Author: editor

  • ‘O Zot kamarierja e Lushnjes’, Kiara nuk i kursehet ndjekëses

    ‘O Zot kamarierja e Lushnjes’, Kiara nuk i kursehet ndjekëses

    Kiara Tito është shfaqur në kopertinën e revistës “Global Woman”. Ajo ka folur për jetën pas Big Brother-it, romancën me Luiz Ejllin si dhe për karrierën profesionale.

    E sigurisht edhe komentet ishin të shumta. Një prej tyre iu drejtua me etiketimin “kamarierja e Lushnjes”.

    “O Zot kamarierja e Lushnjës në cover”, ka qenë komenti që i është bërë Titos nga një ndjekëse.

    “Edhe po të isha kameriere ç’të keqe ka? Nuk është turp sot të punosh! Turp është të rrish kot, e të ofendosh 24 orë nëpërmjet një telefoni”, i shkroi Kiara.

  • ‘Mos kërce, mos këndo, mos u zhvish, bëj cicat’, Sarës i vjen në majë të hundës me kritikat dhe vë pikat mbi i

    ‘Mos kërce, mos këndo, mos u zhvish, bëj cicat’, Sarës i vjen në majë të hundës me kritikat dhe vë pikat mbi i

    Sara Hoxha është duke xhiruar filmin “Në kuadër të dashurisë”, mirëpo jo të gjithë e kanë pritur mirë këtë eksperiencë të saj të re si aktore. Disa vënë në dyshim aftësitë e saj në aktrim e madje i përmendin edhe sfidën që fitoi në “Dancing with the Stars”, duke i thënë se nuk e ka merituar.

    Sara ka reaguar duke specifikuar një koment, që e inkurajon të bëjë çfarë të dojë.

    “Sara mos kerce, mos aktro, mos u vish, mos u zhvish, beji cicat, jo mos i bej. A thua Sara ka dale ne ankand e po mer leje ca te beje me jeten e sai! O Sara, o Gemini (Jetoje jeten si te ta doje qefi ty, me Ledrin pa Ledrin shijoje cdo moment e mos degjo asnje”- i shkruan një komentues.

  • Rita mbetet gojëhapur nga dhurata që merr

    Rita mbetet gojëhapur nga dhurata që merr

    Rita Ora ka treguar për fansat në Instagram se i kishte ardhur një dhuratë, një buzëkuq në formë të organit gjenital mashkullor.

    Dhurata ishte nga Isamaya Ffrench, e cila njihet për prodhimin e produkteve kozmetike ekstravagante.

    E habitur nga forma e buzëkuqit, Rita e hap dhuratën dhe lyen buzët para kamerës.

  • A jeni dhe ju “të preferuarit” e mushkonjave? Insektet përzgjedhin kë të pickojnë, ja “kriteret”

    A jeni dhe ju “të preferuarit” e mushkonjave? Insektet përzgjedhin kë të pickojnë, ja “kriteret”

    A e keni vënë re që mushkonjat ndonjëherë kanë preferenca? Nuk është imagjinatë, përkundrazi, është e konfirmuar nga specialistët.

    Ekspertët konfirmojnë gjithashtu se disa mushkonjat tërhiqen më shumë ndaj disa njerëzve se ndaj disa të tjerëve për shkak të disa kimikateve që çlirohen në lëkurë.

    Faktorët biologjikë mund ta transformojnë një njeri në shënjestër shumë të lehtë të mushkonjave.

    Nëse ju bëni pjesë në grupin e njerëzve të parezistueshëm për mushkonjat, atëherë lexoni disa ndër arsyet shumë të thjeshta.

    Jeni të djersitur

    Nëse jeni kthyer në një tabelë qitjeje për mushkonjat, atëherë më mirë ushtroni aktivitet fizik në ambiente të mbyllura.

    Acidi laktik, një nënprodukt që çlirohet nëpërmjet djersës është mjaft ndjellës për mushkonjat, thonë ekspertët. Nëse djersisni shumë, temperatura e trupit luan një rol kryesor.

    Mushkonjat e dashurojnë ngrohtësinë dhe fuqizohen nëpërmjet saj, thonë ekspertët.

    Keni gjak të grupit 0Mushkonjat janë insekte tekanjoze. Ato kanë preferenca shumë të qarta dhe një prej tyre ka të bëjë me grupin e gjakut.

    Një studim i Journal of Medical Entomology zbuloi se këto insekte gjakpirëse janë të tërhequra fort pas njerëzve, gjaku i të cilëve është në grupin 0.Organizmi i këtyre njerëzve çliron disa aroma të forta, që shërbejnë si magnet për mushkonjat.

    Keni pirë birrë

    Nëse pini birrë, përgatituni të pickoheni fort. Një studim zbuloi se meshkujt që pinin birrë ishin tejet tërheqës për mushkonjat Një tjetër eksperiment konfirmoi se mushkonjat adhurojnë njerëzit që pijnë alkol.

    Keni genet e duhura

    Studimet me subjekt binjakët sugjeruan se mekanizmat genetikë ndikojnë nëse ia hidhni paq mushkonjave, ose bini në grackën e tyre.

    Shkencëtarët konfirmuan se disa njerëz arrijnë të çlirojnë substanca natyrale kundër mushkonjave ndërsa disa njerëz janë gjenetikisht të predispozuar të jenë të pambrojtur nga mushkonjat.

    Jeni shtatzënë

    Mushkonjat femra (ato që pickojnë më fort) janë të çmendura pas dyoksidit të karbonit. Ato kanë receptorë që i ndihmojnë të dallojnë gazrat në mjedis. Po çfarë lidhje ka kjo me shtatzëninë tuaj?

    Një studim i vitit 2002 zbuloi se femrat në fazën e parafundit dhe të fundit të shtatzënisë përthithin 21% më shumë dyoksid karboni se femrat jo shtatzënë.

    Studiuesit zbuluan që ky ndryshim fiziologjik shpjegon përse femrat shtatzënë, që morën pjesë në studim, u pickuan dy herë më shumë nga mushkonjat, në krahasim me femrat jo shtatzënë.

    Por dioksidi i karbonit mund të mos jetë e vetmja arsye se përse femrat shtatzënë çlirojnë aroma më të forta dhe ndjellëse për insektet.

    Si t’i mbani mushkonjat larg

    Nëse mushkonjat janë të magjepsura prej jush, atëherë ndiqni këshillat e AgroWeb.org.

    Mënyra më e thjeshtë, ndonëse pak e parehatshme gjatë ditëve të nxehta është që të vendosni një mburojë në lëkurën tuaj.

    Mund të vishini këmisha me mëngë të gjata, dhe pantallona. Një mbrojtje më e mirë është të përdorni locione spërkatëse kundër insekteve edhe mbi rrobat tuaja.

  • E bujshme! Del fotoja e diktatorit Enver Hoxha me fëmijën që sot po i bën zborin politikës, sot një biznesmen i fuqishem

    E bujshme! Del fotoja e diktatorit Enver Hoxha me fëmijën që sot po i bën zborin politikës, sot një biznesmen i fuqishem

    Një foto e ish- dikt atorit Enver Hoxha është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale.

    Arsyeja nuk ka të bëjë as me Hoxhën as me gruan e tij Nexhmijen, e cila ndodhet përkrahë tij në foto. Detaji që ka tërhequr vëme ndjen e të gjithëve është fëmija i vogël që ndodhet krah çiftit Hoxha.

    Djalin e vogël që është në foto e njohim të gjithë, ai është Henri Çili. Fotoja fillimisht është postuar në profilin e Ilir Vrenozit. Gjithë kël yshët e Enver Hoxhës ecën me biznese në demokraci…

    Çifti Hoxha në shtëpinë e Henri Çilit. Henri Çili ai djali 7 vjeç. P. s Fotoja super origjinale….ma dërgoi një i afërm i familjes se Çilit”, – ka shkruar ai krahas fotos.

    Sigurisht që nuk bën m ëkat që Çili ka takuar Enver Hoxhën, madje në atë kohë “ishte fat ta takoje”.

    Pyetja është krejt ndryshe pse nuk ka folur kurrë Henri Çili për këtë takim?! Mbase sepse sot flet me për çim për atë regjim. Fëmijë në moshën 7 vjeçare arrijnë t’i ruajnë kujtimet, apo mos vallë Henrin e kanë detyruar dhe kjo foto është një kujtim i keq për të./joq

  • Thyhen xhamat e një marketi në Tiranë

    Thyhen xhamat e një marketi në Tiranë

    Thyhen xhamat e një marketi në zonën e Astirit.

    Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar.

    Nuk dihet nëse thyerja e xhamave ka pasur qëllim grabitjen e tij, apo ka qenë një sherr mes pronarëve.

    Policia dhe grupi hetimor po kryejnë veprimet proceduriale.

  • Deklarata e fortë e Andrew Tate: Më shumë i frikësohesha disa gangsterëve shqiptarë se sa ligjit

    Deklarata e fortë e Andrew Tate: Më shumë i frikësohesha disa gangsterëve shqiptarë se sa ligjit

    Andre Tate, influencuesi britanik i cili akuzohet për trafikim të qenieve njerëzore dhe përdhunim në Rumani foli në intërvistën e tij të fundit për gangsterët shqiptarë në Rumani, që sipas tij nuk kanë frikë as ligjin.

    Andrew së bashku me të vëllanë, Tristan, Luana Radu dhe Georgina Naghel janë në arrest shtëpie. Andrew shfaqet në podcast-in “Anything Goes With James English”, ku ka folur rreth akuzave për gjithçka tjetër që është përmendur gjatë kësaj kohe.

    Një nga pyetjet e moderatorit kishte të bënte me atë se përse nuk qëndroi në Rumani. Ai tha se u largua nga Rumania sepse kishte frikë nga gangsterët shqiptarë.

    Andrew: E dashuroj Rumaninë. Kam qëndruar shtatë vite atje. E dashuroj kjo vend dhe është plot me njerëz të mirë. Por më shumë i shqetësuar është për disa gangsterë shqiptarë, më shumë se sa për ligji sepse unë nuk e thyej ligjin. (min. 22)

    Vëllezërit Tate, ish-kikboksie kanë kombësi amerikane dhe britanikë me miliona ndjekës në internet janë ata që janë të profilit më të lartë që bëjnë të dërgohen në gjyq në Rumani për trafikim njerëzor.

  • Dy goditje! Tërmet përballë Shqipërisë, njerëzit dalin në rrugë

    Dy goditje! Tërmet përballë Shqipërisë, njerëzit dalin në rrugë

    Një tërmet me magnitudë 4 ballë i shkallës rihter u regjistrua 5 kilometra nga Cesarò në provincën e Messinas, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Itali.

    Epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësinë 19 km. Tronditja u ndje edhe nga popullsia në komunat e afërta San Teodoro, Bronte dhe Maniace. Mediat italiane shkruajnë se nuk ka dëme apo lëndime.

    Pak minuta pas të parës, një goditje e dytë, me magnitudë 2 ballë në të njëjtën zonë, 24 kilometra thellësi.

  • “Unë ende e dua burrin tim, edhe pse ai u përpoq të më vriste”, 61-vjeçarja: Mezi pres të dalë nga burgu…

    “Unë ende e dua burrin tim, edhe pse ai u përpoq të më vriste”, 61-vjeçarja: Mezi pres të dalë nga burgu…

    Karen Sawyer, 61 vjeç, rrezikoi të vdiste pasi u sulmua nga bashkëshorti i saj, i cili i preu damarët në një tentativë të dështuar vrasjeje, pasi u zhytën në borxhe gjatë izolimit nga koronavirusi.

    61-vjeçarja ishte duke fjetur kur bashkëshorti i saj, Andrew Sawyer u ngrit nga shtrati në shtëpinë e tyre në Trowbridge të Anglisë për t’i dhënë asaj një përqafim përpara se të tentonte t’i priste damarët. Babai i dy fëmijëve, Sawyer, 69 vjeç, ishte zhytur në borxhe, teksa kishte mbetur i papunë dhe kishte për të paguar faturat e kredinë prej 25 mijë paundësh.

    Zonja Sawyer, e cila është e martuar me bashkëshortin e saj për 43 vjetësh, u detyrua të mbyllte parukerinë për shkak të pandemisë, ndërsa 69-vjeçari humbi punën si menaxher në një kompanie që shiste produkte elektrike.

    “Unë ende e dua burrin tim dhe dua të plakemi së bashku. Mezi pres derisa të dalë nga burgu. Dashuria jonë është shumë e fortë dhe së shpejti do të jemi sërish bashkë”, tha gruaja për Daily Mail.

    Që nga tentativa për vrasje, Karen Sawyer ka jetuar me motrën e saj, ndërsa shtëpia ka dalë në shitje. “Ne e kemi kaluar tashmë të gjithë atë traumë dhe tashmë jemi të gatshëm t’ia nisim nga fillimi”, tha zonja.

    Gjykatësi pranoi se Andrew Sawyer ka qenë në depresion kur kreu sulmin, por tha se ai nuk mund të vendosë për jetën e dikujt tjetër. Andrew Sawyer është dënuar me 3 vjet e 10 muaj burg pasi pranoi tentativën e vrasjes.

    Që nga tentativa e vrasjes, gruaja nuk ka qenë në gjendje t’i rikthehet punës për shkak të prerjeve që kishte në dorë. Megjithatë, ajo nuk pranon të flasë fare më për të shkuarën dhe kërkon ta lërë pas atë për një fillim të ri.

  • Konflikt, dajak dhe të plagosur në Tiranë

    Konflikt, dajak dhe të plagosur në Tiranë

    Policia e Tiranës ka arrestuar disa persona për sherr, dhunë, vjedhje, aksident, etj.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. Xh., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. N., 40 vjeç, pasi ka përndjekur dhe dhunuar vazhdimisht bashkëjetuesen e tij, si dhe dyshohet se ka publikuar një video të saj, pa pëlqimin e saj.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin A. R., 23 vjeç, banues në Fushë Arrameras, Krujë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash një shtetasi.

    E. Q., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në bulevardin “Bajram Curri”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Gj. M., 71 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. A., 39 vjeç dhe F. P., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në parkingun e një qendre tregtare, në rrugën dytësore autostradën Tiranë-Durrës, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, shtetasin F. H., 35 vjeç.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për kapjen dhe shoqërimin e shtetasve E. H., 21 vjeç dhe D. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në një lokal, në rrugën “Myslym Keta”, dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur dhe goditur me send të fortë, një shtetase dhe mbesën e saj të mitur” mbyllet njoftimi.