Author: editor

  • Sherr me sende të forta plagosen dy persona, njëri në gjendje të rëndë

    Sherr me sende të forta plagosen dy persona, njëri në gjendje të rëndë

    Një konflikt verbal ka degraduar në përdorimin e dhunës ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Borizanë pranë Krujës.

    Mësohet se konflikti ka nisur për shkak të një guroreje.

    Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi janë dhunuar me sende të forta.

    Sipas BW, bëhet fjalë për Jashar Maja dhe Bilbil Maja të cilët janë dërguar drejt spitalit.

    Sakaq, Bilbil Maja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore./Albeu.com/

  • “Mos më bëj ta them…”/ Plas keq në Kuvend, Berisha ‘përplaset’ ashpër me Ballën, i drejtohet me gisht dhe…

    “Mos më bëj ta them…”/ Plas keq në Kuvend, Berisha ‘përplaset’ ashpër me Ballën, i drejtohet me gisht dhe…

    Kuvendi i Shqipërisë u shoqërua ditën e sotme me debate në lidhje me arsimin dhe vendimin e Qeverisë për studentët e mjekësisë.

    Gjatë fjalës së kryedemokratit Sali Berisha kishte akuza ndaj mazhorancës.

    Mirëpo, pasi përfundoi fjalën, Berisha teksa ulej në pozicionin e tij, shkëmbeu disa fjalë me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Madje, Berisha shihet teksa i drejtohet me gisht Ballës, por nuk kuptohet mirë se çfarë i thotë.

    Gjatë debatit në Kuvend për projektligjin për studentët e mjekësisë, Balla iu referua Berishës si mjekun varkëtar të Enver Hoxhës.

    Në përgjigje të tij, Berisha tha se nuk e ka vizituar kurrë ish-diktatorin dhe ‘e kërcënoi’ që të mos e teprojë me deklaratat ose do i nxjerrë një histori që nuk është treguar më parë.

    “Parafolësi është një eksponent i botës së krimit, person që përfaqëson planet më mafioze të vendit. Person që në dosjen e Prokurorisë figurojnë dhjetra kilometra telefonata me vrasës, trafikantë, përdhunues. Mos prisni kurrë që kjo rracë e shpifur që ka pushtuar Kuvendin. Nuk e kam vizituar kurrë se nuk më ka kërkuar kurrë ta vizitojë. Të nxirrte sekretari i parë tek qershia, por mos më bëj ta them pjesën e dytë,”-tha Berisha.

  • EMRI/ Pastronte paratë e krimit në Shqipëri, Prokuroria e Durrësit i sekuestron italianit pasuritë

    EMRI/ Pastronte paratë e krimit në Shqipëri, Prokuroria e Durrësit i sekuestron italianit pasuritë

    Prokuroria Durrës i konfiskon pasuritë dhe kërkon 6 vjet burg për shtetasin Italian Ferdinando Muollo, për Veprën Penale “Pastrimi i Produkteve të Veprës Penale ose Veprimtarisë Kriminale”. Mafiozi i Camorras, Muollo vrau ortakun e tij në Napoli, blinte prona në Shqipëri me para krimi.

    Muollo rezulton i dënuar me 12 vjet e 6 muaj burgim për akuzën e vrasjes së ortakut të tij në biznes Salvatore Ridosso. Vrasja është kryer për një konflikt të lindur për 150 milion lireta.

    Njoftimi

    Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka dëguar për gjykim në kuadër të procedimit penal nr.831/2018 në ngarkim të të pandehurit: F.M, me shtetësi Italiane, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i Produkteve të Veprës Penale ose Veprimtarisë Kriminale” të parashikuar nga neni 287/1 germa “d” e K. Penal.

    Gjatë gjykimit, rezultoi plotësisht e provuar se i pandehuri F.M., e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

    Përsa i përket faktit të procedimit penal ndaj tij, organi procedues ka administruar nga ana e Autoriteteve të Drejtësisë Italiane të dhëna nga të cilat rezulton ndër të tjera se shtetasi italian F.M., me Vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Salerno, Itali, është deklaruar fajtor për veprat penale të parashikuara nga nenet 110, 575, 577 n.4 c.p e 7 D.L 13.05.1991 n.152 konvertuar me ndryshime në Ligjin më 12.07.1991 n.203 dhe dënuar përfundimisht me 12 vjet e 6 muaj burgim, vepra penale të cilat bëjnë fjalë për vrasjen e shtetasit S.R., duke konsideruar dhe ndryshimet në dispozitat e neneve 575 dhe 577 të kryera me Dekretin Ligj nr.152/1991 dhe nr.203/1991 të Autoriteteve kompetente në shtetin italian.

    Në vijim, nga aktet e administruara të Letër Porosisë rezulton se i pandehuri F. M, përveç dënimit të sipërcituar, ka disa raste të tjera të proceduara dhe dënuar nga ana e Autoriteteve Italiane të Drejtësisë për krime më të lehta dhe të natyrës kryesisht financiare. Ky shtetas, rezulton të jetë i dënuar në vitet 1984, 1991 (dy herë), 1998, 2009, 2011, 2012, 2013 dhe 2014.

    Duke pasur parasysh faktet e mësipërme, si dhe për një hetim sa më të plotë dhe objektiv është vendosur kryerja e një ekspertimi ekonomik.

    I pandehuri F. M., në vite ka filluar të blejë pasuri të paluajtshme në Republikën e Shqipërisë. Shuma e investimeve në total e të pandehurit F. M., në shtetin shqiptar, sipas Aktit të Ekspertimit Ekonomik të kryer gjatë gjykimit rezulton të jetë 217.709 euro.

    I pandehuri F.M., paratë e përfituara nga veprimtaria kriminale i ka investuar në shtetin shqiptar duke blerë pasuri të paluajtshme. Për blerjen e këtyre pasurive ai nuk ka përdorur transaksionet bankare por ka përdorur lëvrimin Cash të tyre dhe qëllimi i tij ka qenë fshehja e origjinës së pasurisë (parave) të fituar në mënyrë të paligjshme, që më vonë pasuria e re e krijuar të duket e ligjshme.

    Nisur nga sa më lart rezulton se i pandehuri F. M ka konsumuar elementët e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 germa ”d” i K.Penal, d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

    Sa më sipër, bazuar në nenin 378/1 të K. Pr. Penale, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm ka kërkuar.

    Deklarimin fajtor të pandehurit M për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga neni 287/1 germa ”d” të K.Penal dhe dënimin e tij me 6 vjet burgim.

    Në aplikim të nenit 36 të K. Penale konfiskimin e pasurive si më poshtë:

    Pasuria, Sip.86,538 m2 apartament në Durrës (sip. Në bashkëpronësi është 11,495 m2 + 72.7141 m2 tarracë),;
    Pasuria, Sip.69,9 m2 apartament në Durrës (sip. Në bashkëpronësi është 7,684 m2);
    Pasuria, Sip.86,025 m2 apartament në Durrës;
    Pasuria, 8518, Sip.80,05 m2 apartament në Durrës;
    Pasuria, Sip.91,294 m2 apartament në Durrës;
    Pasuria, Sip.13,525 m2 garazh në Durrës;
    Pasuria, Sip.13,525 m2 garazh në Durrës;
    Pasuria, Sip.32,33 m2 garazh në Durrës;
    Pasuria, Sip.30,5 m2 garazh në Durrës;
    Pasuria, Sip.15,25 m2 garazh në Durrës;
    Pasuria, Sip.17,08 m2 garazh në Durrës;
    Pasuria, Sip.285,22 m2 garazh në Durrës;
    Automjetin tip Daimler Chrysler, Model ML 320 CDI, Durrës në pronësi të shtetasit F.M.
    Shumës 389,67 euro në Llogarinë bankare në emër të F.M.

    /Albeu.com.

  • Vala e të nxehtit ekstrem përfshin Evropën, ja kur pritet të ‘pushtojë’ Ballkanin, duke filluar nga fundjava…

    Vala e të nxehtit ekstrem përfshin Evropën, ja kur pritet të ‘pushtojë’ Ballkanin, duke filluar nga fundjava…

    Italia jugore dhe qendrore dhe Evropa juglindore pritet të përfshihen nga një valë mjaft e fortë e vapës verore si pasojë e depërtimit të masave mjaft të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika veriore. Njëkohësisht një masë ajrore e thatë anticiklonike po ashtu pritet të largojë dhe dëbojë vranësirat e shiut për një kohë.

    Vala e nxehtësisë do të fillojë në Itali së pari gjatë fundjavës, për tu përhapur drejt Ballkanit gjatë javës së re.

    Shtetet që do të përfshihen nga ajri i “sertë” afrikan janë Italia, Shqipëri, Kosova, Kroacia, Sllovenia, Hungaria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Greqia, Bullgaria, Rumania dhe Turqia. Më së shumti pritet të “goditen” Italia, Greqia, Bullgaria, Turqia, Shqipëria etj. ku temperaturat do të arrijnë 40 gradë Celsius, madje lokalisht edhe më shumë.

    Edhe Sllovenia do të përfshihet po jo për shumë gjatë dhe se nuk priten temperatura shumë ekstreme atje, ndërsa shkurtimisht do të përfshihet edhe jugu i Gjermanisë i cili pastaj do të freskohet nga masat e freskëta që vijnë nga Atlantiku.

    Në tërë këto shtete temperatura do të shkojë mbi 35 gradë Celsius duke përfshirë edhe Kosovën, ndërsa mbetet të shihet nëse do të kemi thyerjen e ndonjë rekordi dhe për këtë duhet të përcjellim evoluimin e situatës sinoptike gjatë ditës të ardhshme.

    Në territoret tona vala e nxehtësisë fillon në fillim të javës së re dhe kulmon afër fundit të javës duke vazhduar edhe gjatë fundjavës. Sipas ecurive aktuale sinoptike zhvillime të rrebesheve të shiut nuk do të ketë për disa ditë me radhë, por nëse ndodhë ndonjë ndryshim (e që vështirë që mund të ndodhë) do tju njoftojmë me kohë.

  • Astrologia Meri Shehu: Dy shenjat që do të martohen dhe humbasin këtë verë

    Astrologia Meri Shehu: Dy shenjat që do të martohen dhe humbasin këtë verë

    Astrologia e njohur, Meri Shehu bëri parashikimin e yjeve për muajin korrik sot në “Wake Up”, ku ishte e ftuar.

    “Kemi pasur një hënë të bukur e të plotë që e shijuam dhe që ishte e madhe. Ndikimi ishte në Bricjap. Kjo do të thotë që tendenca për një ngritje sociale ose për ego, ose për kritika, ose për menaxhim, ose për dukje sociale është shumë e madhe”, tha Meri.

    Parashikimi për Gaforren dhe Luanin:

    Gaforret e kishin gjithë hënën e plotë përballë shenjës së tyre, domethënë tregonin për një bashkëpunim të madh ose një mundësi e madhe bashkëpunimi. Do vazhdojë kjo si tendencë.

    Do dëgjojmë shumë Gaforre që do marrin edhe vendime të rëndësishme në jetën e tyre si fejesa apo martesa. Është shumë e bukur.

    Pastaj fillon hëna e re dhe është shumë e mirë për ta, por ka një përballje plutonje, diçka që brenda tyre që nuk i lejon të bëjnë këtë fillimin e ri. Kemi një Pluton aty që nuk të fal për disa gjëra.

    Është një gjë që duhet të japësh llogari. Duhet t’i ndash mirë gjërat me të kaluarën, me ndjenjat, me pasionet.

  • Paralajmëron sinoptikanja Lajda Porja: Na presin fenomene ekstreme e agresive, vera do shtyhet deri në tetor, nuk do të mungojnë as…

    Paralajmëron sinoptikanja Lajda Porja: Na presin fenomene ekstreme e agresive, vera do shtyhet deri në tetor, nuk do të mungojnë as…

    “El Nino është një gjendje termike ka ndikim dhe pasoja të mëvonshme, nuk është një stuhi apo ciklon që lëviz, po ndodh në Paqësor dhe po vjen drejt nesh. El Ninon, në momentin që do e kemi këtë fenomen, që është prezent tashmë, ai është një herë në 4 apo 5 vite, ne na presin vite të nxehta që do të thotë 2024-2025 do jenë vite të nxehta, flasim për temperatura mesatare vjetore, do kemi shtim të fenomeneve ekstreme.

    Kalimi i një fenomeni ekstrem në një tjetër si kundër i kemi përjetuar, pra nga një ditë shumë e nxehtë, në një ditë me stuhi tropikale. Shtimi i këtyre në numër, por kanë edhe një shkallë agresiviteti më të lartë. Pra tashmë është thyer edhe rekordi i 2016 ku temperatura mesatare globale 16.9 i shënuar është shtyrë në datën 3 korrik me 17.1 gradë e cilësuar si dita më e nxehtë në rang global deri më tani. Megjithatë meqë ky do jetë prezent, të paktën një periudhë të gjatë ne presim që të kemi akoma temperatura më të larta.

    Aktualisht jemi me një verë tipike të korrikut dhe tipike shqiptare.

    Ende nuk i kemi pasojat e ndikimit të El Ninjos, kemi një fundjavë me temperaturat 34-35 gradë celsius, ndonjë zonë shumë e izoluar 36 gradë, një fundjavë me diell. Java tjetër do të sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave për shkak se do të kemi goditje nga valët e të nxehtit afrikan përkatësisht në pellgun e Mesdheut edhe pse Shqipëria në periferi do të shënojë edhe 37-38 gradë. Me pak fjalë korriku do të jetë ditë të nxehta, shoqëruar me ditë shumë të nxehta”, shprehet sinoptikania.

    Porja shprehet se vera sapo ka nisur dhe nuk do mungojnë as temperaturat 40 gradë. Sipas Saj muaji i verës do ketë shtyrje edhe gjatë stinës së vjeshtës, ku shtatori dhe tetori do ketë temperatura më të larta sesa normalja.

    “Pa diskutim që ne presime dhe vlera 40 gradë. Ne sapo kemi startuar dhe sapo kemi hyrë në verë dhe do kemi përveç temperaturave të larta, një spostim të verës drejt stinës së vjeshtës. Shtatori dhe tetori do ketë ditë plot me diell dhe me temperatura më të larta sesa duhet të jenë. Vera do të zgjatet, dimri do të cungohet, këto janë pasojat e El Ninos, ku dimri nga Dhjetori, Janari, Shkurti do të cungohet dhe vetëm një muaj ose një muaj e gjysmë dhe më pas do të kemi më shumë muaj me temperatura mbi mesataren sesa muaj tipik të dimrit”, ka thënë Porja.

  • Ngjarje e rëndë/ Tre djemtë fshehën trupin e babait të ndjerë pasi kërkonin t’i merrnin “përjetësisht” pensionin

    Ngjarje e rëndë/ Tre djemtë fshehën trupin e babait të ndjerë pasi kërkonin t’i merrnin “përjetësisht” pensionin

    Një ngjarje e rëndë dhe deri në kufijtë e ekstremes raportohet të ketë ndodhur në Itali.

    Bëhet me dije nga mediat se huaja se trupi i një burri që u gjet nga këmbësorët në një vend të largët në rajonin e Abruzzo-s të Italisë një vit më parë, besohet nga policia se është lënë atje qëllimisht nga djemtë e tij.

    Fëmijët e viktimës e kanë bërë këtë gjest të rëndë me qëllim se donin të fshihnin vdekjen në mënyrë që të vazhdonin të merrnin pensionin e tij.

    Trupi i Bruno Delnegro, i cili vdiq nga shkaqe natyrore, u gjet nga dy alpinistë kanadezë korrikun e kaluar në një shpellë rreth 350 kilometra larg shtëpisë së tij. Delnegro, 81 vjeç, besohet se kishte vdekur ditë më parë, raportuan mediat italiane.

    Në vend që të raportonin vdekjen, djemtë e tij dhe e dashura e njërit prej tyre dyshohet se e vendosën trupin në një thes dhe e fshehën në një zonë të largët për të vazhduar mbledhjen e pensionit mujor prej 3000 eurosh.

    Të katërt këta persona janë vënë tashmë nën hetim për shkelje të dyshuara, duke përfshirë mashtrimin e autoritetit të pensioneve dhe përdorimin e paligjshëm të një karte ATM.

  • Kërcënonte të renë duke e shfrytëzuar për prostitucion, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

    Kërcënonte të renë duke e shfrytëzuar për prostitucion, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

    Vijon operacioni policor i koduar “Flower”, i zhvilluar më datë 17 qershor 2023, si rezultat i një hetimi katërmujor, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të shfrytëzimit për prostitucion.
    Lokalizohen dhe kapen të dy shtetasit e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

    Kanoste një 28-vjeçare për ta shfrytëzuar për prostitucion, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari i shpallur në kërkim.

    Në pranga edhe 28-vjeçarja e shpallur në kërkim për ushtrim të kësaj veprimtarie kriminale.

    Si rezultat i kërkimeve dhe i veprimeve të tjera procedurale të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Flower”, të zhvilluar më datë 17.06.2023, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, u bë lokalizimin dhe kapja e 2 shtetasve të shpallur në kërkim:

    V. M., 28 vjeçe, banuese në Tiranë;
    T. V., 38 vjeç, banues në Pojan, Fier.

    Nga provat e siguruara si rezultat i një hetimi katërmujor, dyshohet se 38-vjeçari kanoste shtetasen V. M., për të ushtruar prostitucion, si dhe i siguronte asaj klientë nga Shqipëria, Italia dhe Belgjika, për ta kryer këtë veprimtari kriminale, kundrejt pagesave 150-300 euro.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, 4 celularë dhe një tablet.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • “Një mjet pa targa u parkua pranë një ambasade të rëndësishme”, Karamuço zbulon pse u alarmuan autoritetet

    “Një mjet pa targa u parkua pranë një ambasade të rëndësishme”, Karamuço zbulon pse u alarmuan autoritetet

    Eksperti dhe profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar një episod në lidhje me sigurinë në vend që ka ndodhur në kryeqytet gjatë ditëve të fundit. Ai u shpreh në Panorama TV se një automjet pa targa ka qenë i parkuar para një ambasade të rëndësishme në Tiranë, pa cilësuar se ku.

    Karamuço theksoi se makina më pas nuk është parë për dy ditë rresht, çka ka bërë që të ngrihet alarmi pasi targat mund t’i vendoseshin një automjeti që mund të përdorej në ngjarje kriminale.

    “Ne kemi bërthamën e përgjimeve. SPAK ka një bërthamë përgjimi më vete. Në një zyrë punojnë tre veta. Njëri i policisë së Shtetit, njëri i SPAK. Të tre bënin një punë me 8 orë dhe me rroga të ndryshme. Policët me gjithë dieta i shkon rroga 700 mijë lekë.

    Një nga alarmet që ka pasur që ka pasur policia ka qenë një makinë e parkuar para një ambasade të rëndësishme në Tiranë që i ishin hequr targat.

    Nuk ishte parë për dy ditë rresht makina dhe tani u ngrit alarmi i madh dhe thanë me këto targa mund të bëjnë ndonjë atentat. Dhe kanë ngritur alarmin duke shpërndarë foton e personit që ka marrë targat”, u shpreh ai.

  • ‘Është komplet tjetër njeri’, Mevlan Shaba tregon gjithçka rreth debatit me Ronaldo Sharkën

    ‘Është komplet tjetër njeri’, Mevlan Shaba tregon gjithçka rreth debatit me Ronaldo Sharkën

    I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë këngëtari dhe njëkohësisht edhe konkurrenti i Kepit të Vip-ave, Mevlan Shaba. Ai ka zbuluar më shumë në lidhje me këtë format dhe gjithashtu është ndalur edhe tek debati që ai pati me ish-banorin e Big Brother VIP, Ronaldo Sharka.

    “Ronaldo nga jashtë është komplet tjetër njeri. Ky është problemi dhe mua më vjen keq që janë shumë personazhe publikë që e kanë këtë problem. Gjithmonë përpara kamerave vendosin që të ofendojnë njerëzit duke i ulur që të ngrenë veten e tyre por kjo nuk mendoj që është një gjë e mirë nuk të sjell asgjë përveçse i humb pikë vetes tënde. E njëjta gjë ka qenë edhe përballja jonë, nuk mund ta quaj një zënkë shumë të madhe pra një debat momental. Duke qenë se Ronaldo gjithmonë kritikon ish-konkurrentët e “Për’Puthen” që çfarë ke bërë ti dhe çfarë nuk ke bërë ti, nuk je këngëtar.

    Këto janë gjeste fëmijësh mendoj unë ose sjellje jo të matura. Nuk je jurist në radhë të parë, nuk je Alfred Kaçinari që të japësh vlerësime të tilla që je këngëtar apo nuk je. Çdo njeri ka ndoshta pak talent që mundohet ta shfrytëzojë dhe nuk të prish punë as ty. Ka shumë këngëtar shqiptarë që janë artistë prej vitesh dhe mua nuk më pëlqejnë këngët e tyre por nuk mund të shkoj t’i them që nuk je këngëtar”, tha Mevlani.