Author: editor

  • Të shtëna me armë zjarri në vend, ka të plagosur

    Të shtëna me armë zjarri në vend, ka të plagosur

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Fllakë në Durrës, pasi një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

    Burime bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur Isak Vata, i cili është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Ndërkohë që shkaqet e ngjarjes mbeten të paqartë, ndërsa autori nuk është identifikuar.

  • Horoskopi MUJOR korrik 2023/ Shenjat më me fat: “Rritje ekonomike për njërin prej jush”

    Horoskopi MUJOR korrik 2023/ Shenjat më me fat: “Rritje ekonomike për njërin prej jush”

    Jorgo Kulla ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin Korrik.

    Ai tha se Korriku është një muaj që sjell debate dhe ndryshime madhore. Duhet pasur vëmendje e madhe në lidhje me pasuritë. Shenjat më me fat për këtë muaj janë Shigjetari, Ujori dhe Gaforrja.

    Dashi

    Të ketë kujdes me çështjet jo të brendshme. Nga data 7-18 duhet të jenë të vëmendshëm për një arsye, gjërat që kanë ndodhur në mars të vitit 2022 dalin tani. Është një moment I vështirë. Kujdes bisedat sekrete. Moment pozitiv me çështjet financiare por të kenë kujdes me shpenzimet.

    Demi

    Kokëfortësia dhe drejtësia e Demit do të ketë mundësi që çdo gjë të shkojë në vendin e vet. U është bërë padrejtësi në pasuri të paluajtshme. Ky muaj ka të bëjë me skandalet e pasurive të paluajtshme. Në lidhje me dashurinë, demët janë pak fajtorë sepse e kanë lënë pas dore .

    Binjakët

    Saktësia, rëndësia, mundësitë janë të parat për këtë shenjë. Do kenë ndryshim pune të frytshme dhe pozitive.

    Mund të kenë një njohjes pas datës 15.

    Gaforrja

    Kanë rritje ekonomike. Do bëjnë lëvizje të papritura. Do të mbyllin disa gjëra me rëndësi. Në dashuri vendosin vet.

    Luani

    Mund të themi se do të mbizotëroj në shumë aspekte. Do të shesin një pasuri të tyre. Fuqia e mendjes është shumë e madhe. Duhet të kenë pak kujdes në dashuri.

    Virgjëresha

    Stabilizon çështjet ekonomike financiare. Duhet të kenë kujdes me kreditë. Në çështjet që kanë të bëjnë me disa biseda që kanë pasur dikur do i mbylli. Nëse do kenë lidhje me peshqit do shkojnë deri në martesë.

    Peshorja

    Në këtë periudhë duhet të bëjë kujdes me punët e tyre dhe me çështjet ligjore që nuk janë zgjidhur akoma. Njohjet kthehen në lidhje serioze e martesë. Është një lidhje që do zgjasë.

    Akrepi

    Do të merren me punën e tyre, do të shesin një biznes. Akrepët flasin me sy e jo me fjalë. Ata kuptojnë se çfarë ti do të thuash. Ndryshimet që do të bëjnë tani është një mundësi shumë e madhe për ta. Do të kenë stabilizim në dashuri.

    Shigjetari

    Është një moment shumë i mirë për ekonominë. Kanë të bëjnë me dashuri. Është muaji i mbarë për shigjetarin. Kanë xhentilesën. Në dashuri shkojnë me dem, luanët, dhe gaforret.

    Bricjapi

    Do mbyllin probleme të vjetra. Do të zgjidhin një ngërç. Do i kërkojnë të falur ata që i kanë rënë në qafë. Do prishin para. Do kenë njohje serioze.

    Ujori

    Lidhet shumë me punën aktuale që ka në dorë. Mos të merren me thashetheme. Stabilizimi I punës është perfekt. Do fitojnë një gjyq. Ujorët janë shumë zemërgjerë. Ka ndikime fantastike në ekonomi. Do zgjidhin problemet që kanë pasur në lidhje.

    Peshqit

    Do të nisin një diçka shumë të madhe. Të kenë kujdes në kredi. Në lidhje peshq dhe virgjëreshë janë çifti perfekt.

  • Punon në ndërtim që të mbaje familjen, por ky shqiptar ka një zë fantastik(Video)

    Punon në ndërtim që të mbaje familjen, por ky shqiptar ka një zë fantastik(Video)

    Punon në ndërtim që të ushqej familjen, por ky shqiptar një zë të rrallë

    Në video, burri që duket se është mjeshtër shtëpish, qëndron i ulur në mbi zhavorr me një cigare në dorë, përderisa këndon.

    Ai shf rytëzoi disa sekonda të pauzës së tij, për të treguar talentin që ka në këndim.

    Zëri i tij do t’ju lë pa fjalë. Një talent si ky ndoshta nuk e keni parë ose dëgjuar më herët.

    Nëse nuk e keni dëgjuar tashmë, ia vlen ta dëgjoni. Shikojeni videon më poshtë:

  • “Ke shkuar në shtrat me një vajzë suedeze?”, Ardit Gjebrea habitet nga ajo që dëgjon: Kam shkuar me shefen, më mësoi disa gjëra

    “Ke shkuar në shtrat me një vajzë suedeze?”, Ardit Gjebrea habitet nga ajo që dëgjon: Kam shkuar me shefen, më mësoi disa gjëra

    Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek “E Diela Shqiptare” ishin sot një çift bashkëshortësh Kastrioti dhe Imelda. Kastrioti shprehet se Imelda ia ka mbyllur derën e shtëpisë dhe nuk e lejon të hyjë më brenda.

    Kjo situatë ka nisur gati para një viti dhe akoma nuk kanë gjetur një zgjidhje. Kanë 12 vite martesë dhe 5 vite kanë jetuar në Suedi. Kastrioti do që të rikthehet me Imeldën dhe vajzat dhe të jetojnë të lumtur, por Imelda nuk e pranon një gjë të tillë dhe e quan rrugaç, sepse e ka tradhtuar me shefen e tij suedeze për një kohë shumë të gjatë.

    Imelda: Sot kam ardhur për të kërkuar divorcin sepse nuk është një njeri normal.

    Kastrioti: Avazh, avazh, nuk ke për ta marrë divorcin kurrë.

    Imelda: Ti do ma japësh sepse nuk më meriton as mua dhe as gocat.

    Eni Çobani: Imelda kush është problemi që t’i i mbyll derën babait të 4 vajzave të tua?

    Imelda: Kastrioti të tregojë kush është problemi, ai i di të gjitha se çfarë ka bërë. Ti je rrugaç, ke bërë shumë gabime.

    Kastrioti: Pse rrugaç sepse të dua?

    Imelda: Do e tregosh mes publikut se çfarë ke bërë ti.

    Ardit Gjebrea: Cili është gabimi?

    Imelda: Ka shkuar me një gocë suedeze.

    Kastrioti i shkon afër dhe i thotë të mos hapë probleme të tjera sepse nuk kanë ardhur për këtë çështje, ndërsa Imelda i kërkon që të shkojë tek vendi i tij.

    Kastrioti: Zonja Eni nuk kemi ardhur për këtë çështje, këto kanë mbaruar, çështja është që ajo më ka mbyllur derën e shtëpisë, kjo është çështja.

    Eni Çobani: Po dera e shtëpisë nuk mbyllet kot.

    Imelda: Ti je një rrugaç sepse një njeri normal nuk i bën këto veprime.

    Ardit Gjebrea: Kastriot ke shkuar me një gocë suedeze?

    Kastrioti: Po hë mo zoti Ardit, burra jemi mor burrë i dheut.

    Imelda: Ai nuk mund të mbajë dy kunguj nën një sqetull, ta harrojë.

    Eni Çobani: Suedeze ka qenë ajo që ka shkuar me ty?

    Kastrioti: Po shefja ime ishte.

    Eni Çobani: Imelda kur e more vesh për këtë tradhti?

    Imelda: Ne kishim 3 vite që shkonim në punë bashkë dhe ktheheshim dhe më pas ky filloi të ftoheshe me mua me gocat. Pastaj ikte nga shtëpia, mund të mos vinte fare për dy ditë në shtëpi, e merrja në telefon nuk më përgjigjej.

    Kastrioti: Punoja moj zonja Eni me shefen, u ngrita në detyre, në vend të ishte e gëzuar, bëhet e hidhëruar.

    Eni Çobani: Pse u ngrite në detyrë?

    Kastrioti: Nga zotësia ime, jo nga ana e shefes.

    Ardit Gjebrea: Shefja ishte e martuar apo beqare?

    Kastrioti: Ajo bashkëjetonte me dike dhe si duket nuk i bënte servis dhe unë…

    Imelda: Ke akoma për të thënë.

    Kastrioti: Zonja Eni ishte shefja ime, më shpjegonte si bëhej puna, më shpjegonte fjalët dhe më ndihmoi të më shpjegonte disa gjëra të tjera, çun i shkathët, punoja unë (qesh).

    Imelda: Shiko sa idiot, si flet ti kështu?

    Kastrioti: Vetë e kërkove, kemi ardhur për çështje tjetër, ti do të më nxish jetën mua? Ta nxij unë ty.

    Eni Çobani: Ti e ke për krenari që ke shkuar me suedezen?

    Kastrioti: Pse çfarë bëra unë, vrava njerëz? Mua të ma dijë për nder suedezja.

    Eni Çobani: Këtu je me bashkëshorten.

    Kastrioti: Po dhe ajo të ma dijë për nder se e ka burrin që i thotë unë të dua dhe nuk ta jap divorcin.

  • Vdekja e foshnjës në spital, merret vendimi për tre mjekët që asistuan në lindje

    Vdekja e foshnjës në spital, merret vendimi për tre mjekët që asistuan në lindje

    Ndaj tre mjekëve që u arrestuan pas vdekjes së foshnjes në Spitalin e Prizrenit, u caktua sot masa nga Gjykata e Prizrenit.

    Dy mjekë u dërguan në “arrest shtëpiak”, ndërsa për tjetrin u caktua “detyrim paraqitje”.

    “Më datë 27 qershor, rreth orës 03:40 në Spitalin Rajonal të Prizrenit të pandehurit në cilësinë e mjekëve kujdestarë veprojnë haptazi në mënyrë të pakujdesshme si ekip i mjekëve me rastin e lindjes së fëmijës, derisa i është renduar dhe përkeqësuar gjendja e të dëmtuarës (pacientes), dhe e fëmijës, me ç ‘rast pasi kuptojnë për gjendjen e të dëmtuarës dhe fëmijës ekipi i mjekëve – të pandehurit intervenojnë me vonesë mirëpo fëmija i porsalindur nuk arrin të mbijetoj – vdesë.

    Gjithashtu, më datë 27 qershor, rreth orës 03:40 në Prizren, në Spitalin Rajonal të Prizrenit të pandehurit në cilësinë e mjekëve kujdestarë fshehin, ose e bëjnë të pashfrytëzueshëm, tërësisht sendin – provën kryesore me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të sendit në procedurë zyrtare, në atë mënyrë që pas lindjes, të pandehurit placentën e fetusit të fëmijës të posa lindur i cili ndërron jetë pas lindjes, me qëllim që të fshehin çështjen e të provuarit lidhur me shkakun e vdekjes së foshnjës këtë placentë nuk e regjistrojnë dhe identifikojnë dhe e vendosin së bashku duke e përzier me placentat tjera në vendin ku i ruajnë, nuk e dërgojnë në IML së bashku me trupin e pajetë të foshnjës i cili është dërguar në autopsi me urdhër të prokurorit, e cila provë është vendimtare për përcaktimin e shkakut të vdekjes”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

    Një ditë më parë, Policia e Kosovës arrestoi tre mjekë në Spitalin e Prizrenit, pasi një burrë denoncoi se pas lindjes së gruas së tij, foshnja ndërroi jetë. Ai dyshon se vdekja ka ardhur si pasojë e mostrajtimit të duhur nga stafi mjekësor.

    Rasti po hetohet si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

  • Këto dy gjëra duhet t’i fshini ugjentisht nga Facebook

    Këto dy gjëra duhet t’i fshini ugjentisht nga Facebook

    Në ditët e sotme jeta e njeriut është shumë e vakët pa rrjetet sociale pasi ata na njohin me botën, miqtë e të afërmit.

    Por publikimi i disa informatave që në pamje të parë duken të padëmshme, mund të ju shkaktojë dëme.

    Datën e plotë të lindjes:

    Shumë njerëz e kanë shprehi që numrat e datës së lindjes t’i përdorin si fjalëkalime për kartelat e bankës apo platforma të tjera pagese. Kështu vetëm se u ndihmoni hakerëve.

    Numrin e telefonit:

    Asnjëherë mos e publikoni numrin tuaj të telefonit në rrjete sociale, sado që keni menduar se një ditë do të ju kontaktoj dikush i rëndësishëm apo se njerëzit do ta përdorin numrin vetëm nëse u nevojitet. Një gjë e tillë mund t’u sjell probleme.

  • Vrasja e dyfishtë në Shkodër, Gjokë Gurra ish-polic

    Vrasja e dyfishtë në Shkodër, Gjokë Gurra ish-polic

    Gjokë Gurra, 57 vjeç dhe Eduart Gurra 27 vjeç u vranë pasditen në Dukagjin. Sipas raportimeve 57-vjeçari ka punuar si efektiv i policisë së Shkodrës deri në vitin 2008 kur edhe është larguar nga policia.

    Ai ka punuar kryesisht me lëndë drusore për ngrohje dhe transportimin e tyre në Shkodër së bashku me të birin Eduartin, punë të cilën kanë që 15 vite që e bëjnë.

    Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje dhe priten më shumë detaje

  • U zunë pritë, si u ekzekutuan babë e bir në Shkodër?

    U zunë pritë, si u ekzekutuan babë e bir në Shkodër?

    Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në zonën e Dukagjinit në Shkodër.

    Nga informacione e para mësohet se viktima kanë mbetur Gjoke Gurra 57-vjeç dhe Eduart Gurra 27-vjec, babë e mirë.

    Gjithashtu bëhet me dije se viktimat kishin shkuar të shikonin shtëpinë që u dogj një natë më parë, por janë vrarë nga persona ende të identifikuar.

  • “Noizy ka shkuar me…”, del një tjetër histori për djegien e lokalit

    “Noizy ka shkuar me…”, del një tjetër histori për djegien e lokalit

    Lokali në pronësi të familjes së reperit Noizy u përfshi dy herë nga flakët brenda muajit qershor.

    Së fundmi u zbulua se këto dy akte, përfshirë edhe një zjarrvënie në derën e banesës së nënës së reperit, kanë si autor kushëririn e Noizy-t, Eraldo Musteqja, i cili është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia e Durrësit në flagrancë pasi i kishte vënë sërish zjarrin lokalit. Burime për Anabel.al kanë zbuluar edhe detaje të reja për këtë ngjarje.

    Burime të sigurta zbulojnë për Anabel se Eraldo, që është djali i dajës së Noizy-t, ishte konvertuar në një besim radikal me ide ekstremiste.

    Në rrjete sociale, ai prezantohej si Abdullah, në vend të emrit të tij. Po të njëjtat burime, thonë se prej kohësh ai kërcënonte familjarët e Noizy-t duke u kërkuar vazhdimisht para. Në bisedat në vijim – të shkruara midis autorit dhe njërit prej familjarëve dhe njerëzve më të besuar të Noizy-t – ai lë të nënkuptuar se dëshiron para prej tyre dhe kërcënon duke përmendur familjen dhe kasafortën.

    Burimi në fjalë theksoi se familjarët janë tepër të shqetësuar nga fakti që nëpër disa portale jo të besueshme po përhapen teori aspak të vërteta për ngjarjen e rëndë, të cilat kanë si qëllim të dëmtojnë imazhin e reperit.

    “Arsyeja e gjithë kësaj ngjajeje lidhet me dëshirën për të zhvatur para, e përzierë me ide ekstremiste. Nuk ekziston asnjë arsye tjetër në mes,”.

  • Vrasja e dyfishtë në Shkodër, policia informacion zyrtar: Si u vranë babë e bir

    Vrasja e dyfishtë në Shkodër, policia informacion zyrtar: Si u vranë babë e bir

    Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Sumë në Shkodër, ku babë e bir kanë mbetur viktima të ngjarjes.

    Blutë bëjnë me dije se në rrethana që janë ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Gjokë Gurra 57 vjeç dhe djali i tij, Eduart Gurra, 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

    Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje.

    Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar.