Author: editor

  • ‘Mirëkuptojeni gjendjen e saj të rënduar’, Fisnik Syla reagon pas deklaratave të bujshme të Fjolla Morinës

    ‘Mirëkuptojeni gjendjen e saj të rënduar’, Fisnik Syla reagon pas deklaratave të bujshme të Fjolla Morinës

    Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të gjendjes së saj jo të mirë. Ka qenë e ëma e saj që e ka bërë të ditur lajmin duke shprehur shqetësimin për të bijën. Pas deklaratave të Fjollës, Fisnik Syla ka bërë një reagim të gjatë ku shprehet se nuk duhen marrë për bazë akuzat dhe deklaratat e këngëtares dhe kërkoi që ajo të mirëkuptohet.

    “Reagim publik.

    Të nderuar, po e ndjej të nevojshme ta bëj këtë sqarim për opinionin lidhur me deklaratat e fundit që ka bërë F.M (emër i njohur për publikun). Tashmë siç jeni të dëshmuar, gjendja shëndetësore e personit në fjalë nuk është në stadin më të mirë të mundshëm dhe rrjedhimisht edhe ato që thotë nuk mund të merren si të vërteta e as nuk janë të vërteta. Po e ndjej si detyrim ndaj opinionit publik që të sqaroj të vërtetën mbi personat e përmendur në video, në veçanti mikut tim me inicialet D.K, i cili ka qenë një ndihmesë shumë e madhe e jona në kohën kur ajo ndodhej në paraburgim dhe e them pa mëdyshje që është nga personat më bamirës dhe më human që njoh. Lus të gjithë njerëzit që ta mirëkuptojnë gjendjen e rënduar të zonjës në fjalë dhe të anashkalojnë deklaratat e pavërteta të saj.”, shkruan ai.

  • Sapo ishte kthyer nga marketi, 63-vjeçari tmerrohet kur gjen të fshehur gjarpin brenda qeses me brokol

    Sapo ishte kthyer nga marketi, 63-vjeçari tmerrohet kur gjen të fshehur gjarpin brenda qeses me brokol

    Një burrë në Mbretërinë e Bashkuar përjetoi tmerrin kur hapi një qese me brokoli në frigoriferin e tij dhe gjeti një gjarpër të gjallë brenda saj.

    63-vjeçari, Neville Linton tha se gjarpri ishte i aftë për një kafshim të rrezikshëm. Ai tregoi se bleu brokoli në një nga supermarketet në West Midlands, MB, më 2 qershor.

    E futi në frigorifer dhe më pas ishte gati ta ziente derisa pa gjarprin të fshehur brenda brokolit.

    Linton deklaroi se ka frikë nga gjarpërinjtë, ndaj të afërmit e tij nxituan për ta ndihmuar me zvarranikun.

    “Ishte mjaft e frikshme. Me gjarpërinjtë nuk i kam punët mirë. Mirë që nuk e lashë brokolin jashtë në kuzhinë, përndryshe do të kishte ikur nëpër shtëpi. Ky do të ishte një rrezik i madh për ne, sepse ne jemi dy njerëz shumë vulnerabël që jetojmë këtu./Albeu.com/

  • “Njerkë e çmendur”, urimi special i vajzës së Mark Frrokut për Rudina Dembacajn (FOTO LAJM)

    “Njerkë e çmendur”, urimi special i vajzës së Mark Frrokut për Rudina Dembacajn (FOTO LAJM)

    Ditën e sotme, aktorja e njohur Rudina Dembacaj feston ditëlindje. Ajo ka zgjedhur që këtë ditë speciale ta kalojë pranë njërëzve të saj të dashur, aty ku ka edhe zemrën: në mal.

    Dhe përvec vendit, akoma më e vecantë ishte torta e ditëlindjes. Djath i njomë, mbi të cilin qëndronin qirinjtë.

    Ndërkohë urimet për aktoren kanë nisur që në mes natë e mes tyre nuk ka munguar edhe urimi nga vajza e bashkëshortit të saj, Mark Frroku.

    Krah një foto të tyre Mara shkruan: Gëzuar ditëlindjen njerkës më të çmendur.

    Kujtojmë se Rudina ka treguar gjithmonë se ka një raport special më fëmijët e bashkëshortit të saj, ish-politikanit Mark Frroku./albeu.com/

  • Gruaja moldave në Itali helmon burrin shqiptar me ilaç miu

    Gruaja moldave në Itali helmon burrin shqiptar me ilaç miu

    Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur në Itali. Një 54-vjeçar shqiptar është helmuar me ilaç miu nga gruaja e tij 46-vjeçare, nga Moldavia. Kjo e fundit pas ngjarjes është vënë në prangat e policisë italiane.

    Në dëshminë e saj, gruaja ka mohuar akuzat e helmimit të bashkëshortit të saj, teksa sipas hetimeve ajo kishte tentuar vazhdimisht të helmonte shqiptarin. Pas ekspertizës mjeko ligjore, në gjakun e 54-vjeçarit kishte gjurmë të kimikateve helmit të minjve.

    Departamenti i mjekësisë së brendshme të spitalit Romagna vendosi të shihte më qartë, duke kërkuar analiza që konfirmuan se burri ishte helmuar me helm miu. Mjekët janë shprehur se shqiptari shkonte shpesh në spital me të njëjtat simptoma helmimi.

    Arrestimi i gruas u bë më 28 qershor 2023, ku u caktua në paraburgim dhe më pas u dërgua në “arrest shtëpiak” në shtëpinë e nënës së saj. 54-vjeçari shqiptar u tha hetuesve se i vetmi person që mund ta helmonte ushqimin ishte gruaja e tij.

  • Alma te videoja e Gjicit nuk pranon arrestin në shtëpi: Duhet të kujdesem për fëmijën dhe nënën

    Alma te videoja e Gjicit nuk pranon arrestin në shtëpi: Duhet të kujdesem për fëmijën dhe nënën

    Pasi Safet Gjici kërkoi masë më të lehtë sigurie, edhe Alma ka bërë të njëjtën gjë. Kaçi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit për një masë më lehtësuese se sa ajo e arrestit në shtëpi. Në kërkesë, Alma shkruan se nuk mund të qëndrojë në arrest shtëpie pasi është e vetmja që sjell të ardhura në familje dhe se duhet të kujdeset për fëmijën 12 vjeçar dhe nënën 71 vjeçare të sëmurë.

    Kujtojmë se Gjici baba i 4 fëmijëve dhe gjysh, ishte pjesë e një video skandali ku u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij me Almën. Pamja në fjalë rezulton të jetë filmuar më 6 Qershor të këtij viti, teksa u publikua kudo në rrjet më datë 16.06.2023.

    Për shtetasen Alma Kaçi. është dhënë masa sigurisë “arrest shtëpiak”, ndërsa Gjici është arrestuar pranë një lokali te shtëpia e tij në Tiranë. Ndaj Gjicit rëndon akuza e “Korrupsionit pasiv”, pasi në videon të publikuar pak ditë më parë doli në pah biseda e tij me gruan me të cilën kryente marrëdhënie, për një tender për sterilizimin e qenve.

  • E frikshme/ Temperaturat ekstreme ‘pushtojnë’ botën, ja cili është shteti ku temperatura ka arritur në 50 gradë

    E frikshme/ Temperaturat ekstreme ‘pushtojnë’ botën, ja cili është shteti ku temperatura ka arritur në 50 gradë

    Qytetet Zahak dhe Hirmand në provincën Sistan-Baluchistan të Iranit u bënë rajonet më të nxehta të vendit ku temperatura arriti në 50 gradë Celsius, transmeton Anadolu.

    Sipas agjencisë zyrtare iraniane IRNA, drejtori i përgjithshëm i Meteorologjisë Sistan-Baluchistan, Muhsin Haydari tha se në qytetet Zahak dhe Hirmand temperatura e ajrit ka arritur në 50 gradë, duke i bërë ato rajonet më të nxehta të vendit.

    Sipas tij, në qytetin Zahidan, qendrën administrative të provincës, janë regjistruar 42 gradë. Haydari theksoi se temperatura e ajrit do të ulet nga e hëna me forcimin e erës.

    Ai paralajmëroi qytetarët të mos dalin jashtë pa nevojë dhe të shmangin trafikun kur dukshmëria është e zvogëluar.

    Drejtori i Përgjithshëm për Menaxhimin e Krizave në Sistan-Baluchistan, Majid Mohibbi tha se më shumë se 1.000 persona u dërguan në spitale dhe qendra mjekësore ndërsa një person humbi jetën për shkak të pluhurit të imët që solli stuhia në disa qytete.

  • Leku letër! Këto 2 shenja horoskopi do të bëjnë namin me para këtë korrik

    Leku letër! Këto 2 shenja horoskopi do të bëjnë namin me para këtë korrik

    Disa shenja do të kenë një korrik shumë të qetë dhe fitimprurës dhe do të shohin të ardhurat e tyre të rriten në qiell. Në veçanti, ata do të shohin gradualisht stabilizimin dhe rritjen e sektorit të tyre financiar dhe profesional, duke i dhënë fund kështu periudhës së fundit kur situata ishte e çuditshme.

    E vërteta është se ata kishin luftuar mjaftueshëm dhe i kishin pas nevojat e tyre për të “mbyllur vrimat” që kishin të bënin me paratë, ndërsa në të njëjtën kohë kishin shumë vështirësi për të gjetur një ekuilibër.

    Për këto shenja të Horoskopit, në radhë të parë ishte jeta e tyre profesionale dhe problemet financiare ishin ato që u morën shumë kohë nga përditshmëria, ndërsa lodhja mendore për shkak të kësaj ishte e madhe. Kështu, korriku do t’u japë atyre frymën që kishin aq shumë nevojë dhe ata më në fund mund të vënë në një rresht gjithçka që i preokuponte dhe t’i kushtohen vetes dhe kohës së tyre të mirë.

    Lexoni më poshtë me detaje se cilat janë ato shenja të Horoskopit që do të fitojnë shumë para në korrik 2023:

    DASHI

    Dashi i përkasin shenjave me fat të muajit, ndërsa përmes Hënës së Plotë do të mund të përfitojnë shumë privilegje në jetën e tyre profesionale. Në veçanti, një mundësi e re pune apo një bonus do të shfaqet në fund të muajit, duke krijuar një atmosferë krejtësisht të ndryshme dhe duke rritur psikologjinë e tyre. Në të njëjtën kohë, puna dhe këmbëngulja që kanë bërë për kaq shumë kohë më në fund do të shpërblehen duke rritur shumë vetëbesimin e tyre dhe disponimin për një verë të shkujdesur.

    SHIGJETARI

    Shigjetarët do të kenë mundësinë të kalojnë një muaj të shkujdesur dhe deri në shtator kur fillon vjeshta do të kalojnë një verë ëndërrimtare. Paratë nuk sjellin lumturi, megjithatë në verë kur planet për pushime janë të shumta, pak para shtesë nuk janë kurrë të padëshirueshme. Një çështje që lidhet me asetet do të ketë zhvillimin më të mirë të mundshëm dhe gjithashtu ka shumë mundësi që disa para të shfaqen papritur.

  • “Ju lutem ta mirëkuptoni gjendjen e saj të rënduar”/ Pas deklaratave të bujshme të Fjolla Morinës, reagon për herë të parë ish- partneri i saj

    “Ju lutem ta mirëkuptoni gjendjen e saj të rënduar”/ Pas deklaratave të bujshme të Fjolla Morinës, reagon për herë të parë ish- partneri i saj

    Prej disa ditësh tashmë, Morena Taraku ka tërhequr vëmendjen e publikut pas disa deklaratave të forta duke akuzuar disa emra të estradës se janë pjesë e ‘krimit të organizuar’.

    Madje në lidhje me këtë situatë, reagoi dhe nëna e artistes, Selvete Rexha e cila pranoi se vajza e saj ka probleme të shëndetit mendor dhe i kërkoi falje publikisht personave që ka akuzuar Fjolla.

    “Fjolla, vajza ime nuk është mirë me shëndet ka disa muaj që të gjithë familjarët ndihen në rrezik kur jemi me të. Prej 4 muajsh jam larguar edhe unë nga banesa ku jetoja me Fjollen më është kundërvënë disa herë dhe nuk kam qetësi kur po e shoh në këtë gjendje. Unë bashkë me familjen time distancohemi nga akuzat e saj, nuk i njeh ata persona, ajo vetëm po shpik gjëra që nuk ekzistojnë”, tha nëna e këngëtares, e cila mes tjerash tha se është e shqetësuar për gjendjen e vajzës së Fjollës e cila është vetëm 7 vjeçe dhe me veprimet e nënës së saj përballet çdo ditë.

    E së fundmi ka ardhur dhe reagimi i ish-partnerit të këngëtares, biznesmeni Fisnik Syla. Ai ka bërën një deklaratë të gjatë në ‘InstaStory’ ku shprehet se Fjolla nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk duhen marrë përbazë akuzat dhe deklaratat e saj.

  • Meri Shehu bën parashikimin: Ç’e e pret kryeministrin në mesin e muajit

    Meri Shehu bën parashikimin: Ç’e e pret kryeministrin në mesin e muajit

    Kryeministri Edi Rama feston sot 59-vjetorin.

    Astrologia Meri Shehu foli në Euronews Albania për parashikimin e horoskopit mujor për 12 shenjat e horoskopit . Kryeministri Edi Rama i përket shenjës së gaforres.

    Në lidhje me gaforret që janë në pushtet, shenjë së cilës i përket edhe kryeministri Edi Rama, Meri Shehu tha se do të kenë një ngërç pas datës 17.

    Ajo tha se kryeministri i përket një shenje që nuk është luftarake, pasi sipas saj gaforret duan paqe e dashuri dhe nuk janë shenja luftëtare.

    “Është një ditë festive, gaforret e kanë ujë situatën, janë emocionale. Nuk janë shenja lufte. Duan paqe dhe dashuri. Mesi i muajit nuk do jetë i mirë për gaforret. Pas datës 17 do ketë një ngërç për gaforret që kanë pushtet. Edi nuk është luftëtar, ndryshe nga Albini që është luftëtarë. Albini si Dash do e ketë pak të vështirë mesin e muajit”, tha Meri Shehu.

  • Mozzik paralajmëroi martesën, Loredana konfirmon lidhjen me futbollistin me ngjyrë, vetëm 21-vjeç

    Mozzik paralajmëroi martesën, Loredana konfirmon lidhjen me futbollistin me ngjyrë, vetëm 21-vjeç

    Loredana konfirmoi lidhjen me futbollistin gjerman Karim Adeyemi.

    Në një galeri me foto në Instagram, Loredana postoi një foto duke u puthur me një person. Karim nuk duket, por sidoqoftë kuptohet që është ai.

    Karim-David Adeyemi luan si sulmues për klubin Borussia Dortmund dhe kombëtaren gjermane.

    Thashethemet për raportin mes tyre nisën nga disa postime të dyshimta në Instagram.