qe me la mbi shpatulla si gur im bir. Ne fund mirenjohje dhe ndjese edhe kryetarit te partise dhe kryeministrit, i cili nuk me kishte asnje borxh per kete shqetesim kaq te madh publik qe i shkaktova” shkruan ai.

  • “Ndal, dorëzohu”! FNSH kthen “përmbys” Krujën dhe rreshton barbarët e fisit Rraja (VIDEO)

    “Ndal, dorëzohu”! FNSH kthen “përmbys” Krujën dhe rreshton barbarët e fisit Rraja (VIDEO)

    Policia e shtetit ka publikuar pamjet nga kontrollet e RENEA-s, FNSH-së dhe policisë lokale në Krujë dhe Fushë Krujë në kërkim të djalit dhe vëllezërve të deputetit socialist pas dhunës dy ditë më parë.

    Rexhep Rraja, djali i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja dhe vëllai i tij Xhelal Rraja janë identifikuar nga policia e shtetit si organizatorë të dhunës barbare ndaj dy kushërinjve të fisit Maja.

    Pas sherrit masiv midis fiseve Rraja dhe Maja për guroren, dhunë e cila u bë publike dhe në media, deputeti i Partisë Socialiste ka lënë mandatin. Ai u shpreh se nuk kishte fjalë për të shprehur sikletin ndaj atyre që i kishin besuar gjithë këto vite. Rraja tha se dështoi si prind dhe ndihet i turpëruar.

    Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikut në një lokal në aksin Fushë Krujë – Thumanë, ku anëtarë të fisit Rraja në grup mësynë lokalin dhe goditën me shkopinj gome dhe shkopinj bejsbolli Bilbil dhe Jashar Maja teksa ata ishin ulur në një tavolinë me inxhinierin e gurores për t’i kërkuar atij që shpërthimet të bëheshin më të kontrolluara pasi banesat e tyre po dëmtoheshin.

  • Nga Tirana në Selanik, qytetari: Shoferi i autobusit gjatë gjithë rrugës se hoqi telefonin nga dora

    Nga Tirana në Selanik, qytetari: Shoferi i autobusit gjatë gjithë rrugës se hoqi telefonin nga dora

    Një shofer i autobusit që po udhëtonte nga Tirana në Selanik ka vënë në rrezik jetën e udhëtarëve. Këtë e denoncon një nga udhëtarët që ndodhej brenda në autobusin e ilnjës, i cili shkruan se shoferi, gjatë gjithë rrugës ka përdorur telefonin.

    Shoferi është filmuar nga udhëtarët me telefon në dorë teksa nget me autobusin plot me shqiptar. Pakujdesia nga ana e shoferit mund të regjistronte edhe një ngjarje të rëndë, pasi është e rrezikshme që të ngasësh një autobus në një rrugë të gjatë Tiranë-Selanik dhe të fokusohesh tek telefoni.

    Siguria për udhëtarët duket që është vetëm në dorë të zotit, sepse shoferi shihet në timon duke shkruar në telefon.

    Qytetari:
    Autobuzi tirane selanik shoferi se heq nga dora telefonin gjat gjithe rruges ..zoti na rujt.

  • Ndodh edhe kjo! Turisti “sulmohet” në mes të plazhit nga dhitë, shkak i ‘sherrit’ bëhet… (Video)

    Ndodh edhe kjo! Turisti “sulmohet” në mes të plazhit nga dhitë, shkak i ‘sherrit’ bëhet… (Video)

    E pazakontë, pushuesi “sulmohet” nga dhitë në plazh, sebepi i sherrit bëhet një pjeshkë

    Një ngjarje e pazakontë dhe humoristike ka ndodhur në një plazh në Greqi, pasi një ushues është “sulmuar” nga dhitë ndërsa ishte duke pushuar në breg të detit.

    Shkak për këtë sulm është bërë një pjeshkë, të cilën pushuesi i identifikuar si Eliass Vretos ka patur në dorë.

    Ndërsa ka qenë duke bërë një video për ta ndarë me miqtë e tij, Vretos është “sulmuar” nga dhitë të cilat kanë dashur t’i rrëmbejnë pjeshkën nga dora.

  • Rrahman Rraja dorëzon mandatin e deputetit: S’kam fjalë për të shprehur sikletin

    Rrahman Rraja dorëzon mandatin e deputetit: S’kam fjalë për të shprehur sikletin

    Pas sherrit masiv midis fiseve Rraja dhe Maja për guroren, dhunë e cila u bë publike dhe në media, deputeti i Partisë Socialiste ka lënë mandatin.

    Ai u shpreh se nuk kishte fjalë për të shprehur sikletin ndaj atyre që i kishin besuar gjithë këto vite. Rraja tha se dështoi si prind dhe ndihet i turpëruar.

    “Ju kërkoj ndjesë shokëve dhe kolegëve të grupit parlamentar dhe deklaroj dorëzimin e mandatit të deputetit dhe tërheqjen time nga jeta politike. Ju kërkoj ndjesë atyre që më kanë dhënë votën prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet. Ju kërkoj ndjesë viktimave të asaj dhune turpëruese për familjen time. I bëj thirrje djalit tim të dorëzohet para drejtësisë. Zoti më dhëntë forcë që ta përballoj këtë dhimbje të madhe dhe jetë që ta shlyej këtë turp që më la mbi shpatulla si gur im bir. Në fund mirënjohje dhe ndjesë edhe kryetarit të partisë dhe kryeministrit, i cili nuk më kishte asnjë borxh për këtë shqetësim kaq të madh publik që i shkaktova,” – tha Rraja.

    Në bazë të verifikimit në listën e PS-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mandatin e lënë nga Rrahman Rraja i takon ta marrë Arkend Balla.

  • Plagoset me thikë 29-vjeçari në Vlorë (EMRI)

    Plagoset me thikë 29-vjeçari në Vlorë (EMRI)

    Një plagosje me thikë kë ndodhur këtë të shtunë në qytetin e Vlorës.

    I plagosur ka mbetur 29-vjeçari Marsel nebiu, ndërkohë që policia po heton ngjarjen.

    Aktualisht i riu ndodhet në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.

  • U braktis nga nëna biologjike dhe u rrit nga familja rome, emigranti i rindërton shtëpinë (Video)

    U braktis nga nëna biologjike dhe u rrit nga familja rome, emigranti i rindërton shtëpinë (Video)

    Eraldo Dunga, 13-vjeçari i cili u braktis nga nëna e tij biologjike që në lindje të tij, u rrit nga dy prindër rom mes shumë sakrificash.

    Nëna, e cili e rriti fatkeqësisht humbi jetën rreth një viti më parë nga një sëmundje, duke e lënë Erladon vetëm me të atin në një shtëpi të rrënuar.

    Rasti Erlados u bë publik në Top Channel tek emisioni “Shqipëria Live”, ku kërkohej që dikush tu vinte në ndihmë tashmë dy burrave të shtëpisë Dunga.

    Rasti i Erlados nuk ra në vesh të shurdhër, pasi një muaj më pare po në këtë emision sipërmarrësi nga Suedia Julian Skëndaj i cili premtoi se do të vinte dhe do të ndërtonte shtëpinë e tyre.

    Skëndaj erdhi dhe vizitoi nga afër familjen Dunga në Lezhë së bashku me familjen e tij për të parë nga afër Eraldon e vogël dhe fazën e punimeve.

    Po ashtu, në fjalën e tij ai ktheu dhe një herë në vëmendje të mirën që bënë dy prindërit që rriten Eraldon si të ishte fëmija i tij, dhe kjo e mirë u shpërblye tashmë me një shtëpi.

    Raste si Juliani tregojnë dhe një herë zemër gjerësinë e Shqiptarëve dhe se vendi jonë ka akoma njerëz të mirë e me zemër të mirë./Topchannel