Author: editor

  • U plagosën në atentatin që kishte shënjestër babain e tyre, si paraqitet gjendja e dy fëmijëve të të Gentjan Bejtjas

    U plagosën në atentatin që kishte shënjestër babain e tyre, si paraqitet gjendja e dy fëmijëve të të Gentjan Bejtjas

    Dy fëmijë të mitur u plagosën mesnatën e së hënës duke gdhirë e martë në një atentat që kishte si shënjestër babain e tyre Gentjan Bejtja,

    një emër i njohur për policinë, por që i mori jetën 29-vjeçarit Ramazan Sino, kunatit të tij.

    Gazetarja Klodiana Lala raporton se djali 10-vjeçar është jashtë rrezikut për jetën dhe ka mundur të flas për grupin hetimor.

     

    Ndërkohë që vëllai i tij 13-vjeçar është në gjendja më të stabilizuar, por mjekët nuk e konsiderojnë ende se e ka kaluar rrezikun.

    Gentjan Bejtja nuk është paraqitur për të parë nga afër fëmijët e tij dhe nuk është gjendur nga prokuroria.

    Ai është një personazh me shumë dritëhije i botës së krimit.

    Bejtja ka qenë mik i ngushtë me Stafukën e zhdukur, personi që kontaktoi i fundit me biznesmenin e vrarë të kromit Iljaz Calit.

    vijon

     

  • Safet Gjici “rrëzon nga froni” Luizin, eksperti zbulon rekordin e videos er*tike

    Safet Gjici “rrëzon nga froni” Luizin, eksperti zbulon rekordin e videos er*tike

    Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, ishte mëngjesin e ditës së sotme i ftuar në studion e “Wake Up”, ku zbuloi se çfarë kanë kërkuar më shumë shqiptarët në “Google”.

    Kallanxhi tha se ‘nëse flasim për trend në 30 ditët e fundit është Safet Gjici’.

    Sipas tij, njerëzit kërkojnë për moshën, familjen apo edhe për personin tjetër të përfshirë në skandalin intim, ku ish-kryebashkiakut të Kukësit iu bë publike një video erotike.

     

    Pjesë nga intervista:

    Tomi: Nëse flasim për trend në 30 ditët e fundit është Safet Gjici

     

    Enxhi: Kush, kush?

    Neada: Po pse e thua me zë të ulët?

    Tomi: Safet Gjici është një në Top më të kërkuarat në Shqipëri

    Neada: Pra po thua kërkojnë Safet Gjicin apo gjërat e tjera që kanë lidhje me skandalin?

    Tomi: Kur hyhet te ky termi pastaj dalin edhe të lidhurat, domethënë duan të dinë edhe më shumë. Duan të dinë për personazhin, për familjen, për personin tjetër në video. Pastaj është më e detajuar, kërkohet mosha, kërkohet biografia, e të tjerë me radhë.

    Sipas ekspertit të IT, Luizi ka rene nga froni në 3 muajt e fundit, shqiptarët kanë kërkuar për ChatGPT, duke i marrë fronin fituesit të edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli.

  • Kush e bëri atentatin? Çfarë deklaruan tre “të fortët” e Krujës pas vrasjes (Dëshmia)

    Kush e bëri atentatin? Çfarë deklaruan tre “të fortët” e Krujës pas vrasjes (Dëshmia)

    Nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e Ramazan Sinos një natë më parë në Fushë Krujë. Policia paraditen e sotme ka liruar tre personat që shoqëroi, vëllezërit Durim dhe Valter Bami dhe Mareklen Hakën.

    Isha në shtëpi. Nuk kam konflikte me Gentjan Bejtjan” tha deklaruar Durim Bami, po ashtu edhe vëllai i tij, por edhe Haka.

     

    Mgjithatë, hetimet vazhdojnë. Policia dyshon se ka përplasje të forta mes tyre në zonën e Niklës, por ende asgjë konkrete. Njëri nga dëshmitarët ka deklaruar se pasi dëgjoi krismat doli në dritare dhe pa tre persona që po qëllonin.

     

    Kaq ishin edhe automatikët që u gjetën brenda makinës së djegur. Gentian Bejtja i shpëtoi për herë të tretë një atentati të kryer në drejtim të tij.

    Dje në banesën e tij në fshatin Larushk të Krujës, ka mbetur i vrarë kunati i tij Ramazan Sino (vëllai i gruas) dhe i janë plagosur dy djemtë e mitur.

  • I plagosën fëmijët në atentat/ Gentian Bejtjan e “përpinë dheu”, nuk shkon t’i vizitojë as në spital

    I plagosën fëmijët në atentat/ Gentian Bejtjan e “përpinë dheu”, nuk shkon t’i vizitojë as në spital

    Një anentat i rëndë ka tronditur vendit ku shënjeshtër ishte Gentian Bejtja, por viktimë mbeti kunati i tij i cili nuk kishte asnjë lidhje me aktivitetin kriminal.

    Ndër të tjera, të plagosur kanë mbetur edhe dy fëmijët e mitur të Bejtjas, ku djali i madh aktualisht paraqitet në rrezik për jetën.

    Ndërkohë që ngjarja është ende në hetim nga ana e autoriteteve, dhe autorët po punohet të identifikohen, detaje të reja janë bërë ditën e sotme me dije për mediat.

    Mësohet që pas atentatit Gentian Bejtja nuk është shfaqur në asnjë ambient publik, edhe pse rezulton ende në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndërkohë që ai nuk ka shkuar të interesohet as për 2 fëmijët e tij që ndodhen në spitalin e Traumës.

    “Nuk ka shkuar të shoh fëmijët e tij dhe as të lëviz, edhe pse ende gjendet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Siç duket ai iu shmanget daljeve publike, duke shmangur kështu çdo përplasje.”– është bërë me dije për mediat.

  • ‘Nuk kam besim te Luizi’, Ledion Liço flet për filmin ‘Në kuadër të dashurisë’: Tek Olta Gixhari…

    ‘Nuk kam besim te Luizi’, Ledion Liço flet për filmin ‘Në kuadër të dashurisë’: Tek Olta Gixhari…

    I ftuar në puntatën e fundit të emisionit “Ndryshe” ishte drejtori i Top Albania Radios, Ledion Liço i cili njëkohësisht është edhe producenti i filmit “Në Kuadër të Dashurisë”. Ledioni ka treguar më shumë për pritshmëritë e tij rreth filmit dhe risitë që do të vijnë…

    Ku do të shkojë Top Channel me risinë e departamentit të ri të filmit?

    Qëllimi është që të shkojë gjatë. Është një strukturë që është ngritur me premisat e diçkaje të qëndrueshme, por që do të varet shumë nga suksesi i filmit tonë të parë. Unë mendoj që është kasti më i mirë i mbledhur ndonjëherë për një film në Shqipëri të atij zhaneri.

     

    A janë Luizi me Oltën ata që do e shesin filmin?

    Mendoj që Luizi me Oltën do ta shesin filmin, kjo është e pakundërshtueshme. Ato janë grepi për të sjellë njerëzit në kinema, por unë jam i bindur që njerëzit do dalin nga kinemaja jo vetëm me Luizin dhe Oltën.

    Skenari a të ka pëlqyer?

     

    Skenarin unë e kam parë në disa faza dhe e kemi ndryshuar me Kolon. Skenarin unë e kam lexuar një vit e gjysmë më herët. Më ka pëlqyer për faktin që më ka bërë për të qeshur me lexim të parë dhe kam qeshur mbi 3 herë.

    A ke siguri tek Koloreto Cukali si regjisor i ri?

    Jo, nuk kam siguri te Kolo si regjisor, nuk kam siguri te vetja si producent, nuk kam siguri tek Rezart Gurashi si drejtor fotografie sepse ne nuk kemi bërë ndonjëherë film, kjo është hera jonë e parë.

    Tek cilët njerëz ke besim?

  • Vajza kujton se i fejuari ka bërë aksident, por në mes të Tiranës ajo merr propozimin për martesë. Kjo video do t’ju përlotë

    Vajza kujton se i fejuari ka bërë aksident, por në mes të Tiranës ajo merr propozimin për martesë. Kjo video do t’ju përlotë

    Një video e publikuar në YouTube nga Klajdi Qefalia është shndërruar në hit edhe pse kanë kaluar vite nga publikimi i saj, shkruan ShkodraNews.

    “Realizimi i një ëndrre, t’i propozoja të fejuares time për martesë pas 4 vitesh të mrekullueshme të kaluara sëbashku…Gjithçka ishte surprizë për të”, thotë Klajdi.

    Gjithçka nisi si një ide, për tu finalizuar në sheshin Skëndërbej. Jona, protagonistja e surprizës, në momentin që merr propozimin jo vetëm që nuk dinte asgjë çfarë po thurej “pas krahëve të saj”, por vrapoi në shesh pasi mendonte se Klajdi kishte bërë aksident.

    Për më tepër shikoni videon që lë pa fjalë dhe ju përlot nga emocionet:

    Disa nga komentuesit e videos shprehen: Nuk e besoja qe eshte bere nje realizim kaq i mir ne Shqiperi,se jemi msu duke pare vetem ne bote keto!Jete te gjate dhe te lumtur!

    Superrrrr bravooooo me ne fund nje mashkull i verte te trashgoheni e jete te lumtur nje cift superrr .

    Sa bukur !eshte veshtire te gjesh nje djale te tille…

    <iframe width=”780″ height=”439″ src=”https://www.youtube.com/embed/0Yo7UrZ1WY4″ title=”Propozim per martese ne Tirane, Jona &amp; Klajdi. ( best wedding proposal ever )” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” allowfullscreen></iframe>

  • Me veprimin e fundit Butrinti dhe reperi i njohur konfirmojnë krisjen e miqësisë

    Me veprimin e fundit Butrinti dhe reperi i njohur konfirmojnë krisjen e miqësisë

    Mes Butrint Imerit dhe Don Xhonit patjetër që ka ndodhur diçka. Miqësia mes tyre ka marrë fund dhe arsyet mbeten ende mister. Të dy këngëtarët nuk ndiqen më në rrjetet sociale.

    Atë nuk ndiqen më në “Instagram”, aty ku pak kohë më parë postonin foto dhe video së bashku.Butrinti festoi 27-vjetorin e tij të lindjes dhe organizoi një super festë, ku ra në sy mungesa e Don Xhonit.

    Një vit më parë ata publikuan këngën “Corazon” por mesa duket nuk do të kemi më bashkëpunime mes tyre.

  • “Më përqafoi”! I riu shqiptar që iu ul në gjunjë Clintonit: Më shpëtoi mua dhe familjen

    “Më përqafoi”! I riu shqiptar që iu ul në gjunjë Clintonit: Më shpëtoi mua dhe familjen

    Kamarieri nga Peja që punon në New York, Arben Hysenaj ka takuar ish-presidentin e SHBA-së, Bill Clinton dy herë, një herë në vitin 2017 dhe herën e dytë sot.

    Herën e parë, Hysenaj e kishte falënderuar në gjunjë ish presidentin Clinton për kontributin e tij për Kosovën. Ndërsa dy ditë më parë Clitnon gjatë fjalimit të tij e përmendi Arbenin.

    “Kur e dëgjova dje ma ktheu emocionin e vitit 2017 kur e kam taku për herë të parë”, tha ai fillimisht. Ai tregoi se si ka qenë takimi i parë me ish presidentin amerikan.

    “Ka ardhur me darku, me rezervim. Ajo ditë ka qenë dita e fundit e punës në atë restorant dhe e kom përmbyll mirë. Nuk kom pas ndonjë moment me bisedu me të, krejt ajo ka lind aty për aty. Stafi e ka dit që vjen presidenti dhe ai ishte bashkë me Hillary Clinton dhe një shok tjetër.”

    “Ishte ditë shumë e mirë, e paparamendume. Unë isha i përzgjedhur me i shërby atij, por kishte edhe kamarierë tjerë shqiptarë. I kom shërby caviar, pastaj sallatë, kur ka ardhë te ushqimi kryesor, më ka ardhë vetëvetiu dhe iu kom falenderu

    Në mënyrë të thjeshtë, për shkak tanin dhe shtetit tan unë jetoj dhe po të shërbej ty sonte. Për shkak të ndihmës tande, familja jem dhe krejt Kosova gëzojnë lirinë prej teje, u emocionu e më tha i kahit je, i thashë prej Kosovës edhe i thashë a të kujtohet lufta e vitit 1999, tha po.

    Reagimi ishte shumë i mirë, derisa mpërqafoi, u emocionum të dy. I tregova qysh kom shpëtu, që kam qenë me familje, na kanë nda meshkujt dhe gratë, na kanë qit para pushkatimit mua dhe babain tem, nuk e di si kam shpëtu. Sot (pardje) kur e kom taku, u befasu, tha nuk e kom prit”, tha ai në Frontal.

  • Lirohen të “të fortët” e Krujës që u shoqëruan për vrasjen mafioze

    Lirohen të “të fortët” e Krujës që u shoqëruan për vrasjen mafioze

    Nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e Ramazan Sinos një natë më parë në Fushë Krujë. Policia paraditen e sotme ka liruar tre personat që shoqëroi, vëllezërit Durim dhe Urim Bami dhe Mareklen Hakën.

  • Dua Lipa më e lumtur se kurrë krah të dashurit 42-vjeçar

    Dua Lipa më e lumtur se kurrë krah të dashurit 42-vjeçar

    Dua Lipa duket më e lumtur se kurrë në krahët e regjisorit Romain Gavras. Këngëtarja shqiptare me famë botërore nuk ngurron të postojë foto me Gavras dhe këtë herë e ka uruar me një postim në Instagram, pasi regjisori sot feston ditëlindjen.

    “Gëzuar ditëlindjen bebe”, shkruan Dua krah fotos ku shihet duke ecur me partnerin të përqafuar.

    Kujtojmë që Dua dhe Romain u shfaqën për herë të parë bashkë në publik në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës.