Author: editor

  • Skandali s*ksual/ Si u nxor zbuluar Safet Gjici, detajet nga regjistrimi i videos: Çanta e posaçme për filmime, nuk do e besoni sa kushton

    Skandali s*ksual/ Si u nxor zbuluar Safet Gjici, detajet nga regjistrimi i videos: Çanta e posaçme për filmime, nuk do e besoni sa kushton

    Detaje të reja janë zbuluar një ditë pas publikut të video-skandalit në zyrën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, ku shihet duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë.

    Dyshohet se video është filmuar nga vajza në fjalë dhe kamera ishte vendosur në çantën e saj.

    Gazetari i Panorama TV, Ervin Leka raportoi se “dyshohet se është filmuar nga një çantë e posaçme që është e pajisur me një kamera të fshehtë, mund të blihet nga 200-500 dollarë”.

    Ai tregoi çanta mund të blihet online nga 200-500 dollarë.

    I ftuar në Panorama e Mëngjesit, ai tregoi se vajza është marrë në pyetje ditën e djeshme, ndërsa Safet Gjici, i cili dha dorëheqjen nga posti pas publikimit të videos, ende nuk është pyetur nga SPAK.

    Gazetari Ervin Leka: “SPAK ka nisur një hetim. Vajza në video është marrë në pyetje ditën e ndjeshme për të dhënë sqarime. Pritet që të merret në pyetje edhe Gjicin. Akuza që mund të ngrejë SPAK është “shpërdorim detyre”, të paktën sipas ligjit parashikohet dei në 7 vite burg.

    SPAK do të hetojë nëse ka pasur shpërdorim detyre, nëse ai i ka kërkuar asaj vajze favore seksuale në këmbim të punës.

    Mbi gjetjet që do të bëjë prokuroria do të ngrihen edhe akuzat. Është edhe një akuzë tjetër për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me vartësit, por nuk dihet nëse ajo është punonjëse aty.

    Akuzat do të ngrihen pas marrjes në pyetje të Gjicit dhe ballafaqimit të dy versioneve, të vajzës në fjalë dhe tij.

    SPAK nuk ka dhënë detaje për shkak se çështja është sensitive, por duket se gjithçka ka qenë e planifikuar. Kam mundur të bisedoj me një ekspert dhe më ka treguar se nga mënyra si është vendosur çanta ka qenë e qëllimshme. Ka qenë vajza që vendosi çantën në një pozicion që të dukej zyra dhe tavolina ku është kryer akti seksual.

    Ky akt dyshohet se ka qenë i përsëritur në zyrën e Gjicit për shkak se çanta është vendosur në pjesën ballore ku kishte pamjen e tavolinë së tij.

    Dyshohet se është filmuar nga një çantë e posaçme që është e pajisur me një kamer të fshehtë, mund të blihet nga 200-500 dollarë.

  • Zbulohet biznesi i vajzës së përfshirë në video-skandalin me Safet Gjicin

    Zbulohet biznesi i vajzës së përfshirë në video-skandalin me Safet Gjicin

    Të tjera detaje kanë dalë pas skandalit seksual të kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit, i cili u shfaq në një video duke kryer marrëdhënie brenda zyrës.

    Mësohet se SPAK po heton edhe aktivitetin e biznesit të gruas që shfaqet në video-skandal.

    Bëhet me dije se nga të dhënat në qendrën Kombëtare të Biznesit, sipas News24 gruaja në fjalë në vitin 2021 ka themeluar një kompani me qendër në Tiranë, e cila ka si objekt “shërbime konsulence dhe shërbime menaxheriale për biznese të treta”.

    Ndërkohë SPAK pritet të sekuestrojë dosjet në Bashkinë e Kukësit, gjatë kohës që institucioni është drejtuar nga Safet Gjici për të parë nëse gruaja në fjalë ka marrë ndonjë tender apo projekt në emër të kompanisë së saj apo personave të tretë.

    Kjo gjë nënkupton se Gjici po hetohet edhe për ‘shpërdorim detyre’ dhe dyshohet se po hetohen edhe kontratat e fituesve të tenderave me kompanitë nënkontraktore.

    Kujtojmë se Gjici pas skandalit seksual dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kukësit.

  • Shi apo plazh? Si do të jetë moti këtë javë?

    Shi apo plazh? Si do të jetë moti këtë javë?

    Nesër nuk priten reshje në të gjithë temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

    në bregdet: 17 / 28 °C

    në vendet e ulëta: 15 / 29 °C

    në vendet malore: 9 / 22 °C

    ERA

    Sot pasdite (e diel, dt.18) dhe nesër (e hënë, dt.19) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe në vendet malore.
    /5pyetjet.al

  • Rritja e temperaturave, ekspertët japin paralajmërimin e frikshëm: Do ia kalojë edhe 2016-ës, ky do të jetë viti më i nxehtë i regjistruar

    Rritja e temperaturave, ekspertët japin paralajmërimin e frikshëm: Do ia kalojë edhe 2016-ës, ky do të jetë viti më i nxehtë i regjistruar

    Këtë muaj u vendosen rekorde globale të temperaturave, një shenjë alarmuese e ndryshimit të klimës, veçanërisht përballë fenomenit El Niño, i cili mund ta bëjë vitin 2023 vitin më të nxehtë të regjistruar.

    Për muajin qershor, temperaturat mesatare globale janë, deri më tani, pothuajse një gradë Celsius më të larta se vlerat përkatëse të regjistruara që nga viti 1979. Ekspertët e fushës theksojnë se këto temperatura mund ta bëjnë vitin 2023 vitin më të nxehtë të regjistruar, duke tejkaluar vitin 2016.

    Ngrohja e shkaktuar nga djegia e lëndëve djegëse fosile pritet të përkeqësohet nga “El Niño”, një fenomen natyror në të cilin ngrohen pjesë të Oqeanit Paqësor, duke shkaktuar një rritje prej 0,1 deri në 0,2 gradë Celsius në temperaturën mesatare globale.

    Në një deklaratë javën e kaluar, Administrata Amerikane e Oqeanit dhe Atmosferës konfirmoi praninë e “El Nino”, ndërsa parashikoi gjithashtu përshkallëzimin e tij të vazhdueshëm deri në fillim të vitit të ardhshëm.

    “Temperatura e sipërfaqes globale po formohet deri në nivele rekord dhe 2023 është pothuajse e sigurt se do të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar”, tha Michael Mann, një ekspert i ndryshimeve klimatike në Universitetin e Pensilvanisë.

    Këtë vit janë regjistruar valë të forta të nxehtit dhe temperatura rekord nga Porto Riko në Siberi, ndërsa nxehtësia ekstreme duket se ka ndikuar edhe në zjarret e mëdha në Kanada që mbuluan qiejt e Nju Jorkut dhe Uashingtonit me tym toksik. Shkencëtarët paralajmërojnë se efektet në rritje të krizës klimatike janë tashmë të qarta dhe nuk do të zvogëlohen derisa të ketë një reduktim rrënjësor të emetimeve.

    “Pa zvogëlime në emetime, ndryshimet që po shohim janë vetëm fillimi”, tha Natalie Mahowald, një shkencëtare atmosferike në Universitetin Cornell. “Ky vit dhe ekstremet që kemi parë deri më tani janë një paralajmërim.”

  • Vajza e shfaqur në video skandalin me Gjicin biznesmene në Tiranë? QKB zbulon si qëndron e vërteta

    Vajza e shfaqur në video skandalin me Gjicin biznesmene në Tiranë? QKB zbulon si qëndron e vërteta

    Të tjera detaje janë zbardhur sa i përket rolit në biznes i vajzës Alma. K, e shfaqur në videon erotike të kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

    Në dokumentin e siguruar nga QKB, ku jepej edhe një adresë për biznesin e vajzës pas verifikimeve të bëra, në adresën e shënuar në dokument nuk ekziston asnjë biznes, pra është një adresë fiktive.

    “Profili i saj është për t’u parë i plotë, në ekstratin e QKB-së thuhet se adresa e biznesit të saj është Tiranë, Farkë njësia administrative rruga Haxhi Dushku numër 7.

    Në fakt në këtë adresë ky biznes, në kemi shkuar dhe e kemi verifikuar, por nuk ka pasur asnjë biznes në këtë adresë, pra mesa duket është fiktive. Ajo është themeluar në 2021, objekti i aktivitetit është shërbime konsulence për biznese të treta”,-thuhej në dokumentin e cituar e QKB-së.

  • Gazetari tregon bisedën me gruan në video-skandalin e Gjicit: ‘Nuk ishte e mërzitur për videon por…’

    Gazetari tregon bisedën me gruan në video-skandalin e Gjicit: ‘Nuk ishte e mërzitur për videon por…’

    Gazetari Edison Vatnikaj ka dhënë detaje në lidhje me jetën e shtetases Alma. K e cila shfaqet në video duke kryer marrëdhënie seksuale me ish-kryebashkiakun Safet Gjici, në zyrën e këtij të fundit. Në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se ka pasur një telefonatë me Almën e cila i ka treguar se me Gjicin ka pasur marrëdhënie intime prej kohësh por s’i ka dhënë detaje se si ka nisur marrëdhënia mes tyre.

    Sipas gazetarit ajo ka nënvizuar se e shqetëson vetëm fakti se çështja po përdoret politikisht.

    “I kam shkruar dhe më ka marrë vet më pas. Nga biseda nuk ishte e shqetësuar por kishte pak vërejtje përsa i përket komenteve politike. Ajo më tha se me Gjicin ka pasur prej kohësh një raport intim dhe si duket nuk është shqetësuar fare. E kam pyetur se si është regjistruar video, nuk më ktheu përgjigje por më tha se është shpërndarë nga një person i tretë që mesa kuptova më tha se është një shok. Nga informacionet që kam marrë unë jeton në lagjen 12 të Durrësit. Ka një fëmijë të moshës 12 vjeç. Nuk e di nëse është e martuar apo e divorcuar” tha ai.

    Gazetari Edison Vatnikaj

    Dy ditë më parë (16 Qershor 2023) u publikua një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, në Bashkinë e Kukësit. Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët.

    Ai fajësoi vajzën në video, për të cilën tha se e kishte të dashur prej kohësh. Përveçse pretendoi se i kanë bërë kurth, ai tha se kishte tradhëtuar besimin e qytetarëve të Kukësit që e kishin votuar për mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë.

    Me shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut, pritet që edhe në Kukës të zhvillohen zgjedhje të reja. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ende s’ka reaguar për skandalin në fjalë.

  • Horoskopi ditor për nesër, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Horoskopi ditor për nesër, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Dashi

    Pas momenteve të errëta dhe të tendosura që keni kaluar, prania e Hënës në shenjën tuaj më në fund do ju mbush plot ngjyra e jetë. Do të dilni me miqtë, do të lini pas krahëve melankolinë.

    Demi

    Vështirësi të vogla dhe disa keqkuptime me fqinjët apo të afërmit, do ju prishin humorin. Veproni me tolerancë. Mundohuni të ruani qetësinë dhe prisni… gjithçka e keqe do të kalojë shpejt.

    Binjakët

    Inteligjentë, të vëmendshëm dhe komunikues. Hëna do të nxjerrë në pah natyrën tuaj të shoqërueshme, duke propozuar takime të reja. Dikush do ju ofrojë një mundësi të mirë për të marrë pjesë në një nismë në grup vërtetë stimuluese.

    Gaforrja

    Pritet të ketë ndryshime të vogla në sferën private dhe në profesion, të cilat do të pranohen më së miri. Nisini që të çliroheni nga gjithçka që ju ka penguar, me vendosmërinë se dalëngadalë do ja dilni.

    Luani

    Nëse tek një shok apo koleg keni dyshime, ka ardhur momenti që më në fund të flisni hapur dhe të shuani çdo dyshim. Do të ndiheni nën presion, por me kujdesin e duhur do përballoni çdo vështirësi.

    Virgjëresha

    Puna, ndonëse është e diel do të jetë e shfrenuar dhe me ritme stresuese. Fati do të jetë në anën tuaj dhe do të dini të organizoheni. Dikush do mundohet që t’iu provokojë, por jeni tepër inteligjentë për të rënë në provokime të tilla.

    Peshorja

    Të rejat e fundit që do ndodhin në jetën tuaj janë premtuese. Ky është momenti i duhur për të marrë pjesë në një takim të rëndësishëm. Në familje rikthehet paqja, me miqtë do të ndiheni rehat dhe sa i takon dashurinë po lind diçka speciale.

    Akrepi

    Do të hasni jo pak probleme gjatë kësaj dite, ku kryesisht do të jenë kundërshti familjare. Sa më shumë të mundeni, qëndroni të mënjanuar dhe mos u përfshini në situata në të cilat nuk keni interes direkt.

    Shigjetari

    Do të jeni të mbushur gjithë mendime pozitive, ndërsa njerëzit tuaj të dashur do të bëjnë garë për t’iu mbështetur dhe do të arrini të sistemoni situatën financiare. Befas do të keni tensione të papritura të cilat do të kenë nevojë për sqarim. Reflektoni me veten dhe më pas kërkoni mendimin e një miku.

    Bricjapi

    Mund të thuhet se jo gjithçka shkon vaj, por nëpërmjet dialogut do e keni më të lehtë të përballoni çdo situatë. Situatat financiare do jenë delikate, ndaj duhet të ndërhyni para se të jetë shumë vonë.

    Ujori

    Raportet sociale shkojnë më së miri, pasi do të keni mbështetjen e njerëzve që ju rrethojnë. Mendimet tuaja janë fokusuar tek projektet e reja. Humori do të jetë më së miri, ndërsa miqësitë mbështesin pa rezerva idetë tuaja.

    Peshqit

    Një lloj xhelozie e lidhur me ngjarje që i përkasin së kaluarës, do të sjellë luhatje emocionale gjë që do të prishë humorin tuaj. Mundohuni që të mos u kushtoni shumë rëndësi thashethemeve dhe shmangni ndikimet e personave të jashtëm në historinë tuaj të dashurisë.

  • Video-skandali i Safet Gjicit, Iris Luarasi: “Familja duhet të largohet nga shqipëria, janë të poshtëruar”

    Video-skandali i Safet Gjicit, Iris Luarasi: “Familja duhet të largohet nga shqipëria, janë të poshtëruar”

    Pedagogia Iris Luarasi ka komentuar video-skandalin ku shfaqet ish-kryebashkiaku Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen Alma.K në zyrën e Bashkisë së Kukësit.

    E ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se në këtë rast viktimat janë familjarët e Gjicit pasi ndihen të poshtëruar në publik.

    Mes të tjerash ajo shtoi se ata duhet të largohen nga Shqipëria.

    Në rastin që ata të dy kanë një marrëdhënie seksuale, atëherë viktimat e vetme janë familjarët e Gjicit që në këtë rast, ndihen të përdorur, të tradhtuar dhe patjetër të poshtëruar në publik. Që patjetër duhet kërkuar se kush është personi që e ka hedhur fillimisht videon.

    Ti mund të ia shkatërrosh jetën një personi po nuk ke asnjë arsye që të ja shkatërrosh jetën familjarëve të tij, që bëhen dy herë viktima. Ata nuk kanë mundësi të dalin më të në publik, duhet të largohen nga Shqipëria- tha ai.

  • Në Shqipëri bie shi, por në këtë vend temperaturat arrin mbi 45°C. Vdesin 8 persona

    Në Shqipëri bie shi, por në këtë vend temperaturat arrin mbi 45°C. Vdesin 8 persona

    Ministria e Shëndetësisë në Meksikë njoftoi se tetë persona kanë humbur jetën që nga e premtja për shkak të valës së të nxehtit që goditi vendin.

    Nga totali i vdekjeve, tre u raportuan në Veracruz, dy në Quintana Roo, dy në Sonora dhe një në Oaxaca. Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, temperatura në këto shtete arrin mbi 45 gradë Celsius (113 gradë Fahrenheit), shkruajnë mediat e huaja.

    Në këtë sezon janë shënuar 487 raste të sëmundjeve nga të nxehtit ekstrem. Në përgjigje të valës së të nxehtit, Ministria e Shëndetësisë dha rekomandimet e mëposhtme për të shmangur goditjen nga nxehtësia, dehidratimin ose djegien nga dielli.

    -Konsumoni të paktën dy litra ujë të pastruar çdo ditë. -Shmangni ekspozimin e zgjatur në diell, veçanërisht midis orëve 11:00 dhe 15:00 kur temperatura arrin nivelet më të larta. -Vishni veshje të lehta. -Përdorni krem ​​kundër diellit dhe një kapelë ose çadër dhe vishni syze dielli. -Gjeni hapësira me hije, të freskëta dhe të ajrosura mirë. -Ftojini automjetet përpara se të vozitni.

    Ministria rekomandoi gjithashtu që t’i kushtohet vëmendje e veçantë grupeve vulnerabël, si fëmijët nën moshën gjashtë vjeç, të moshuarit dhe ata me kushte të tjera shëndetësore si sëmundjet e zemrës.

  • Luarasi: Ka epsh të madh, shumë burra përdorin pushtetin për marrëdhënie seksuale

    Luarasi: Ka epsh të madh, shumë burra përdorin pushtetin për marrëdhënie seksuale

    Pedagogia Iris Luarasi ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku komentoi videoskandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici.

    Luarasi tha se duke u bazuar dhe në organizatën që ajo drejton ka dëgjuar shpesh hitori të ngjashme për burra që shfrytëzojnë pushtetin në politikë, ose biznes për të kryer marrëdhënie seksuale me asistentet.

    Luarasi nënvizoi se edhe nëse ka qenë e stisur videoja, personat që e kanë realizuar kanë kryer një shërbim ndaj qyetarëve për të treguar se personi nuk e meriton atë post.

    “Ka një përdorim jo vetëm të pushtetit, ka një lloj epshi të madh për të treguar që të gjithë burrat që janë në vendimarrje kur kanë mudnësi për të pasur asistente kemi dëgjuar pafund historira që ndodhin në shtet dhe privat.

    Më duket sikur gjithçka rrotullohet rreth seksit dhe këtu e gjitha fillon dhe mbaron me marrëdhëniet seksuale. Patjetër kur e mendon që kjo mund të ketë qenë e stisur, sinqerisht nuk kam asnjë lloj problem dhe personat që e kanë stisur. Nëse ti je kundërshtar politik, përdor të gjitha mënyrat për të treguar që personi përballë nuk e meriton ta mbajë këtë post.

    Pasi t’i vërteton që një njeri përdor pushtetin e tij ëpr të kryer marrëdhënie seksuale dhe kjo është një çështje mne të cilën po merret SPAK”, tha Luarasi.