Author: editor

  • Aksident i trefishtë, raportohen pesë të plagosur

    Aksident i trefishtë, raportohen pesë të plagosur

    Pesë persona janë lënduar në Maqedoninë e Veriut në një aksident rrugor si pasojë e përplasjes së tre makinave.

    Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tetovë- Gostivar. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Gostivarit dhe po mbahen nën kujdesin e mjekëve.

    “Në autostradën Tetovë-Gostivar ka ndodhur një aksident në të cilin kanë marrë pjesë tri vetura:

    ‘seat leon’ me targa të Gostivarit dhe ‘folsfagen golf dhe ‘fiat’ me targa të Tetovës. Në aksident, lëndime kanë marrë gjithsej pesë persona të cilët menjëherë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit ‘Ferid Murat’ për ofrimin e ndihmës mjekësore”, njofton policia.

    Autoritetet hetimore kanë kryer verifikimet në vendin e aksidentit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

  • Pushime pa shpenzuar shumë? Ja plazhi në Shqipëri ku çadra kushton vetëm 300 lekë

    Pushime pa shpenzuar shumë? Ja plazhi në Shqipëri ku çadra kushton vetëm 300 lekë

    Kjo është rruga që të çon drejt Plazhit të Semanit ne Fier.

    I gjendur rreth 18 km në perëndim të Fierit me një gjatësi 7 km, kjo hapësirë bregdetare me rërë të imet e pasur me jod, e ujë të pastër preferohet shumë nga pushuesit, për të kaluar një fundjavë familjare.

    “Këtu çadrat janë nga 300 lekë nuk i gjen në asnjë vend tjetër”

    “Semani i bën zili çdo vendi tjetër”

    “Vijmë nga Fieri, na pëlqen të kalojmë disa orë këtu, është mire për fëmijët se plazhi është i cekët, dhe është lirë”– shprehen pushuesit.

    Sakaq gatimet tradicionale të zonës, çmimet e përballueshme dhe rregullimi i infrastrukturës rrugore e bëjnë këtë plazh të joshet edhe më shumë nga pushuesit vendas./ Top Channel

  • Pas temperaturave të larta moti bën kthesën drastike, ja çfarë parashikohet për ditën e nesërme (Tabela)

    Pas temperaturave të larta moti bën kthesën drastike, ja çfarë parashikohet për ditën e nesërme (Tabela)

    Vranesirat do të përshkojë të enjten Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, ndërsa rrebeshe kalimtare priten në disa zona të Shqipërisë, më intensive në lindje dhe juglindje të vendit.

    Të Enjten në Kosovë pason stabilizimi gradual i motit me temperatura të këndshme ku priten intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të vijnë duke u larguar.

    Të premten në tërë rajonin na pret mot i ngrohtë, stabil dhe kryesisht me diell.

    Ndërsa gjate fundjaves përpos intervale kohore me diell moti do të ketë tendenca të sërishme të destabilizimit gradual.

  • I FUNDIT/ Aksident me vdekje në vend

    I FUNDIT/ Aksident me vdekje në vend

    Një aksident me vdekje raportohet në Sarandë. Një automjet ka goditur një motoçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i kësaj të fundit.

    Ngjarja ka ndodhur në Qafë-Gjashtë.

    Viktima që ende nuk është identifikuar është transportuar në morg.

    Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit./abcnews.al

  • Ngjarje e rëndë, një grua bie nga pallati, detajet e para

    Ngjarje e rëndë, një grua bie nga pallati, detajet e para

    Një 70-vjeçare ka ndërruar jetë në Kosovë, pasi ka rënë nga një pallat në rrugën “Viktor Majer” në Prishtinë.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00.

    “Rreth orës 05:00, është raportuar se në rrugën “Viktor Majer” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti.

    Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 70 vjeç, është pa shenja jete.

    Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rasti”, ka deklaruar Borovci.

  • A do të jetë opinioniste në BBVA3? Përgjigjet Zhaklin Lekatari

    A do të jetë opinioniste në BBVA3? Përgjigjet Zhaklin Lekatari

    Gazetarja e njohur, Zhaklin Lekatari, ishte sot e ftuar në emisionin “Breaking” për të folur rreth video-skandalit seksual të ish-kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici. Por në fund të intervistës, gazetarja nuk la pa ngacmuar Zhaklinën në lidhje me rolin e saj si opinioniste e “Big Brother VIP”.

    E pyetur nëse do të jetë opinioniste edhe në edicionin e tretë të reality show-t, Lekatari u shpreh: “Mendoj që publiku këtë surprizë është mirë t’a zbulojë kur të fillojë edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania”.

    Gjithashtu ish-opinionistja e BB VIP uroi që edicioni i radhës të ketë po të njëjtën shikueshmëri që kishte ky edicion.

  • Nesër Kurban Bajrami, ja ku do e falin Namazin besimtarët muslimanë

    Nesër Kurban Bajrami, ja ku do e falin Namazin besimtarët muslimanë

    Besimtarët myslimanë do të festojnë ditën e nesërme festën e Kurban Bajramit. Bashkia e Tiranës i ka ardhur në ndihmë Komunitetit Mysliman duke vënë në dispozicion sheshin “Skënderbej” për faljen e namazit.

    Aktiviteti do të nisë në orën 05:30 të mëngjesit deri në orën 07:30. Ndërkohë përgatitjet në sheshin “Skënderbej” kanë nisur.

    Pas përfundimit të faljes së Kurban Bajramit do të bëhet edhe lirimi i hapësirës publike dhe sheshi “Skënderbej” do i rikthehet aktivitetit normal për t’u shfrytëzuar nga qytetarët.

  • Rezarta Shkurta postoi video me bikini, ja reagimi epik i partnerit: Vishu, ik në…(Foto)

    Rezarta Shkurta postoi video me bikini, ja reagimi epik i partnerit: Vishu, ik në…(Foto)

    Rezarta Shkurta është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku përveç fotove e videove të punës, ndan me ndjekësit edhe momente nga jeta e saj personale.

    Mëngjesin e ditës së sotme, biznesmenia ka publikuar një video ku shfaqet me një palë bikini ngjyrë rozë, ku tregon se po shijon rrezet e diellit dhe pishinën.

    Ndërkohë bashkëngjitur me të shkruan: “Për inat të Binjakut”, duke etiketuar bashkëshortin e saj, Ermal Hoxha, i cili i ka kthyer përgjigje.

    “Shpirt ke shumë të drejtë, çohu vishu, ik në punë dhe publiko më mirë foto bebash”, i ka shkruar Ermal Hoxha duke qeshur.

    Këtë mesazh këngëtarja e ka publikuar në “Instastory” dhe në të shkruan: “Si urdhëro”, shoqëruar me një emoji duke qeshur.

  • “Kjo është makina e…”/ Burri vë duart në kokë kur zbulon se me kë e tradhton gruaja doktoreshë: Vetëm këtë nuk e prisja!

    “Kjo është makina e…”/ Burri vë duart në kokë kur zbulon se me kë e tradhton gruaja doktoreshë: Vetëm këtë nuk e prisja!

    Një tjetër histori tradhtie u trajtua në emisionin e kësaj të diele “1 herë mat”.

    Një burrë kërkoi investigimin e bashkëshortes së tij doktoreshë tek Urgjenca.

    “Ka 10 vite që punon atje, ka qenë shumë e rregullt me oraret, ka qenë shumë e përkujdesur për familjen. Vitet e fundit e shoh të ftohtë, të shpërqëndruar. Kam dyshimet e mia,” tha klienti.

    Pas investigimit 3-ditor të ekipit të Shkënda Lilit, nga fotografitë që u morën nuk u pa asnjë lëvizje e dyshimtë e bashkëshortes. Dhe duke qenë se klienti mbeti i pakënaqur, investigimi vazhdoi edhe për ditë të tjera.

    Ekipi investigativ, e ndoqi bashkëshorten e klientit e cila u ul në një restorant në periferi të Tiranës me kolegun e saj me të cilin pinte kafe çdo ditë.

    Ata u fotografuan duke i kapur dorën njëri-tjetrit dhe më pas duke u ngjitur në hotel. Sapo klienti pa këto foto njohu makinën e anestezistit.

    “Ne kemi hyrje-dalje me këtë zotërinë, uaaa vetëm këtë nuk e prisja. Normal që e njoh, këto kohët e fundit me thënë të drejtën nuk jemi takuar shumë familjarisht.

    Po kalamajtë shoqërohen me njëri-tjetrin. Nuk më iket më në shtëpi, a do më ndihmoni dhe ju të përballem me të? Kam nevojë për një psikolog,” thotë klienti.

  • Horoskopi ditor për nesër, do të befasoheni se çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Horoskopi ditor për nesër, do të befasoheni se çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Dash

    Ata qe jane ne nje lidhje do mendojne t’i cojne gjerat edhe me tej. Mund te planifikojne sot fejesa apo edhe martesa. Pritet nje periudhe e mrekullueshme. Beqaret do kene flirte dhe takime me shumice por qe asnjera nuk do te kete te ardhme. Neptuni do ua shtoje deshiren per shpenzime. Do blini veshje dhe produkte per plazh. Kujdes mos e kaloni kufirin sepse do ngeleni pa lek.

    Demi

    Klima per jeten sentimentale ka rrezik te jete pak e turbullt. Meqe nuk do arrini sot te vendosni qendrueshmeri ne cift, mundohuni te pakten te ruani komunikimin. Beqaret duhet te bejne durim persa i perket jetes sentimentale. Ne te kundert mund te lidhen me dike qe nuk ben per ta. Do keni nje deshire te cmendur per te shpenzuar pa pushim sot. Kujdes sepse situata nuk eshte shume e favorshme.

    Binjaket

    Ambienti ne jeten ne cift do jete i ngrohte dhe i mbrojtur nga planetet. Do ndiheni mire prane atij qe dashuroni dhe do flisni hapur per gjithcka. Beqaret duhet t’i njohin mire personat qe do takojne para se te fillojne aventura. Eshte me mire keshtu ne menyre qe te mos zhgenjeheni. menaxhojini me kujdes financat. Te gjitha perpjekjet qe do beni sot do te shperblehen me vone.

    Gaforrja

    Edhe pse do keni disa mosmarreveshje te vogla ne mengjes me partnerin tuaj, gjerat do stabilizohen me vone. Do kaloni edhe disa caste romantike. Beqaret duhet te pranojne ftesen per te shkuar ne nje feste. Atje do takojne persona interesante dhe qe ia vlen te krijosh nje lidhje. Saturni do favorizojne financat. Per disa mund te kete edhe permiresime te ndjeshme.

    Luani

    Sot per ata qe jane ne nje lidhje, do jete nje nga ditet me te bukura dhe me me fat. Mundohuni ta shfrytezoni sa me shume te mundni dhe t’i shprehni ndjenjat. Beqaret do kene fat dhe. Ka shume gjasa qe personi me te cilin te krijoni nje lidhje te jete i shenjes se ujorit. Ne sektorin financave kerkohet me shume maturi. Mos u tregoni impulsive me shpenzimet sepse do keni probleme.

    Virgjeresha

    Nen ndikimin e Marsit do perballeni me disa situata te sikletshme ju qe jeni ne cift. Gjithsesi mos u shqetesoni sepse do i kaloni pa problem ato dhe ne mbremje do te rindizet pasioni. Per beqaret nuk do jete dite me fat dhe nuk do kete takime interesante. Ekulibri buxhetor do te mbrohet. Disa do jene me te favorizuar dhe do kene nje permiresim te ndjeshem te te ardhurave.

    Peshorja

    Ju qe jeni ne cift duhet te perfitoni nga kjo dite e bukur per dashurine. Qendroni sa me shume kohe bashke dhe shkembeni puthje pafund. Beqaret do jene gjithe kohes te rrethuar nge njerezit sot, por asnjeri prej tyre nuk do mund t’ua fitoje zemren. Beni edhe pak durim. Ne planin financiar do keni goxha fat dhe papritur do merrni shume te konsiderueshme. Perfitoni nga kjo!

    Akrepi

    Sektori i dashurise do marre bekimin e yjeve sot. Te gjitha konfliktet do te zgjidhen dhe ju do vendosni baza me te forta ne lidhjen tuaj. Per beqaret ka mundesi qe nje shoqeri e vjeter te kthehet ne dicka me teper. Mos enderroni te pamunduren, por dhe mos e lini kete mundesi t’iu ike. Mos abuzoni me shpenzimet gjate kesaj dite. Ruani nje ekililiber qe te mos keni probleme.

    Shigjetari

    Dite pozitive per jeten tuaj ne cift. Edhe ata qe kane qene larg njeri-tjetrit do te afrohen dhe do e shtojne bashkepunimin. Ka ardhur momenti te beni edhe plane per te ardhmen. Beqaret nuk do jene te vendosur per te kerkuar personin e duhur. Cdo gje do jete ne doren tuaj. Sektori i financave do jete mjaft i qete. Nuk do keni probleme dhe mund te beni ndonje shpenzim me teper.

    Bricjapi

    Gjerat do shkojne mire ne planin sentimental per ciftet. Kujdes, nese filloni te flisni per cdo gje tjeter pervec dashurise ai edhe mund te merzitet. Tregohuni te matur! Beqaret do jene ne medyshje per te ruajtur lirine apo per te perjetuar emocione te forta duke u lidhur me dike. Reflektoni me kujdes! Me financat do keni fat dhe do jeni te mbrojtur. Me ne fund do ia plotesoni edhe qejfin vetes.

    Ujori

    Jeta juaj ne cift do influencohet mjaft nga planetet sot. Ata do iu sjellin gezim dhe emocione. beni vetem kujdes qe seksualiteti te mos dale mbi ndjenjat. Beqaret nen influencen e Merkurit do tregohen shume kerkues dhe nuk do bien ne dashuri me te parin qe do takojne. Me shpenzimet do tregoheni shume te kujdesshem. Kjo do e mbaje situaten ne ekuiliber.

    Peshqit

    Jeta juaj ne cift do jete shume e qete gjate kesaj dite. Do rivendosni bashkepunimin dhe gezimi do iu pushtoje. Do jete nje nga ditet qe keni enderruar. Per beqaret do favorizohen dashurite platonike, por jo ato reale. Prisni edhe pak per te bere per vete ate qe doni. Ne planin financiar do keni probleme. Tregohuni shume te kujdesshem dhe mos shpenzoni pa kufi.