Author: editor

  • Me dhemb shpirti kur vajza e tim vëllai më thirr xhaxha, por unë jam babai i saj, si t’ja bëj? A duhet t’ju tregoj?

    Me dhemb shpirti kur vajza e tim vëllai më thirr xhaxha, por unë jam babai i saj, si t’ja bëj? A duhet t’ju tregoj?

    Kam gjithë këto vite që e vuaj këtë histori. Sa herë që shoh mbesën (që në të vërtetë është ime bijë) në sy, drldhem.

    Nuk e di ku e gjej forcën që nuk shkoj ta shtrëngoj fort, ta përqafoj dhe t’i them se unë jam i ati.

    Por e di që kjo do të shka.ktonte shumë v.uajtje, shumë dh.imbje. Përveç kësaj, kam frikë se ajo pastaj do të më urre.jë. Edhe pse më thërret xhaxha, jemi shumë të lidhur bashkë, më admiron, prandaj po të marrë vesh të vërtetën do t’i shembet i gjithë imazhi që ka për mua. Dhe unë këtë nuk do ta doja kurrë!

    Imagjino pastaj po ta marrë vesh ime shoqe apo im vëlla që unë dhe gruaja e tij kemi pasur një marrëdhënle! E di që është gjëja më e shëmtuar që mund t’i bëjë vëllai vëllait, por nuk mund ta kthej më kohën pas.

    Ajo që ndodhi, ndodhi dhe fryt i asaj marrëdhënleje të shkurtër,, është V., vajza ime, që mendon se më ka xhaxha.

    Unë kisha katër vjet që isha martuar, kur u martua edhe im vëlla. Kishim veç shtëpinë e prindërve. Aty jetoja edhe unë me gruan dhe dy fëmijët, aty vazhdoi të jetonte edhe im vëlla dhe gruaja e tij pasi u martuan.

    Shtëpia ishte e madhe dhe kishte vend për të gjithë. Tani e di që ajo që ndodhi nuk duhej të kishte ndodhur. Ndoshta e dija edhe atëherë, por u turbullova dhe nuk iu binda dot arsyes.

    Pa e kuptuar nisëm të ngacmoheshim me njëri-tjetrin me shikime apo veprime, pa folur asnjë fjalë. Askujt nuk i ramë në sy. Dhe momentin e parë që mbetëm vetëm të dy, ndodhi ajo që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë.

    Nisëm një histori plot paslon. Asnjëri prej nesh nuk e çonte nëpër mend që të prishte familjen e vet, por as nuk mund të frenoheshim. Në fund të fundit, familja jonë ishte një.

    Im vëlla dhe gruaja e tij që kur u martuan përpiqeshin të bënin një fëmijë, por ajo nuk po ngelej shtatzënë. Kaloi më shumë se një vit, por asgjë.

    E dija shqetësimin e tyre sepse im vëlla më ishte hapur. Më dukej vetja një njeri i pështirë për atë që bëja, por e kisha të pamundur ta ndaloja veten.

    Nuk e kisha përjetuar ndonjëherë atë pasion, as kur kam qenë adoleshent. Ajo ishte shumë e bukur, tërheqëse, pro.vokuese. Me të jam ndierë ashtu si nuk jam ndierë kurrë me gruan time.

    Ime shoqe është një grua punëtore dhe e përkushtuar, por asnjëherë nuk është përpjekur ta mbajë veten dhe të bëhet e dësh.irueshme si femër.

    Kjo më mungonte. E di që nuk mund të justifikohem për atë që kam bërë, sado arsye të gjej për atë që ndodhi.

    Një ditë, ajo (gruaja e vëllait), në një nga takimet tona të f.shehta, më tha se po i vonoheshin per.lodat. Sh.tanga, nuk dija çfarë të bëja, ku nuk më shkonte mendja.

    Nuk doja që të isha unë ai që ta kishte lënë shtatzënë. Menjëherë e ndjeva se ajo ishte shtatzënë. Kisha frikë se kjo shtatzëni mund të zbulonte të fshehtën tonë.

    Ende kam f.rikë se do të vijë ajo ditë kur e vërteta do të dalë në shesh dhe unë do të gj.ykohem nga të gjithë. Kam frikë se do të h.umb njerëzit e familjes sime.

    Unë vërtet e bëra këtë posht.ërsi, por unë e dua me gjithë shpirt tim vëlla. Nuk kam dashur të lëndoj atë, vetëm jam treguar egoist dhe kam menduar për kënaqësinë time.

    Nuk kaluan shumë kohë dhe u mor vesh që gruaja e vëllait ishte shtatzënë. Unë fillova të bëja llogaritë se kur mund të kishte mbetur shtatzënë, që ta kuptoja nëse mund të isha unë babai apo jo. Sa më shumë llogari bëja, aq më shumë më mbushej mendja se ai fëmijë ishte i imi.

    Madje shkova dhe u konsultova edhe me një mjek gjinekolog, që të isha i sigurt për llogaritë që bëja.

    E mbaj mend ditën kur supozohet të kem lënë shtatzënë nusen e vëllait. Atë ditë vëllai ishte në Tiranë. Sa do të doja që edhe ai të kishte qenë atje.

    Të paktën do të kisha dyshimin se mund të kishte shkuar edhe ai me gruan e tij dhe fëmija do të ishte i atyre të dyve.

    Në momentin kur u mor vesh se gruaja e vëllait ishte shtatzënë, ne e ndërpremë marrëdhënlen. E lamë që të hidhnim gjithçka pas krahëve, të harronim atë që kishim kaluar dhe të vazhdonim jetën, secili me familjen e tij.

    Dhe kështu u bë.

    Kam përshtypjen se ishte fr.ika që ndjenim të dy ajo që na bëri ta respektonim këtë marrëveshje. Jo rrallë herë jam tunduar që të shkoj përsëri tek ajo, por nuk e kam bërë për të mos e rënduar më shumë këtë situatë ku ndodhemi.

    Që nga momenti që i dhamë fund lidhjes sonë, mendja më punonte vetëm në një drejtim, si të largohesha nga Shqipëria dhe të jetoja larg me gjithë gruan dhe fëmijët e mi.

    Më vinte rëndë që të përballesha me gruan e vëllait, me vëllain dhe me prindërit. Edhe pse vëllai nuk e dinte se çfarë kisha bërë, ndërgjegjja ime nuk më linte të qetë.

    Erdhi një moment që nuk e shikoja dot në sy sepse më dukej sikur ai më lexonte mendimet. Nuk kishim mundësi që të dilnim në shtëpi më vete e jo më të shkonim larg.

    Kur erdhi në jetë V., diçka brenda meje ndryshoi. Frika ia la vendin një ndjenje tjetër. Unë kam dy fëmijë me time shoqe, por e them me bindje dhe keqardhje se kur kanë lindur ata nuk kam përjetuar as gjysmën e emocionit që ndjeva kur më dhanë në duar V-në.

    Ai fëmijë është kopja ime. Të gjithë thonë se më ngjan mua. Vetëm mamaja e saj nuk bën komente. Ajo thotë se ngjan nga ra.ca e të atit, por nuk më përmend mua në veçanti. Kur lindi V. dëshira ime për t’u larguar nga ajo shtëpi u venit. Doja të qëndroja pranë V-së dhe ta shihja tek rritej.

    Madje edhe ime shoqe e vuri re përkushtimin tim ndaj V-së. Një ditë më tha:

    “Ti nuk ke bërë kështu për fëmijët e tu”. Nuk e tha me të keq, ishte veç një konstatim nga ana e saj. Nuk kam qenë ndonjëherë tip i dhënë pas fëmijëve, por që kur lindi V. kam ndryshuar.

    Kam arritur deri aty sa kur e kam parë që e kanë lënë vetëm në dhomë, kam hyrë fshehurazi dhe kam luajtur me të. Sa e sa herë e ndjek me sy kur luan dhe ruaj distancën, që të tjerët të mos ngrenë dyshime për sjelljen time. Kam qenë i pranishëm gjatë gjithë rritjes së saj.

    Unë jam një ndër njerëzit e saj më të afërt. Për shumë gjëra vjen dhe flet me mua. Kur do ndonjë gjë apo ka nevojë për mbrojtje vjen tek unë. Ndihem njeriu më i lumtur në ato momente.

    Kam pak kohë që kam dalë në shtëpi më vete me gruan dhe dy fëmijët. E mora këtë vendim sepse e pashë që gjithmonë e më shumë bëhej e papërballueshme për mua që t’i qëndroja pranë V-së e të mos i thosha që ajo është vajza ime. Nuk jua shpjegoj dot kontr adiktën që ndiej brenda vetes.

    Nga njëra anë dua që të gjithë ta dinë që ajo është vajza ime. Jam krenar që kam një vajzë si ajo. Dua që ajo ta dijë se unë jam babai i saj.

    Nga ana tjetër kam frikë se po të merret vesh e vërteta e gjithë familja jonë do të shkat.ërrohet, të gjithë do të vuajnë, ndërsa unë dhe nusja e vëllait do të ndëshkohemi, do të përzihemi përgjithmonë nga familja.

    Vetë V-ja nuk do të na shohë dot me sy. E di se nuk mund të fajësoj askënd që do të na përbuzë nëse merret vesh e vërteta. Ndoshta edhe unë po të kisha qenë në vendin e tim vëllai do të kisha bërë gjënë më të rëndë të mundshme.

    Ndonjëherë shoh ëndrra me sy hapur dhe pastaj maIIkoj veten për mendimet që më kalojnë nëpër kokë. Meqë në këtë shkrim unë do të mbetem anonim, po guxoj t’ju them ato mendime që nuk do të doja t’i mendoja.

    Sa herë ëndërroj sikur im vëlla dhe ime shoqe nuk janë më dhe unë kam në krahë nusen e vëllait e na rrethojnë 3 fëmijë, fëmijët e mi, mes të cilëve edhe V-ja. Fantazoj sikur ndodhin gjëra të tme.rrshme, që i marrin jetën vëllait dhe nuses time. E di që është e tme.rrshme.

    Nuk do të doja t’u ndodhte asgjë e keqe atyre. Unë i dua dhe i vlerësoj që të dy, por…

    E di që në këtë histori ka vetëm një njeri të keq dhe ai jam unë. Nuk e mohoj dot. Nuk do të doja të kisha shkaktuar gjithë këtë mesele, por tani jam vonë dhe nuk mund të bëj asgjë që ta kthej pas.

    E di që nuk ka asnjë zgjidhje për situatën ku ndodhem. Çdo zgjidhje e mundshme do të shkat.ërronte jetën e njerëzve të mi të dashur, prandaj nuk kam ndër mend të bëj asgjë, pavarësisht mendimeve të shumta që më kalojnë në kokë.

    Kam bërë një gabim të rëndë, pasojat e të cilit do t’i vuaj gjatë gjithë jetës. Jam i dënuar që të jetoj me një brengë të madhe në shpirt.

    Nga njëra anë do të më përndjekë përgjithmonë faji që kam bërë në kurriz të tim vëllai dhe nga ana tjetër do të jem gjithmonë i brengosur sepse kam një fëmijë që nuk do të më njohë kurrë për baba.

    Ju lutem, mos më gjykoni! Boll të rënduar e kam ndërgjegjen. Unë e vuaj çdo ditë fajin që kam bërë. Vendosa të shkruaj në këtë gazetë sepse nuk mund të flas me asnjeri për këtë gjë. Doja vetëm të shfryhesha se kam kaq vite që e mbaj brenda vetes këtë histori të rëndë.

    As vetë nuk e di si nuk jam çmendur. Ndoshta do të kishte qenë më mirë po të isha çmendur. Të paktën nuk do të isha i vetëdijshëm për asgjë nga ato që kanë ndodhur. Nuk dua të ndëshkoj askënd me papërgjegjshmërinë që kam treguar.

    Ju lutem, mos e gjykoni as gruan e tim vëllai! Edhe ajo është pjesërisht vik.timë, edhe pse në anën e errët të kësaj historie.

    Ajo, ashtu si edhe unë, është viktimë e ndjenjave të veta, e pasionit që na pushtoi të dyve.

    Për ta mbyllur, dua t’ju them se sot për sot njeriu më i rëndësishëm dhe më i shtrenjtë për mua është V., vajza që nuk do të më thërrasë kurrë baba.

  • Dëshira për t’u bërë nënë, habit Roza Lati: Jam gjithmonë e gatshme por nuk po gjej…

    Dëshira për t’u bërë nënë, habit Roza Lati: Jam gjithmonë e gatshme por nuk po gjej…

    Moderatorja Roza Lati si radhë herë ka folur për jetën e saj personale, ku ka treguar një dëshirë të saj për t’u bërë nënë në moshën 30-vjeçare.

    Roza tek emisioni “Më prit në fundjavë”, tha se nëna e saj, aktorja e njohur Rita Lati shpesh herë i kërkon asaj që ta bëjë gjyshe sa më shpejt, por sipas moderatores ajo duhet ta ndjejë që të bëhet nënë.

    Nga ana tjetër, Roza tregoi se kur ka qenë 30 vjeçe ajo ka qenë e gatshme që të bëhet nënë por nuk ka gjetur babain e duhur për fëmijët e saj.

    “Rita më thotë kur do bësh një beb, por kjo punë është me të ndjerë. Gjithmonë kam qenë e gatshme të krijoja familja që tek 30-tat; çështja është që s’po gjej babain e fëmijëve.

    Pasojat e familjes sime të divorcuar më kanë bërë që të jem më e matur dhe dua që krijesa ime ta ketë babain afër. Gjë e vështirë kjo për vitet që jetojmë sot ku çdo njeri është lehtësisht i zëvendësueshëm kështu që më mirë të rri vetëm.”- tha Roza.

  • Si në filma, del VIDEO e grabitjes së biznesmenit shqiptar në Mykonos

    Si në filma, del VIDEO e grabitjes së biznesmenit shqiptar në Mykonos

    Mediat Greke kanë publikuar videon e momentin të grabitjes së biznesmenit shqiptar Tonin Preka në nëntorin e vitit të kaluar në Mykonos. Një grabitje si në filma, ku pesë autorët të maskuar e me armë zjarri futen në zyrën e kontraktorit dhe madje përleshen me biznesmenin shqiptar, e në fund i marrin një çantë me 40 mijë euro.

    Gjatë grabitjes 41-vjeçari është përplasur me grabitësit shqiptarë, madje i merr njërit prej tyre edhe pistoletën, por nuk mund të qëllojë sepse i bie karikatori. Ndërkohë, dy prej autorëve Alfons Ndoci dhe Gerald Jaho janë vënë në pranga rreth 1 javë më parë (25 qershor 2023) dhe ka qenë vetë biznesmeni shqiptar që ka arritur t’i identifikojë.

    Ai i ka parë ata teksa ka qenë në një qendër tregtare dhe ka lajmëruar policinë. Edhe në këtë rast ata e kanë kërcënuar me armë biznesmenin shqiptar, madje i kanë marrë dhe celularin me qëllim që të mos e njoftonte shpejt policinë. Por pasi efektivët i kanë ndjekur për rreth 4 kilometra, ata kanë rënë në pranga.

    Njëri prej agresorëve, Agustin Marku, u vu në pranga të nesërmen e grabitjes ndërsa dy të tjerët Enderik Skënderaj dhe Nedin Bylbyli, janë ende në kërkim. Ata e kanë kryer grabitjen pikërisht në ditën kur e dinin që ai do të shpërndante pagat për punonjësit.

    https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2023/07/y2mate.com-%CE%92%CE%AF%CE%BD%CF%84%CE%B5%CE%BF-%CE%BD%CF%84%CE%BF%CE%BA%CE%BF%CF%85%CE%BC%CE%AD%CE%BD%CF%84%CE%BF-%CE%B1%CF%80%CF%8C-%CF%84%CE%B7-%CE%BB%CE%B7%CF%83%CF%84%CE%B5%CE%AF%CE%B1-%CE%B5%CF%81%CE%B3%CE%BF%CE%BB%CE%AC%CE%B2%CE%BF%CF%85-%CF%83%CF%84%CE%B7-%CE%9C%CF%8D%CE%BA%CE%BF%CE%BD%CE%BF-Ethnos_1080p.mp4?_=1

  • “Me legen në dorë e peshqir iu laja këmbët të gjithëve!”, habit burri: Për punë të morëm, si Marigoja(Video)

    “Me legen në dorë e peshqir iu laja këmbët të gjithëve!”, habit burri: Për punë të morëm, si Marigoja(Video)

    Martesa 30-vjeçare e Fadilit dhe Violetës ndodhet në një krizë të fortë e cila i ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”.

    Është Violeta ajo që ka thirrur bashkëshortin në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan pasi thotë se pavarësisht se e kanë ndarë jetën e tyre midis Shqipërisë e Greqisë ku jetojnë prej 28 vjetësh si dhe kanë sjellë në jetë 3 fëmijë, ajo ndihet e shtypur.

    Sipas saj, Fadili ka qenë gjithnjë neglizhent dhe nuk i ka shprehur dashurinë, ndërsa ajo vetëm ka punuar teksa ai dilte e takohej me shokët. Violeta madje thotë se në shtëpinë bashkëshortore është detyruar t’iu lajë edhe këmbët vjehërrve të saj.
    Violeta: Visheshe e lyheshe e dilje dhe mua më lije në shtëpi!! Për çfarë më ke marrë mua ti? Për gomar më ke marrë?

    Fadil: Për çfarë më solle këtu ta di unë?

    Violeta: Për çfarë? Se tërë jetën për ty kam ndenjur! Kam marrë legenin në shtëpinë tënde dhe një nga një iu kisha larë këmbët! Ka mbaruar kjo! Ka mbaruar po të them!

    Fadil: Po shumë mirë, ashtu ishte zakoni atëherë dhe atë do bëje.

    Violeta: Akoma po e ndjek atë zakon!

    Eni Çobani: Pse iu ka larë këmbët vërtet?

    Fadil: Ashtu ishte zakoni zonja Eni.

    Eni Çobani: Jo, ia ka larë këmbët vërtet të gjithëve?

    Fadil: Po, të prindërve të mi ua ka larë.

    Violeta: Të gjithëve ua kam larë! Në darkë vinin radhiteshin e unë me legen në dorë e peshqir në krah!

    Fadil: Moj për këto gjëra më solle mua?

    Violeta: Nuk u ngope me këtë punë? Nuk u ngope e akoma vazhdon këtë?

    Fadil: Shumë mirë, për punë të morëm, si Marigoja./tvklan.al

  • Humb jetën në mënyrë të papritur influenceri i njohur

    Humb jetën në mënyrë të papritur influenceri i njohur

    Instruktori i njohur në rrjet ‘Joesthetics’ ka vdekur papritur në moshën 30 vjeçare.

    I ndjeri ishte ankuar më herët nga një dhimbje e mistershme në qafë që më pas zbulua se ishte një aneurizëm nga bllokimi i arterieve të gjakut. Nuk ka shpjegime të tjera zyrtare për shkaqet e vdekjes së tij.

    Influencuesi gjerman i njohur për videot e tij në Youtube, emri i vërtetë i të cilit ishte Jo Lindner, u bë i famshëm me këshillat e stërvitjes për ndjekësit e tij, rrëfimet e jetës personale, dietën dhe stilin e jetesës.

    E dashura e tij njoftonte sot në rrjetin Instagram se për fat të keq 30-vjeçari kishte ndërruar jetë.

    Duke shpërndarë imazhe dhe video të çiftit, Nicha e dashura e Jo, gjithashtu instruktore stërvitjeje dhe influencuese në rrjet, tha për ndjekësit se ai ishte tashmë “në një vend më të mirë”.

    Ajo shkruante: “Ai dje ndërroi jetë nga aneurisma ..unë isha me të në dhomë .. ai më vari në qafë një varëse që kishte bërë për mua, dhe më pas ishte në krahët e mia kur gjithçka ndodhi shumë shpejt.”

    “Tre ditë më parë ai më thoshte se kishte një dhimbje në qafë … ne nuk kuptuam asgjë, … derisa ishte tepër vonë.”

    Nicha thoshte se nuk mund të shkruante më tepër për fansat që i kërkonin shpjegime për vdekjen e papritur, por thoshte vetëm se Jo ishte ‘shumë më tepër’ nga sa e njihnin ata.

    “Ai ishte i dashur, i ndershëm dhe besonte te të gjithë.”

    Homazhe të shumta bëheshin në rrjet nga fansat e stërvitësit. Kolegu tij ‘bodybuilder’ Noel Deyzel tha: “U prehshnë paqe Jo. Do të na marrë malli.”

    Një përdorues në rrjet shkruante: “RIP joesthetics, kjo është e pabesueshme. Të ndiqja në postimet e tua, një djalë i shkëlqyer, i larguar tepër herët. Një moment je gjallë, në tjetrin nuk je më”.

  • “Ndiqni instinktet tuaja”, këto janë shenjat e horoskopit më me fat për muajin korrik

    “Ndiqni instinktet tuaja”, këto janë shenjat e horoskopit më me fat për muajin korrik

    Korriku mund të na thërrasë të përqafojmë fëmijën brenda nesh, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të jemi të kujdesshëm në lëvizjet dhe qëndrimet tona. Të gjithë të tjerët, përveç tre shenjave të zodiakut më poshtë, të cilët e kanë fatin në anën e tyre në korrik.

    Dashi

    Këtë muaj, Dielli do të vazhdojë të kalojë tranzit në shtëpinë tuaj të katërt, shtëpinë e shtëpisë dhe familjes, duke sjellë ndërgjegjësim të shtuar në jetën tuaj private. Edhe pse ndani disa ngjashmëri me Gaforren, jeni shumë më të interesuar të ndërmerrni veprime sesa të ndaloni për të përjetuar dhe për t’u përballur me situata. Si rezultat, ky sezon ju shtyn të merreni pak më shumë me emocionet tuaja, veçanërisht ato që lidhen me mjedisin familjar dhe marrëdhëniet. Ju mund të kaloni më shumë kohë me familjen tuaj ose dëshironi të rifreskoni hapësirën tuaj. Sido që të jetë, ky muaj do të jetë më pak aktiv fizikisht dhe në vend të kësaj do të jetë një kohë për t’u kënaqur me komoditetet e jetës private.

    Gaforrja

    Jeni gjithmonë në kontakt me emocionet tuaja, por këtë muaj do ta keni më të lehtë të ndiqni instinktet tuaja pa shumë ndikim nga jashtë. Ky sezon ka të bëjë me ju dhe nevojat tuaja, ndaj mos kini frikë të vendosni veten në radhë të parë. Mendoni se çfarë ju nevojitet për t’u ndjerë të sigurt, të mbështetur dhe të sigurt, dhe ndiqni në mënyrë aktive ato gjëra, edhe nëse ato duken të paarsyeshme për botën e jashtme. Ju i dini nevojat tuaja më mirë se kushdo, veçanërisht këtë periudhë të vitit, mos i lini ato të paplotësuara.

    Peshorja

    Ndërsa Dielli vazhdon rrugën e tij në Gaforre, këtë muaj do të synoni karrierën dhe përpjekjet tuaja profesionale. Kjo është një kohë e mirë për të paraqitur gjithçka për të cilën keni punuar dhe jeni gati për të ndarë me botën, veçanërisht nëse është diçka që ju mbush emocionalisht. Ruani sigurinë që ndjeni në vendin tuaj të punës, pasi dëshironi të ndiheni rehat në punë. Ju madje mund të njiheni për aftësinë tuaj për t’u kujdesur dhe trajtuar të tjerët, diçka që të gjithë e admirojnë tek ju. Mos kini frikë të bini në sy.

    Bricjapi

    Këtë muaj, Dielli vazhdon të kalojë tranzit në shtëpinë tuaj të shtatë, shtëpinë e marrëdhënieve romantike dhe partneriteteve, duke theksuar nevojën tuaj për mbështetje emocionale dhe siguri përmes marrëdhënieve tuaja me të tjerët. Edhe pse prireni t’i jepni përparësi racionalitetit, ky sezon ju bën thirrje që të fokusoheni në dëshirën tuaj për të gjetur rehati dhe kujdes tek njerëzit përreth jush. Edhe pse kjo mund të jetë e pakëndshme në fillim, është një kohë e shkëlqyer për të përqafuar intimitetin. Të qenit i pambrojtur është mënyra e vetme për të zhvilluar lidhjet më të thella dhe intime që dëshironi me të tjerët.

  • Historia e Zogut të Zi

    Historia e Zogut të Zi

    Kushdo që jeton në Tiranë e njeh zonën e Zogut të Zi, ose dhe ata që nuk e dinë të paktën e kanë dëgjuar. Zogu i Zi është rreth-rrotullimi ku lidhet rruga e Durrësit me rrugën Dritan Hoxha. Ky rreth-rrotullim është ndryshuar disa herë në këto vite. Për të gjithë kureshtarët që duan të dinë se përse e ka marrë këtë emër, po tregojmë historinë.

    Në fakt sapo dëgjojnë Zogu i Zi njerëzit hamëndësojnë për të vërtetën, pasi kanë dëgjuar disa histori për të. Por, nëse i referohemi dokumenteve dhe historive më të hershme, historia është e tillë: në këtë zonë ka ekzistuar një çezmë publike ku mbi të ishte gdhendur një zog i zi. Për këtë çezmë hera e fundit që është shkruar ka qenë një revistë e vitit 1942.

    Çezma dhe platforma ishte e ndërtuar me gurë dhe mbi të qe gdhendur një zog i zi. Banorët e asaj kohë vinin çdo ditë për të mbushur ujë. Ata madje e dinin dhe legjendën që qëndronte pas këtij burimi të veçantë.

    Legjenda thotë se dikur këtu ka humbur jetën një djalë i ri, që vinte nga një shfat i Tiranës. Një vit rresht nëna e tij, vinte çdo ditë në këtë vend dhe e vajtonte nga pikëllimi vdekjen e djalit te varri I tij, që ndodhej diku aty pranë, derisa pas një viti vdiq edhe ajo. Pastaj vendin e saj e zuri një zog i zi, i cili nisi të vinte e të këndonte mbi varrin e djalit.

    Pas vdekjes së nënës. nga ky fshat erdhën njerëz dhe ndërtuan një çezme me gurë të zi, ku gdhendën përsipër një zog. Kështu këtij vendi i thanë Zogu i Zi, prej këtij zogu që gdhendën mbi çezme.

    Ekziston dhe një këngë për këtë tragjedi: “Seç po këndon një zog i zi/ mbi varrin e një djali të ri…”.

    Sido që të jetë, krijimi flet për një lidhje mes reales e ireales. Në fakt ka një arsye thelbesore në mistifikimin e zogjve si simbol të fluturimit, lirisë e paqes. Baladat dhe legjendat e “përdorin” zogun për të kryer detyrat njerëzore, pasi ai ka një favor: ata “shfrytëzojnë” lirisht ajrin, duke kaluar sa nga bota tokësore, sa në botën e ajrit (afër qiellores). Prandaj në mjaft legjenda, siç është ajo e Zogut të Zi, simbolizojnë “ndërmjetësin” midis botës fizike e shpirtërore. Ndërmjet llojeve të ndryshme të zogjve, “zogu i zi” zë një vend të veçantë në krijime popullore, në legjenda e mite të kulturave të ndryshme. Ai konsiderohet si pasqyrim i shpirtit, i dhimbjes, i lotëve, i vështirësive, etj. Për këtë arsye ai është përdorur dhe si simbol për të dëshmuar jo vetëm për jetën e sotme, por dhe atë të përtejme.

    Nisur nga ky arsyetim, toponimi Zogu i Zi lidhet me një dhimbje, që u përjetësua për shumë kohë me simbolin e zogut të zi të vendosur në një krua.

    Sidoqoftë, është një toponim orientues për hyrjen në unazën e vogël të qytetit.

     

    Zogu i Zi, rrethrrotullimi që lidh rrugën e Durrësit me aksin hyrës verior të Tiranës, është një shesh që po transformohet nga dita në ditë. Dikur, porta e vetme hyrëse për në Tiranë, sot nga të dyja gjitha anët e saj është rrethuar me konstruksione ndërtesash të reja e moderne, fasada joshëse të bizneseve dhe qendrave komerciale. Pas shumë studimeve infrastukturore të bëra ndër vite, tashmë ky shesh duket sikur ka gjetur qetësinë, pasi një tjetër nyje disa kilometra larg saj, e cila bashkon unazat periferike të Tiranës, është përcaktuar si porta hyrëse për në kryeqytet.

    Ndërkohë lulishtja rrethore e Zogut të Zi, është kthyer në një atraksion multifunksional, ku një vepër arti dinjitoze qëndron në mes. Bëhet fjalë për veprën e artistit me famë ndërkombëtare Helidon Xhixha, e ndërtuar e tëra në inoks.

    Pavarësisht madhështisë së saj dhe kuptimit që mbart, (dy piramida të përmbysura në lëvizje, në formë S-je që simbolizojnë dinamikën e kryeqytetit shqiptar, asgjë nuk mund ta zëvendësojë toponimin e hershëm, paksa ekzotik, Zogu i  Zi, pavarësisht mjegullës që koha ka shpërndarë.

    Neritana Kraja

  • ‘O frate do marr içik t’bardh dhe içik t’kuqe’! Përgjimet që ‘dogjën’ grupin e trafikantëve në Elbasan

    ‘O frate do marr içik t’bardh dhe içik t’kuqe’! Përgjimet që ‘dogjën’ grupin e trafikantëve në Elbasan

    Zbardhen disa nga përgjimet që çuan në pranga 45 persona në Elbasan në kuadër të operacionit antidrogë “Rrjeti”, i cili u finalizua dy ditë më parë.

    Në përgjimet e zbardhura nga dosja hetimore rezulton se personi i infiltruar dhe i identifikuar me simbolin “K” dhe Edor Hasanllari me simbolin “E”, dyshohet se komunikojnë për shitje të lëndëve narkotike, ku flitet dhe sasia në gramë dhe çmimi që do paguhej.

    Pjesë nga përgjimet:

    K- Me sa do i lesh he, po t’marr 3.

    E- 75 (shtatëdhjetë e pesë).

    K- Sa duhet të marr unë që ta ulësh

    E- Fol me qorrin e burr.

    ***

    Nga transkriptimi i përgjimit ambiental personi i autorizuar me simbolin “K” dhe Ledi Nergjoni me simbolin “L”, dyshohet se kemi të bëjmë me shitje të lëndëve narkotike, ku ndër të tjera transkriptohet:

    K- O frate do marr içik t’bardh dhe içik t’kuqe.

    L- T’bardh dhe t’kuqe.

    ***

    Më dt. 15.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga traskriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

    Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K” : I Mir a e?

    Shtetasi Gravosh Berati i identifikuar me simbolin “G”: Harroje, shife vetëm provoje, mo i fut shumë sot në bidon, se kshu e ke super.

    K: E po t’marr 1 pesçe unë sa ma len?

    G: Ça me lan lali edhe un ça fitoj unë e marr kështu, unë jam puntori.

    K: Po mir o la mir

    G: Po deshe të flas me ata t’marrësh 1 pesçeke ai pronari. K

    : Del për bidon me i fjal.

    G: I q* motrën mo lal.

    ***

    Më dt. 20.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambjental”, nga traskriptimi I bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

    Agjenti I autorizuar I identifikuar me simbolin “K” : A ban për bidon? Shtetasi Aldo Gjeli I identifikuar me simbolin “A”: Peurane e pastër, Peruane e pastër qysh s’ban për bidon kjo? K: I mir o, se na flliq tek njerëzit? A: Po ku ke pir ndonjëher kështu ti. K: Okey

    ***

    Më dt. 20.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga traskriptimi I bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

    Agjenti I autorizuar I identifikuar me simbolin “K” : Shtetasi Leonard Tola i identifikuar me simbolin “L”: Ça të duhet?

    K: Na….

    L: E ç’a t’baj me kët? I T’vogël?

    K: E vlla gjysëm sa I bie….

    L: Okey.

    K: Hë do të ulem mrena unë?

    L: Rri içik jasht.

    ***

    Më dt. 20.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga traskriptimi i bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

    Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K” : Hë rri aty rri, e, hë se s’ka gjë? Shtetasi Leonard Tola i identifikuar me simbolin “L”: E, s’kam kusur unë e?

    K: S’ka gjo e lal ça kusuri po hë.

    L: Si e s’presin e kuptoni ça po baj unë.

    K: Ika hajt.

    ***

    Më dt. 13.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambiental”, nga traskriptimi I bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

    Agjenti I autorizuar i identifikuar me simbolin “K” : Na, po ke t’më kthesh ti mu kusur? Shtetasi Mariglen Hida i identifikuar me simbolin “M”: Sa di o la?

    K: I gjysëm.

    M: I gjysëm?

    K: Ee.

    M: Unë do të jap izet e la.

    K: N’rregull ok hajt.

    M: Sot do marr për ato se s’jan për ty ato e la.

    K: Ee mir.

    M: Sa tmarr izet.

    K: Po ai s’dilte o bab për vidon.

    M: Ee po s’është ajo për bidon, kjo është e mirë për me hunë.

    K: E mir po na shif na gjej na nji për bidon e vlla.

    M: Kto I pata të funit unë e la.

    K: Po mir po ti marr unë të gjitha kto pra vari k****hajt.

    M: Nga ota pesë.

    K: Okey hajt.

    ***

    Më dt. 12.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambjental”, nga traskriptimi I bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

    Agjenti I autorizuar I identifikuar me simbolin “K”: Ee bjer ja 4 qese mu nga ato të m’dhajat?Po të bardha ka? Shtetasi Rudolf Korumi I identifikuar me simbolin “R”: Jo s’kam qese unë, s’punoj me qese.

    K:Po t’bardhë e, t’merrja I gjysëm lali ke ti?

    R: Jo.

    K: N’rregull je e la.

    R: M’rregull vetëm hidhe paketën.

    K: e emir hajt, I ke fut ktu gjith me një fjal.

    R: I kam fut po hidh paketën se mos…hidhe paketën.

    K: Po e hedh unë e paketën po a I ke fut ktu gjith me I fjal.

    R: Aty t’gjitha.

    K: Hajt.

    *** Më dt. 26.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambjental”, nga traskriptimi I bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:

    Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K” dhe shtetasi Oltjon Çela I identifikuar me simbolin “O”: Ke dy pikë katër pa qese

    K: Po qe I mirë këtu më ke.

    O: Do të rregulloj herë tjetër, k’të e ke gurë o lale prandaj ta dhashë se s’doja të jepja pluhur

    K: Jo re ça fallco, ke 6 ashtu e? Balkanweb

  • E kujtoni historinë e Isaleos që u gjet nga familja rome dhe u rrit si të ishte fëmija e tyre, sot i ndodhi mrekullia(Video)

    E kujtoni historinë e Isaleos që u gjet nga familja rome dhe u rrit si të ishte fëmija e tyre, sot i ndodhi mrekullia(Video)

    Familja Xhemalaj, e cila gjeti në koshin e mbe turinave Isaleon, vetëm pak ditë që kishte lindur, djalin i cili tashmë është 14 vjeç, më në fund ka shtëpi të re.

    Boksieri Ismail Keta iu përgjigj thirrjes së familjes së Isaleos, dhe së bashku me fondacionin e tij (por dhe donator gjerman) i ka dorëzuar çelësat e shtëpisë së re.

     

    <iframe width=”1180″ height=”664″ src=”https://www.youtube.com/embed/eFumdecc_1U” title=”Top Channel/ Shtëpi të re djalit që e shpëtoi familja rome, merr dhuratë nga boksieri Ismail Keta” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” allowfullscreen></iframe>

  • Autobusi i Unazës përplaset me motorin, plagoset 12-vjeçari

    Autobusi i Unazës përplaset me motorin, plagoset 12-vjeçari

    jë 12-vjeçar mbeti i plagosur këtë mëngjes, pasi autobusi i linjës së Unazës në Tiranë është përplasur me motorin me të cilin i mituri po udhëtonte.

    Rreth orës 08:45, në rrugën “Ferit Xhajko”, shoferi P. R., duke drejtuar autobusin është përplasur me motomjetin me drejtues  H. Gj dhe si pasojë është dëmtuar pasagjeri i mitur në motor.

    12-vjeçari ndodhet në spital, ndërsa nuk dihet gjendja e tij. Sipas policisë, një grup hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

     

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 02.07.2023, rreth orës 08:45, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi P. R., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. Gj. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

    Burimi: Top Channel