Author: editor

  • Dita juaj me fat për muajin korrik bazuar në shenjën e horoskopit

    Dita juaj me fat për muajin korrik bazuar në shenjën e horoskopit

    Qershori është drejt fundit për t’i lënë vend një tjetër muaji, korrikut dhe të gjithë do të donim të zbulonim se cila është data më me fat për secilën nga shenjat e horoskopit. Pa diskutim që do të kishim dëshirë që çdo ditë të ishte e jona, gjithsesi edhe për këtë muaj vetëm një datë kemi dhe ajo është…

    Dashi – 23 korrik

    Më 23 korrik mund të ndodhin gjëra që nuk i prisnit fare, prandaj shënojeni në kalendar dhe jetojeni maksimalisht.

    Demi- 18 korrik

    Dita ideale për të marrë vendime dhe për të bërë ëndrrat realitet. Përdorni kreativitetin tuaj si guidë dhe mos harroni të hidhni hapa të sigurt.

    Binjakët- 29 korrik

    Kjo ditë do t’ju kujtojë sesa e rëndësishme është të përkushtoheni maksimalisht pas qëllimeve tuaja dhe t’i thoni PO mundësive që ju jepen. Ndërmerrni risqe.

    Gaforrja- 19 korrik

    Më 19 korrik mund të marrësh ndihmë nga dikush për të arritur shumë larg. Krijo objektiva të reja, përgatitu dhe planifiko.

    Luani-24 korrik

    Do të bëni premtime dhe do të mendoni në afatgjatë për lidhjen me njeriun që keni pranë zemrës.

    Virgjëresha- 3 korrik

    Do të ndiheni e rilindur, sidomos në aspektin e dashurisë dhe kreativitetit.

    Peshorja- 24 korrik

    Nëse po mendoni të bëni serioze marrëdhënien tuaj, mos kini frikë të merrni hapin të parët. Eshtë koha e duhur për të bërë ca premtime, shkruan living.

    Akrepi-15 korrik

    Dita më e mirë për t’u përballur me gjëra që ju kanë penguar rrugën tuaj gjatë gjithë kësaj kohe.

    Shigjetari- 29 korrik

    Eksploroni sensualitetin tuaj dhe lidhuni më shumë me gjëra që ju japin kënaqësi.

    Bricjapi- 19 korrik

    Dëgjojeni zemrën më shumë se çdo tjetër atë ditë. Kapni shanset dhe shijojeni ditën maksimalisht.

    Ujori- 21 korrik

    Sigurohuni të reflektoni në lidhje me mësimet që keni marrë për të arritur aty ku jeni sot.

    Peshqit- 3 korrik

    Mos kini frikë të lëvizni gjatë kësaj dite pasi mund të përballeni me një mundësi të artë.

  • Digjet një apartament në Shkodër

    Digjet një apartament në Shkodër

    Një apartament në katin e katërt të pallatit është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Parrucë.

    Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

  • Përfshihet nga flakët një mjet në Kavajë (VIDEO)

    Përfshihet nga flakët një mjet në Kavajë (VIDEO)

    Në Kavajzë, një mjet është përfshirë nga flakët në mes të rrugës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Luz.

    Ende nuk dihet shkaqet e zjarrit, por policia dhe zjarrfikësja janë nisur drejt vendngjarjes.

    Në aksin rrugor ku është djegur makina, qarkullimii mjeteve është bllokuar./albeu.com

  • Pyjet, kanabisi apo..?/ Policia e Shkodrës ende pa një pistë hetimi për vrasjen e babë e bir

    Pyjet, kanabisi apo..?/ Policia e Shkodrës ende pa një pistë hetimi për vrasjen e babë e bir

    Vrasja e mirëmenduar e Gjokë dhe Eduart Gurra në fshatin Sumë të Shkodrës, nuk ka ende një pistë zyrtare hetimi. Ekzekutimi i babë e bir tronditi opininin publik për nga gjakftohtësia e kryerjes së krimit. Fakt është se atyre iu ngrit një pritë duke përdorur si “karrem” dëmtimin e shtëpisë në fshat, pasi familja Gurra jetonte në Shkodër.

    Një pistë e dyshuar lidhet me punën e Gjokë Gurrës dhe luftës ndaj kanabisit. 57-vjeçari ka shërbyer për polici si efektiv teksa ishte edhe kryeplak i fshatit Bruçaj, ku kishte një banesë që ia dogjën mbrëmjen e së mërkurës. Dyshohet se kultivimi i lëndëve narkotike në zonën e Pultit në Dukagjin, mund të jetë arsyeja e vrasjes së babë e bir. Trafikantët mund të jenë ndier të kërcënuar nga informacionet që Gjokë Gurra mund të jepte.

    Pista e dytë lidhet me shfrytëzimin e pyjve. Pasi u largua nga policia, Gjokë së bashku me djalin e tij kanë punuar kryesisht me lëndë drusore për ngrohje dhe transportimin e tyre. Këtë punë ata e kanë bërë prej 15 vitesh dhe ka dyshime se vrasja është bërë për shkak të konkurencës. Këto janë disa nga dyshimet e ngritur deri më tani media, pasi policia nuk a asnjë konfirmim zyrtar.

    Nga kontrolli i regjistrit penal, Gjokë dhe Eduart Gurra nuk rezultojnë të dënuar, të përfshirë në ndonjë ngjarje, në hasmëri, apo në vepra të ndryshme penale.

  • Shokon Vangjeli: S*ksi oral i Safet Gjicit është më i shtrenjti në Shqipëri, janë paguar shumë para

    Shokon Vangjeli: S*ksi oral i Safet Gjicit është më i shtrenjti në Shqipëri, janë paguar shumë para

    Videoskandali seksual i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit vijon të jetë në qendër të vemendjes publike, për shkak të detajeve të reja të dala nga hetimet.

    Një ditë më parë u bënë publike edhe bisdat mes Alma Kaçit dhe një personi tjetër, i cili dyshohet se mund të jetë personi që bëri publike videon.

    Lidhur me këtë temë analisti Lorenc Vangjeli deklaroi në emisonin “Të Paekspozuarit”, theksoi se seksi oral i Gjicit me Alma Kaçin është seksi oral më i shtrenjtë në Shqipëri, për të cilat janë paguar disa qindra mijëra euro.

    Vangjeli tha se shantazhi ndaj ish-zyrtarit nuk është bërë vetëm për përfitime materiale, por edhe për qëllime politike.

    “Shantazhi nuk është vetëm për përfitime materiale, por të llojeve të ndryshme. I shërbehet parasë. Ende nuk ka prova, por ajo që thuhet është që ky ndoshta është seksi oral më i shtrenjtë në Republikën e Shqipërisë, disa qindra mijëra euro.

    Ky është përfitimi i parë.

    I dyti është politik. Ra një bashki e rëndësishme ne veri dhe pati një komponent të qartë politik.

    Transkripti që nxorrët, gjithmonë duke marrë për bazë faktin dhe duke e vënë në dyshim, që është apo jo i saktë, ka shumë gjasa të jetë.

    Ndoshta edhe më i gjatë se aq dhe me të vërteta të tjera që mund të thuhen më pas.

    Edhe aq, rrëfen disa gjëra. Duke nisur me pyetjen e madhe, kush e ka realizuar?

    Kjo e rrëzon idenë që audio është përgjuar nga organet ligjzbatuese. Logjika e kërkon, që vajza, në kushtet e mungesës së besimit ndaj partnerit të saj anonim, personazhi A, vajza besohet që është autorja e regjistrimit të kësaj audio.

    Si ka rrjedhur? Pak rëndësi ka.

    Ka qenë një mënyrë për vetëmbrojtje të kësaj vajzës.

    Bashkëbiseduesi rrezikon zbulimin e identitetit dhe zbulimin e rolit të tij”-tha Vangjeli.

  • Trondit këngëtarja: Pasi zhdukën Vis Martinajn, duan t’i bëjnë keq fëmijës tim

    Trondit këngëtarja: Pasi zhdukën Vis Martinajn, duan t’i bëjnë keq fëmijës tim

    Pasi tronditi me deklaratën se e di kush fshihet pas zhdukjes së Vis Martinajt,

    Fjolla Morina pretendon se të njëjtët persona duan t’i bëjnë keq fëmijës së saj.

    “Kjo është ora e Vis Martinajt në dorën time, ma ka dhënë në klip.

    Këta e dinë çfarë kanë bërë me të dhe tani me mua e fëmijën tim çfarë duan të bëjnë?” shprehet këngëtarja.

    Më herët ajo tha se e di kush fshihet pas zhdukjes së Ervis Martinajt, fat ii të cilit ka mbetur mister prej 11 gushtit 2022.

    Ai humbi kontaktet me familjarët dhe prej asaj dite as policia nuk ka mundur të japë një përgjigje, pavarësisht se afati 100 ditor i vendosur nga Edi Rama ka skaduar prej kohësh./Albeu.com/

  • Me not nga kanali i Otrantos drejt Vlorës, flet Eva Buzo dhe zbulon si është gjendja e saj shëndetësore: Kam disa shenja, por…

    Me not nga kanali i Otrantos drejt Vlorës, flet Eva Buzo dhe zbulon si është gjendja e saj shëndetësore: Kam disa shenja, por…

    Me iniciativën për të bashkuar tokën shqiptare me atë italiane, Eva Buzo i shkoi shumë afër ëndrrës, për ta ndërprerë garën rreth 9 milje larg nga bregu i Vlorës.

    Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku tregoi se si është gjendja e saj shëndetësore.

    “Ndihem shumë mirë, kam ende disa shenja në krahët e mi, por gëzoj shëndet të plotë”, tha Buzo.

    E pyetur nëse i vjen keq që sfida nuk mbaroi ashtu siç e kishte menduar, Eva u shpreh:

    “Nuk ndihem keq, do doja ta kisha përfunduar. Por kur vendos që të bësh diçka të kësaj madhësie, do marrësh parasysh se edhe mund të dështosh. Nuk ishte e mundur arritja e këtij qëllimi”.

  • “Ngjitëse te kamera dhe celularë të modifikuar”, Ervin Karamuço del me deklaratën e fortë: Përgjimi si një ardenaline malijne, Alma për disa kohë ka bërë kurs për dedektive

    “Ngjitëse te kamera dhe celularë të modifikuar”, Ervin Karamuço del me deklaratën e fortë: Përgjimi si një ardenaline malijne, Alma për disa kohë ka bërë kurs për dedektive

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar se personi që u përfshi në videoskandalin seksual të Safet Gjicit, Alma K., ka ndjekur një kurs për dedektive private.

    Pjesë nga debati:

    Duma: A ka ndodhur nonjë rast që të jetë ndëshkuar ndokush se ka përgjuar?

    Karamuço: Ndodhin raste nëse ti e merr vesh, por më shumë këto zgjidhen privatisht. Ne kemi pasur raste që janë porositur nga të huaj për të ardhur valixhe, dhe për t’u përgjuar biznesmenë dhe banda mes njera-tjetrës, kemi një skandal shumë të madh që na ndodhi në Greqi… Por ato lloj sistemesh, sidomos “Predatori” që ndërtohet në Maqedoni dhe “Pegasus” që bëhet në Izrael, kemi folur.

    Pra bëhet fjalë për ata telefonat zero që janë pjesë e “spyëare” softëare, janë të gjitha një teknologji që jo vetëm e marrin shtetet, por edhe privatët. Dhe ata privatë futen kudo, dëgjojnë gjithçka thua dhe madje me këtë celularin tani “MX-Spy”, ai është edhe celular, edhe kamerë, edhe përgjim gjithë kohën. Jo vetëm për atë çka ka brenda celulari jotë, por shikon të gjithë pamjen që ti ke. Shumica e këtyre që punojnë sidomos në kompjutera iu vënë ngjitës kamerave. Edhe në celular e mbajnë të bllokuar atë.

    Presidenti i SHBA-së ka celularin e tij të modifikuar që mund të mos ketë mikrofonë dhe mikrokamerë. Vetëm për këtë. Sepse dihet që janë softëare apo spyëare që përdoren për të gjitha këto. Tashmë është një sëmundje shumë e madhe kjo që po ndodhë. Po na ndodh edhe ne, na është futur edhe si adrenalinë kjo dhe duam të marrim veshë pse apo çfarë do të ndodhë me njeri-tjetrin, dhe bëhet fjalë përtej interesave që ka dhe luhen se çfarë po bën tjetri kundrejt teje.

    Duma: Çfarë adrenaline është kjo?

    Karamuço: Është një adrenalinë malinje që iu ndodh këtyre njerëzve. Kur bëhet fjalë që duam të përndjekim një person, ne e quajmë të përligjur që të shkojmë dhe t’i themi një dedektivi privat. Flas për dedektiv privat sepse nisem edhe nga emisionet që janë bërë së fundmi që ne iu kërkojmë ndihmë dedektivëve, përfshi këtu edhe Alma K. që ka ndjekur për një periudhë kohe edhe kjo një kurs dedektivësh.

    Curri: Dedektiv çiftesh ka këtu, vetëm këta kemi dëgjuar ne.

    Karamuço: Ishte pra një rast i fundit me një dedektiv mashkull që i thanë do të jap 6000 euro dhe do më ndjekësh 1, 2, 3. Do më japësh prova çdo ditë se çfarë bëjnë. Jo të lidhura me tradhëti bashkëshortore.

  • Horoskopi ditor për nesër, do të befasoheni se çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Horoskopi ditor për nesër, do të befasoheni se çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Dashi

    Do tregoheni shumë striktë në dashuri sot dhe shpesh do e vini partnerin/en në siklet. Mos e teproni nëse nuk doni të keni mosmarrëveshje të mëdha. Beqarët do duhet të marrin disa vendime të cilat mund t’ua ndryshojnë përfundimisht jetën. Në planin financiar gjërat do shkojnë më së miri.

    Demi

    Dialogu nuk do mungojë për asnjë moment sot në lidhjen që keni krijuar. Nga ana tjetër partneri/ja do iu joshë gjatë gjithë kohës dhe do iu bëjë të ndiheni më së miri. Beqarët nuk duhet të pranojnë çdo lloj ftese pa qenë të sigurtë për personat. Në planin financiar shmangni shpenzimet e tejskajshme.

    Binjakët

    Nëse mendoni se ka ardhur koha ta zyrtarizoni lidhjen tuaj flisni seriozisht me atë që keni në krah dhe bëjani të qartë gjërat. Boll më duke e shtyrë kohen pak e nga pak. Beqarët do jenë të privilegjuar në dashuri. Edhe pse nuk e kane kërkuar me ngulm princi i kaltër do mbërrijë. Financat do duan më shumë kujdes dhe maturi.

    Gaforrja

    Marrëdhënia në çift do përmirësohet mjaft gjatë kësaj dite. Do flisni për gjithçka me partnerin/en tuaj dhe do i harroni problemet që keni pasur dikur. Beqarët do i japin me shumë prioritet jetës familjare dhe miqve. Dashuria për ta do jetë në vend të dytë. Dielli do iu ndihmoje ta përmirësoni situatën financiare.

    Luani

    Do keni disa përballje të vogla sot me atë që keni në krah, megjithatë nuk pritet asgjë alarmuese. Mos mendoni gjithmonë se jeni ju që keni të drejtë. Beqarët do kenë mundësi ta gjejnë shpirtin e tyre binjak. Bëjini sytë katër. Financat do jenë mjaft të luhatura. Nuk është momenti i duhur për të kryer shpenzime.

    Virgjëresha

    Plutoni do jetë i vendosur keq në qiellin tuaj të dashurisë dhe problemet ndërmjet jush dhe partnerit/es do jenë të mëdha. Mos u nxitoni për asgjë. Beqarët do kenë takime mjaft impresionuese me persona të veçante. Problemet materiale duhet t’i zgjidhni sa më shpejt të mundni. Edhe shpenzimet duhet t’i ulni.

    Peshorja

    Jeta juaj sentimentale do jetë e mbushur me surpriza të këndshme sot. Do jeni të gatshëm të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël vetëm që atmosfera të nxehet. Beqarët do jenë më të mbyllur në vetvete dhe nuk do përfitojnë nga ftesat që do iu bëhen për të dale. Financat nuk do jenë në gjendjen e tyre më të mirë.

    Akrepi

    Do jeni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do argëtoheni pa fund me personin që keni në krah. Çdo moment do jetë i veçantë dhe emocionues për ju. Beqarët do jenë gjithë kohës në kërkim dhe do i studiojnë mirë personat që do takojnë. Në planin financiar duhet të tregoheni më vigjilentë se kurrë më parë.

    Shigjetari

    Jeta juaj sentimentale do ndjekë drejtimin e duhur sot. Jupiteri do iu nxitë të tregoheni më të hapur dhe t’i pranoni më lehtësisht mendimet e atij që keni në krah. Ai nga ana e tij do iu surprizojë gjithë kohës. Beqarët nuk do hedhin asnjë hap pa qenë të sigurtë. Financat nuk do jenë të mira, kujdes me shpenzimet.

    Bricjapi

    Ndryshime rrënjësore do ketë sot në jetën sentimentale të çifteve. Ata që kanë pasur debate do ndihen më të qetë, ndërsa ata që kanë pasur një lidhje të qëndrueshme do bëjnë plane për të ardhmen. Beqarët do kenë surpriza të këndshme. Në planin financiar çdo gjë do shkoje më së miri.

    Ujori

    Çiftet do gjenden përballë disa zgjedhjeve të vështira, por që duhet t’i bëjnë sot me patjetër. Mendohuni sa të mundni, por jo vetëm për veten tuaj. Beqarët do pëlqejnë jashtë mase një person që sapo ka filluar një angazhim serioz. Mërkuri do ndikojë tek financat dhe do i mbajë ato gjithë kohës të qëndrueshme.

    Peshqit

    Nëse jeni në një lidhje mos kërkoni të impononi mendimin tuaj mbi partnerin/en sepse do keni mosmarrëveshje të shumta. Pranojini sugjerimet e tjetrit dhe toleroni. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim impresionues. Në planin financiar duhet të vazhdoni të tregoheni të matur.

  • “Dua letra me ngjyrë, shih ke kasaforta”, dalin bisedat e Noizy-t me kushëririn: Kur qenke bërë kaq trim

    “Dua letra me ngjyrë, shih ke kasaforta”, dalin bisedat e Noizy-t me kushëririn: Kur qenke bërë kaq trim

    Lokali në pronësi të familjes së reperit Noizy (Rigels Rajku) u përfshi dy herë nga flakët brenda muajit qershor. Së fundmi u zbulua se këto dy akte, përfshirë edhe një zjarrvënie në derën e banesës së nënës së reperit, kanë si autor kushëririn e Noizy-t, Eraldo Musteqja, i cili është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia e Durrësit në flagrancë pasi i kishte vënë sërish zjarrin lokalit.

    Menjëherë pas arrestimit, përmes një postimi në Instagram, Noizy shkroi:

    “Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime që në fëmijëri. Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist dhe kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrorist. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë s’mund ta urrej sepse jam rritur me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. Lokali është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqarë dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Të dua vëlla i vogël”.

    Në një postim të dytë në Instagram, Noizy sqaroi se “s’ka të bëjë cila fe” pasi personi në fjalë “është i sëmurë, ekstremist dhe ka nevojë për ndihmë.”

    Burime të sigurta zbulojnë për Anabel se Eraldo, që është djali i dajës së Noizy-t, ishte konvertuar në një besim radikal me ide ekstremiste. Në rrjete sociale, ai prezantohej si Abdullah, në vend të emrit të tij. Po të njëjtat burime, thonë se prej kohësh ai kërcënonte familjarët e Noizy-t duke u kërkuar vazhdimisht para. Në bisedat në vijim – të shkruara midis autorit dhe njërit prej familjarëve dhe njerëzve më të besuar të Noizy-t – ai lë të nënkuptuar se dëshiron para prej tyre dhe kërcënon duke përmendur familjen dhe kasafortën.

    Burimi në fjalë theksoi se familjarët janë tepër të shqetësuar nga fakti që nëpër disa portale jo të besueshme po përhapen teori aspak të vërteta për ngjarjen e rëndë, të cilat kanë si qëllim të dëmtojnë imazhin e reperit.

    “Arsyeja e gjithë kësaj ngjajeje lidhet me dëshirën për të zhvatur para, e përzierë me ide ekstremiste. Nuk ekziston asnjë arsye tjetër në mes,” tha burimi.