Author: editor

  • Aksident me vdekje në vend, dalin detajet e para

    Aksident me vdekje në vend, dalin detajet e para

    Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar të dielën në aksin rrugor Korçë – Bilisht në afërsi të fshatit Nevicisht.

    Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një mjet tip trajler është përplasur me një veturë, duke shkaktuar vdekjen e një personi brenda kësaj makine.

    Ende nuk dihet identiteti i viktimës ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  • Lideri çeçen paralajmëron Wagner: Kujdes me veprimet, rezultati mund të jetë katastrofik

    Lideri çeçen paralajmëron Wagner: Kujdes me veprimet, rezultati mund të jetë katastrofik

    Udhëheqësi çeçen, Ramzhan Kadyrov ka akuzuar Yevgeny Prigozhin për “arrogancë”. Gjithashtu ai ka paralajmëruar se kjo karakteristikë e tij është jashtëzakonisht e rrezikshme.

    Në një postim në Telegram pas shpalljes së marrëveshjes për t’i dhënë fund rebelimit të Wagner, udhëheqësi çeçen pretendon se arsyeja e veprimeve të Prigozhin është zemërimi.

    Sipas Kadyrov, zemërimi i liderit mercenar për një sërë marrëveshjesh biznesi të dështuara është arsyeja e rebelimit të armatosur që ai organizoi.

    Kadyrov, një mbështetës për një kohë të gjatë të Putinit, tha gjithashtu se ai e kishte këshilluar më parë Prigozhin të “lënë mënjanë” ankesat e tij, por këshilla e tij ra në vesh të shurdhër: “Unë fola me Prigozhin, e inkurajova që të mos përziejë ambiciet e tij të biznesit me çështje me rëndësi kombëtare. Mendova se më kishte dëgjuar, por siç pamë, zemërimi i tij po rritej gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës ”.

    Kadyrov u bëri thirrje mercenarëve që të marrin vendimet e tyre me maturi, përndryshe rezultati mund të jetë “katastrofik”.

  • Nënë e bir humbën jetën nga përmbytjet në Pejë/ Detajet TRONDITËSE: Nusen e gjetëm në bodrum, djalit…

    Nënë e bir humbën jetën nga përmbytjet në Pejë/ Detajet TRONDITËSE: Nusen e gjetëm në bodrum, djalit…

    Një anëtar i familjes Ademaj ka dhënë detaje lidhur me tragjedinë që ndodhi ditën e shtunë, ku nga përmbytjet humbën jetën dy familjarë të tyre, nëna bashkë me djalin e saj, Mirsada Ademaj dhe Dion Ademaj.

    Ai ka thënë se nga vërshimet një pjesë e kodrës ka rrëshqitur dhe e ka bllokuar djalin 5 vjeç, ndërsa tregoi se nusen e tyre e kanë gjetur në një bodrum në një shtëpi.

    “Shi ka rënë, ka rrëshqit një pjesë e kodrës, e ka nxënë djalin, u mbush te ky vëllai plot ujë, derisa e ka mbajtur muri, kur se ka mbajt u fut uji, mezi i kemi shpëtuar dy fëmijë të tjerë, jemi munduar që ta shpëtojmë nusen se atë voglin se kemi pa askund hiç, pastaj e kemi gjetur në një shtëpi të kojshive, nusen e kemi gjetur në të tretën shtëpi në bodrum”, u shpreh familjari.

    Si ndodhi ngjarja?

    Moti i keq në Kosovë ka shkaktuar përmbytje masive në disa zona, ku situata është përkeqësuar gjatë natës, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Një nga zonat më të prekura është Peja, ku janë shënuar dy viktima, nënë e bir, Mirsada Ademaj dhe Dion Ademaj.

    Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen ‘Asllan Çeshme’. Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi. Rastin e kanë raportuar fqinjët dhe gruaja që u raportua e zhdukur më vonë u gjet në afërsi të një shtëpie të fqinjëve.Vdekjen e nënë e bir e kanë konfirmuar mjekët.

  • Policia mbylli lokalin ku po performonte, ish-banori i BBV shpërthen i revoltuar (Foto)

    Policia mbylli lokalin ku po performonte, ish-banori i BBV shpërthen i revoltuar (Foto)

    Mbrëmjen e djeshme Stresi ishte duke performuar në një lokal në Vlorë mirëpo aksioni i Policisë për zhurmën, bëri që performanca e tij të mbyllej më herët.

    Kjo ka revoltuar reperin, i cili ka bërë një reagim në rrjete sociale.

    “Brravo b****… Imagjino në Ibiza apo le të themi Sardenia të mbyllet muzika në orën 23:00, kurrë ato mijëra turistë s’do vin vitin tjetër. Si do e mbani turizmin?

    Të paktën mbi 2000 turista sonte u kthyen të dëshpëruar, në fakt se keni problem ju po kur nuk çohet iher populli t’ju *** robt juve iher e mirë k***”, ka shkruar Stresi.

  • “Pagoi paratë”, gazetari i njohur shokon me deklartën ‘bombë’: Video iu ofrua Safetit ta zhdukte, por…

    “Pagoi paratë”, gazetari i njohur shokon me deklartën ‘bombë’: Video iu ofrua Safetit ta zhdukte, por…

    Gazetari Ferdinand Dervishi ishte i ftuar këtë të shtunë në emisonin Review në Euornews Albania, ku foli në lidhje me videoskandalin që çoi pas hekurave ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici.

    Dervishi tha se video është bërë me qëllimin e vetëm për t’i bërë shantazh ish-kryebashkiakut dhe për të përfituar shuma të majme parash.

    Sipas tij, Gjici i ka paguar paratë dhe këtë e vërteton mënyra si u publikua video.

    Video nuk ishte autentike por e filmuar nga lart, çka sipas gazetarit është një justifikim për t’i thënë Gjicit pasi i morën lekët që nuk e kemi publikuar ne, por na e vodhën.

    “Ajo që është më e besueshme është që kjo video të jetë ofruar Safetit që të zhduket. Pasi kështu veprohet rëndomtë në Shqipëri, bëhet një video dhe i ofrohet personit për t’i marrë para. S’është çudi që dhe Safeti të ketë paguar dhe rëndë për këtë pjesë. Pse e mendoj këtë gjë? Sepse kur doli video, ajo duket sikur është vjedhur nga dikush, nga një person në një pikë montazhi dhe dikush që vjedhurazi e paska marrë. Ky është një inskenim për t’i thënë Safetit pasi i kanë marrë dhe lekët, për mendimin tim “që kjo video na doli nga kontrolli”. Supozojmë se Safeti ka paguar, atëherë si do justifikohen personat që nxorën këtë videon. Kjo video del vetëm nëse ata thonë që na e vodhën. Mënyra si është bërë video fshehurazi është një justifikim që “ja na e vodhi dikush dhe ne nuk e dimë kush na e mori dhe publikoi”, tha Dervishi.

  • Horoskopi 25 qershor 2023: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

    Horoskopi 25 qershor 2023: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

    Dashi

    Ka rrezik të mos arrini dot ta frenoni veten tuaj sot dhe të futeni në probleme. Edhe mendimet do i keni të paqëndrueshme. Nëse keni një lidhje do mbizotërojë tensioni dhe do ketë debate. Gjithsesi kjo nuk duhet t’iu pengojë të thoni me zë të larte ato që mendoni. Ju beqarët duhet të përgatiteni për një dashuri shumë të bukur. Do kaloni një ditë goxha romantike. Në punë nuk do jeni mjaftueshëm të ndërgjegjshëm për situatën në të cilën ndodheni. Mundet të kapeni për gjëra elementare me kolegët dhe do ju duket sikur ua kanë ata fajin. Me financat do keni fat dhe ato do fillojnë të rriten pak nga pak. Përgatisni ndonjë udhëtim të shkurtër sepse të gjitha kushtet do i keni.

    Demi

    Gjatë gjithë kësaj dite Hëna do ju bëjë me humor të mirë dhe do i merrni gjërat me pozitivitet. Nëse keni një lidhje do kaloni një ditë të mrekullueshme. Romanca do trokasë ne portën tuaj pasi jeni shumë kureshtarë dhe do eksploroni gjëra të reja. Ju beqarët do keni surpriza në jetën tuaj sentimentale. Lëreni veten të lirë dhe tregohuni më të hapur. Nëse jeni në një punë që gjithë kohës kontaktoni me publik, sot do kaloni edhe ndonjë situatë të vështirë. Do ju duhet të mundoheni pak për t’i bindur ata. Financat do fillojnë të rriten, por ju nuk duhet ta bëni shume publike këtë gjë sepse ata që ju rrethojnë mund të përfitojnë.

    Binjakët

    Edhe pse do jeni optimistë gjatë kësaj dite duhet të tregoheni edhe pak më të kujdesshëm me hapat që do hidhni. Mos u nxitoni për asgjë. Ju të dashuruarit duhet të tregoheni të matur. Do keni keqkuptime me partnerin dhe debate prandaj mirë është të jeni më diplomatë dhe të kujdesshëm. Zgjidhni fjalët e duhura për të kërkuar diçka. Ju beqarët do kërkoni më shumë se kurrë një lidhje të qëndrueshme, por sot nuk do keni fat. Në punë gjërat nuk do rrjedhin ashtu si i kishit ëndërruar dhe kjo do ua shtojë ankthin. Gjithsesi po bëtë durim dhe po nuk u nxituat për asgjë situata edhe mund të rregullohet shpejt. Financat nuk do jenë të mira. Nëse ju duhet të bëni shpenzime, tregohuni të kujdesshëm.

    Gaforrja

    Hëna do ua bëjë mendimet konfuze gjatë kësaj dite dhe do e keni të vështirë të ecni para. Kujdes duhet të bëni edhe me impulsivitetin. Ju të dashuruarit do keni nevoje për mbështetjen e miqve. Gjërat nuk po shkojnë ashtu si duhet në lidhjen tuaj dhe do jeni të mërzitur. Ju beqarët duhet t’i besoni intuitës për të gjetur personin e duhur. Të jeni të sigurt se ajo nuk do iu zhgënjejë. Në punë mos i refuzoni propozimet që do ju bëhen dhe mos merrni vendime të nxituara sepse do keni vështirësi shumë më të mëdha. Në planin financiar ka rrezik të përballeni me probleme të mëdha. Flisni me specialistët dhe miqtë në mënyrë që t’iu japin këshilla të vlefshme.

    Luani

    Gjatë gjithë kohës do ndiheni të turbullt gjatë kësaj dite dhe mund të bëni çmenduri për të cilat do pendoheni. Ju të dashuruarit do keni një ditë me shumë tension, por edhe me shumë pasion. Si fillim do keni mosmarrëveshje dhe inate me njëri- tjetrin, por nga fundi i ditës çdo gjë do rregullohet dhe ju do pajtoheni. Për ju beqarët pritet një ditë e veçante dhe me emocione të forta. Mos e lini pa e shfrytëzuar sepse do pendoheni më pas. Në punë bëni kujdes me disa propozime që do ju bëhen sepse po i pranuat do ju shfrytëzojnë. Ecni me parime dhe mos nxitoni për asgjë. Me buxhetin nuk do keni probleme. Bëni dhe shpenzime, por gjithmonë duke pare gjendjen e portofolit

    Virgjëresha

    Neptuni do përballet me Hënën sot dhe do jeni shumë ëndërrimtarë. Do i shihni gjërat në një mënyrë ndryshe dhe larg realitetit. Nëse keni një lidhje mos e izoloni veten dhe shprehini më shumë ndjenjat që keni për partnerin. Në këtë mënyrë edhe ai do e kuptojë më mirë sesa e doni. Do ndiheni edhe vetë të çliruara. Ju beqarët do hapni një faqe të re në jetën tuaj dhe dashuria do lulëzojë. Në punë, mënyra juaj e veçantë për të rregulluar çdo çështje do ju ndihmojë të dilni nga qoshsokaqet ku jeni futur. Do jeni më progmatikë dhe më origjinalë. Gjendja financiare nuk do jetë aspak e mirë. Kujdes, kujdes dhe vetëm kujdes! Mendohuni mirë para se të bëni ndonjë shpenzim sado i vogël të jetë.

    Peshorja

    Gjatë gjithë kësaj dite do keni ide brilante dhe do mbeteni realistë si më parë. Çdo gjë ka për t’iu ecur më së miri. Lumturia që do ndieni ju të dashuruarit do ju bëjë që të jeni të qeshur gjatë gjithë kohës. Sensualiteti, butësia dhe bashkëpunimi do të mbizotërojnë në jetën tuaj. Për ju beqarët priten dashuri të mëdha, madje më të mëdha sa mund ta kishit menduar. Shfrytëzojeni çdo minutë. Në punë do ju lindin disa ide të reja sesi të arrini atje ku e keni planifikuar. Me maturi dhe këmbëngulje keni për t’ia dalë mbanë. Planetët do ndikojnë direkt në financat tuaja sot. Ato nuk do jenë shumë të mira, por dhe nuk duhet të qaheni pasi ka edhe me keq se ju.

    Akrepi

    Sido që t’iu vijnë gjërat gjatë kësaj dite mundohuni të mos e mbivlerësoni veten dhe të mos tregoheni mendjemëdhenj. Për ju të dashuruarit pritet të vijë një ditë shumë premtuese. Fati do ju ndihmojë dhe mjedisi do jetë mjaft harmonik. Përfitoni sa më të mundeni. Nëse zemra juaj është ende e lirë do keni mundësi të takoni dashurinë që keni ëndërruar prej kohësh. Në punë asgjë nuk ka për të shkuar si e kishit menduar. Mos u sforconi kot, por merrini gjërat si t’iu vijnë. Mund të keni edhe vonesa dhe do merrni disa kritika nga shefat. Në planin financiar nuk do keni shumë fat, por as surpriza të këqija. Mundohuni të menaxhoni mirë buxhetin tuaj dhe mos bëni shpenzime marramendëse.

    Shigjetari

    Gjatë kësaj dite nuk do e keni vizionin shumë të qartë dhe nuk do e keni të lehtë të zgjidhni rrugën që duhet të ndiqni. Për ju të dashuruarit nuk do ndodhe ndonjë gjë e veçantë. Përgjithësisht do mbizotërojë një klimë e qetë dhe harmonike. Në fakt kishit nevojë për pak relaks. Ju beqarët do takoni dashurinë dhe do braktisin miqtë. Kujdes sepse do ua keni nevojën, por do jetë vonë për ta përmirësuar situatën. Përfitoni nga kjo ditë për të dale dhe për t’u argëtuar. Në punë do jeni disi më kreativë dhe do dini t’i joshni edhe kolegët që mendoni se mund t’iu ndihmojnë. Do ndërmerrni përgjegjësi të reja dhe do ja dilni mbanë. Financat do jenë pozitive. Mos u merakosni për paratë që do shpenzoni sepse buxheti do përmirësohet.

    Bricjapi

    Mërkuri do ju bëjë paksa impulsivë gjatë kësaj dite dhe mund të hidhni disa hapa të gabuara. Do i keqkuptoni disa situata dhe mund të gaboni. Nëse jeni në një lidhje duhet të flisni më tepër me partnerin dhe dëshirat që keni do ju bëhen realitet. Komunikimi është baza e një marrëdhënieje. Ju beqarët nuk duhet të qëndroni në vend duke pritur që dashuria të vijë tek ju. Shkoni ju tek ajo. Në punë do hezitoni për të hedhur hapa sepse nuk do ndiheni plotësisht të sigurt. Nuk do mungojë as ndonjë kritikë nga shefat që do ju bëjnë të ndiheni pak keq. Falë mbështetjes së planetëve mund t’i lejoni vetes disa shpenzime më të mëdha. Situata financiare do vijë duke u përmirësuar.

    Ujori

    Në shumë momente do jeni konfuzë sot dhe nuk do jeni të qartë për hapat që do hidhni. Mund te bëni gabime për të cilat do pendoheni. Ju të dashuruarit nuk duhet të prisni fundin e ditës për t’u takuar me të dashurin e zemrës tuaj. Sapo të keni një mundësi flisni me të dhe i thoni të vijë tek ju. Ju pret një ditë shumë e bukur dhe plot ndjenjë. Ju beqarët duhet të përfitoni sa më tepër nga kjo ditë për të dalë nëpër takime. Pranojini ftesat që iu bëhen. Në punë asgjë nuk do funksionojë ashtu si ju e keni menduar megjithatë nuk duhet ta lëshoni aspak veten. Pranojini gabimet dhe kërkoni bashkëpunim nga kolegët më të besuar. Situata financiare do përmirësohet, mos u shqetësoni fare, megjithatë mos bëni shumë blerje.

    Peshqit

    Gjatë kësaj dite do dini të përshtateni me çdo situatë dhe në përgjithësi do kaloni një ditë mjaft të këndshme. Ju të dashuruarit do keni momente plot ngjyra dhe do përjetoni emocione të forta. Nëse nuk jeni martuar filloni të bëni plane. Për ju beqarët do jetë ditë e mrekullueshme. Do dilni e do argëtohen shumë me miqtë dhe do njihni një person shumë të veçantë. Mos e lini t’iu ikë nga duart. Në punë do ju dalin të papritura të pakëndshme që do ua turbullojnë çdo gjë. Nuk keni për të arritur dot atë që dëshironi. Kujdes me financat. Ato nuk do jenë të mira dhe nuk duhet të gaboni duke bërë shpenzime pa kufij.

  • Serbia nxjerr dhëmbët, kërcënon me ndërhyrje të armatosur në Kosovë

    Serbia nxjerr dhëmbët, kërcënon me ndërhyrje të armatosur në Kosovë

    Serbia lëshoi një kërcënim për të ndërhyrë ushtarakisht në Republikën e Kosovës, siç tha, “nëse paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO nuk arrijnë të mbrojnë serbët e pakicës nga ajo që Beogradi e quajti kërcënim terrorist i autoriteteve etnike shqiptare të Kosovës.”

    Në një fjalim të shkurtër televiziv, shefi i shtabit të ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsilovic, tha se serbët e Kosovës nuk mund ta “tolerojnë më terrorin” e qeverisë së Kosovës dhe se ushtria serbe është e gatshme të përmbushë detyrat e saj “në përputhje” me kushtetutën serbe dhe çdo urdhër të presidentit Aleksandar Vuçiç.

    Serbia ka vendosur trupat e saj në kufirin me Kosovën në gjendjen më të lartë të gatishmërisë mes një serie përleshjesh të kohëve të fundit midis serbëve të Kosovës nga njëra anë dhe policisë së Kosovës dhe paqeruajtësve të udhëhequr nga NATO, të njohur si KFOR, nga ana tjetër.

    Javët e fundit, NATO ka dërguar përforcime mes frikës së një përplasjeje të hapur midis shqiptarëve etnikë dhe serbëve.

    Ndërhyrja e armatosur e Serbisë në Kosovë do të nënkuptonte një përplasje të drejtpërdrejtë me rreth 4,000 trupa të NATO-s të gjendura aktualisht atje.

    Në fjalimin e tij të drejtuar kombit të premten, shefi i shtabit të ushtrisë serbe tha se serbët e Kosovës nuk mund ta “tolerojnë më terrorin e regjimit” të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti(!)

    “Sipas fakteve, e informova komandantin e KFOR-it se kërkojmë masa urgjente për të mbrojtur popullin serb”, tha Mojsilovic. “Kjo është kërkesa jonë për KFOR-in dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.”

    Tensionet u ndezën sërish muajin e kaluar pasi policia e Kosovës mbrojti institucionet e saj. Ndërsa serbët minoritarë iu bashkuan verbërisht bojkotit, zgjedhjet vendore u fituan nga kandidatë shqiptarë që më pas u futën në ndërtesat e komunave lokale në Kosovën veriore, ku serbët përfaqësojnë shumicën.

    Por, ndërsa kryebashkiakë shqiptarë që u zgjodhën në zgjedhjet lokale që serbët i bojkotuan me shumicë dërrmuese, u futën në zyra, serbët e nxitur nga Beogradi nisën rebelim të armatosur ndaj shqiptarëve.

    BE dhe SHBA u treguan kritike ndaj qeverisë së Kosovës duke mos pranuar që shqiptarët e zgjedhur të futen në zyrat e tyre, madje arritën deri aty sa të kërkojnë të punojnë nga zyra të sajuara diku tjetër(!)

    Qeveria e Kosovës bëri përpjekje të ruajë rendin dhe ndaloi tetë serbë rebelë të cilët dyshohen se morën pjesë në përleshjet e dhunshme të muajit të kaluar me trupat e NATO-s dhe policinë e Kosovës. Përleshjet lanë dhjetëra të plagosur, kryesisht shqiptarë.

    Në takimet e tyre në Bruksel të enjten, udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës nuk bënë asnjë përparim në bisedimet emergjente të organizuara nga BE që është frikësuar për një rikthim në konflikt të hapur.

    Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell i përshkroi tensionet në rritje në veri të Kosovës si alarmante.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u zotua të enjten se paqeruajtësit e aleancës “do të vazhdojnë të veprojnë në mënyrë të paanshme” dhe të rrisin praninë e saj për të siguruar mjedis dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

    Si Serbia ashtu edhe Kosova po kërkojnë anëtarësimin në BE dhe duhet të normalizojnë marrëdhëniet e tyre për ta bërë këtë.

    Ekziston aktualisht një frikë se aleati i Serbisë, Rusia, mund të ndezë një tjetër konflikt të armatosur në Evropën Qendrore për të devijuar të paktën një pjesë të fokusit ndërkombëtar nga agresioni i Moskës në Ukrainë. /noa.al

  • Skandali seksual, publikohet momenti kur Alma del nga ambientet e komisariatit në Shkodër (Video)

    Skandali seksual, publikohet momenti kur Alma del nga ambientet e komisariatit në Shkodër (Video)

    Pas arrestimit të Safet Gjicit, është ndaluar në qytetin e Shkodrës dhe gruaja e cila që shfaqet në videoskandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit.

    Në emisionin Review në Euronews Albania u shfaqën momentet ekskluzive kur Alma Kaçi transportohet me automjetet e BKH-së nga komisariati i Shkodrës drejt qytetit të Durrësit.

    Alma Kaçi do të qëndrojë në banesën e saj në Durrës ku do të presë vijimin e hetimeve në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

    Siç shihet dhe nga pamjet e mësipërme, fillimisht nga komisariati i policisë largohet një foristradë e bardhë e BKH-së, ku ndodhet dhe Alma Kaçi dhe pas saj oficeri tjetër transporton drejt Durrësit automjetin personal të të ndaluarës.

    “Automjeti me ngjyrë të kuqe Opel, ka qenë automjeti me të cilin Alma Kaçi ak udhëtuar drejt qytetit të Shkodrës. Ai po drejtohej nga një nga oficerët e BKH-së që pështë nisur drejt abnesës së saj në Durrës. Shtetasja Alma Kaçi ka qenë në foristradën e bardhë ku është nisur për në drejtim të banesës së saj në qytetin e Durrësit”, bëri me dije gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga, nga Shkodra.

  • Wagner tërhiqet nga qytetet ruse, por çfarë pritet të ndodhë më pas

    Wagner tërhiqet nga qytetet ruse, por çfarë pritet të ndodhë më pas

    Trupat Wagner kanë filluar të largohen nga qyteti i Rostov-on-Don, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass. Katër kamionë kamionë janë larguar, por tanket dhe pajisjet e tjera të rënda kanë mbetur ende në qytet, njofton media ruse.

    Për pjesën më të madhe të ditës së sotme, qyteti jugor rus ishte në qendër të “marrëveshjes” së Wagner. Mercenarët e Wagner hynë në qytet në orët e para të së shtunës dhe thuhet se morën komandën ushtarake rajonale.

    John Herbst, një ish-ambasador i SHBA-së në Ukrainë, thotë se është e vështirë të imagjinohet se kriza në Rusi do të ndalet tani.

    Në një prononcim për BBC ai tha se nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë më pas, por është i bindur se Prigozhin nuk do t’i nënshtrohet kontrollit të Ministrisë së Mbrojtjes.

    “Ky moment mund të shënojë një pauzë përpara një përplasjeje armësh”, thotë Herbst.

    Ose ndoshta Putini do të ishte i gatshëm të tërhiqej nga deklaratat e tij dhe të mbante masa paraprake, thotë ai.

    Sido që të jetë, Perëndimi duhet “të shikojë me kujdes dhe të mos thotë asgjë”, shtoi ish-ambasadori.

  • Momenti kur arrestohet Safet Gjici (Foto)

    Momenti kur arrestohet Safet Gjici (Foto)

    Fotoja që shikoni më poshtë është e momentit kur ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, arrestohet nga policia me urdhër të Gjykatës së Posaçme për veprën penale “Korrupsion Pasisv”.

    Bëhet fjalë për hetimin e nisur nga SPAK mbi videoskandalin e publikuar më 16 qershor, ku Gjici kryente marrëdhënie seksuale me një grua me emrin Alma K. (ndaj saj është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpiak) në ambientet e zyrës së tij në bashki.

    Pas marrëdhënieve seksuale ata biseduan në lidhje me një tender që gruaja do të merrte nga kjo bashki, për sterilizimin e qenve.

    Për akuzën që rëndon ndaj tij, Gjici rrezikon deri në 7 vite burg, por se kjo varet nga ajo se si do të shkojë çështja ndaj tij.