Author: editor

  • Gruaja në video erotike të Safet Gjicit thyen heshtjen: Kemi pasur raport intim prej kohësh …

    Gruaja në video erotike të Safet Gjicit thyen heshtjen: Kemi pasur raport intim prej kohësh …

    Gruaja e cila u filmua në momente intime me ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka zbuluar në një intervistë për “Ora News” se me të ajo ka patur një raport prej kohësh.

    Gjatë intervistës Alma ka treguar se disa prej lajmeve që janë publikuar në internet janë sajesa dhe të pavërteta.

    Po ashtu vajza në fjalë sqaroi se me ish-kryetarin Safet Gjici ka pasur një raport intim prej kohësh.

    Sakaq ajo ka zbuluar se është me origjinë nga Berati dhe ka një fëmijë.

    Po ashtu ajo hedh poshtë akuzat se gjithçka ka qënë e stisur apo e futur nga dikush tjeter për të kryer filmime apo për ta shantazhur Safet Gjicin.

    Pyetjes nëse ajo ka dhënë deklarimë para hetusëve të policiseë apo SPAK Alma nuk preferoi tu përgjigjej por tha se ka pajtuar një juristë e cila po merret me të gjitha organet ligjzbatuese në të cilën edhe vetë Alma është pjesë e dosjes.

    Po ashtu komente nuk kishte as për videon e regjistruar por nga biseda lihet të nënkuptuar se video ishte publikuar nga një person i tretë.

  • Nga raporti intim me Safet Gjicin në skandalin erotik në zyrën e shtetit. Zbulohet dëshmia e vajzës në video

    Nga raporti intim me Safet Gjicin në skandalin erotik në zyrën e shtetit. Zbulohet dëshmia e vajzës në video

    Ora News ka zhvilluar një bisedë telefonike me Alma.K vajzën e cila një ditë më doli në video intime me kryetarin e bashkisë Kukës Safet Gjicin.

    Për gazetarin Edison Vatnikaj ajo ka treguar se disa prej lajmeve që janë publikuar në internet janë sajesa dhe të pavërteta. Po ashtu vajza në fjalë sqaroi se me ish-kryetarin Safet Gjici ka pasur një raport intim prej kohësh.

    Po ashtu në bisedën e zhvilluar me gazetarin Alma.K ka treguar se është me origjinë nga Berati dhe ka një fëmijë.

    Po ashtu ajo hedh poshtë akuzat se gjithçka ka qënë e stisur apo e futur nga dikush tjeter për të kryer filmime apo për ta shantazhur Safet Gjicin.

    Pyetjes nëse ajo ka dhënë deklarimë para hetusëve të policiseë apo SPAK Alma nuk preferoi tu përgjigjej por tha se ka pajtuar një juristë e cila po merret me të gjitha organet ligjzbatuese në të cilën edhe vetë Alma është pjesë e dosjes.

    Po ashtu komente nuk kishte as për videon e regjistruar por nga biseda lihet të nënkuptuar se video ishte publikuar nga një person i tretë.

    Sipas të dhënave të siguruar nga Ora News e reja shpesh herë ka qënë në dyert e komisariatit të policisë së Durrësit për incidentete të ndryshme.

  • Kush është prokurorja që ka në dorë dosjen e Safet Gjicit, do kontrollojë dhe hyrje-daljet …

    Kush është prokurorja që ka në dorë dosjen e Safet Gjicit, do kontrollojë dhe hyrje-daljet …

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar ditën e djeshme se ka nisur hetim nën akuzën për shpërdorim detyre për kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, pas video-skandalit ku ai është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në ambientet e zyrës.

    Mësohet se prokurorja e SPAK e cila është ngarkuar me hetimin e Gjicit, është Manjola Kajana, ndërkohë që si bazë për hetimet janë marrë në shqyrtim që nga regjistri i hyrje-daljeve në bashki, e deri te pamjet filmike dhe dokumente.

    Raportohet se vajza e cila është në videon e kryebashkiakun e Kukësit është identifikuar, por se ende nuk ka të dhëna që është marrë në pyetje.

    Kujtojmë se Gjici dha dje dorëheqjen nga detyra si qytetar i parë i Kukësit pas publikimit të video-skandalit, ndërkohë që pretendoi se ishte viktimë e një kurthi të mirëmenduar.

    Ai ishte rikonfirmuar në detyrë pas zgjedhjeve të 14 majit.

    Ndërkohë vetëm pak orë më vonë, qeveria njoftoi shkarkimin e tij nga detyra. Ministrja Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave bëri me dije se Këshilli mori vendimin për shkarkimin e tij.

  • DETAJE nga aksidenti TRAGJIK në Elbasan/ E ëma udhëtonte së bashku me vajzat, 8-vjeçarja…

    DETAJE nga aksidenti TRAGJIK në Elbasan/ E ëma udhëtonte së bashku me vajzat, 8-vjeçarja…

    Detaje të reja mësohen nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin ku humbi jetën një 8-vjeçare, ndërsa 6 persona të tjerë mbetën të plagosur.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, kur një automjet me targa të Gostivarit, i cili drejtohej nga një grua ka humbur drejtimin dhe është përplasur kokë më kokë me një makinë tjetër.

    Mësohet se gruaja udhëtonte me dy vajzat e saj dhe viktimë ka mbetur njëra prej tyre, vetëm 8 vjeç.

    Të plagosura kanë mbetur drejtuesja e automjetit, vajza tjetër e saj dhe 4 persona që ndodheshin në automjetin tjetër që u përfshi në aksident.

    Përplasja ndërmjet dy makinave ka qenë aq e fortë saqë makina me targa të Gostivarit, ku ndodhesh gruaja dhe dy vajzat, ka përfunduar mbi barrierën e rrugës.

    Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund te jetë bërë lagështia në rrugë.

  • Humbi jetën 8-vjeçarja, dalin detaje të reja nga aksidenti tragjik, shkak dyshohet se …

    Humbi jetën 8-vjeçarja, dalin detaje të reja nga aksidenti tragjik, shkak dyshohet se …

    Detaje të reja mësohen nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin ku humbi jetën një 8-vjeçare, ndërsa 6 persona të tjerë mbetën të plagosur.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, kur një automjet me targa të Gostivarit, i cili drejtohej nga një grua ka humbur drejtimin dhe është përplasur kokë më kokë me një makinë tjetër.

    Mësohet se gruaja udhëtonte me dy vajzat e saj dhe viktimë ka mbetur njëra prej tyre, vetëm 8 vjeç.

    Të plagosura kanë mbetur drejtuesja e automjetit, vajza tjetër e saj dhe 4 persona që ndodheshin në automjetin tjetër që u përfshi në aksident.

    Përplasja ndërmjet dy makinave ka qenë aq e fortë saqë makina me targa të Gostivarit, ku ndodhesh gruaj dhe dy vajzat, ka përfunduar mbi barrierën e rrugës.

    Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund te jetë bërë lagështia në rrugë.

  • Aksident i rëndë në vend, ndërron jetë vajza 8-vjeçe! 6 të plagosur

    Aksident i rëndë në vend, ndërron jetë vajza 8-vjeçe! 6 të plagosur

    Një aksident me pasojë vdekjen e një fëmijë 8-vjeç ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

    Aksidenti raportohet se ka ndodhur në afërsi të fshatit Bishqem, ndërsa të plagosur kanë mbetur 6 persona.

    Vajza 8 vjeçe po udhëtonte me makinën tip ‘Golf’, me targa të Gostivarit, ndërkohë që makina tjetër është me targa shqiptare.

    Vijon…

  • Kujdes nga “mëkatarët” e horoskopit, këto shenja mund t’jua kthejnë jetën në ferr

    Kujdes nga “mëkatarët” e horoskopit, këto shenja mund t’jua kthejnë jetën në ferr

    Katër shenjat që do t’ju tregojmë më poshtë “mëkatojnë” shpesh. Jo se të tetë të tjerët janë engjëj, por le të themi se këta mbajnë primaret, për sa i përket elementeve negative të karakterit të tyre. Le të shohim se për cilat shenja po flasim:

    BINJAKËT

    Binjakët janë mëkat në vetvete. Ai është një njeri që ndryshon gjithmonë mendje, është me dy fytyra, nuk e di se me cilin vetvete po flet për momentin dhe është nënë e mashtrimit. Gënjeshtra është në majë të buzëve të tij në çdo bisedë. Binjakët janë ngacmuesi më i madh i zodiakut. Ai është aq i aftë për të mashtruar njerëzit edhe nga hipokritët më të mëdhenj. Ai mund t’ju shesë alga deti për fjongo mëndafshi dhe t’ju gënjejë nëse ka një lidhje dashurie me ju ose ndonjë lloj marrëdhënieje tjetër, vetëm për të dalë nga situatat, për të dalë në krye ose për të arritur qëllimin e tij.

    DASHI

    Problemi i madh i Dashit është se ata janë konfliktuar. Ai është shumë agresiv ndaj mjedisit të tij dhe nuk lë të “bjerë” një bisedë. Ai është gjithmonë i gatshëm për të menduar keq, lufton me veten e tij dhe kërkon që të gjithë të ndajnë pikëpamjet e tij. Nëse nuk jeni dakord me të, atëherë automatikisht jeni kundër tij dhe armiku i tij. Ai nuk mund të pranojë mendime dhe ide të ndryshme. Vetëm ai ka të drejtë dhe zgjedh drejt. Ju jeni gjithmonë gabim dhe me inteligjencë inferiore. Të paktën kështu ju sheh dhe si trajton.

    DEMI

    Demi, nga ana tjetër, mund të mos jetë agresiv ose nervoz, por ata janë plotësisht posesiv. Nëse e keni parë Zotin e unazave, do ta mbani mend Gollum-in me frazën famëkeqe “e shtrenjta ime”. Kështu është Demi me të gjitha pasuritë e tij. Ai nuk ndan as më të voglën. Dhe e keqja është se ai është posesiv ndaj njerëzve dhe marrëdhënies së tij. Partneren e konsideron të tijën dhe e trajton si… “pronar”. Demi, që të ndihet i sigurt, i lumtur dhe i suksesshëm, duhet të ketë shumë pasuri materiale. Ai është i pangopur si për para ashtu edhe për objekte. Askush nuk e prek atë që është e tij dhe nuk e ndan atë.

    AKREPI

    Dhe ne e mbyllim listën tonë të lidhur me shenjën që mund ta bëjë edhe zotin e ferrit t’i përkulet dhe ta ketë atë si të djathtën e tij. Akrepi është “ferr” në vetvete. Le ta pranojmë… Ata që e kanë njohur mirë anën e keqe të Akrepit duhet të thonë se sa shumë kanë vuajtur në “kthetrat” e tij. Ai mban inat, nuk harron kurrë, nuk kalon as më të voglën gjë, nuk i jep rrugë inatit, është njeriu më hakmarrës që keni parë dhe qershia mbi tortë është se ai nuk ka mëdyshje. Ai është i pamëshirshëm dhe nuk ngurron të ulet shumë poshtë për të marrë hakun e tij. Ai dëshiron të ketë nën kontroll gjithçka, kështu që lehtë mund ta quash diktator.

  • Prapaskenat dhe hetimet/ Sa herë u fut gruaja në zyrën e Safet Gjicit?

    Prapaskenat dhe hetimet/ Sa herë u fut gruaja në zyrën e Safet Gjicit?

    Prokuroria e Posaçme prej ditës së djeshme është duke hetuar rastin e video skandalit të Safet Gjicit, kryetarit të bashkisë që dha dorëheqjen pasi i doli video duke bërë seks në zyrë.

    SPAK mësohet e ka nisur punën për hetimet nga sekuestrimi i kamerave të sigurisë së bashkisë, por edhe regjistrin e hyrje daljeve në këtë institucion.

    Dëshmia e vajzës është kryesore në këtë histori. Sipas të dhënave në video, filmimi rezulton të jetë realizuar 10 ditë më parë, rreth orës 16.00.

    “Prokuroria e posaçme ka bërë të ditur se do të kërkojë shoqërimin e Gjicit për ta marrë në pyetje. Hetimet e saj pritet të ndriçojnë dhe rolin e gruas së përfshirë në marrëdhënien me Gjicin, e cila dyshohet të jetë dhe autorja e filmimit.

    Në vitin 2016, ish kryebashkiaku i Dibrës, Xhelili, u arrestua dhe u dënua më pas me 2 vjet e 8 muaj burgim nën akuzën e “korrupsionit pasiv” shkruan Zëri i Amerikës.

    Ndërkaq, sipas nenit 105 i Kodit Penal, parashikohet që kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar marrëdhëniet e varësisë ose të detyrës, dënohet me burgim deri në tre vjet.

    Por, ky nen e përfshin Gjicin vetëm nëse vajza punon në Bashkinë e Kukësit, pra nëse është vartëse e Gjicit. Deri më tani nuk dihet nëse vajza është apo jo pjesë e administratës së Bashkisë. Gjici implikohet penalisht për faktin sepse marrëdhënien seksuale e ka kryer në zyrën e shtetit, duke pasjellë përfitime jo materiale.

  • Për kë e ka fjalën? Aktori i humorit: Ka prezantues të njohur perversa që bëjnë gjëra më të frikshme se Safeti

    Për kë e ka fjalën? Aktori i humorit: Ka prezantues të njohur perversa që bëjnë gjëra më të frikshme se Safeti

    Aktori i njohur Rezart Veleshnja ka bërë një deklaratë të bujshme, teksa ka komentuar video-skandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

    Nëpërmjet një postimi në Instagram, Veleshnja shprehet se skandali i Gjicit është një gjë e vogël në krahasim me shumë ngjarje të tjera që ndodhin në vendin tonë.

    Ai shton se ka prezantues të njohur emisionesh, të cilët janë perversë dhe bëjnë gjëra shumë të frikshme.

    “Ne kemi prezantues të mëdhenj ekranesh, të njohur emisionesh që janë perversa dhe bëjnë gjëra shumë të frikshme, jo si kjo e Safetit. Bëjnë gjëra shumë të frikshme, ngatërrohen nëpër familje. Hajde, se do dalin dhe këto të tjerat. Kështu që kjo e Safetit ishte më vogla.”- deklaroi aktori.

  • Prapaskenat e takimit të Luiz Ejllit me familjen në SHBA, pse mungoi nëna e tij dhe refuzimi ndaj Kiarës! Kush u bë “mollë sherri” mes tyre

    Prapaskenat e takimit të Luiz Ejllit me familjen në SHBA, pse mungoi nëna e tij dhe refuzimi ndaj Kiarës! Kush u bë “mollë sherri” mes tyre

    Çdo hap i Luiz Ejllit përbën interes të madh për publikun. Ndaj edhe vizita e tij në SHBA pritej me padurim nga ndjekësit. E ndoshta jo për aktivitetet e tij muzikore, sa për takimin e shumëpritur me familjen.

    Pas gati 1 jave që ishte në New York dhe shumë kërkesash nga ndjekësit, Luizi publikoi më në fund një foto të tijën me motrën dhe kunatin. Nëpërmjet një postimi në “InstaStory”, këngëtari ka treguar se ka takuar jo vetëm motrën por e dhe bashkëshortin e saj me të cilin u përfol disa kohë më parë se ai dhe Luizi nuk kishin një raport të mirë me njëri-tjetrin.

    Krahas fotos ku ata shfaqen shumë të lumtur krahë njëri-tjetrit, fituesi i BBV shkruan: “Familja ime është jeta ime dhe gjithçka tjetër vjen e dyta për sa kohë që është e rëndësishme për mua”.

    Në fotografinë e shkrepur mungon nëna e këngëtarit. Marrëdhëniet e brishta mes familjarëve, duket se vijojnë, ndonëse tashmë raportet janë sistemuar.

    Mamaja e Luizit, gjendet në familjen e motrës, megjithatë ajo ka preferuar mos të jetë pjesë e fotos. Ashtu si këngëtari u shpreh kur ishte pjesë e lojës, ëndrra e tij më e madhe ishte ta fitonte “Big Brother” dhe të kishte mundësi të merrte nënën e tij dhe të jetonte së bashku me të në Tiranë.

    Megjithatë një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi zonja Angjelina, do të vijojë jetën e saj në SHBA dhe ka zgjedhur mos të rikthehet në Shqipëri. Natyrisht që ne nuk e dimë nëse realisht e ka marrë ftesën nga djali i saj, por ajo që dimë me siguri është fakti se jeta e mamasë së tij do të vijojë normalisht, edhe pas famës e suksesit të së birit.

    Ndonëse prej shumë ditësh në SHBA, Luizin nuk e kemi parë ende në një video apo foto me mamanë e tij dhe kaq ka mjaftuar që fansat të dalin në konkluzion, se marrëdhëniet e komplikuara mes tyre vijojnë. Kujtojmë se në kohën që ishte pjesë e “Big Brother”, u përfol shumë për konfliktet që ai kishte pasur si me nënën, ashtu edhe me motrën e tij.

    Prej disa ditësh, fituesi i “Big Brother” ka shkuar në SHBA, ku edhe ka mbajtur disa koncerte. Për shumë ditë me radhë, fansat kanë pritur foto nga takimi, duke aluduar se raportet mes tyre vijojnë të tensionuar, edhe pse përfundimit të lojës. Pavarësisht përplasjeve, para se të dilnin nga formati ata i rregulluan marrëdhëniet, ndonëse pas daljes nuk janë shfaqur kurrë bashkë.

    E ndonëse me motrën dhe kunatin, ka një marrëdhënie të qëndrueshme, shumë aludime ka për raportin që ai ka me nënën e tij. E pikërisht dasma e Luizit me Luizin është bërë shkak që të vijojnë këto thashetheme.

    Familja e tij mungoi në dasmën e organizuar me Kiarën në natën finale të “Big Brother”. Pjesë e dasmës ishin vetëm halla e Luizit dhe disa familjarë të tjerë, teksa nëna e fituesit të BBVA ishte futur në shtëpi një javë më parë për të takuar të birin pas 100 ditëve, duke ardhur enkas nga New Yorku.

    Në festën e organizuar në përfundimit të “Big brother” ai ka thënë se menjëherë pasi është zgjuar në mëngjes është nisur për në Shkodër për shkak se ka pasur të ëmën sëmurë. Kështu ai ka nënkuptuar edhe arsyen pse ajo nuk ishte e pranishme në ceremoninë e dasmës. E veç nënës së tij, një tension është përcjellë edhe me kunatin e Luizit, Sokolin dhe shkak është bërë pikërisht “Instagram”-i i tij.

    Ai ka bërë thirrje që mos të ndiqet “Instagram”-i i hapur nga Kiara: “Ju lutemi fansave të vërtetë të Luizit që të mos bëjnë ‘follow’ asnjë ‘Instagram’ që është hapur në emër të Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato ‘Instagram’-e! Ata që hapin ‘Instagram’ në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij. Ju lutemi duroni edhe një javë sa të dalë Luizi që ta lëmë atë të marrë vetë vendimet për ‘Instagram’-in e tij personal. Qëllimi ynë nuk është të dëmtojmë askënd, i vetmi qëllim i yni është që të mbrojmë të drejtat e Luizit në lidhje me ‘Instagram’-in e tij. Ju faleminderit për mirëkuptimin e mbështetjen tuaj!”, thotë ai.

    Kujtojmë se Sokoli, nuk e ndiqte “Instagram”-in e Luizit, deri pak javë më parë, duke zbuluar shumë për raportin mes tyre. Por vizita e tij në SHBA, ka lënë pas të gjitha mëritë dhe inatet e vjetra, duke rikuperuar kështu këtë marrëdhënie. Ndërkohë pak kohë më parë, Luizi ka postuar një video në “Instastory” ku me shaka shprehet se bashkëshorti i motrës e ka futur për të punuar.

    “Qysh se erdha në Amerikë kisha dy ditë pushim, erdhi burri i motrës e më tha ‘A je pushim? Po, hajde me punu. Kam furgonin e shtrojmë pllaka’. Ika, ju ruajt i madhi Zot se kena me shtruar do pllaka”, thotë Luizi, duke qeshur.

    Ndërkohë, kunati i tij, i cili po realizon videon në fjalë thotë: “Hajde punë të mbarë”. Por, teksa me Luizin marrëdhëniet janë rikuperuar, të paktën me motrën dhe kunatin, duket se me Kiarën ata nuk kanë asnjë raport.

    Sokoli, kunati i Luizit, as nuk e ndjek në “Instagram” moderatoren, duke lënë të kuptohet se mes tyre nuk ka dhe nuk ka pasur asnjë kontakt. Ndërkohë, që as Kiara ka zgjedhur mos ta ketë në rrjetet e saj sociale, Sokolin.

    Konflikti nisi qëkur Kiara menaxhoi për disa javë “Instagram”-in e partnerit, vendim ky që familja e kundërshtoi edhe publikisht. Në finalen e “Big Brother Fan Club”, ajo u pyet në lidhje me komentin e bërë në një profil në “Instagram” në emër të kunatit të Luizit, Sokol Tahiri.

    Ajo tha se “Instagram”-i do i dorëzohet Luizit në momentin që ai do të dalë nga shtëpia. Në lidhje me deklaratën e Sokolit, Kiara aludoi se adresa në emër të tij mund të jetë e rreme.

    “‘Instagram’-in që po e menaxhoj unë edhe katër ditë dhe do i dorëzohet Luizit në momentin që do dalë nga shtëpia. Nuk kam folur për këtë pjesë. Qarkullojnë edhe shumë lajme të rreme dhe janë hapur edhe shumë adresa false. Nuk di çfarë bëhet”, u shpreh Kiara.

    Ndërkohë gjithçka dihet është një takim që Kiara ka pasur me mamanë e këngëtarit, kur ajo la shtëpinë e “Big Brother”. Fotot e tyre qarkulluan në rrjet, duke treguar se kjo histori po shkonte drejt një fundi të lumtur. Moderatorja ka folur rreth takimit me vjehrrën e saj ku dhe ka takuar dhe se është një zonjë shumë fisnike.

    Ajo tregoi se takimi me të i hoqi mallin e Luizit, pasi janë i njëjti tip. Ajo tha se nuk mund të thoshte çfarë folën, por se takimi i tyre ishte i lumtur.

    “E kam takuar nënën e Luizit, është një zonjë shumë fisnike. Ma hoqi pak mallin e Luizit sepse janë i njëjti tip. Nuk mund të them se çfarë folëm. Ishte shumë e lumtur”, tha Kiara.

    Por, teksa kanë kaluar më shumë sesa 1 muaj nga dalja e këngëtarit nga loja, marrëdhëniet familjare të tij janë rikuperuar, por megjithatë mbeten të brishta, ndërkohë që familja e tij, e cila jeton në SHBA, ka zgjedhur mos të ketë një raport me Kiarën, për arsye që ata i dinë.