Author: editor

  • FOTO/ Trajleri del nga rruga në Librazhd

    FOTO/ Trajleri del nga rruga në Librazhd

    Një trajler ka dalë nga rruga pasditen e sotme.

    Ngjarja ka ndodhur në Librazhd, në vendin e quajtur “Kthesa e Babjes”.

    Shkak është bërë moti i keq.

    Mësohet se aktualisht në atë zonë aksi rrugor është i hapur me një kalim. Për fat të mirë nuk ka të lënduar./Albeu.com/

  • “Gjithçka do të shkojë mirë”/ Ja cilat janë shenjat e horoskopit që i presin ditë të bukura këtë javë

    “Gjithçka do të shkojë mirë”/ Ja cilat janë shenjat e horoskopit që i presin ditë të bukura këtë javë

    Këtë javë tre shenja do të kenë ditët më të mira, megjithëse parashikohet të jetë pozitive për të gjitha. Për disa prej jush, kjo do të jetë për shkak të familjes tuaj të dashur. Për të tjerët, do të jetë sepse po filloni diçka të re dhe emocionuese.

    Për pjesën tjetër, do të jetë sepse paguheni. Trini i Saturnit, Dielli dhe Mërkuri është përgjegjës për gjithë atë energji pozitive këtë javë, ndërsa lidhja Peshqit-Gaforre do t’i bëjë marrëdhëniet ndërpersonale më delikate dhe më të dashura.

    Shenjat e favorizuara:

    Demi

    Kjo javë do të jetë e mrekullueshme për ju. Për disa prej jush, kjo do të ndodhë në jetën tuaj të dashurisë. Për të tjerët, kjo do të bëhet në karrierën tuaj nëpërmjet njohjes ose ndihmës nga dikush më lart. Sido që të jetë situata, buzëqeshja nuk do të shuhet nga buzët tuaja. Ndaj qëndroni të sintonizuar!

    Virgjëresha

    Energjia e kësaj jave është shumë pozitive për aktivitetet që lidhen me karrierën dhe planet tuaja financiare. Pra, nëse ecni në këtë drejtim, mund të arrini shumë dhe t’i afroheni qëllimeve tuaja përfundimtare. Gjithashtu, për ata që planifikojnë një hap të madh në jetën tuaj, siç është martesa, veçanërisht nëse keni planifikuar një situatë, do të ketë një zhvillim shumë pozitiv.

    Peshorja

    Favorizimi më i madh këtë javë është me familjen dhe miqtë tuaj. Gjithçka do të shkojë mirë, veçanërisht nëse mes jush ka dashuri dhe kujdes. Mos harroni të mos injoroni flamujt e kuq. Nëse një marrëdhënie me një person po ju ndikon negativisht, atëherë ju e dini shumë mirë se çfarë të bëni. Besojini shpirtit tuaj dhe vazhdoni jetën tuaj pa të.

  • Priten stuhi të fuqishme, zbuloni vendet që do të preken nga moti me breshër dhe erë, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

    Priten stuhi të fuqishme, zbuloni vendet që do të preken nga moti me breshër dhe erë, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

    Një front i ri nga Atlantiku do të shkaktojë destabilizim të ri të atmosferës në Ballkan. Fillimisht priten jo-stabilitete para-frontale që sot pritet të krijohen fillimisht në Kroaci, pastaj në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe pjesë të Serbisë.

    Temperaturat në sipërfaqe janë të larta sot dhe mund të nxisë krijimin e konveksioneve të fuqishme lokale që mund të rezultojnë në stuhi të fuqishme të izoluara, me breshër dhe erëra në fuqishme në zonën e shtrëngatës.

    Stuhitë më të fuqishme priten në disa lokacione të Bosnjës dhe Serbisë, ndërsa më vonë pritet krijimi i konveksioneve atmosferike edhe në Mal të Zi.

    Në territoret tona zhvillimet fillimisht do të jenë kryesisht në zonat kodrinore-malore, por vonë pasdite ose në mbrëmje mund të kemi ndonjë zhvillim edhe në disa zona më të ulëta. Stuhitë apo zhvillimet eventuale do të jenë të karakterit krejtësisht lokal.

    Rrebeshe më të shpeshta dhe stuhi lokale priten në Kosovë të mërkurën dhe të enjten në orët e vona të pasdites. Bregdeti shqiptar shumë pak do të preket nga këto jo-stabilitete atmosferike.

  • Ra në koma, Shkëndije Mujaj rrëfen takimin e saj me ‘botën e përtejme’ pas aksidentit: Pashë kopshte, lumenj

    Ra në koma, Shkëndije Mujaj rrëfen takimin e saj me ‘botën e përtejme’ pas aksidentit: Pashë kopshte, lumenj

    Kohë e gjatë pa e parë Shkëndije Mujën në ekran, por ajo është rikthyer së fundmi për një intervistë në Prive, ku ka rrëfyer edhe për një aksident me biçikletë që shkaktoi të përjetonte një koma të shkurtër.

    Për të, ky ishte momenti kur pa botën e përtejme dhe ishte shtysa që të niste edhe studimin e islamit.

    “Po e tregoj për herë të parë. Kur kam qenë adoleshente në Zvicër pata një aksident me biçikletë. Kam rënë në koma, ka qenë 20 minuta dhe kam parë shumë kopshte, shumë lumenj dhe vrapoja nëpër kopsht, thoja sa bukur, një zë më tha a do të qëndrosh këtu? Kam parë shumë flutura dhe lule. I thashë jo do kthehem se i kam thënë babit që do kthehem dhe ashtu ndodhi. Isha shumë e lumtur aty dhe kur i hapa sytë u mërzita shumë. S’më hiqej ajo pamje nga sytë. Ndoshta kjo ka qenë dhe arsyeja pse gjithmonë kam besuar që ka dhe një botë tjetër”, tregoi Shkëndija.

  • Vrasje, tritol e kanabis! Eksperti: “Ustallarët” e bënë Fushën Krujën “akademi”

    Vrasje, tritol e kanabis! Eksperti: “Ustallarët” e bënë Fushën Krujën “akademi”

    Fushë Kruja u trondit në mesnatë nga një vrasje në derë të shtëpisë dhe plagosja e dy fëmijëve të mitur, të pafajshëm. Viktima është Ramazan Sino 29-vjeç. Të plagosur janë dy nipërit e tij. Shënjestra ishte kunati i viktimës, i ati i dy fëmijëve të plagosur, Gentjan Bejtja, që shpëtoi për herë të tretë nga atentatet. Por çfarë ndodh në Fushë Krujë?

    Në vitet e fundit dhe në vazhdim në këtë zonë ke pasur vrasje, tritol, kanabis. Si është fuqizuar kjo zonë? Kush e kontrollon? Një distancë shumë e vogël nga Tirana, por krimi bën kërdinë. Për të shpjeguar më qartë dhe “pa doreza” kontaktuam ekspertin e kriminalistikës Ervin Karamuço, i cili shpjegoi për “5Pyetjet.al” atë që ndodh në Fushë Krujë dhe fshatrat përreth.

    “Aty është një historik që ka filluar diku pas viteve ‘90. Është struktura shoqërore e tillë. Ka një mjedis që e ka prekur shumë shpejt emigracionin. Në Greqi dhe Itali. Kanë ardhur. Kanë qenë të futur në këto rrjetet ndërkombëtare të trafikut të lëndëve narkotike.

    Të lidhur shumë me Tiranën sepse disa prej familjarëve të tyre kanë qenë dhe janë pjesë e grupeve kriminale të fuqishme në Tiranë. Aty e kanë pasur si bazë, armën, drogën. Pjesa e fshatrave ka qenë më e fortifikuar më e mbrojtur. Kanë filluar rivalitetet e para.

    Fiset që kanë filluar të vriten me njëri tjetrin. 1997-ta i bëri më të fuqishëm. Shfrytëzuan malësinë e Krujës për kultivimin e hashashit. Krijuan aleanca me Durrësin, Lezhën, Elbasanin, Fierin, Tiranën. Tritolin e kanë për shkak të guroreve.

    Pra në vazhdimësi u bënë “ustallarë” dhe filluan të ofrojnë shërbime nga më të ndryshmet; eksplozive, vrasje me pagesë, etj. Por edhe me formimin e miteve, i pakapshmi, i paprekshmi dhe tani po i ndjekin si model edhe të rinjtë dhe tani po kthehet si “akademi” aty. Të vjetrit po mësojnë të rinjtë, si bëhet për të fituar emër.

    Kemi pasur 2-3 vrasje që nuk kanë pranuar që të marrin as lekë, po i kanë bërë për emër, për t’u dalë emri fillimisht, si “brand”, deri këtu ka arritur. Lidhjen me Tiranën e kanë me grupet kriminale që origjinën e kanë nga Kruja, Laçi, Mamurrasi, etj, kjo i ka bërë që të jenë kështu” tha ai për

  • Dera e azilit u mbyll! Si e ndoqën killerat shënjestrën këmba këmbës?

    Dera e azilit u mbyll! Si e ndoqën killerat shënjestrën këmba këmbës?

    Policia e Shtetit nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen në mesnatë në Krujë. Ramazan Sino humbi jetën në vend nga plumbat. Dy nipërit e tij, që janë djemtë e shënjestrës, Gentjan Bejtja janë plagosur dhe ndodhen në spital, njëri në gjendje të rëndë.

    Bejtja i trembej dhe e priste këtë gjë, pasi ka kërkuar azil në Norvegji fillimisht e më pas në Suedi, por kërkesat për azil nuk i janë pranuar. Ai i ka shpëtuar dhe dy atentateve të tjera. Kjo ishte hera e tretë.

    Por kush e do të vdekur këtë personazh?

    Kjo ishte hera e tretë që u shpëtonte atentateve. Policia ka ushtruar kontrolle në banesat e të fortëve të Niklës duke shoqëruar tre persona, por ende nuk ka asnjë të arrestuar për atentatin.

    Në vitin 2022 ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka.

    Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Ai i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku edhe në atë kohë u dëmtua.

    Gentjan Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë.

    Ai është hetua edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj në shkurt 2013.

  • Ndodh në Berat! Policia shkon të arrestojë të riun në mes të mbrëmjes së maturës, ai i ulet në gjunjë të dashurës…

    Ndodh në Berat! Policia shkon të arrestojë të riun në mes të mbrëmjes së maturës, ai i ulet në gjunjë të dashurës…

    Një video e propozimit në mbrëmjen e maturës ka pushtuar rrjetet sociale dhe është shpërndarë kudo.

    Një djalë i cili duket sikur arrestohet nga policia dhe më pas i ulet në gjunjë të dashurës së tij ta propozoj për martesë qarkullon gjithandej. Nauni dhe Etjona janë nga Ura Vajgurore e Beratit . Nauni 25 vjeç dhe Etjona 19 vjeç nuk janë të dy maturant.

    Një video e propozimit në mbrëmjen e maturës ka pushtuar rrjetet sociale dhe është shpërndarë pafund. Nauni 25 vjeç vendosi t’i bëjë të dashurës së tij Etjonës 19 vjeç një propozim për martesë të pazakontë. Gjatë festës së maturës, atë e marrin disa truproja që e nxjerrin me dhunë jashtë duke panikosur Etjonën e cila i pyeste se çfarë ka bërë.

    Në një moment Nauni ulet në gjunjë, kthehet nga e dashura e tij dhe i zgjat unazës. Vajza emocionohet dhe i drejton dorën për t’i vendosur unazën, ndërkohë që të gjithë të rinjë e maturës po duartrokisnin.

    Çifti ka qenë i ftuar në emisionin Shqipëria Live, ku kanë treguar emocionet e tyre dhe se di erdhi ideja e këtij propozimi.

    Nauni: Kishte nja një orë që kishte filluar mbrëmja, po hanim, po pinim, po kërcenim brenda.

    Arjon Muça: Po them për projektimin. E kishe menduar më përpara?

    Nauni: Jo, jo fare. Ishte e momentit. Dola jashtë me çunat po pinim duhan dhe thashë ore unë jam që jam, dasmën e kam, a nuk do e propozoj fare? Për unazën, kam mikun tim që ka argjendari… Pastaj kapa drejtoreshën, se nuk mund të bëja një veprim të tillë pa folur me drejtoreshën sepse unë isha i ftuar atje, nuk ishte matura ime. Drejtoreshës i pëlqeu si ide goxha.

    Pra sipas Naunit i gjithë plani për propozim u bë vetëm brenda gjysmë ore dhe rezultoi një propozim që u pëlqye nga të gjithë dhe që u bë virale kudo nëpër rrjetet sociale.

  • A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat (Tabela)

    A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat (Tabela)

    Të mërkurën na pret mot shumë jo-stabil.

    Parashihen intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të stuhive lokale me vetëtima dhe bubullimë.

    Stuhitë lokale do të shkaktojnë ulje kryesisht të lehta të temperaturave.

    Në bregdet kryesisht mot stabil.

  • Aksident tragjik në Greqi, humb jetën i riu shqiptar

    Aksident tragjik në Greqi, humb jetën i riu shqiptar

    Një aksident tragjik është regjistruar në ishullin grek, Mykonos ku ka mbetur i vdekur një 27-vjeçar shqiptar.

    Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Skylabela ku dyshohet se i riu ka humbur kontrollin e mjetit duke shkaktuar përmbysjen e saj.

    Sipas mediave greke aksidenti ka qenë shumë i fortë dhe 27-vjeçari ka humbur jetën në vend. Edhe pse ambulanca dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ata nuk kanë mundur të bënin asgjë për të riun.

    Ndërkohë rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

  • Moti i keq po ‘bën namin’ në Ballkan/ Ngrihet alarmi shumë pranë Shqipërisë, ja çfarë pritet të ndodhë sot

    Moti i keq po ‘bën namin’ në Ballkan/ Ngrihet alarmi shumë pranë Shqipërisë, ja çfarë pritet të ndodhë sot

    Instituti Hidrometeorologjik i Kroacisë ka lëshuar një paralajmërim të verdhë për pjesën më të madhe të vendit për të martën..

    Në shumicën e rajoneve në Kroaci sot do të mbajë mot i ndryshueshëm e i paqëndrueshëm, me reshje shiu, lokalisht, do të ketë reshje më të theksuara me bubullima, më shpesh në perëndim të vendit, është parashikimi i Institutit Shtetëror Hidrometeorologjik (DHMZ).

    “Jini vigjilentë për stuhi të mundshme të forta. Tregoni kujdes të veçantë në zonat e ekspozuara si male, pyje dhe livadhe, apo fusha të hapura. Ndërprerjet e aktiviteteve në natyrë janë të mundshme,” paralajmëruan ata.

    Për zonën e Zagrebit, ata paralajmërojnë për rrebeshe dhe stuhi lokale më të theksuara, si dhe një mundësi të lehtë për përmbytje të shpejta.