Author: editor

  • Ndjekësja i lë koment këngën e Olsit, Egli i kthehet ‘vençe’!

    Ndjekësja i lë koment këngën e Olsit, Egli i kthehet ‘vençe’!

    Ndjarja e Olsi Bylykut me Egli Takon erdhi e papritur për publikun dhe prej kohësh është kryefjale e mediave. Pasi morën dhenë lajmet se ata nuk ishin bashkë, Olsi nga ana tjetër ka publikuar disa projekte muzikore dhe fansat i lidhin me Eglin sigurisht.

    Së fundmi një komentuese i ka komentuar Eglit me këngën e fundit të Olsit në Instagram duke i shkruar “Tana i ke hallall”. Koment që ka marrë një përgjigje publike nga Egli në Instastory. Ajo shkruan se kënga ka dy vite që është realizuar dhe se nuk është për të.

    “Unë e kam dëgjuar shumë kohë më parë dhe jepja opinione nëse më pëlqente ose jo. Fakti që është lançuar tani tjetër muhabet. E lumtur që ka pasur sukses sepse është material i bukur”-shkruan ajo.

  • Përhapën foto të rreme për Ervis Martinajn sikur ishte në Meksikë, reagon personi: Bastardë! Mos abuzoni me imazhin tim!

    Përhapën foto të rreme për Ervis Martinajn sikur ishte në Meksikë, reagon personi: Bastardë! Mos abuzoni me imazhin tim!

    TIRANË- Në rrjetet sociale dhe në disa portale, u shpërnda një ditë më parë një foto ku shkruhej se ishte e Ervis Martinajt, e se ishte bërë në Meksikë. Kjo ngriti dyshimet se Martinaj ishte gjallë e se po fshihej në Meksikë, por e vërteta është ndryshe.

    Personi në foto nuk rezulton të jetë Martinaj, por dikush tjetër që i përngjan. Pikërisht ky person ka përgënjeshtruar lajmet, duke deklaruar se mediat dhe njerëzit në rrjetet sociale po abuzojnë me imazhin e tij.

    Fati i Ervis Martinajt ka qenë mister që nga muaji gusht i vitit të shkuar. Për herë të fundit, Martinaj është parë më 5 gusht, në orën 21:15, në një hotel në Durrës.

  • Për motive pronësie/ 55-vjeçari në Korçë kërcënon kunatën me sëpatë, e dhunon psikologjikisht

    Për motive pronësie/ 55-vjeçari në Korçë kërcënon kunatën me sëpatë, e dhunon psikologjikisht

    Një 55-vjeçar në Korçë ka dhunuar psikologjikisht dhe më pas ka kërcënuar me sëpatë kunatën e tij. Shtetasi me iniciale T. B., 55 vjeç, banues në Korçë, për motive pronësie ka dashur të plagos kunatën dhe një person tjetër që ka ndërhyrë për të qetësuar situatën. Pas ngjarjes, 55-vjeçari është arrestuar.

    Policia

    DVP Korçë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. B., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe ka kanosur me mjet të mprehtë (sëpatë), këtë shtetase dhe një shtetas tjetër që ka ndërhyrë për të neutralizuar konfliktin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti i mprehtë.

  • Moti i keq ‘tremb’ pushuesit/ Stuhia dhe reshjet e dendura të shiut ‘pushtojnë’ Shëngjinin, turistët braktisin plazhin

    Moti i keq ‘tremb’ pushuesit/ Stuhia dhe reshjet e dendura të shiut ‘pushtojnë’ Shëngjinin, turistët braktisin plazhin

    Data shënon 1 korrik por kushtet e motit nuk janë ende të qëndrueshme, sidomos këtë fundjavë.

    Stuhia e fortë e erës dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Shëngjinin mesditën e sotme.

    Në kushtet e paqëndrueshme atmosferike, pushuesit janë detyruar të braktisin plazhin.

  • E bujshme! Fotoja e fundit e Vis Martinajt, ish-bosi i bixhozit në Meksikë? Shikoni si duket

    E bujshme! Fotoja e fundit e Vis Martinajt, ish-bosi i bixhozit në Meksikë? Shikoni si duket

    Që nga muaj gusht i vitit të kaluar, fati i ish bosit të kumarit, Vis Martinaj, një nga njerëzit më të lakuar në Shqipëri, mbetet mister.

    Sot nuk ka një version zyrtar nëse Martinaj është fshehur dhe mbase po përgatit hakmarrjen apo është eliminuar dhe zhdukur nga armiqtë e shumtë.

    “Prapaskena” ka publikuar foto të re dhe që dyshohen si të fundit të biznesmenit Ervis Martinaj

    Në foto vihet re ndryshimi, ku Martinaj duket se ka shtuar disa kilogramë, fotoja është bërë në Meksikë, por nuk ka asnjë provë për vendodhjen e saktë.

    E vetmja provë e fortë janë disa foto që mediat i publikojnë për herë të parë. Kjo foto që po publikojmë sot ngre dyshime të forta për mundësinë e inskenimit të zhdukjes nga Martinaj./ Prapaskena

  • Frikë dhe panik në Shëngjin! Era përmbys varkën me turistë

    Frikë dhe panik në Shëngjin! Era përmbys varkën me turistë

    Nga Saranda në Durrës, bllokohen 7 mjete lundruese (1 varkë turistike, 2 skafe, 3 Jet Ski dhe 1 gomone) të cilat lëviznin jashtë zonave të përcaktuara dhe pa dokumentet e nevojshme në bord.

    Ndëshkohen me masa administrative nga 10 000 lekë të rinj – 110 000 lekë të rinj, secili nga drejtuesit e tyre.

    Ndërkohë që në Shëngjin policia kufitare i ka shkuar në ndihmë një turisti italian që iu përmbys varka me vela, nga era dhe ra në ujë duke rrezikuar që të mbytej.

  • Sherri nisi brenda shtëpisë, por miqësia u dëmtua akoma më shumë pasi Maestro nuk i fali… Pse u “përplasën” dy ish-banorët e BBV dhe fshehja e fotove të Luiz Ejllit në Turqi

    Sherri nisi brenda shtëpisë, por miqësia u dëmtua akoma më shumë pasi Maestro nuk i fali… Pse u “përplasën” dy ish-banorët e BBV dhe fshehja e fotove të Luiz Ejllit në Turqi

    Që pas daljes nga “Big Brother”, Luiz Ejlli është shndërruar në personazhin e momentit. Mes shumë angazhimeve që këngëtari, ka pjesë të kontratës me “Top Chanel” ka edhe realizimin e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”. E duke qenë personazhi i momentit, tashmë fituesi i “Big Brother”, ia lejon vetes disa ironi apo sherre me disa nga emrat më të njohur në Top Media.

    E konkretisht, Luizi është përfshirë në një sherr virtual me Olsa Muhametin, autoren e “Kepi i VIP”-ave, format i prezantuar nga Kiara.

    Olsa Muhameti ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku tregoi disa detaje nga projektet e saj, e nuk la pa përmendur as Luiz Ejllin, duke theksuar se edhe ai kishte qenë në Turqi bashkë me to për xhirime. Madje, si për ta sheqerosur, ajo tha se Luizi shkoi atje për të qenë pranë Kiarës.

    Epo mesa duket nuk ka ndodhur kështu, e këtë e ka treguar vetë Luizi. Ishin fansat e tij ata që postuan pjesën e intervistës ku shkruanin se Luizi ishte në Amerikë me koncerte, e se vetëm po të ishte “spiderman” do ishte edhe në Turqi. Kjo është aprovuar edhe nga vetë Luizi i cili komentoi:

    “Hajde rren hajde, e me sa siguri e thotë. Meqë ra fjala tani jam në Korçë po për 10 seç jam në Lezhë. Cit Olsa”. Më tej, ai ka bërë edhe një “story” ku shkruan: “Kam frikë të bëj “story” te Harku i Bërdicës se del ndonjëra edhe thotë është tek Harku Triumfit”.

    Kujtojmë se në rrjet nuk doli asnjë foto e Luizit nga Turqia, aty ku Kiara ishte me xhirimet e emisionit.

  • E frikshme, gruaja tenton të hedhë me forcë nga ballkoni djalin e saj 6-vjeçar

    E frikshme, gruaja tenton të hedhë me forcë nga ballkoni djalin e saj 6-vjeçar

    Një grua në Fushë Kosovë është parandaluar sot që ta mbysë fëmijën e saj 6-vjeçar.

    Mediat kosovare raportojnë se ekipet emergjente kanë ndërhyrë në momentet e fundit para

    se ajo ta hidhte nga ballkoni i banesës fëmijën e saj.

    Sipas raportimeve. gruaja që tentoi ta kryej këtë veprim, vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.

    Po ashtu, kuptohet se ajo jeton vetëm me fëmijën e saj.

  • Martohet vajza e Jozefina Topallit, veprimi i ish-shokëve të Luizit habit rrjetin

    Martohet vajza e Jozefina Topallit, veprimi i ish-shokëve të Luizit habit rrjetin

    Vajza e Jozefina Topallit, Megi ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj disa vjeçare. Megi dhe Angji Serreqi janë martuar në Shkodër ku mësohet se dasma është zhvilluar në Shirokë buzë liqenit.

    Ndërkohë, që nga fotot që ka publikuar vetë Megi Topalli, rrjeti ka nisur menjëherë me komentet për Luizin.

    Kujtojmë se Megi dhe Luizi kanë patur një lidhje 10 vjeçarë e cila ka patur një vëmendje të madhe mediatike dhe është pikërisht arsyeja pse vajza e Jozefina

    Topallit është figurë e njohur për publikun.

    Prandaj edhe në ditën e dasmës, komentet për Luizin kanë qenë të pashmangshme.

    Por rrjetit nuk i kanë shpëtuar komentet e ish shokëve të Luizit. Mario, Joni dhe Meridiani i kanë uruar jetë të lumtur Megit në postin e saj me fustanin e nusërisë.

    Duket se pavarësisht prishjes së miqësisë me Luizin, djemtë ruajnë kontakte me ish partneren e tij, Megin.

    Kjo e fundit ka zgjedhur t’i kthejë një përgjgije falenderuese Jonit.

    Joni: U plakshi bashke e Zoti ju ruajt dy engjëjt.

    Megi: Shume faleminderit, ju përqafoj ty Jovin dhe Partik./albeu.com/

  • Enrique Iglesias ndez sheshin Skënderbej, këngëtari bën shqiponjën dykrenare

    Enrique Iglesias ndez sheshin Skënderbej, këngëtari bën shqiponjën dykrenare

    Enrique Iglesias ka interpretuar mbrëmjen e djeshme për mijëra njerëz të pranishëm në koncertin që u mbajt në sheshin Skënderbej.

    Këngëtari me famë botërore është ngjitur në skenë dhe admiruesit e repertorit të tij kanë kënguar dhe kërcyer çdo këngë të tij.

    Këngët e tij hit si “Bailamos”, “Rhythm Divine”, “Turn the night up”, “Heart Attack”, “Duele el Corazon” jehuan në qendër të kryeqytetit.Enrique Iglesias ka interpretuar mbrëmjen e djeshme për mijëra njerëz të pranishëm në koncertin që u mbajt në sheshin Skënderbej.

    Këngëtari me famë botërore është ngjitur në skenë dhe admiruesit e repertorit të tij kanë kënguar dhe kërcyer çdo këngë të tij.

    Këngët e tij hit si “Bailamos”, “Rhythm Divine”, “Turn the night up”, “Heart Attack”, “Duele el Corazon” jehuan në qendër të kryeqytetit.

    https://www.instagram.com/xing.al/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b7ada919-e41c-4008-b49d-a0d2651457c3