Author: editor

  • Aksident i rëndë, raportohet për të plagosur

    Aksident i rëndë, raportohet për të plagosur

    Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar pasditen e së martës në aksin nacional Ersekë – Leskovik.

    Paraprakisht mësohet se një shtetas ka humbur kontrollin e motorit dhe ka dalë nga rruga.

    Vetë drejtuesi ka mbetur i lënduar, ndërsa po transportohet me ambulancë drejt spitalit të Ersekës.

    Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

  • Lukashenko zbulon bisedën telefonike me Prigozhin, ja paralajmërimi që i bëri gjatë orëve kritike të kryengritjes së “Wagner” në Rusi

    Lukashenko zbulon bisedën telefonike me Prigozhin, ja paralajmërimi që i bëri gjatë orëve kritike të kryengritjes së “Wagner” në Rusi

    Presidenti Bjellorusi, Aleksandër Lukashenko, ka dhënë më shumë detaje mbi bisedën e tij telefonike me shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin, gjatë kryengritjes në Rusi.

    Lukashenko është vlerësuar se ka ndihmuar në ndërmjetësimin e një marrëveshjeje që ndaloi rebelimin e javës dhe media shtetërore bjelloruse kishte përshkruar se si Vladimir Putin e thirri atë duke i kërkuar ndihmë

    Sipas mediave të huaja, në komentet e tij të fundit, Lukashenko tha se Prigozhin ishte një “djalë hero” i cili ishte tronditur nga vdekja e shumë prej njerëzve të tij në Ukrainë.

    “Ai ishte nën presion dhe i ndikuar nga ata që udhëhoqën skuadrat e sulmit [në Ukrainë] dhe panë këto vdekje”, tha Lukashenko, duke shtuar se bosi i grupit mercenar kishte mbërritur në Rostov të Rusisë në një “gjendje gjysmë të çmendur”.

    Lukashenko tha se ai kaloi orë të tëra në telefon duke arsyetuar me Prigozhin, pasi grupi Wagner pushtoi Rostovin dhe filloi të shkonte drejt Moskës. Lukashenko tha se Prigozhin i kishte thënë: “Por ne duam drejtësi! Ata duan të na mbytin! Ne do të shkojmë në Moskë!”

    Ai tha gjithashtu se i kishte thënë Prigozhin: “Në gjysmë të rrugës do të shtypesh si një insekt”.

  • Dhunoi ish-bashkëshorten në sy të 4 policëve në mes të Tiranës, shoqërohet 31-vjeçari

    Dhunoi ish-bashkëshorten në sy të 4 policëve në mes të Tiranës, shoqërohet 31-vjeçari

    Tiranë- Dhunoi ish-bashkëshorten në sy të 4 policëve në mes të Tiranës, shoqërohet 31-vjeçari.

    Policia e kryeqytetit informon se ‘në lidhje me një video të postuar ditën e djeshme në portalin JOQ, në të cilën shfaqen dy shtetas që konfliktohen fizikisht me njëri-tjetrin, në sheshin “Skënderbej”, ju sqarojmë se:

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 menjëherë pas publikimit të pamjeve kanë organizuar punën për identifikimin e personave që shfaqen në video dhe kanë shoqëruar në komisariat autorin e dyshuar, shtetasin J. C., 31 vjeç.

    Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 bënë arrestimin e tij për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në sheshin “Skënderbej” ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

    https://www.instagram.com/joqalbania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=bc5bbf6d-46d2-40d9-9bf9-ee420432bc78

  • Belina tregon njohjen me Vis Pupën: Më ka çuditur kur më mori në telefon…

    Belina tregon njohjen me Vis Pupën: Më ka çuditur kur më mori në telefon…

    Bashkëshortja e Elvis Pupës, Belina, ka folur për marrëdhënien e tyre teksa ishte e ftuar në ‘Një gotë Rose’. Belina tha me të qeshur se edhe pse ishte nuse në Shijak është munduar të ruaj dialektin e Shkodrës, vendlindjes së saj.

    E pyetur se çfarë e tërhoqi tek Elvisi, ajo tregoi se aktori ka një mentalitet shumë mendjehapur dhe mbështetës gjë që e ka bërë lidhjen e tyre 13- vjeçare çdo ditë e më të fortë.

    “Njohja me Elvisin ka qenë e pamenduar, ka ardhur krejt papritur. Kam vlerësuar shumë karakterin e tij, më ka pëlqyer shumë se është treguar i sinqertë me mua, që ditën e parë që jemi takuar dhe deri tani pas 13 viteve. Kishte mentalitet të hapur, që ditën e parë që e kam parë, më dha ndjesi ndryshe të çdo personi që kisha njohur më përpara, ishte i kuptueshëm, jo gjykues. Ishte e rrallë, ne si shqiptarë gjykojmë shpejt. Ajo që unë dashuroj tek Elvisi, që pëlqej shumë, është se është shumë i qytetëruar dhe s’ka ndryshuar. Më ka ndihmuar të jem vetvetja.

    Është çuditshme, sepse kur kemi nisur lidhjen me njëri-tjetrin Elvisi më ka thënë që s’po të marrë në telefon për të të thënë të dua, por kam qejf të njihem me ty sepse më pëlqen shumë si gocë. Marrëdhënia jonë filloi që me telefonatën e parë, ku u tregova vetvetja, i tregova pikat e mia të forta dhe të dobëta, që të mos më thoshte “t’i nuk ishte siç më the”. Ky ka qenë themeli i marrëdhënies sonë, të dy jemi treguar vetvetja. Unë isha 25-vjeçe dhe Visi 32, ishim të pjekur, ose na u dukej vetja të pjekur atëherë. Sa shumë nuk kishim ditur, por praktikën e kemi bërë bashkë gjatë rrugës. Sekreti i marrëdhënies tonë është se ne kemi 0 sekrete me njëri-tjetrin.

    Çdo gjë ia themi njëri-tjetrit, të mirat e të këqijat, dhe jo të gjykohemi. Mundohemi të ruajmë njëri-tjetrin. Nuk është se jemi perfekt, por se nuk gjykojmë njëri-tjetrin. Fakti që ishte shumë personazh publik, më ka lodhur shumë. Kur erdha në Shqipëri mendova se do të bëja qejf, do të dilnim. Jam rritur jashtë, nëse dal në rrugë e këndoj e bëj. Kurse këtu njerëzit fillojnë të njohin dhe je më i tërhequr, duhet të jesh më i kujdesshëm.

    Jeta ime që kur njoha Elvisin ka ndryshuar shumë sepse kur u njoha me të lëvizëm nga Amerika në Shqipëri, Elvisi pati projektet e veta, gjithmonë jeta jonë është në shkëputje. Në fillim ishte pak e vështirë të ambientohem, por kam mësuar të jetoj jashtë komfortit dhe kjo të rrit. Kur erdha në Shqipëri, se kam ikur 12 dhe u ktheva 25-vjeçe, ishte gjithçka ndryshe, jetë sociale, kulturë tjetër, më është dashur të mësoj shumë gjërat e komunikimit në Shqipëri. Tani jam ambientuar, mundohem të mësoj fjalët me nënkuptime. Kur kemi ardhur këtu të dy u punësuam, kur Elvisi mbaroi misionin e vet kuptuam që ishte më mirë të ktheheshim në Australi, kishim bazat atje. Kisha një projekt atje dhe u rikthyem. Ishte një moment i artë për ne atje”, tregoi ajo.

  • “Ku ka lavazh në Korçë”, fansat suprizojnë Luizin

    “Ku ka lavazh në Korçë”, fansat suprizojnë Luizin

    Luizi dhe Kiara vazhdojnë të komentohen nga mediat lidhur me martesën e tyre. Dyshja aktualisht po shijojnë dashurinë e tyre, teksa janë fotografuar në qytetin e Korçës.

    Luizi dhe Olta janë duke kryer xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, sakaq xhirimeve i janë bashkuar edhe shumë miq të tjerë.

    Mirpo, ajo që ka rrëmbyer vëmendjen e fansave ditën e sotme, ishte një video postuar nga Luizi në Instagram.

    Në foto shihet se si fansat kishin shkruar dedikime dhe mesazhe në makinën e këngëtarit.

    Bashkangjitur me foton Luizi shkruan: Ku ka lavazh në Korçë.

  • Noizy publikon foto të momenteve romantike me Jori Dellin nga videoklipi i këngës së tij të re!

    Noizy publikon foto të momenteve romantike me Jori Dellin nga videoklipi i këngës së tij të re!

    Ish-banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë. Veprimet etyre komentohen pafund nga fansat, por shpesh edhe nga të famshmit edhe nga vetë ish-banorët e shtëpisë së BB Vip 2.

    Ky edicion do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

    Para pak javësh u komentuan shumë disa foto të Jori Delli nën shoqërinë e Noizyt dhe më pas u zbulua dhe u konfirmua nga vetë ata se Jori do të jetë modelja në videoklipin e këngës së re të reperit. E vetëm pak më parë Noizy ka postuar në Instagram disa foto së bashku me Jorin nga videoklipi dhe ka zbuluar edhe se kënga do të jetë bashkëpunim me një artist italian dhe do të titullohet “Send me the location”.

    https://www.instagram.com/noizy/?utm_source=ig_embed&ig_rid=958c6ca8-7d5f-43a3-a17c-1e6545004cdc

  • Skandali i ish-kryebashkiakut  të Kukësit, Artan Hoxha zbardh skemën, ja si “rrodhi” videoja e Safet Gjicit

    Skandali i ish-kryebashkiakut të Kukësit, Artan Hoxha zbardh skemën, ja si “rrodhi” videoja e Safet Gjicit

    Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë se videoja e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici është bërë për një qëllim të caktuar dhe ata që e bënë nuk arritën ta mbanin.

    Ai tregoi se ka rënë në kontakt me videon që në datë 7 qershor, 1 ditë pasi ajo është realizuar, por ka pritur mbledhjen e këshillit bashkiak për të parë nëse projekti i kërkuar nga Kaçi do të miratohej, siç i premtohet në video.

    “Videoja e Safet Gjici është bërë për një qëllim të caktuar dhe ata që e bënë nuk arritën ta mbanin, u doli. Në datë 7 ma ka sjellë një person dhe më ka thënë shiko a ka interes për ty si material. Ky regjistrim nuk është bërë para fushatës, është bërë në datë 6 qershor. Kam pritur mbledhjen e këshillit bashkiak, ndaj s’e kam nxjerrë. Kur dëgjova se flitej për një projekt, është ofertë e pakërkuar, kur dëgjova që kjo zonja u thoshte unë do marr shërbimin për të trajtuar qentë e rrugës dhe mori miratimin që kjo do kaloj në këshill bashkiak. Në datë 9 qershor është bërë mbledhja e parë e këshillit bashkiak, në mbledhjen e dytë pritej të miratohej. Për mua si gazetar ky do ishte lajmi i plotë, kjo nuk ndodhi se videoja rrodhi. Videoja e parë është filmuar mbi ekran, dhe është marrë vetëm pjesa erotike për të diskredituar. Për mua domethënëse është videoja e dytë, për të cilën e po e heton SPAK”, tha Hoxha.

  • I riu gjendet i vdekur në fermën spanjolle, dyshohet se është shqiptar

    I riu gjendet i vdekur në fermën spanjolle, dyshohet se është shqiptar

    Trupi i pajetë i një mashkulli rreth 30-40 vjeç është gjetur mbrëmjen e kaluar në Rasquera, Spanjë.

    Mediat iberike raportojnë se trupi i pajetë, që dyshohet se i përket një shtetasi shqiptar, është gjetur nga pronari i një ferme rurale në Rasquera, në Ribera d’Ebre. Trupi i të riut, i cili ndodhej në një fermë pranë autostradës T-302, nuk kishte lëndime të jashtme, përveç disa gërvishtjeve.

    Edhe pse në fillim policia mendoi se ishte një vdekje aksidentale, pasi viktima nuk kishte as plagë me thikë dhe as armë zjarri, mjekja ligjore që mori në dorë çështjen, pas autopsisë konfirmoi se bëhet fjalë për një vrasje për motive kriminale.

    Për momentin, burri nuk është identifikuar dhe po punohet për të zbuluar se kush është ai. Aktualisht nuk ka të dhëna për persona të zhdukur të kësaj moshe në zonë dhe kjo do komplikojë më tej detyrën e policisë katalanase, jo vetëm në identifikimin e plotë të tyre, por edhe në përpjekjen për të identifikuar autorin ose autorët e krimit.

    Hetuesit që po merren me zbardhjen e kësaj çështje dyshojnë se ajo mund të ketë lidhje me trafikun e drogës dhe kultivimin e marijuanës. Sipas tyre bizneset e paligjshme të përhapura në gjithë vendin, plantacionet e brendshme, të fshehura në pyll dhe në fusha të braktisura, kontrollohen nga njerëz, të rinj, të kombësisë shqiptare, të cilët bëjnë detyra kopshtarie. Pranadaj edhe hetuesit po konsiderojnë mundësinë që njeriu i gjetur i vdekur të jetë i kombësisë shqiptare.

  • Pas zhdukjes së nëndetëses, ndërron jetë edhe aktori i Titanik

    Pas zhdukjes së nëndetëses, ndërron jetë edhe aktori i Titanik

    Pas zhdukjes së nëndetëses Titan, një tjetër fatkeqësi ka ndodhur e që ka lidhje me Titanikun. Aktori Lew Palter ka humbur jetën.

    Lew Palter, i cili ka luajtur në filmin “Titanic”, ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare në Los Angeles, pasi ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri.

    Ai preku zemrat e të gjithëve me rolin në filmin e regjisorit James Cameron. Në momentin e fundosjes së anijes, ai zgjedh që të qëndrojë në anije bashkë me gruan e tij, ndërsa ujërat mbulojnë kabinën e tyre. Roli i tij bazohej në një person real, pasi Isidor Straus dhe gruaja e tij vdiqën vërtet në bordin e anijes.

  • Basha merr përgjegjësitë për situatën në PD: Jam fajtor për krizën, me mençurinë time do t’i zgjidh problemet

    Basha merr përgjegjësitë për situatën në PD: Jam fajtor për krizën, me mençurinë time do t’i zgjidh problemet

    Kandidati për kreun e PD, Lulzim Basha gjatë një takimi me demokratët e degës 4 në Tiranë, ka pranuar përgjegjësitë e tij për situatën ku ndodhet sot Partia demokratike.

    Basha theksoi se ai ëhstë përgjegjës për vonesën në rinovimin e partisë, por në të ardhem me mençurinë që e karakterizon do ta zgjidhë këtë problem.

    https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/818144376347460?ref=embed_post

    Partia Demokratike është partia e parë opozitare, partia e shpresës shqiptare dhe pa asnjë diskutim i takon të rikthehet në vendin që i ka dhënë historia dhe shqiptarët, sigurisht në një aleancë të fortë me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE.

    Ne do të bëjmë ndarjen në mënyrë të qartë dhe përfundimtare të së ardhmes nga e shkuara. Për ne nuk ka bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës!

    Jemi shumë të vonuar në procesin e rinovimit të partisë. E për këtë unë e pranoj përgjegjësinë time. Do të vendosim energjinë e rinisë përpara dhe pjekurinë e mençurinë e përvojës si mbështetje ndaj saj.

    Ne ndahemi nga mentaliteti i turmës, ku fajet bëhen kolektive për t’i ikur përgjegjësisë. Ata që shkelin ligjin dhe abuzojnë me pushtetin janë thjesht fajtorë. Vetting-u i politikanëve është kontributi më i rëndësishëm që gjithkush që e konsideron veten të pastër mund të japë për një politikë të pakorruptuar dhe inkriminuar, që i jep fund politikës së përbaltjes.

    Kjo përballje nuk është aspak e lehtë. Ata kanë kaluar 32 vjet me pushtet dhe janë bashkë për të ruajtuar status quo-në. Por, siç e dëshmon historia, atëherë kur duken më të fortë, perandoria e tyre shembet më shpejt.

    Me besimin tuaj do të jem kryetari i Partisë Demokratike dhe politikani që jep një model ndryshe nga ai konfluktual, me të cilin qytetarët janë mbingopur gjatë tranzicionit. Do të jem politikani që problemet personale të pushtetit, nuk i kthen në problemin e partisë, aq më pak të Shqipërisë.

    Modelin e kam dhënë edhe gjatë kësaj kohe, tekas shumëkush nuk ka qenë dakord, unë nuk i jam përgjigjur baltës me baltë. Në fund të fundit, ky është modeli që refuzojnë shqiptarët dhe nga i cili përfiton kundërshtari ynë.

    Ky është misioni i ri i Partisë tonë. Një parti moderne, që reflekton kohën, shoqërinë dhe nevojat e saj, që respekton kontributet, garanton karrierën, forcon meritokracinë, e hapur ndaj të rinjve dhe mendimeve të reja. Ky është modeli që duhet t’u japim shqiptarëve, si shembull i ndryshimit që po ndërmarrim për Shqipërinë.