Author: editor

  • Shkoi të takonte tre nipërit, por u kthye i vdekur! Si u ekzekutua daja në derë të shtëpisë?

    Shkoi të takonte tre nipërit, por u kthye i vdekur! Si u ekzekutua daja në derë të shtëpisë?

    Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi mafioz mbrëmë në Fushë Krujë, fshatin Larushk pak minuta pas mesnate. Ramazan Sino 29-vjeç kishte shkuar te shtëpia e motrës për të takuar nipërit. Sapo kishte kaluar mesnata u ngrit për të ikur në shtëpi.

    Dy nga tre nipërit së bashku me të atin, Gentjanin dolën për ta përcjellë, por në oborr nisën të shtënat drejt tyre. Daja mbeti i vdekur në vend. Shënjestra, që ishte Gentjan Bejtja dhe dy djemtë e tij u plagosën dhe ndodhen në spital.

    Njëri nga dy djemtë e shënjestrës, Alvi Bejtja 13-vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë tek Trauma. Shënjestër e atentatit ishte Gentian Bejtja, një person me precedent penal të mëparshëm i cili u ka shpëtuar edhe 2 atentateve më parë.

  • Kopjimi i rrobabanjove/ Kompania italiane reagon ndaj Kiara Titos

    Kopjimi i rrobabanjove/ Kompania italiane reagon ndaj Kiara Titos

    Linja e rrobabanjove nga Kiara Tito ka shkaktuar polemika. Në rrjet u përhap me shpejtësi lajmi se linja është e kopjuar nga firma italiane “Corazur”. Menjëherë pas ksaj, Kiara ka reaguar për Top Channel ku ka thënë se e gjitha është një gënjeshtër dhe se nuk është kontaktuar nga asnjë brand veshjesh për kopjim stili apo dizajni. Ajo pohoi se kjo është një linjë që është dizenjuar dhe qepur enkas për brandin e saj.

    Por në rrjet po qarkullon një foto ku shihet se kompania ka reaguar. Dikush i shkruan për brandin e Kiarës dhe përgjigja e brandit ishte:

    “Jemi lajmëruar për kopjen e brandit tonë, do të veprojmë sa më shpejtë të jetë e mundur”.

  • Terror në familje/ Atentati ndaj Gentian Bejtjas, në banesë ishin 3 fëmijë. Djali 13-vjeçar në gjendje të rëndë

    Terror në familje/ Atentati ndaj Gentian Bejtjas, në banesë ishin 3 fëmijë. Djali 13-vjeçar në gjendje të rëndë

    Krujë- Familja Bejtja ka përjetuar një terror të vërtetë mesnatën e kaluar.

    13 vjeçari i plagosur në atentatin ndaj Gentjan Bejtjas, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Mësohet në momentin e atentatit në banesë kanë qenë 3 fëmijë. Ndërsa kujtojmë se nga atentati, shënjestra Gentjan Bejtja ka shpëtuar, por kunati i tij Ramazan Sino ka mbetur i vdekur.

    Mendohet se autorët kanë qenë 3 persona, dy ekzekutorë dhe një shofer. Pasi kanë ndjekur viktimën, 29 vjeç, dhe nipin e tij, i kanë qëlluar me kallashnikov nga një distancë rreth 20 metra, ku ata ishin futur në oborrin e banesës.

    Po ashtu bëhet e ditur se në momentin kur policia shkoi në vendin e ngjarjes, nuk gjeti Gentjan Bejtjan në banesën e tij.

  • Atentati ndaj tij ku iu vra kunati/ Të plagosur dy djemtë e Gentjan Bejtjas, 13-vjeçari në gjendje të rëndë

    Atentati ndaj tij ku iu vra kunati/ Të plagosur dy djemtë e Gentjan Bejtjas, 13-vjeçari në gjendje të rëndë

    Atentati ndaj Gentjan Bejtjas ku u vra kunati i tij 29-vjeçar Ramzan Sino, nuk ka një të plagosur siç raportoi në fillim policia, por dy.

    Mësohet se ngjarja që ndodhi në fshatin Larushk në Fushë Krujë, ka lënë pas dy të plagosur.

    Autorët kanë qëlluar me armë një 8-vjeçar ende i paidentifikuar dhe një 13 vjeçar, Alvi Bejtja të dy djemtë e objektivit të atentatit, Gentjanit.

    Më i vogli është mirë nën kujdesin e mjekëve, por Alvi mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën dhe është i intubuar.

  • Atentati në Krujë, shoqërohen në polici tre persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen

    Atentati në Krujë, shoqërohen në polici tre persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen

    Tre persona janë shoqëruar në polici në lidhje me atentatin që u krye mesnatën e djeshme në Krujë.

    Policia bën me dije se po kryhen kontrolle nëpër banesa dhe tre personat e shoqëruar mund të kenë dijeni për ngjarjen.

    Krujë/Informacion shtesë

    Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmë, për ngjarjen e ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit G. B., ju bëjmë me dije se:

    Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasi R. S., 29 vjeç, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, dy të mitur të moshës 13 dhe 10 vjeç, (nipat e shtetasit R. S).

    Me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

    Në përfundim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen, do të ketë një njoftim për shtyp në vijim.

  • Sa vjeç mbush kryeministri? Edi Rama feston sot ditëlindjen!

    Sa vjeç mbush kryeministri? Edi Rama feston sot ditëlindjen!

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama feston ditën e sotme ditëlindjen, teksa bëhet me dije se kreu i qeverisë feston 59-vjetorin.

    Edi Rama lindi më 4 korrik 1964 në Tiranë. Ai mban mbi shpatulla një karrierë të gjatë si në politikë, në botën e mësimdhënies, si dhe në atë të sportit. Rama kështë ish-basketbollist, ish-pedagog, piktor, publicist dhe politikan shqiptar.

    Rama është kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë që nga viti 2005 dhe Kryeministër i Shqipërisë që prej vitit 2013. Para zgjedhjes së tij si kryeministër, Rama mbajti një numër postesh qeveritare dhe diplomatike. Për më tepër, ai më parë ka shërbyer si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nga 1998 në 2000. Më pas ai u bë kryebashkiak i Tiranës për të paktën tre mandate nga viti 2000 deri në vitin 2011.

    Rama u lind dhe u rrit në Tiranë. Pas diplomimit nga Akademia e Arteve në vitin 1982, punoi pedagog po në Akademi. Nga 1993 kaloi katër vjet në Francë për të krijuar një karrierë artistike. Më pas, duke u kthyer në Shqipëri në vitin 1998, për shkak të varrimit të babait të tij Kristaq Rama, ai zyrtarisht filloi karrierën e tij politike.

    Pas kësaj, ish-kryeministri Fatos Nano e emëroi atë si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në vitin 2000, Rama kishte njoftuar synimin e tij për të kandiduar për kryetar bashkie të Tiranës. Rezultati i zgjedhjeve për kryebashkiak ishte një fitore për të, duke marrë gati 57% të votave totale. Gjatë mandatit të tij të parë, Rama është zgjedhur “Ëorld Mayor” (Kryebashkiaku i Botës) në 2004. Në vitin 2013, Rama u ftua të formonte Kabinetin e 33-të Shqiptar dhe të bëhej Kryeministër i Shqipërisë pas zgjedhjeve të 2013, ku Partia Socialiste e Ramës fitoi shumicën e vendeve në kabinet.

    Ndërkohë ditëlindja e Ramës përkon edhe me Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, që festojnë 247 vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë.

    Lidhur me këtë ngjarje mëngjesin e sotëm kreu i qeverisë uroi 247-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një foto krah ish-preisdentit Bill Clinton.

  • Ekspertimi i gotës së kafesë që i bëri “gjëmën” Safet Gjicit! Zbulohet një tjetër video Alma Kaçit, ja çfarë përmban. Dyshimet se “viktima” të saj janë edhe…

    Ekspertimi i gotës së kafesë që i bëri “gjëmën” Safet Gjicit! Zbulohet një tjetër video Alma Kaçit, ja çfarë përmban. Dyshimet se “viktima” të saj janë edhe…

    Prokuroria e Posaçme SPAK, ka zbuluar një video të dytë përgjuese, ku protagoniste është Alma Kaçi dhe një person tjetër, ende i paidentifikuar.

    Video është zbuluar gjatë ekspertimit kompjuterik të pajisjes regjistruese, një gotë kafeje, me të cilën Alma Kaçi, filmoi duke kryer marrëdhënie seksuale kryetarin e bashkisë Kukës, Safet Gjici. Për prezencën e videos të dytë, Alma Kaçi, është marrë në pyetje, ku SPAK ka shpresuar se 40-vjeçaria do tregonte emrin e personit që kishte përgjuar. Por, Alma Kaçi ka refuzuar të bashkëpunojë me prokurorinë duke mos treguar emrin e personit.

    Në materialin e dytë të zbuluar nga SPAK, Alma Kaçi, ka filmuar një person, të cilit i dorëzon një kartë memorie, ku besohet se është materiali filmik i Safet Gjicit.

    40-vjeçaria e orienton personin ende të paidentifikuar që të mos e nxjerrë në media materialin, por të priste deri sa të largohej jashtë shtetit. E gjithë përmbajtja e këtij materiali të dytë, është transkriptuar.

    Tashmë në burg ka përfunduar ishkryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici dhe në “arrest shtëpie”, Alma Kaçi. Hetimi i prokurorisë së Posaçme SPAK është përqendruar në zbulimin e personit të tretë që ka lidhje shoqërore me Alma Kaçin.

    Njeriu që ende nuk është identifikuar ka shpërndarë fillimisht në aplikacionet sociale videon erotike mes 40-vjeçares dhe kryebashkiakut Safet Gjici. Personi që ende nuk jepet të dhëna nga SPAK nëse është vajzë ose djalë, po hetohet pasi rezulton se ai ka nxjerrë videon thanë burimet pranë SPAK, ku njeriu i besuar i saj i ka filmuar telefonin dhe më pas ka marrë materialin 2-minutësh, ku Alma Kaçi dhe Gjici kryejnë marrëdhënie seksuale.
    Më tej materiali i filmuar mbi telefonin e Alma Kaçit është shpërndarë dhe rishpërndarë në shumë aplikacione telefonike, derisa u publikua në median sociale. Kjo solli dorëheqjen e menjëhershme të kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe pas dy javë hetime arrestimin e tij, për akuzën e korrupsionit pasiv, bën me dije “Ora News”.

    Tentativat e tjera

    Ndonëse gruaja ka përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi me prokurorinë SPAK mbi shumë pikëpyetje që janë ngritur në lidhje arsyet që e çuan në realizimin e atij akti që tronditi opinionin publik dhe çoi në pranga kreun e rizgjedhur të Bashkisë së Kukësit. Sipas të dhënave, ndonëse jo zyrtare bëhet me dije se ka edhe persona të tjerë që kanë rënë pre e sipërmarrjes investiguese të Alma Kaçit.

    Sipas të dhënave mësohet se janë “viktima” të saj edhe dy shtetas italian të cilët mësohet se kanë paraqitur ankesat e tyre në lidhje me shuma të caktuara parash që janë kërkuar për të mos ua bërë publike materialet.

    Por sipas informacioneve që vijën nga hetimi SPAK e ka pasur pjesë të marrjes në pyetje edhe historinë me shtetasit italianë, por gruaja ka mohuar të ketë përdorur shantazh. Ajo e ka treguar shkakun që e ka çuar tek italianët, thuajse në të njëjtën mënyrë siç edhe ka shpjeguar se përse regjistroi atë filmim me Safet Gjicin, i cili tashmë gjendet në arrest me burg deri në përfundim të hetimeve. Edhe pse ish-kryebashkiaku, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen nga posti i sapo marrë i kreut të ri të bashkisë, një mandat tjetër vijues për të, ai ka kërkuar që t‘i ndryshohet masa e sigurisë pasi sipas tij ai nuk ka bërë ndonjë krim apo vepër penale.

    Prokuroria e Posaçme pretendon se në ato sekuenca ka edhe elementët e shpërdorimit të detyrës që lidhen me bisedat që janë bërë për një tender që lidhej me qentë e bashkisë, po ashtu edhe me urdhërimin që i ka bërë vartësit të tij, ishkryebashkiaku për të nisur procedurat për verifikimin e praktikave. Por pavarësisht se tenderi nuk iu ka dhënë garueses befasuese, e cila ka përdorur një gotë plastike kafeje për të instaluar kamerën regjistruese, Prokuroria është e bindur deri në këtë fazë të hetimit se në fakt janë konsumuar elementët e veprës penale. Por hetimet vazhdojnë për Gjicin, ndërkohë që gruaja ende nuk ka dhënë asnjë detaj mbi të tretët që mund ta kenë shtyrë të realizonte video-skandalin në zyrën e kryebashkiakut të sapozgjedhur nga vetë kuksianët.

  • Fenomeni ‘El Nino’ ‘kërcënon’ botën/ Meterologët japin alarmin: Pas 7 vitesh rikthehet përvëlimi historik për njerëzimin

    Fenomeni ‘El Nino’ ‘kërcënon’ botën/ Meterologët japin alarmin: Pas 7 vitesh rikthehet përvëlimi historik për njerëzimin

    Pas shtatë vjetësh, klima kërcënon njerëzimin sërish nga El Nino.

    Fenomeni atmosferik i ngrohjes së Paqësorit tropikal qendror dhe lindor ka të ngjarë të sjellë nxehtësi rekord në pjesë të ndryshme të globit.

    Kjo është bërë e ditur nga Organizata Ndërkombëtare Meteorologjike Wmo, raporton ‘Tgcom’.

    “Ardhja e El Ninos do të rrisë shumë gjasat e thyerjes së rekordeve të temperaturës dhe do të shkaktojë më shumë nxehtësi ekstreme në shumë pjesë të botës dhe oqeane”, tha Sekretari i Përgjithshëm i WMO, Petteri Taalas.

    Deklarata e Organizatës Meteorologjike, shpjegon Taalas, “është sinjali i dërguar qeverive të botës për t’u përgatitur për të kufizuar ndikimet në shëndetin, ekosistemet dhe ekonomitë tona”.