Author: editor

  • MOTI SOT: Dielli dhe temperaturat ekstreme përfshijnë Shqipërinë

    MOTI SOT: Dielli dhe temperaturat ekstreme përfshijnë Shqipërinë

    Orët e paradites vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë vendin.

    Por duke ju afruar pasdites priten kalim i vranësirave në të gjithë zonën malore duke rrezikuar reshje të izoluar shiu në ekstremin verilindor.

    Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës të këtë largim të vranësirave nga zonat malore duke bërë që i gjithë territori i Shqipërisë të dominohet nga moti i kthjellët.

    Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C.

    Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

    Kosova

    Edhe gjatë ditës së premte; Republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

    Moti i kthjellët të jetë dominant deri në orët e pasdites kur vranësirat bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës duke rrezikuar shira të përkohshëm në zonat përgjatë kufirit me territorin shqiptar.

    Parashikohet që nata dhe mëngjesi pas-ardhës të ri-kthejnë sërish motin e kthjellët në të gjithë Kosovën.

  • “Ka ardhur koha të flisni”, horoskopi për ditën e premte 7 korrik 2023

    “Ka ardhur koha të flisni”, horoskopi për ditën e premte 7 korrik 2023

    DASHI

    Kjo ditë fillon paksa ngadalë, por ndonjëherë përshtatet. Më mirë të mos kapeni nga ankthi as në jetën private, as në punë ku mund të ketë ndonjë shqetësim. Duhet të jeni të mirë në përballimin e tyre dhe të gjeni zgjidhjet e duhura kundër çdo vështirësie.

    DEMI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 7 korrik 2023), shikoni përreth nëse jeni beqar sepse mund të keni një takim interesant. Në punë vijnë disa ndryshime që mund t’ju destabilizojnë.

    BINJAKËT

    Jeni plot energji dhe dëshironi të ndani më shumë me partnerin tuaj. Në punë, profesionistët e lirë kanë një avantazh dhe mund të fillojnë bashkëpunime të reja.

    GAFORRJA

    Në dashuri ka ardhur koha të flisni qartë dhe të thoni atë që mendoni. Në punë po mundoheni të filloni nga e para por propozimet e reja duhen vlerësuar me kujdes.

    LUANI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 7 korrik 2023), dita po ecën me energji të mirë dhe dashuria është e favorizuar. Për sa i përket punës, marrëdhënia juaj me kolegët është forca juaj e vërtetë, vazhdoni ta kultivoni atë.

    VIRGJËRESHA

    Dëshira për të dashur rikthehet, një dëshirë që së fundi e kishit humbur për shkak të stresit të punës. Nga pikëpamja profesionale jeni të lodhur, por do të vijë një kënaqësi e madhe.

    PESHORJA

    Në dashuri do të ishte më mirë të mos bëni lëvizje të nxituara, fillimisht përpiquni të kuptoni se me kë keni të bëni. Në punë vjen mundësia për të nisur bashkëpunime të reja. Mund të jetë koha e duhur për të realizuar gjëra të mëdha dhe për të realizuar gjithçka që dëshironi. Do të shihni që gjithçka është rregulluar nëse ka probleme.

    AKREPI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 7 korrik 2023), nëse jeni beqar, hapuni dhe filloni të shikoni përreth sepse jeni të papërmbajtshëm këto ditë. Në punë, megjithatë, është më mirë të ruani një profil të ulët dhe të shmangni debatet me kolegët. Diplomacia duhet të jetë arma juaj më e mirë.

    SHIGJETARI

    Ka diçka që nuk shkon me dashurinë dhe duhet ta diskutoni me partnerin tuaj. Në punë dëshira për ndryshim është e madhe por gjithçka mbetet në pritje për momentin. Nga ana tjetër, jemi në verë dhe nuk është koha për ndryshim peizazhi, nëse ka, përfitoni nga kjo për të rimbushur bateritë tuaja.

    BRICJAPI

    Në dashuri do të dëshironit të kishit dikë më proaktiv pranë jush, por për momentin nuk është kështu. Jeni të lodhur nga rutina e zakonshme dhe do të dëshironit që partneri juaj të jetë më vigjilent dhe i gatshëm. Në punë ka të reja që do ju bëjnë të bëni një hop të madh në cilësi.

    UJORI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 7 korrik 2023), në dashuri ata që janë beqarë do të mund të shfrytëzojnë më shumë mundësi për të përjetuar emocione të bukura. Në punë negociatat duhet të mbyllen sa më shpejt të jetë e mundur. Mos prisni më.

    PESHQIT

    Nëse ka dikë që ju pëlqen, ecni përpara. Mos kini frikë. Në punë po kërkoni pak më shumë stabilitet por së shpejti do të vijnë së bashku me mundësi të reja. Do të jeni në gjendje të arrini gjëra të mëdha dhe të merrni kënaqësi të madhe. Me pak fjalë, përveshni mëngët.

  • Shkrumbohet banesa në Vlorë, shpëtohen mrekullisht familjarët

    Shkrumbohet banesa në Vlorë, shpëtohen mrekullisht familjarët

    Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së premtes në Vlorë.

    Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, ku brenda banesës ndodheshin edhe familjarët.

    Për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë menjëherë 8 zjarrfikës me dy mjete.

    Personat që ndodheshin brenda banesës u nxorën pa lëndime ndërsa zjarrfikësit vijuan për të shuar flakët.

    Pas shumë përpjekjesh, zjarri u shua por banesa është djegur komplet me të gjitha orenditë që kishte brenda.

    Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, por kanë nisur hetimet.

  • KËMBIMI VALUTOR: Euro nis rritjen, ç’ndodh me monedhat e tjera?

    KËMBIMI VALUTOR: Euro nis rritjen, ç’ndodh me monedhat e tjera?

    Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan blihet me 95.2 lekë dhe shitet me 96.3 lekë.

    Monedha evropiane euro do të blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 104.7 lekë.

    Ndërkohë franga zvicerane do blihet me 105.6 lekë dhe do shitet me 106.6 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 120.8 lekë dhe do shitet me 122.3 lekë.

  • Fshatari mbolli domatet dhe nuk po i rriteshin, por kur pa se si i rriste komshiu domatet e veta atij i “iku truri”

    Fshatari mbolli domatet dhe nuk po i rriteshin, por kur pa se si i rriste komshiu domatet e veta atij i “iku truri”

    Nja fshatar nga fshatrat e Lushnjes mbolli domate shpenzoi nje shume te mire parash dhe beri nje sere shume te mire.

    Dhe vendosi te mbjell domate me qe po fillonte te ngohte dhe koha.Pasi mbolli domatet ecuria e tyre ishte shume e avasht.

    Ndersa perball tij komshiu i kishte mbjell me vone se ai dhe ai po fillonet te merrte prodhime dhe vazhdonte shitjen ne treg rregullisht.

    I habitur nga puna e madhe qe kishte komshiu shkon dhe e pyet.Po cfare ndodh me domatet e tua se ato te miat akoma nuk jan bere.

    Komshiu i thote qe i lyej cdo dite me kete dhe ja tregon se ai i lyente me kimikate.

    Por kjo eshte e demshme per konsumatoret.Ndersa komshiu i pergjigjet: Un nuk e perdor vete ne familjen time por i shes.

    Pasi largohet fshatari mendonte se cdo bente me domatet e tij qe ende nuk kishin filluar prodhim dhe i gjithe shpenzimi qe kishte investuar po i shkonte dem.

    Pasi kalaun 2 muaj domatet u poqen por problemi ishte se ne treg shiteshin me 10 lek dhe nuk ja vlente me i shit dhe i gjith investimi qe ai beri i shkoj dem.
    Pasi falimentoi ai i beri domatet salc per vete.

    Me mire i ndershem dhe te falimentoj se sa i pasur dhe te he lmoj njerezit.

  • Vazhdon sherri mes Ronaldos-Kiarës dhe Luizit, ironizon ish-banori i “BBVA”: Bjeri paret këtu…

    Vazhdon sherri mes Ronaldos-Kiarës dhe Luizit, ironizon ish-banori i “BBVA”: Bjeri paret këtu…

    Gazetari dhe moderatori Ronaldo Sharka vazhdon të bëhet viral me videot e tij

    Pasi kritikoi Kiarën dhe moderimin e saj në “Kepi i VIP-ve”,

    kritikë që nxiti reagimin edhe të Luiz Ejllit, Ronaldo ka postuar edhe një video tjetër

  • Atentati ndaj Gentian Bejtjas, shoqërohet për herë të dytë Valter Bami

    Atentati ndaj Gentian Bejtjas, shoqërohet për herë të dytë Valter Bami

    Për zbardhjen e atentatit ndaj Gentian Bejtjas është shoqëruar për herë të dytë në Komisariat shtetasi Valter Bami.

    Menjëherë pas atentatit të ndodhur mesnatën e 4 Korrikut, Bami, vëllai i tij Durim Bami dhe Mariglen Haka u shoqëruan në polici dhe u morën në pyetje për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino.

    Por të lartpërmendurit, emra të njohur për policinë, u lanë të lirë pasi deklaruan se nuk kanë lidhje me ngjarjen. Por Valter Dumi duket se është piketuar nga policia si i dyshuar kryesor pasi e ka shoqëruar për herë të dytë dhe i ka kontrolluar shtëpinë. Gjithashtu bëhet e ditur se janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë, që mësohet kanë lidhje shoqërore me Bamin.

    Kujtojmë se Gentian Bejtja, Durim Bami, Valter Bami dhe Mariglen Haka dikur kanë qenë miq, por shoqëria e tyre u prish pas zhdukjes së Enver Stafukës.

  • ‘Një princeshë si ti’, fansja habit Kiarën me gjestin special

    ‘Një princeshë si ti’, fansja habit Kiarën me gjestin special

    Një fanse ka bërë një gjest special për Kiarën. Ajo ka vendosur që t’i vendosë emrin vajzës së saj Kiara dhe i ka dërguar një foto moderatores, ku i tregon bebushen dhe emrin që kishte zgjedhur.

    “Një princeshë tjetër si ty, Kiara erdhi në jetë”, i thotë nëna e re.

    “Me jetë të gjatë Kiara e vogël”, shkruan moderatorja.

  • VIDEO/ Rama thumbon Kurtin para gazetarëve pas takimit me Konjufcën: S’kam homologun!

    VIDEO/ Rama thumbon Kurtin para gazetarëve pas takimit me Konjufcën: S’kam homologun!

    Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet në Kosovë. Ai është pritur në Presidencë nga Presidentja Vjosa Osmani dhe në Kuvend nga kryeparlamentari Glauk Konjufca.

    Nga ana tjetër, kryeminsitri Albin Kurti nuk ka pranuar ta takojë dhe nuk dihet nëse dy kryeministrat do të takohen.

    Rama, pas përfundimit të takimit me Konjufcën, është [yetur nga mediet nëse ka ndodnjë koment për homologun (Albin Kurtin).

    ”Nuk kam homologun, nuk bëjmë dot konferencë shtypi“, ishte përgjigja e tij.

    Për takimin ka folur edhe kryeparlamentari Konjufca, i cili ka thënë se raportet mes Ramës dhe Kurtit janë “lënduar.”

    Por ai tha se dy kryeministrat shqiptarë do të takohen së shpejti./Albeu.com/

  • Tr*ndit nëna: “E ùrrej fëmijën tim, lutem që të vdesè në gjumë”

    Tr*ndit nëna: “E ùrrej fëmijën tim, lutem që të vdesè në gjumë”

    Një nënë, identiteti i së cilës është anonim, ka pranuar se e u rren fëmijën e saj të tretë dhe dëshiron që ai të v desë në gjumë.

    Ajo shpjegon se i do të dy vajzat e saj, të moshës gjashtë dhe tetë vjeç dhe ende nuk është në gjendje të ndiejë dashuri për djalin e saj i cili është më i vogli.

    Nëna e dëshpëruar ka kërkuar këshilla nga prindër të tjerë, raporton Mirror online.

    Ajo pretendonte se kishte mbetur shtatzënë aksidentalisht dhe ishte katër muajshe kur e kuptoi këtë shtatzëni të saj, gjë që e vinte ab ortin në pikëpyetje.

    Advertisements

    Ajo shpresonte se ndërlikimet e shtatzënisë mund të bënin që ajo të pësonte një a bort emergjent më vonë. Sidoqoftë, shtatzënia e saj vazhdoi pa probleme dhe ajo lindi një djalë të shëndetshëm.

    Nëna shpjegoi se kur fëmija kishte lindur ajo ishte shtirur se u ndje e lumtur, dukeqenë se kishte frikë nga ajo çfarë mendonin fëmijët e tjerë të saj.

    “Unë e urreva fëmijën tim për 18 muaj të parë të jetës së tij”, tha ajo. “Unë dhe bashkëshorti im luteshim që ai të vdiste në gjumë sepse jeta jonë ishte më e mirë pa ekzistencën e tij”. Ka mundësi që nëna anonime mund të ketë vuajtur nga depresioni pas lindjes, që prek më shumë se një në 10 gra brenda një viti të lindjes, thonë ekspertët./tvklan.al