Author: editor

  • Motorçikleta përplaset me makinën, një person në gjendje të rëndë, zbardhen detajet e para

    Motorçikleta përplaset me makinën, një person në gjendje të rëndë, zbardhen detajet e para

    Një person ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në aksin Shkodër-Malësi e Madhe.

    Aksidenti rrugor u rregjistrua në afërsi të urës së Rrjollit.

    Mësohet se një motorçikletë është përplasur me një automjet.

    Si pasojë është plagosur drejtuesi i motorçikletës, i cili është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës.

    Lidhur me këtë aksident, uniformat blu kanë nisur hetimet për ngjarjen.

  • Çfarë po ndodh? Luiz Ejlli rrethohet nga policët (Foto)

    Çfarë po ndodh? Luiz Ejlli rrethohet nga policët (Foto)

    Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, prej disa kohesh është duke u marrë me xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”.

    Teksa ndodhet në Korçë, ai herë pas here poston në rrjetet sociale foto apo video nga shesh xhirimi.

    E kështu ka bërë edhe ditën e sotme pasi në “Instagram” ka publikuar një fotografi ku shfaqet i rrethuar nga policë, ndërsa vetë është veshur me të zeza.

    Ndërkohë pak më herët fituesi i “Big Brother VIP 2” publikoi një foto me aktorin e mirënjohur nga Kosova, Luan Jaha.

    Kujtojmë se krahas angazhimeve në muzikë dhe publikimit të disa këngëve që prej daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Luizi është pjesë e kastit të filmit së bashku me Olta Gixharin.

  • “Fenomeni El Nino do të prekë edhe Shqipërinë duke filluar nga…”, sinoptikanja Lajda Porja: Do të përjetojmë ngjarje ekstreme të motit që nuk i kemi parë ndonjëherë

    “Fenomeni El Nino do të prekë edhe Shqipërinë duke filluar nga…”, sinoptikanja Lajda Porja: Do të përjetojmë ngjarje ekstreme të motit që nuk i kemi parë ndonjëherë

    “El nino” fenomeni i cili e ka origjinën në ujrat e Paqësorit dhe që ndodh një herë në 4 apo 5 vite do të sjell ndryshime të klimës. Meterologët sqarojnë se ky fenomen do të sjellë një rritje të temperaturave.

    “Është një fenomen, një gjendje termike që sjell rritje të temperaturës të sipërfaqes ujore, ndryshim në sipërfaqen e tokës dhe rritjen e temperaturës mesatare.

    Temperaturat ekstremisht të larta, dhe rritja e temperaturës mesatare vjetore, do të jetë një nga ndikimet kryesore të fenomentit ‘el nino’, shoqëruar kjo me ngjarje ekstreme.

    Ne presim që vitet 2024 -2025 të rezultojnë vite të nxehta. Kemi shtim të cikloneve dhe stuhive tropikale, nëse janë më të rralla do jenë më të shpeshta duke sjellë rebeshe shirash madje në kohë dhe zona që s’janë parë më parë”, tha sinoptikanja Lajda Porja.

    “El Nino” pritet të çekuilibrojë stinët duke spostuar në kohë vjeshtën drejt dimrit dhe këtë të fundit drejt pranverës.

    “Do kemi më shumë ditë të ngrohta, më shumë ditë me temperatura të larta. Nëse dimri është 3 muaj do të mbetet vetëm 1 muaj e ca dhe pjesa tjetër do të shtyhet drejt pranverës”, tha Porja.

    Pasojat e fenomenit ’El nino’ ende janë të ndjeshme. Por sipas meteorologëve duke nisur nga viti i ardhshëm, edhe Shqipëria do të ndikohet prej tij duke na bërë që të përjetojmë ngajrje ekstreme të motit me një shkallë agresiviteti, që nuk i kemi parë ndonjëherë.

  • Studiuesit ngrenë alarmin: Më shumë se një e treta e Europës nën pushtetin e thatësirës, ndryshimi i klimës po i bën gjërat shumë keq

    Studiuesit ngrenë alarmin: Më shumë se një e treta e Europës nën pushtetin e thatësirës, ndryshimi i klimës po i bën gjërat shumë keq

    Observatorit Evropian të Thatësirës, në të dhënat e fundit të tij thekson se më shumë se një e treta e kontinentit është aktualisht nën një paralajmërim thatësire, me 10% që përjetojnë thatësirë të rëndë.

    Sipas studimit Evropa ka një problem me ujin. Rritja e temperaturave nënkupton që bora e saj po shkrihet, lumenjtë po pakësohen, kanalet po thahen dhe thatësirat ndëshkuese vazhdojnë.

    Ndër të tjera në artikull thuhet se kjo është një formë e ashpër e thatësirës që ka vijuar që nga viti 2018 dhe është vlerësuar se humbja totale e ujit në të gjithë Evropën është rreth 84 miliardë tonë në vit.

    Në një studim të zhvilluar së fundmi nga një universitet në Austri sugjeroi se Evropa tani po humb rregullisht shumë më tepër ujëra nëntokësore sesa po zëvendësohet nga reshjet.

    Torsten Mayer-Gürr, i cili është një nga autorët e studimit, tha: “Disa vite më parë, nuk do ta kisha imagjinuar kurrë që uji do të ishte një problem këtu në Evropë… Tani duket se ne mund të përballemi me probleme.”

    Në pjesë të Francës dhe në pjesën më të madhe të Spanjës, kufizimet e ujit janë në fuqi. Ndërkohë gjatë muajit prill, kur temperaturat në Spanjën jugore arritën një rekord prej 40 gradë Celsius, kryeministri Pedro Sanchez i tha parlamentit: “Qeveria e Spanjës dhe unë jemi të vetëdijshëm se debati rreth thatësirës do të jetë një nga debatet qendrore politike dhe territoriale të vendit tonë mbi vitet e ardhshme”.

    Nga ana tjetër presidenti i Francës Emanuel Macron ka nisur një plan për krizën e ujit këtë vit për të ruajtur burimin e çmuar, pasi një dimër jashtëzakonisht i thatë pas thatësirës më të madhe të regjistruar në vend i la rezervuarët e tij 80% nën nivelet normale në fillim të marsit.

    Në një fjalim ai paralajmëroi se ndryshimi i klimës kërcënoi “fundin e bollëkut të tokës dhe materialeve duke përfshirë ujin”.

    Situata po shkakton konflikt, me ambientalistët francezë që së fundmi u përleshën me policinë mbi planet për të ndërtuar rezervuarë të mëdhenj për të ndihmuar bizneset tregtare bujqësore të mbajnë gjallë të korrat.

    Në Portugali, thatësira është përhapur në 90% të kontinentit, duke bërë që qeveria të kërkojë ndihmën e BE-së për fermerët në vështirësi.

    Në Gjermani qeveria është aq e shqetësuar për sigurinë e ujit për ekonominë më të madhe të Evropës, saqë ka zhvilluar një strategji kombëtare për ujin për herë të parë.

    “Pasojat e krizës klimatike për njerëzit dhe natyrën po na detyrojnë të veprojmë”, tha në një deklaratë Ministrja e Mjedisit Steffi Lemke.

    Ndërkohë zyra Kombëtare e Auditimit ka parashikuar se do të na duhen 4 miliardë shtesë në ditë deri në vitin 2050 për të kundërshtuar rrezikun në rritje të thatësirës nga ndryshimet klimatike.

    Roli i ndryshimeve klimatike në të gjitha këto është i rëndësishëm. Ndëkaq shumë pjesë të Evropës kanë përjetuar gjithmonë cikle natyrore të thatësirës, por ndryshimi i klimës është një forcë që po i bën gjërat shumë më keq.

    Në përgjithësi temperaturat më të larta do të thotë se ka më shumë avullim nga toka, lumenjtë dhe liqenet, duke reduktuar ujin e disponueshëm.

    Shkencëtarët gjithashtu theksojnë se ndryshimi i klimës po i bën ngjarjet ekstreme si valët e të nxehtit më të mundshme, më intensive dhe më të gjata në kohëzgjatje.

  • Rënie historike/ Euro prek fundin në Shqipëri, regjistrohet rekordi minimal që prej vitit 2002 (Shifra)

    Rënie historike/ Euro prek fundin në Shqipëri, regjistrohet rekordi minimal që prej vitit 2002 (Shifra)

    Monedhat e huaja kanë vijuar tendencën rënëse edhe gjatë ditës së sotme.

    Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 104.55 lekë, me një rënie prej 0.3 lekësh në raport me ditën e mëparshme, duke arritur në një tjetër rekord minimal historik, që nga viti 2002, kur euro filloi të funksiononte si monedhë fizike.

    Ditën e djeshme euro shënoi rënien më të madhe ditore të këtij viti, ndërsa ritmet e rënies sot janë ngadalësuar disi. Gjithsesi, vetëm në tre ditët e para të kësaj jave euro është nënçmuar me 1.89 lekë.

    Në tendencë nënçmuese ka vijuar edhe dollari, që ka zbritur në 95.99 lekë, ose 0.19 lekë më pak se dita e mëparshme, duke u këmbyer në nivelet më të ulëta të 12 viteve të fundit. Në rënie vijuan dhe Paundi Britanik, 121.96 lekë (-0.21 lekë), e Franga Zvicerane, 106.85 lekë (-0.64 lekë).

    Luhatjet kanë shënuar panik në treg dhe kanë lënë hapësira për spekulime, sipas aktorëve të tregut. Rënia vijoi dhe pas mesditës së djeshme, me euron që zbriti në treg në 104 lekë.

    Diferenca në shitblerje u rrit deri në dy lekë, nga 0.5-1 lekë që është zakonisht.

    Kursi zyrtar i sotshëm i Bankës së Shqipërisë reflekton më shumë rënien e fortë të ditës së djeshme, ndërsa në tabelat e agjencive më të mëdha valutore sot euro kuotohet me rritje të lehtë dhe diferenca në shit-blerje është ulur në 1 lekë.

    Që nga fillimi i këtij viti euro ka rënë me 11.5 lekë, ose me gati 10%, ndërsa këmbehet me 14.4 lekë (12.1%) më pak se 5 korriku i një viti më parë. Rënia ka qenë më e theksuar duke filluar nga maji.

    Aktorët e mëdhenj të tregut thanë se kjo tendencë është e lidhur me ofertën e lartë në treg, që vjen si nga turizmi ashtu dhe nga burimet informale, që kanalizohen kryesisht në pasuritë e paluajtshme. Në kahun tjetër pothuajse asnjë nuk tërheq më euro, duke bërë që monedha e përbashkët të bjerë në mënyrë të vazhdueshme.

    Burimi: Banka e Shqipërisë

  • Tmerr/ Ngec karuseli, 7 fëmijë ngelin për 3 orë me kokë poshtë

    Tmerr/ Ngec karuseli, 7 fëmijë ngelin për 3 orë me kokë poshtë

    Festivali i Forest County në Crandon të SHBA-së mund të kishte përfunduar me një tragjedi, pasi karuseli i mbushur plot me njerëz ka ngecur për orë të tëra në lartësi, duke i lënë ata të varur me kokë poshtë.

    Ata që zgjodhën të shpenzonin kohë duke bërë udhëtimin me karusel mbetën të bllokuar për të paktën tri orë, ndërsa forcat zjarrfikëse punuan për të gjetur një zgjidhje për t’i shpëtuar.

    Të paktën 8 persona mbetën varur me kokë poshtë në karuselin e Fireball.
    https://static.joq-albania.com/imagesNew/2023/07/ssstwitter.com_1688547447768.mp4?_=1
  • Vranë në atentat gabimisht kunatin e Gentian Bejtës si dhe plagosën fëmijët, Klodiana Lala zbardh gjendjen shëndetësore të dy djemëve

    Vranë në atentat gabimisht kunatin e Gentian Bejtës si dhe plagosën fëmijët, Klodiana Lala zbardh gjendjen shëndetësore të dy djemëve

    Atentati i orëve të vona të mbrëmjes të së martës ka tronditur Krujën pas krismave të armës ku vranë gabimisht kunatin e Gentian Bejtës, Ramazan Sino si dhe mbetën të plagosur dy fëmijët e mitur.

    Gazetarja Klodiana Lala raporton se djali 10-vjeçar është jashtë rrezikut për jetën dhe ka mundur të flas për grupin hetimor.

    Ndërkohë që vëllai i tij 13-vjeçar është në gjendja më të stabilizuar, por mjekët nuk e konsiderojnë ende se e ka kaluar rrezikun.

    Gentjan Bejtja nuk është paraqitur për të parë nga afër fëmijët e tij dhe nuk është gjendur nga prokuroria. Ai është një personazh me shumë dritëhije i botës së krimit. Bejtja ka qenë mik i ngushtë me Stafukën e zhdukur, personi që kontaktoi i fundit me biznesmenin e vrarë të kromit Iljaz Calit.

    Kjo ngjarje dëshmoi së pari që kundërshtarët e Gentjan Bejtjas janë të interesuar ta eliminojnë me çdo kusht, pasi nuk kursyen as fëmijët e mitur dhe ekzekutuan një person që nuk kishte asnjë lidhje me ngjarje kriminale në vend. Në vendin e ngjarjes janë gjetur nga grupi hetimor 24 gëzhoja.

    Kjo ngjarje sipas hetuesve duhet të hetohet me shumë ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në aksin Fushë-Krujë Lezhë pasi mund të hidhet dritë dhe mbi ngjarje të tjera të shumta kriminale. Gentjan Bejtjas mund t’i ofrohet dhe statusi i të penduarit nga drejtësia.

  • U tall me besimtarët? Pas “kryqëzimit” nga rrjeti, reagon Arta Nitaj (VIDEO)

    U tall me besimtarët? Pas “kryqëzimit” nga rrjeti, reagon Arta Nitaj (VIDEO)

    Në festën e ditëlindjes së Butrint Imerit ishte e ftuar edhe modelja Arta Nitaj, e cila u kthye në burim kritikash në rrjet.

    Ajo kishte veshur një fustan që përmbante një pjesë shalli në kokë. Në një video që Butrint publikoi Arta thotë me shaka se po bënte faljen e mëngjesit. Batutë që nuk është pritur mirë nga shumë besimtarë muslimanë, që e kanë kritikuar në mediat sociale.

     

  • Tragjike! Dy vëllezër vdesin brenda 6 orëve

    Tragjike! Dy vëllezër vdesin brenda 6 orëve

    Fat tragjik në një familjeje në Selanik, ku dy vëllezër humbën jetën brenda një dite në fillim të muajit të kaluar, sipas mediave greke. 

    Historia tronditëse nis me 38-vjeçarin Theodoris nga Thermi i Selanikut, i cili u plagos rëndë në një aksident automobilistik dhe kaloi disa ditë në një qendër rehabilitimi.

    Derisa mëngjesin e datës 9 qershor ra zilja e telefonit të vëllait të tij të vogël, mjeku i qendrës së rehabilitimit e ka telefonuar 32-vjeçarin dhe i ka kërkuar ta takojë pasi gjendja shëndetësore e të vëllait po jepte shenja përkeqësimi. Ndërroi jetë.

    Vëllai i tij 32-vjeçar, kur dëgjoi vdekjen e 38-vjeçarit Theodoris, nuk e duroi dot dhe pësoi një goditje, vdiq gjashtë orë pas vdekjes së vëllait.

  • “Hajdeni punoni në shtet”, Rama thirrje punonjësve të IT-së: Do të paguheni më mirë se kudo tjetër

    “Hajdeni punoni në shtet”, Rama thirrje punonjësve të IT-së: Do të paguheni më mirë se kudo tjetër

    Kryeministri Edi Rama ftoi sot të gjithë të rinjtë e të rejat të specializuar në fushën e teknologjisë që të punojnë për shtetin shqiptar.

    Në fjalën e tij gjatë prezantimit të ecurisë së monitorimit të territorit në 6 muajt e parë të vitit nga satelitët “Albania 1” dhe Albania 2”, Rama u premtoi të rinjve paga më të mira dhe konkurruese se në sektorin privat apo edhe krahasuar me Rajonin.

    Rama i ftoi të gjithë profesionistët e këtij sektori që të aplikojnë për të punuar pranë shërbimeve qeveritare në sistemet digjitale. Gjithashtu ai tha se brenda disa ditësh do të prezantohet një paketë e re për të rinjtë që të punojnë në fushën e teknologjisë.

     

    Edi Rama: Është një mundësi këtu për t’ju thënë vajzave dhe djemve që janë në botën e teknologjisë se sot shteti është konkurrenti më i fortë në treg për pagat në këtë sektor. Të punosh në agjencitë tona që merren me këto sisteme dhe këtu nuk është çështje njerëzish të botës së informacionit teknologjik, por edhe njerëzish që janë inxhinierë, agronomë, njerëz të diplomuar për ato elementë që lidhen me jo thjesht leximin dixhital por dhe me interpretimin e trajtimin, kanë mundësinë që duke aplikuar të bëhen pjesë e skuadrës së asigut dhe të paguhen më mirë se në çdo kompani private. Është një paketë e re që është bërë gati dhe do kalojë së shpejti që asnjë i ri dhe e re me dije dhe formim në fushën e teknologjisë të mos e shohë as largimin nga Shqipëria, as sektorin privat si dy mundësitë e vetme. Sepse ne jemi këtu për t’ju dhënë dhe ja u kemi garantuar një mundësi të tretë që është mundësia sot për sot më konkurruese dhe në vitet në vijim më optimale. Kush do punojë për shtetin shqiptar për të vënë në përdorim maksimal të gjitha këto sisteme e janë në nivel ekselence do të paguhet më mirë se sa kudo tjetër në rajon dhe patjetër më mirë se kudo tjetër në sektorin privat.