Author: editor

  • “Hiqe qafe se më vrau vëllanë”! Kush është i riu që porositi vrasjen për gjakmarrje?

    “Hiqe qafe se më vrau vëllanë”! Kush është i riu që porositi vrasjen për gjakmarrje?

    Dy persona janë arrestuar në Lushnje, porositësi dhe ekzekutori që u nis për të vrarë një 22-vjeçar, por plumbat kapën hallën e të riut.

    Të arrestuarit janë Mariglen Matjani 28 vjeç dhe Laert Hasalla 30 vjeç. Ngjarja ndodhi në 30 mars të këtij viti në fshatin Ballagat.

    Sipas policisë, Laert Hasalla pagoi Mariglen Matjanin për të vrarë për motive gjakmarrjeje, M. H, 22-vjeç. Kjo pasi babai i të riut akuzohet për vrasjen e vëllait të Hasallës, Romeos.

    Për të përmbushur porosinë e marrë, Mariglen Matjani ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin qarkullonin i riu dhe halla e tij, Bajame Sejena 60-vjeçe.

    Nga të shtënat ka mbetur e dëmtuar në këmbë, 60-vjeçarja.

  • Nga vështirësitë në fillimet e karrierës deri tek shokët e ngushtë, Noizy rrëfen çdo gjë: I kërkova babit 3 mijë euro për një videoklip dhe më tha…

    Nga vështirësitë në fillimet e karrierës deri tek shokët e ngushtë, Noizy rrëfen çdo gjë: I kërkova babit 3 mijë euro për një videoklip dhe më tha…

    Noizy është një ndër reperët më të suksesshëm në ekstradën muzikore, i cili po korr suksese të një pas njëshme.

    Së fundmi ai ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku foli rreth jetës së tij personale dhe asaj profesionale.

    Ndërsa është kthyer pas në kohë ai tha që një ndër vështirësitë që ai ka hasur teksa ka ngjitur ‘shkallët’ e karrierës është kur i ka kërkuar lek babait për të bërë një vidoklip dhe ai i ka thënë që të mos merret me muzikë por të shkojë dhe të punojë tek lokali i tyre sepse sipas të atit ajo ishte e ardhmja e Noizyt.

    “Vështirësia tjetër është që në fillimet e mia kushtonin klipet nuk kishin kualitet un vija nga Anglia dhe kisha parë më shumë se këtu dhe nuk isha shumë i kënaqur. Më kujtohet një rast kur i kërkoja babit 3 mijë euro ndërkohë që babi më thoshte hajde këtu dhe të punosh se këtu është e ardhmja jote pasuria jote çlidhje ke ti…”– tha Noizy.

    Reperi gjithashtu foli edhe për zhgënjimin që ka përjetuar nga pagesa qesharake që ka marrë nga koncertet që ka zhvilluar në fillim të sukesit të tij.

    “Një rast teksa po bëja videoklipin e këngës ‘Kosovë Shqipëri’ dhe mbas suksesit që mora nga ajo bëra tre koncerte brenda ditës dhe arrita me një shumë qesharake në shtëpi, rreth 1 mijon të vjetra. Thash uau qenka dëshpëruese kjo puna dhash shiko e shita shpirtin tim, privatësinë time”, u shpreh reperi.

    Megjithatë ai nuk ka la përmendur edhe shokët e tij të ngushtë që sipas tij janë Ylli dhe Varrosi, ndërsa për Stresin dhe Blerim Destanin duke qeshur tha që nuk e kam shok fare.

    “Yllin dhe Varrosin i kam shok. Stresin dhe Blerim Destanin nuk i kam shok fare”, u shpreh Noizy duke qeshur.

  • Tregtonte në market produkte të skaduara dhe mallra kontrabandë, arrestohet 50-vjeçari. Ndërhynte dhe në stampat e datës së skadencës

    Tregtonte në market produkte të skaduara dhe mallra kontrabandë, arrestohet 50-vjeçari. Ndërhynte dhe në stampat e datës së skadencës

    Një 50-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi tregtonte në market produkte të skaduara dhe mallra kontrabandë.

    Mësohet se shtetasi Entel Spahillari ndërhynte dhe në stampat e datës së skadencës, ku gjatë kontrollit në market iu gjetën pije alkoolike dhe energjike të kontrabanduara dhe fishekzjarrë që tregtoheshin pa licencën e posaçme.

    Njoftimi i policisë:

    Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Marketi”.

    Operacioni, rezultat i kontrolleve të përbashkëta, në subjekte të ndryshme, nga Policia e Korçës dhe specialistët e AKU-së. Tregtonte në marketin e tij, produkte që iu kishte kaluar data e skadencës, lëndë piroteknike dhe mallra të kontrabanduara, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.

    Sekuestrohen mallrat dhe produktet që shiteshin në kundërshtim me ligjin. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, në qarkun e Korçës, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjit dhe standardeve të tregtimit të produkteve të konsumit, specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik- Financiar të DVP Korçë, në bashkëpunim me Task Forcën dhe Drejtorinë e Hetimit të AKU Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin të koduar “Marketi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. S., 50 vjeç, banues në Korçë.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në marketin në pronësi të këtij shtetasi, në lagjen nr. 5, u gjet një sasi e konsiderushme mallrash dhe produktesh industriale dhe ushqimore, nga të cilat një pjese i kishte kaluar afati i skadencës dhe kishte ndërhyrje të dukshme në stampat e këtyre datave, pije alkoolike dhe energjike të dyshuara të kontrabanduara dhe lëndë piroteknike (fishekzjarre) që tregtoheshin pa licencën e posaçme.

    Këto mallra dhe produkte u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • Qendra tregtare në Paris përfshihet nga zjarri, shkatërrohet plotësisht

    Qendra tregtare në Paris përfshihet nga zjarri, shkatërrohet plotësisht

    Një qendër tregtare është përfshirë totalisht nga flakët.

    Qendra tregtare Croix-Blanche, në jug të Parisit, është shkrumbuar nga zjarri.

    Ngjarja ka ndodhur përgjatë trazirave që kanë shpërthyer në Francë pas vdekjes së 17-vjeçarit Nael nga policia.

    Reparti i zjarrfikësve po punonte për të shuar zjarrin, por qendra tregtare e Mes-sur-Seine, e cila është pjesë e Ile-de-France, ishte shkatërruar plotësisht.

    Flakët u përhapën në të gjitha godinat e qendrës tregtare që kishte 30 dyqane.

    Probleme ka patur edhe nga tymi, për pasojë bashkia ka marrë vendimin për mbylljen e shkollave Kami dhe Abey.

    https://twitter.com/i/status/1674738260994666496

  • Të shtëna me armë zjarri për motive gjakmarrje, zbardhet ngjarja e tre muajve më parë në Lushnje

    Të shtëna me armë zjarri për motive gjakmarrje, zbardhet ngjarja e tre muajve më parë në Lushnje

    Zbardhet dhe dokumentohet me prova një tentativë për vrasje, e ndodhur 3 muaj më parë, në fshatin Ballagat në Lushnjë

    Sakaq, janë arrestuar arrestuar porositësi dhe ekzekutori i tentativës për të vrarë me armë zjarri një 22-vjeçar për motive gjakmarrjeje.

    Nga të shtënat me armë mbeti e plagosur halla e 22-vjeçarit, pasi ndodhej në të njëjtin automjet në momentin e të shtënave.Lushnjë/Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, një tentativë për vrasje, e ndodhur 3 muaj më parë, në fshatin Ballagat.

    Finalizohet si rezultat i një hetimi intensiv tremujor, të kryer me metoda speciale, operacioni policor i koduar “Pasoja e padëshiruar”.Vihen në pranga porositësi dhe ekzekutori i tentativës për të vrarë me armë zjarri, për motive gjakmarrjeje, një 22-vjeçar. Nga të shtënat mbeti e plagosur halla e 22-vjeçarit, pasi ndodhej në të njejtin automjet me këtë shtetas, në momentin e të shtënave.

    Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, si rezultat i një pune hetimore intensive tremujore, të kryer me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pasoja e padëshiruar”.Si rezultat i provave të siguruara në kuadër të këtij operacioni, u bë e mundur zbardhja e plotë e një tentative për vrasje, e ndodhur më datë 30.03.2023, në fshatin Ballagat, si dhe kapja dhe vënia në pranga e shtetasve M. M., 28 vjeç dhe L. H., 30 vjeç, të dy banues në Ballagat, Lushnjë.

    Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se shtetasi L. H. ka paguar shtetasin M. M., për të vrarë për motive gjakmarrjeje, shtetasin M. H, 22 vjeç (babai i shtetasit M. H. akuzohet për vrasjen e vëllait të shtetasit L. H.) Për të përmbushur porosinë e marrë, shtetasi M. M. ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin qarkullonin shtetasi M. H. dhe halla e tij, shtetasja B. S., 60 vjeçe. Nga të shtënat ka mbetur e dëmtuar në këmbë, 60-vjeçarja.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

  • “Sa ‘Safet’ e ke jetëgjatësinë në shtrat?”, Flor Binaj dhe Jul Deda shkrihen së qeshuri me pyetje pikante

    “Sa ‘Safet’ e ke jetëgjatësinë në shtrat?”, Flor Binaj dhe Jul Deda shkrihen së qeshuri me pyetje pikante

    Gjatë bisedës mes tyre në “Piranj Cast”, pas shumë diskutimesh Flor Binaj dhe Jul Deda nuk kanë anashkaluar as humorin me video-skandalin e Safet Gjicit.

    “Sa ‘Safet’ e ke jetëgjatësinë në shtrat”,

    ka qenë pyetja që ka bërë Jul Dedën dhe Florin të shpërthejnë në të qeshura në studio duke e pasuar bisedën me batuta.

    Ndër të tjera Jul Deda ka folur edhe për mbylljen e spektaklit të humorit “Klanifornia”.

    Ai tregon në Piranja Cast se që kur nisi Klaniformia,formati do të ketë një moment që do të ndalojë.

  • Çmenduri në Pogradec! Prindërit “motër e vëlla”, qytetari ndahet nga familja pas 27 vjetësh, humb Lotarinë Amerikane

    Çmenduri në Pogradec! Prindërit “motër e vëlla”, qytetari ndahet nga familja pas 27 vjetësh, humb Lotarinë Amerikane

    Stop solli kohe me pare rastin e një qytetari nga Pogradeci, Luan Bashallit, të cilit për një gabim të Gjendjes Civile Pogradec, i është dj.egur lotaria amerikane dhe është ndarë nga familja.Në vitin 2017, Luani zbuloi se nëna dhe babai i tij rezultonin motër e vëlla në Gjendjen Civile Pogradec. Në atë kohë ai iu drejtua emisionit Stop.

    “Një Pogradec i tërë u çudit, kur mora certifikatën, nëna doli motër e vëlla me babanë. Sanije Bashalli është vajza e Kasëm Bashallit. E ka babai im baba, nuk e ka nëna ime baba.

    Më ranë këmbët lart e poshtë. 20 herë vajta në Pogradec, mora një dokument aty që kjo ishte vajza e Hasanit, por në regjistrim nuk ishte, nuk e kishin regjistruar”.

    Qytetarët pogradecarë nënën dhe babain tënd si i njihnin, burrë e grua, apo motër e vëlla.
    “Burrë e grua”.

    Po në gjendje civile?

    “Motër e vëlla”.

    Po mirë kush është më i madh, gjithë populli i Pogradecit, apo një Gjendje Civile?

    “Ja që një Gjendje Civile”.

    Sa vite kishin të martuar?

    “Po nja 50 vjet…”

    Pasi e denoncoi rastin e tij edhe në Stop, qytetari iu drejtua Gjykatës së Pogradecit, por nuk e gjeti të drejtën për shkak se i mungonte dokumentacioni i duhur për të vërtetuar që nëna dhe babai nuk janë motër e vëlla. Tani gruaja dhe vajza e Luanit janë në SHBA dhe ai vetë nuk po shkon dot për shkak të këtij gabimi.

    Pas 27 vjet martese, tashmë familja jeton e ndarë. I rikthyer në Stop, Luan Bashalli i bën apel gjykatës që t’i japë të drejtën të bashkohet me familjen e tij.

    “Kam që në vitin 2017 që nëna me babain më dolën motër e vëlla dhe ende s’po e zgjidh dot. Certifikata është ndryshe dhe unë e kam të deklaruar ndryshe. Vajta në Pogradec 7 herë, bëra gjyqe dhe nuk më zgjidhi gjë. Bëj çfarë të duash më thanë, nuk të takon. Më doli lotaria amerikane, por duke qenë se gjykata nuk ma zgjidhi problemin, gruaja në Amerikë dhe unë këtu”.

    Prej sa kohësh është gruaja në Amerikë?

    Gruaja ka që në vitin 2017 që iku.

    Kur dhe intervistën?

    “Po. Ajo andej, unë këtej, po na çon drejt divorcit. Të rrish me gruan 27 vjet, e martuar me të, e kam marrë me dashuri dhe tani në këto kohë të ndahesh, nuk e di. I bëj apel gjykatës të ma japë të drejtën, vetëm tek ajo kam shpresë, që të bashkohem edhe unë si gjithë të tjerët me familjen time. Nuk shtyhet jeta kështu”. /tvklan.al

  • Noizy: S’dal dot në rrugë të ha akullore, kam shitur privatësinë

    Noizy: S’dal dot në rrugë të ha akullore, kam shitur privatësinë

    I ftuar në “Më lër të flas”, Noizy ka rrëfyer disa prej vështirësive të fillimit të karrierës së tij. Ai tha se kishte zhvilluar tre koncerte në një ditë dhe ishte paguar më pak se një milionë lekë.

    Noizy: Do të tregoj dy raste, një rast teksa po bëja videoklipin Kosovë-Shqipëri dhe pas asaj arrita të bëja tre koncerte brenda ditës në Shqipëri dhe përfundova në shtëpi me një shumë qesharake.

    Donaldi: Sa vjeç ke qenë në atë kohë?

    Noizy: Mosha 20-21. Poshtë 1 milionshit lekë të vjetra. Bëra tre koncerte dhe në fund. Prisja më shumë, thashë me vete woow qenka pak dëshpëruese kjo puna. Shita gjithë privatësinë time…e di kur thonë njerëzit e shesin shpirtin për shejtanin. Nuk është një kontratë që shet shpirtin, ti shet privatësinë. Unë nuk mund të jem më një person që dal në rrugë ha akullore, apo të bëj si budalla. Këto kohët e fundit kam filluar të mendoj, duhet me sesbën me e mund brenda vetes, obobo më pa ai, obobo më pa ai, edhe çfarë se të pa ai.

  • U qëlluan me breshëri plumbash në mjet teksa po udhëtonin drejt vendit ku i ngritën kurth, kush është i vetmi dëshmitar i vrasjes së baba e bir!

    U qëlluan me breshëri plumbash në mjet teksa po udhëtonin drejt vendit ku i ngritën kurth, kush është i vetmi dëshmitar i vrasjes së baba e bir!

    U qëlluan me breshëri plumbash në mjet teksa po udhëtonin drejt vendit ku i ngritën kurth, kush është i vetmi dëshmitar i vrasjes së baba e bir!Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga vrasja që tronditi vendin, Policia e Shkodrës dhe ajo e Shtetit janë ende pa autorë dhe motive.

    Ndërkohë që grupi hetimor është rikthyer edhe ditën e djeshme në vendin e krimit, ata kanë mundur të mbledhin vetëm gëzhojat që kanë mundur të gjejnë në atë anë të rrugës, ku Gjokë e Eduart Gurra ranë në pritën e ngritur nga vrasësit e tyre.

    I vetmi njeri që ka mundur të tregojë diçka mbi atë që ka dëgjuar dhe parë është një person, që sipas të dhënave është i fisit të viktimave, i cili në momentin që ka dëgjuar krismat e armëve ka qenë duke tentuar të shuajë vatrat e zjarrit në banesën e Gjokë Gurrës.

    Ai është i vetmi dëshmitar i atyre momenteve fatale, por që ai nuk ka mundur të shquajë asnjë person, pasi sipas të dhënave prita ka qenë ngritur në hyrje të lagjes Sumë, rreth 500 metër larg vendit ku po digjej shtëpia. Kushëriri i viktimave, mësohet se i ka lënë flakët dhe është nisur në drejtim të vendit nga kanë ardhur krismat e armëve dhe aty është përballur me babë e bir të vrarë në makinë, që sipas policisë ishte një fuoristradë.

    KËRKIMET

    Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e babë e bir, Gjokë dhe Eduard Gurra, rreth orës 16:40 minuta të 29 qershorit 2023 në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult të Dukagjinit.

    Mësohet se ata janë qëlluar me breshëri kallashnikovi ndërsa kanë qenë brenda në makinë duke udhëtuar drejt banesës së tyre të djegur në Dukagjin, e cila ishte djegur qëllimisht.

    Ata janë qëlluar për vdekje në një kthesë në një zonë të pyllëzuar, afro 500 metër pa mbërritur tek banesa e djegur. Autori i kanë zënë pritë pasi kanë pasur informacionin e saktë se dy viktimat po shkonin drejt banesës së tyre të djegur dhe aty nga distanca i kanë qëlluar me breshëri plumbash.

    Djegia e shtëpisë, një ditë para atentatit dyshohet se është organizuar me qëllim që t’i ngrinin pritën babë e bir të cilët kishin vite që banonin në Shkodër. Policia e Shkodrës është rikthyer sërish sot më mëngjes në vendin e ngjarjes në fshatit Sumë të zonës së Pultit për të mbledhur prova të reja lidhur me vrasjen.

    Nga ekspertiza paraprake ka rezultuar se nga gëzhojat e sekuestruara në vendin e ngjarjes është qëlluar nga një armë e vetme e tipit kallashnikov.

    Në vendngjarje janë sekuestruar 8 gëzhoja. Veç pistës që babë e bir kishin aktivitet të tregtimit të lëndës drusore, policia ka ngritur edhe atë të konflikteve për mbjelljen e kanabis sativa, duke qenë se 57-vjeçari në 2008-ën ka qenë punonjës policie dhe së fundmi kryeplak i fshatit Bruçaj.

    Po verifikohet, nëse ka denoncuar ndonjë rast të kultivimit të drogës dhe kjo mund të jetë bërë shkak për vrasjen. Një zjarrëvënie e qëllimshme e shtëpisë së tyre në Dukagjin, ka bërë që Gjokë Gurra, 57 vjeç dhe Eduard Gurra, 31 vjeç, të shkojnë në vendin e origjinës së tyre për të parë dëmet e shkaktuara.

    HETIMET

    Referuar të dhënave jo zyrtare bëhet me dije se në fokusin e hetimeve është vendosur vrasja për shkak të detyrave që ka kryer Gjokë Gurra. Duke qenë se prej vitesh ai ishte kryeplak i fshatit ku ka lindur, ka dyshime të arsyeshme që Gurra të ketë kryer detyrat që i njeh ligji për atë pozicion.

    Megjithatë, duke qenë se policia duhej të ishte edhe institucioni ndërveprues i kryeplakut, është e pakuptimtë vonesa në identifikimin e personit apo personave që janë prekur drejtpërdrejt nga ushtrimi i kësaj detyre. Po ashtu hetohet edhe pista e konkurrencës për tregtinë e lëndës drusore, një punë që familja Gurra e ka bërë prej më shumë se një dekade. Të dhënat tregojnë se Gjokë Gurra asnjëherë nuk kishte pasur probleme për shkak të kësaj pune.

    Sipas të dhënave të para mendohet se ka qenë një person që ka gjuajtur, pasi policia ka mundur të mbledhë gëzhoja që dyshohet se kanë dalë nga e njëjta armë. Ndërkohë priten rrëfimet e familjarëve, hapja e tabulateve të telefonave si dhe konfliktet që mund të ketë pasur familja ndër vite për të shkuar tek autori ose personat e interesuar për t`i ekzekutuar babë e bir.

  • Shqipëria mes kanabisit e bujqësisë

    Shqipëria mes kanabisit e bujqësisë

    Shqipëria është vendi më bujqësor i Europës. Ky sektor kontribuon në gati 20% të ekonomisë, që është më e larta në Europë. E dyta është Kosova, me rreth 11%, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian është 2-3%.

    Por, të jesh i madh, shpesh nuk do të thotë të jesh i shëndetshëm. Vendi nuk ka arritur që ta shfrytëzojë këtë avantazh. Shqipëria varet nga importet, për një pjesë të madhe të produkteve të saj, teksa bujqësia e copëzuar dhe e pamekanizuar nuk e mundëson arritjen e ekonomisë së shkallës.

    Nuk është zhvilluar as industria përpunuese dhe as ajo bio, që do t’i jepnin vlerë të shtuar sektorit.

    Përkundrazi, të dhënat e fundit të Eurostat treguan se Shqipëria ishte e fundit në Europë për sipërfaqen organike në raport me atë totale, me vetëm 0.09%, nga 9.9% që është mesatarja europiane.

    Politikat çorientuese të viteve të fundit, pavarësisht shtimit të subvencionimeve, nuk kanë arritur që të rrisin konkurrueshmërinë e sektorit, sidomos agropërpunimit. P.sh., industria e qumështit është tërësisht e dorëzuar, duke prodhuar produkte që janë më të shtrenjta se në shumë shtete të Europës, duke u hapur rrugën importeve.

    Ndërsa ka çaluar në bujqësinë formale, shumë zona kanë “shkëlqyer” në atë informale. Prej vitesh, Shqipëria ka qenë një prej pikave të nxehta që përmendej në raportet e institucioneve ndërkombëtare, si një kultivues i madh i kanabisit.

    Ndonëse ky “biznes” solli shumë para në ekonomi, sidomos pas vitit 2016, efektet e tij nuk ishin pozitive në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.

    Euro u zhvlerësua në mënyrë të pashpjegueshme nga fondamentet reale, duke dëmtuar eksportuesit, tregu i pasurive të paluajtshme shënoi bum, duke zhvlerësuar të ardhurat e individëve e familjeve normale dhe duke ngjallur shqetësime te Fondi Monetar Ndërkombëtar për një ndikim të rënies së tregut në stabilitetin financiar të vendit.

    Shqipëria vijoi, edhe në vitin 2022, të ishte shteti me të ardhurat për frymë më të ulëta në Europë, vetëm 34% e mesatares së Bashkimit Europian, pagat mesatare 30-40% më të ulëta se Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Bosnja, por me çmimet ndër më të lartat të rajon.

    Emigracioni është kthyer në një fenomen shqetësues, duke ndikuar ndjeshëm tregun e punës, por dhe duke rrezikuar çekuilibrin e parametrave makroekonomikë në të ardhmen.

    Tashmë qeveria, pas shumë përpjekjesh, ka vendosur që të legalizojë kanabisin për përdorim mjekësor. (Lazarati ishte dekada përpara në zbatimin e strategjisë së qeverisë për kanabizim. A do t’i kërkojnë falje?) Në një këndvështrim të gjerë, kushtet nuk janë më aq të pafavorshme sa disa vite më parë.

    Çdo ditë, më shumë shtete kudo në botë po legalizojnë kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, në mjaft qytete të Europës po shtohen dyqanet e tregtimit të tij. Sërish, legalizimi pritet të ketë më shumë humbje sesa përfitime.

    Bujqësia tradicionale aktualisht po vuan nga mungesa e punonjësve dhe hapja e serrave me kanabis do të tkurrë edhe më tej forcën punëtore në fshat dhe sipërfaqen e tokës në zonat më prodhuese të vendit, duke rrezikuar rënien e prodhimeve të tjera bujqësore (në 2016-n, p.sh., tregu kishte mungesë domatesh, për shkak të orientimit të fuqisë punëtore drejt fushave me kanabis).

    Qeveria shqiptare ka struktura të dobëta të rendit dhe të sigurisë për të siguruar kontroll, siç parashikon projektligji për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, që nga importi i farës, licencimi i kultivuesve, rrethimi dhe kontrolli i sipërfaqeve të mbjellja, laboratorëve etj.

    Ndërsa rasti i Maqedonisë së Veriut, që e legalizoi hashashin për qëllime mjekësore disa vite më parë, tregon se ky mund të jetë një eksperiment i dështuar.

    Në shtetin fqinjë, kompanitë që mbollën i kanë depot të mbushura me lulet e kanabisit, pasi ata me ligj duhen të eksportojnë vetëm vaj. Investimet për laboratorin e vajit kërkojnë më shumë se 5 milionë euro, duke rrezikuar që të mbetet një biznes i përqendruar në disa duar.

    Më i rëndë është dëmi moral i mesazhit që jep qeveria, që ka lënë jashtë vëmendjes një sektor që sjell rreth 40% të punësimit në vend dhe i përqendron forcat në promovimin e një biznesi, i cili jo vetëm nuk zgjidh problemet e thella strukturore të bujqësisë, por përkundrazi, rrezikon t’i përkeqësojë më tej ato.