Author: editor

  • I thashë që jam biznesmen, fitoj 800 mijë lekë në muaj, dibrani rrëfen si e genjeu vajzën korçare

    I thashë që jam biznesmen, fitoj 800 mijë lekë në muaj, dibrani rrëfen si e genjeu vajzën korçare

    Ramiz Debreshi, 24 vjeçari me origjinë nga Dibra, por që ka jetuar në Durrës së bashku me prindërit ishte protagonisti i rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare. Prej disa kohësh i riu jeton me të dashurën në qytetin e Korçës. Ai ka ardhur të rrëfejë historinë e tij të dashurisë me Katerinën të cilën për shkak të disa gabimeve që ka bërë e ka zhgënjyer shumë.

    “Unë në vitin 2016 punoja si agjent shitjesh për produkte ushqimore dhe në një dyqan përballë shkollës, shikoj një vajzë që më la shumë përshtypje. Pas 2 javësh kthehem në Korçë dhe pashë të njejtën vajzë prap. Thashë do interesohem dhe gjej një person që e njihte atë vajzë.

    E marr në kafe dhe pa i rënë në sy i them shiko kjo vajza nuk më duket

    Më pas vvajzë e mirë, ai më tha e ke shumë gabim, është një vajzë shumë e mirë dhe është nga një fshat i quajtur Zvirinë. Në atë moment e kuptova që ishte nga Zvirina dhe do e dija se ku do e prisja e ku do e shihja. Ajo shkonte vazhdimisht në shkollë me biçikletë dhe i them që e di që biçikleta jote nuk ka frena, por bëj si të bësh ndalo dhe të flasim pak. Ajo ma kthen duke thënë nuk kam asnjë interes nga biseda jote.

    Më pas vazhdoja tentativat e mia derisa e takova dhe e binda që të pinim një kafe tek Pazari i Korçës. I tregova për familjen dhe vazhduam të takoheshim më shpesh. Unë fillova të frekuentoja Korçën më shpesh dhe dilja me Katerinën, derisa arritëm në atë konkluzionin që ne vërtet po ndjenim diçka për njëri-tjetrin.

    Në një nga takimet tona ka qenë edhe një përqafim i joni. E kam puthur për herë të parë në ballë sepse në ballë puthen princeshat. Në përqafimin e parë që i dhashë ndodhi një gabim. Nuk isha i drejtë dhe e kam mashtruar. Unë doja të dukesha dhe i them që ky biznesi që punoj nuk jam i punësuar por është biznesi im. I them që të ardhurat e mia janë rreth 800 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që unë kisha një rrogë 400 mijë lekë të vjetra. Këto fjalë nuk i interesonin Katerinës. Vazhduam një lidhje normale për 3 vite dhe pa problematika të mëdha së bashku dhe në disa pjesë fillova ta gënjeja prap, është shprehur Ramizi.

  • 6.2 ballë, tërmet i fortë shkund ishullin e njohur

    6.2 ballë, tërmet i fortë shkund ishullin e njohur

    Një tërmet me magnitudë 6.2 Rihter goditi sot provincën Papua të Indonezisë, njofton instituti kombëtar gjeofizik, i cili theksoi se nuk ka rrezik që tërmeti të shkaktojë cunami.

    Thellësia e tërmetit vlerësohet të ketë qenë 33 kilometra.

    Lëkundjet u ndjenë veçanërisht në Jayapura, tha një zëdhënës i policisë. Ai shtoi se deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.

    Arkipelagu indonezian ndodhet në të ashtuquajturën “unazë zjarri” të Paqësorit, ku përplasen pllakat tektonike, duke shkaktuar aktivitet të lartë sizmik dhe vullkanik.

  • Ronaldo do që t’i zërë vendin Kiara Titos: Mund ta kisha prezantuar unë Kepin e Tundimeve, jo ajo

    Ronaldo do që t’i zërë vendin Kiara Titos: Mund ta kisha prezantuar unë Kepin e Tundimeve, jo ajo

    Konkurrentët e Kepit të VIP-ave, nuk i kanë shpëtuar tundimit për të bërë thashetheme dhe këtë herë për moderatoren e programit Kiara Titon.

    Ronaldo Sharka është shprehur se këtë emision e meritonte ai ta prezantonte dhe sipas tij Kiara e mori këtë ofertë pasi ishte në qendër të vëmendjes.

    Ronaldo Sharka: I hodha një sy Instagramit, nami domethënë. Ca thonin e mori prej Luizit, ca thonin e mori se është në qendër të vëmendjes, ca thonin që e meriton. Unë mendoj se janë të gjitha faktorët , është një faktor që Kiara ka qenë në qendër të vëmendjes këtë periudhë dhe kjo shet. Vazhdoj ta them, këtë emision e meritoja ta prezantoja unë me gjithë respektin dhe dashamirësinë për Kiarën.

    Keisi Medini: Ndoshta Ronaldo mund ta prezantonte më mirë por ky moderim i shkon më shumë një femre.

    Mevlan Shaba: Unë mendoj se Kiara është shumë e aftë dhe mund të bëje shumë mirë edhe pa Luizin.

    Ronaldo Sharka: Kiara ka bërë dhe para e do të bëje edhe pas Big Brotherit.

  • Ish-shoku i Luizit u shfaq krah Megit, reagon Kiara

    Ish-shoku i Luizit u shfaq krah Megit, reagon Kiara

    Vajza e Jozefina Topallit, Megi ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj disa vjeçare.

    Por njerëzve nuk i kanë shpëtuar komentet e ish shokëve të Luizit.

    Meridiani, Joni dhe Mario i kanë uruar jetë të lumtur Megit në postin e saj me fustanin e nusërisë. Madje Mario ka qenë i ftuar në dasmë dhe ka postuar foto me nusen.

    Pas këtij veprimi, ndjekësit kanë vënë re se në çështje minutash, Kiara e ka hequr Marion nga lista e personave që ndjek.

    Kujtojmë se Megi dhe Luizi kanë patur një lidhje 10 vjeçare për të cilën këngëtari ka folur disa herë edhe brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

  • Vajza të v*rgjëra, por të qepura/ Flet gjinokologu: Operacioni zgjat disa …

    Vajza të v*rgjëra, por të qepura/ Flet gjinokologu: Operacioni zgjat disa …

    I ftuar në rubrikën “Në trotuar” në E diel, gjinokologu Shkëlqim Balili ka folur për fenomenin e virgjërisë, që ndodh edhe në ditët e sotme, ku djemtë kërkojnë vajza të virgjëra.

    Ai tha se rikrijimi i virgjërisë, përmes operacionit nuk duhet të ekzistojë, sepse ky veprim nga pas mbart edhe hipokrizinë e partneres kundrejt personit të jetës.

    Qepja nuk duhet të ekzistojë. E para, unë jam kirurg, nuk arrihet.

    Nuk kam bërë kurrë, por edhe nuk arrihet. Operacioni zgjat disa orë dhe nuk arrihet, atë që ka bërë natyra, nuk e bën dot njeriu. Por ajo ka një gjë tjetër të rëndësishme, që është hipokriza.

    Njeriu do të jetë gjatë gjithë jetës hipokrit ndaj personit të tij të jetës, tha gjinokologu në e Diell.

  • Shikoni det në ëndërr, zbuloni si interpretohet dhe mesazhi që mund të ketë

    Shikoni det në ëndërr, zbuloni si interpretohet dhe mesazhi që mund të ketë

    Tashmë që është verë dhe temperaturat janërritur, shpesh na trazohen dhe ëndrrat, të mira apo të këqija, nuk ka rëndësi.

    Dhe, ta pranojmë, kur të gjithë e kemi mendjen te pushimet, ndodh që në ëndërr t’ju shfaqet një plazh relaksues.

    Megjithatë, nëse shihni detin në ëndërr ka disa interpretime që nuk lidhen me pushimet, sipas Onirokritis.

    Nëse e shihni të stuhishëm, stuhitë paralajmërohen edhe në jetën tuaj. Nëse është i qetë dhe uji duket se lëviz me erën, por pa dallgë, gjithçka do të shkojë mirë në punë dhe në shtëpi.

    Nëse uji është plotësisht i qetë dhe i qetë, puna juaj do të ngecë. Nëse uji është i turbullt, ju presin probleme financiare apo të tjera.

    Nëse kaloni detin me varkë ose anije, do të merrni një trashëgimi të papritur. Nëse ecni në det pa u fundosur, gjithçka do të jetë e favorshme për ju, ndërsa nëse zhyteni, do të keni ndonjë aksident. Por nëse më në fund shpëtoni dhe nuk mbyteni, do të thotë se do t’i shpëtoni rrezikut të aksidentit.

  • Ish-shoku i Luizit u shfaq krah Megit, reagon Kiara

    Ish-shoku i Luizit u shfaq krah Megit, reagon Kiara

    Vajza e Jozefina Topallit, Megi ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj disa vjeçare.

    Por njerëzve nuk i kanë shpëtuar komentet e ish shokëve të Luizit.

    Meridiani, Joni dhe Mario i kanë uruar jetë të lumtur Megit në postin e saj me fustanin e nusërisë. Madje Mario ka qenë i ftuar në dasmë dhe ka postuar foto me nusen.

    Pas këtij veprimi, ndjekësit kanë vënë re se në çështje minutash, Kiara e ka hequr Marion nga lista e personave që ndjek.

    Kujtojmë se Megi dhe Luizi kanë patur një lidhje 10 vjeçare për të cilën këngëtari ka folur disa herë edhe brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

  • U soll pa zemër nga Spanja në Shqipëri, ministria e Drejtësisë jep lajmin e mirë për familjen e Saimir Sulës

    U soll pa zemër nga Spanja në Shqipëri, ministria e Drejtësisë jep lajmin e mirë për familjen e Saimir Sulës

    Ministria e Drejtësisë ka dhënë këtë të diel njoftim mbi çështjen e Saimir Sulës, të riut që erdhi pa zemër nga Spanja në Shqipëri e më pas ndërroi jetë.

    Zemra e tij do të kthehet në Shqipëri ndërsa dorëzimi do bëhet me praninë e përfaqesuesit të familjes dhe përfaqesuesve të Gjykatës së 16 të Barcelonës, përfaqësuesin e Institutit Kombëtar të Toksikologjisë së Barcelonës.

    “Çështja mbi shtetasin e ndjerë Saimir Sula është konsideruar me prioritet dhe vëmendje të veçantë nga Ministria e Drejtësisë, në cilesinë e autoritetit qendror në bashkëpunimin me autoritetet e huaja në fushën penale, duke transmetuar kërkesat e Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë drejtuar autoriteteve spanjolle.

    Kjo prokurori ka trajtuar menjeherë kërkesën për fillimin e procedimit penal në Shqipëri, dhe paraqitjen e letërporosisë tek autoritetet spanjolle te drejtësisë duke u kërkuar këtyre autoriteteve në menyrë të vazhdueshme nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, informacion për ecurine e ekzekutimit të letërporosisë si dhe përshpëjtimin e procedurës së ekzekutimit. Prokuroria paraqiti kërkesën e dytë për ndihmë juridike ku specifikisht kërkoi kthimin e zemrës së të ndjerit në Shqipëri. Për një kohë të konsiderueshme autoritetet spanjolle nuk u përgjigjen.

    Ministri i Drejtësisë kërkoi dhe realizoi takimin me Ministrin e Drejtësisë së Mbreterisë së Spanjës, Në këtë takim i kërkoi me insistim angazhimin për të kërkuar nga autoritetet gjyqësore spanjolle ekzekutimin e letërporosisë së autoriteteve gjyqësore shqiptare. Për këtë qëllim, autorizoi përfaqësuesin e Ministrisë së Drejtësisë në bashkëpunim me prokurorin e çështjes për të zhvilluar takim në Barcelonë me Prokurorë pranë Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, dhe Prokurorë e çështjes.

    Në lidhje me rastin konkret, prokurori shqiptar kërkoj garanci për ruajtjen e organit dhe prokurori spanjoll i vuri në dispozicion kopje të vendimit të gjykatës se Barcelonës ku ishte disponuar mosasgjesimi i organit (zemrës) së të ndjerit Saimir Sula nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Më pas pritej vendimi për lejimin e riatdhesimit të zemrës.

    Gjykata e Hetimit nr.16 në Barcelonë, mori vendimin dhe e përcolli pranë Ministrisë së Drejtësisë në datën 25 Maj 2023. Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Tiranës, Institutin e Mjekësisë Ligjore, me mbështetjen e Ambasadës Shqiptare në Madrid, kanë zhvilluar komunikime të vazhdueshme për detajet logjistike të kësaj procedure, rruga e transportit ajror, detar apo tokësor, mënyra e transportimit. Autoritet spanjolle në pergjigje të kërkesave të Ministrisë së Drejtësisë në cilësinë e pikës së kontaktit dhe koordinatorit të këtij procesi, kanë dhënë informacion mbi këto detaje logjistike.

    Për sa më lart Ministria e Drejtësisë i paraqiti sugjerimin për kryerjen e procedurave në Barcelone në datën 12 korrik 2023. Nëse autoritete spanjolle do jenë dakort mbetet vetëm marrja e lejeve tranziti nga të gjitha shtetet ku do kalojë automjeti

    Ministria e Drejtësisë ka autorizuar përfaqesuesin e saj nga Drejtoria e Marredhënieve Juridiksionale dhe Bashkëpunimi Ndërgjygjësor, përfaqesuesin e Insitutit të Mjekësisë Ligjore, Prokuroria ka autorizuar Prokurorin e çështjes, 2 oficerë të policis gjyqësore nga Drejtoria e Marrëdhenieve Juridiksionale me Autoritetet e Huaja dhe përfaqesuesi i Ambasadës Shqiptare në Madrit.

    Të gjithë përfaqësuesit e lartpërmendur me praninë e përfaqesuesit të familjes dhe përfaqesuesve të Gjykatës së 16 të Barcelonës, përfaqësuesin e Institutit Kombëtar të Toksikologjisë së Barcelonës do të kryejnë procedurën e dorëzimit dhe marrjes në dorëzim të organit.”-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

  • E keni ditur gabim! Njihuni me arsyet e vërteta përse foshnjat shtrëngojnë vazhdimisht grushtat

    E keni ditur gabim! Njihuni me arsyet e vërteta përse foshnjat shtrëngojnë vazhdimisht grushtat

    Një nga gjërat më të zakonshme që shohim si reagim i një foshnjeje është shtrëngimi i grushteve të tyre.

    Foshnjat shtrëngojnë grushtat sepse ky është një reagim normal i sistemit të tyre nervor në zhvillim. Gjatë shtatzënisë, fetusi në zhvillim fillon të lëvizë krahët dhe këmbët, dhe më pas kjo lëvizje vazhdon të zhvillohet pas lindjes.

    Në fillim, foshnjat nuk kanë kontroll të plotë të lëvizjeve të tyre dhe shtrëngimi i grushteve është një nga lëvizjet e para që mësojnë të bëjnë. Ndërsa zhvillohen, foshnjat fitojnë më shumë kontroll dhe mund të hapin dhe mbyllin grushtat sipas dëshirës.

    Përveç kësaj, shtrëngimi i grushteve mund t’i ndihmojë foshnjat të zhvillojnë lëvizshmërinë dhe forcën në duart e tyre, si dhe të përmirësojnë perceptimin e tyre për botën përreth tyre. Gjithashtu, shtrëngimi i grushteve mund të forcojë lidhjen midis trurit të foshnjës dhe muskujve të duarve.

    Përveç ndihmës në zhvillimin e lëvizshmërisë dhe forcës në duart e foshnjës, shtrëngimi i grushteve mund të ketë qëllime ose funksione të tjera:

    Sigurimi i një ndjenje sigurie: Shtrëngimi i grushteve mund ta ndihmojë fëmijën të ndihet më i sigurt dhe i mbrojtur, pasi mund të jetë një reagim normal ndaj situatave ankthi ose frike.

    Zhvillon koordinimin: Shtrëngimi i grushteve mund të ndihmojë në zhvillimin e koordinimit midis muskujve dhe lëvizjeve të ndryshme të foshnjës.

    Praktikon prekjen: Shtrëngimi i grushteve mund ta ndihmojë fëmijën të praktikojë prekjen, pasi grushtat e tyre mund të kapin dhe prekin objektet dhe sipërfaqet.

    Në përgjithësi, shtrëngimi i grushteve është një reagim normal i sistemit nervor të foshnjës dhe nuk duhet të shqetësojë prindërit.

  • I riu i dehur përplas makinën me disa të tjera në Sarandë

    I riu i dehur përplas makinën me disa të tjera në Sarandë

    SARANDË- Aksident në seri në Sarandë Policia në Sarandë arrestoi në flagrancë 28-vjeçarin A. G., 28 vjeç, pasi duke drejtuar makinën, në gjendje të dehur, ka përplasur disa automjete të parkuara dhe ka shkaktuar dëme materiale. Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin Sh. C., 61 vjeç, banues në Kot, pasi ka tentuar të vjedhë në banesën e një gruaje.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetaset A. A., 39 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe E. L., 33 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi janë konstatuar duke shfrytëzuar për të lypur, 4 fëmijët e tyre të mitur 4-9 vjeç. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin E. H., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka trafikuar një automjet tip “Audi” që rezulton i vjedhur në Belgjikë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,”-bën me dije Policia në njoftimin zyrtar.