Author: editor

  • “Si do e merrnim vesh se çfarë ndodh në politikën shqiptare nëse…”, Artan Hoxha plas deklaratën e fortë: Alma Kaçi si Dritan Prifti, siguruan prova që as drejtësia…

    “Si do e merrnim vesh se çfarë ndodh në politikën shqiptare nëse…”, Artan Hoxha plas deklaratën e fortë: Alma Kaçi si Dritan Prifti, siguruan prova që as drejtësia…

    Gazetari Artan Hoxha, gjatë një interviste komentoi edhe video-skandalin e ish-kryetarit të Kukësit Safet Gjici.

    Ai tha se më në fund SPAK ka pajisjen origjinale me të cilën është bërë video dhe shtoi se personi që e ka bërë videon, ndonëse nuk e ka pasur për qëllim, i ka dhënë drejtësisë një provë që nuk do e kishte siguruar dot vetë.

    “SPAK mesa di unë e ka kapur pajisjen origjinale më të cilin është bërë filmimi. Unë e kam thënë që në fillim që nuk kisha pajisje origjinale, kisha vetëm videon, se unë nuk bëj dot kamera të fshehta. Në këtë rast ata që kanë bërë këtë video, Alma vetë, apo edhe ata që e kanë nxitur Almën, na kanë dhënë një provë, që ne nuk kishim si ta merrnim vesh. Si do e merrnim veshë ne se ç’ishte mafia italiane nëse bosi Tomaso Busheta nuk rrëfehej. Si do e merrnim veshë ne se ç’po ndodhte në nivelin e lartë politik të Shqipërisë nëse i ndjeri Dritan Prifti nuk filmonte?”

    Artan Hoxha tha më tej se filmime të tilla bëhen pikërisht nga njerëz që kanë interesa të tjera si shantazhimi apo përfitimi më anë të këtyre videove dhe jo çdo kush mund t’i bëjë, por janë pikërisht këto video të cilat në një moment kur rrjedhin ndihmojnë drejtësinë të vihet në vend.

  • Një person i tretë ka nxjerrë videon erotike mes Safet Gjicit dhe 40-vjeçares. Kush është njeriu i besuar i Almës?

    Një person i tretë ka nxjerrë videon erotike mes Safet Gjicit dhe 40-vjeçares. Kush është njeriu i besuar i Almës?

    Një person i tretë që ka lidhje shoqërore me Alma Kaçin e videos intime, po hetohet pasi rezulton se ai ka nxjerë videon seksi në publik.

    Njeriu i besuar i saj i ka filmuar telefonin, dhe më pas ka marë materialin ku Alma Kaçi dhe Gjici kryejnë marëdhënie seksuale.

    Personi në fjalë është duke u hetuar nga SPAK, pasi dyshohet se ka shpërndarë fillimisht në aplikacionet sociale videon erotike mes 40-vjeçares dhe ish-kryebashkiakut Safet Gjici.

    Burime pranë SPAK kanë thënë se videon nuk e ka nxjerë në publik Alma Kaçi, por një person i tretë.

    Videoja është marë përmes procedurës së filmimit nga telefoni në telefon, dhe një gjë e tillë është kryer duke filmuar telefonin e Alma Kaçit.

    Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i cili ra në pranga pas video-skandalit, ku filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë. Po ashtu, GJKKO ka konfirmuar masën “arrest shtëpie” për 40-vjeçaren Alma Kaçi, e cila ka kryer marrëdhënie me Gjicin dhe ishte ajo vetë që filmoi aktin. Para trupës gjykuese, mësohet se Gjici ka thënë se ka rënë në kurth, ashtu siç ka deklaruar edhe më parë.

  • Histori dashurie te forcat e Armatosura, përlotet e ftuara: Vajza më fshinte lotët, ndjeva mungesën…

    Histori dashurie te forcat e Armatosura, përlotet e ftuara: Vajza më fshinte lotët, ndjeva mungesën…

    Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar Gersi dhe Arisa Çoçka, çifti që është pjesë e Forcave të Armatosura dhe prej 12 vitesh jetojnë një histori të bukur dashurie.

    Ata treguan se u njohën në kohën kur Gersi ishte pedagog dhe Arisa studente. Një njohje e veçantë me ndjenja “urrejtje” nga ana e Asisës për sjelljen e rreptë të Gersit, por që më vonë rezultoi të ishte ndryshe.

    Prej 4 vitesh ata janë bërë prindër të një vajze, Gloria, ndërsa nuk ngurruan të tegonin disa momente të vështirë në jetën e tyre. Arisa veçoi misionin e fundit të Gersit në Sudan, ku iu desh të qendronte vetëm me vajzën për 1 vit.

    “Misioni i fundit përveç se ishte periudhë 1 vjeçare, ishte edhe Gloria, viroza pafund në atë kohë. Në një moment, Gloria duhet të merrte mjekim nga venat për shkak të një viroze dhe rastisa e veteme… Mjekët i vunë vigonat, vetë shpërtheva në lot dhe ajo më fshinte lotët. Aty e kërkova Gersin”, tha ajo ndërsa nuk mundi t’i mbante lotët./ Top Channel

  • Pas shirave të rrëmbyeshëm u godit nga rrufeja, humb jetën tragjikisht 52 vjeçari

    Pas shirave të rrëmbyeshëm u godit nga rrufeja, humb jetën tragjikisht 52 vjeçari

    Mbrëmjen e djeshme shira të rrëmbyeshëm kanë ‘mbërthyer’ qytetin e Librazhdit.

    Për shkak të përkeqësimit tëmotit, me prezencë të bubullimave dhe shkarkesave elektrike të forta ka humbur jetën një 52-vjeçar nga fshati Letëm.

    52-vjeçari,me iniciale Sh. L., punonte si roje i kanalit vaditës Koshorisht-Zgosht.

    Ai është goditur nga rrufeja dhe ka përfunduar në ujin e kanalit. Sipas policisë grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

  • Çfarë po ndodh me çmimin e drogës? Artan Hoxha zbulon shifrën, ja sa shitet kilogrami në Shqipëri

    Çfarë po ndodh me çmimin e drogës? Artan Hoxha zbulon shifrën, ja sa shitet kilogrami në Shqipëri

    Çmimi i kokainës në Shqipëri ka rënë. Këtë fakt e ka zbuluar pasditen e sotme gazetari Artan Hoxha, i cili tregoi se çmimi i kokainës është ulur në nivele historike.

    Hoxha ka treguar në një intervistë me Thimi Samarxhiun se kilogrami i kësaj lënde narkotike ka shkuar në 20 mijë euro.

    Ai ka bërë të ditur se në Shqipëri është ulur edhe doza për shkak se kokaina që qarkullon është produkt i pastër.

    “Ka shkuar kilogrami 20 mijë euro e kokainës. Është ulur, është në rekorde historike. Dhe cilësia është jashtëzakonisht e lartë. Pse? Sepse duke patur stok, nuk ka nevojë ta përpunojnë, duan vetëm ta shesin dhe ka rënë edhe doza. Nuk është doza më si më përpara 0.5 apo 1 gram, doza ka shkuar 0.3 – 0.6. Pra, ajo që quhej gjysmë nuk është më 0.5 por është 0.3. Pse? Sepse është e pastër.

    Pra, kualiteti i prokduktit që shitet në Shqipëri është i pastër. Organizatat kriminale që po e fusin kokainën në Shqipëri, që prej gushtit të vitit të kaluar se po bëhet viti që ndopdhi ajo ngjarja me Vis Martinajn, ata e kanë marrë nën kontroll aksin kryesor të vendit dhe që nga ai moment të gjithë futjet janë bërë në mënyrë të kontrolluar dhe nuk ka patur problematika”, deklaroi Hoxha.

  • “Që nga zhdukja e Ervis Martinaj…”, Artan Hoxha zbardh skenarin, ja kush e ka marrë ‘përsipër’ shpërndarjen e drogës në festivalet shqiptare

    “Që nga zhdukja e Ervis Martinaj…”, Artan Hoxha zbardh skenarin, ja kush e ka marrë ‘përsipër’ shpërndarjen e drogës në festivalet shqiptare

    Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për kokainën dhe lëndët e tjera narkotike që janë shpërndarë gjatë 2 festivaleve që janë zhvilluar në vendin tonë, në Lezhë dhe në Dhërmi.

    Në fjalën e tij gjatë një interviste për “Euronews”, Artan Hoxha tha se festivalet ishin marrë “përsipër” për furnizim nga një grup kriminal që kujdesej për shpërndarjen dhe plotësimin e kërkesës nga gati 17 mijë pjesëmarrës në festibale.

    “Kemi pasur 2 festa, tek Rana e Hedhur dhe Dhërmi. Unë me shaka kam thënë kush e ka fituar tenderin për të furnizuar? Ke 17 mijë veta që duan lëndë narkotike. Atje brenda nuk hyn dot askush. Ata që e kishin marrë projektin e kishin marrë edhe me siguri. Në Shqipëri janë markete ku të tregtosh lëndë cilësore narkotike.

    Në Dhërmi u kapën nga Kosova, sivjet u kapën anglezë. Ka stok, nuk ka nevojë të përpunohet. Doza ka rënë, ka vajtur në 0.3 po është e pastër. Organizatat kriminale që fusin kokainën në Shqipëri, që prej gushtit të vitit të kaluar, që kur u zhduk Ervis Martinaj, ata e kanë marrë nën kontroll aksion kryesor të vendit dhe nuk ka problematika,”-tha në fjalën e tij Artan Hoxha.

  • A do të ketë reshje shiu? Zbuloni “tekat” e motit për ditën e nesërme

    A do të ketë reshje shiu? Zbuloni “tekat” e motit për ditën e nesërme

    Për ditën e Mërkurë vendi ynë pritet të ndikohet nga relativisht të njejta kushte atmosferike.

    Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonën e alpeve dhe relievet malore në verilindje do të ketë edhe vranësira hera-herës deri të dendura.

    Vranësirat në këtë zonë do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët por edhe shtrëngata afatshkurtra bashkë me shkarkesa elektrike dhe breshër të izoluar.

    Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore 16 deri 30°C

    në zonat e ulëta 19 deri 34°C

    në zonat bregdetare 21 deri 31°C

  • LAJM I KEQ për ata që kanë Euro , ja kush fiton dhe kush humbet nga pikiata drastike e saj

    LAJM I KEQ për ata që kanë Euro , ja kush fiton dhe kush humbet nga pikiata drastike e saj

    Euro ka zbritur sërish sot nën kuotën e 107 lekëve, duke iu rikthyer trajektores rënëse, që ishte ndalur disi pas ndërhyrjes në treg të Bankës së Shqipërisë ditë më parë, e cila bleu 15 milionë euro.

    Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 106.91 lekë, me rënie prej 0.13 lekë në raport me të premten e javës së kaluar.

    Më e fortë ishte tkurrja e dollarit, që zbriti në 97.75 lekë, ose 0.48 lekë më pak se të premten.

    Në datën 9 qershor, euro arriti minimumin historik të të gjitha kohërave, në 105.62 lekë.

    Në krahasim me fillimin e vitit euro është nënçmuar me 10.55 lekë, ose me 9%.

    Ndërsa në raport me fundin e qershorit të vitit të kaluar, euro tregtohet 12.5 lekë më pak, me rënie prej 10.5%.

    Arsyet

    Sipas aktorëve të tregut, rënia e fortë e euros lidhet me dy faktorë:

    -Së pari, fluksi i lartë i valutës informale që ka rritur ndjeshëm ofertën e euros në treg. Muajt e fundit janë shtuar blerjet e pasurive të paluajtshme në jug të vendit, ku transaksionet janë shpesh në cash. Kërkesa e lartë ka frytë dhe çmimet, që kanë arritur deri në 3 mijë euro për metër katror.

    -Arsyet e dytë lidhet me efektet sezonale, teksa numri i turistëve është shtuar ndjeshëm, duke u bërë një tjetër faktor që ka ndikuar në qarkullimin e valutës në treg. Të patën deri në gusht, efektet sezonle pritet që të ushtrojnë presion në nënçmimin e euros.

    Kush fiton dhe kush humb

    Humbësit më të mëdhenj janë eksportuesit. Për një euro, ata arkëtojnë më pak se 107 lekë, nga 119 lekë një vit më parë. Eksportuesit, sidomos fasoni janë ankuar vazhdimisht se janë në situatë të vështirë për shkak të shtimit të kostove e mungesës së fuqisë punëtore, por goditjen e fundit po ua jep dhe zhvlerësimi i euros.

    Ata kanë kërkuar vazhdimisht nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave arsyet e zhvlerësimit të fortë, ndërsa Banka i qëndron argumentit se kjo ka ardhur nga përmirësimi i ekonomisë.

    Ata që paguhen në euro janë një tjetër kategori, që e pësojnë, pasi kur konvertojnë eurot po marrin gjithnjë e më pak lekë.

    Turistët, sidomos ata të Kosovës, që janë pushues tradicionale dhe vijnë shpesh, po e ndiejnë më tepër, pasi përveç shtrenjtimit të çmimeve marrin më pak lekë kur konvertojnë eurot.

    Të fituar janë importuesit, që po i blejnë produktet gjithnjë e më lirë, teksa kjo nuk duket të reflektohet në çmime më të lira te konsumatorët fundorë, përkundrazi në maj inflacioni iu rikthye rritjes.

    Kredimarrësit që kanë hua në euro dhe paguhen në lekë dalin të fituar, pasi u duhen më pak para për të blerë të njëjtën sasi valute.

    Qeveria është i fituari tjetër për shkak të uljes së kostos së shërbimit të borxhit në valutë. /Monitor

  • ‘U të dhj*fsha’, moderatorja e Top Channel rrëzohet në mes të emisionit: Mos e nxirrni këtë! (Video)

    ‘U të dhj*fsha’, moderatorja e Top Channel rrëzohet në mes të emisionit: Mos e nxirrni këtë! (Video)

    Argjira Spanca është përballur me një moment të sikletshëm gjatë prezantimit të ‘She’s On Top’.

    Teksa moderonte dhe ecte në skenë Argjira është rrëzuar.

    Pavarësisht momentit të sikletshëm, ajo ka vijuar me moderimin duke e marrë me sportivitet.

    Madje në shaka e sipër Argjira ka thënë se kjo pjesë nuk do të nxirret në transmetim dhe pse më vonë ka ndodhur e kundërta.

    @anonymous.enders ✨Te dhjefsha✨💀🤣 #argjiraspanca #haha #omg #topchannel #viralalbania #viralsetqr #fyp ♬ original sound – anonymous.al

  • Parashikimi i motit gjatë kësaj jave, zbuloni ‘surprizat’ që ka rezervuar fundi i Qershorit dhe fillimi i Korrikut, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

    Parashikimi i motit gjatë kësaj jave, zbuloni ‘surprizat’ që ka rezervuar fundi i Qershorit dhe fillimi i Korrikut, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

    Fundi i këtij Qershori do të na sjellë mot të ndryshueshëm dhe reshjet atmosferike të herëpashershme nuk do të mungojnë.

    Fillimi i javës së re do të karakterizohet me mot më të qetë dhe me vranësira e intervale kohore me diell. Reshje nuk do të ketë, ose mund të ketë reshje kryesisht të dobëta në disa vise. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, paksa më të theksuara në viset mesdhetare.

    E Marta sjellë mot edhe më stabil dhe me intervale më të gjata kohore me diell, ndërsa temperaturat rriten, por nuk pritet nxehtësi ekstreme.

    E Mërkura e cila është ditë feste sjellë mot me diell dhe të nxehtë paradite, por pasdite do të ketë ndryshim të motit. Ndryshimi i motit do të shkaktohet nga një front i ftohtë që vjen nga veriu dhe veriperëndimi i kontinentit.

    Pas një paraditeje të nxehtë, nga mesdita parashihen zhvillime të vranësirave konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të ketë rrebeshe intensive.

    Fronti do të përfshijë së pari Kosovën dhe veriun e Malit të Zi, pastaj edhe Luginën, Maqedoninë e Veriut dhe veriun e Shqipërisë, ndërsa të enjten do të përfshijë Shqipërinë, me reshje lokale shiu e rrebeshe lokale dhe ulje kryesisht të lehta të temperaturave.

    Nga e premta përmirësim i motit. Edhe ky përmirësim do të jetë i përkohshëm, ngase të dielën do të kemi frontin e ri me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

    Në aspektin termik ne Kosove gjatë kësaj jave temperatura maksimale do të shkojë deri 32 gradë Celsius, ndërsa në Shqipëri edhe më ngrohtë sidomos në zonat mesdhetare të Shqipërisë. Fronti i Bajramit do të ulë temperaturat të mërkurën mbrëma dhe paksa edhe të enjten, ndërsa të premten temperaturat shënojnë rritje sërish. E shtuna parashihet të jetë ditë mjaft e nxehtë, ndërsa të dielën ulje kryesisht të lehta të temperaturave.

    Ishte ky parashikimi javor i motit për ditët e fundit të muajit Qershor dhe fillimin e muajit Korrik. Për shkak të dinamikes së atmosferës ndryshime të vogla në parashikim mund të ketë.