Author: editor

  • ‘Sa mirë që të la Olsi se je si patok’, Elgi Tako ka një përgjigje për të gjithë

    ‘Sa mirë që të la Olsi se je si patok’, Elgi Tako ka një përgjigje për të gjithë

    Egli Tako ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave që pas ndarjes nga Olsi Bylyku.

    Së fundmi ajo ka publikuar në Tik Tok një video ku shfaqet duke bërë make up dhe një ndjekëse i ka shkruar: Sa mirë që të la Olsi, si patok!

    Eglit nuk i ka shpëtuar ky koment, por e ka marrë me shumë sportivitet dhe i ka kthyer një përgjigje publike.

    “Shumë të dhunshëm ju target group-i i Tik Tok-ut hahahah”, ka replikuar ajo.

    Kujtojmë se pak ditë më parë Olsi Bylyku pranoi publikisht ndarjen.

  • Tërmeti godet vendin shumë pranë Shqipërisë, ja sa ishte magnituda

    Tërmeti godet vendin shumë pranë Shqipërisë, ja sa ishte magnituda

    Një tërmet me magnitudë 3.7 ka ndodhur në orën 12:19,në Poggibonsi, në zonën më të gjerë të qytetit të Sienës, në rajonin e Toskanës.

    Lëkundjet kishin një thellësi prej dhjetë kilometrash dhe u ndjenë edhe në Firence.

    Sipas informacioneve të deritanishme, nuk ka të lënduar dhe vetëm dëme të kufizuara materiale janë shënuar në Katedralen e Sienës, ku është shembur një pjesë e vogël e suvasë së fasadës.

  • Tragjike/ Gjendet i vetëvarur një 27-vjeçar

    Tragjike/ Gjendet i vetëvarur një 27-vjeçar

    Një 27-vjeccar është gjendur i vetëvarur nga familjarët e tij në afërsi të banesës.

    Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

    Njoftimi i Policisë:

    Rreth orës 18:30, në fshatin Gërhot, Gjirokastër, është gjetur në afërsi të banesës, nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur një 27-vjeçar.

    Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

    Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Burimi: Abc News

  • Vëllazëri e vërtetë! Myslimanët i ndërtojnë shtëpi familjes katolike për Kurban Bajram (Video)

    Vëllazëri e vërtetë! Myslimanët i ndërtojnë shtëpi familjes katolike për Kurban Bajram (Video)

    Për festën e Kurban Bajramit një imam në Kosovë në emër të besimtarëve mysliman i ka dhuruar një familjeje katolike në nevojë një shtëpi të re. Associated Press shkruan se Prenk Nreca jetonte në një shtëpi mjaft të dëmtuar në Pjetërshan të Gjakovës me pesë fëmijët e tij të moshave 6 deri 11 vjeç.

    Nreca përkujdeset i vetëm për fëmijët. Vitin e kaluar imami Abdurrahman Bejtullahu, pa në lajme se familja Nreca po jetonte në kushte të rënda dhe ai u mobilizua për të mbledhur fonde për ta ndihmuar këtë familje të ndërtonte një shtëpi të re. Në këtë Kurban Bajram, qëllimi u arrit dhe shtëpia tashmë është e gatshme për familjen e Prenk Nrecës. Është traditë e festës që myslimanët të solidarizohen me njerëzit e varfër dhe të ndajnë me ta një pjesë të mishit të kurbanit.

    “Falënderoj hoxhën, ka ardhur dhe më ka vizituar në kohë të vështira. Atëkohë ishte dimër. Më ka marrë bashkë me familje dhe më ka siguruar strehim në një banës ku mi ka paguar të gjitha për gjashtë muaj. Ka qenë kohë e keqe dhe puna nuk ka munduar të fillojë për ndërtimin e shtëpisë”, ka deklaruar Prenk Nreca për agjencinë Associated Press.

    Bejtullahu thotë se kur dikush është në nevojë, atëherë feja nuk luan ndonjë rol në këtë drejtim.

  • Stuhi të reja të fuqishme përshkojnë Ballkanin, breshër i madh në Slloveni, raportohet për dëme

    Stuhi të reja të fuqishme përshkojnë Ballkanin, breshër i madh në Slloveni, raportohet për dëme

    Fronti më i ri që po përshkon sot pjesë të Ballkanit ka shkaktuar stuhi mjaft të fuqishme në Slloveni, pjesë të Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Serbisë.

    Stuhi intensive përfshinë pjesë të Sllovenisë kontinentale ku u shënuan erëra të dëmshme dhe breshër i madh në disa rajone.

    Stuhitë e sotme që përshkuan Slloveninë ishin mjaft intensive, ndërsa ato që hynën në Kroaci, Bosnjë dhe Serbi ishin shumë më të izoluara por mjaft të fuqishme.

    Raportohet për dëme të mëdha veçanësisht në disa pjesë të Sllovenisë nga breshri masiv dhe erërat shumë të fuqishme.

    Fronti po afrohet drejt juglindjes, ndërsa të mërkurën do të përfshijë edhe Kosovën ku priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Edhe pse fronti do të dobësohet deri në Kosovë, megjithatë nuk duhet të nënvlerësohet tërësisht.

  • Janë ekstremisht toksikë! Njihuni me shenjat më posesive të zodiakut

    Janë ekstremisht toksikë! Njihuni me shenjat më posesive të zodiakut

    Ndjenja e xhelozisë mund të krijojë shumë probleme në një marrëdhënie dhe veçanërisht në marrëdhëniet dashurore, pasi personi xheloz e merr të mirëqenë ngjarjen negative dhe përgatitet për më të keqen duke u bërë shpeshherë paranojak.

    Çdo person mund të shfaqë sjellje xhelozie në një marrëdhënie dhe kjo është normale, për sa kohë kjo sjellje nuk kthehet në shqetësim për partnerin ose partneren.

    Disa njerëz mund të shfaqin sjellje vërtet egoiste dhe posesive, pasi ata ndjejnë një atmosferë superiore për veten e tyre dhe besojnë se partneri i tyre do të jetë ai që do t’i durojë gjithmonë sjelljet e xhelozisë.

    Mirëpo, përballja me këtë sjellje në një marrëdhënie mund të bëhet shumë toksike pas një pike dhe prandaj është shumë e nevojshme të jeni të vetëdijshëm për sjelljet që bëni dhe lejoni. Astrologjia është shumë e dobishme për të kuptuar ndërlikimet e personalitetit të njerëzve duke përcaktuar dymbëdhjetë shenjat e zodiaku

    Por kush janë më xhelozët e zodiakut?

    Të gjithë mund të kenë përjetuar momente xhelozie ndaj partnerit apo partneres: Ka momente ku ndjen rrezikun dhe zemra të rreh fort nga frika se do e humbasësh apo ndaj zbulimit të një tradhtie të mundshme. Xhelozia e tepërt është e rrezikshme, por jo e dëmshme kur e shpreh në masën e duhur, për të treguar edhe ndjenjat e forta që ke ndaj personit në krah. Por për disa njerëz që kanë lindur nën këto shenja të zodiakut, xhelozia është shkaku i luftës më të madhe në marrëdhënie, ndoshta edhe më shumë se kaq. Prirje nga natyra apo rrethanat? Sido të jetë, këto janë 4 shenjat me xhelozë në marrëdhënie.

    Demi: Demi është posesiv. Ëshë një shenjë që vlerëson zotërimet materiale dhe si rezultat dëshiron të krijojë një jetë luksoze për ta ndarë me njerëzit që duan. Por këtu fillon dhe problemi. Ata fillojnë të mendojnë se edhe partneri është diçka që u përket atyre dhe kanë nevojë që ta kënë nën vemendje gjatë gjithë kohës, dhe duan të dinë çdo lëvizje të tyre. Këto mendime bëjnë që ata të xhelozojnë shumë dhe është pikërisht një nga aryset pse partnerët u largohen dhe e lënë vetëm.

    Luani: Luani është shenjë krenare dhe magnetike që do që të jetë gjithë kohën në qendër të vëmendjes si dhe të marrë dashurinë e partnerit. Është shenjë besnike dhe e ngrohtë, por nëse ndjejnë se nuk po marrin vëmendjen e duhur, bëhen xhelozë, krijojnë pasiguri dhe inatosen. Më shumë ka të bëjë me egon e tyre, sesa me vetë frikën se mund të humbin partnerin. Nëse nuk marrin atë që kërkojnë, ata tërhiqen dhe duan kohë të shërojnë plagët e tyre imagjinare.

    Virgjëresha: Virgjëresha është një shenjë që lufton me zilinë në përgjithësi. Kjo për shkak se janë shumë të vështirë edhe me veten e tyre. Kjo natyrë problematike çon në shfaqje të xhelozisë edhe në rastet kur nuk ka asnjë shkak. Virgjëresha lufton gjithë kohën për të qenë më pak pesimste dhe kjo natyrë e tyre prek domosdoshmërisht edhe partnerin.

    Akrepi: Akrepi ka probleme për të krijuar besim tek partneri. Akrepi në fakt është shenja më xheloze e zodiakut, por kjo vlen vetëm për marrëdhëniet. Fakti është se ata luftojnë me besimin në përgjithësi, kështu që natyrisht e njëjta vlen edhe kur bëhet fjalë për marrëdhëniet në çift. Akrepi është në mëshirë e njëkohësisht nën frikë nga fuqia që kanë emocionet dhe intuita e tyre. Akrepi është shumë i thellë në mendime, dhe prandaj është vigjilent gjatë gjithë kohës. Akrepi është aq xheloz, sa mund të të ndjekë kudo. Nëse partneri mashtron, për akrepin është më shumë një çlirim pasi vërteton dyshimin dhe frikën që kishte, sesa dhimbje.

  • Lajm i trishtë/ Humb jetën sportisti i njohur në moshën 35-vjeçare

    Lajm i trishtë/ Humb jetën sportisti i njohur në moshën 35-vjeçare

    Ish-ylli i NFL, Ryan Mallett, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare pasi u mbyt në Florida, teksa ndodhej në plazh me pushime.

    Mediet e huaja raportojnë se ish-mbrojtësi u dërgua në një spital në Destin, ku dhe u shpall i vdekur pasi nuk mundi t’i mbijetonte incidentit.

    Mallett, i cili luajti për “Patriotët e New England”, “Teksanët e Houston” dhe “Korbat e Baltimores”, ka qenë duke notuar me një grup njerëzisht në një nga plazhet e Floridas kur ndodhi ngjarja.

    Zyra e Sherifit të Qarkut Okaloosa tha: “Një grup njerëzish në ujë pranë shiritit të dytë të plazhit po përpiqeshin të ktheheshin në breg. Një nga individët, mashkull në moshë, mbeti në ujë dhe rojet e plazhit thonë se ai nuk po merrte frymë kur u nxorr jashtë.”

    Destin, një zonë pjesë e Bregut të Gjirit të Floridës, ka marrë një sërë paralajmërimesh për kushtet atmosferike dhe dallgët e detit në ditët e fundit, ndërsa shërbimi kombëtar i motit të SHBA-së paralajmëroi notarët për rryma të rrezikshme.

    Bota e futbollit amerikan ndodhet në zi për shkak të vdekjes së papritur të Mallett, ndërsa futbollistë dhe ish-bashkëpunëtorë të tij të vjetër kanë kryer homazhe ndaj tij. Përmes një mesazhi në Twitter nga NFL shkruante: “Familja e NFL është thellësisht e pikëlluar për vdekjen e Ryan Mallett. Mendja jonë është me familjen dhe të dashurit e tij.”

    Patriotët e New England shkruan në Twitter: “New England Patriots janë thellësisht të pikëlluar kur mësuan për vdekjen e papritur dhe të papritur të ish-mbrojtësit Ryan Mallett”.

    Baltimore nderoi Mallett si një “person të jashtëzakonshëm dhe shoku besnik i skuadrës“. Sakaq, ish-mbrojtësi i Patriots Tom Brady shkroi në Instagram: “Ne humbëm një njeri të madh. Faleminderit për gjithçka Ryan”.

  • EMRI dhe FOTO/ Ky është 35-vjeçari që humbi jetën tragjikisht

    EMRI dhe FOTO/ Ky është 35-vjeçari që humbi jetën tragjikisht

    Një aksident tragjik ndodhi ditën e sotme në Sarandë pranë Qafë-Gjashtës, ku një i ri hum bi jetën.

    35-vjeçari Marsel Kasi mbeti i vdekur ne vend ndërsa motorri me të cilin ai udhëtonte u përplas nga një makinë e drejtuar nga Taulant Bita.

    Viktima është transportuar në morg, ndërkohë që policia po heton për shkaqet e aksidentit.

    Njoftimi i policisë:

    Sot, rreth orës 14:30, në rrugën “Skënderbeu”, Gjashtë, shtetasi M. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin T. B., 45 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi M. K.

    Drejtuesi i automjetit tip “Ford” shtetasi T. B., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

    Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

  • Operacioni “Nga bregu në breg”/ Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga seanca gjyqësore: Bam çekiçi…

    Operacioni “Nga bregu në breg”/ Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga seanca gjyqësore: Bam çekiçi…

    Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar sot detaje nga seanca gjyqësore për të arrestuarit nga operacioni “Nga bregu në breg”.

    Në rrjetet e saj sociale, ajo shkroi se një prej të prangosurve kërkoi që të lihej në “arrest shtëpie”, pasi prej 5 muajsh gruaja e tij kishte ndërruar jetë dhe nuk kishte kush të kujdesej për fëmijët e tij.

    “Sot Gjykata e Posaçme la në burg babain e dy jetimëve. Me lot në sy, ai tha se ka pesë muaj që gruaja e tij ka ndërruar jetë dhe u përgjërua të shkonte në shtëpi të kujdesej për fëmijët. Gjykata as u trazua fare. Bam çekiçi: arrest me burg. Ja këto janë standartet,”-shkruan Klodiana Lala.

    Pyetja e komentueses: Po çkishte bere ky?

    Klodiana Lala: Aksion antidroge. Po a smund te hetohej i lire? Ish ministri i brendshem per hir te femijeve po rri ne shtepi apo jo?

    Paralelen, Lala e hoqi me ndryshimin e vuajtjes së dënimit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ky i fundit u lirua nga burgu, me pretendimin se bashkëshortja e tij ishte sëmurë dhe nuk kishte kush kujdesej për fëmijët e tij, duke e lënë kështu qelinë 1 vit para përfundimit të dënimit.

  • Studimi i ri: Kjo është çfarë i tërheq më shumë mushkonjat në erën e trupit të njeriut

    Studimi i ri: Kjo është çfarë i tërheq më shumë mushkonjat në erën e trupit të njeriut

    Nuk ka verë që mos jemi pickuar ndonjëherë nga mushkonjat. Dhe të gjithë këtu biem në një mendje: Mushkonjat ta shpifin. Por aromat e prodhuara nga njerëzit janë ato që tërheqin mushkonjat.

    Në një raport shkencor të botuar të premten, shkencëtarët ndihmuan në përcaktimin e kimikateve të ndryshme në erën e trupit që tërheqin këto insekte.

    Mushkonjat janë pjesë e familjes së mizave dhe shumicën e kohës ushqehen me nektar. Megjithatë, femrat që përgatiten për të prodhuar vezë kanë nevojë për një vakt me proteina shtesë: gjak.

    Skenari i rastit më të mirë, kafshimi do t’ju lërë me një gungë të kuqe që kruhet. Por pickimi i mushkonjave shpesh bëhet vdekjeprurës, falë parazitëve dhe viruseve që transmetojnë insektet. Një nga sëmundjet më të rrezikshme është malaria.

    Një studim i ri ka identifikuar acidet karboksilike si një nga faktorët që i bëjnë mushkonjat më të tërhequra nga disa njerëz sesa të tjerët.

    Mushkonjat tërhiqeshin më shumë nga acidet karboksilike të ajrit, duke përfshirë acidin butirik, një përbërës i pranishëm në djathërat me erë të keqe, si Limburger.

    Këto acide karboksilike prodhohen nga bakteret në lëkurën e njeriut dhe priren të mos jenë të dukshme për ne.

    Ndërsa acidet karboksilike tërhoqën mushkonjat, insektet dukej se u penguan nga një kimikat tjetër i quajtur eukaliptol, i cili është i pranishëm te bimët dhe që kalon te njerëzit përmes frutave dhe perimeve që ata konsumojnë.