Author: editor

  • Receta e thjeshtë shtëpiake që ju mbron lëkurën nga djegia e diellit

    Receta e thjeshtë shtëpiake që ju mbron lëkurën nga djegia e diellit

    Një përzierje e sodës me ujë mund të aplikohet ndër sqetulla për t’u përdorur si një deodorant.

    Eksfoliator Mund të hiqni lëkurën e vdekur nga fytyra duke aplikuar një përzierje të sodës dhe ujit dhe duke e fërkuar atë në fytyrën tuaj në lëvizje rrethore.

    Zbutës i lëkurës Aplikoni një pastë të sodës dhe ujit në duar dhe këmbë, për t’i zbutur ato.

    Kundër djegies Përgjithësit, kur e djegura nga dielli trajtohet në shtëpi, kjo vlen për gradën e parë dhe të dytë të djegies.

    Soda e bukës ndihmon në eliminimin e qelizave të djegura dhe lehtëson shërimin e lëkurës. Me anë të ujit, krijoni një pastë me sodë dhe aplikojeni atë në lëkurën e djegur.

    Përgatitja: 1 lugë gjelle sodë me 5 lugë gjelle ujë. Përziejini deri sa të krijojë një masë paste.

    Më pas lyeni lëkurën e djegur dhe mbajeni për 20 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të bollshëm

    Pastrues i flokëve Shtoni pak sodë në shampon dhe aplikojeni atë si zakonisht në flokë për të hequr papastërtinë. Mund ta përdorni sodën për ta pastruar skalpin ose për t’i krehur flokët më mirë.

  • 192 mijë rrufe në 11 orë, çfarë ndodhi pas shpërthimit të vullkanit Tonga një vit më parë

    192 mijë rrufe në 11 orë, çfarë ndodhi pas shpërthimit të vullkanit Tonga një vit më parë

    Shpërthimi i vullkanit Hunga Tonga më 15 janar 2022 theu rekorde të shumta për fuqinë e saj shpërthyese dhe tani një studim i studiuesve amerikanë ka vlerësuar se në vetëm 11 orë pati 192,000 vetëtima që ndoqën njëra-tjetrën në shtëllungën e trazuar të hirit dhe avullit të ujit.

    Gjatë kulmit pati 2615 goditje rrufe në vetëm një minutë, zyrtarisht, stuhia më e fortë e rrufesë e regjistruar ndonjëherë. Ngjarja prodhoi gjithashtu ndezje në lartësitë më të larta të vëzhguara ndonjëherë: 20 deri në 30 km mbi nivelin e detit.

    Shpërthimi i Hunga Tonga-Hunga Ha?apai, me shtëllungën e tij të hirit, avujve dhe gazit 58,000 metra i lartë, sipas gjeologëve ishte më i madhi i shekullit. “Ky shpërthim shkaktoi një stuhi të mbushur me bubullimë siç nuk e kemi parë kurrë më parë,” tha vullkanologu Alexa R. Van Eaton, i Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

    Këto rezultate u morën falë “mjeteve të reja” që monitorojnë aktivitetin e vullkaneve për të dhënë paralajmërime rreziku për praninë e hirit në qiejt e përshkuar nga rrugët ajrore. Është një kombinim i leximeve optike dhe radio të kombinuara së bashku me matjet e rrezatimit elektromagnetik si në frekuencat e dukshme ashtu edhe në ato radio, si dhe imazhe të marra nga satelitët orbitalë dhe antenat radio tokësore të afta për të zbuluar pulset e rrymës elektrike.

    Duke kombinuar këto të dhëna, ekipi i shkencëtarëve mori një simulim në kohë reale të stuhisë së rrufesë mbi Hunga, pavarësisht nga madhësia dhe trashësia e shtëllungës ndërsa ajo u fry me kalimin e kohës.

    Vëzhgimet treguan gjithashtu se shpërthimi zgjati më shumë sesa mendohej më parë. Një pjesë e veçantisë së shpërthimit ishte për shkak të faktit se ai filloi nën ujë, me magmë që avullonte ujin e detit ndërsa ngrihej në qiell. Në dukje, kushte të përsosura edhe për një stuhi rrufeje të mbingarkuar, pasi hiri vullkanik, uji i tepërt i ftohur dhe gurët e breshrit përplaseshin vazhdimisht me njëri-tjetrin.

    Sipas studimit rrufeja kishte tendencë të “lundronte” mbi valët gjigante të krijuara nga shpërthimi në Oqeanin Paqësor Jugor. Këto valë formuan unaza deri në 250 kilometra të gjera.

  • Eni Çobani e thotë troç : Përfundimisht në Shqipëri nuk ka burra, ja çfarë e tr*nditi

    Eni Çobani e thotë troç : Përfundimisht në Shqipëri nuk ka burra, ja çfarë e tr*nditi

    Një hi stori aspak e zakonte ishte ajo e sotmja në rubrikën “Shihemi në gjyq” në E diela Shqiptare në Tv Klan.

    Fatimja kishte thirrur vajzën e saj, Sonilën, pasi kjo e fundit ka 23 vite që është në një mar rëdhënie me një burrë të martuar me të cilin kanë dhe një fëmijë, por që Gëzimi nuk pranon ti japë atësinë, pasi nuk e lë bashkëshortja dhe dy vajzat.

    Juristja Eni Çobani, tregoi se ka biseduar disa herë me Gëzimin dhe ai i kishte thënë se do m errte pjesë në seancën e ndërmjetësimit.

    “Gëzimi është telefonuar disa herë nga unë dhe i është kër kuar të ma rrë pjesë në këtë seancë dhe deri në këto momente që ne flasim ai ka premtuar që do vijë. Ç udia dhe ha bia ime ishte që kjo fjalë nuk u mb ajt. Brenda vetes dy shoja që do të vinte, por megjithatë besova në fjalën që më tha në telefonatë kur e pyeta: Gëzim ju e njihni djalin, si djalin tuaj? Zonja, Eni djali është i imi. E pyeta pse nuk e pranoni përpara organit kompetent që djali është tuaj dhe të regjistrohet me atësinë tuja? Jo, tha se unë kam një pen gesë nga fa milja im, nuk e pranon këtë fë mijë në trungun tim familjar, përndryshe do nd aj bashkëshorten.

    I thashë zoti Gëzim, si mundet brenda një qyteti, brenda një fshati të mbani dy gra, të vazhdoni një bashkëjetesë normale dhe të jeni të martuar. Dhe përgjigjja e tij ishte: Zonja Eni, unë nuk e di pse ank ohen, se unë i mbaj me të gjitha të mirat, si njërën dhe tjetrën. Nuk e kuptoj se çfarë duan më shumë.

    Kjo ishte jo vetëm ha bia, por dhe kur ajoja e një burri të papërgje gjshëm i cili përgjigjet në këtë for më dhe nuk paraqitet në seancë. Dhe më të drejtë shqiptarët me drejtohen, Zonja Eni pse e ke vetëm më bu rrat dhe jo me gratë? Të paktën në këto 8 vjet të këtyre seancave të ndër mjetësimit, çfarëdolloj burri që kemi thi rrur të

    përb allet jo vetëm me këto lloj situatash, por çfarëdolloj situatash nuk i janë përgjigjur thi rrjes. Atëherë, këto nuk janë burra, se burri ka një fjalë, përderisa i kë dalë ballë një martese edhe bashkëjetese, duhet të vish dhe të përb allesh. Por, përfundimisht në këtë vend nuk ka burra. Por ka vetëm gra dhe gratë janë bërë të for ta dhe me kurajo sepse të përb allesh me një situatë të tillë dhe të thuash një situ atë të tillë si e Sonilës do një kur ajo të jashtëz akonshme”, u shpreh juristja Eni. /tvklan.al

  • Bileta e urbanit mund të shkojë deri në 70 lekë

    Bileta e urbanit mund të shkojë deri në 70 lekë

    Kreu i Shoqatës së Transportit Urban, Dashnor Memaj, gjatë një interviste shprehet se ekziston mundësia që çmimi i biletës së transportit urban nga çmimi ekzistues 40 lekë, të shkojë deri në 60-70 lekë.

    Ai shprehet se kanë një analizë sa shkon kostoja e transportit, por kurrë nuk janë ulur me institucionet për të folur për sa fitojnë në raport me kostot që shpenzon ky sektor.

    “Njohja e patentës direkt në vendet e Bashkimit Europian siç është Gjermania ka ndikuar dhe nxitja ka ardhur pasi shoferët kanë parë njëri-tjetrin, ik njëri merr tjetrin. Nëse ne para 4-5 vitesh kishim 10 kërkesa sot për 10 vende pune mund të vijë vetëm një aplikim,” – u shpreh Memaj.

  • Shpenzoi 100 mijë £ për tu dukur si kukull Barbie, 31-vjeçarja tregon si dukej para operacioneve

    Shpenzoi 100 mijë £ për tu dukur si kukull Barbie, 31-vjeçarja tregon si dukej para operacioneve

    Një grua që ka shpenzuar 100,000 £ për kirurgji estetike që të dukej si një kukull Barbie, ka ndarë një foto se si dukej dikur.

    Modelja suedeze e OnlyFans, Alicia Amira, 31 vjeçe, e cila tani ndodhet në Britani të Madhe, tha se është në një mision për të qenë kukulla njerëzore më plastike në planet.

    “Unë nuk mendoj se do të ndaloj ndonjëherë së kryeri operacion. Është një pjesë e imja,” tha ajo.

    Por ajo ka publikuar edhe një foto se si dukej para se të fillonte operacionin.

    Alicia tha në Twitter: Kam fshirë të gjitha fotot se si kam qenë. Unë jam duke luftuar vazhdimisht stigmën dhe duhet shumë guxim për t’i qëndruar besimeve, ëndrrave dhe stilit të jetës që dua.

    Transformimi befasues i Alicias filloi pasi la punën e saj në fushën e marketingut. Ajo filloi të ndryshojë pamjen e saj me operacione të shumta në gjoks, ballë, sy, faqe dhe buzë. Për më tepër, ajo ka pasur mbushës faqesh, mbushës hundësh, botoks në të gjithë fytyrën e saj, mbushës për mjekrën dhe mbushës të nofullës.

    Alicia gjithashtu ka bërë vetullat e saj më të larta, ka vendosur qerpikë më të trashë dhe ka bërë tatuazhe në gishtat, gjoksin dhe qafën e saj.

    Suedezja pretendon se ka shpenzuar mbi 98,930 paund për trajtime bukurie.

    Një herë ajo shpjegoi: Unë mund të kisha bërë një jetë normale nëse do të doja, por zgjodha të bëhem një objekt seksi. Jam krenare për udhëtimin tim, çdo hap të tij dhe të gjitha hapat që do të bëj.

    Por ajo tha se jeta si kukull plastike nuk është për të gjithë dhe nuk do të këshillonte domosdoshmërisht asnjë vajzë në të ardhmen që të ndjekë rrugën e saj.

    “Nëse vajza ime dëshiron vërtet gjinjtë e mëdhenj dhe gjithçka tjetër, atëherë unë do ta çoja te kirurgu”, ka thënë ajo.

  • Artan Hoxha bën deklaratën ‘b*mbë’: Ja çfarë “fshihet” pas gazetarëve e analistëve që lëvizin me Range Rover e jetojnë në vila

    Artan Hoxha bën deklaratën ‘b*mbë’: Ja çfarë “fshihet” pas gazetarëve e analistëve që lëvizin me Range Rover e jetojnë në vila

    Gazetari Artan Hoxha ka përmendur në Newsroom një nga problematikat që penalizon reporterët në punën e tyre. Hoxha tha se kur shikon një reporter që drejton një automjet luksoz që tejkalon të ardhurat e tij,

    atëherë ai nuk mund të konsiderohet më një gazetar.

    Të njëtën gjë shtoi dhe për drejtorët. Sipas gazetarit Hoxha, nëse një drejtues i një medieje apo një efektiv policie jeton në vilë luksoze dhe mban në dorë ora të markave të shtrenjta,tregon se ai është rreshtuar në krahun e tyre që duhet të luftojë. Hoxha tha gjithashtu se edhe publiku e bën dallimin mes një reporteri me katër xhaketa në total dhe një analisti që bie në sy nga kostumi i kashmirit.

    “Një pjesë e mirë e elementëve që na penalizojnë ne në punën tonë varet ekskluzivisht nga karakteri i reporterit, nga pasioni që ka për punën…Nëse takon në rrugë reporterë që dalin me Range Rover, ai nuk është më pastaj reporter.Pra nëse ti takon një drejtor televizioni që të vjen me makinë 150 mijë euro. Më fal..por unë kam qenë me atë dikur me golf sintetik. Dhe kur ti papritmas shikon që ai është me një vilë që bën 3 mln euro në një vend dhe ka një vilë tjetër në plazh që bën 1.5 mln euro, atëherë më fal por këtu ndryshon krejt historia, nuk ndodh kjo.

    Në botë kjo ndodh në këto vendet gjysmë-demokraci, ne duhet t’i ndajmë gjërat. T’ja bëjmë të qartë publikut. Publiku besoj i dallon se kur sheh një gazetar atje, ose një reporter që del në televizion dhe ka nja 4 xhaketa, duhet ta dijë se është më afër të vërtetës sesi ai analisti që del me kostumin prej kashmiri dhe ai që ka orën nja 30 mijë euro.

    Edhe ai polici, nëse e sheh me makinë private Range Rover ose me orë të shtrenjtë, ai anon tek ata që duhet të luftojë sesa ata që duhet të mbrojë,”- tha Hoxha.

  • “Çmendet” moti në vendin fqinj, breshëri sa një kokër arre çan rrjetat dhe prish të mbjellat

    “Çmendet” moti në vendin fqinj, breshëri sa një kokër arre çan rrjetat dhe prish të mbjellat

    Reshje të dendura shiu dhe breshëri kanë ndodhur pasditen e së mërkurës në zonat e Eordaisë, Greqi.

    Reshjet e dendura kanë zgjatur më shumë se 1.5 orë.

    Në komunitetet Komnenos dhe Anatolikos, ku pati reshje të dendura shiu, të shoqëruara me breshër,u shkaktuan dëme në kulturat e pemëve dhe tokat e tjera bujqësore.

    Breshëri, i cili arrinte madhësinë e një arre, shkaktoi dëme në të mbjellat, madje shpoi edhe rrjetat mbrojtëse që ishin vendosur./Albeu.com/.

  • Skandali i Safet Gjicit, gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Është një aferë në zyrat e shtetit me disa para nga mbrapa, nuk duhet të trajtohet si…

    Skandali i Safet Gjicit, gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Është një aferë në zyrat e shtetit me disa para nga mbrapa, nuk duhet të trajtohet si…

    Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme për skandalin seksual ku u përfshi disa javë më parë ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici.

    Lala u shpreh në emisionin “Log” se historia e Gjicit nuk mund të trajtohet si histori rozë duke e konsideruar një skandal në zyrat e shtetit ku flitet edhe për para.

    Sipas saj për sa kohë është folur për një tokë ku do ngrihej qendra e qenve, historia nuk duhet banalizuar pasi Safet Gjici është nën hetim për këtë çështje.

    “Historia e Safet Gjicit duhet të hetohet për përdhosje të institicooneve shtetërore. Por është edhe një aferë që është shoqëruar me disa para mbrapa.

    Për sa kohë është folur për një projekt dhe një tokë ku do ngrihej qendra e qenve nuk mund ta konsiderojmë si histori rozë. Nuk mund ta banalizojmë si histori. Safet Gjici është nën hetim për këtë çështje”, deklaroi Lala.

  • KËMBIMI VALUTOR SOT: Euro vijon pikiatën, dollari “gropë”

    KËMBIMI VALUTOR SOT: Euro vijon pikiatën, dollari “gropë”

    Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan blihet me 95.8 lekë dhe shitet me 96.8 lekë.

    Monedha evropiane euro do të blihet me 104.2 lekë dhe do shitet me 105.2 lekë.

    Ndërkohë franga zvicerane do blihet me 106.3 lekë dhe do shitet me 107.2 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 121.5 lekë dhe do shitet me 123 lekë.

  • Fitoi çmimin e parë si miss, shpërthejnë kritikat ndaj modeles: Duhet të fitonte kirurgu i saj plastik

    Fitoi çmimin e parë si miss, shpërthejnë kritikat ndaj modeles: Duhet të fitonte kirurgu i saj plastik

    Angelina Brezhenskaya rrëmbeu kurorën e Miss Moskës 2023. Por fitorja e modeles 25 vjecare u pasua me shumë kritika për shkak të operacioneve plastike për t’u dukur si një Barbie.

    Angelina nuk e mohoi këtë, por ndërsa e gjithë fytyra e saj ka shenjat e qarta të ndërhyrjeve estetike, vazhdon të pretendojë se ka bërë vetëm rinoplastikë, me rekomandimin e mjekëve.

    “Kam bërë vërtet rinoplastikë, nuk po e mohoj. Për këtë kishte disa indikacione mjekësore. Mendoj se në ditët e sotme pak njerëz habiten nga ndërhyrjet estetike. Unë kujdesem për veten dhe bëj rregullisht procedura të kujdesit të lëkurës. Është e rëndësishme të ndiheni në harmoni me veten. Unë kam një të dashur pranë meje, për një kohë më të gjatë. Ai më dha mbështetje të jashtëzakonshme në të gjitha fazat e përgatitjes për konkursin, më frymëzoi shumë”, tha Brezhenskaya.

    “Mendoj se ky duhet të ishte një konkurs për kirurgun më të mirë”, tha një komentues. “Duhet të ketë dy konkurse: për vajzat me bukuri natyrale dhe për vajzat me operacione plastike”, tha një tjetër.

    Angelina ka marrë pjesë edhe në konkurse të tjera bukurie. Në vitin 2020, modelja dhe prezantuesja televizive morën titullin “Bukuria nga Saratov”, dhe më pas u bë finaliste në konkursin “Bukuria e Rusisë”. Ajo nuk donte të ndalej me kaq dhe provoi fatin në titullin Miss Moska 2023.