Author: editor

  • “Fundi i muajit është shumë romantik”/ Si nis viti 2025 për secilën shenjë? Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit për janarin

    “Fundi i muajit është shumë romantik”/ Si nis viti 2025 për secilën shenjë? Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit për janarin

    Meri Gjini ka qenë për herë të parë për vitin 2025 në studion e “7pa5”, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka bërë parashikimin e Horoskopit për muajin Janar.

    Kanë nisur ndryshimet e para të 2025. Venusi te Peshqit që në datën 4 do bëjë të mundur që në pjesën emocionale të kemi mundësi për ëndrra dhe fillime të reja.

    Sot në mëngjes, Marsi do qëndrojë te Gaforrja dhe është më i ngrohtë dhe më i mirë. Kemi kohë për të nisur projekte shumë të mëdha.

    Mërkuri te Bricjapi nga data 8 gjen zgjidhje shumë më të sakta dhe prkatike për çështjet e familjes. Hena e plotë në datën 13, do të përforcojë ndikimin e muajit janar. Kjo Hënë jep mundësira, nëse kemi nevojë për nisje të reja që presim prej kohësh.

    Fundi i muajit është shumë romantik.

    Dashi

    Humori jo shumë i mirë ka ngjyrosur ditët e para të janarit. Ka nisur që për ndërrimin e viteve. Mund të jenë frikërat e tyre apo bilanci i vitit. Mosgjetja e formës në përshpejtimin e çështjeve të punës i jep këtë ndjesi jo të mirë. Kanë një lidhje duarsh, për të gjetur zgjidhje në profesion, të paktën deri në datën 14 janar. Prandaj duhet ta marri më shtruar pjesën e inicativave dhe ritmit në punë. Nisni që sot të përkushtoheni për fizikun tuaj. Merruni me aktivitete.

    Demi

    Marsi te Gaforrja u shkon shumë. Kujdes me diskutimet dhe tonacionet në familje deri në datën 8. Pas datës 8 do jeni shumë të saktë në gjykim. Venusi te Peshqit është në hyrje pozitive me diellin e tyre. Prandaj në gjysmën e dytë të janarit kanë munësi shumë të mirë për lëvizje ekonomike. Mund të gjejnë zgjidhje në shërbimin e lekut. Çfarë ka të bëjë në ndihmesë të zgjidhjes së ekonomisë suaj, vendoseni në agjendë nga data 12. Kanë ndjesinë që ka faktor të papritur prezent, siku do ndodh diçka. Por ruhuni nga lëvizjet e nxituara.

    Binjakët

    Është një muaj që do japi mundësinë të merren me çështje që i përkasin familjes ose me bashkëpuntorë që i kanë si familjar. Duhet të marrin shtruar problematikat që kanë me këto persona. Hëna e plotë e datës 13 nxjerr prioritet zgjidhje të çështjeve që i kanë shqetësuar prej kohësh. Zgjidhjet janë të sakta dhe japin rezultatin që presin. Stabiliteti në raportet personale ose në çift duhet t’i prisni në fund të muajit. Mos besoni çfarë dëgjoni dhe mos veproni në bazë të këtyre informacioneve.

    Gaforrja
    Do vjedhin protagonizmin nga Bricjapët, që kanë periudhën e tyre. Do kenë Hënën e plotë që ndikon nga data 10-20 janar. Duket sikur në kokën e tyre ka shumë gjëra që duhen korigjuar. Do dalin prioritete të tjera në agjendë. Ka takime dhe prurje të reja muaji. Në fazën e parë të muajit do ishte mirë ta merrni lehtshëm ritmin e ditës së sotme. Ka një tendencë që duan të vrapojnë dhe mezi presin të futen në ritëm. Pjesa e parë e vitit është shumë e rëndësishme për të mbyllur çështje që kanë mbetur të hapura nga viti i shkuar.

    Luani

    Diskutimet dhe zgjidhje të problematikave të rëndësishme duhet të shmangen në pjesën e parë të muajit. Pyesni 100 vetë dhe bëni siç dini vetë. Në gjysmën e parë të muaji do përcaktohet shija e vazhdimësisë. Ky mars në të kundërt do të nxjerri problematika ose do rikthejë në sipërfaqje situata të së kaluarës që nuk i kanë kapërcyer. Kjo javë ju lehtëson, keni një ritëm të shpejt dhe të mirë.

    Virgjëresha

    Marsi te Gaforrja ju shkon shumë, për mënyrën si do bashkëpunoni dhe si do zgjidhni çështje. Venusi përballë bën të mundur që të merrni vlerësim të mirë. Njohjet e reja do jenë pjesë e të përditshmes nga mesi i muajit dhe në vazhdim. Mos ngatërroni çështjet e ekonomisë me njerëzit që doni. Shija e javës përmirësohet ndjeshëm në fundjavë.

    Peshorja

    Impenjimi kryesor i tyre është profesoni. Por është pikërisht kjo çështje që duhet shmangur, pasi asgjë nuk do ju prishi terezinë. Vëmnedja dhe koha e tepërt duhet t’i dedikohet familjes. Me Venusin te Peshit i kanë të gjitha mundësit për tu ndjerë mirë dhe do sjellë njohje te reja. Me Hënën te Ujori ndërton raporte që duken momentale, por mund t’i rezistojnë kohës shumë mirë.

    Akrepi

    E kanë situatën totalisht në kontroll. Ekonomia do dominojë si ngjyrosje gjatë janarit. Këshilla e vetme për ju është që çfarë do lloj nisje apo arritje, t’i mbajnë për vete. Sidomos sot dhe nësër. Mos i ndani me të tjerët pa i përfunduar. Venusi te Peshqit do ju favorizojë në korigjime për veten tuaj dhe fizikun dhe gjithashtu në këmbimet ekonomike. Kujdes me komunikimin në familje.

    Shigjetari

    Mërkuri është te ata. Lëvizje të kujdesshme ose zgjateni pushimin sa të mundeni. Çështjet e punës, ujdira ose firma, mos u nxitoni. Tendenca për të rënë përballë mureve të tyre emocional mund t’i detyrojë të bëjnë gabime. Kjo ndjesi ndryshon të mërkurën. Me Mërkurin te Bricjapin do ndihen shumë më mirë dhe më të lehtësuar. Ka zgjidhje në çështje profesionale që kanë qenë të ngecura që nga fillimi i shtatorit. Venusi te Peshqit, kujdes me komunikimin pjesën e parë të muajit. Çështjet emocionale do marrin një formë shumë të bukur nga mesi i muajit dhe në vazhdim.

    Bricjapi

    Do duhet të presin më pak, pasi shkëlqimin e tyre e merr gaforrja, pjesën e parë të muajit. Ritmi dhe zhvillimet ndryshojnë nga data 8. Janari do jetë i rrjedhshëm dhe me një agjendë të ngarkuar edhe nëse nuk e keni në plan. Hëna e plotë të Gaforrja ju ndihmon shumë për të zjgidhur çështje të fëmijëve dhe çështje të profesionit. E mërkura, e enjtja dhe e premtja janë ditët e mira të kësaj jave.

    Ujori

    Hëna e Re në fundin e muajit, në datën 29 është te ujorët. Do bëjë që të shoqërohet me fillime të forta duke dhënë një shije të mirë 2025. Me ekoniminë kanë një ritëm të ngadaltë në pjesën e parë të muajit. Do gjejnë formën vetë në fund të muajit. Kujdes në ditët e para të janarit nga situatat virusale.

    Peshqit

    Me Venusin te vetja dhe Saturnin te vetja, nuk do i mungojë vëmendja. Do e gjejnë veten në ëndrra dhe pritshmëri të mëdha. Venusi nxjerr prioritet çështje që i përkasin shëndetit dhe erosit. Një pjesë e tyre do ëndërrojë për dashuri të mëdha. Por Peshqit emocionet e forta i presin në gjysmën e dytë të vitit 2025, prandaj mos nxitoni. Për zgjidhje që i përkasin trupit dhe familjes së tyre nga data 22 deri në 5 shkurt është peridha perfekte. Për çështjet ekonomisë koha e duhur për zgjidhje nis që nga e mërkura.

  • “Jam nën hetim për shtëpinë time”/ U paraqit në SPAK, Fatime Kryemadhi: Merren me një plakë, jo me ata që shesin copat e shtetit

    “Jam nën hetim për shtëpinë time”/ U paraqit në SPAK, Fatime Kryemadhi: Merren me një plakë, jo me ata që shesin copat e shtetit

    Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

    Në fjalën e saj për mediat, ajo u shpreh se nuk ka dhënë një deklaratë para prokurorëve të posaçëm, ndërsa shtoi se SPAK nuk merret me ata që vjedhin shtetin, por merren me një grua në moshë.

  • “Nuk jam kukulla e askujt”/ Dy nga banorët e BBV shprehin pëlqimin ndaj saj, shpërthen moderatorja: Nëse duan të…

    “Nuk jam kukulla e askujt”/ Dy nga banorët e BBV shprehin pëlqimin ndaj saj, shpërthen moderatorja: Nëse duan të…

    Moderatorja Valbona Mhilli e cila është bërë pjesë e formatit të Big Brother VIP, së fundmi është përballur me dy pëlqime. Ka qenë Laerti dhe G Ban të cilët i kanë shprehur pëlqimin asaj por që ajo i ka refuzuar. Mirëpo teksa moderatorja ka qenë duke biseduar me njërën nga konkurentet, Danjën, është shprehur se nuk do të krijojë lidhje duke shtuar “nuk jam kukulla e askujt”.

    “Nuk jam e interesuar, nëse duan të më trajtojnë si shoqe le të më flasin. Unë për të dashur dhe për burrë nuk dua asnjë njëri fare. Mos më fiksojë njëri zero, nuk dua të më fusin mua në këtë gjë. Nuk kam ardhur për burrë, as nuk kam rënë në dashuri, nuk dua as njërin as tjetrin,” u shpreh Valbona

    Ndër të tjera ajo tha se nëse shoqërinë e saj djemtë e kanë marrë për dobësi është pronblemi i tyre.

    “Nëse shoqërinë time e kanë marrë për dobësi dhe batutat e mija është problem i tyre, mua ping-pong nuk më bëjnë dot, unë nuk jam kukull e askujt.

  • Makina del nga rruga në aksin Levan–Vlorë, plagoset shoferi

    Makina del nga rruga në aksin Levan–Vlorë, plagoset shoferi

    Një automjet i llojit Reno Megane ka dal nga rruga në autostradën Levan-Vlorë në afërsi të Novoselës.

    Mjeti ka goditur trafikndarësen dhe më pas ka dalë nga rruga duke përfunduar në pjesën anësore të saj.

    Si rrjedhojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit i cili është transportuar me urgjencë në spital.

    Raportohet jashtë rrezikut për jetën.

  • I FUNDIT/ Gjendet lëndë plasëse poshtë një automjeti

    I FUNDIT/ Gjendet lëndë plasëse poshtë një automjeti

    Një sasi lëndë plasëse është gjetur poshtë një automjeti në qytetin e Burrelit.

    Pritet që në vendngjarje të mbërrijnë nga Tirana forcat anti-eksploziv për veprime të mëtejshme.

  • “Nuk dua të viktimizohem, por një fëmijë…”- Theu këmbën teksa po performonte ‘live’, reagon Manjola Nallbani

    “Nuk dua të viktimizohem, por një fëmijë…”- Theu këmbën teksa po performonte ‘live’, reagon Manjola Nallbani

    Këngëtarja e njohur Manjola Nallbani, teksa ka qenë duke performuar live me rastin e festave të fundvitit, ka pësuar një incident ku si pasojë ka thyer këmbën.

    Lidhur më këtë situatë ajo nuk pati bërë asnjë reagim publik, gjersa mbrëmë (5 dhjetor) ajo dha një shpjegim për gjendjen e saj shëndetësore dhe jo vetëm, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

    Manjola u shpreh se e gjitha kjo ndodhi pasi një fëmijë i ishte ngatërruar nëpër këmbë dhe më qellimin e mirë për mos ta vrarë, këngëtarja i kishte dhënë trupit të saj mbrapa dhe ishte rrëzuar.

    “Ne datë 1 Janar, sapo fillova të këndoja, një fëmijë i vogël më doli para këmbeve dhe unë pikërisht për të mos e vrarë, se mund t’i bija sipër, i dhashë trupit anash dhe rashë. Fëmija jo vetëm që nuk u lëndua,por vazhdoi te festonte bashkë me familjen.”

    Këngëtarja gjithashtu nuk nguroi të përmendte dhe komentet negative që kishte marrë gjatë gjithë ketyre ditëve teksa u shpreh se: “Nuk doja ta bëja fare këtë postim, siç edhe e tregon fakti që nuk kam shkruar asgjë për çfare më ka ndodhur, prej ditesh! Së pari, sepse ndryshe nga çfarë duan e duhet ne ditet e sotme, mua nuk më pëlqen ajo fjala aq e perhapur se fundmi “ Viktimizimi”, as qe ti mërzis njerëzit që dua për vëmëndje e klikime, për më tepër në ditë festash! Se dyti, e kam thënë që sidomos hallet, secili nga ne i ndan vetëm me ata qe janë njerëzit e shpirtit, familja dhe miqt e vërtete! Prandaj kam një post ne instagram ku them: “Ne rrjete sociale, une kam zgjedhur vetëm te qesh!” Tani po reagoj vetëm te shmang spekulimet që kam lexuar ( E zuri femijen, shtikllat 🤦‍♀️) dhe ta sqaroj vetë siç ishte situatën!”

    Ndër të tjera Manjola u shpreh se edhe pse nuk mundi të ngrihej në këmbë pas incidentit, vazhdoi të performonte ulur për 50 minuta për të respektuar njerëzit që kishin ardhur të festonin nën praninë e saj.

    “Edhe pse ndjeva që këmbën e kisha shumë keq e nuk e vija dot në tokë, e i kërkova leje njerëzve të këndoja ulur (50 min) në karrige. Kjo, per te respektuar faktin që ata njerëz kishin zgjedhur të festonin me ne! Kur mbarova, nuk ngrihesha dot më të ecja.Me ndihmën e njerëzve të mirë aty, por kryesorja te bashkeshortit tim, me cuan ne krahë në urgjencën e Gjakoves, ku mora kujdes maksimal nga personeli,” u shpreh ajo.

    Për gjendjen e saj aktuale shendetësore Valbona tregoi se këmbën e ka të thyer dhe do të marrë për 6 javë kujdesin e nevojshëm.

    Postimi i plotë:

    Nuk doja ta beja fare kete postim, sic edhe e tregon fakti qe nuk kam shkruar asgje per cfare me ka ndodhur, prej ditesh! Se pari, sepse ndryshe nga cfare duan e duhet ne ditet e sotme, mua nuk me pelqen ajo fjala aq e perhapur se fundmi “ Viktimizimi”, as qe ti merzis njerezit qe dua per vemendje e klikime, per me teper ne dite festash! Se dyti, e kam thene qe sidomos hallet, secili nga ne i ndan vetem me ata qe jane njerezit e shpirtit, familja dhe miqt e vertete! Prandaj kam nje post ne instagram ku them: “Ne rrjete sociale, une kam zgjedhur vetem te qesh!” Tani po reagoj vetem te shmang spekulimet qe kam lexuar ( E zuri femijen, shtikllat 🤦‍♀️) dhe ta sqaroj vete sic ishte situaten! Ne date 1 Janar, sapo fillova te kendoja, nje femije i vogel me doli para kembeve dhe une pikerisht per te mos e vrare, se mund ti bija siper, i dhashe trupit anash dhe rashe. Femija jo vetem qe nuk u lendua (cfare eshte me e rendesishmja) , por vazhdoi te festonte bashke me familjen. Dhe nuk kam asnje tendence apo koment per kete gje. Nderkohe une u ngrita, edhe pse ndjeva qe kemben e kisha shume keq e nuk e vija dot ne toke, e i kerkova leje njerezve te kendoja ulur ( 50 min) ne karrige.

    Kjo, per te respektuar faktin qe ata njerez kishin zgjedhur te festonin me ne! Kur mbarova, nuk ngrihesha dot me te ecja.Me ndihmen e njerezve te mire aty, por kryesorja te bashkeshortit tim, me cuan ne krahe ne urgjencen e Gjakoves, ku mora kujdes maksimal nga personeli dhe vecanerisht Dr Arben Veselaj . Kemben e kam te thyer dhe per 6 jave do marr kujdesin e nevojshem ne Tirane. Dua te falenderoj me zemer Arjan Amen,Lindita Mamushen , @vjosataipi etj🙏Po ashtu ata qe me kane telefonuar,shkruar, e jane shqetesuar per mua nga videot qe kane pare. Natyrisht une vetem ne 3 muajt e fundit kam bere shume pune artistike me vlere, por “vemendjen e nje rrezimi” nuk e konkurojne dot kurrsesi🤷‍♀️Per fat te keq me teper vemendje ketu merr po te “rreshkiti kemba” se cdo lloj niveli e kontributi artistik! Jo me kot eshte shprehje Shqiptare- “Vdis pa te te dua!”

    E prap dua ta mbyll duke ju uruar te gjitheve vit me shendet te mire🙏🫶🏻

  • “Taulant Balla bëri arrestime me listë”, Berisha nxjerr përgjimet: Banda e Elbasanit i premtoi votat në këmbim të burgosjes së kundërshtarëve

    “Taulant Balla bëri arrestime me listë”, Berisha nxjerr përgjimet: Banda e Elbasanit i premtoi votat në këmbim të burgosjes së kundërshtarëve

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar në një prononcim për gazetarët para SPAK, mesazhet e Taulant Ballës me njëri nga anëtarët e bandës së Elbasanit.

    Berisha hodhi akuza ndaj Taulant Ballës, duke thënë se ka ndikuar në sistemin e drejtësisë, duke arrestuar Çapjat me kërkesë të Çelëve.

    “Në listë, me date 24-25 mars të 2021, sipas këtij premtimi u arrestuan Çapjat me kërkesë të Çelëve. Tao përcakton tenderat, vendimet e gjykatave’, tha Berisha.

    Sipas Berishës, më 10 shkurt 2020, një mesazh nga një anëtar i bandës së Elbasanit është dërguar te Taulant Balla, duke përmendur një marrëveshje për të mos kërkuar më favore publike apo tendera, përveç atyre që ishin dakordësuar më parë.

    Mesazhi, sipas asaj që Berisha tha, përfshinte një kërkesë për arrestimin e kundërshtarëve të tyre.

    Berisha: Më datën 10/02.2020, “Target”, njëri nga banditët e bandës së Elbasanit, informon me telefonon e tij PIN AM5P80 se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos tender publik apo favore të tjera, përveç atyre që kishin rënë dakord t’i kërkonin Taos.

    Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor. Taos i kanë kërkuar arrestimin e kundërshtareve të tyre. Tao iu përgjigj: A garantoni se të gjithë ata njerëz do votojnë për ne nëse vendosim në listë të gjithë ata që doni në burg. Pra, do na i siguroni ju votat nëse ne me listë ju burgosim ata që doni ju. Përgjigja ishte: Po, ne e garantojmë këtë.

    Me pas Tao tha: Ata do shkojnë në burg këtë vit. Tao është Taulant Balla. Është një kriminel që ky është vetëm njëri nga të shumtat të dhëna që ka në dosjen e vet. Përgjigja është se ne garantojmë votat nëse këta vendosin në listë ata që duna të arrestohen. Në listë, me date 24-25 mars të 2021, sipas këtij premtimi u arrestuan Çapjat me kërkesë të Çelëve. Tao përcakton tenderat, vendimet e gjykatave.

  • “Lubi Balluku që është e pashembullt në Ballkan dhe Evropë”- Berisha nga SPAK: Ndau 13 km rrugë të Unazës së Madhe në 14 kontrata

    “Lubi Balluku që është e pashembullt në Ballkan dhe Evropë”- Berisha nga SPAK: Ndau 13 km rrugë të Unazës së Madhe në 14 kontrata

    Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj ministes së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

    Kryedemokrati u shpreh se “Lubi Balluku që është e pashembullt në Ballkan dhe Evropë”.

    Sali Berisha deklaroi se ministrja Belinda Balluku ka ndarë 13 km rrugë të Unazës së Madhe në 14 kontrata.

    “Lubi Balluku që është e pashembullt në Ballkan dhe Evropë ndau 13 km rrugë të Unazës së Madhe në 14 kontrata”, u shpreh kreu i PD-së shkurtimisht.

  • Detaje nga vrasja e Ramazan Matajt që u qëllua me breshëri plumbash në makinë, policia ra në gjurmët e ekzekutorit të 33-vjeçarit deri në…

    Detaje nga vrasja e Ramazan Matajt që u qëllua me breshëri plumbash në makinë, policia ra në gjurmët e ekzekutorit të 33-vjeçarit deri në…

    Detaje të reja dalin lidhur me vrasjen e 33-vjeçarit, Ramazan Mataj, i cili u vra mëngjesin djeshëm me breshëri plumbash në një fshat të Shkodrës.

    Burime për News 24 bëjnë me dije se autori i zuri pritë 33-vjeçarit fatkeq 1.2 km larg banesës së tij.

    Gjurmët e autorit janë ndjekur përmes një qeni të sofistikuar të policisë, i cili i ka çuar deri në një fare distance në gjurmët e autorit.

    Një ditë më parë gazetari Igli Çelmeta tha në studion e News 24 se vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja nuk ishte i mbuluar nga kamera sigurie, duke vështirësuar në këtë mënyrë hetimet e policisë.

    Sakaq ai tha se policia ka përjashtuar mundësinë që vrasja e 33-vjeçarit të jetë e lidhur me veprimtari të paligjshme. Ai tha se Mataj nuk ka precedentë penal as në Shqipëri e as jashtë vendit.

    Sipas burimeve të gazetarit një nga pistat kryesore që po shqyrtohet nga autoritetet është ajo e një konflikti personal, e lidhur me një marrëdhënie dashurie që mund të ketë pasur 33-vjeçari.

    Kujtojmë se Ramzan Mataj u qëllua me breshëri plumbash brenda makinës së tij tip “Benz” dhe më pas u gjet pa shenja jete nga banorë të zonës.

    Autorët dyshohet se kanë vëzhguar lëvizjet e të riut gjatë mbrëmjes dhe në momentin që ka dalë në rrugën kryesore të fshtatit, e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur.

    Një prej fqinjëve ka dëgjuar të shtënat mbrëmë, por për shkak se pranë vendngjarjes ndodhet një lokal dasmash, ka menduar se bëhet fjalë për të shtëna nga dasmorët, duke e mos e ditur se bëhet fjalë për një vrasje.

    Ramazan Mataj rezulton se ka jetuar për një periudhe 1-vjecare në Belgjikë. Pas kthimit të tij në Shqipëri sipas familjarëve ai punonte në zonën e Ulqinit në ndërtim.

  • I dënuar me 35 vite burg për masa*rën e Çoles në Vlorë, Aleksandër Llanaj izolohet në 41-bis

    I dënuar me 35 vite burg për masa*rën e Çoles në Vlorë, Aleksandër Llanaj izolohet në 41-bis

    Aleksandër Llanaj, i dënuar me 35 vite burgim për masakrën e Çoles në Vlorë do të vendoset në regjimin 4i bis për një periudhë 1-vjeçare në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të sigurisë së lartë, Peqin.

    Masakra e Çoles ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.

    Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.

    Aleksandër Llanaj është dënuar më parë me 35 vite burgim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin Nr. 24, datë 20.01.2016, për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer ndaj dy ose më shumë personave, në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 79/dh-25 dhe 278/5 të Kodit Penal.

    Gjatë vuajtjes së këtij dënimi, Aleksandër Llanaj është dënuar edhe për disa vepra të tjera penale:

    – Më datë 09.02.2017, me vendimin Nr. 79 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, është dënuar me 8 muaj burgim për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”, parashikuar nga neni 324/a/1 i Kodit Penal.

    – Më datë 06.12.2019, me vendimin Nr. 620 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, është dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Rebelimi i të burgosurve”, parashikuar nga neni 270/2 i Kodit Penal.

    – Më datë 20.01.2021, me vendimin Nr. 27 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, është dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Rebelimi i të burgosurve”, parashikuar nga neni 270/1 i Kodit Penal.

    – Më datë 10.02.2023, me vendimin Nr. 79 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, është dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara”, parashikuar nga nenet 324/a/2 dhe 197/1 të Kodit Penal.

    NJOFTIMI

    Më datë 26.12.2024, i dënuari Aleksandër Llanaj, i biri i Baftjar dhe i Xhiko, i datëlindjes 17.11.1991, lindur dhe banues në Vlorë, është vendosur në Regjim të Posaçëm (“41-bis”) për një periudhë 1-vjeçare në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të sigurisë së lartë, Peqin.

    Kalimi i tij në këtë regjim u krye në bazë të Urdhrit Nr. 650, datë 26.12.2024, të lëshuar nga Ministri i Drejtësisë, sipas ligjit “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në institucionet penitenciare të sigurisë së lartë”.

    Aleksandër Llanaj është dënuar më parë me 35 vite burgim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin Nr. 24, datë 20.01.2016, për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer ndaj dy ose më shumë personave, në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 79/dh-25 dhe 278/5 të Kodit Penal.

    Gjatë vuajtjes së këtij dënimi, Aleksandër Llanaj është dënuar edhe për disa vepra të tjera penale:

    – Më datë 09.02.2017, me vendimin Nr. 79 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, është dënuar me 8 muaj burgim për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”, parashikuar nga neni 324/a/1 i Kodit Penal.

    – Më datë 06.12.2019, me vendimin Nr. 620 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, është dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Rebelimi i të burgosurve”, parashikuar nga neni 270/2 i Kodit Penal.

    – Më datë 20.01.2021, me vendimin Nr. 27 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, është dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Rebelimi i të burgosurve”, parashikuar nga neni 270/1 i Kodit Penal.

    – Më datë 10.02.2023, me vendimin Nr. 79 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, është dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara”, parashikuar nga nenet 324/a/2 dhe 197/1 të Kodit Penal.

    Regjimi i posaçëm “41-bis” zbatohet në sistemin penitenciar për shtetas që përbëjnë rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe kanë lidhje me organizata kriminale, banda të armatosura ose grupe të strukturuara kriminale. Ky regjim aplikohet sipas nenit 17 të ligjit nr. 81/2020 dhe mund të vendoset ndaj personave me status të paraburgosuri ose të dënuar që kryejnë vepra të rënda penale, të cilat cenojnë sigurinë publike dhe rendin kushtetues.

    lajm ne perditesim…