Author: editor

  • Çfarë ka ndodhur me vajzat e skandaleve me ish-ministra e zyrtarë të lartë? Nga Shukri Xhelili te Prifti dhe Pango, cilët ishin politikanët që përdorën postin për të përfituar favore seksuale

    Çfarë ka ndodhur me vajzat e skandaleve me ish-ministra e zyrtarë të lartë? Nga Shukri Xhelili te Prifti dhe Pango, cilët ishin politikanët që përdorën postin për të përfituar favore seksuale

    “Në shënjestër” ka sjellë një përmbledhje të politikanëve dhe aferave të tyre seksuale ndër vite, të regjistruara në kamera, ngjarje që kanë bërë bujë në media dhe në rrjet.

    Rasti më i fundit i implikimit në një aferë seksuale të kryetarit tashmë të dorëhequr apo shkarkuar të Bashkisë Kukës, Safet Gjici, nuk është as i pari dhe as i fundit në Shqipëri.

    Shukri Xhelili, duket sot si një temë e së harruarës së largët, por rasti i tij i abuzimit me detyrën si funksionar i lartë publik, në këmbim të favoreve seksuale, mbetet ende një ndër më të freskëtit në opinionin publik dhe ndoshta kështu do të mbetet për shumë kohë.

    Ai ishte kryetar i Bashkisë Dibër në vitin 2016, kur një videopërgjim i transmetuar në një emision investigativ, me konotacion seksual, ku ai dilte të ishte i përfshirë, zbuloi abuzimin e tij me detyrën si kryebashkiak i qytetit në verilindje të Shqipërisë.

    Detyrë të cilën ai e mbante prej më shumë se një viti, pas fitores në zgjedhjet vendore të vitit 2015, ku kandidoi në siglën e Partisë Socialiste, në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane, ndërsa përballë kishte kandidatin e Partisë Demokratike, Ilir Krosi.

    Më shumë se për vetë aktin e dënueshëm të shpërdorimit të detyrës, ai u ‘masakrua’ nga komentuesit në rrjetet sociale për të mbathurat e papërshtatshme, ndërsa i ofronte një vend pune në Bashki një vajze të re 20 vjeçare, në këmbim të marrëdhënieve seksuale.

    Xhelili që në CV-në e tij shkruante se kishte njohuri shumë të mira të paketës Office, Internet si dhe një pjesë të mirë të programeve më të përdorshme të momentit, por që duket se nuk kishte njohuritë e duhura për të nuhatur intrigat e pushtetit.

    Në janar të vitit 2017, ai u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 4 vite burgim, për akuzën e korrupsionit pasiv, pas publikimit të videoskandalit ku i kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune më të mirë, një vartëseje të tij.
    Edhe pse Xhelili kërkoi pafajësi duke deklaruar se çdo gjë ishte e manipuluar, deklaratat e tij nuk u morën parasysh nga trupa gjykuese, që vendosi dënimin e tij, si edhe mohimin për 5 vite të së drejtës të ushtrimit të funksioneve publike.

    Por ish-kryetari i Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili, nuk u dorëzua.
    Më 30 qershor 2017, ai fitoi lirinë, pasi bëri rekurs vendimin e dhënë nga Apeli i Krimeve të Rënda, që e kishte dënuar me 1 vit e 8 muaj burg për akuzën ‘marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën’.
    Kolegji Penal që shqyrtoi çështjen vlerësoi se Xhelili nuk duhej të akuzohej për akuzën e ‘korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, por për akuzën e ‘marrëdhënies seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën’, mbetur në tentativë.
    Bazuar në këtë akuzë, Apeli vendosi një dënim përfundimtar me 1 vit e 8 muaj burg, duke lënë të pandryshuar dënimin plotësues për Xhelilin.

    Genc Alizoti, u bë një tjetër funksionar publik, që u përfshi në një aferë me natyrë seksuale.
    Ai ishte drejtor i përgjithshëm i Hekurudhave Shqiptare, kur në vitin 2016, në media qarkulloi një video, ku zyrtari i LSI-së, kryente veprime të turpshme të natyrës intime në zyrë.
    Ai dha dorëheqjen nga pozicioni i tij i punës, vetëm disa ditë pas publikimit të videos, në rrjetet sociale.
    Dorëheqje të cilën ai e justifikoi me arsye familjare, por që në fakt motivi i vërtetë duket se ishte filmimi i papërshtatshëm.
    Alizoti thuhet po kështu, se ishte në presion për të lënë detyrën, 6 muaj para se të jepte dorëheqjen, presion që nuk u bë kurrë i ditur se nga i vinte.

    Ndërkohë, video intime mendohet se u filmua vetëm tri muaj, para se të largohej në mënyrë jo edhe aq të papritur nga detyra që mbante, ndoshta si një formë shantazhi ndaj tij.
    Genc Alizoti, u nda nga jeta si pasojë e një arresti kardiak vetëm disa muaj pas dorëheqjes si Drejtor i Hekurudhave Shqiptare, duke marrë kësisoj me vete edhe të vërtetën e videos që çoi në fundin e karrierës së tij.
    Një tjetër personazh i lartë, këtë herë i politikës, i që mori me vete të vërtetat e videove të tij, ishte edhe Dritan Prifti.
    Politikani, i cili ndryshe nga kolegët e tij, njihej për fiksimin e tij për të koleksionuar regjistrime të paautorizuara filmike, me anë të pajisjeve të veçanta, të cilat më pas i përdorte për tu mbrojtur apo për të sulmuar në politikë, sa herë i prisheshin interesat.

    Ashtu siç ishte edhe videoregjistrimi i vitit 2011, kur nga laptopi tij nxori një regjistrim filmik gjatë kohës kur ishte Ministër i Energjitikës, në të cilin dallohej zv/kryeministri Ilir Meta, partia e të cilit në këtë kohë ishte në qeverisje me atë të drejtuar nga Sali Berisha.
    Video që akuzonte z. Meta për një aferë korruptive, por që ekspertët vërtetuan se video ishte e montuar dhe kësisoj Ilir Meta u shpall i pafajshëm nga gjykata.
    Por që kjo video u përdor nga opozita e kohës e drejtuar nga Edi Rama për demonstratën e 21 Janarit 2011 ku mbetën të vrarë, katër protestues dhe që i ktheu përfundimisht Dritan Priftin dhe Ilir Metën, në dy armiq të përbetuar të njëri-tjetrin.

    Por siç thamë fiksimi i politikanit Dritan Prifti për të filmuar veten dhe të tjerët, nëpërmjet pajisjeve regjistruese, siç ishte edhe rasti me z. Meta, nuk do të ishte i vetmi.
    Ish-ministri i LSI-së, u njoh në vazhdim edhe për koleksionimin e trofeve të tij seksualë.
    Katër vite më vonë, në vitin 2015, ai u kthye sërish protagonist në media.
    Këtë herë pas publikimit të disa fotove të shkëputura nga një video, ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një nga ish-vartëset e tij në ministri.
    Pamje të shkëputura nga një dhomë hoteli, nga ku doli se ishte vetë Dritan Prifti që i kishte regjistruar nëpërmjet një ore, që shërbente si regjistrues filmik.

    Prifti akuzoi drejtues të lartë të LSI-së. që i kishin nxjerrë për të mbyllur çështjen CEZ/ DIA në hetim, ku sipas tij ata ishin përfshirë.

    “E kam ditur dhe denoncuar gjithmonë që Ilir Meta ndjek dhe përgjon jetën time private në çdo kohë.
    E kam ditur dhe faktin e ekzistencës së një videoje intime, foto të së cilës kanë dalë sot në disa media.
    Më kanë bërë rreth 5 vjet shantazh për publikimin e saj.

    Por siç e keni parë, unë nuk jam tërhequr nga denoncimet e mia publike për korrupsionin e Ilir Metës apo çdo qeveritari tjetër.
    Pas 5 vjetësh, sot vendosën ti bëjnë publike këto foto, në ditën e tyre më të keqe përpara shqiptarëve e ndërkombëtarëve.
    Sapo të hapen hetimet do dëshmoj të gjitha ato që unë di në lidhje me skandalin e CEZ dhe miliona euro të përvetësuara në mënyrë të jashtëligjshme nga njerëzit e Metës”, deklaronte në atë kohë zoti Prifti.

    Por në një reagim të vetë LSI, kjo forcë politike ku vetë Dritan Prifti kishte aderuar edhe në pozicionet më të larta qeverisëse, mohoi të ishte ajo përgjuesja filmike e tij.
    Madje shkoi edhe më tej, duke deklaruar se Dritan Prifti kishte me dhjetëra orë përgjime të personave me të cilën bashkëpunonte, të cilët më pas i shantazhonte nëpërmjet përgjimeve të paligjshme filmike.

    “LSI nuk merret me jetën private të askujt.
    Jemi te çuditur që zotëria akuzon LSI për përgjime!
    I vetmi person që përgjonte në LSI u përjashtua për shantazh para pesë vitesh.
    Opinioni publik ka mësuar prej vetë Priftit, se si ai ka filmuar veten e tij me shumë njerëz si bashkëpunëtore, vartës, gazetarë, biznesmenë, politikanë e të afërm të tyre në zyrë, në shtëpinë e tij dhe ambiente të tjera.
    Ishte vetë Prifti, që pranoi jo vetëm publikisht, por edhe në prokurori e gjykatë, se kishte filmuar në shtëpinë e tij vartësin e tij zëvendësministër për qëllime shantazhi e korrupsioni.

    Me të njëjtin moral ai filmoi në mënyrë perverse edhe drejtoreshën më të rëndësishme të ministrisë së Ekonomisë për ta mbajtur në shantazh nëpërmjet seksit për korrupsion.
    Nuk është as problemi e as përgjegjësia e LSI që zotëria ndan me publikun kënaqësitë e tij perverse për seks, shantazh e korrupsion.
    LSI nuk mban asnjë përgjegjësi për dhjetëra orë filmime të Priftit, të cilat ai nuk mban mend se ku i ka shpërndarë”, thuhet në reagimin e LSI në atë kohë.

    Dritan Prifti u nda nga jeta në vitin 2017, ndërkohë që për shumë kohë qarkulluan zëra, se shumë video të tjera të regjistruara prej tij për politikanë të ndryshëm por edhe për afera seksuale, mbetën thjesht në kuadrin e legjendave të pakonfirmuara.

    Ndërkohë që më herët në vitin 2012, Spartak Braho, ish-deputet i LSI-së, ishte shfaqur në studion e emisionit ‘Opinion’ në Tv Klan, ku publikoi një videopërgjim të gjatë 20 minuta, që sipas tij implikonte, ish-ministrin e Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Priftin në afera korruptive bashkë me një tjetër zyrtar.

    “Janë 187 orë filmime. Unë kam detyrim ligjor që t’i çoj pranë organeve gjykatëse. Si mund të mos i çoj ku aty përmenden emra që janë pjesë e strukturave të shtetit. Z.Prifti si prodhues, një pjesë të tyre i ka përdorur dhe i ka dorëzuar, një pjesë i ka ruajtur. Një pjesë janë dhe në dorën time. Këto nuk janë video që janë prodhuar nga unë. Në vendin dhe kohën e duhur do të bëhen publike. Jemi akoma në studim”, deklaronte Spartak Braho.

    Por këto video filmike, të prezumuara nga Spartak Braho, nuk u bënë kurrë publike.
    Dritan Prifti u nda nga jeta në vitin 2017, ndërkohë që për shumë kohë qarkulluan zëra, se shumë video të tjera të regjistruara prej tij për politikanë të ndryshëm por edhe për afera seksuale, mbetën thjesht në kuadrin e legjendave të pakonfirmuara.

    Ose të paktën ai dhe kundërshtarët e tij politikë, i posedonin në të vërtetë këto filmike, por gjithmonë i mbajtën si armë, për ti përdorur sa kohë dikush do guxonte të shkelte vijën e kuqe.

    Por të ashtuquajturat afera seksuale me përgjime kompromentuese, nuk duket se i përkasin vetëm një kahu politik.

    Ylli Pango ishte ministër Kulture, kur në vitin 2009, ra pre e një investigimi të bërë nga emisioni ‘Fiks Fare’ në Top Channel.
    Ai dha menjëherë dorëheqjen nga posti i tij, pas skandalit, si edhe u tërhoq nga politika, duke nisur një betejë ligjore me televizionin që publikoi videopërgjimin.

    Ish-ministri u kap në filmime duke i kërkuar favore seksuale një vajze që ishte e interesuar të fillonte punë në një nga drejtoritë e Ministrisë së Kulturës, që ai drejtonte.

    Vetë ish-ministri Ylli Pango, karriera politike e të cilit u shkatërrua pa kthim pas skandalit, publikoi më pas një libër.
    Në një intervistë të tij, rreth këtij libri, që flet pikërisht për skandalin që i trazoi jetën në kuptimin 360 gradë, ai vazhdoi të insistojë se gjithçka ishte një provokim i stisur për të dëmtuar reputacionin e tij.

    “Ju mund ta shikoni edhe dhe në youtube, në kasetat origjinale. Aty duket si më ndjek nga pas dhe më rikujton njohjen e vjetër.
    Më pas këtë rol vazhdoi ta luajë edhe në shtëpi se ishte duke regjistruar poshtërsisht. A e kuptoni se i dhashë akses një njeriu të njohur? Dhe prandaj u zgjodh e tillë, se kishin dështuar tentativat e tjera. Prandaj u fut kjo në lojë që po dështonte disa herë, siç mund ta shihni dhe në youtube”, deklaronte Pango.

    Por ish-ministri Ylli Pango, siç shikohet edhe nga rastet e tjera të publikuara, por edhe ato të papublikuara, por që dikur miqtë të kthyer më pas në armiq, kanë menduar t’i mbajnë nëpër
    sirtare, si armë beteje, asesi nuk pranon që ishte edhe gabimi i tij.
    Në fakt politika nuk pranon kurrë që përpara miklimit të pushtetit është treguar shpesh e dobët.
    Dhe që në një luftë politike, dobësia më e madhe është të mos i rezistosh tundimit që të ofron pushtetit.
    Që jo pak nuk ia kanë dalë.

  • Regjisori i Titanikut: Iu thashë! Nëndetësja turistike po ikte drejt …

    Regjisori i Titanikut: Iu thashë! Nëndetësja turistike po ikte drejt …

    Nëndetësja Titan, e cila u zhduk më 18 Qershor, besohet të ketë shpërthyer dhe si pasojë e kësaj operatori i anijes, OceanGate, tha më 22 Qershor se të pesë pasagjerët në bordin e nëndetëses besohet se kanë vdekur, sipas operatorit të anijes, OceanGate.

    Në një intervistë për transmetuesin britanik BBC, Cameron tha se disa persona brenda komunitetit të zhytësve i kishin shkruar një letër OceanGate duke thënë se besonin, sipas fjalëve të Cameronit, se kompania “po shkonte drejt katastrofës”.

    Cameron sugjeroi gjithashtu se kishte një “ironi të tmerrshme” në humbjen e Titanit dhe ekuipazhit të tij, duke e krahasuar atë me humbjen e vetë Titanikut në vitin 1912.

    “Tani kemi një tjetër rrënim që bazohet për fat të keq në të njëjtat parime të mosdëgjimit të paralajmërimeve”, tha ai. “OceanGate ishte paralajmëruar”.

    Ai tha se nga kompania ishin larguar nga puna shumë, por ai nuk specifikoi pse. Cameron nuk është i pari që ka ngritur shqetësime lidhur me aktivitetet e kompanisë turistike OceanGate./5pyetjet.al

  • Tërmeti godet Greqinë, epiqendra dhe magnituda

    Tërmeti godet Greqinë, epiqendra dhe magnituda

    Një tërmet me magnitudë 4.1 Rihter ka goditur Greqinë këtë të premte, 23 qershor.

    Lëkundjet sizmike ndodhën rreth orës 11:00.

    Sipas Institutit Gjeodinamik Mesdhetar epiqendra e tërmetit është regjistruar 27 kilometra në perëndim të Prevezës.

    Thellësia e tërmetit ishte 2 kilometra./albeu.com/

  • Moti merr kthesën e papritur/ Shtrëngatat e fuqishme nisen drejt Ballkanit, ja çfarë pritet të ndodhë sot

    Moti merr kthesën e papritur/ Shtrëngatat e fuqishme nisen drejt Ballkanit, ja çfarë pritet të ndodhë sot

    Stuhi jashtëzakonisht të fuqishme kanë goditur dje dhe mbrëmë shumë pjesë të Evropes, ndërsa sistemet e stuhive po lëvizin në drejtim të lindjes duke përfshirë edhe Ballkanin.

    Temperaturat shënuan rritje të ndjeshme në Ballkan këto ditë dhe tani kemi ardhjen e një sistemi frontal i pasur me ajër të ftohtë dhe jo-stabil.

    Kontakti mes këtyre masave ajrore do të shkaktojë destabilizim të atmosferës dhe përkeqësim dramatik të motit.

    Sot shtrëngata të fuqishme dhe shira të rrëmbyeshëm do të fillojnë në Slloveni, pastaj do të zhvendosen shumë shpejtë në Kroaci dhe Hungari.

    Pak më vonë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi veçanërisht në Vojvodinë dhe nga Vojvodina e Hungaria do të kalojnë në Rumani ku do të dobësohen gradualisht.

    Pra ishte kjo rruga kryesore e stuhive më të fuqishme që priten sot.

    Në territoret tona sot shumë nxehtë, ndërsa pasdite priten disa zhvillime që mund të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe këto zhvillime do të konsiderohen si zhvillime para-frontale, ngase fronti i ftohtë në territoret tona arrin të shtunën duke kushtëzuar destabilizim të fuqishëm të motit, por nuk priten stuhi shumë të forta sikur në Evropë dhe Ballkanin verior, megjithatë këtë front asesi nuk duhet të nënvlerësohet.

  • U përplas me anësoren e rrugës, ndërron jetë në vend 39-vjeçari shqiptar (Emri)

    U përplas me anësoren e rrugës, ndërron jetë në vend 39-vjeçari shqiptar (Emri)

    Një 39- vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasi është përfshirë në një aksident në zonën e Breshias.

    Ngjarja ndodhi rreth orës një të natës midis të enjtes dhe të premtes, ku Cangoja humbi kontrollin e mjetit të tij e më pas u përplas me anësoren.

    Për fat të keq goditja ishte fatale, aq sa ai humbi jetën në vend.

    Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shqiptarin Mirjan. C, 39 vjeç.

    Ishin kalimtarët e rastit ata që dhanë alarmin për aksidentin. Policia dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes, por për fat të keq ndërroi jetë.

    Cangoja është viktima e tretë biçiklist i një aksidenti në provincën, sipas mediave italiane. Pak ditë më parë ndërroi jetë edhe shqiptari Iralt Merdita, i cili vdiq po ashtu në aksident rrugor.

  • Nga Italia drejt Vlorës me not/ Eva Buzo përfundon në spital, mjeku: Erdhi me dridhje, në momente e para…

    Nga Italia drejt Vlorës me not/ Eva Buzo përfundon në spital, mjeku: Erdhi me dridhje, në momente e para…

    Avokatja shqiptare që jeton në Australi Eva Buzo është shtruar në spitalin e Vlorës për shkak të problemeve shëndetësore që e detyruan të ndërpresë sfidën e nisur prej mëngjesit të djeshëm.

    Ajo është vendosur në terapi intensive menjëherë, teksa sipas mjekëve ka hipotermi për shkak të qëndrimit në ujë.

    Lidhur me këtë ngjarje ka folur për mediat mjeku i cili ka vizituar sot atleten Eva Buzo e cila ndërpreu sfidën e saj për kalimin me not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës.

    Mjeku ka thënë se ajo është në gjendje stabël, por e lodhur. Mjeku siguroi se treguesit janë normal duke nisur nga tensioni, dhe pulsi dhe do të duhen disa orë që ajo të rimarrë veten.

    “Ka gjysmë orë që ka ardhur nga deti, është në gjendje stabël, është koshiente, pak e lodhur, me pak ethe. Por treguesit janë normal, tensioni dhe pulsi.

    Erdhi me dridhje nga të ftohtit dhe nga lodhja si dhe nga humbja e lëngjeve.

    Duhet një periudhë 4 orë të marr veten. Po e mbajmë me kompresa. Në momentet e para artikulonte por nuk donim ta lodhnim. Ishte gjendje lodhje”– ka thene ai.

  • Kujdes nga kurthet për siguracionet/ Dy turistet suedeze ‘fundosin’ 20-vjeçarin shqiptar në Greqi. I riu përfundon në burg

    Kujdes nga kurthet për siguracionet/ Dy turistet suedeze ‘fundosin’ 20-vjeçarin shqiptar në Greqi. I riu përfundon në burg

    Një i ri shqiptar është arrestuar në Greqi nën akuzën e përdhunimit, pas denoncimit të dy turisteve suedeze.

    Mediat greke shkruajnë se 20-vjeçari shqiptar është takuar me dy turistet suedeze në plazhin e Agios Isidoros dhe ka përfituar nga fakti që kanë qenë të dehura.

    Të nesërmen në mëngjes të rejat kanë denoncuar shqiptarin për përdhunim.

    Aktualisht i riu shqiptar ndodhet në paraburgim në pritje të kontrollit mjekësor në rast se denoncueset janë abuzuar seksualisht apo jo.

    Nga ana tjetër akuzat janë mohuar nga 20-vjeçari.

    Duhet nënvizuar fakti se mjaft turiste perëndimore inskenoijnë kurthe të tilla për të përfituar shuma të mëdha parash nga siguracionet. Raste të tilla kanë ndodhur edhe në Shqipëri.

  • Vjen deklarata zyrtare për pesë personat në bordin e nëndetëses “Titan”

    Vjen deklarata zyrtare për pesë personat në bordin e nëndetëses “Titan”

    Të pestë personat që ishin në bordin e nëndetëses së zhdukur ‘Titan’ besohet se kanë vdekur.

    Kjo u bë e ditur nga policia, por dhe nga kompania që dërgoi anijen, raporton ‘Skynews’.

    “Besojmë se CEO ynë Stockton Rush, Shahzada Daëood dhe djali i tij Suleman Daëood, Hamish Harding dhe Paul-Henri Nargeolet, fatkeqësisht kanë humbur jetën” thuhet në një deklaratë të ‘OceanGate’.

    “Këta njerëz ishin eksplorues që kishin një pasion të thellë për të eksploruar dhe mbrojtur oqeanet e botës. Zemrat tona janë me këta pesë shpirtra dhe çdo anëtar të familjeve të tyre gjatë kësaj kohe tragjike. Ne pikëllojmë humbjen e jetës dhe gëzimin që ata sollën për të gjithë ata që njihnin.”

    Në një konferencë shtypi, Admirali John Mauger konfirmoi se është gjetur koni i nëndetëses së zhdukur, afërsisht 487 m (1600 këmbë) nga harku i Titanikut.

    Mauger shtoi: “Në emër të Rojës Bregdetare të SHBA dhe të gjithë komandës së unifikuar, unë u ofroj ngushëllimet më të thella familjeve. Unë vetëm mund ta imagjinoj se si ka qenë kjo për ta dhe shpresoj që ky zbulim të sigurojë pak ngushëllim gjatë kësaj kohe të vështirë.”

    Kompania që kishte në pronësi nëndetësen e humbur i ka shpallur të vdekur pesë pjesëtarët e ekuipazhit të “Titan”. OceanGate në një deklaratë për mediat ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura në këtë tragjedi.

    Deklarata e plotë e OceanGate

    CEO ynë Stockton Rush, Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman Dawood, Hamish Harding dhe Paul-Henri Nargeolet, fatkeqësisht kanë humbur jetën. Këta njerëz ishin eksplorues të vërtetë që kishin një dëshirë një dhe një pasion të thellë për të eksploruar dhe mbrojtur oqeanet e botës. Zemrat tona janë me të ndjerët dhe çdo pjesëtar të familjeve të tyre gjatë kësaj kohe tragjike. Ne do të kujtojmë me pikëllim dhe gëzim atë çka ata sollën për të gjithë publikun.

    Kjo është një kohë jashtëzakonisht e trishtuar për punonjësit tanë të përkushtuar, të cilët janë të rraskapitur dhe të pikëlluar thellë për këtë humbje. E gjithë familja OceanGate është thellësisht mirënjohëse për burrat dhe gratë e panumërta nga organizata të shumta të komunitetit ndërkombëtar që kanë punuar kaq shumë në këtë mision. Ne e vlerësojmë angazhimin e tyre të palodhur për ditë dhe netë me radhë për të gjetur këta pesë eksplorues. Kjo është një kohë shumë e trishtuar për të gjithë komunitetin e eksploruesve dhe për secilin nga anëtarët e familjes së atyre që humbën në det.

  • Horoskopi për ditën e nesërme, ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

    Horoskopi për ditën e nesërme, ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

    Dashi

    Do bashkëpunoni mjaft e mate qe keni ne krah sot dhe se bashku do vendosni për gjithçka. Disa do mendojnë t’i çojnë gjerat me tej drejt një lidhjeje me serioze. Beqaret do jene serish te mërzitur sepse nuk do e gjejnë atë qe po kërkojnë. Ne planin financiar do përballeni me pasojat e pamaturisë suaj te dikurshme. Situata do jete goxha e vështirë, prandaj kujdes!

    Demi

    Tensioni dhe debatet e zjarrta do jene ne rend te ditës se sotme për çiftet. Do e merrni për keq çdo kritike qe do iu beje partneri dhe nuk do e kuptoni se ai e bën gjithçka për te mirën tuaj. Beqaret do kalojnë një dite te qete dhe me shume pak takime. Sektori i financave do ketë ndryshime te mëdha. Do merrni një shume te madhe parash nga dikush dhe situata do stabilizohet.

    Binjaket

    Do tregoheni shume te kuptueshëm me partnerin tuaj sot dhe do ia falni ndonjë gabim te vogël. Me e rëndësishmja nga te gjitha është dashuria qe ai ndjen për ju sepse gabime te gjithë bëjmë. Beqaret do njihen me persona te rinj dhe mjaft interesante. Mos i lini këto mundësi t’iu ikin nga duart. Ne planin financiar duhet te shmangni operacionet e mëdha. Nuk është ende koha.

    Gaforrja

    Me shume sesa për një dite pasionante dhe emocionuese do preferoni një dite te qete dhe me diskutime te gjata. Do i shprehni atij qe keni ne krah dëshirën e madhe për te krijuar një familje. Beqaret nuk duhet ta humbasin optimizmin edhe nëse nuk e gjejnë atë qe po kërkojnë. Gjithçka ndodh për një arsye. Klima ne planin financiar do jete e ngrohte dhe pa re.

    Luani

    Ambienti ne çift do jete shume i qete gjate kësaj dite. Do i përmbushni te gjitha detyrimet qe keni ndaj partnerit dhe do ndiheni me se miri ne krahët e tij. Beqaret nuk do dëshirojnë aspak te nisin aventura apo flirte dhe do mbeten serish vetëm. Ne planin financiar, ekuilibri do jete i mbrojtur, por kjo nuk do te thotë qe te shpenzoni sa te doni. Mbani gjithmonë një lloj kufiri.

    Virgjeresha

    Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një dite shume te qete dhe pa asnjë veçanti. Me ne fund beqaret do e kuptojnë se çfarë duan ne te vërtetë. Nuk do mendojnë me për aventura te shkurtra, por do mundohen te bëjnë çmos për te gjetur personin ideal. Ne planin financiar do keni fat dhe do arrini ta përmirësoni buxhetin. Mund te kryeni edhe investimet e menduara prej kohesh.

    Peshorja

    Dita e sotme do jete e qete dhe pa asnjë problem. Mirëqenia dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjate gjithë kohës. Edhe ata qe kane pasur zënka do i sqarojnë sa hap e mbyll sytë. Beqaret nuk do e kenë mendjen te krijojnë një lidhje, por nuk do i rezistojnë dot sharmit te një personi qe do iu kaloje pranë. Buxhetin duhet ta menaxhoni me më shume kujdes dhe maturi.

    Akrepi

    Qëndrueshmëria dhe sensualiteti do mbizotërojë gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Çdo gjë do shkoje me se miri dhe do ndiheni me fat qe keni dike si partneri ne krah. Shprehjani atij këtë. Beqareve do iu rrahe zemra me fort se me pare fale një takimi impresionues. Te ardhurat nuk do jete shume te mëdha, megjithatë fale maturisë do ruani stabilitetin.

    Shigjetari

    Do jeni te gatshëm te bëni lëshime ne jetën tuaj ne çift sot dhe marrëdhënia me partnerin do jete me e mire. Disa do marrin edhe disa vendime radikale. Beqaret do shkëlqejnë dhe do e kenë te thjeshte ta gjejnë dashurinë. Ne planin financiar do përballeni me probleme te mëdha, por disa te afërm do iu ndihmojnë mjaft te dilni sa me shpejt nga tuneli ku jeni futur.

    Bricjapi

    Do keni shume dëshirë te dilni e te argëtoheni me partnerin tuaj sot, por ai nuk do jete shume ne qejf. Kujdes, kjo nuk është një arsye qe ju ta tradhtoni. Beqaret do bëjnë për vete shume persona, por vetëm njeri prej tyre do jete me i përshtatshmi. Financat do përmirësohen mjaft. As vete nuk e kishit menduar se gjithçka mund te ndodhte kaq shpejt.

    Ujori

    Venusi do jete mjaft i favorshëm sot për jetën sentimentale te çifteve. Ai do iu nxite te tregoheni me tolerante dhe te kuptueshëm. Beqaret nga ana tjetër do jene gjithë kohës ne kërkim, por nuk do kenë fat as sot. As aventurat nuk do jene te privilegjuara. Financat do kenë përmirësime fale një shume te ardhurash qe do fitoni nga ndenje lotari.

    Peshqit

    Do jeni me te disponueshem për atë qe keni ne krah sot dhe do ia plotësoni te gjitha dëshirat. Janë pikërisht planetët ata qe do krijojnë një atmosfere stimuluese. Beqaret do joshin pa pushim dhe do arrijnë te bëjnë për vete një person interesant. Situata financiar do filloje te stabilizohet dalëngadalë, por ju duhet te tregoheni me te duruar.

  • Shpërthen analisti i njohur: Bëhet fjalë për abuzimin më të madh financiar në historinë e Shqipërisë, do të jetë fatkeqësi e madhe nëse Arben Ahmetaj do të hetohet vetëm për…

    Shpërthen analisti i njohur: Bëhet fjalë për abuzimin më të madh financiar në historinë e Shqipërisë, do të jetë fatkeqësi e madhe nëse Arben Ahmetaj do të hetohet vetëm për…

    Neritan Sejamini ka folur për aferën e inceneratorëve, duke e konsideruar si abuzimin më të madh financiar në historinë e Shqipërisë.

    I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, analisti deklaroi se dosja e inceneratorëve nuk po hetohet në thelbin e saj, por po fragmentarizohet për t’u mbyllur me akuza të vogla, pa e zbardhur aferën.

    Sejamini shtoi se do të jetë një fatkeqësi nëse Arben Ahmetaj hetohet vetëm për qëndrimin në hotele me paratë e Klodian Zotos dhe jo për rolin e tij të mundshëm në aferën e inceneratorëve.

    Kujtojmë se ish zv.kryeministri është thirrur ditën e sotme në SPAK për t’u pyetur nga prokurorët për një sërë çështjesh, mes tyre edhe për inceneratorët.

    Pjesë nga biseda në studio:

    Neritan Sejamini: Kur kemi folur për inceneratorët, kemi folur që një grua çon një copë letër dhe brenda tre vjetësh ka monopolin e gjithë plehrave të Shqipërisë, pa ndërtuar inceneratorë. Megjithëse janë në hetim, inceneratori i Tiranës edhe pse i pandërtuar vazhdon merr para. Unë nuk e di, si po shpjegohen këto fakte. Po hetohet se si ka mundësi, që ky person nga hiçi ka marrë me urgjencë me bashkëpunimin e të gjithë insitucioneve këto kontrata? Si ka mundësi që vazhdon dhe merr para?
    Fatkeqësia do të ishte që zoti Ahmetaj të hetohet për hotelet. Nëse flasim për inceneratorët, prokurorët duhet të shpjegojnë si u morën vendimet brenda 2-3 ditësh për ti dhënë inceneratorët kësaj? Interesi i publikut nuk është thjesht të dënohet Ahmetaj apo Dako, por të zbardhet korrupsioni. A po ndihmohet zbardhja e kësaj skeme? Nuk besoj.

    Eugen Beci: Hetimi bëhet për të vërtetuar faktin penale, se ku është shkelur ligji dhe më pas ti vëmë emrin se kush e ka shkelur. Deri sot që ne flasim, jo vetëm që nuk është qartësuar fakti penal apo çfarë ka ndodhur me inceneratorët, por gjykata kërkon saktësimin e faktit penal. Në hetim duhet të nxirrej a janë të sakta kontratat, si janë bërë mbledhjet dhe VKM-të, pastaj kur të përcaktohen shkeljet u vihet emri se kush e ka bërë.

    Neritan Sejamini: Zbardhet skema, përveçse bëhet drejtësi, administrate kupton se ku gaboi. Kam frikë se prokuroria dhe qeveria po e fragmentojnë këtë çështje, me akuza të lehta, për t?i ikur thelbit. Bëhet fjalë për një nga abuzimet më të mëdha financiare në historinë e Shqipërisë.