Author: editor

  • Vritet shqiptari në Itali, u qëllua në banesë nga një italian

    Vritet shqiptari në Itali, u qëllua në banesë nga një italian

    Një 27-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin Garibaldi Centro të Nesimas, një ditë pasi u plagos rënë me armë zjarri brenda një banese sociale.

    Ngjarja e rëndë e ndodhur në Nesima të Katanias është ende e paqartë siç raportojnë mediat italiane.

    Po sipas tyre shqiptari i identifikuar si Kastriot Ismailaj qëndronte pa dokumente në Itali, ndërsa bashkë me të i plagosur mbeti edhe një 43-vjeçar, i identifikuar si Carmelo Leonardi.

    Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, një 27-vjecar italian me precedentë të mëparshëm penalë Giovanni Pasqualino Di Benedetto.

    Shkak për vrasjen dyshohet të jetë bërë godina ku jetonte shqiptari, e cila ishte në pronësi të një gruaje që kishte ndërruar jetë.

    Pritet që nga marrja në pyetje e 27-vjeçarit Benedetto, të mësohen më shumë të dhëna për ngjarjen e ndodhur.

  • Italia pret “ferrin”, nuk do ta besoni sa pritet të shkojnë temperaturat në fund të javës

    Italia pret “ferrin”, nuk do ta besoni sa pritet të shkojnë temperaturat në fund të javës

    Një valë e re të nxehti, sipas parashikimeve meteorologjike, do të godasë Italinë nga e premtja. Temperatura pritet të rritet ndjeshëm në të gjithë vendin, nga Siçilia në Milano.

    Rekordi ka të ngjarë të regjistrohet në Sardenjë, ku termometri mund të arrijë 47 gradë.

    Kjo valë e re e të nxehtit – e dyta këtë verë – parashikohet të zgjasë deri në mes të korrikut.

    Në dy ditët e ardhshme, megjithatë, para vapës së madhe, shumë zona të Italisë do të kenë reshje shiu, kryesisht në rajonet veriore të vendit dhe në shumë resorte të detit Adriatik.

  • Me foto n**do, Bledi Mane ironizon Kiara Titon

    Me foto n**do, Bledi Mane ironizon Kiara Titon

    Kiara Tito prezantoi për fansat dhe ndjekësit e saj koleksionin më të ri të rrobave të banjos për këtë verë. Kjo lëvizje e Kiarës, u komentua shumë në rrjet, me shumë njerëz që e kanë komplimentuar, por edhe me të tjerë që e kanë kritikuar, madje akuzuar edhe për kopje të një tjetër brand-i.

    Së fundmi ironia vjen nga Bled Mane. Gazetari ka ndarë një foto të një mashkulli pa të brendshme ku shkruan:

    “Të dashur miq, më në fund nxorra edhe unë linjën e re të brekëve: Bledi Mane Underwear Unisex”.

    https://www.instagram.com/bled_mane/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e5ff6885-1b18-4a86-ace2-e2583aaf15b5

  • 4 mln lekë për të lehtësuar masën e sigurisë për të arrestuarin, dënohet me 2 vite shërbim prove gjyqtarja Zamira Vyshka

    4 mln lekë për të lehtësuar masën e sigurisë për të arrestuarin, dënohet me 2 vite shërbim prove gjyqtarja Zamira Vyshka

    Është dënuar me 2 vite burg gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka, dënim i cili i është konvertua rnë shërbim prove.

    Më herët Prokuroria e Posaçme kërkoi 2 vite burg ka për gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka, e cila akuzohet për korrupsion.

    Nga ana tjetër, për avokatin Ilir Pashaj u kërkua 2 vite burg, por u dha 1.4 vite.

    Taulant Ramollari, 2 vite kërkoi prokuroria, 1.4 vite ka dhënë gjykata.

    Andrea Tirana, 9 muaj burg kërkoi prokuroria, 6 muaj ka dhënë gjykata.

    Gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka dhe avokati Ilir Pashaj, ish gjyqtar i larguar nga detyra para vetingut, u arrestuan më 22 korrik të vitit 2022 me urdhër të SPAK, me akuzën e korrupsionit me një skemë të uljes së dënimit ndaj një shtetasi kundrejt ryshfetit.

    Gjyqtarja u akuzua se kishte marrë 4 milionë lekë për të lehtësuar masën e sigurisë për shtetasin Zhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.

  • Këngëtarja shqiptare: Më pushuan nga puna sepse po haja mollë

    Këngëtarja shqiptare: Më pushuan nga puna sepse po haja mollë

    “Ndryshe” është kënga më e re që ka rikthyer pas 10 vitesh në muzikë Malda Susurin. Në një intervistë për “Rudina” në Tv Klan ajo foli për konceptin pas këtij projekti, për muzikën dhe për profesionin e saj si graphic designer. Në këtë të fundit, simboli që e shoqëron gjithmonë është molla dhe Malda shpjegon se nuk është aspak rastësi, por një metaforë me një histori të çuditshme pas.

    Malda Susuri: Molla do të jetë simbol i punëve të mia sepse unë punoja në televizion dhe më ka larguar drejtoresha nga puna sepse po haja mollë.

    Rudina Magjistari: Si, si, si ishte kjo se s’e kam dëgjuar ndonjëherë? Ke ngrënë mollë edhe…

    Malda Susuri: Edhe më ka larguar drejtoresha prej punës.

    Rudina Magjistari: Po pse?Malda Susuri: Unë kam punuar në regji, ka qenë i ndaluar ushqimi dhe ajo e ka cilësuar si të rrezikshëm për teknologjinë.

    Rudina Magjistari: Aparaturat, se mund të binte një farë molle aty dhe të ngecte aparatura, të prishej.

    Malda Susuri: Po besoj kishte një…

    Rudina Magjistari: Dhe të kanë hequr nga puna për këtë? Se unë e kuptoj, mund të bëhej një kritikë në këtë rast që okej s’duhej bërë, një moment, tërheqje vërejtje por për t’u pushuar nga puna është pak si shumë.

    Malda Susuri: Po, por unë e shoh mirë këtë punën e mollës me drejtoreshën time të cilën e përshëndes. Si duket ajo e ka parë gjithmonë potencialin tim dhe nuk ka dashur të më lërë në televizion se profesioni i televizionit ka qenë shumë rutinor, unë bëja videografikat dhe nuk ka pasur art brenda./tvklan.al

  • Fansi i dhuron 10 mijë dollarë Dea Mishelit

    Fansi i dhuron 10 mijë dollarë Dea Mishelit

    Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Dea Mishel, ka zbuluar përmes disa postimeve në Instastory se dikush ka blerë 10 mijë dollarë views për profilin e saj të TikTok.

    Dea i bën thirrje personit në fjalë që të mos e bëjë më një gjë të tillë pasi nuk ka nevojë. Madje ajo i tha se nëse dëshiron të shpenzojë para, t’i dërgojë në shoqata bamirësie.

    “Dikush po blen viwes në TikTok për mua. Unë nuk e dija se kjo gjëja bëhet, por bëhet. Shumë faleminderit për këtë personin por nuk kam nevojë për views në TikTok. Në qoftë se ke dëshirë të shpenzosh për mua mund të më blesh në çantë “Lady Dior” po këtë e pranoj, kjo ishte shaka. Po thoja nëse ke para tepër dhe do ti shpenzosh diku, më shkruaj dhe do të dërgoj një listë me shoqata bamirëse. Ky është budallallëku më i madh që më ka ndodhur ndonjëherë. Më e çuditshmja është se ky personi nuk po e bën vetëm te profili im, por edhe te profili i çdo personi që poston me mua. Do ju tregoj se sa kushton të blesh viwes në TikTok. Këtu thotë që 400 mijë klikime kushtojnë 80 dollarë, për mua kanë shkuar diku te 10 mijë dollarë, domethënë për profilin tim dhe atyre që postojnë me mua”, shprehet Dea.

  • Skandal/ Drejtoresha e shkollës kryen s*eks me kolegun brenda në klasë, teksa nxënësit ‘përlesheshin’ në korridor

    Skandal/ Drejtoresha e shkollës kryen s*eks me kolegun brenda në klasë, teksa nxënësit ‘përlesheshin’ në korridor

    Një skandal ka përfshirë një shkollë në Britaninë e Madhe, pasi drejtoresha dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një koleg në një klasë, teksa jashtë nxënësit përlesheshin.

    Ngjarja ka ndodhur në shkollën Northern House, në Wolverhampton, ku drejtoresha qëndroi për 4 orë mbyllur në klasë së bashku me kolegun e saj, ndërsa nxënësit përlesheshin me njëri-tjetrin në korridoret e klasës, e po ashtu sulmonin 4 mësues.

    Lidhja e paligjshme u zbulua një muaj më vonë pasi dy letra anonime iu dërguan shkollës. Drejtoresha dhe mësuesi u pezulluan, deri në një vendim të dytë.

  • “Armët në Veri po kontrabandohen nëpër kishat ortodokse”/ Publikohen pamjet pas deklaratës se deputetes britanike

    “Armët në Veri po kontrabandohen nëpër kishat ortodokse”/ Publikohen pamjet pas deklaratës se deputetes britanike

    The GeoPost, medium i cili mbulon Ballkanin Perëndimor, ka publikuar një video në të cilën pretendon të verifikojë atë që deklaroi deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, se serbët po kontrabandonin armatim nëpër kisha ortodokse në Kosovë me ambulanca.

    Siç thotë mediumi në këtë video, misionin e kontranandimit të armatimit në kisha ortodokse po e bënte serbi i arrestuar nga Policia e Kosovës, Milun “Lune” Milenkoviç, drejtues i “Mbrojtja Civile”.

    “Anëtarë të “Civilna Zastista [Mbrojtja Civile], të udhëhequr nga i arrestuari, i njohur si LUNE, në Mitrovicën e Veriut, komunikojnë në rrugë me ambulancën, e cila po mbante armë më 6 dhjetor 2022, kur u sulmuan zyrat e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në qytet”, thuhet në video.

    Kearns në Parlamentin e Britanisë së Madhe, ka thënë se Qeveria e Britanisë është informuar nga KFOR-i se në veri të Kosovës kontrabandohen armë që vijnë nga Serbia, dhe sipas saj, ato ruhen në kishat ortodokse serbe.

  • “O Zot kamarierja e Lushnjes në cover”/ Kiara nuk i kursehet ndjekëses pas ofendimeve në rrjetet sociale (Foto)

    “O Zot kamarierja e Lushnjes në cover”/ Kiara nuk i kursehet ndjekëses pas ofendimeve në rrjetet sociale (Foto)

    Prezantuesja e njohur, Kiara Tito ka qenë këtë periudhë në fokus të lajmeve rozë. Këtë herë është shfaqur në kopertinën e revistës “Global Woman”. Ajo ka folur për jetën pas Big Brother-it, romancën me Luiz Ejllin si dhe për karrierën profesionale.

    E sigurisht edhe komentet ishin të shumta. Një prej tyre iu drejtua me etiketimin “kamarierja e Lushnjes”.

    “O Zot kamarierja e Lushnjës në cover”, ka qenë komenti që i është bërë Titos nga një ndjekëse.

    “Edhe po të isha kameriere ç’të keqe ka? Nuk është turp sot të punosh! Turp është të rrish kot, e të ofendosh 24 orë nëpërmjet një telefoni”, i shkroi Kiara.

  • “Naeli kishte vdekur!” Del dëshmia e pasagjerit në makinën e 17-vjeçarit që u vra nga policia franceze: Ngriti duart

    “Naeli kishte vdekur!” Del dëshmia e pasagjerit në makinën e 17-vjeçarit që u vra nga policia franceze: Ngriti duart

    Informacione të reja për vrasjen e 17-vjeçarit Nael nga një polic, e cila ka shkaktuar kaos në Francë, ka nxjerrë në dritë pasagjeri 14-vjeçar i të riut. Pasagjeri i makinës që drejtohej nga Nael dha versionin e tij për atë që ndodhi herët në mëngjesin e së martës së kaluar në Nanterre.

    Djali 14-vjeçar që ndodhej në pjesën e pasme të mjetit që drejtohej nga Nael jep versionin e tij në një tekst të shkruar dërguar Le Parisien. Ai pretendon se ndërsa ishte në shkollë, Naeli i ofroi ta merrte pa e ditur që ai nuk kishte patentë dhe se ishte i mitur. Naeli ishte “një vëlla i madh në lagje për djalin tim”, tha babai i 14-vjeçarit.

    Sipas 14-vjeçarit, Naeli fillimisht nuk pranoi të ndalonte kur u kërkua nga dy policët me motor. Por ata e kapën atë kur automjeti u bllokua në trafik. Më pas, sipas asaj që tha, janë afruar me armët e tyre. 17-vjeçari dyshohet se ka marrë “rreth tre goditje” dhe ka tentuar “të mbrojë kokën”, ndërsa njëri prej tyre i ka thënë se “do t’i fuste një plumb në kokë”, ka raportuar pasagjeri i mitur.

    Më pas këmba e Naelit “e la frenën ndoshta nga paniku, duke u përpjekur të mbrohej. Makina u largua vetë, ishte automatike. Dhe oficeri i tha kolegut të tij të qëllonte. Dhe arma u shkrep.”

    Sipas 14-vjeçarit, Naeli bërtiti: “Ai është i çmendur, qëlloi. Nuk kishte gjak, por ai ishte i shtrirë në anën e tij” ,tha 14-vjeçari. Pasagjeri tha gjithashtu se kishte parë shokun e tij të shtrirë në tokë pa ndjenja dhe duke marrë CPR dhe shtoi se “Naeli kishte vdekur”.

    Kur arriti të dilte nga makina, tregoi ai, dëgjoi oficerin që nuk qëlloi t’i thoshte sulmuesit se ai “nuk duhej të qëllonte, sepse do të vendosnin një postbllok më poshtë”. Përveç kësaj, pasagjeri dhe dëshmitari okular pohon në tekstin e tij se Naeli “ngriti duart” për t’u thënë që të mos e qëllonin.

    Oficeri u akuzua për vrasje nga pakujdesia javën e kaluar dhe u mbajt në paraburgim.

    Ngjarja ka shkaktuar netë trazirash në Francë, teksa mijëra protestues janë arrestuar dhe një prej tyre humbi jetën.

    Qeveria mori masa drastike duke mobilizuar rreth 45 mijë policë dhe duke nxjerrë në rrugë mjetet e blinduara.