Author: editor

  • Lajm i keq për ata që kanë EURO/ Nuk del nga ‘gremina’ euro në nivelin më të ulët

    Lajm i keq për ata që kanë EURO/ Nuk del nga ‘gremina’ euro në nivelin më të ulët

    Euro nuk ndal rënien.

    Monedha europiane e ka nisur javën duke u zhvlerësuar më tej në raport me lekun dhe ka zbritur të hënën në 105.7 lekë, duke shënuar kështu një tjetër rekord të ulët historik.

    Që prej fillimit të vitit monedha europiane ka humbur plot 8.8 pike në raport me lekun.

    E duke marrë në konsideratë se jemi në sezon turistik ku pritet një fluks i shtuar në valutë nga turizmi dhe prurjet e emigrantëve duket se euro do të vijojë të dobësohet edhe më tej.

  • “Do të shtohen vranësirat”, meteorologu Hakil Osmani zbulon çdo të ndodh me temperaturat ditët në vijim

    “Do të shtohen vranësirat”, meteorologu Hakil Osmani zbulon çdo të ndodh me temperaturat ditët në vijim

    Sipas tij, e hëna do të ketë më shumë kthjellime se reshje, ndryshe nga fundjava që lamë pas.

    “Dita e martë dhe dita e mërkurë do të ketë vranësira më të shpeshta.

    Do të ketë shtim të lagështirës në ajër, çka do të bëjë që të ketë reshje shiu përgjatë zonave lindore dhe pjesërisht gjatë pjesës së ulët.

    Herë pas here, në zonat lindore, në verilindje dhe juglindje pritet të ketë dhe rrebeshe afatshkurtra, ndërsa zonat bregdetare do të mbeten në dominimin e motit të qëndrueshëm,

    edhe pse vranësirat do të jenë disi më të shpeshta në bregdetin e Shëngjinit dhe Velipojës”.

  • Zi në familjen e aktorit të njohur! Ndërron jetë papritur në moshë 20-vjeçare nipi i tij (Foto)

    Zi në familjen e aktorit të njohur! Ndërron jetë papritur në moshë 20-vjeçare nipi i tij (Foto)

    Nipi i aktorit të njohur Robert De Niros, Leandro De Niro Rodriguez , ka vdekur në moshën 20-vjeçare.

    Vajza e madhe e aktorit, Drena De Niro, e ka konfirmuar lajmin tragjik në rrjetet sociale duke thënë se nuk e di se si do të vazhdojë të jetojë pa të.

    Duke nderuar djalin e saj në Instagram dhe pa treguar shkakun e vdekjes së tij, ajo shkroi: “Engjëlli im i bukur i ëmbël.

    Te kam dashur qe ne momentin qe te ndjeva ne bark. Ti ishe gëzimi im, zemra ime dhe gjithçka që ishte e pastër dhe e vërtetë në jetën time. Do të doja të isha me ty tani. Do te doja te isha me ty. Nuk e di si do të jetoj pa ty, por do të përpiqem të vazhdoj dhe të përhap dashurinë dhe dritën që më ke bërë të ndjej kur u bëra nëna jote.

    Ti ishe i dashur dhe do të doja që vetëm dashuria të të shpëtonte. Më vjen shumë keq . U prehsh në paqe dhe në Qiellin e Përjetshëm, djali im i dashur.’

  • Kuvendi mban një minutë heshtje, ja arsyeja

    Kuvendi mban një minutë heshtje, ja arsyeja

    Kuvendi i Shqipërisë në nisje të seancës së sotme mbajti një minutë heshtje në nderim të viktimave të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

    Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi kërkoi një rezolutë për heqjen e ligjit të luftës nga Greqia dhe avancimin e kërkesave të palës shqiptare për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë.

    “Disa ditë më parë ishte data 27 Qershor, ditë e njohur nga parlamenti për shpalljen e kësaj date si Dita e Gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë. 2770 jetë njerëzore u masakruan. Nuk u vranë në luftë, por në shtëpitë e tyre.

    68 fshatra u dogjën dhe mijëra shqiptarë të Çamërisë u dëbuan. Në përkujtim të kësaj dite, ju kërkoj të nderuar kolegë të mbajmë një minutë heshtje. Jam i keqardhur që nuk ka akoma një deklaratë apo një rezolutë të këtij parlamenti për heqjen e ligjit të luftës me Greqisë dhe avancimin për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë” tha ai.

  • Publikohen momentet e fundit të pasagjerëve brenda nëndetëses “Titan”, në errësirë të plotë dhe…

    Publikohen momentet e fundit të pasagjerëve brenda nëndetëses “Titan”, në errësirë të plotë dhe…

    “Pasagjerët e nëndetëses fatkeqe Titan ndoshta i kaluan momentet e tyre të fundit në errësirë ??të plotë dhe duke dëgjuar muzikën e tyre të preferuar,” sipas Christine , gruaja e biznesmenit pakistanez Shahzada Dawood.

    Christine zbuloi për New York Times sesi obsesioni i familjes me rrënojat e Titanikut çoi në vendimin e tyre për të bërë udhëtimin fatal.

    Interesi i tyre filloi pasi vizituan një ekspozitë të Titanikut në Singapor në vitin 2012 dhe u nxit më tej nga një udhëtim në Grenlandë në vitin 2019, ku ata ishin të intriguar nga transformimi i akullnajave në ajsbergë.

    Ajo thotë se familja hasi në një reklamë të OceanGate që ofronte udhëtime në rrënojat. Fillimisht Christine do të shoqëronte burrin e saj miliarder në udhëtim, por me pas vendin e saj e zyri djali i tyre 19-vjeçar Suleman.

    Pavarësisht kostos së lartë të udhëtimit, eksperienca e pasagjerëve në Polar Prince, anijen mëmë, që i parapriu nisjes së nëndetëses ishte gjithçka tjetër veçse luksoze. Ata flinin në dhoma të ngushta me krevate marinari, hanin vakte të vogla dhe merrnin pjesë në takime të dyfishta nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19:00.

    Christine raportoi se shumica e takimeve u fokusuan në sigurinë e nëndetëseve. Christine raportoi se pasagjerëve iu dhanë mësime sigurie, duke përfshirë informacionin për kolapsin e presionit.

    Pasagjerëve u ishte thënë që në fillim se dritat e nëndetëses do të fiken për të kursyer energjinë e baterisë, por ata do të ishin në gjendje të vëzhgonin për krijesa të ndritshme në det.

  • Nuk është mushkonja! Toksikologu: Ky insekt është më helumes se nepërka

    Nuk është mushkonja! Toksikologu: Ky insekt është më helumes se nepërka

    Mjeku toksikolog, Lulëzim Banushaj tha në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se merimangat e zeza janë bërë më helmuese se nepërka.

    Sipas tij dhimbjet dhe pasojat që shkakton pickimi i saj janë shumë më të rënda kur i krahason me pickimet e tjera dhe ndodh që të ngatërrohen me dhimbje që i shkaktojnë sëmundjet që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

    “Nëse personi nuk e ka kuptuar sepse ndonjëherë e ndjejnë që i ka pickuar diçka, por nuk e dinë se çfarë ne e kuptojmë nëpërmjet klinikës. Merimanga ka klinikë shumë të rëndë, me dhimbje shumë të forta, me ethe, dhimbje të të gjithë trupit, dhimbje të forta të barkut, që ngatërrohen dhe me sëmundje të tjera, me sëmundje kirurgjikale. Nga rastet që kemi parë ne është më helmuese se nepërka,” u shpreh mjeku.

  • U paralajmëruan se do udhëtonin në errësirë/ Zbardhen momentet e fundit të pasagjerëve brenda nëndetëses “Titan”

    U paralajmëruan se do udhëtonin në errësirë/ Zbardhen momentet e fundit të pasagjerëve brenda nëndetëses “Titan”

    Christine, gruaja e biznesmenit pakistanez Shahzada Dawood zbuloi për New York Times sesi obsesioni i familjes me rrënojat e Titanikut çoi në vendimin e tyre për të bërë udhëtimin fatal. Madje ajo ka treguar edhe detajet mbi nëndetësen që iu bënë të qarta që para se të niseshin.

    Sipas saj, pasagjerëve u ishte thënë që në fillim se dritat e nëndetëses do të fiken për të kursyer energjinë e baterisë, por ata do të ishin në gjendje të vëzhgonin për krijesa të ndritshme në det.

    “Pasagjerët e nëndetëses fatkeqe Titan ndoshta i kaluan momentet e tyre të fundit në errësirë ​​të plotë dhe duke dëgjuar muzikën e tyre të preferuar”, është shprehur ajo

    Më tutje ajo ka rrëfyer se interesi i familjes mbi ketë udhëtim filloi pasi vizituan një ekspozitë të Titanikut në Singapor në vitin 2012 dhe u nxit më tej nga një udhëtim në Grenlandë në vitin 2019, ku ata ishin të intriguar nga transformimi i akullnajave në ajsbergë.

    Ajo thotë se familja hasi në një reklamë të OceanGate që ofronte udhëtime në rrënojat. Fillimisht Christine do të shoqëronte burrin e saj miliarder në udhëtim, por me pas vendin e saj e zuri djali i tyre 19-vjeçar Suleman.

    Pavarësisht kostos së lartë të udhëtimit, eksperienca e pasagjerëve në Polar Prince, anijen mëmë, që i parapriu nisjes së nëndetëses ishte gjithçka tjetër veçse luksoze. Ata flinin në dhoma të ngushta me krevate marinari, hanin vakte të vogla dhe merrnin pjesë në takime të dyfishta nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19:00.

    Christine raportoi se shumica e takimeve u fokusuan në sigurinë e nëndetëseve. Christine raportoi se pasagjerëve iu dhanë mësime sigurie, duke përfshirë informacionin për kolapsin e presionit. Ajo ende nuk e përcakton dot se çfarë shkoi keq.

  • Nuk është mushkonja! Toksikologun ngre alarmin: Ky insekt është më helmues se nepërka

    Nuk është mushkonja! Toksikologun ngre alarmin: Ky insekt është më helmues se nepërka

    Mjeku toksikolog, Lulëzim Banushaj tha në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se merimangat e zeza janë bërë më helmuese se nepërka.

    Sipas tij dhimbjet dhe pasojat që shkakton pickimi i saj janë shumë më të rënda kur i krahason me pickimet e tjera dhe ndodh që të ngatërrohen me dhimbje që i shkaktojnë sëmundjet që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

    “Nëse personi nuk e ka kuptuar sepse ndonjëherë e ndjejnë që i ka pickuar diçka, por nuk e dinë se çfarë ne e kuptojmë nëpërmjet klinikës. Merimanga ka klinikë shumë të rëndë, me dhimbje shumë të forta, me ethe, dhimbje të të gjithë trupit, dhimbje të forta të barkut, që ngatërrohen dhe me sëmundje të tjera, me sëmundje kirurgjikale. Nga rastet që kemi parë ne është më helmuese se nepërka,” – u shpreh mjeku.

    Insektet janë shumë të rrezikshme për shëndetin tonë, sidomos tani në periudhën e verës. Kjo ka bërë që të shtohen rastet nga pickimet e zvarranikeve dhe insekteve. Helmimi prej tyre çon deri në humbje të jetës në rast se nuk trajtohet në kohë. Sidomos në javën e fundit ne spitalin Rajonal ne Fier janë paraqitur mbi 10 raste, 4 fermerë janë pickuar nga merimanga e zezë dhe 6 nga gjarpërinjtë dhe nepërkat.

  • Shpërthim në Mitrovicën e Veriut

    Shpërthim në Mitrovicën e Veriut

    Policia e Kosovës tha se në orët e para të 3 korrikut ka ndodhur një shpërthim në Mitrovicë të Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe.

    Sipas Policisë, mjeti që ka shpërthyer dyshohet të ketë qenë shok-bombë, shkruan REL.

    Ngjarja ka ndodhur në orën 00:52 në lagjen Tre rrokaqiejt. Zyrtarët policorë, sipas njoftimit, “nuk kanë hasur në dëme anësore” nga ky shpërthim.

    Shok-bombat nuk konsiderohen mjete shkatërruese. Megjithatë, ato prodhojnë zhurmë të madhe që çorienton shqisat.

    Së fundmi, në komunat në veri të Kosovës, janë regjistruar disa sulme me shok-bomba dhe granata dore.

    Sulmi i fundit me shok-bombë ndodhi në Zveçan më 18 qershor. Po ashtu, sulme me shok-bomba ka pasur edhe pranë stacioneve në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut.

    Më 26 qershor, objekti komunal i Mitrovicës së Veriut u sulmua me granatë dore, duke shkaktuar dëme materiale.

  • “I mir o, se na flliq?”, “Peruane e pastër, ku ke pir ndonjëherë kështu ti”- Zbardhen përgjimet mes agjentit të infiltruar dhe “kapove” të grupeve kriminale: O frate do marr içik t’bardhë dhe içik t’kuqe

    “I mir o, se na flliq?”, “Peruane e pastër, ku ke pir ndonjëherë kështu ti”- Zbardhen përgjimet mes agjentit të infiltruar dhe “kapove” të grupeve kriminale: O frate do marr içik t’bardhë dhe içik t’kuqe

    Prokuroria e Elbasanit ka publikuar të gjitha të dhënat që lidhen me aktivitetin e grupeve kriminale që shpërndanin drogë në rrethet e këtij qarku.

    Prokuroria bën me dije se në ndihmën e tyre dhe të policisë Kriminale ka marrë pjesë edhe një agjent i infiltruar në grupe ku ka luajtur rolin e blerësit, ndërsa janë çuar pas hekurave dhe nën akuza plot 52 persona, prej të cilëve 45 janë arrestuar ndërsa pjesa tjetër ka mundur të shpëtojë nga aksioni i 29 qershorit në Elbasan dhe rrethina.

    Në përgjimet e zbardhura nga prokuroria, vërehet se polici i infiltruar është identifikuar me shkronjën “K”, ndërsa krerët e grupeve, janë të identifikuar në bisedat e mëposhtme me shkronjën e parë të emrit të tij.

    Biseda e parë i atribuohet agjentit të infiltruar me Edor Hasanllarin, një nga protagonistët e pazareve për shitjen e dograve nëpër zona të ndryshme të Elbasanit.

    Përgjimet e plota:

    K- Me sa do i lësh hë, po t’marr 3.

    E- 75 (shtatëdhjetë e pesë).

    K- Sa duhet të marr unë që ta ulësh?

    E- Fol me qorrin e burrë.

    ***

    Nga transkriptimi i përgjimit ambiental personi i autorizuar me simbolin “K” dhe Ledi Nergjoni me simbolin “L”, dyshohet se kemi të bëjmë me shitje të lëndëve narkotike, ku ndër të tjera transkriptohet:

    K- O frate do marr içik t’bardhë dhe içik t’kuqe.

    L- T’bardh dhe t’kuqe.

    ***

    Më dt. 15.06.2023 është mbajtur procesverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga transkriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

    Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K” : I Mir a e?

    Shtetasi Gravosh Berati i identifikuar me simbolin “G”: Harroje, shife vetëm provoje, mo i fut shumë sot në bidon, se kshu e ke super.

    K: E po t’marr 1 pesçe unë sa ma len?

    G: Ça me lan lali edhe un ça fitoj unë e marr kështu, unë jam puntori.

    K: Po mir o la mir

    G: Po deshe të flas me ata t’marrësh 1 pesçe ke ai pronari.

    K: Del për bidon me i fjal.

    G: I q* motrën mo lal.

    ***

    Më dt. 20.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambjental”, nga traskriptimi I bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

    Agjenti I autorizuar I identifikuar me simbolin “K” : A ban për bidon?

    Shtetasi Aldo Gjeli I identifikuar me simbolin “A”: Peurane e pastër, Peruane e pastër qysh s’ban për bidon kjo?

    K: I mir o, se na flliq tek njerëzit?

    A: Po ku ke pir ndonjëher kështu ti. K: Okey

    ***

    Më dt. 20.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga traskriptimi I bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

    Shtetasi Leonard Tola i identifikuar me simbolin “L”: Ça të duhet?

    Agjenti I autorizuar I identifikuar me simbolin “K”: Na….

    L: E ç’a t’baj me kët? I T’vogël?

    K: E vlla gjysëm sa i bie….

    L: Okey.

    K: Hë do të ulem mrena unë?

    L: Rri içik jasht.

    ***

    Më dt. 20.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga traskriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

    Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K”: Hë rri aty rri, e, hë se s’ka gjë?

    Shtetasi Leonard Tola i identifikuar me simbolin “L”: E, s’kam kusur unë e?

    K: S’ka gjo e lal ça kusuri po hë.

    L: Si e s’presin e kuptoni ça po baj unë.

    K: Ika hajt.

    ***

    Më dt. 13.06.2023 është mbajtur procesverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga traskriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

    Agjenti I autorizuar i identifikuar me simbolin “K” : Na, po ke t’më kthesh ti mu kusur?

    Shtetasi Mariglen Hida i identifikuar me simbolin “M”: Sa di o la?

    K: I gjysëm.

    M: I gjysëm?

    K: Ee.

    M: Unë do të jap izet e la.

    K: N’rregull ok hajt.

    M: Sot do marr për ato se s’jan për ty ato e la.

    K: Ee mir.

    M: Sa tmarr izet.

    K: Po ai s’dilte o bab për vidon.

    M: Ee po s’është ajo për bidon, kjo është e mirë për me hunë.

    K: E mir po na shif na gjej na nji për bidon e vlla.

    M: Kto i pata të funit unë e la.

    K: Po mir po ti marr unë të gjitha kto pra vari k****hajt.

    M: Nga ota pesë.

    K: Okey hajt.

    ***

    Më dt. 12.6.2023 është mbajtur procesverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga traskriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

    Agjenti I autorizuar I identifikuar me simbolin “K”: Ee bjer ja 4 qese mu nga ato të m’dhajat? Po të bardha ka?

    Shtetasi Rudolf Korumi i identifikuar me simbolin “R”: Jo s’kam qese unë, s’punoj me qese.

    K:Po t’bardhë e, t’merrja i gjysëm lali ke ti?

    R: Jo.

    K: N’rregull je e la.

    R: M’rregull vetëm hidhe paketën.

    K: e emir hajt, I ke fut ktu gjith me një fjal.

    R: I kam fut po hidh paketën se mos…hidhe paketën.

    K: Po e hedh unë e paketën po a i ke fut ktu gjith me i fjal.

    R: Aty t’gjitha.

    K: Hajt.

    ***

    Më dt. 26.06.2023 është mbajtur procesverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga transkriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

    Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K” dhe shtetasi Oltjon Çela i identifikuar me simbolin “O”: Ke dy pikë katër pa qese

    K: Po qe i mirë këtu më ke.

    O: Do të rregulloj herë tjetër, k’të e ke gurë o lale prandaj ta dhashë se s’doja të jepja pluhur

    K: Jo re ça fallco, ke 6 ashtu e?

    ***

    Më dt. 13.06.2023 është mbajtur procesverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga transkriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

    Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K” dhe shtetasi Hekuran Gjeli i identifikuar me simbolin “H”: Hë ka dal e mirë e?

    K: E mir ishte vlla.

    H: Unë e mbaj me të zgjedhme se e pi vet nai viz ene e maj me t’zgjedhme nuk mar kot.

    K: Jo ishte i mirë me vërte ky.

    H: Në përgjithësi e zi a kupto.

    K: Dilte e fuqishme fare.

    H: Na e la hajt të rujt zoti.

    K: Hajt.

    ***

    Më dt. 14.06.2023 është mbajtur procesverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga transkriptimi I bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

    Agjenti I autorizuar I identifikuar me simbolin “K” dhe shtetasi Hekuran Gjeli I identifikuar me simbolin “H”: Hë unë e kam të mirë unë. O Mari.

    K: Hë e Nush ku t’pres?

    H: Prit aty se erdha.

    K: Hajde po t’pre këtu.

    H: Hape krahun se erdha.

    K: Mirë.

    H:Na e la hajt të rujt zoti.

    K:Hajt.

    ***

    Më dt. 23.06.2023 është mbajtur procesverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga transkriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

    Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K”: Shtetasi Smirald Liçi i identifikuar me simbolin “S”: Dy, katër, pesë hajde ikim me lalin.

    K:Gjum?

    S: Gjum ça do bash, deri në orën 1 kam qenë këtu. Mer njani sa hysha ship mershin çunat. Aty te cepi në fund ka polica aty?

    K: Kam kshu kam ca koh që kshu.

    S: Bje lalit atë qesen ta rregulloj tamam, se nuk ta falin tka rop q***.

    ***

    Më dt. 20.06.2023 është mbajtur procesverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga transkriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

    Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K”: Nuk janë aq aty.

    Shtetasi Xhevit Bogdani i identifikuar me simbolin “XH”: Po pra të thash që ma kan lujt, thash vet që ma kan lujt. Po për këtë të paktën po more i dyqin e pesdheçe.

    K: Jo jo jo, shumë ça thu ti e

    XH: Bosha diferencën me tjetrën, prapë rregullohena prapë.

    K: Nuk bohet fjalë burr, unë ta thash, edhe nuk është ai bar që ja vlen me i fjal. Na t’jap….

    XH: E llogarite 150e, jo o vlla ça thu ti me burr.

    K: Aty s’janë 200 gramë, hajde ikim e peshojmë ku të duash ti.

    XH: Unë 50 gr i kam dhënë vetë për 100 mijë lekë. T’paktën boje 200 meqë t’ra rruga, 150 nuk bohet fjalë o vlla, për zotin nuk jam ngushtë për ato, po veç nga rruga llogarite ti që i shkova në Strugë, Dogana, duke e marr, duke ardh edhe njëher, rrezikun, duke marr çunin e huaj anej duke i dhën noi lek noi gjë.

    K: I dyqinçe jan s’jan aty e burr.

    Person i paidentifikuar me simbolin Y : Jep dyqind rrugën tjetër rregullohemi e vlla, jep 200 e hajd ikim dhe ne, se ne qem….

    K: Për sa të vi un e vlla ta marr atë tjetrën?

    XH: Atë tjetrën nuk të gënjej kot që të them nesër pasnesër, të më vi e të them unë një ditë para.

    K: Për sa ditë e pra, je, që je me i fjalë?

    XH: Kiameti kiamtei 2-3 ditë nuk e di.

    K: 2-3 dit?

    XH: Nuk e di të sigurt fare fare, e kupton se varet ç’atë të ndodh edhe ty ere se mua kur më thonë po vim, vin pastaj prap. Po në momentin që ta kem në dorë vetë, e kupton ta kem në dorë vet të them hajde.

    Y: Mos bosh rrugën kot ti, si ti dhe ne rrezikojmë.

    XH: Aty masanej ka timen 4 copë apo 5 copë sa mund të jenë.

    Y: E rregullohemi pastaj e burrë.

    XH: Ta boj ofertë tamam se e di që e kam timen, se ktë këtu betohem për kok të asaj nane që ja kam marr tjetrit nga 300 m kanë lan 250.

    ***

    Më dt. 26.06.2023 është mbajtur procesverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga transkriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

    Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K” : Do m`japësh një të vogël ti mu

    Shtetasi Armand Lluca i identifikuar me simbolin “A”: Ça do?

    K: I t’vogël?

    A: Po i kam kshu unë zero treshe.

    K: E mir ska gjo.

    A: Bon kshu tridhet mijë lek.

    K: E mir s’ka gjo.

    A: O Xhul shif içik cipër frigoriferit ke i plaçkë aty.

    Shtetasi Xhuljo Lluca i identifikuar me simbolin “XH”: Ça t’boj ee?

    A: I plaçk sipër frigoriferit, anej maton. Kujdes Xhul mos t’bjeri.

    ***

    Më dt. 23.06.2023 është mbajtur procesverbal “Mbi përgjimin ambiental”, nga transkriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

    Shtetasi Smirald Liçi i identifikuar me simbolin “S”: Dy, katër, pesë hajde ikim me lalin.

    Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K”: Gjum?

    S: Gjumë ça do bash, deri në orën 1 kam qenë këtu. Mer njani sa hysha ship mershin çunat. Aty te cepi në fund ka polica aty?

    K: Kam kshu kam ca kohë që kshu.

    S: Bjerja lalit atë qesen ta rregulloj tamam, se nuk ta falin t‘ka rop q***.

    ***

    Më dt. 20.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga transkriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

    Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K”: Nuk janë aq aty.

    Shtetasi Xhevit Bogdani i identifikuar me simbolin “XH”: Po pra të thash që ma kanë lujt, thash vet që ma kanë lujt. Po për këtë të paktën po more i dyqin e pesdhetçe.

    K: Jo jo jo, shumë ça thu ti e…

    XH: Bosha diferencën me tjetrën prapë rregullohena prapë.

    K: Nuk bohet fjalë burrë, unë ta thash, edhe nuk është ai bar që ja vlen me i fjalë. Na t’jap….

    XH: E llogarite 150e, jo o vlla ça thu ti mer burr.

    K: Aty s’janë 200 gramë, hajde ikim e peshojmë ku të duash ti…