Author: editor

  • I vuri 3 herë zjarrin lokalit dhe banesës së Noizy-t, arrestohet kushëriri i reperit

    I vuri 3 herë zjarrin lokalit dhe banesës së Noizy-t, arrestohet kushëriri i reperit

    Eraldo Musteqja është 26 vjeçari i arrestuar nga policia e Durrësit për zjarrvënie të përsëritur ndaj lokalit të Rigels Rajkut (Noizyt). Mësohet se 26 vjeçarin është kushëri me këngëtarin e njohur.

    Ai është arrestuar në flagrëncë mëngjesin e sotëm pasi u kap duke i vënë zjarrin lokalit të Noizyt për herë të dytë. Ndërsa më herët raportohet se i ka vënë zjarrin edhe banesës së këngëtarit.

    Në momentin e arrestimit, kushëririt të Noizyt iu gjet një thikë.

     

    Burimi: shqiptarja.com

  • Modelja që fiton 15 mijë euro duke fjetur

    Modelja që fiton 15 mijë euro duke fjetur

    Një influencuese dhe modele e OnlyFans ka treguar se fiton shuma marramendëe kur i lë njerëzit ta shikojnë atë duke fjetur në kohë reale.

    Amouranth, 29 vjeç, emri i vërtetë i të cilës është Kaitlyn Siragusa thotë se fiton para teksa fle, pasi transmetimet e gjumit janë jashtëzakonisht fitimprurëse në platformën Twitch.

     

    Gjatë një interviste, Amouranth, e cila tani ka mbi gjashtë milionë ndjekës në Twitch tha: “Nëse transmetoni veten duke fjetur gjumë vetëm në Twitch, ndoshta do fitoni disa mijëra dollarë. Kur unë jam duke fjetur fitoj 10,000-15,000 dollarë”

     

    Gjatë një interviste, Amouranth, e cila tani ka mbi gjashtë milionë ndjekës në Twitch tha: “Nëse transmetoni veten duke fjetur gjumë vetëm në Twitch, ndoshta do fitoni disa mijëra dollarë. Kur unë jam duke fjetur fitoj 10,000-15,000 dollarë”

  • Nga Divaja me bukë me vete në Bali, ku do i kalojnë pushimet VIP-at e Big Brother

    Nga Divaja me bukë me vete në Bali, ku do i kalojnë pushimet VIP-at e Big Brother

    Ndërsa vera dhe temperaturat përvëluese kanë trokitur më në fund për këtë vit, VIP-at shqiptarë të Big Brother kanë planifikuar pushimet e tyre dhe i kanë treguar planet e tyre për “Pushime on Top”.

    I pyetur se ku do t’i kalojë pushimet për këtë vit, Ronaldo Sharka ka rrëfyer se në Divjakë.

    “Pushimet do t’i kalojmë në Divjakë. Bukë me vete, shalqi, shtëpinë e kam në Lushnje por çrëndësi ka, do bëjmë një kasolle vetë. Do jetë edhe Sabiani, do të na këndojë çdo mëngjes”- tha Ronaldo Sharka

    Nga ana tjetër, moderatorja Erjola Doçi ka treguar se pushimet e verës planifikon t’i kalojë në Bali këtë vit.

    “Pushime e verës do t’i kalojë në Bali. Të rrisim pak temperaturat e Instagramit”- tha Doçi. E pyetur se me kë do të shkojë, Erjola ka zgjedhur ta mbajë “të fshehtë”, ndërsa me batutë përgjigjet “me Ronin”.

    Keisi ka rrëfyer se ndër destinacionet këtë verë është Barcelona.

    “Nuk e kam vendosur akoma, por kam shumë vende turistike që do të shkoj. Një prej vendeve është Barcelona. Unë kam shoqen time në Barcelonë dhe nja një muaj të mirë do ta kaloj aty”- tha Keisi.

    Armaldo Kllogjeri është ndër të paktët VIP-a, i cili s’ka ende një plan për pushimet e verës këtë vit. Dhe shkak për këtë është bërë pritja e ëmbël e bashkëshortes së tij në korrik.

    “Tani unë do shkoj me një vajzë të vogël. Ajo sa të lind në fillim të korrikut do të jetë e vogël dhe nuk e dimë si do të na rrjedhi situata. Por besoj se do të shkojmë disa ditë me pushime”- tha Armaldo.

    Dea Mishel për shkak të angazhimeve të shumta e ka të pamundur të shkojë me pushime. Për “Pushime on Top”, Dea shpreson që të mund të shkëputet aty këtu për disa orë relaksi gjatë fundjavave për në Jugun përrallor të Shqipërisë.

    “Jam shumë e zënë me punë këtë periudhë, kështu që shpresoj që të shkëputem fundjavave për në Jugun e Shqipërisë”- tha Dea Mishel.

    Nga ana tjetër, Kristi Dragot planifikon të pushojë në Shqipëri dhe një ndër destinacionet e tij të verës për këtë vit është Palasa.

    “Do pushoj në plazhin e Palasës një muaj. Më pas mund të shkoj dy herë në Bruksel, por do shkoj dhe do vijë, nuk do bëj pushime andej. Për pushime vetëm ne Shqipëri”- tha Kristi. I pyetur se kush do ta shoqërojë, Kristi tregon se do të jetë Dea dhe Jori. Një treshe e flaktë.

    Jori Delli tha prerë se këtë vit është për 100% Shqipëri, dhe këtë nuk e luan as topi.

    “Pushimet do t’i kaloj në Shqipëri 100%, nuk lëviz nga Shqipëria. Më kanë ëmbëlsuar shumë”- tha Jori. E pyetur nëse do t’ia hapte derën një dashurie shqiptare, Jori përgjigjet: “Tani dera nuk është mbyllur sepse unë jam single, por gjithsesi nuk jam as në kërkim. Jam për qejfin tim.”

     

  • Kush janë anëtarët e grupeve kriminale që u arrestuan në Elbasan? Del lista me emrat

    Kush janë anëtarët e grupeve kriminale që u arrestuan në Elbasan? Del lista me emrat

    Janë zbardhur emrat e personave që u arrestuan nga policia ditën e sotme në Elbasan.

    Sipas raportimeve të policisë, të ndaluar janë 45 persona, ndërsa sa i përket pesë personave të arrestuar në flagrancë, ata janë kapur nga kontrollet e rastësishme të policisë dhe nuk kanë lidhje me grupet kriminale.

    Ndërkohë në këkrim janë shpallur Enea Tollumi, Hysen Haziu, Eliberto Skilja, Sotir Kokoneshi, Albi Bicaku, Migel Balla dhe Migen Kucaj.

    Si rezultat i operacionit në banesa dhe lokale janë gjetur dhe sekuestruar, lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, një armë zjarri tip automatik dhe municion luftarak, 51 milion lekë, 15 mijë euro dhe disa franga zvicerane.

    Personat e arrestuar në flagrancë:

    Redi Nerpjetri

    Eljus Trashi

    Mikel Petriti

    Gentjan Gjoka

    Fatjon Blloshmi

    Personat e ndaluar, pjesë e grupit kriminal:

    Joni Hasnjoku

    Durim Novaku

    Hysni Sadushi

    Arsen Vishkulli

    Emiljan Dinja

    Ledi Nergjoni

    Erist Skilja

    Gazmir Panxhi

    Gentjan Shabani

    Florenc Demiri

    Gavrosh Berati

    Rigert Kokoneshi

    Ferdinand Sadushi

    Ahmet Kushi

    Denis Darzeza

    Florenc Puto

    Storado Sadushi

    Emre Puro

    Rezarta Isufaj

    Shpetim Myrta

    Edor Hasanllari

    Andrea Gugu

    Armando Buzani

    Erind Hoxha

    Ilirjan Kume

    Sali Isufaj

    Klajdi Isufaj

    Igli Merko

    Hekuran Gjeli

    Xhuljano Gjyla

    Enea Hysenbelli

    Leonard Tola

    Aldo Gjeli

    Esmirand Lici

    Xhulio Lluca

    Armand Lluca

    Oltjon Çela

    Sara Çepi

    Xhevit Bogdani

    Taulant Novaku

    Amarildo Sallaj

    Romarjo Bora

    Rudolf Korumi

    Mariglen Hidi

    Fatmir Durbaku

  • Gazetari: Çerrat e Luizit ma sulmuan 3 herë Instagramin

    Gazetari: Çerrat e Luizit ma sulmuan 3 herë Instagramin

    Bledi Mane i ftuar këtë mëngjes në Vila24  ka folur për eksperiencën e tij prej shumë vitesh në gazetari ku ka ndarë projektet e tij për verën.

    Gazetari foli për një projekt muzikor e artistik i cili do të ketë tur në disa qytete të Shqipërisë.

    Në këtë rrëfim ai tha që këtij turi do t’i bashkohet ish banori i Big Brother Vip 2, Armaldo Kllogjeri. Mane tha se Luizi nuk do të jetë pjesë duke zbuluar dhe arsyen.

    “Është një festival artistik i cili do të ketë një tur në disa qytete të Shqipërisë me qëllim që edhe këto qytete të jenë aktive gjatë verës.

    Maestro do të jetë pjesë e këtij turi por Luizi jo, pasi shifrat për ta paguar janë 20 mijë euro e lart. Ish banorët janë të fokusuar vetëm për të rritur “K-të”, në një kohë kur instagrami im është sulmuar 3 herë nga cerrat e Luizit,” tha Bledi Mane duke zbuluar për herë të parë dhe arsyen pse u bë pjesë e këtij formati.

    “Ishin kolegët e mi ata që më nxitën të bëhem pjesë duke u bazuar dhe në eksperiencë time në burg dhe televizion. Kur hyra kisha plane por kur mbyll derën e asaj shtëpie çdo gjë nuk është ashtu si pret ti të jenë.

    Unë gjeta Oltën, Luizin, Maestron dhe Kristin që kuptoheshin vetëm me sy, gjeta dhe vajza që ishin duke fjetur gjumë si përshembull ajo vajza nga Kosova se i kam harruar dhe emrin”– tha Bledi duke lënë të nënkuptohet se raporten e tij me këngëtaren Nita janë prishur përfundimisht!

  • Prindërit e braktisën foshnje në derën e manastirit… Historia e trishtë e jetës së Ribery dhe ‘Scarface’ që e bëri burrë para kohe

    Prindërit e braktisën foshnje në derën e manastirit… Historia e trishtë e jetës së Ribery dhe ‘Scarface’ që e bëri burrë para kohe

    Ishte “përbindëshi” i manastirit. Njerëzit talleshin me të, e quanin Kuazimodo. Përgjigja e tij ishte heshtja dhe të qarët në një cep ku askush nuk mund ta shihte. Franck Ribery kishte tashmë më shumë se njëqind të qepura në fytyrën dhe historinë e tij.

    Një aksident automobilistik e kishte dërguar në prag të vdekjes në moshën 2-vjeçare. Më parë, kur lindi, prindërit e tij biologjikë e kishin braktisur në manastirin e murgeshave, që e morën nën përkujdesje. Askush, përveç tij, nuk e dinte aftësinë apo virtytin që kishte: ta luante topin më mirë se të gjithë. Po kështu kishte një këmbëngulje që nuk i përshtatej me trupin e vockël.

    Ai mësoi nga dhimbja dhe vrazhdësia me të cilën e përballi jeta qysh shumë herët. Jeta e tij u bë një luftë, kapërcim midis pengesave të shumta. Tri dekada pas braktisjes së tij, në vitin 2013, UEFA e shpalli më të mirin nga të gjithë futbollistët në Europë.

    Po, po; Ribery, ai fëmija i braktisur, i shndërruar në yll universal futbolli, mundi Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon. Në mes, mes atyre ditëve të guximshme dhe një gare dritash, ai ndërtoi veten pavarësisht gjithçkaje dhe të gjithëve.

    Fytyra e tij tregon ashpërsinë që kaloi. Kjo është arsyeja pse Ribery kurrë nuk deshi të bënte asnjë nga ato operacionet plastike që përpiqeshin të fshihnin gjurmët. Ai shpesh thotë se ato vështirësi farkëtuan personalitetin e tij.

    Fati solli pseudonimin e tij të pashmangshëm: viti i lindjes së tij, 1983 korespondonte me prodhimin e “Scarface”, filmit me regji të Brian De Palma, me protagonist Al Pacino. Dhe tani, bota e futbollit e njeh Ribery edhe me atë emër të lindur nga plagët e tij.

    Në fëmijëri ishte një përbindësh i përbuzur; më vonë super yll i Bayern Munich dhe kombëtares së Francës, që shkatërronte këdo që i dilte përpara në futboll. Si futbollist u bë një përbindësh i pandalshëm për çdo mbrojtje kundërshtare.

    Atë e dëbuan nga manastiri për shkaqe indisiplinimi. Ribery donte të “fluturonte” i lirë, gjithsesi. Ai preferoi të luante futboll në rrugët e pambrojtura të Boulogne-sur-Mer, në Francën veriore. Një çështje tjetër fati; ai nuk mund të kishte lindur askund tjetër në Francë.

    Rajoni i Pas de Calais, siç portretizohet në filmin “Mirësevini në Tokën e Çmendurisë”, është një vend i realizmit magjik, i superheronjve të keqkuptuar, i të çmendurve të çmuar. Dhe atje, në ato ditë kur futbolli profesionist dukej si distancë e padurueshme, Ribery punonte si murator për pak para. Ai po ndërtonte të tashmen, por mbi të gjitha të ardhmen.

    Ribery hodhi hapat e tij të parë si futbollist tek Union Sportive de Boulogne Côte d’Opal, ekipi i lagjes së tij. Ai start ndryshe po e largonte nga tullat dhe çimentoja. Luajti dy vite në atë klub, më pas kaloi pa çudi nëpër Alès, Brest dhe Metz. Në vitin 2004 u transferua në Turqi, me fanellën e Galatasaray. Kapërcimin e parë madhor e bëri vitin e ardhshëm, teksa u rekrutua nga Olimpiku i Marsejës.

    Aty u dallua dhe u thirr për herë të parë në ekipin kombëtar të vendit të tij, me të cilin është nënkampion i Botërorit të Gjermanisë. Pas dy sezoneve të mira, ai gjeti ekipin e tij më të mirë në botë: Bayern Munich. Ribery mbërriti atje në vitin 2007 dhe që atëherë nuk reshti së fituari dhe të qeni vendimtar. Fitoi 11 tituj në 6 vite me bavarezët, duke përfshirë Superkupën Evropiane kundër Chelsea dje tripletën historike sezonale (Champions League, Bundesliga, Kupa e Gjermanisë).

    Në jetën e Franck ka një personazh kyç: gruaja e tij, Wahiba Belhami. Gazetari Alvaro del Río shkruante ditët e fundit në gazetën “La Razón” të Spanjës: “Pa të, e ardhmja e Franck Ribery do të ishte shkruar me ngjyra të tjera. Karriera sportive e futbollistit të turbullt francez me siguri do të kishte marrë rrugë të tjera. Dhe madje mund të kishte dalë nga shinat.

    Vahiba, gruaja e tij, nuk është vetëm ndjekësja e parë dhe më besnike. Gjithashtu, ajo është shtylla e nevojshme e ish-lojtarit. Ato njihen që në ditët e vështira të adoleshencës, në Boulogne. Nga dashuria, ai u konvertua në fenë myslimane dhe madje ndryshoi emrin e tij: për Islamin ai është Bilal Jusuf Muhamed.

  • “Si t’i them vajzës time 30-vjeçare se babai i saj në fakt është i vëllai?”

    “Si t’i them vajzës time 30-vjeçare se babai i saj në fakt është i vëllai?”

    Shumica prej nesh kanë sekrete familjare, por sekreti i një nëne prej 30 vitesh është tjetër nivel.

    Për “Dear Terapist” ajo rrëfen se si erdhi në jetë vajza e saj e vetme. 30 vite më parë ajo bashkë me të shoqin vendosën të bënin një fëmijë së bashku. Burri i saj në atë kohë kishte dy djem, por nga një martesë tjetër. Duke qenë se ai shfaqi probleme shëndetësore, çifti mendoi të gjenin një alternativë në mënyrë që ëndrra e tyre për një fëmijë së bashku të realizohej.

    Një dhurues sperme do të ishte zgjidhja, por ata nuk e donin kurrsesi pasi sipas tyre fëmija duhet të kishte gjenet e burrit. Ata vendosën që dhuruesi të ishte thjeshtri i gruas, pasi kishte të njëjtin personalitet dhe inteligjencë si i ati. Në atë kohë, thotë ajo dukej se gjithçka po shkonte mirë, por tani pas kaq shumë vitesh e vërteta është tepër e rëndë nëse do merrej vesh.

    “Vajza jonë tani është 30 vjeç. Si t’i themi që ‘babai’ është gjyshi, ‘vëllai’ është babai i saj, ‘motra’ është tezja?”, thotë gruaja.

    Më tej shton: Unë dhe bashkëshorti im jemi shumë të shqetësuar, duam t’i themi të vërtetën, por nuk e dimë si do e presë.

    Histori të tilla janë gjithmonë të paparashikueshme. Në vitin 2022, shkrimtarja Laura Friedman Williams tregoi publikisht për rastin e saj kur mori vesh se babai i saj nuk dihej pasi kishte qenë thjesht një dhurues sperme. Ka dhe shumë fëmijë të tjerë që nuk e falin një gënjeshtër të tillë.

    Psikologët thonë se ky lloj i veçantë sekreti, ku e gjithë familja e di të vërtetën me përjashtim të një personi, mund të jetë shumë i rrezikshëm.

    Zbulimi i të vërtetave tronditëse rreth atësisë është një përvojë gjithnjë e më e zakonshme.

    Po bëhet kaq e zakonshme, në fakt, sa avokatët që specializohen në ligjin familjar dhe atësinë kanë raportuar një rritje ekstreme të rasteve.

    Një test ADN-je ka sjellë një sërë ndryshimesh në marrëdhëniet njerëzore të ndërtuara prej vitesh dhe rrallë herë ka funksionuar për mirë, pasi në të shumtën e rasteve ato janë shkatërruar.

    Megjithatë terapisti i “The Atlantic” i tha gruas se e vërteta sado e trishtë të jetë, i bën njerëzit të ndihen më të sigurt.”E vërteta do t’ju bëjë të lirë“, thekson ai./tvklan.al

  • Keni dhe ju një shenjë si kjo në krahun e majtë? Ja çfarë fshihet pas saj

    Keni dhe ju një shenjë si kjo në krahun e majtë? Ja çfarë fshihet pas saj

    Mund të keni parë një shenjë të vogël të rrumbullakët në krahun e majtë të dikujt ose mund ta keni edhe vetë.Kjo është një shenjë për shkak të vaksinimit.

    Sipas ‘Organic Healthy Food’, kjo vaksinë ishte shumë e zakonshme para viteve ’70.

    Mjekët përdorën një vi rus të gjallë Vaccinia për të shk aktuar një përgjigje imune që do të mbronte njerëzit nga vi rusi Variola, i cili shkaktone linë.

    Pas kryerjes së vaksinimit, formohehe flluska dhe më pas krijohet një kore e cila shërohet për disa javë.

    Në fund mbetet vetëm një shenjë e rrumbullakët, e dhëmbëzuar.

    Krahu injerëzve injektohet disa herë me vaksinë, e cila krijon edhe atë ‘hartë’.

    Kjo është edhe arsyeja sepse ajo nuk është një pikë e vogël, por një shenjë e dukshme.

  • ‘Ti je mësuar me një p… rrugësh!’! Fjalë fyese mes burrit dhe gruas, Eni Çobani ndërpret seancën (Video)

    ‘Ti je mësuar me një p… rrugësh!’! Fjalë fyese mes burrit dhe gruas, Eni Çobani ndërpret seancën (Video)

    Në seancën e ndërmjetësimit sot në rubrikën “Shihemi në gjyq” në Tv Klan, Bukuria tregoi gjithë problemet me ish-bashkëshortin dhe faktin që ai nuk pranon vajzën e tyre.

    Ata nuk kanë bërë as celebrim, për shkak të gjyqit që ish-partneri i saj kishte me ish- gruan e parë.

    Në një lidhje telefonike, Ismaili u shpreh se ka vendosur të tregojë të gjithë të vërtetën dhe dyshimet që ka në lidhje me atësinë e vajzës.

    Ata gjatë seancës ju drejtuan njëri-tjetrit me fjalë fyese dhe tone të larta. Bukurie e aku zoi për një tjetër lidhje, ndërsa Ismaili si një grua mas htruese.

  • “Noizy ka shkuar me të fejuarën e Eraldos”, qytetari: Ai punonte kuzhinier te lokali i tij por s’i dhanë rrogën

    “Noizy ka shkuar me të fejuarën e Eraldos”, qytetari: Ai punonte kuzhinier te lokali i tij por s’i dhanë rrogën

    Mëngjesin e sotëm, policia e Durrësit arrestoi 26-vjeçarin Eraldo Musteqja pasi e akuzon për 3 zjarrvënie, dy prej tyre në lokalin e reperit Noizy.

    Ky i fundit që është kushëri me 26-vjeçarin, në disa reagime në rrjetet sociale tha se Eraldo është besimtar ekstremist dhe i sëmurë.

    Por një kushëri i 26-vjeçarit ka një tjetër version. Ai ka treguar për JOQ ALBANIA se deklaratat e Noizy-t janë dezinformuese pasi ngjarja ka ndodhur për motive të tjera.

    Ai thotë se më parë Eraldo ka punuar në lokalin e Noizy-t si kuzhinier, por për disa muaj me radhë ka patur probleme me babain e reperit i cili menaxhon edhe lokalet e tij. Kushëriri i Eraldos thotë se ai nuk ka marrë rrogën prej 4 muajsh dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Noizy ka kryer marrëdhënie me të fejuarën e Eraldos, që e konsideronte shok të ngushtë.

    Më tej ai thotë se nga mllefi për këto që i kishin ndodhur, Eraldo ka ndërmarrë këto veprime.

    Mesazhi i qytetarit:

    Joq pershendetje Une jam kusheriri Eraldo Musteqes qe u arrestua sot te Zins, Dua te them qe ajo qe postoi noizy eshte komplet dizinformim. Atehere versioni i vertete eshte kshu.. Eraldo Kusheriri im, punonte te lokali tyre si guzhinjer qe bente sushi, ai disa muaj rrjesht pati probleme me babin e noizyt i cili eshte dhe ai qe merret me menaxhimin e lokalit, dhe eraldos nuk i kan dhene 4 muaj rrjesht rrogen.. si te mos mjaftonte kjo Eraldo merr vesh qe Noizy kishte shkuar edhe me te fejuaren e Eraldos te cilin e konsiderot shok te ngusht.. Nga mllefi eraldo beri kto veprime. Ky eshte versioni vertet joq