Author: editor

  • Nga kush doli videoskandali i Gjicit? Gazetari i njohur zbërthen detajet e bujshme dhe zbulon se çfarë ndodhi 3 ditë para publikimit

    Nga kush doli videoskandali i Gjicit? Gazetari i njohur zbërthen detajet e bujshme dhe zbulon se çfarë ndodhi 3 ditë para publikimit

    Gazetari Armand Bajrami komentoi në emisionin Now në Euronews Albania informacionin se videoskandali ish-kryebashkiakut të Kukësit mund të ketë qarkulluar në grupet e policisë para publikimit.

    Ai tha se është detyra e SPAK për të vërtetuar këtë gjë,

    ndërsa shtoi se ka informacione se ekzistenca e video dihej 3 “Kam informacione që në rrjete të ngushta dihej tre ditë para publikimit të videos ekzistenca e saj,

    ndaj ka dyshime rreth ekzistencës së personave të tretë pas vajzës që mund ta kenë shfrytëzuar videon për shantazh”, tha gazetari.ditë para publikimit të saj.

  • Sherr mes 6 vëllezërve në një dyqan lulesh në Krujë, plagosen dy pronarët

    Sherr mes 6 vëllezërve në një dyqan lulesh në Krujë, plagosen dy pronarët

    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Krujë.

    Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në një dyqan lulesh të dy vëllezërve me iniciale D.Gjoka dhe K.Gjoka.

    Këta shtetas janë konfliktuar me sende të forta me 4 vëllezërit Roland Rryçi, Besmir Rryçi, Blenard Rryçi dhe Ahmet Rryçi të cilët janë vëllezër.

    Këta të fundit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe janë larguar.

    Nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosur dy vëllezërit me iniciale D.Gjoka dhe K.Gjoka.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 19.06.2023, rreth orës 19:55, në një dyqan lulesh në pronësi të shtetasve D. Gj., dhe K. Gj., (vëllezër), ka ndodhur një konflikt me sende të forta mes këtyre shtetasve dhe shtetasve R. Rr., B. Rr., B. Rr., dhe A. Rr., (vëllezër), të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, e më pas janë larguar.

    Si pasojë (nga përdorimi i sendeve të forta) janë dëmtuar shtetasit D. Gj., dhe K. Gj. Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit

  • Video skandali “Gjici”, eksperti Softa: S’janë pamjet origjinale, materiali i regjistruar nga një celular, të hetohet lidhja mes dy protagonistëve

    Video skandali “Gjici”, eksperti Softa: S’janë pamjet origjinale, materiali i regjistruar nga një celular, të hetohet lidhja mes dy protagonistëve

    Fatjon Softa, ekspert i sigurisë ka komentuar skandalin seksual që përfshiu ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, ku ky i fundit u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij. Gjatë një prononcimi për mediat dje, Softa theksoi se pamjet që u publikuan nuk ishin origjinalet, por të filmuara nga një celular. Mes të tjerash Softa tha se duhet të hetohet lidhja e dy protagonistëve, Gjicit dhe vajzës. Po ashtu Softa tha se duhet të kontrollohen kamerat e Bashkisë së Kukësit, serveri i të cilave u sekuestrua sot me urdhër të SPAK. “Skandali ka marrë vëmendje të jashtëzakonshme. E gjithë video e copëtuar është bërë meme. Kësaj video i është dhënë ngjyra politike, korrupsioni, shpërdorimi apo fenomen që po ndodh në këtë vend. Ashtu siç u transmetua pa filtra, tregoi se theu të gjitha normat e mundshme të moralit. Mund të kishte dhe minimizime të videot. Është transmetuar nga një celular. Një celular filmon mbi një laptop dhe mbi një monitor, nuk është video origjinale. Videot origjinale vijnë përmes regjistrimeve. Një mënyrë që vijnë është skeda e memories, apo një kartë sim që bën transmetimin. Ky rast, telefoni filmon mbi një monitor, tregon se ka dashur që të shpërndaje këtë video. Ai është një regjistrim statik. Celulari lëviz dorën dhe të jep përshtypje sikur është kamera. Mund të shihte momenti i parë, ku duken konturet e një monitori dhe më pas jepen disa lëvizje. Kamera është statitike, e fshehur. Kemi dëgjuar njerëz të ndryshëm që bëjnë aludime për tipin e kamerës. Kamerat e fshehta kanë një rezolucion të caktuar. Këndi i marrjes vjen nga 60-8- gradë. Nëse keni videon e plotë, dëgjohen dhe biseda, zëra për të treguar jo thjesht ngjarjen, por nëse ka pasur dhe biseda të tjera në interes të hetimit”, deklaroi ai. Po ashtu, Softa theksoi se nuk e beson variantin që Gjici apo dhe zonja në fjalë filmojnë veten. “Nuk është rasti i parë. Kur skandalet plasin në nivelin e një kryetari bashkie kaq të famshëm, përbën një superlajm. Këtu kemi vepër penale. Duhet të gjenden lidhjet mes dy personave, nëse janë lidhje intime apo marrëdhënie të tjera. Pajisjet që kanë qenë të qëllimshme apo ia kanë futur të tjerë, këto duhet t ë shihen nga kamerat e bashkisë. Këto kamera mbajnë një memorie rreth 30 ditë, në bashkinë e Kukësit. Duhet të hetohen këta dy persona se pse bëhen bashkë (Gjici dhe zonja). Bashkë i ka bërë një orar zyrtar. Duhen parë mirë dhe personi tjetër që është pjesë e videos, se me çfarë merret. A është gazetare investigimi apo është viktimë? Këto janë disa elemente që përbëjnë hetimin. Nuk besoj se kryebashkiaku filmon veten, apo dhe vajza, që të turpërojë veten. Ose ka rënë në dorë të dikujt aksidentalisht kjo video”, nënvizoi Softa.

  • Projektligji i legalizimit/ Nuk është kanabisi, ekonomisti i njohur zbulon se cili produkt ‘made in albania’ pasuron më shumë shqiptarët

    Projektligji i legalizimit/ Nuk është kanabisi, ekonomisti i njohur zbulon se cili produkt ‘made in albania’ pasuron më shumë shqiptarët

    Eksperti i ekonomisë, Pano Sako, në një analizë për “Top Story” tha se ne nuk do të kemi fitime të mëdha nëse eksportojmë kanabis pasi është treg i vogël dhe vendet e ndryshme e prodhojnë vetë.

    Sako sugjeroi që të kemi më shumë eksport të domateve pasi sipas tij tregu është më i madh dhe fitimet mund të jenë më të mëdha.

    “Kemi eksportuesin e madh me 48 tonë nga Kanadaja, një tjetër është Holanda, Gjermania, është Anglia, Australia. Tregu që ne po futemi është shumë i vogël, natyrisht që ka një dinamikë rritje goxha të madhe”, tha Sako.

    Grida Duma: Në raport global është i vogël, por në raport për Shqipërinë shumë të vogël mund të jetë një treg i madh.

    “Nëse ne nga tregu i domateve që është 167 miliardë dollarë, sot që flasim, ne kemi marrë vetëm 1 milion dollarë nuk është sepse ky treg është i vogël dhe ne nuk kemi marrë dot shumë, problemi është se kapaciteti jonë për t’u futur në tregje të tilla është kaq sa është”, tha eksperti.

    Grida Duma: Kjo Shqipëri që paska dështuar te domatet dhe patatet, është një nga tre vendet në BE që pranon kriptomonedhën, a ka një tendencë për të aprovuar tregjet e reja, pasi ashtu siç the edhe ti domatja ka dështuar?

    “Pse dështojmë tek domatja? Sepse ne nuk subvencionojmë. Ne kemi subvencionet më të ulëta në Europë, për sa i përket produkteve bujqësore. Nuk është se domatja jonë është e keqe, është shumë e mirë domatja jonë por nuk jep qeveria para”, u shpreh ai.

    Sako tha se Shqipëria do ta ketë të vështirë për t’u futur në tregun e kanabisit, pasi sipas tij nuk na “lejnë vend” vendet për ta importuar sepse të gjitha e importojnë vetë.

  • “Rri edhe pak e do ta shohësh”, Klodiana Lala tregon si hyri kamera e skandalit në zyrën e Gjicit: Ishte një stilolaps…

    “Rri edhe pak e do ta shohësh”, Klodiana Lala tregon si hyri kamera e skandalit në zyrën e Gjicit: Ishte një stilolaps…

    Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje të reja nga hetimet që Prokuoria e Posaçme po kryen për skandalin seksual të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

    Ajo ka treguar se Gjici nuk lejonte prej kohësh njeri që të futej në zyrën e tij me celularë.

    Lala ka thënë në emisionin “Open” se ditën që gruaja ka regjistruar këtë video, i janë mbajtur shumë sende personale jashtë, ndërsa nga katër kamera që ka pasur me vete, ka mundur të ‘shpëtojë’ vetëm një stilolaps kamera, të vendosur tek cepi i çantës.

    Gazetarja tregoi gjithashtu se në një mbledhje të bërë pak kohë më parë, një prej këshilltarëve i ka thënë Gjicit: Qëndro edhe pak në zyrë, sepse do ta shohësh se çfarë do të ndodhë.

    “Vajzës i janë mbajtur shumë gjëra jashtë para se të futej në zyrë, i janë mbajtur celularë… Kohët e fundit Gjici nuk lejonte që të futej asnjë me celularë. Vajza ka pasur katër kamera dhe ka shpëtuar vetëm një kamera që ka qenë e vendosur, një stilolaps në cepin e çantës, sipas SPAK. Pyetja që shtrohet është që e ka bërë për qëllime personale apo ka një futur nga pas?

    Kësaj pyetje duhet t’i japë përgjigje SPAK. Nga informacionet që kam, sipas hetimeve të SPAK, në një mbledhje të fundit në Bashkinë e Kukësit, një nga këshilltarët i ka thënë Gjicit: Qëndro edhe pak ditë në zyrën e bashkisë se do ta shohësh çfarë do të ndodhë’, tha Lala.

  • Nuk është vetëm Gjici! Ja si gruaja në video-skandal fundos dhe një tjetër zyrtar të lartë të bashkisë Kukës (Video)

    Nuk është vetëm Gjici! Ja si gruaja në video-skandal fundos dhe një tjetër zyrtar të lartë të bashkisë Kukës (Video)

    Në emisionin Now në Euronews Albania u publikua videoja e plotë e skandalit në zyrën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

    Videoja e publikuar nga gazetari Artan Hoxha tregon gruan e videoskandalit të ish-kryebashkikut të Kukësit, e cila disa minuta pas momenteve intime, bisedon me këtë të fundit për një tender lidhur me sterilizimin e qenve të rrugës.

    Pasi shtetasja Alma K. i prezanton projektin, për të cilin kërkon fondet e bashkisë, Safet Gjici ia delegon kompetencat e bisedës me vajzën zëvendësit të tij Granit Gjana të cilin e thërret në zyrë.Alma K: Lidhim një kontratë me bashkinë dhe bëjmë një preventivin, sa qen për 6 muaj ose 1 vit. Kostoja për 1 qen në muaj shkon në 60 mijë lekët të vjetra.Granit Gjana: Sa është kostoja, se duhet ta kalojmë në këshill? Më jep një numër dhe një draft marrëveshje.

    Alma K: (Prezantohet si Alma Tafa) Ky është projekti jonë. Para dy vjetësh bëmë një projekt me bashkinë e Librazhdit, shkoi mirë. Tani s’e di sa do e keni të mundur ju.Granit Gjana: Do shikojmë sa janë edhe mundësitë financiare…

  • Apeli i gazetarit: Boll i futët çunat në burg për 4 gram kanabis. Burgjet janë plot!

    Apeli i gazetarit: Boll i futët çunat në burg për 4 gram kanabis. Burgjet janë plot!

    Gazetari Sokol Bregu ka apeluar për lirimin e të rinjve të cilët çdo ditë e më shumë arrestohen për kanabis, edhe për gramë të papërfillshme.

    Në Top Story për legalizimin e kanabisit mjekësor në Shqipëri, Bregu tha se kjo nuk do të rregullojë ‘plagën’ e drogës në Shqipëri.

    “Nëse ky projektligj do të shtonte që përdorimi i kanabisit në Shqipëri të rritej në Bashkimin Europian siç do rritet. E di si i kemi mbushur burgjet, për 4 gramë i mbushën burgjet me djem të ri. Do të marrë kanabis, le ta marrim. Rrisim dhe gramët dhe mos i çojmë në burg nëse do e liberalizojmë deri në këtë pikë.Nëse ne mund të jemi në një vend si Holanda, se s’po gjejmë dot një mënyrë ekonomike për tu rritur. Kjo nuk do e rregulloj gjithë këtë plagë që ne kemi me drogë”-tha Bregu.

    “Po bëj avokatin e palës tjetër. Po shtim, por Shqipëria kaq do përdorë, se kush do ta gjejë e gjen kanabisin, në gjimnaz, ku të duash ti. Unë personalisht sa herë hyj në pallat erën e kanabisit e kam mësuar nga garazhi poshtë. Kjo ndodh rëndom në gjithë Tiranën. Thonë pse mos ta taksojmë, tani bëjmë edhe një cikël ekonomik me këtë të dukshëm.”-tha Grida Duma.

    “Cili është problemi i kanabisit tani që mbillet në mënyrë të jashtëligjshmi. E mbjell krimi dhe fiton dhe bëhet më i fortë. Cila është garancia që ne marrin se janë 200 hektarë. I gjithë ky është për eksport, kështu thuhet në projektligj nuk është për Shqipërinë. Ky nuk rregullon asgjë në Shqipëri, prap atë hashash do pinë ata, dhe që për mendimin tim vjen nga lumi i Vlorës dhe është më i miri, nuk ka kontaminim.”-tha Bregu.

  • Luizi rikthehet në Shqipëri, Kiara e surprizon në aeroport

    Luizi rikthehet në Shqipëri, Kiara e surprizon në aeroport

    Luizi prej disa ditësh ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mbajti një tur koncertesh për shqiptarët që jetojnë atje. Mirëpo sot këngëtari është rikthyer më në fund në vendin e tij dhe e para që e ka pritur në aeroport ka qenë partnerja, Kiara.

    Në rrjet po qarkullon një foto ku Luizi shihet në aeroport duke puthur e përqafuar Kiarën pas kaq ditëve larg njëri-tjetrit.

    Ndërkohë Luizi postoi një video në InstaStory ku njoftoi të gjithë se ka ardhur në “shtëpinë të ëmblën shtëpi”.

  • “U dëbua pasi kërkohej për grabitje me armë në Shqipëri”- ‘Daily Mail’: 46-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli me dokument britanik, regjistron dhe biznesin me emrin e vërtetë

    “U dëbua pasi kërkohej për grabitje me armë në Shqipëri”- ‘Daily Mail’: 46-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli me dokument britanik, regjistron dhe biznesin me emrin e vërtetë

    Një shqiptar i dënuar për grabitje me armë në Shqipëri u kthye në vend pasi përdori një emër të rremë për të marrë pasaportën e Mbretërisë së Bashkuar, por tani është kthyer në Britani sërish.

    Asim Murati, 46 vjeç, u përfshi në pritën e një minibusi në Shqipëri përpara se të ikte në Mbretërinë e Bashkuar, ku u dha një mbiemër tjetër rojeve kufitare dhe pretendoi se ishte një refugjat kosovar. Ai fitoi nënshtetësinë me identitetin e rremës dhe kishte tre vajza, pavarësisht se ishte dënuar në mungesë në vendlindje.

    Autoritetet më në fund e kapën dhe e deportuan Muratin për të vuajtur dënimin e tij 11-vjeçar në 2009 në Shqipëri. Por ai u lirua pas vetëm gjashtë vitesh dhe u kthye në Britani ku duket se thjesht rinovoi pasaportën e vjetër britanike”, shkruan Daily Mail.

    Daily Mail ka vërtetuar se Murati ka udhëtuar në të kaluarën duke përdorur dokumentin mashtrues, i cili nuk u anulua kur u deportua.

    Megjithatë, mësohet se Home Office tashmë i ka hequr pasaportën. Murati ka nisur një kundërshtim ligjor ndaj vendimit. Murati gjithashtu regjistroi një biznes me emrin e tij të rremë dhe kohët e fundit e transferoi atë në emrin e tij të vërtetë. Ai duket se jeton në një pronë gjysmë të shkëputur në Northampton me vlerë më shumë se 350,000 £ me dy nga vajzat e tij. Mail u përball me të në shtëpinë e tij, ku ai fillimisht u përpoq të mohonte se ishte dëbuar përpara se t’i kërkonte gazetarit tonë të largohej. I pyetur se si u kthye në MB, ai tha: ‘Kjo është e gabuar, mik. E ke kuptuar gabim.’ Ai fajësoi për dënimin e tij ‘politikën shqiptare’ përpara se të pretendonte në mënyrë të rreme se zgjodhi të kthehej në shtëpi, duke thënë: ‘Nuk e kam kryer dënimin sepse nuk jam fajtor’. Por dokumentet e gjykatës shqiptare tregojnë se ai u dëbua më 16 janar 2009 dhe u burgos deri në lirimin e tij më 13 janar 2015.

    Nuk është e qartë nëse Murati u kthye legalisht në Britaninë e Madhe pasi kreu dënimin në Shqipëri. Ai refuzoi të përgjigjet. Deputeti lokal i konservatorëve, Andrea Leadsom tha: “Jam jashtëzakonisht i shqetësuar për këtë. Unë pres që Zyra e Brendshme ta shqyrtojë atë si një çështje urgjente.’ Në nëntor 1997, Murati dhe katër shqiptarë të tjerë i zunë pritë një minibusi, ku njëri qëlloi me automatik për të ndaluar shoferin përpara se të hipnin dhe të grabisnin të gjithë brenda. Për të u lëshua një urdhër arresti, por ai u arratis dhe u dënua në mungesë 12 muaj pas krimit.

  • “Kështu nëpër zyra me këtë në dorë…”, momenti kur Gjici dyshon se po filmohet, si arriti vajza t’i bëjë “bisht” pyetjes (VIDEO)

    “Kështu nëpër zyra me këtë në dorë…”, momenti kur Gjici dyshon se po filmohet, si arriti vajza t’i bëjë “bisht” pyetjes (VIDEO)

    Seksskandali i ndodhur në zyrat e Bashkisë së Kukësit, tashmë i ka kaluar përmasat e erotizmit, pasi po trajtohet edhe një çëshjt tjetër, ajo e korrupsionit.

    SPAK ka sekuestruar serverat dhe kamerat e Bashkisë së Kukësit për të mësuar më shumë detaje rreth marrdhënies mes Safet Gjicit, dhe vajzës në video të identifikuar si Alma K.

    Fillimisht pas publikimit të videos ditën e premte u aludua vetëm për një marrdhënie intime mes Gjicit dhe Alma K, pasi vetë kryebashkiaku i Kukësit sqaroi në një postim në Facebook ndërsa lajmëronte dorëheqjen se kishte disa kohë që kishte marrdhënie intime me personin tjetër të shfaqur në filmime.

    Por ditën e sotme u pubiku video e plotë, e cila tregonte se Alma K i ofronte seks në këmbim të një tenderi për strehimin e qenve.

    Ndërkohë një tjetër diskutim që u trajtua në çdo media dhe hapësirë të opinionit publik ishte se kush e futi kameran, dhe çfarë interesash kishte.

    Nga ajo që mësuam është se Safet Gjici kishte urdhëruar personelin që të mos lejonte askënd të hynte në zyrë me pajisje elektronike, duke përfshirë telefonët dhe gjithçka tjetër.

    Ndërkohë që Alma K dyshohet se arriti të fusë një kamera brenda në zyrën e Gjicit të vendosur në një çantë.

    Siç edhe dëgjohet në video në një moment vetë Gjici dyshon tek gruaja ku i thotë: “kështu nëpër zyra me këtë (çantë) në dorë…”.

    Por qetsohet pasi Alma K i thotë se telefonat i ka lënë në makinë.

    Kujtojmë se ishte pikërisht çanta e cila “fundosi” Gjicin. Aktualisht Gjici është nën hetim nga SPAK.