Author: editor

  • Sherri me Luizin/ Zhaklin Lekatari i del në krah Ronaldos: Ujku qimen e ndërron…

    Sherri me Luizin/ Zhaklin Lekatari i del në krah Ronaldos: Ujku qimen e ndërron…

    Ronaldo Sharka i është përgjigjur përmes një videoje Luizit dhe Kiarës pas sherrit me ta. Ronaldo tha në episodin e parë te “Kepi i Vipave” se ai do ta prezantonte emisionin më mirë se prezantuesja aktuale, Kiara Tito dhe se sipas tij ajo e ka marrë vendin prej Luizit. Kaq është dashur që Luizi të shpërthejë ndaj Ronaldos.

    Ronaldo zgjodhi të reagojë me një video të cilën e publikoi në Instagram. Mes të tjerash ai e cilëson Luizin mosmirënjohës.

    Në krah i ka dalë edhe Zhaklin Lekatari, e cila komenton: “Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”.

  • Përlot vajza nga Tirana: Si shoqja e ngushtë më prishi lumturinë…

    Përlot vajza nga Tirana: Si shoqja e ngushtë më prishi lumturinë…

    Jam Mira nga Tirana 21 vjeç. Mora guximin të ndaj me ju këtë dhimbje, këto vuajtje, këto lot që kanë pushtuar shpirtin tim. Gjithçka nisi bukur, ëmbël, me buzëqeshje pafund.
    Nuk mendoja kurrë që ato çaste nuk do zgjatnin përgjithmonë. Jetova një ëndërr që fatkeqësisht mbeti prapë ëndërr. Ishte një ditë e shtunë shumë e bukur. Dola me shoqet e mija për të pirë një kafe. Atë ditë po kalonim shumë mirë dhe vetëm qeshnim. Isha shumë e lumtur sa po habitesha me veten time.

    Vajtëm në një lokal të bukur, u ulëm dhe po bisedonim. Nuk kaloi shumë dhe pranë nesh u ulën një grup çunash. Njëri nga ata më ra shumë në sy ngaqë gjithë kohën vetëm shikonte nga tavolina jonë. Unë fillova të dridhesha sepse ai po më tërhiqte shumë si djalë. Ishte dashuri me shikimin e parë. Nuk qëndroi shumë aty dhe u ngrit bashkë me shokët e tij. Ne akoma vazhdonim të shikoheshim me njëri tjetrin sikur njiheshim prej kohësh. Ai iku

    Unë pa humbur kohë u tregova shoqeve për veprimet e tij. Ato nuk më besonin dhe ndërruan muhabet. Unë nuk e kisha fare mendjen në atë çfarë thoshin ato. Në mendje kisha vetëm sytë dhe buzëqeshjen e tij të ëmbël. Pas pak u ngritëm dhe ne. Vajta për të paguar dhe kamarieri më dha një letër. Më tha e ke nga ai çuni që ishte këtu pak më parë. Ai e kishte emrin E. Në atë letër më kishte lënë bashkë me emrin edhe numrin e tij të telefonit. Aq sa u habita edhe u kënaqa. Më dukej shumë e pabesuar. Nuk arrija të kuptoja a është e vërtetë kjo që po ndodhte.

    Arrita në shtëpi duke menduar për të. U mendova gjatë dhe vendosa ti dërgoja një mesazh.“kishe buzëqeshjen më të bukur në botë“ I thashë – nga vajza e lokalit. Ai ma ktheu mesazhin shumë shpejt. “ti kishe sytë më të bukur në botë dhe do të doja ti shikoja përsëri“. Që nga ajo ditë ne filluam të shkëmbenim mesazhe dhe të flisnim në telefon shumë herë në ditë. Një natë më dërgoi sms, nesër dua të takoj patjetër, të lutem mos më thuaj jo.

    Unë atë po prisja me padurim. Ok, i thashë, s’po ta prish. Të nesërmen dolëm, folëm shumë gjatë. Ai më foli për veten e tij shumë herë. Folëm për të kaluarën dhe të ardhmen tonë. Takimet tona filluan të bëheshin akoma më të shpeshta. Nuk rrinim dot asnjë ditë pa parë njëri tjetrin. Ndihesha shumë e lumtur pranë tij.

    Pas dy ditësh një shoku i tij kishte ditëlindjen dhe ai më ftoi edhe mua. Vendosa të shkoja në atë ditëlindje për të qenë akoma më pranë tij. Ndihesha në siklet sepse shoqëria e tij ishte e panjohur për mua. U mundua të mos më linte në asnjë moment vetëm dhe po më qëndronte shumë pranë. U ngritëm të kërcenim dhe të gjithë na shikonin me habi. U përqafuam dhe e ndjeva shumë pranë meje trupin e tij. Je personi më I veçantë në jetën time, më tha.

    Do të doja të ishe e imja përgjithmonë dhe u afrua të më puthte. Ishte një moment që s’do ta harroj kurrë në jetën time. Ndjeva diçka shumë të çuditshme dhe e kuptova që unë e doja atë njeri me gjithë zemër. Filluam të putheshim e të përqafoheshim sikur kishim një vit të lidhur. Sapo mbaroi kënga unë I thashë; jam e jotja përgjithmonë.

    Ai u gëzua pa masë, je dhurata më e bukur për mua sonte, tha i emocionuar. Atë natë unë I fala atij njeriu çdo gjë timen. Që nga ai moment jeta ime ndryshoi plotësisht. Ajo natë do mbetet gjithmonë e pa harruar për mua. Kështu kuptova që historia ime me E. po bëhej dita ditës më e fortë. Pas disa kohësh çdo gjë u bë zyrtare dhe ne u fejuam.

    Prindërit e tij të cilët nuk jetonin në Shqipëri erdhën vetëm për mua dhe më donin shumë. Mendova se çdo gjë po shkonte mirë por u gabova. Siç thotë dhe fjala e urtë popullore pas çdo të mirë vjen një e keqe. Dhe me mua kështu ndodhi. Nuk e prisja kurrë një gjë të tillë nga ai. Por si të gjithë meshkujt e tjerë edhe ai bëri atë që s’do t’ia falja kurrë.

    Nuk e di pse por fillova ta ndjeja ftohtësinë e tij, sado që ai mundohej ta fshihte. Ishte e kotë, pasi unë e kuptoja dhe ja lexoja në sy se diçka po ndodhte tek ai. E njihja aq mirë sa që nuk e fshihte dot. Por prapë unë i thosha vetes se po gabohesha. Nuk doja që kjo gjë të më ndodhte mua. E kisha shumë të vështirë ta pranoja.

    Gjithsesi nuk kisha ç’të bëja, të gjitha gjërat duhen pranuar ashtu si të vijnë. Shpesh herë kur ishim bashkë i vini mesazhe dhe ai ngrihej larg meje për t’i lexuar, gjë që nuk kishte ndodhur më parë. Gjithmonë celulari i tij ishte në duart e mija ndërsa në ato kohë nuk e nxirrte më në tavolinë. Nuk vinte shpesh të më takonte dhe atëherë kur vinte ikte shumë shpejt me justifikime nga më të ndryshmet. Shpesh e pyesja dhe ja thosha se unë po dyshoja për diçka por ai nervozohej keq fare dhe e mohonte. Normal si do të vepronte ndryshe! E kuptova që me të vërtetë diçka nuk shkonte dhe vendosa ta kontrolloja.

    Nuk kam pasur kurrë dëshirë të arrija deri në këtë pikë por kur të detyrojnë nuk ke se çfarë t’i bësh. Ishte ditë e shtunë dhe nuk më kishte marrë në telefon për të dalë. Kur e mora unë ai mu përgjigj shumë çuditshëm dhe më tha që ishte për kafe nga shkolla ime. Mu duk shumë e habitshme se ai vinte shumë rrallë andej. Me kë je e pyeta? Me N. tha, për një shokun e tij. Më tregoj dhe lokalin ku ishte. Ok i thashë, unë kam punë në shtëpi dhe s’dal dot. S’ka gjë tha se do dalim nesër.

    esha dhe mora rrugën për atje. Gjithë rrugës mendoja për më të keqen. Lutja zotin dhe shpresoja që çdo gjë të shkonte mirë dhe të mos më kishte gënjyer. Aq shumë e doja sa fillova ta urreja që në ato momente pa e ditur akoma se çfarë kishte ndodhur. Nuk e di ku e gjeta gjithë atë guxim dhe hyra në lokal. Kur e pashë sa nuk më ra të fikët.

    E mbajta veten dhe ju afrova tavolinës. Nuk u besoja syve. E mendoja të keqen, por jo këtë. Ai po puthej me R. shoqen time të ngushtë. E kisha si motër, i tregoja gjithçka. Madje i kisha treguar edhe se E. kishte ndryshuar sjellje me mua. Ajo si e pafajshme më thoshte që ta zbuloja çfarë po ndodhte dhe të mos ja falja kurrë.

    Nuk më panë. Qëndroja në këmbë afër tavolinës së tyre dhe nuk kisha kurajë t’u flisja. Vetëm qaja. Pas disa çastesh ata më panë, nuk u fola fare dhe dola me vrap nga lokali. E. më ndoqi nga mbrapa por unë vrapova dhe arrita në shtëpi. I binte telefonit por nuk kisha zemër ti flisja. Nuk e kuptoj si kishte fytyrë dhe më merrte në telefon.

    Kalova pesë ditë pa dalë fare nga dhoma. Vetëm qaja dhe mallkoja ditën kur e njoha dhe i fala dashurinë. Çfarë i kisha bërë unë që ai të ma punonte në këtë mënyrë. Familjet tona prisnin që ne të vendosnim datën e dasmës. Çdo gjë e bukur u prish dhe çdo ëndërr e bukur u shua. Mendoja për të gjitha ato që kishim biseduar bashkë. Kishim bërë plane shumë të bukura të cilat nuk do të realizoheshin kurrë. Pas shumë vuajtjesh dhe të qarash vendosa të përballesha me të dy.

    Kisha një dëshirë të madhe që të hakmerresha. Nuk e di si por do ja arrij qëllimit mendoja me vete. E mora E. në telefon dhe i thashë se doja ta takoja. Ai pranoi dhe e lamë të takoheshim. I kisha premtuar vetes se nuk do qaja dhe do rrija e fortë. U takuam shumë të ftohur. Me pafytyrësinë më të madhe tentoi të më puthte. Kurrë më i thashë. U ulëm dhe dola direkt në teme. Dua arsyet, i thashë se pse e bërë një gjë të tillë? Ti një herë dhe pastaj do ma shpjegojë dhe shoqja ime. Unë të dua vetëm ty, më tha. Nuk më bënin më përshtypje fjalët e tij.

    E kisha ndarë mendjen se çdo gjë mes nesh kishte marrë fund, thjesht doja një shpjegim. Nuk e dija se ku kisha gabuar me të! Ai nuk më jepte asnjë lloj sqarimi vetëm më përsëriste shumë shpesh se më donte. Meqë më do i thashë pse ma bërë këtë? Të lutem më fal tha. Kurrë i thashë. Po të kishte ndodhur me ndonjë tjetër ndoshta do e kisha bërë një përpjekje por me shoqen time të ngushte?! Kurrë! Koha kalonte dhe ai s’po më jepte asnjë përgjigje të pyetjeve që i bëja unë.

    Nuk më prekin fare fjalët e tua i thashë, mes nesh ka marrë fund dhe përgjithmonë, është e kotë të vazhdosh të lutesh e të bësh si fëmijë. Meqë ti s‘më dhe asnjë shpjegim për këtë që ka ndodhur do ja kërkoj dhe R. Nuk e kuptoj akoma se si arrita t’ia thosha të gjitha ato fjalë pa hedhur një pikë loti. Sa u ndava nga ai vajta në shtëpinë e shoqes time, pasi ajo nuk merrte dot mundimin as të më hapte telefonin e jo më të më takonte. I rashë derës dhe ma hapi e motra. Këtu është R i thashë?

    Po tha, hajde, është në dhomën e saj po mëson. Ajo vetëm më shikonte dhe nuk fliste fare. Pse – i thashë. Nuk e di se si ndodhi, tha. Unë e dua E. E mora përgjigjen dhe dola nga shtëpia gjithë urrejtje. Mbërrita në shtëpi dhe fillova të qaja. Familja dhe veçanërisht motra e kishin kuptuar se diçka nuk shkonte me mua. Ua shpjegova të gjitha dhe ju thashë se lidhja ime me E kishte marrë fund. Babi u bë shumë keq pasi mentaliteti në Shqipëri kështu është.

    Që ne të bashkoheshim ndërhyri dhe familja e tij e sidomos e motra e cila më telefononte çdo ditë. Më vinte shumë keq sepse ato ishin njerëz shumë të mirë. Përfundimisht e kisha ndarë mendjen. Edhe pse e doja pafund nuk arrija dot ta kapërdija një gjë të tillë. Mendova se do të më kalonte, por jo. Kaloi shumë kohë dhe nuk e kalova dot këtë gjendje. Më merrte malli për ta takuar. Por nuk mora guximin asnjëherë jo ta takoja, por as ti bija telefonit të tij

    Fejesa u prish ashtu siç ishte ndërtuar, me anë të familjeve. Tashmë kanë kaluar plot 2 vjet që kur ne u ndamë dhe nuk jemi takuar asnjë here. Nuk jemi parë as rastësisht dhe për këtë më vjen shumë mirë. Nuk dua as ta takoj e as ta shikoj. Edhe kur shoqet e mija më thonë ndonjë gjë nuk dua ti dëgjoj fare. Nuk dua të di asgjë për atë njeri edhe pse vazhdoj ta dua me gjithë forcën e shpirtit tim. Më mjafton që di se ata janë bashkë tani dhe po presin një fëmijë.

    Uroj me zemër ta lexojnë shkrimin. kjo ishte dashuria ime për të dhe e atij për mua, të cilën akoma nuk e kam kuptuar. Thua të më ketë dashur vërtetë? Se besoj. Ai u martua me shoqen time dhe po pret të bëhet baba. Sa do doja që ai fëmijë të ishte i imi. Por jo, nuk është e thënë që çdo gjë të shkojë ashtu si e mendojmë. Gjithsesi unë do ta dua gjithmonë edhe pse nuk dua ta dua. Uroj që ai fëmijë të lindë e të rritet i shëndetshëm pasi nuk ka faj për asgjë.

    Më pak fjalë kjo ishte historia ime. Mos besoni çdo gjë që thashë. Është shumë e vërtetë që të gjithë meshkujt janë njëlloj. Atëherë kur mendon se ke gjetur dashurinë e vërtetë atëherë e humbet. Në mënyrë të çuditshme u njohëm dhe në mënyrë shumë të çuditshme u ndamë. Më falni që u zgjata kaq shumë. Ju uroj të gjithëve fat dhe mbarësi në jetë. Ju falënderoj që lexuat historinë time.

  • Verë me fat! Dy shenjat e Horoskopit që do të fitojnë shumë para gjatë korrikut

    Verë me fat! Dy shenjat e Horoskopit që do të fitojnë shumë para gjatë korrikut

    Disa shenja do të kenë një korrik shumë të qetë dhe fitimprurës dhe do të shohin të ardhurat e tyre të rriten në qiell. Në veçanti, ata do të shohin gradualisht stabilizimin dhe rritjen e sektorit të tyre financiar dhe profesional, duke i dhënë fund kështu periudhës së fundit kur situata ishte e çuditshme. E vërteta është se ata kishin luftuar mjaftueshëm dhe i kishin pas nevojat e tyre për të “mbyllur vrimat” që kishin të bënin me paratë, ndërsa në të njëjtën kohë kishin shumë vështirësi për të gjetur një ekuilibër.

    Për këto shenja të Horoskopit, në radhë të parë ishte jeta e tyre profesionale dhe problemet financiare ishin ato që u morën shumë kohë nga përditshmëria, ndërsa lodhja mendore për shkak të kësaj ishte e madhe. Kështu, korriku do t’u japë atyre frymën që kishin aq shumë nevojë dhe ata më në fund mund të vënë në një rresht gjithçka që i preokuponte dhe t’i kushtohen vetes dhe kohës së tyre të mirë.

    Lexoni më poshtë me detaje se cilat janë ato shenja të Horoskopit që do të fitojnë shumë para në korrik 2023:

    DASHI

    Dashi i përkasin shenjave me fat të muajit, ndërsa përmes Hënës së Plotë do të mund të përfitojnë shumë privilegje në jetën e tyre profesionale. Në veçanti, një mundësi e re pune apo një bonus do të shfaqet në fund të muajit, duke krijuar një atmosferë krejtësisht të ndryshme dhe duke rritur psikologjinë e tyre. Në të njëjtën kohë, puna dhe këmbëngulja që kanë bërë për kaq shumë kohë më në fund do të shpërblehen duke rritur shumë vetëbesimin e tyre dhe disponimin për një verë të shkujdesur.

    SHIGJETARI

    Shigjetarët do të kenë mundësinë të kalojnë një muaj të shkujdesur dhe deri në shtator kur fillon vjeshta do të kalojnë një verë ëndërrimtare. Paratë nuk sjellin lumturi, megjithatë në verë kur planet për pushime janë të shumta, pak para shtesë nuk janë kurrë të padëshirueshme. Një çështje që lidhet me asetet do të ketë zhvillimin më të mirë të mundshëm dhe gjithashtu ka shumë mundësi që disa para të shfaqen papritur.

  • Si ta ftohni ujin, pa e futur në frigorifer

    Si ta ftohni ujin, pa e futur në frigorifer

    Në verë me temperaturat e larta ne jemi gjithmonë në kërkim të mënyrave për t’u freskuar. Përveç pijeve joalkoolike, frutave të stinës, smoothies dhe lëngjeve, mënyra më e lehtë dhe më efektive për t’u freskuar është pirja e ujit!

    Po sikur uji ynë të jetë jashtë frigoriferit? A ka ndonjë mënyrë për ta bërë atë të freskët? Një truk që ia vlen ta provoni dhe mund ta bëni edhe jashtë shtëpisë, për sa kohë që keni me vete mjetet e duhura…!

    Çfarë do t’ju duhet? Një shishe me ujë dhe një leckë të lagur (leckë, bluzë, madje edhe një peshqir). Si do të funksionojë truku?

    Thjesht ndiqni hapat e mëposhtëm:

    E lagim shumë mirë leckën dhe e kullojmë mirë, në mënyrë që të jetë mjaft e lagur, por të mos pikojë.

    Më pas e mbështjellim shishen e ujit me leckë dhe sigurohemi që e gjithë sipërfaqja e shishes të jetë e mbuluar.

    E vendosim shishen e mbështjellë në diell! Po, në diell! Ky fenomen quhet termodinamikë. Nxehtësia nga rrezet e diellit do të thithë lagështinë e pëlhurës. Kjo nga ana tjetër do të thithë nxehtësinë e shishes, duke ftohur kështu brendësinë e saj, duke ulur temperaturën e shishes.

    Kjo teknikë funksionon po aq mirë për shishet plastike dhe qelq, sa edhe për ambalazhet prej alumini.

    Thjesht ndiqni hapat e mëposhtëm:

    E lagim shumë mirë leckën dhe e kullojmë mirë, në mënyrë që të jetë mjaft e lagur, por të mos pikojë.

    Më pas e mbështjellim shishen e ujit me leckë dhe sigurohemi që e gjithë sipërfaqja e shishes të jetë e mbuluar.

    E vendosim shishen e mbështjellë në diell! Po, në diell! Ky fenomen quhet termodinamikë. Nxehtësia nga rrezet e diellit do të thithë lagështinë e pëlhurës. Kjo nga ana tjetër do të thithë nxehtësinë e shishes, duke ftohur kështu brendësinë e saj, duke ulur temperaturën e shishes.

    Kjo teknikë funksionon po aq mirë për shishet plastike dhe qelq, sa edhe për ambalazhet prej alumini.

  • A e dinte që donin ta vrisnin? Gentjan Bejtja zbriti nga makina pa vajtur në shtëpi, ja si i shpëtoi atentatit të tretë

    A e dinte që donin ta vrisnin? Gentjan Bejtja zbriti nga makina pa vajtur në shtëpi, ja si i shpëtoi atentatit të tretë

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati me 1 viktimë dhe 2 të plagosur mbrëmjen e të hënës në Krujë.

    Burime nga grupi hetimore bëjnë me dije se autorët kanë lënë makinën pak metra larg banesës, kanë zbritur në këmbë dhe kanë hapur zjarr në momentin që Sino ka qenë duke zbritur nga makina së bashku me fëmijët e mitur të Gentian Bejtjas.

    Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, autorët kanë qëlluar dy herë. Një herë tek banesa dhe 4 herë të tjera në rrugën kryesore aty ku u gjeten dhe 4 gëzhojat. Në total janë sekuestruar 28 gëzhoja. Po i njëjti burim bën me dije se familjarët theksojnë se 29-vjeçari Ramazan Sinoka punuar si shofer në Prokurorinë e Apelit, por nuk e kanë specifikuar se me kë është.

    Një tjetër detaj interesant është fakti që Gentjan Bejtja ka qenë në shtëpi një natë me parë. Po ashtu ka dyshime se autorët kane pasur dijeni për lëvizjet e Bejtjas.

    Burime bëjnë me dije se ka dyshime që Gentian Bejtja ka qenë në makinë dhe ka zbritur rrugës pa vajtur në shtëpi.

    Ky i fundit kishte ikur në Holandë prej më shumë se një viti, por autoritetet nuk kanë një informacion që ka kërkuar azil politik atje. Hetuesit janë duke kryer një sërë veprimesh hetimore për të zbuluar vendndodhjen e tij.

    Po ashtu dyshimet janë se Bejtja, shënjestra e atentatit, ka kërkuar azil në Norvegji dhe Suedi por që i është refuzuar.

  • Gazetari i njohur zbardh prapaskenat e atentatit të frikshëm në Krujë: I riu që u vra ishte shofer i prokurorit Gent Xholi, transportonte dosjet sekrete

    Gazetari i njohur zbardh prapaskenat e atentatit të frikshëm në Krujë: I riu që u vra ishte shofer i prokurorit Gent Xholi, transportonte dosjet sekrete

    Kruja u trondit në mesnatë. Një i vdekur dhe dy fëmijë të plagosur. Shënjestra shpëtoi për herë të tretë. Viktima është Ramazan Sino, kunati i shënjestrës, Gentjan Bejtja, që dyshohet se ishte objektivi i atentatit.

    29-vjeçari Sino punonte shofer në prokurorinë e Tiranës. Gazetari Flamur Vezaj shkruan se Sino ishte shoferi personal i shefit të Prokurorisë së Apelit në Tiranë.

    “Ky ne foto eshte Ramazan Sino (me kemishe te zeze) i vrare na Larushk te Fushe-Krujes mbreme! Ne krah ka kunatin Gentjan Bejtja, shenjestren e atentatit!

    Sa keq, u vra pse ishte kunati i nje personi me probleme me ligjin dhe la nje femije pas!

    Por e dini, qe ky kunati i Bejtes, prej shume vitesh eshte i punesuar si shofer i prokurorise se Apelit ne Tirane!!

    Po po, punonte shofer dhe mos te them qe ishte shoferi personal i shefit te prokurorise se Apelit Gent Xholi! Por jo vetem kaq, ai ne kuader te punes cdo dite transportonte dosjen (sekrete dhe jo) te ndryshme te punes!!

  • Lajm i keq për EURON/ Tërmet në këmbimin valutori, euro zbret në rekordin historik si kurrë më parë

    Lajm i keq për EURON/ Tërmet në këmbimin valutori, euro zbret në rekordin historik si kurrë më parë

    Euro ka thelluar rënien në këtë javë të parë të Korrikut, duke prekur tanimë një minimum të ri historik kundrejt lekut.

    Flukset e turizmit e kanë zhvlerësuar vazhdimisht gjatë kësaj jave valutën europiane, që brenda një dite është zhvlerësuar me plot 86 pikë kundrejt lekut.

    Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet për 104.85 lekë, duke thyer edhe rekordin e vendosur më 9 Qershor prej 105.6 lekësh.

    Data 6 Korrik do të shihet si vendimtare për të përcaktuar se sa poshtë do të zbresë kjo monedhë, teksa Banka qendrore planifikon një operacion ditën e enjte për të blerë 5 deri në 9 milionë euro valutë nga tregu.

    Forcimi i lekut është ndjerë edhe tek valutat e tjera, ku dollari zbriti në kuotën e 96.18 lekëve, paundi britanik në 122.17 lekë dhe franga zvicerane në 107.49 lekë.

    Luhatjet, krahas eksportuesve, po ndihen në këtë moment edhe nga industria e hotelerisë dhe dhomave me qira ditore, që operon me çmime kryesisht në euro. Një pjesë e madhe e kësaj industrie tanimë po i drejtohen çmimeve në lek, për t’u mbrojtur nga zhvlerësime të tjera të mundshme.

  • OKB me mbledhje urgjente për djegien e Kuranit

    OKB me mbledhje urgjente për djegien e Kuranit

    Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara në ditët në vijim do të mbajë një takim urgjent për të adresuar incidentet e fundit të djegies së Kuranit në Evropë, tha një zëdhënës i Këshillit

    “Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së do të mbajë në takim urgjent për të diskutuar për aktet e paramenduara të urrejtjes fetare, siç u manifestua me përdhosjen e Kuranit të shenjtë në disa shtete evropiane”, tha zëdhënësi Pascal Sim.

    Kjo mbledhje është thirrur nga Pakistani, që ka parashtruar kërkesën në emër të Organizatës për Bashkëpunim Islamik.

    Më 28 qershor, një irakian shqeu disa fletë dhe më pas dogji librin e Kuranit para një xhamie në Stokholm të Suedisë.

    Ai kishte marrë leje për protestën para xhamisë dhe protesta përkoi me nisjen e Festës së Kurban Bajramit.

    Salwan Momika tha se kishte kërkuar leje nga policia për të djegur Kuranin, për “të shprehur mendimin tim për Kuranin”.

    Kjo protestë nxiti reagim të ashpër nga shtetet myslimane në mbarë botën.

    Kjo nuk është hera e parë që në Stokholm mbahen protesta në të cilat është lejuar djegia e Kuranit. Në janar, në Stokholm një person dogji Kuranin, që çoi në reagim të ashpër të Turqisë.

    Ky incident thelloi mospajtimet mes Ankarasë dhe Stokholmit, teksa Turqia ende nuk ka ratifikuar pranimin e Suedisë në NATO.

  • I ‘dhuroi’ 10 mijë dollarë, Dea Mishel del me kërkesën e pazakontë për fansin e ‘çmendur’: Mund të më blesh…

    I ‘dhuroi’ 10 mijë dollarë, Dea Mishel del me kërkesën e pazakontë për fansin e ‘çmendur’: Mund të më blesh…

    Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Dea Mishel, ka zbuluar përmes disa postimeve në “Instastory” se dikush ka blerë 10 mijë dollarë views për profilin e “TikTok”-ut të saj.

    Dea i bën thirrje personit në fjalë që të mos e bëjë më një gjë të tillë pasi nuk ka nevojë.

    Madje ajo i tha se nëse ‘dëshiron të shpenzosh para, mund të më shkruar dhe të them shoqata bamirëse’.

    “Diku po blen viwes në TikTok për mua. Unë nuk e dija se kjo gjëja bëhet, por bëhet. Shumë faleminderit për këtë personin por nuk kam nevojë për views në TikTok. Në qoftë se ke dëshirë të shpenzosh për mua mund të më blesh në çantë “Lady Dior” po këtë e pranoj, kjo ishte shaka. Po thoja nëse ke para tepër dhe do ti shpenzosh diku, më shkruaj dhe do të dërgoj një listë me shoqata bamirëse. Faleminderit”.

    Ky është budallallëku më i madh që më ka ndodhur ndonjëherë. Më e çuditshmja është se ky personi nuk po e bën vetëm te profili im, por edhe te profili i çdo personi që poston me mua. Do ju tregoj se sa kushton të blesh viwes në TikTok. Këtu thotë që 400 mijë klikime kushtojnë 80 dollarë, për mua kanë shkuar diku te 10 mijë dollarë, domethënë për profilin tim dhe atyre që postojnë me mua.

  • Dalin emrat/ Tre “kokat” e Krujës që po merret në pyetje për atentatin

    Dalin emrat/ Tre “kokat” e Krujës që po merret në pyetje për atentatin

    Një atentat me një të vrarë dhe dy të plagosur ndodhi pas mesnatës të së hënës në fshatin Larushk të Krujës. Viktimë e atentatit mbeti Ramazan Sino 29 vjeç, ndërsa u plagosën 2 fëmijët e mitur 10 dhe 13 vjeç të Gentjan Bejtjes.

    Ky i fundit, person me precedentë të theksuar kriminalë dyshohet se ka qenë objektiv i atentatit. Për ngjarjen janë marrë në pyetje disa persona, mes tyre Urim e Valter Bami dhe Markelin Haka.

    Por kush e do të vdekur këtë personazh?

    Kjo ishte hera e tretë që u shpëtonte atentateve. Policia ka ushtruar kontrolle në banesat e të fortëve të Niklës duke shoqëruar tre persona, por ende nuk ka asnjë të arrestuar për atentatin.

    Në vitin 2022 ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka.

    Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Ai i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku edhe në atë kohë u dëmtua.

    Gentjan Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë.

    Ai është hetua edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj në shkurt 2013.