Author: editor

  • Ky është i riu që goditi me telefon Bebe Rexhën në koncert

    Ky është i riu që goditi me telefon Bebe Rexhën në koncert

    Është arrestuar i riu që akuzohet se i hodhi celularin Bebe Rexhës gjatë performancës së saj në New York City.

    Nicolas Malvagna nga Manalapan, New Jersey, u arrestua dhe u akuzua për sulm pasi goditi këngëtaren shqiptare e cila mori 3 qepje në vetull.

    Malvagna, 27 vjeç, u identifikua shpejt dhe u akuzua për sulm të rëndë. 27-vjeçari është në paraburgim policor dhe pret një seancë dëgjimore për marrëveshje të hënën pasdite.

    Rexha, e cila po performonte në Nju Jork si pjesë e turneut të saj “Best F’n Night of My Life”, u dërgua me urgjencë në spital pasi u godit në fytyrë nga një telefon celular.

    Pas mjekimit në spital, këngëtarja postoi dy fotografi në Instagram duke treguar plagën në vetull dhe mbishkrimin: “Jam mirë”.

  • Dita nis me diell, ja si paraqiten temperaturat për ditën e sotme

    Dita nis me diell, ja si paraqiten temperaturat për ditën e sotme

    Si pasojë e masave ajrore me origjinë afrikane, territori shqiptar, paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta. Orët e pasdites sjellin kalime vranësirash të lehta në territor, disi më të dukshme në zonat Veriore dhe Verilindore. Nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të vijojë Shqipëria deri mëngjesin pas-ardhës.

    Temperaturat e ajrit rriten lehtë si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

  • Skandali s*ksual i Gjicit, gazetari Artan Hoxha tregon detajet e pabesueshme: Ja si Alma jua hodhi gjithë stafit të Bashkisë Kukës

    Skandali s*ksual i Gjicit, gazetari Artan Hoxha tregon detajet e pabesueshme: Ja si Alma jua hodhi gjithë stafit të Bashkisë Kukës

    Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje të reja nga skandali seksual i ish-kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici.

    Ai u shpreh se videoja intime që ka dalë publikisht është bërë nga vetë vajza me një pajisje që është futur në zyrë nga ajo.

    Video është bërë nga vajza, me një pajisje që është futur në zyrë nga vajza. Vajza ka filmuar takimin. Sa herë kemi pasur ne raste… Po nuk filmuan vetë veten ata si do i gjejmë ne? Ata videot mban mend që bëhej lufta e videove të nxehta të politikanëve? Po vetë i kishin filmuar ata.

    Nuk ke mundësi që të hysh atje. Aq më tepër që në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit stafi ishte shumë diskret. Nuk lejonte askënd që të hynte brenda me çanta, me dosje, me mjete të dyshimta”, u shpreh Hoxha

    Gazetari theksoi se vajza për të qenë e besueshme ka lënë celularët në makinë. Sipas tij, ajo mund ta ketë fshehur kamerën e sigurisë në një termus që e ka pasur në çantë.Vajza për të qenë korrekte dhe e besueshme i ka lënë celularët e vet në makinë. Ajo ka pasur me vete një çantë dhe ato që zakonisht mbajnë femrat më të domosdoshme për çështje higjiene.

    Një shishe ujë dhe një termus dyshoj unë se unë nuk e kam parë akoma. Unë dyshoj që ka qenë një termus sepse shikoj që herë pas here vajza shkon te çanta edhe për të kontrolluar a po filmon. Por ka justifikim gjithmonë.

    Shkon dhe merr diçka që duhet të jenë letra të lagura që i mbajnë rëndomë në setin e tyre të përditshëm femrat.

    Madje në një moment ish-kryetari i Bashkisë ia thotë, ku vete me këtë çantë ti nëpër zyrat e bashkisë. Ia thotë. Është në video”, u shpreh Hoxha./tvklan.al

  • “Gjici nuk linte njeri me telefon në zyrë. Gruaja kishte 4 kamera, por…”, gazetarja ‘plas’ b*mbën: ‘Rri dhe pak ditë në zyrë, se…’

    “Gjici nuk linte njeri me telefon në zyrë. Gruaja kishte 4 kamera, por…”, gazetarja ‘plas’ b*mbën: ‘Rri dhe pak ditë në zyrë, se…’

    Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të tjera nga hetimi i SPAK për videon seksuale të Safet Gjicit.

    Në “Open” ajo tha se prej kohësh Gjici nuk lejonte njeri të futej në zyrë me celularë. Sipas saj ditën që gruaja në ka regjistruar këtë video, i janë mbajtur shumë sende personale jashtë,

    ndërsa nga katër kamera që ka pasur me vete, ka mundur të ‘shpëtojë’ vetëm një stilolaps kamera, të vendosur tek cepi i çantës. Po ashtu Lala tha se në një mbledhje të bërë pak kohë më parë,një prej këshilltarëve i ka thënë Gjicit: Qëndro edhe pak në zyrë, sepse do ta shohësh se çfarë do të ndodhë.

    “Vajzës i janë mbajtur shumë gjëra jashtë para se të futej në zyrë, i janë mbajtur celularë… Kohët e fundit Gjici nuk lejonte që të futej asnjë me celularë.

    Vajza ka pasur katër kamera dhe ka shpëtuar vetëm një kamera që ka qenë e vendosur, një stilolaps në cepin e çantës, sipas SPAK.

    Pyetja që shtrohet është që e ka bërë për qëllime personale apo ka një tutor nga pas?

    Kësaj pyetje duhet t’i japë përgjigje SPAK. Nga informacionet që kam, sipas hetimeve të SPAK, në një mbledhje të fundit në Bashkinë e Kukësit,

    një nga këshilltarët i ka thënë Gjicit: Qëndro edhe pak ditë në zyrën e bashkisë se do ta shohësh çfarë do të ndodhë’, tha Lala

  • Parashikimi i horoskopit 20 qershor, çfarë kanë rezervuar yjet për ju

    Parashikimi i horoskopit 20 qershor, çfarë kanë rezervuar yjet për ju

    Dashi
    Ndërsa të gjithë duket se po ngadalësohen, ju në të vërtetë po shpejtoni. Të tjerët janë të hutuar dhe të ngatërruar, ndërsa gjithçka është mjaft e qartë dhe e lehtë në mendjen tuaj. Ju jeni aty ku duhet të jeni. Lëvizni drejt qëllimeve tuaja me shpejtësi dhe besim.

    Demi
    Mos e teproni me çdo detaj të vogël që kalon në rrugën tuaj. Sapo të filloni këtë trend, nuk do të mund të ndaleni. Do të përfundoni duke humbur shumë kohë. T’i kushtosh vëmendje detajeve është e rëndësishme, por fiksimi pas tyre është i dëmshëm.

    Binjaket
    Ju ndiheni vetëm në një farë mënyre. Ndoshta rrethanat ju kërkojnë të punoni vetë. Duke qenë personi social dhe i largët që jeni, kjo mënyrë funksionimi nuk funksionon saktësisht për ju. Sot gjithçka është për të mirën tuaj.

    Gaforrja
    Energjitë planetare ju inkurajojnë të përqendroheni më pak në përpjekjen për të tërhequr një person të caktuar duke theksuar pamjen tuaj të mirë dhe figurën tuaj perfekte. Nëse jeni duke kërkuar për dashuri, atëherë ushqeni mendjen tuaj dhe shoqëroheni virtualisht.

    Luani
    Njerëzit po bëjnë një përpjekje shtesë për t’ju kontaktuar, dhe ju duhet të bëni të njëjtën gjë. Në shumë mënyra, ju po përpiqeni për pavarësi, kur me të vërtetë duhet të synoni të jeni të ndërvarur. Keni nevojë për njerëz të tjerë. Pranojeni këtë të vërtetë dhe punoni drejt këtij qëllimi.

    Virgjeresha
    Ekziston një element i misterit që thjesht nuk mund ta kapni. Harta që po shikoni nuk ka asnjë ngjashmëri me peizazhin që keni përballë. Nuk është koha për të ecur përpara. Kjo është një kohë për t’u përmbajtur dhe për të treguar kujdes.

    Peshorja
    Shkoni në punë! Koha për lojë ka mbaruar. Kjo është koha për të tokëzuar veten dhe për t’u kujdesur për detajet e projekteve tuaja krijuese. Përpiquni tani. Nuk është koha për të qenë dembelë. Një qëndrim ëndërrimtar ka të ngjarë t’ju futë në telashe.

    Akrepi
    Qartësia vjen kur je në gjendje të bazosh veten dhe të mendosh në një mënyrë racionale dhe praktike. Stabiliteti do të jetë emri i lojës, kështu që nëse mund të përqafoni vetëm këtë koncept, do të jeni në harmoni të përsosur me të gjithë dhe me gjithçka.

    Shigjetari
    Një grua në pushtet ka një rëndësi të madhe për ju sot. Kjo grua mund të jetë një grua bashkëpunëtore ose punëdhënëse. Ndoshta ajo është dikush jashtë vendit tuaj të punës. Sido që të jetë, ju duhet ta dëgjoni dhe respektoni atë. Ajo ka këshilla të rëndësishme për t’ju dhënë.

    Bricjapi
    Konfigurimi i sotëm planetar nënkupton që ju keni një shans për të provuar teoritë tuaja për atë person shumë tërheqës. Çelësi për të bërë zgjedhjen e duhur qëndron në aftësitë tuaja të bisedës me disa fjalë të zgjedhura mirë.

    Ujori
    Kjo është një kohë e mirë për të zgjeruar rrethin tuaj shoqëror dhe për t’u përpjekur të lidheni me ata që mund të kenë disa ide të reja për të ndarë me ju. Bisedat inteligjente janë mënyra për të bërë përparim të shpejtë dhe të sigurt.

    Peshqit
    Energjitë aktuale planetare ndihmojnë në ndërtimin e një ure midis jush dhe dikujt të veçantë. Ju mund të mos keni pasur shumë mundësi për të folur dhe ndoshta keni admiruar njëri-tjetrin nga distanca. Megjithatë, sot mund të merrni më shumë nga sa kishit menduar.

  • Skandali s*ksual i Gjicit, gazetari Artan Hoxha tregon detajet e pabesueshme: Ja si Alma jua hodhi gjithë stafit të Bashkisë Kukës

    Skandali s*ksual i Gjicit, gazetari Artan Hoxha tregon detajet e pabesueshme: Ja si Alma jua hodhi gjithë stafit të Bashkisë Kukës

    Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje të reja nga skandali seksual i ish-kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici.

    Ai u shpreh se videoja intime që ka dalë publikisht është bërë nga vetë vajza me një pajisje që është futur në zyrë nga ajo.

    Video është bërë nga vajza, me një pajisje që është futur në zyrë nga vajza. Vajza ka filmuar takimin. Sa herë kemi pasur ne raste… Po nuk filmuan vetë veten ata si do i gjejmë ne?

    Ata videot mban mend që bëhej lufta e videove të nxehta të politikanëve? Po vetë i kishin filmuar ata.

    Nuk ke mundësi që të hysh atje. Aq më tepër që në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit stafi ishte shumë diskret. Nuk lejonte askënd që të hynte brenda me çanta, me dosje, me mjete të dyshimta”, u shpreh Hoxha

    Gazetari theksoi se vajza për të qenë e besueshme ka lënë celularët në makinë. Sipas tij, ajo mund ta ketë fshehur kamerën e sigurisë në një termus që e ka pasur në çantë.

    “Vajza për të qenë korrekte dhe e besueshme i ka lënë celularët e vet në makinë. Ajo ka pasur me vete një çantë dhe ato që zakonisht mbajnë femrat më të domosdoshme për çështje higjiene.

    Një shishe ujë dhe një termus dyshoj unë se unë nuk e kam parë akoma. Unë dyshoj që ka qenë një termus sepse shikoj që herë pas here vajza shkon te çanta edhe për të kontrolluar a po filmon. Por ka justifikim gjithmonë.

    Shkon dhe merr diçka që duhet të jenë letra të lagura që i mbajnë rëndomë në setin e tyre të përditshëm femrat.

    Madje në një moment ish-kryetari i Bashkisë ia thotë, ku vete me këtë çantë ti nëpër zyrat e bashkisë. Ia thotë. Është në video”, u shpreh Hoxha./tvklan.al

  • Rrëzohet në skenë teksa po këndonte, humb jetën reperi i njohur (Video)

    Rrëzohet në skenë teksa po këndonte, humb jetën reperi i njohur (Video)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku reperi amerikan Big Pokey ka humbur jetën teksa performonte në skenë.

    Pokey u rrëzua teksa ishte duke kënduar në një lokal në Beaumont, të shtunën mbrëma.

    Në një video që është shfaqur në rrjetet sociale, reperi shihet duke marrë frymë me vështirësi teksa këndon dhe disa sekonda më pas rrëzohet.

    Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe kryen CPR derisa reperi u transportua në një spital aty pranë.

    Mirëpo, siç njoftuan autoritetet e Hustonit, pak më vonë reperi dha frymën e fundit.

    Për momentin nuk dihet shkaku i vdekjes së reperit 45-vjeçar.

    Big Pokey, emri i vërtetë Milton Poëell, ishte i famshëm në skenën e repit të Houston duke filluar karrierën e tij në 1999 me albumin “The Hardest Pit in the Litter”.

    Rekordi i tij i fundit, në vitin 2021, titullohej “Sensei”.

  • Gazetari i njohur zbardh detaje të reja ndaj Safet Gjicit, ja për çfarë do i shpenzonte kryebashkiaku i Kukësit këtë shumë parash

    Gazetari i njohur zbardh detaje të reja ndaj Safet Gjicit, ja për çfarë do i shpenzonte kryebashkiaku i Kukësit këtë shumë parash

    Korrupsion më të madh s’ka. Vajza nuk vajti me projekt gati, Gjici i tha ta bëjmë ne”, kështu tha gazetari Ismet Drishti për “Now me Erla Mëhillin”, duke shpjeguar se pse video-kandali i publikuar i Safet Gjicit dëshmon se “korrupsioni është i kopsitur”.

    Ai tha Gjici i ka vënë në dispozicion të gjithë stafin e tij vajzës, e madje ka qenë i gatshëm të japë 60 mijë lekë për një qen, ndërkohë që për ndihmën sociale që është sa gjysma e kësaj shumë bëhet luftë e mezi e japin.

    “Sa i përket veprës penale, unë nuk jam penalist, nuk jam jurist kam punuar jam marrë pak me gazetari, por jam i vëmendshëm kur flasin dhe në momentin kur kryetari i bashkisë i vë në dispozicion të gjithë stafin dhe i thotë se do i bëjmë ne gjithë shkresat, për mua vepra penale është e kopsitur, se po ta dëgjoni Gjicin thotë i bëjmë ne këto”,- tha Ismet Drishti ndërsa shtëpi se pavarësisht kësaj dhimbjen më të madhe ia dha një tjetër moment, kur dëgjoi që për një qen do jepeshin 60 mijë lekë ndërsa ndihma ekonomike për person është 30 mijë lekë.

    “Para së gjithash ndjeva një dhimbje të tmerrshme, se ne jetojmë në Shqipëri e nuk mund të flasim vetëm nga ana ligjore kur dëgjoj që kërkohen 60 mijë lekë të vjetra në muaj për një qen. Ndihma sociale sot është 30 mijë lekë. E kuptoni se ku jetojmë?

    Me sa lehtësi jepen 60 mijë lekë për një qen e bëhet luftë për njerëz që marrin 30 mijë lekë ndihmë sociale. Unë mendoj se kjo është më e rëndësishme se çështjet teknike”,-u shpreh Drishti.

  • “Ti do qëndrosh edhe pak ditë kryetar bashkie!”, si u vu Gjici në alert para skandalit

    “Ti do qëndrosh edhe pak ditë kryetar bashkie!”, si u vu Gjici në alert para skandalit

    Gazetarët Artan Hoxha dhe Glidona Daci kanë deklaruar mbrëmjen e sotme në “Opinion” se ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ishte paralajmëruar më herët se nuk do të qëndronte gjatë në postin e tij.

    Ata thonë se në mbledhjen e 9 Qershorit të Këshillit Bashkiak të Kukësit, Gjici ka debatuar me një anëtar të Këshillit. Ky i fundit jo nga radhët e PS-së, e kishte paralajmëruar Gjicin se ditët e tij në bashki ishin të numëruara.

    Glidona Daci: Po ka pasur dijeni sepse një nga anëtarët e Këshillit Bashkiak në mbledhje i ka thënë “Ti do qëndrosh edhe pak ditë kryetar bashkie se do shikosh çfarë do të të bëj!” Dhe kjo gjë e ka vënë Safet Gjicin në alert dhe ka filluar të dyshojë. Ka lajmëruar dhe zyrtarë të tjerë

    Artan Hoxha: Janë konfliktuar me këtë anëtar të Këshillit, ka pasur debate të mëhershme, është i një partie tjetër. Shiko, kur Gjici ka shkuar në Kukës ky personi ka qenë i Partisë Socialiste dhe në momentin që Gjici e ka marrë Kukësin në administrim ai personi ka ikur.

    Ka patur debat dhe gjatë fushatës elektorale, por debati në mbledhjen e 9 Qershorit ka pasur debat se ky anëtari i Këshillit Bashkiak ka fituar mes 4 anëtarëve të këshillit për të qenë në Këshillin e Qarkut dhe zoti Gjici nuk e ka pranuar. Në gjaknxehtësi e sipër, kanë bërë debat verbal. Në Kukës flitej dhe para zgjedhjeve që kishte diçka./tvklan.al

  • “Me këtë në dorë…”, momenti kur Safet Gjici dyshoi, si i hodhi vajza “hi syve”

    “Me këtë në dorë…”, momenti kur Safet Gjici dyshoi, si i hodhi vajza “hi syve”

    Në emisionin Now në Euronews Albania u publikua videoja e plotë e skandalit në zyrën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

    Videoja e publikuar nga gazetari Artan Hoxha tregon gruan e videoskandalit të ish-kryebashkikut të Kukësit, e cila disa minuta pas momenteve intime, bisedon me këtë të fundit për një tender lidhur me sterilizimin e qenve të rrugës.

    Gazetari Armand Bajrami tha se vajza që shfaqet në videon seksuale të Gjicit kërkon të heqë çdo dyshim teksa i thotë disa herë se telefonin e ka lënë në makinë.

    “Kur ajo këmbëngul që telefonin e kam në makinë, të lutem ma shëno numrin, i heq palës tjetër çdo dyshim se ajo mund të ketë ndonjë përpjekje regjistrimi”, tha Bajrami.