Author: editor

  • Skena si në filma, ja si arritën tre shqiptarë “t’ja mbathin” nga qelitë e burgut

    Skena si në filma, ja si arritën tre shqiptarë “t’ja mbathin” nga qelitë e burgut

    Tre shqiptarë janë arratisur nga qelitë e paraburgimit në zonën e Medinit në Greqi mesnatën e djeshme.

    Sipas medieve greke, njëri prej tyre, 35 vjeç është arrestuar ndërsa vijojnë kërkimet për dy bashkatdhetarët e tjerë.

    Dy prej shqiptarëve akuzoheshin për drogë dhe tjetri për vrasje.

    Sipas policisë, tre të arratisurit kanë prerë parmakët e qendrës së paraburgimit, që ndodhet në anën e pasme të katit të dytë të pallatit dhe janë zbritur me çarçafë.

    Së bashku me tre shqiptarët ka tentuar të arratiset edhe një gjeorgjian, por është vënë re nga policia dhe është ndaluar.

    Ata ndodheshin në qelitë e paraburgimit, në pritje të masës së sigurisë nga Gjykata.

  • Shpërthen zjarr në burgun e grave, raportohet për 41 viktima

    Shpërthen zjarr në burgun e grave, raportohet për 41 viktima

    Një trazirë që ka shpërthyer në burgun e grave në Honduras, ka shkaktuar 41 viktima.

    Sipas BBC News, sherri ka nisur si një përleshje mes bandave, pas së cilës njëra nga bandat ka djegur një qeli të burgut. Zyrtarët kanë deklaruar se zjarri i rënë në qeli ka shkaktuar pjesën më të madhe të viktimave, por disa prej të burgosurave u qëlluan për vdekje.

    Zëvendësministrja e Sigurisë e vendit, Julissa Villanueva, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka premtuar se do të godasë dhunën. Ajo autorizoi gjithashtu ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve, policisë dhe ushtrisë.

    “Humbja e jetëve njerëzore nuk do të tolerohet,” tha Zv/ministrja e Sigurisë, Villanueva.

    Mes të burgosurve ka edhe të lënduar, të cilët janë dërguar për ndihmë më të specializuar në spital.

    Mbetet e paqartë nëse të gjithë të vrarët ishin të burgosur të burgut apo edhe punonjës të sigurisë. Në këtë burg, vuajnë dënimin rreth 900 persona.

    Hondurasi është i njohur për korrupsionin dhe dhunën e bandave, të cilat kanë depërtuar dhe në institucionet qeveritare. Ky vend është po ashtu një rrugë kryesore tranziti për kokainën që vjen nga Amerika e Jugut dhe SHBA.

    Po ashtu, Hondurasi ka një histori trazirash vdekjeprurëse në burgje, të cilat shpesh lidhen me krimin e organizuar

  • Kuqezinjtë vulosin fitoren, sigurojnë 3 pikëshin kundër Ishujve Faroe

    Kuqezinjtë vulosin fitoren, sigurojnë 3 pikëshin kundër Ishujve Faroe

    Ka përfunduar edhe përballja e tretë për kualifikueset e Euro 2024 mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe.

    Ndeshje e cila i dhuroj kombëtares një 3 pikësh të rëndësishëm me rezultatin 3-1. Kuqezinjtë patën një performance të mrekullueshme mbrëmjen e sotme pasi që në sekondat e para Shqipëria gjeti portën gol i cili nuk u llogarit pasi ishte offsite.

    https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2023/06/obAVQ-1.mp4?_=1

    shte minuta e 20 kur Asani arriti të gjente saktë portën.

    Ishte Seferi i cili pasoi për Bajramin ku më pas ai dha një asis të mirë për Asanin. Ky i fundit nuk gaboi dhe dërgoi në avantazh Shqipërinë.

    https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2023/06/kj6oy-2.mp4?_=2

    Cikalleshi humbi një mundësi të artë për të dyfishuar rezultatin pasi nuk ishte i saktë me gjuajtjen saktë të një 11 metërshi. Portieri kundërshtar i kuptoi krahun dhe bëri një pritje të saktë duke i mohuar Shqipërisë një festë të dytë.

    https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2023/06/5m2Ng.mp4?_=3

    Ndërsa pjesa e dytë ishte në favor të Shqipërisë pasi në minutën e 51 Shqipëria gjeti avantazhin me një super gol të Asllanit.

    Me një goditje në distancë Asllani gjeti pjesën e brendshme të traversës i cili përfundoi brenda portës duke mos i lejuar asnjë reagim portierit kundërshtar.

  • Trupi i emigrantes u gjet i dekompozuar në Greqi, del sot para gjykatës autori i dyshuar i vrasjes, lëvizjet që e “tradhtuan”

    Trupi i emigrantes u gjet i dekompozuar në Greqi, del sot para gjykatës autori i dyshuar i vrasjes, lëvizjet që e “tradhtuan”

    Sot, 21 qershor, del para Gjykatës 32-vjeçari nga Bangladeshi, i cili akuzohet për vrasjen e 27-vjeçares në ishullin e Ko në Greqi. Autoritetet greke po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes misterioze të polakes fatkeqe.

    Mesazhet që e ndjera shkëmbeu me të dashurin e saj pak para se të zhdukej, analizat e ADN-së në shtëpinë e 32-vjeçarit nga Bangaldeshi tregojnë se ai është autori kryesor i vrasjes së 27-vjeçares, Anastazia.

    32-vjeçari është regjistruar nga kamerat e sigurisë në Marmari duke u larguar nga një supermarket pranë shtëpisë së tij me viktimën, ndërsa në një video tjetër shihet duke tërhequr para nga një bankomat dhe duke kërkuar informacion për bileta avioni.

    Sakaq ka dyshime se autori nuk ka vepruar vetëm dhe se dikush e ka ndihmuar për të transferuar trupin e pajetë të Anastazias, i cili u gjet në një zonë të shkretë në gjendje të dekompozuar, i mbështjellë me qese dhe i mbuluar me degë e barishte.

    Në lidhje me ngjarjen policia mori në pyetje disa herë të dashurin e 27-vjeçares, gjithashtu nga Polonia. Por deri më tani nuk ka asnjë fakt që të dëshmojë përfshirjen e tij në krim, ndonëse dyshohet se e dinte se ku ndodhej partnerja e tij dhe nuk shkoi ta ndihmonte.

    rotothema.gr shkruan se , 27-vjeçarja, e cila ka shkuar në shtëpinë e 32-vjeçarit nga Bangladeshi në orën 20.40 të së hënës mbrëma, dyshohet se një orë e njëzet minuta më vonë ka kontaktuar me partnerin e saj, duke e informuar për vendndodhjen e saj. 27-vjeçarja dyshohet se i tha partnerit të saj polak se nuk ndihej rehat në shtëpinë e 32-vjeçarit pasi mendonte se ishte në rrezik dhe në fakt vajza e vrarë dyshohet se ka kërkuar ndihmën e të dashurit, për ta marrë nga shtëpia e 32-vjeçarit nga Bangladeshi.

    Informacionet që ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht thonë se pavarësisht apelit të dëshpëruar të 27-vjeçares, partneri i saj polak nuk është mobilizuar menjëherë edhe pse të dy kanë komunikuar me mesazhe.

    “Nuk e njihnim 32-vjeçarin nga Bangladeshi”, thotë partneri i Anastazias 28-vjeçari duke folur për protothema.gr pohoi se as ai dhe as Anastazia nuk e njihnin 32-vjeçarin e arrestuar.

    “ Nuk e njohim njeriun nga Bangladeshi që është arrestua. Ai nuk ishte as shok e as koleg nga puna e saj”, tha ai, ndërsa nuk e fshehu trishtimin për përfundimin tragjik të kërkimit për 27-vjeçarin.

    “Jam në gjendje shumë të keqe psikologjike. Së bashku me mamanë e Anastazias bëmë gjithçka për ta gjetur dhe kishim një shpresë që ajo të ishte gjallë” , tha ai.
    Nëna dhe partneri i Anastazias nisen për në Poloni

    Policia i ka dhënë leje nënës 27-vjeçares dhe partnerit të saj për t’u larguar nga ishulli Ko, por i ka kërkuar që të qëndrojnë në dispozicion kur t’iu kërkohet nga policia. Rasti ka ngjallur interes të madh në Poloni, me ambasadën e vendit që dërgoi një përkthyes në ishull për të mësuar nga afër se çfarë po ndodh në procesin para-hetues./albeu.com/

  • 120 të arrestuar për tregtimin e kriptomonedhave!

    120 të arrestuar për tregtimin e kriptomonedhave!

    Policia turke ka goditur një sërë individësh që dyshohet se janë përfshirë në tregtimin e kriptomonedhave, njoftoi në Twitter ministri i ri i Brendshëm i vendit, Ali Yerlikaya.

    Sipas Yerlikaya, u ekzaminuan më shumë se 4000 llogari bankare dhe u gjetën gjithsej 1.2 miliardë lira turke (51 milionë dollarë amerikanë) të transferuara ndërmjet këtyre llogarive.

    Ministri tha se 120 të dyshuar u arrestuan në operacionin e njëkohshëm që përfshin 37 provinca, duke shtuar se qeveria do të vazhdojë të luftojë krimet kibernetike në mënyrë të vendosur.

  • Kontrolle në kampin e MEK, specialistja e IT shokon me deklaratën e frikshme: Nëse janë kryer sulme kibernetike ndaj këtij shteti, Shqipëria nuk është e sigurtë

    Kontrolle në kampin e MEK, specialistja e IT shokon me deklaratën e frikshme: Nëse janë kryer sulme kibernetike ndaj këtij shteti, Shqipëria nuk është e sigurtë

    Ekspertja e IT, Esmeralda Kazia komentoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania deklaratën e grupit të hakerave iranianë “Homeland Justice”. Këta të fundit reaguan përmes një postimi në Telegram, pas tensioneve që u krijuan me policinë, e cila zhvilloi kontrolle brenda kampit të muxhahedinëve.

    “Keni ftuar djallin në shtëpi, tani po korrni frytet e punës suaj,” – shkruajnë ata bashkangjitur një lajmi ku MEK pretendon për një të vrarë nga sulmet e policisë, ndërsa kjo e fundit ka bërë me dije se diçka e tillë nuk është e vërtetë.

    “Në sigurinë kibernetike asnjëherë nuk mund të jemi 100% të sigurt sepse lufta që bëhet sot është lufta e të dhënave. Lufta për marrjen e të dhënave dhe shkatërrimin e tyre janë dy luftëra që nuk mund të fitohen asnjëherë 100%, por ne thjesht duhet të marrim masa për të ulur numrin e viktimave. Padyshim mund të themi se nga kampi ku janë strehuar muxhahedinët mund të jenë kryer sulme kibernetike kundrejt vendeve të tjera, nuk jemi të sigurt nëse janë kryer dhe kundrejt Iranit. Mendoj që reagimet nga SPAK apo policia janë nisur me indicie të sigurta,” – u shpreh Kazia.

  • Temperatura deri në 35 gradë dhe reshje shiu, ja si pritet të jetë moti sot

    Temperatura deri në 35 gradë dhe reshje shiu, ja si pritet të jetë moti sot

    Moti për ditën e sotme pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të thata dhe të nxehta.

    Sipas parashikimit nga SHMU, priten kthjellime gjatë ditë por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta.

    Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi 6-8m/s.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore 15 deri 30°C
    në zonat e ulëta 17 deri 35 °C
    në zonat bregdetare 20 deri 32°C

  • “Po mundohem të përshtas në këtë ‘luftë’ edhe mamin”- Moderatori prek me fjalët, tregon si po e përjeton humbjen e babait nga sëmundja e rëndë: Ikja e tij….

    “Po mundohem të përshtas në këtë ‘luftë’ edhe mamin”- Moderatori prek me fjalët, tregon si po e përjeton humbjen e babait nga sëmundja e rëndë: Ikja e tij….

    Moderatori Ronaldo Sharka ka reaguar me një mesazh prekës në lidhje me humbjen e të atit, i cili ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë disa muaj më parë.

    Përmes një postimi në ‘Instagram’, Ronaldo ka treguar eksperiencën e tij, pas humbjes së të atit ku ka theksuar se ai po përpiqet të jetojë me kujtimin e babait, dhe se po përpiqet ta përshtasë në këtë ‘luftë’ dhe nënën e tij.

    “Shpirti i tyre është kudo me ne. Unë e ndjej. Mësohem te jetoj me ikjen ama te jetoj me kujtimet e bukura. Kjo është lufta ime e përditshme prei disa muajsh me të cilën mundohem te përshtat ne këtë lufte edhe mamin.

    Kur dikush largohet, veç trupi i tij nuk është afër ama nëse i kërkon ato përgjigjen në mënyrën më të butë dhe të shenjtë të mundshme”, ka shkruar ai.

  • Treni del nga shinat, dy të vdekur dhe 30 të plagosur

    Treni del nga shinat, dy të vdekur dhe 30 të plagosur

    Një aksident hekurudhor ka ndodhur në Tunizi, ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur 30 të tjerë.

    Mediat e huaja shkruajnë se një tren që po udhëtonte midis qytetit bregdetar tunizian Sfax dhe kryeqytetit Tunizi doli nga shinat ku si pasojë humbën jetën 2 persona.

    Dalja nga shinat vrau drejtuesin dhe ndihmësin e tij. Dhjetëra pasagjerë u plagosën, disa të rëndë dhe të tjerë me lëndime më të lehta.

  • TRAGJEDI E MADHE! 21-vjeçari përplas për vdekje me makinë motrën dhe dy fëmijët e saj

    TRAGJEDI E MADHE! 21-vjeçari përplas për vdekje me makinë motrën dhe dy fëmijët e saj

    Një krim i rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një burrë ka përplasur për vdekje me makinë motrën e tij, së bashku me fëmijët e saj.

    Ngjarja ka ndodhur në veri të Nju Jorkut, ku Dalia Klink, 24 vjeç, vajza e saj 6-vjeçare dhe fëmija tjetër 17-vjeçar mbetën të vrarë.

    Sipas mediave, makina “Ford Focus” me të cilin po udhëtonin u përplas kokë më kokë me automjetin e drejtuar nga Evan Klink, 21 vjeç.

    Hetuesit janë ende duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë ka ndodhur, por sipas dëshmitarëve, 21-vjeçari u zhvendos papritur në korsinë e kundërt të trafikut.

    Mbetet e paqartë nëse devijimi ishte i qëllimshëm apo jo.

    Policia po përpiqet gjithashtu të përcaktojë shpejtësinë me të cilën udhëtonte Evan Klink.