Author: editor

  • Bledi bën deklaratën e fortë për fansat e Luizit: Këta çerra më kanë sulmuar tre herë…

    Bledi bën deklaratën e fortë për fansat e Luizit: Këta çerra më kanë sulmuar tre herë…

    Bledi Mane ka dhënë së fundmi një intervistë për “News 24” ku ka folur për një festival artistik që do të zhvillohet në disa qytete të Shqipërisë. Ai ka treguar se truri i këtij festivali është Maestro, ndërsa Luizi nuk do të jetë prezent.

    Bledi ka shtuar se “fansat e Luizit i kanë sulmuar tre herë Instagramin.”

    “Është një festival artistik i cili do të ketë një tur në disa qytete të Shqipërisë me qëllim që edhe këto qytete të jenë aktive gjatë verës. Maestro do të jetë pjesë e këtij turi por Luizi jo, pasi shifrat për ta paguar janë 20 mijë euro e lart. Ish banorët janë të fokusuar vetëm për të rritur “K-të”, në një kohë kur instagrami im është sulmuar 3 herë nga cerrat e Luizit”, tha Bledi Mane.

  • Histori horror, Fjolla Morina hap Kutinë e Pandorës: Nga vrasësi i këngëtares Emmy te zhdukja e Vis Martinajt

    Histori horror, Fjolla Morina hap Kutinë e Pandorës: Nga vrasësi i këngëtares Emmy te zhdukja e Vis Martinajt

    Këngëtarja Fjolla Morina, prej një kohe është duke marrë marrë vëmendje me reagimet e saj në rrjetet sociale. Para pak muajsh, Fjolla bëri një video lidhje direkte ku akuzonte ish-partnerin dhe disa nga miqtë e saj të dikurshëm, ndërsa sot ka bërë “goditjen” e radhës, duke akuzuar me emra kokat e krimit të organizuar e vrasës.

    Por deklarata e këngëtares mbeten të pa baza. Fjolla i ka bërë thirrje prokurorisë dhe policisë së Kosovës dhe për çdo rast pritet konfirmim zyrtar nga to.

    “Durim Keçi është organizatori i krimit të organizuar. Urgjentisht me u marr më këtë çështje. Ky person është shumë i rrezikshëm. I bën krimet në mënyrë perfekte. Ky është kryesori”.

     

    <iframe width=”884″ height=”666″ src=”https://www.youtube.com/embed/Rlk6khdJGzs” title=”Fjolla Morina nxjerr EMRIN: Koka e krimit të organizuar” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” allowfullscreen></iframe>

     

    Sipas Fjollës e gjitha kjo po ndodh pasi këngëtaren e kanë kërcënuar me jetë e madje i kanë kërcënuar edhe vajzën e saj të vogël.

    Fjolla rrëfen një moment të tmerrshëm, ku sipas saj 5 persona e kanë dërguar në mal dhe e kanë kërcënuar me armë në gojë.

     

    “Durim Keçi me Dallashin e Ramush Haradinajt.Më kanë çuar në mal ata që janë në burg, që i ka hedhur bombën Enverit. Më kanë çuar në mal rrugës për Tetov 5 veta pistoletat në gojë mi kanë futur. do të vrasim, hajde dëshmo për Enverin”.

     

    Ndër të tjera ajo ka akuzuar edhe vrasësin e këngëtares Emmy dhe gjithashtu akuzat nuk kanë munguar për kolegen e saj Morena Taraku.

    “Morena Taraku më ka djeg makinën. Aziz Kelmendi ka vrarë Emmyn dhe ka dalë nga burgu për 2-3 muaj”.

     

     

    Fjolla Morina gjithashtu ka tronditur me deklaratën e saj për Vis Martinaj.

    Ajo pretendon se e di kush është personi që fshihet pas zhdukjes së Martinajt dhe akuzon shtetasin D.K nga Shijaku.

    “Kjo është ora e Vis Martinajt në dorën time, ma ka dhënë në klip. Këta e dinë çfarë kanë bërë me të dhe tani me mua e fëmijën tim çfarë duan të bëjnë?” shprehet këngëtarja./albeu.com/

  • Zi në familjen Gurra në Shkodër, babë e bir u ekzekutuan në oborrin e shtëpisë, asnjë gjurmë nga autorët

    Zi në familjen Gurra në Shkodër, babë e bir u ekzekutuan në oborrin e shtëpisë, asnjë gjurmë nga autorët

    Shkodra u trondit ditën e djeshme nga ngjarja e rëndë kriminale, ku mbetën të vrarë babë e bir. Gjokë dhe Eduart Gurra u vranë me armë zjarri , dje 29 qershor rreth orës 16:40 , në oborrin e shtëpisë së tyre në fshatin Sumë të njësisë administrative Pult.

    Ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët. Policia po punon për kapjen e tyre.

    Si ndodhi ngjarja tragjike

    Babë dhe bir shkuan dje për të parë nga afër banesën e tyre në fshatin Sumë, e cila ishte djegur mbrëmjen e kaluar (28 qershor) , pasi i ishte vënë zjarri qëllimisht nga persona ende të paidentifikuar.

  • Fjolla Morina ‘plas bombën’: ‘Klyshi i Ramush Haradinajt…. Durim Keçi e di ku është Vis Martinaj’!

    Fjolla Morina ‘plas bombën’: ‘Klyshi i Ramush Haradinajt…. Durim Keçi e di ku është Vis Martinaj’!

    Fjolla ka akuzuar shumë persona si ‘krimi i organizuar’, madje të shpeshta janë thirrjet e saj për policinë, SPAK dhe ambasadat që të arrestojnë disa persona, që asaj i kanë bërë dëme e që i kanë shkatërruar jetën apo e kanë ‘spiunuar’.

    KOSOVË- Fjolla Morina është një emër i njohur për industrinë muzikore, për policinë në Kosovë dhe në Shqipëri. Ajo ka kohë që është tërhequr nga muzika pasi është fokusuar në rritjen e vajzës së vogël, por s’mund të themi që është larguar nga rrjetet sociale.

    Kohët e fundit, Fjolla ka akuzuar shumë persona si ‘krimi i organizuar’, madje të shpeshta janë thirrjet e saj për policinë, SPAK dhe ambasadat që të arrestojnë disa persona, që asaj i kanë bërë dëme e që i kanë shkatërruar jetën apo e kanë ‘spiunuar’.

    Ajo kërkon nga shteti që të arrestojnë Ramush Haradinajn, ish-partnerin e saj Fisnik Sylën, Morena Tarakun e mbi të gjithë Durim Keçin, të cilin e cilëson si personin që është në dijeni se ku ndodhet Ervis Martinaj.

    Ajo ka postuar një ‘instastory’ ku tregon datën e zhdukjes së Ervis Martinajt, 19 shtator 2022.

    Më pas akuzon Durim Keçin si personin që ka dijeni për vendndodhjen e Martinajt.

    Më tej, ajo nxjerr një sekuencë të një klipi të saj, ku tregon se ora që mban aty është e Vis Martinajt.

    Sikur mos të mjaftonte kjo, ajo ka akuzuar Morena Tarakun se i ka djegur makinën vite më parë, akuzon Stresin dhe Juliana Nurën si krim të organizuar.

    Postime të tilla janë të shumta në rrjetin e saj social…Më zë dhe figurë!

     

  • Përplasen makinat në aksin rrugor Lezhë-Laç, bllokohet trafiku

    Përplasen makinat në aksin rrugor Lezhë-Laç, bllokohet trafiku

    Aksident i trefishtë në aksin rrugor Lezhë-Laç.

    Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, por fatmirsisht pa pasoja në njerez.

    Policia ka mbërritur menjeherë në vendngjarje për të kryer ekspertizën. Nga aksidenti, është bllokuar dhe trafiku.

  • “Kam orën e tij”/ Trondit këngëtarja: Unë e di kush fshihet pas zhdukjes së Vis Martinajt

    “Kam orën e tij”/ Trondit këngëtarja: Unë e di kush fshihet pas zhdukjes së Vis Martinajt

    Ditën e sotme, këngëtarja Fjolla Morina ka tronditur me deklaratën e saj. Ajo pretendon se e di kush është personi që fshihet pas zhdukjes së Martinajt dhe akuzon shtetasin nga Shijaku. Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo shprehet se mban në dorë orën e tij.

    “Kjo është ora e Vis Martinajt në dorën time, ma ka dhënë në klip. Këta e dinë çfarë kanë bërë me të dhe tani me mua e fëmijën tim çfarë duan të bëjnë?”, shprehet këngëtarja.

    Më 11 gusht 2022, mbreti i lojërave të fatit, Ervis Martianj u zhduk në mënyrë misterioze. Ishte familja e tij që alarmoi policinë e Laçit, pasi kishte humbur kontaktet me 40-vjeçarin, i shumëkërkuar nga policia.

    Që prej asaj dite, askush nuk di asgjë për fatin misterioz të Martinajt. Ka dyshime se ai është vrarë nga kundërshtarët dhe i është zhdukur trupi.

  • Të shtëna me armë zjarri në Divjakë, plas sherri mes të rinjve, zbardhen detajet e para

    Të shtëna me armë zjarri në Divjakë, plas sherri mes të rinjve, zbardhen detajet e para

    Një sherr ka ndodhur mes dy të rinjve në fshatin Bedat, në Divjakë. Sipas Policisë, dyshohet se gjithçka ka nisur pas një debati për motive të dobëta dhe ka derivuar deri te dhuna me sende të forta. Si pasojë, 21-vjeçcari ka goditur 31-vjeçarin dhe më pas ka qëlluar me armë gjahu në ajër.

    “Po nga këta specialistë, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi, 21-vjeçar, pasi në fshatin Bedat, Divjakë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin 31-vjeçar, si dhe ka qëlluar me armë gjahu, në ajër. Vijon puna për kapjen e 21-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

  • E bujshme! “Më mori në telefon Alma K”, Hoxha tregon se çfarë i kërkoi gruaja që ishte në videon e Safet Gjicit

    E bujshme! “Më mori në telefon Alma K”, Hoxha tregon se çfarë i kërkoi gruaja që ishte në videon e Safet Gjicit

    Videoskandali erotik në zyrën e ish-kreut të Bashkisë së Kukësit, vijon të jetë në qendër të vëendjes së opinionit publik, pasi çdo ditë po dalin të dhëna të reja nga hetimet.

    Gazetari investigativ Artan Hoxha ndërsa ka folur sërish për këtë temë në “Të Paekspozuarit’, ka traguar detaje të bisedës mes tij dhe Alma Kaçit, e cila ëhstë personi që shfaqet në video me Gjicin, si dhe personi që ka bërë filmimin.

    Hoxha tha se Alma Kaçi, personazhi i videos erotike në zyrën e Safet Gjicit, e ka marrë në telefon pas publikimit të kësaj video, për ta pyetur se ku e ka gjetur materialin e plotë

    “Më merr një moment kjo zonja, sepse më kërkonte me insistim. Në momentin që i hap telefonin, e nis bisedën, e di që kjo bisedë po regjistrohet. I them stop një minutë, mora telefonin tjetër dhe e ndeza ta regjistroj.

    Sigurisht e kam regjistruar atë bisedë. Ajo donte të gjente nga e kam gjetur unë regjistrimin. Ajo kishte filluar hulumtimin tjetër. Ajo donte të gjente nga ka rrjedhur informacioni.

    Dalja e filmimit të plotë prishi skemën e shantazhit të mundshëm.

    Në rastin konkret ka patur një marrëveshje.

    Uroj që agjensitë e zbatimit të ligjit ta thonë se kush është paguar dhe cfarë ka marrë”, deklaroi Hoxha.

  • Ndodh fenomeni i pazakontë në këtë vend, alarmohen banorët

    Ndodh fenomeni i pazakontë në këtë vend, alarmohen banorët

    Një port në Japoni është shndërruar në të kuqe gjaku, duke alarmuar banorët. Por, arsyeja prapa kësaj nuk fshihet pas ndonjë misteri. Në të është derdhur ngjyrë ushqimore nga fabrika e birrës Orion.

    Fabrika Orion ka thënë se ngjyra ka bërë që lumi të ndryshojë ngjyrë, por se nuk paraqet rrezik për shëndetin. Disa banorë e kanë përshkruar si të shpifur ujin, ndërsa të tjerë si helmues, raportoi BBC. Drejtori i fabrikës ka thënë se po merr masa që të parandalojë të ndodhë një incident i tillë në të ardhmen.

  • Noizy reagon sërish: Sa idiotë ka kjo tokë nuk e dija!

    Noizy reagon sërish: Sa idiotë ka kjo tokë nuk e dija!

    Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka qenë kryetemë e mediave mëngjesin e së enjtes. Kjo pasi për të dytën herë radhazi, lokali i tij u përfshi nga zjarri brenda një muaji, në atë që dyshohet të jetë një zjarrvënie e qëllimshme.

    Vet reperi i hitit “Jena mbretër” bëri një reagim publik në rrjetet sociale, duke publikuar fotografinë e personit që dyshohet se ka djegur lokalin e tij, duke thënë se motivet e ngjarjes kanë qenë bindjet e tij fetare.

    Mirëpo vetëm pak minuta pasi e ka bërë këtë, Noizy është bërë pishman duke e larguar postimin dhe fotografinë e personit, gjersa ka reaguar me një tjetër shkrim, ku ka shprehur indinjatën e tij me ata që e keqkuptuan deklaratën e tij.

    “Sa idiotë ka kjo tokë s’e dija, kur robi thotë është bërë ekstremist këta duan ta marrin se s’bën për keq. Mund të ishte edhe ekstremist katolik more idiota. Si ai që vrau 50 veta në Xhaminë e Zelandës së Re. Ekstremist me besime ekstreme o njerëz të trashë”, shkroi ai. Personi në fjalë është arrestuar nga autoritetet për veprën e kryer.