Author: editor

  • Ja roli i spiunit Ilir Metaj dhe fallxhores Monika Kryemadhi në hetimin e inceneratorëve, Lefter Koka nxjerr emrin e prokurorit që zhduku 40 fashikuj për interes të çiftit më të përfolur të politikës shqiptare

    Ja roli i spiunit Ilir Metaj dhe fallxhores Monika Kryemadhi në hetimin e inceneratorëve, Lefter Koka nxjerr emrin e prokurorit që zhduku 40 fashikuj për interes të çiftit më të përfolur të politikës shqiptare

    Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka kërkoi dje pafajësi në lidhje me akuzat e ngritura nga prokuroria për inceneratorin e Elbasanit, të cilat i cilësoi si të motivuara politikisht, ndërkohë që bëri disa deklarata të forta, që nëse rezulton e vërtet përben një skandal të madh. Në një seancë maratonë prej orës 09.00 të së enjtes deri në orën 16:00, ish-zyrtari i lartë u paraqit me një pamje të re, ndryshe nga ajo e dhjetorit të vitit 2021 kur u arrestua.

    Koka kishte lënë mjekër dhe dukej se burgu e kishte plakur disi, teksa vendosi të flasë pa dorashka, duke bërë një deklaratë të fortë. Fillimisht ai bëri përgjegjës ish-presidentin Ilir Meta për akuzat ndaj tij, të cilit iu referua me epitetet fuks dhe ish-sigurims, ndërsa nuk kurseu as epitetet ndaj Monika Kryemadhit. “Prokuroria u bazua tek kallëzimi LSI dhe për 2 vite nuk më mori në pyetje asnjëherë.

    Unë si ministër, Sekretari Përgjithshëm dhe Komisioni kemi zbatuar me përpikëri ligjin. Intriga e këtij procesi dashakeq do të dalë dhe uroj të shërbejë për konsolidimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi. Kjo është situatë e krijuar nga Presidenti fuks e ish-sigurims me fallxhoren e tij, i cili duke ndenjur mejhaneve thoshte do ta fus në burg Lefter Kokën. Është kohë e vështirë që kërkon burra e burrni, unë nuk kam borxh askujt ta paguaj me lirinë time”, deklaroi ai.

    Koka akuza prokuroritë të SPAK

    Më tej ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka nuk i kurseu akuzat edhe ndaj prokurorit të SPAK, Klodian Braho, i cili po heton dosjen e aferës së inceneratorëve, duke thënë se është përdorur me dashje apo padashje nga kallëzuesit. I drejtpërdrejt në atë që thoshte, zoti Koka theksoi se është një proces gjyqësor i stisur njësoj si në sistemin komunist. Sipas tij, provat janë manipuluar, teksa u shpreh se nuk ka asnjë njohje apo kontakt me bosët e inceneratorëve. Po ashtu, ai akuzoi prokurorinë se ka manipuluar provat. Madje Koka nënvizoi se prokurori ka fshehur 40 fashikuj hetimorë. “Akuza e prokurorisë është idiote! Kam hyrë në politikë si biznesmen dhe s`më bëri politika biznesmen.

    Po kthehemi 45 vite para në proceset e stisura të sistemit komunist. Është një alarm, jo vetëm për mua, por për të gjithë shoqërinë. Ky proces është i manipuluar fund e krye, por besoj se e vërteta do të triumfojë. Nuk ekziston asnjë kontakt ose njohje me pronarët e inceneratorëve. Ata nuk i solla unë, por erdhën si propozim nga bota e biznesit.

    Prokurori devijoi hetimet dhe fraksionoi dosjen për të mos zbuluar të vërtetën. Drejtësia më herët sesa vonë do të dalë. Intriga e këtij procesi dashakeqës do të dalë dhe uroj të shërbejë për konsolidimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi. Prokurori fshehu 40 fashikuj hetimorë, ku gjenden provat për pafajësinë time. Më janë vënë në dispozicion nga gjykata 1 javë më parë. Akuza pësoi mutacione për t’i qëndruar besnike kallëzimit të LSI. Kurrë nuk i kam futur dorën në xhep dikujt.

    Unë jam në qeli për shkak të ish-presidentit dhe fallxhores së tij”, nënvizoi Koka. Por teksa gjykata pyeti prokurorin Klodian Braho nëse do të përgjigjet ndaj deklaratës së Kokës, prokurori deklaroi se në fund të mbrojtjes, të gjithë të pandehurve do të konsiderojnë mundësinë e replikës. Kjo solli nervozizmin e Kokës që iu përgjigj me ironi: “Pse ke akoma për të thënë”, dhe la sallën e gjyqit.

    Hetimet

    Kujtojmë se dje ishte seanca e fundit gjyqësore për inceneratorin e Elbasanit, para se gjykata të japë vendimin. Prokuroria e Posaçme Kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pak ditë më parë shpalli pretencat për inceneratorin e Elbasanit, ku kërkoi 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka, i cili me gjykim të shkurtuar të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.

    Zoti Koka akuzohet për “shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim, “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve shtetërorë” si dhe “pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë penale”, kryer në bashkëpunim.

  • “The Simpsons” parashikon të ardhmen e botës, nuk do t’i besoni ngjarje që priten të ndodhin

    “The Simpsons” parashikon të ardhmen e botës, nuk do t’i besoni ngjarje që priten të ndodhin

    Simpsons ka më shumë se tre dekada që ka dalë në transmetim dhe gjatë kësaj kohe, familja e famshme ka parashikuar ngjarje të spikatura dhe ndonjëherë katastrofike që kanë ndodhur në botën reale. Por çfarë ka rezervuar “The Simpsons” për të ardhmen tonë?

    SHBA ka për herë të parë një Presidente femër. Në një episod, një nga personazhet, Lisa, bëhet presidente e SHBA-ve duke hyrë në histori si e para grua në këtë pozicion.

    Kjo gjë nuk ka ndodhur ende pasi kur Hillaty Clinton garoi kundër Donald Trump shumë prisnin që ajo të fitonte, edhe për shkak të këtij episodi, megjithatë nuk ndodhi. Amerika duket se duhet të presë dhe pak për të patur një grua në krye. “Big Ban” në Londër me orë digjitale.

    Monumenti më i rëndësishëm dhe më i njohur i Londrës është padyshim ora “Big Ben”. Deri më tani ajo është një orë tradicionale, por duket se e ardhmja rezervon tjetër gjë. A do kthehet ajo në një orë digjitale? Mbetet për t’u parë nëse ky parashikim i Simpson do te vërtetohet.

    Kolonizimi i planetit Mars. Në një episood, shihet se si familaj Simpsons udhëton me anije koszmike drejt Marsit, duke jetuar atje. Ndoshta kjo do të jetë e ardhmja e njerëzimit, duke parë dhe hapat e shpejtë me të cilat po ecen teknologjia dhe shkenca po ecën.

    Njëri nga njerëzit më të pasur dhe me më ndikim në botë, Elon Musk, tha pak kohe me parë se kompania e tij Space X do të bëjë dërgimin e njërëzve në planetin e kuq. Këtë gjë po e planifikon tanimë për një kohë të gjatë, Musk, i cili thotë se Space X do të zbarkojë njerëzit në Mars në 10 vitet e ardhshme.

  • Ja kush janë ministrat që rrezikojnë burgun për aferën e inceneratorëve, Lefter Koka rrëfen skemën dhe zbardh rolin e Arben Ahmetajt me Klodian Zoton, ish-ministri “hap thesin”

    Ja kush janë ministrat që rrezikojnë burgun për aferën e inceneratorëve, Lefter Koka rrëfen skemën dhe zbardh rolin e Arben Ahmetajt me Klodian Zoton, ish-ministri “hap thesin”

    Dosja e inceneratorëve duket se do të tronditë shumë politikanë dhe zyrtarët të lartë në Shqipëri, të përfshirë në këtë megaaferë korruptive.

    Ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka dalë ditën e djeshme para GJKKO-së dhe për herë të parë ka bërë disa akuza, të cilat nëse rezultojnë të vërteta mund të çojnë në burg ish-ministra të njohur. Avokati i tij, në pjesën e parë të mbrojtjes, është përqendruar tek akuza e shpërdorimit të detyrës, duke ia kaluar përgjegjësinë Këshillit të Ministrave.

    Ai pretendoi se në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, i është kërkuar mendim katër ministrive, Financave, Ekonomisë dhe Energjitikës, Mjedisit dhe Drejtësisë. “Gjatë kohës që janë bërë negociata me kompanitë e inceneratorit klienti im ka qenë jashtë vendit.

    Sa i përket procedurës së bërë me negocim pa shpallje, është bërë në kuadër të emergjencës mjedisore të shpallur nga Bashkia e Elbasanit”, tha përfaqësuesi ligjor i ish-ministrit. Pala mbrojtëse e Lefter Kokës u shpreh se “Është e qartë si kristali se ish ministri nuk ka bërë shkelje”.

    “Në komisionet e ngritura, nuk ishte e përfshirë vetëm Ministria e Mjedisit, por kishte përfaqësues edhe nga ministritë e tjera. Në lidhje me këtë procedim janë pyetur 87 persona, janë vënë 33 numra në përgjim, janë sekuestruar dy pajisje pc brenda kantinës së verës, nga të cilat nuk ka dalë asnjë provë direkte që e implikon z. Koka me akuzat”, tha avokati.

    Ja emrat e anëtarëve të kabinetit që rrezikon burgun

    Gazeta “SOT” ka parë emrat e ministrave që drejtonin në periudhën që foli dje Lefter Koka, të cilët i akuzoi që janë përfshirë dhe kanë ngjyer gishtin në gjellën e inceneratorëve. Bëhet fjalë për Ylli Manjanin, i cili në atë kohë ka qenë ministër i Drejtësisë, por edhe Petrit Vasili, i cili mori postin e tij pas shkarkimit nga detyra.

    Gjithashtu rrezikon dhe Sokol Dervishaj, ministri i Transporteve, Shkëlqim Cani, ministër i Financave, Damian Gjiknur, ministri i Energjitikës dhe Arben Ahmetaj, ministri i Ekonomisë. Për këtë të fundit, avokati i Lefter Kokës ka ngritur akuza të forta, teksa u shpreh se klienti i tij nuk ka pasur lidhje me Klodian Zoton. I vetmi që ka pasur lidhje ka qenë ish Ministri Arben Ahmetaj. Ai madje shtoi se Ahmetaj ka pësuar aksident në Maqedoni me Zoton, ka transaksione në një vilë, si edhe disa emaile, ku duket qartë kush është personi që ka komunikuar dhe ka bashkëpunuar me administratorin e Inceneratorit të Elbasanit.

    Gjithashtu një tjetër ministre që rrezikon burgun është dhe Frida Krifca. Në kuadër të hetimit për inceneratorët, ka dalë në skenë edhe emri i ministres aktuale të Bujtësisë, Frida Krifca, e cila gjatë kohës që ishte drejtuese e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR), ka dhënë 2.2 milionë euro për dy biznesmenë të lidhur me aferën e inceneratorëve, të cilët do të ndërtonin sëra.

    Pra, nisur nga këto detaje, ku në skenë ka dalë edhe emri i Krifcës, por edhe nga stoicizmi dhe këmbëngulja e SPAK për të hetuar me themel aferën e inceratorëve, duket qartë se shumë shpejt do të shohim të tjetër zyrtarë dhe persona me pranga në duar.

    Avokati kërkoi lirimin e Lefter Kokës

    Avokati Julian Mërtiri deklaroi se klienti i tij është i pafajshëm për 3 akuzat, shpërdorim detyre, korrupsion pasiv dhe pastrim i produkteve të veprës penale. Mërtiri deklaroi se Koka thjesht ka zbatuar vendimin e këshillit të ministrave.

    Ka qenë komisioni që është ngritur me përfaqësues të shumë ministrive dhe pushtetit lokal që ka vendosur për dhënien e koncesionit, ndërsa Koka ka firmosur thjesht vendimin e qeverisë. Sipas avokatit nuk ka asnjë prove që implikon klientin e tij në përfitime te paligjshme për favorizim në dhënien e koncesionit.

    Në mbrojtjen me më shumë se 100 faqe Mërtiri kërkoi lirimin e Kokës për shkak të moshës, për arsye se ka probleme të shëndetit, është baba i 3 fëmijëve dhe mbahet prej shumë kohësh në paraburgim. SPAK ka kërkuar 10 vite burg për Lefter Kokën, që me aplikim të gjykimit të shkurtuar nëse shpallet fajtor, do të dënohet me 6.8 vite burg.

  • Vrasja e Florian Selimit, dënohet me nga 19 vjet burg 2 autorët

    Vrasja e Florian Selimit, dënohet me nga 19 vjet burg 2 autorët

    Me 38 vite burg në total janë dënuar dy autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Florian Selimi në Fier, ngjarje e ndodhur më 11 Gusht 2019.

    Kiri Mernica është dënuar me 19 vite burg për vrasjenë bashkëpunim. Edhe Sadri Selaci është dënuar gjithashtu me 19 vite burgim për të njëjtën vepër penale.

    Vendimi u mor më 6 Korrik nga Gjykata e Fierit me trupë gjykuese Alfred Konomin kryesues dhe anëtaret Olkeda Lice dhe Sonila Hoxha.

    Florian Selimi u gjet i vrarë në fshatin Sulaj të Fierit në Gusht të vitit 2019. Ai ishte goditur me thikë dhe trupi i tij ishte hedhur në një kanal.

  • “Jemi në pikë kritike për mjekë”, qytetari: Frenimi i bluzave të bardha është vendimi më i domosdoshëm

    “Jemi në pikë kritike për mjekë”, qytetari: Frenimi i bluzave të bardha është vendimi më i domosdoshëm

    Maturantët që dëshirojnë të studiojnë për Mjekësi të Përgjithshme në universitetet publike në vend para regjistrimit do të firmosin një marrëveshje përmes të cilës garantojnë se pas diplomimit do të punojnë pesë vite në Shqipëri. Qeveria miratoi draftin përmes të cilit synon frenimin e largimit të bluzave të bardha nga vendi.

    Shumë qytetarë e kanë konsideruar këtë vendim të drejtë, duke telefonuar edhe në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”. Një tjetër ka folur mëngjesin e kësaj të premte, duke e konsideruar një vendim të goditur dhe të domosdoshëm për spitalet tona. Sipas tij, Shqipëria ëhstë në pikë kritike për doktor dhe duhet me patjetër ta frenojë largimin e tyre.

    “Përshendetje Zoti Bashkim! Më habit fakti i opozitës që nuk i bie dakord me ligjin për Fakultetin e Mjekësisë. Është vendimi më i goditur, më popullori, më i domosdoshmi që spitalet tona të rinovohen me mjekë të rinj, sepse jemi në pikën më kritike për doktor”, tha qytetari.

  • Qeni i rruges përgjërohet për ushqim, kur e ushqejnë i falenderon me këmbë dhe i dalin lot, do përloteni

    Qeni i rruges përgjërohet për ushqim, kur e ushqejnë i falenderon me këmbë dhe i dalin lot, do përloteni

    Një qen end acak ‘q au me l ot gëzimi’ teksa një kalimtare gjeti kohë ta ushqente. Pamjet e skenës së ndodhur në provincën Shanxi të Kinës veriore, janë shpërndarë në mediat sociale dhe shumë persona janë përl otur.

    Në klip, qeni i vogël mund të shihet duke qëndruar mbi këmbët e p asme ndërsa lëkund këmbët e para në ajër, ku duket sikur po përg jë rohet për ushqim.

    Dhe ndërsa gruaja i jep disa salsiçe, bebet e syve të kël yshit fillojnë të zmadhohen sikur të ishte i lumtur se e kishin ushqyer. Një pjesë tjetër e klipit tregon gruan që kthehet në park për të kontrolluar qenin, i cili e njeh dhe afrohet për ta përshëndetur. Sapo ajo i jep diçka tjetër për të ngrënë, ai fillon të përl o tet sërish.

    Gruaja tha për Xiaoxiang Morning Post:Unë dhe miqtë e mi ishim rrugës për në park kur pamë qenin e nda cak.

    Ai filloi të q a nte kur ne i dhamë ushqim dhe unë u përpoqa ta fus në makinën tonë një herë, por ai nuk pranoi dhe shkoi përsëri në rrugë.

  • Merrte makina me qira dhe i shiste për skrap, arrestohet 34-vjeçari

    Merrte makina me qira dhe i shiste për skrap, arrestohet 34-vjeçari

    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Daily” është vënë në pranga 34-vjeçari me inciale D.K., i cili merrte makina me qira ditore dhe mashtronte për kthimin e tyre.

    Nga veprimet hetimore të kryera nga Policia, ka rezultuar se 34-vjeçari merrte në mënyrë të vazhdueshme, automjete me qira ditore në subjekte që ofrojnë këtë shërbim në Tiranë, Vlorë dhe Sarandë dhe mashtronte për kthimin e tyre sipas marrëveshjes. Dyshohet se ai i merrte automjetet me qira ditore, me qëllim që t’i shiste në pika skrapi.

    Vijon puna për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al

  • “Shi” kartëmonedhash në autostradë, kalimtarët nxitojnë për t’i marrë

    “Shi” kartëmonedhash në autostradë, kalimtarët nxitojnë për t’i marrë

    Një motoçiklist në Filipine po udhëtonte në një autostradë kur kartëmonedhat me vlerë 45 mijë euro filluan t’i binin nga çanta e shpinës pas u hap zinxhiri.

    Shumë nga drejtuesit e mjeteve kanë zbritur nga automjetet e tyre dhe kanë filluar të mbledhin paratë. Burri i pafat, punon si arkëtar në një qendër tregtare, por kur kuptoi se zinxhiri i çantës së shpinës ishte hapur ishte tepër vonë.

    “Pashë nga pasqyra që paratë po fluturonin pas meje dhe ndalova t’i mbledh, por të tjerët kishin nxituar tashmë për të mbledhur paratë. Shpresoj që t’i kthejnë sepse nuk kam para për të paguar dëmin”, tha ai.

    Disa shoferë ndihmuan Barrientos të mblidhte paratë, por disa, për fat të keq, i futën në xhepa dhe u zhdukën. Pas numërimit të parave, policia e Mambaling tha se mungojnë rreth 16 mijë euro.

  • “As në rini si kam shku mbrapa një Zhuljete”, Ramës nuk i del inati me Kurtin: Nuk më përgjigjet as në Whatsapp, është si ti flasësh televizorit

    “As në rini si kam shku mbrapa një Zhuljete”, Ramës nuk i del inati me Kurtin: Nuk më përgjigjet as në Whatsapp, është si ti flasësh televizorit

    Albin Kurti e mbajti të mbyllur derën e zyrës për Edi Ramën, pavarësisht se kryeministri shqiptar bëri gjithçka publikisht që takimi mes tyre në Kosovë të ndodhte gjatë ditës së djeshme.

    Por përveç takimit që nuk ndodhi, duket se ftohja e raporteve mes Kurtit dhe Ramës do të ndikojë edhe në të ardhmen, për shkak se kryeministri tha se homologu kosovar nuk i përgjigjet as me mesazhe. Rama shkoi deri aty sa e krahasoi raportin e tij me Kurtin si historia e dashurisë mes Romeos dhe Zhuljetës.

    “As në rininë time nuk i kam shku mbrapa një Zhuljete indiferente me aq shumë kërkesa sa i kam bërë personalisht Albinit për këtë takim, edhe për takimin e mëparshëm. Për këtë takim se është pjesë e një procesi ku Kosova është aty një nga 6 vendet. Nuk e konceptoja dot që në raportin që do bëjmë për Berlinin të shkruajmë nga Kosova s’kemi ndonjë material, propozim se s’kemi arritur të kontaktojmë. Më ka ngel hatri, sot ia bëjmë ta lëmë Kosovën”, tha Rama në Klan Kosova.

    Rama ka vijuar më tej duke thënë se të flasësh me Kurtin është njësoj si të komunikosh me televizorin.

    Pjesë nga intervista

    Rama: Nuk kam ardhur këtu të bëj debat me Albinin, se me Albinin debatet i bëj në Whatsapp, unë flas ai dëgjon, por nuk flet.

    Gazetari: Nuk ju përgjigjet?

    Rama: Rrallë, nuk ka rëndësi, është çështje komunikimi. Ose përsërit të njëjtën përgjigje vazhdimisht.

    Gazetari: Dallojnë ato që flisni publikisht dhe ato private.

    Rama: Jo është njëlloj si t’i shkruash televizorit dhe ai të përgjigjet.

  • I kurorëzoi vajza e tyre… Portieri i Manchester United martohet me këngëtaren, pas 12 vitesh lidhje

    I kurorëzoi vajza e tyre… Portieri i Manchester United martohet me këngëtaren, pas 12 vitesh lidhje

    David de Gea dhe Edurne u martuan të shtunën e kaluar në Menorca. Çifti tha “po, po” pas 12 vitesh lidhje. Ishte një martesë që u mbajt në privatësinë më të rreptë. Detajet e celebrimit u fshehën deri në minutën e fundit për të parandaluar rrjedhjen e informacionit. Në fakt, data e saktë e festës nuk dihej deri pak ditë para se të mbahej.

    Futbollisti dhe këngëtarja zgjodhën “Canteras de S’Hostal” për të festuar një nga ditët më të bukura të jetës së tyre. Aty, së bashku me rreth 80 të ftuar, u zhvillua ceremonia, banketi dhe festa e mëpasshme. Përveç kësaj, bashkëshorti dhe bashkëshortja e re kishin detajimin për t’iu afruar zonës së shtypit, ku do të bënin disa deklarata të shkurtra.

    “Jemi shumë të lumtur dhe të kënaqur. Tani duam të kemi paqe mendore dhe të kënaqemi me familjen e miqtë. Ka qenë një ceremoni shumë emocionuese, kemi familjarë dhe miq pranë, që janë më të mirët. Na kanë bërë shumë të qajmë dhe jemi mjaft të lumtur”, – janë shprehur ata para kamerave. Emocionet ishin ende në sipërfaqe, pasi të dy kanë rrëfyer se praktikisht nuk mbanin mend asgjë nga fjalimet: “U turbullova”, – tha portieri me shaka.