Author: editor

  • ‘Përvëlohet’ bota gjatë stinës së verës, temperaturat arrijnë në 48 gradë Celsius

    ‘Përvëlohet’ bota gjatë stinës së verës, temperaturat arrijnë në 48 gradë Celsius

    Më shumë se 2,000 njerëz pësuan përkeqësim të gjendjes për shkak të nxehtësisë gjatë pelegrinazhit të Haxhit, thanë zyrtarët sauditë, pasi temperaturat u rritën në 48 gradë Celsius.

    Mbi 1.8 milionë besimtarë myslimanë kryen haxhin njëditor, kryesisht të mbajtur jashtë në kulmin e verës së shkretëtirës saudite. Shumë të moshuar ishin në mesin e pelegrinëve pasi u hoq kufiri maksimal i moshës.

    Zyrtarët sauditë thanë se rreth 1700 raste të përkeqësimit të gjendjes për shkak të nxehtësisë u regjistruan të enjten – pasi një numër i madh pelegrinësh mbeten në vendet e shenjta një ditë pas përfundimit të ritualeve kryesore – shtuar në 287 të raportuar më parë.

    “Numri i rasteve të stresit të nxehtësisë që nga fillimi i kësaj dite ka arritur në 1,721”, tha ministria saudite e shëndetësisë, duke u kërkuar njerëzve që të qëndrojnë larg diellit dhe të pinë shumë ujë.

    Zyrtarët nuk dhanë një numër të vdekjeve, por të paktën 230 njerëz – shumë nga Indonezia – vdiqën gjatë pelegrinazhit, sipas numrave të shpallur nga vende të ndryshme të cilat nuk renditën shkaqet e vdekjes.

    Sipas konsullit të përgjithshëm të Indonezisë, vendi më i madh mysliman në botë, të paktën 209 indonezianë vdiqën gjatë haxhit.

    “Është e pasaktë të thuhet se shumë pelegrinë indonezianë vdiqën për shkak të goditjeve të të nxehtit”, tha Eko Hartono, duke shtuar se shkaqet e vdekjes ishin kryesisht për shkak të sëmundjeve të zemrës dhe të frymëmarrjes.

    Haxhiu më i vjetër i Iranit këtë vit, 114 vjeç, vdiq nga një atak në zemër, tha agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Fars, duke raportuar 10 vdekje iraniane.

    Tetë algjerianë dhe katër marokenë vdiqën, thanë zyrtarët, ndërsa një media egjiptiane pro-qeveritare tha se tetë pelegrinë nga vendi kishin vdekur.

    Qindra njerëz u trajtuan për probleme të zemrës, duke përfshirë një burrë 78-vjeçar filipinas, i cili pati një operacion të suksesshëm në zemër të hapur në Mekë, tha ministria e shëndetësisë.

    Shifra reale për stresin e nxehtësisë – që përfshin goditjen nga nxehtësia, rraskapitja, ngërçet dhe skuqjet – është ndoshta shumë më e lartë, pasi shumë të sëmurë nuk u shtruan në spitale apo klinika, raporton The Guardian.

  • Shqiptari parkon te vendi i invalidit, italianët i nxjerrin “ujin e zi”

    Shqiptari parkon te vendi i invalidit, italianët i nxjerrin “ujin e zi”

    Kishte parkuar në vendin e invalidëve në një qendër tregtare në Novara të Italisë por kur u kthye nga pazari e gjeti makinën të dëmtuar.

    Xhami i përparmë ishte i plasaritur dhe kishte gërvishtje në anën e shoferit. Sipas disa dëshmitarëve, një burrë me paterica ishte shkaktari i të gjitha këtyre dëmtimeve.

    Kështu shoferit, një shtetas shqiptar 22 vjeç, nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të kontaktojë në 112. Agjentët e mbërritur në vendngjarje kanë ftuar të riun të denoncojë në komisariat.

    Dhe këtu doli edhe një “surprizë” për të: gjobë dhe heqja e patentës për shkak se e kishte lënë makinën në një vend të rezervuar për invalidët, raportojnë mediat italiane.

  • Kush i vrau babë e bir në Shkodër? Gazetari i njohur jep detaje të reja nga krimi që tronditi vendin

    Kush i vrau babë e bir në Shkodër? Gazetari i njohur jep detaje të reja nga krimi që tronditi vendin

    Vrasja e babë e bir, Gjokë dhe Eduard Gurra ditën e djeshme në Dukagjin tronditi opinionin publik.

    I ftuar në “Shqipëria LIVE”, gazetari Ardi Hoti ka zbuluar detaje të reja, teksa tha se babë e bir ishin nisur për të parë shtëpinë, pasi dyshonin se panelet diellore kishin shkaktuar zjarrin, që e kishte djegur banesën.

    Ai konfirmoi po ashtu se Gjokë Gurra kishte qenë më herët dhe kryeplak i fshatit.
    “Gjokë Gurra ka qenë kryeplak i fshatit para pak kohësh. Dyshohet se dhe kjo mund të ketë lidhje.

    Po ju jap dhe një informacion që sapo ma kanë dhënë, i fundit.

    Babë e bir ishin nisur me idenë se panelet diellore kishin shkaktuar dëm në shtëpi, pra mund të kishin nisur një zjarr. Prandaj nuk kanë njoftuar as policinë. Duhet të jemi të kujdesshëm me aludimet për shkakun,

    sepse policia nuk ka nisur as një pistë kryesore. Nuk dihet ende asgjë në detaje, edhe pse flitet shumë.”- tha ai.

  • Plane për fundjavë? Shihni më parë si do të jetë moti

    Plane për fundjavë? Shihni më parë si do të jetë moti

    Moti për fundjavën pritet të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, kjo si pasojë e kalimit të një qendre të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore. Sipas parashikimit nga SHMU, pritet që dita e shtunë të jetë me kthjellime si dhe vranësira kalimtare, si dhe reshje shiu me intensitet të ulët.

    Duke nisur nga orët e pasdites dhe kryesisht orët e mbrëmjes reshjet e shiut në zonën e veriut dhe qendrës pritet të jenë me intensitet mesatar dhe hera-herës deri të lartë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër, ku lokalisht këto reshje mund të jenë problematike.

    Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare deri në 8m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi 10-12m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 – 3 ballë.

    Po ashtu edhe dita e Diel nis me mot kryesisht të vranët si dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat fillimisht do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore.

    Më pas moti vijon me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura me këto të fundit kryesisht në relievet kodrinore – malore në lindje të territorit. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

  • Gruaja tenton të hedhë nga ballkoni djalin e saj 6-vjeçar, detajet e para

    Gruaja tenton të hedhë nga ballkoni djalin e saj 6-vjeçar, detajet e para

    Një ngjarje e rëndë është parandaluar sot në Fushë Kosovë, teksa një grua ka tentuar të hedhë nga ballkoni djalin e saj 6-vjeçar.

    Sipas mediave atje, ekipet emergjente kanë ndërhyrë në momentet e fundit para se ajo ta hidhte nga ballkoni i banesës fëmijën e saj.

    Gruaja që tentoi ta kryej këtë veprim, dyshohet se vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.

    Po ashtu, mësohet se ajo jeton vetëm me fëmijën e saj.

  • Zbulojini tani! Këto janë ditët me fat për secilën shenjë për muajin korrik

    Zbulojini tani! Këto janë ditët me fat për secilën shenjë për muajin korrik

    Qershori është drejt fundit për t’i lënë vend një tjetër muaji, korrikut dhe të gjithë do të donim të zbulonim se cila është data më me fat për secilën nga shenjat e horoskopit. Pa diskutim që do të kishim dëshirë që çdo ditë të ishte e jona, gjithsesi edhe për këtë muaj vetëm një datë kemi dhe ajo është…

    Dashi – 23 korrik

    Më 23 korrik mund të ndodhin gjëra që nuk i prisnit fare, prandaj shënojeni në kalendar dhe jetojeni maksimalisht.

    Demi- 18 korrik

    Dita ideale për të marrë vendime dhe për të bërë ëndrrat realitet. Përdorni kreativitetin tuaj si guidë dhe mos harroni të hidhni hapa të sigurt.

    Binjakët- 29 korrik

    Kjo ditë do t’ju kujtojë sesa e rëndësishme është të përkushtoheni maksimalisht pas qëllimeve tuaja dhe t’i thoni PO mundësive që ju jepen. Ndërmerrni risqe.

    Gaforrja- 19 korrik

    Më 19 korrik mund të marrësh ndihmë nga dikush për të arritur shumë larg. Krijo objektiva të reja, përgatitu dhe planifiko.

    Luani-24 korrik

    Do të bëni premtime dhe do të mendoni në afatgjatë për lidhjen me njeriun që keni pranë zemrës.

    Virgjëresha- 3 korrik

    Do të ndiheni e rilindur, sidomos në aspektin e dashurisë dhe kreativitetit.

    Peshorja- 24 korrik

    Nëse po mendoni të bëni serioze marrëdhënien tuaj, mos kini frikë të merrni hapin të parët. Është koha e duhur për të bërë ca premtime.

    Akrepi-15 korrik

    Dita më e mirë për t’u përballur me gjëra që ju kanë penguar rrugën tuaj gjatë gjithë kësaj kohe.

    Shigjetari- 29 korrik

    Eksploroni sensualitetin tuaj dhe lidhuni më shumë me gjëra që ju japin kënaqësi.

    Bricjapi- 19 korrik

    Dëgjojeni zemrën më shumë se çdo tjetër atë ditë. Kapni shanset dhe shijojeni ditën maksimalisht.

    Ujori- 21 korrik

    Sigurohuni të reflektoni në lidhje me mësimet që keni marrë për të arritur aty ku jeni sot.

    Peshqit- 3 korrik

    Mos kini frikë të lëvizni gjatë kësaj dite pasi mund të përballeni me një mundësi të artë.

  • Gazeta britanike publikon faturën e çmendur të lokalit grek dhe u bën thirrje lexuesve: Shkoni në Shqipëri

    Gazeta britanike publikon faturën e çmendur të lokalit grek dhe u bën thirrje lexuesve: Shkoni në Shqipëri

    Daily Mail, një nga gazetat më të lexuara britanike paralajmëroi qytetarët britanikë, të mos frenkuentojnë Greqinë për pushime.

    Artikulli përshkruan çmime të çmendura në lokale, të cilat i quan “vjedhje masive ndaj turistëve britanikë”.

    Veçanërisht të ekzagjeruar duken çmimet e ushqimit, ku një nga faturat e publikuara, shkruan 145 euro për një pjatë me karkaleca deti dhe rreth 35 euro një birrë.

    Artikulli ve në dukje se shumë afër Greqisë, plazhet shqiptare kanë ende çmimet më të ulëta të sezonit turistik detar në Europë.

  • “Kasaforta e hallës duhet të jetë plot”, mesazhet e Noizyt me kushëririn para djegies së lokalit …

    “Kasaforta e hallës duhet të jetë plot”, mesazhet e Noizyt me kushëririn para djegies së lokalit …

    Mediat kanë siguruar mesazhet private që Rigels Rajku (Noizy) ka shkëmbyer me kushëririn e tij Eraldo Musteqja, para se ky i fundit të shkonte mëngjesin e sotëm në një nga restorantet në pronësi të reperit dhe t’i vinte zjarrin për herë të dytë.

    Burime e Anabel thonë se Eraldo është djali i dajës së Noizy-t dhe ishte konvertuar në një besim radikal me ide ekstremiste.

    Në rrjete sociale, ai prezantohej si Abdullah, në vend të emrit të tij.

    Prej kohësh ai kërcënonte familjarët e këngëtarit duke u kërkuar vazhdimisht para.

    Siç shihet dhe në bisedat në WhatsApp mes Eraldos dhe personit tjetër, që mendohet se është vetë Noizy nisur nga përmbajtja e mesazheve, ai kërkon para dhe kërcënon duke përmendur familjen dhe kasafortën.

    Në një rast, kushëriri i thotë personit tjetër (Noizyt) se kasaforta që rrinte sipas tij në shtëpinë e hallës, nënës së këngëtarit, duhet të ishte plot me para.

  • Keni planifikuar pushimet? Zbuloni çfarë do të ndodhë me temperaturat gjatë muajit Korrik

    Keni planifikuar pushimet? Zbuloni çfarë do të ndodhë me temperaturat gjatë muajit Korrik

    Siç po e shohim sot në tërë rajonin tonë po mbanë mot i kthjellët dhe i këndshëm veror. Temperaturat nuk janë shumë të larta dhe i nxehti është i përballueshëm, por në mesdite pati nivele të larta të rrezeve UV.

    Këtë mot stabil po e mundëson një masë stabile anticiklonike dhe po ashtu kemi fushën termike ajrore nga jugperëndimi që rriti temperaturat.

    Nga nesër do të pasojë destabilizimi i atmosferës, por nuk do të kemi ulje të theksuara të temperaturave. Vende-vende do të ketë zhvillime të fuqishme konvektive që lokalisht do të kushtëzojnë rrebeshe dhe stuhi të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe kjo vlen për tërë rajonin tonë duke përfshirë edhe bregdetin. Në bregdet stuhi kalimtare më së shumti priten natën mes së shtunës dhe mëngjesin e hershëm të së dieles. Në pjesët qendrore dhe veriore të bregdetit shqiptar mund të ketë zhvillime të rrebesheve të fuqishme të shiut me shkarkesa intensive atmosferike. Në jug më pak.

    Përndryshe rrebeshe të lokalizuara presim edhe në viset tjera kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes duke mos përjashtuar në disa vise edhe orët e natës.

    E hëna sjellë stabilizim dhe përmirësim substancial të motit, ndërsa në mes të javës së re do të ketë përsëri zhvillime të rrebesheve lokale me vetëtima dhe bubullimë, kësaj radhe shumë më të përqendruara në viset tona kontinentale ( Kosovë, Maqedoni Veriore, Luginë, veri i Malit të Zi dhe Shqipërinë kontinentale) e shumë më pak rrebeshe do të ketë në viset bregdetare.

  • Parashikimi i motit për fundjavën, ja si do të jenë temperaturat! Dita e shtunë sjell reshje shiu dhe breshër

    Parashikimi i motit për fundjavën, ja si do të jenë temperaturat! Dita e shtunë sjell reshje shiu dhe breshër

    Moti për fundjavën pritet të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, kjo si pasojë e kalimit të një qendre të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

    Sipas parashikimit nga SHMU, pritet që dita e shtunë të jetë me kthjellime si dhe vranësira kalimtare, si dhe reshje shiu me intensitet të ulët.

    Duke nisur nga orët e pasdites dhe kryesisht orët e mbrëmjes reshjet e shiut në zonën e veriut dhe qendrës pritet të jenë me intensitet mesatar dhe hera-herës deri të lartë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër, ku lokalisht këto reshje mund të jenë problematike.

    Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare deri në 8m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi 10-12m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 – 3 ballë.

    Po ashtu edhe dita e Diel nis me mot kryesisht të vranët si dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat fillimisht do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore. Më pas moti vijon me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura me këto të fundit kryesisht në relievet kodrinore – malore në lindje të territorit. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra.