Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me zhdukjen e Remzi Hoxhës, ndërsa theksoi se kjo çështje po përdoret për qëllime politike. Berisha u shpreh në emisionin “Çim Peka Live” në vitin 2020, se ai nuk ka asnjë informacion në lidhje me zhdukjen e tij. Mes të tjerash ai theksoi se familja e Remzi Hoxhës përdoret rregullisht për fushatë elektorale. “Nuk ka patur dhe nuk do ketë kurrë një njeri që do të faktojë qoftë me gjënë më të vogël se Sali Berisha ka pasur një informacion, një të dhënë, nga cilido institucion, dhe ka ditur se ekziston Remzi Hoxha mbi dhe. Shpreh keqardhjen për mënyrën se si po e përdorin për qëllime politike. Përdorimi i familjarëve në kohëra elektorale, ka qenë një rregull që nuk i ka nderuar”, deklaroi ai. Ndërkohë Berisha theksoi se e kishte njohur Remzi Hoxhën nga miku i tij, Adem Demaçi. “Emrin e Remzi Hoxhës e kam dëgjuar nga miku i tij i atëhershëm, Adem Demaçi. Kam thirrur përgjegjësit e institucioneve dhe u kam kërkuar që të bëjnë gjithçka për gjetjen e tij. Agjencitë kanë thënë që nuk gjejmë asnjë gjurmë. Kam menduar se mund të jetë eliminuar nga agjenci të huaja, pasi thanë se ishte implikuar në atentat kundër Gligorovit. Lajmi se është implikuar në atentat kundër meje është një shpifje”, nënvizoi ai, teksa shtoi se lajmet se Hoxha kishte dijeni për takimet e tij sekrete me personazhe famëkëqinj të Serbisë, janë trillime. Madje Berisha theksoi se nuk është takuar kurrë në mënyrë sekrete me njerëz, mes tyre dhe Sllobodan Millosheviçin
Author: editor
-
Fiks Fare/ Miliona euro për luksin e shtetarëve, magazinierja: Depot plot, i fryjnë kostot e tenderëve!
Fiks Fare denoncoi abuzimet me tenderët e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, e cila administron vilat dhe rezidencat.
Një “ushtri” prej 203 personash u shërben krerëve të shtetit, nga drejtuesit, kuzhinierët, kamerierët dhe pastrueset personale të tyre. Redaksia e Fiksit shfletoi dhjetëra dokumente të tenderëve, ku kërkohen të blihen mallra cilësorë, me veshje ari, mëndafshi. Por, në realitet, në magazinat e Drejtorisë Qendrore janë mallra skarco, të cilët kanë mbushur ambientet dhe askush nuk i tërheq. Ndërkohë, fiksi shfletoi edhe dokumente për blerje ushqimesh, ku për 2023-shin do të blihen 25 milionë ushqime deti.
Miliona euro për rikonstruksione, enë kuzhine …
Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka në organikë 203 persona, të cilët janë në gatishmëri për pushimet, pritjet, përcjelljet e krerëve të shtetit. Kjo drejtori ka nën administrim Pallatin e Brigadave, Pallatin e Kongreseve, 10 vila pushimi dhe Qendrën Rezidenciale në Durrës. Çdo vit, kjo drejtori tenderon miliona euro për restaurime, blerje materiale, ushqime, madje edhe për shërbime luksoze. Fiks Fare hulumtoi dokumentet e tenderëve, ku rezulton se javët e fundit është shpallur fituesi për restaurimin e Vilës Nr.5, në Tiranë. Vlera e këtij tenderi është plot 5 milionë euro. Ndërkohë, e njëjta drejtori ka hapur edhe tenderin “rikonstruksioni i Vilës Nr. 31”, me një fond 1 milionë euro.
Por këto s’kanë qenë shpenzimet e vetme. Drejtoria ka bërë edhe disa procedura për blerje “pajisje dhe materiale elektroshtëpiake”, me fond 2.5 milionë lekë. Në dokumentet shoqëruese, kërkohet të blihen hekur për hekurosje me kaldajë, hekur me avull dore, hekur rul. Gjithashtu makinë akulli, fshesë me korrent dore, fshese profesionale, lavastovilje, sobë me korrent. Lavatriçe dhe tharëse profesionale. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka bërë edhe tenderin “pajisje, enë dhe mjete kuzhine”, me një fond 5.322.984 lekë. Lista e materialeve është shumë e gjatë. Fillon nga një seri pjatash, disa lloje lugësh. Gjithashtu pirunë, thika ëmbëlsirë, mishi, peshku, frutash, shërbimi. Disa lloje gotash, vere e bardhë, konjaku, rakie, shampanje dhe gotë koktejli. Dekantues vere me filtër, shtrydhëse frutash, blender profesional, blender për kafe/qumësht. Gjithashtu edhe shtypëse patatesh apo dhe shampanjere.
Pajisje WC-je origjinale, letra higjienike profesionale!
Fiksi shfletoi edhe dokumentet e tenderit “materiale hidraulike dhe pajisje hidrosanitare për vitin 2023” me një fond 3.2 milionë lekë. Kërkohen të blihen pajisje cilësore, që nga galixhantë, rubineta vaskash, grupe dushi cilësorë, aksesorë tualeti etj. E njëjta drejtori ka bërë edhe tenderin “blerje materiale elektrike për vitin 2023” me një fond 3.7 milionë lekë. Gjithashtu edhe procedurën e blerjes së detergjenteve, produkteve higjieno-sanitare dhe aksesorë në ndihmë të pastrimit vitin 2023. Fondi i këtij tenderi është 7 milionë lekë.
Në dokumentet shoqëruese, kërkohen të blihen detergjentë të ndryshëm, një ndër të cilësive edhe kundër yndyrës. Gjithashtu edhe detergjent për pastrim smërçi të inoxeve dhe hidrosanitareve, peceta pastrimi mikrofibër, solucion kundër mizave dhe mushkonjave, aparat me ultratinguj për insektet dhe brejtësit. Në listë është edhe aromatik ambienti, detergjent për pastrim dhe shkëlqim mobiliesh, solucion dhe aparat për mushkonja, kosh inoksi për ËC, komplet furçe për ËC. Gjithashtu edhe detergjente larës për rroba antibakteral, solucion zbutësh për rroba, perde, mbulesa. Letër higjienike e thjeshtë dhe letër higjienike profesionale. Këto letra të jenë celulozë e pastër. Gjithashtu edhe detergjentë të cilësisë së lartë! Në shtëpitë e pushimit nuk mungojnë pastë dhe furçë dhëmbësh, shampo koke, trupi. Apo dhe solucione për larje gomash dhe automjeti.Miliona për naftë, 25 mln për peshk, pije alkoolike …
Tenderi i radhës që u verifikua nga Fiks Fare ishte për blerje pajisje kancelarie me vont 4.4 milionë lekë apo dhe tenderi për blerje materiale ndërtimi me fond 8 milionë lekë. Gjithmonë, materialet shkruhen se duhen cilësore! Drejtoria ka bërë tendera edhe naftë për kaldaja me fond 3.1 milionë lekë, naftë për automjete me fond 17 milionë. Benzinë për automjete me fond 4 milionë. Janë bëra tendera për riparime me fond 2.3 milionë, shërbime dezinfektimi me fond 2.6 milionë. Shërbimi i servisit dhe pjesëve të këmbimit për automjete ka një fond 7.3 milionë lekë. Drejtoria ka akorduar një shumë prej 1 milionë eurosh për sistemin e kondicionimit në Pallatin e Kongreseve, rreth 1 milionë lekë për makineri dhe pajisje për vegla pune. Gjithashtu ka bërë disa tendera për mirëmbajtje e impiante të ujit, apo edhe tenderin për larjen e specializuar të ambienteve dhe tapicerive me fond 1 milionë lekë. Ka blerë 60 mijë lekë një pasqyrë.
Të kalojmë te tenderët e ushqimeve dhe pijeve! Drejtoria e Shërbimeve ka blerë 1.5 milionë lekë verë vendi dhe importi, 1 milionë lekë produkte të konservuara. 400 mijë lekë erëza të ndryshme, 3 milionë lekë perime dhe fruta të freskëta. Kërkojnë të blejnë fruta tropikale dhe jo tropikale. Kanë shpenzuar 3 milionë lekë për prudukte bulmeti dhe vezë, 2 milionë produkte mishi. Gjithashtu 800 mijë lekë pije alkoolike. Apo edhe 2.4 milionë lekë pije të ngrohta. 900 mijë lekë po shpenzojnë për fruta të thata, 2.4 milionë lekë për produkte deti, peshk dhe ushqime deti!1.5 milionë lekë kanë shkuar për produkte ushqimore të ndryshme, 700 mijë lekë për produkte pastiçerie, reçelra dhe marmelata, xhelatinë fruta; pure dhe pasta frutash ose arrash. Qumësht dhe krem, mjaltë, kakao, çokollata dhe ëmbëlsira sheqeri. 3.5 milionë lekë kanë shkuar për pije jo alkoolike.
Por, nuk përfundojnë këtu shpenzimet për krerët e shtetit. 1 milionë lekë janë shpenzuar për aparat fotografik profesional dhe dron. Gjithashtu janë shpenzuar 2 milionë lekë për shërbime në kuadër të udhëtimeve dhe akomodimeve. Apo edhe 1 milionë lekë për regji televizive, 1.8 milionë për shërbime me tënda dhe çadra me qira, 4 milionë lekë për shërbime me projektorë, ekrane LED etj. Për lulet kanë shpenzuar 800 mijë lekë, ndërsa 4 milionë për shërbimeve përkthimi. 3 milionë lekë për prodhime broshurash, ftesa, menu etj.Magazinerja: 1 batanije 500 mijë lekë, i pecetë …
Në dokumentet e tenderëve, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare kërkon materiale të jenë shumë cilësore. Por, ku mbahen dhe magazinohen? Gazetarët e Fiks Fare shkuan te magazina e kësaj drejtorie. “Kam pjata prej 4 vitesh, askush nuk i tërheq. Kam batanije stok. 1 batanije është blerë 500 mijë lekë (të vjetra). Edhe këto batanije nuk i tërheq njeri. Kam peceta. 1 pecetë është blerë 10 mijë lekë (të vjetra). 1 blender (grirëse perimesh, frutash) që kushton 10-15 mijë lekë të vjetra te Çamët, këtu na vjen me 150 mijë lekë. Na kanë sjellë me tender edhe përparëset. 1 përparëse kushton deri në 50 mijë (të vjetra), edhe 1 palë këpucë kopshtari deri 150 mijë lekë. Këto i kam stok dhe s’i tërheq njeri”, thotë ajo.
Më pas i tregon gazetarëve të Fiks Fare cilësinë e mallrave që janë blerë me tendera të ndryshëm nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare. Fillimisht për peshqirët e dushit. Janë me cilësi e dobët dhe janë të hollë. Tregon edhe robdishamët që janë cilësi e dobët. Shapkat janë prej disa vitesh në atë magazinë dhe sërish nuk I tërheq njeri. Janë edhe uniformat e kameriereve, kuzhinierëve që nuk janë në cilësi të mirë.
Gazetarët e pyesin se aktualisht Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare po bën disa tendera për mallra, kryesisht ato që magazinohen në ato ambiente. Ajo thotë se në janar 2023 është bërë tenderi i fundit i enëve të kuzhinës dhe pajisjeve elektrike. “Nuk e kuptoj përse bëjnë prapë. Unë magazinën e kam plot” thotë ajo. E pyesim nëse ia vlen të marrim pjesë në tenderët e radhës së kësaj drejtorie, na përgjigjet se “ia vlen, nëse sjell një cilësi pak më të mirë se ato që ka në magazinë”.Pra, ndryshe nga dokumentet e tenderit, magazinat e kësaj drejtorie janë plot! Shumica janë mallra të skaduar që s’i merr askush. Por, skandali më i madh është se këto materiale skarco janë blerë disa herë me shtrenjtë se çmimet e tregut. Madje, magazinierja tregoi se fondet e tenderëve janë fryrë.
Miliona euro mallra, shtetarët pushojnë vetëm disa ditë!
Një nga rezidencat e qeveritarëve është edhe Durrësi, ku krerët e shtetit shkojnë disa herë në vit. Fiksi shkoi në këtë rezidencë për të pyetur se sa pushojnë krerët e shtetit. Atje janë shtëpitë e pushimit të krerëve të shtetit, Kryeministrit, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, etj. Gazetarët e Fiks Fare takojnë magazinieren e cila thotë se Kryeministri mund të vijë vetëm 1 herë në vit. “Sa herë që vjen, shoqërohet nga kuzhinieri, stafi i vetë. Ushqimet i merr me vete. Gatuajnë në vilë”, thotë ajo.
Ndërkohë, për Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, tregon se ka ardhur vitin e kaluar rreth 2-3 herë. E njëjta procedurë, ku krye parlamentarja ka shkuar me stafin e saj; kuzhinierë, kamerierët.
Në atë rezidencë ka shkuar vitin e kaluar edhe Presidenti Bajram Begaj, i cili po vitin e kaluar u emërua në atë detyrë. Në 2022 ka shkuar rreth 4 herë. Fiksi shkon te Vila e Presidentit, ku bisedon me punonjësit. Ata janë çdo ditë të javës në punë, përveç të shtunë dhe të diel. Janë gjithë vitin. E pyesim se përse vila e Presidentit nuk është mirëmbajtur, na thotë që para se të vijë Presidenti ambientet lyhen. Por sërish ka lagështirë pasi nuk banon njeri. Pavarësisht se Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka bërë me dhjetëra tendera për luksin e krerëve të shtetit, vila e Presidenti ka moblilje të vjetra. Tapete shumë të vjetra, setet e filxhanëve, gotave, nuk ishin të plota.
I kërkojmë të shkojmë edhe te vila e Kryeministrit, por rruga është e bllokuar.***
Magazina e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare
Fiksi – Ja vlen? Çfarë materialesh sjellin këta, nga i marrin?
Magazinierja – S’është se sjellin ndonjë material cilësie. Absolutisht …
Fiksi – As elektrike? Po këto enët e kuzhinës?
Magazinierja – Enët e kuzhinës? Prapë enë kuzhine?
Fiksi – Po.
Magazinierja – Hajde me mua, hajde …. shih se çfarë cilësie ka në magazinë. Këtu ka enë kuzhine kapicë, çfarë kanë marrë. Atëherë këto janë enë kuzhine që këto kanë sjellë. Thjeshtë është tani para 2-3 muajsh, që ne i kemi marrë!
Fiksi – Po tani u mbyll tenderi i kuzhinës, që ishte diku tek 70 milion, që po kërkonin…
Magazinierja – 50 milion i kishim ne këto. Këtu nuk është se sjellin cilësi, absolutisht. Po flasim bashkë.
Fiksi – Po këto të hotelerisë? Peshqirë e këto? Çfarë materialesh janë?
Magazinierja – Nuk ka cilësi. Hajde të të tregoj çfarë cilësie, që të kesh një ide se si janë. Turke janë edhe kineze. Turke, kineze. Kaq. Shihe se çfarë cilësie janë këto për shembull. Peshqirët.
Fiksi – Skandaloze?!
Magazinierja – Thjesht po të tregoj materialet dhe ti mund të shohësh. Mund të t’i kërkojnë edhe me logo ëëë.
Fiksi – Çfarë logo është kjo?
Magaziniere – Drejtoria e Shërbimit Qeveritar.
Fiksi – Me qëndisje.
Magaziniere – Me të qëndisur. Këtu një blender dore, që të gjithë e përdorin në shtëpi dhe mund t’a marrësh 20 mijë lekë (të vjetra) , këtu n’a ka ardhur 130 mijë lekë (të vjetra). Jo më shumë sesa në Janar. Po flas për enët e kuzhinës.
Fiksi – Po.
Magazinierja – 1 gotë rakie 6 mijë lekë. E kuptove? Të tregoj poshtë unë ty, të shohësh kompletet e filxhanëve të kafes edhe të çajit, 100 mijë lekë (të vjetra). Te kinezja dhe turkja jemi! Janë skandal domethënë. E mendon ti, që kjo copë, kjo pecetë është 10 mijë lekë (të vjetra)!
Fiksi – Një pecetë?
Magaziniere – Kjo, vetëm kjo!
Fiksi – Çfarë janë këto?
Magaziniere – Pjata, pjata. Këto janë, që siç kanë ardhur këtu janë. Nuk i kam lëvizur fare.
Fiksi – Prej sa kohësh kanë ardhur këto?
Magaziniere – Kanë nja 4 vjet. Në janar po të them, të gjitha çfarë pe poshtë kanë ardhur në janar. Të gjitha, të gjitha, të gjitha! Dhe tani kanë bërë prapë tender, që nuk kanë marrë akoma ato poshtë. Këto janë përparëse. Uniformat janë dhe kanë ardhur nga 72 mijë lekë (të vjetra).
Fiksi – Kjo?
Magaziniere – Po!
Fiksi – Po kjo as beze tamam nuk është?
Magaziniere – Ja, 72 mijë lekë. Ja të të jap edhe një palë këpucë 130 mijë lekë (të vjetra). Janë këpucë punëtori.
Fiksi – Kineze?
Magaziniere – Po kineze pra t’a thashë. Se turke e kineze është këtu. Ja shihe këtu, enë kuzhine vazhdoj t’i kem. I sheh ti shapkat? Shapkat që ti mund të shkosh ku të duash dhe këto janë 70 mijë lekë, janë turke. Edhe vazhdojnë të … Shih sa shapka kemi këtu. Shihe edhe vazhdojnë kërkojnë prapë i bëjnë stoqe këtu. Këto nuk i marrin.
Fiksi – As për këto rezidencat?
Magaziniere – Nuk i marrin, ja ku i kam unë dhe nuk i kanë marrë.
Fiksi – Po si e bëjnë tenderin dhe nuk i marrin? Për çfarë i bëjnë?
Magaziniere – Po s’ka gjë.
Fiksi – Këto rrinë thjeshtë këtu në magazinë.
Magaziniere – Po!
Fiksi – Po nuk kthehen më këto?
Magaziniere – S’kthehen më. 500 mijë lekë (të vjetra).
Fiksi – 500 mijë lekë kjo?
Magaziniere – Po. Bëjnë tenderin dhe ja ku i kemi prapë. Këtu do jenë. Dhe me enë kuzhine të thashë 2-3 muaj ka që e kemi bërë. 50 milionë. I marrin edhe unë i marr i bëj kapicë këtu. Kaq!
Fiksi – Po detergjentet, cilësia?
Magaziniere – Zero, zero mi! Mos të të them që nuk erdhën fare. Unë po të them cilësinë mos e merr …. Të them unë pastaj. Ju e dini vetë, por ti e pe vetë se çfarë cilësie vjen këtu. As cilësi e parë, tek e dyta. Tek cilësia e dytë, edhe fare, fare jo se ato shkojnë nëpër vila.Shkojmë në Rezidencën Qeveritare, Durrës
Fiksi – Kam ardhur për punën e një tenderi për ushqimet.
Magazinierja – 5 vila janë për qeveritarë. Kryeministri dhe ministrat. Ata kanë kuzhinierët e vetë dhe bëjnë ushqimet e veta. Kur vijnë ata, që rrinë 2-3 ditë marrin ushqimet e veta. Edhe gatuajnë brenda në vilë.
Fiksi – 5 vila janë gjithsej?
Magazinierja – Vila mi! Është Kryeministri. Kryeministri vjen 2 herë në vit ose 1 herë sa ti vij. Kur vjen ai ka eskortën e vetë. Ka kuzhinierin, ka kamerierin. Ai njëherë në vit vjen a s’vjen. Kush e han ushqimin këtu?
Fiksi –A vjen njeri tjetër përveç (Kryeministrit)?
Magazinierja – Kryetarja e Kuvendit, Presidenti, kaq! Edhe ministrat kuptohet tek vilat kaq. Ata vijnë a nuk vijnë një herë në vit, më shumë vijnë gjatë sezonit të verës për ca ditë. Kanë ushqimet e veta.Shkojmë te vila e Presidentit
Punonjës gjelbërimi – E Presidentit ajo aty!
Fiksi – Kjo këtu? Po e Kryeministrit?
Punonjës gjelbërimi – Është andej.
Fiksi – Kur është hapur vila këtë vit?
Roja i gardës – Po hapet çdo ditë kjo për t’u mirëmbajtur.
Fiksi – Stafi i kuzhinës vjen vet ëëë?
Punonjëset e vilës – Po, po kur vjen Presidenti. Vjen edhe kamerier edhe për kuzhinën. Këtë vit që kaloi erdhi nja 3 herë Presidenti.
Punonjësja e vilës – Kjo ka nevojë për ajër të pastër.
Fiksi – Po pra shumë erë e rëndë këtu.
Punonjësja e vilës – Ikën, ikën ajo se e bën ai bojaxhiu edhe këtë këtu edhe pas televizorit.
Fiksi – Po shumë era lagështirë vjen këtu.
Punonjësja e vilës – Po s’ke ça i bën se mbajnë edhe tapetet e vjetra. Se nuk kemi edhe dyer më të rregullta, që të hapen.
Fiksi – Vini për ditë ju?
Punonjëset e vilës – Po, po çdo ditë.
Fiksi – Çdo ditë?
Punonjësja e vilës – Jo çdo ditë, të shtunë e të diel e kemi pushim. Dhe ditët e festive.***
Lista e disa tenderëve të vitit 2023 nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare
• Rikonstruksioni i Vilës Nr.5 – 5.000.000 euro
• Rikonstruksioni i Vilës Nr. 31 – 1.000.000 euro
• Pajisje dhe materiale elektroshtëpiake – 2.5 milionë lekë
• Pajisje, enë dhe mjete kuzhine –5.3 milionë lekë
• Materiale hidraulike dhe pajisje hidrosanitare – 3.2 milionë lekë
• Blerje materiale elektrike – 3.7 milionë lekë
• Blerje e detergjenteve- 7 milionë lekë
• Blerje pajisje kancelarie – 4.4 milionë lekë
• Blerje materiale ndërtimi – 8 milionë lekë
• Naftë për kaldaja – 3.1 milionë lekë
• Naftë për automjete – 17 milionë lekë
• Benzinë për automjete – 4 milionë lekë
• Riparime – 2.3 milionë lekë
• Shërbime dezinfektimi – 2.6 milionë lekë
• Shërbimi i servisit për automjete – 7.3 milionë lekë
• Kondicionimi i Pallatit të Kongreseve – 1 milionë euro
• Larje e specializuar e ambienteve – 1 milionë lekë
• Blerje pasqyre – 60 mijë lekë
• Verë vendi dhe importi – 1.5 milionë lekë
• Produkte të konservuara – 1 milionë lekë
• Erëza të ndryshme – 400 mijë lekë
• Perime dhe fruta të freskëta – 3 milionë lekë
• Produkte bulmeti dhe vezë – 3 milionë lekë
• Produkte mishi – 2 milionë lekë
• Pije alkoolike – 800 mijë lekë
• Pije të ngrohta – 2.4 milionë lekë
• Fruta të thata – 900 mijë lekë
• Peshk dhe ushqime deti – 2.4 milionë lekë
• Ushqimore të ndryshme – 1.5 milionë lekë
• Produkte pastiçerie – 700 mijë lekë
• Pije jo alkoolike – 3.5 milionë lekë
• Aparat fotografik – 1 milionë lekë
• Shërbime në udhëtime – 2 milionë lekë
• Regji televizive – 1 milionë lekë
• Tenda dhe çadra me qira – 1.8 milionë lekë
• Projektorë, ekrane LED – 4 milionë lekë
• Shërbime përkthimi – 4 milionë lekë
• Prodhime broshurash – 3 milionë lekë -
Tronditëse! Ndërron jetë papritur ish-banorja e “Big Brother VIP”
Ylli i realiy show-t italian “Big Brother”, Monica Sirianni ka ndërruar jetë teksa ishte në një lokal nate.
Mësohet se Sarianni u sëmur papritur të premten gjatë një nate jashtë me miqtë në Sauveria Mannelli, një qytet në provincën Catanzaro të Italisë dhe u dërgua me urgjencë në një spital lokal, ku u shpall e vdekur, transmeton Kosovarja.
Raportet thonë se një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e sëmundjes dhe vdekjes së saj të papritur, pa asnjë informacion ende të publikuar për publikun, megjithëse raportet thonë se përfshirja e palëve të treta është përjashtuar. Mësohet se mjekët nuk e kanë përjashtuar shkakun e një ataku kardiak.
Ish-ylli televiziv u shfaq në sezonin e 12-të të versionit italian të reality shoë-t, i cili u transmetua midis 2011 dhe 2012.
Ajo lindi në Australi nga prindër italianë që kishin emigruar nga rajoni jugor i Kalabrisë para se ajo të lindte./Kosovarja/
-
Ishin bllokuar në plazhin e Gjipesë, shpëtohen 4 turistë! Njëri prej tyre ishte rrëzuar
Kishin mbetur të izoluar në një terren të thepisur, në plazhin e Gjipesë, shërbimet e Policisë iu shkojnë në ndihmë 4 turistëve, njëri prej të cilëve ishte i dëmtuar për shkak të rrëzimit.
Operacioni i kërkim-shpëtimit, nga Komisariati i Policisë Himarë, një grup i Delta Force, shërbimi i zjarrfikëses dhe një ekip mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë.
Ditën e djeshme, salla operative e DVP Vlorë është njoftuar se 4 turistë të cilët po eksploronin zonën, midis fshatit Ilias dhe plazhit të Gjipesë, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, kishin mbetur të izoluar brenda një grope, dhe njëri prej tyre turistëve ishte rrëzuar.
Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet e zjarrfikëses kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë 4 turistëve. Pas 9 orësh kërkimi, në terren të vështirë dhe në kushtet e errësirës, u bë i mundur lokalizimi i turistëve, të cilët janë nxjerrë fillimisht nga vendi ku kishin mbetur të bllokuar dhe më pas janë transportuar me mjetin e ambulancës, në spitalin e Himarës, për kontroll mjekësor.
Pas kontrollit mjekësor, të katërt turistët janë kthyer në vendin ku ishin akomoduar dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Turistët kanë falënderuar shërbimet e Policisë, të zjarrfikëses dhe stafin mjekësor, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar për t’iu ardhur në ndihmë, turistëve që vizitojnë Vlorën dhe gjithë Shqipërinë.
Policia e Vlorës fton qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
-
Ish-mashtruesi që fitoi llotarinë gjermane €9 milionë, kërkon ‘investitorë’ për të fituar llotarinë evropiane €100 milionë (fotot)
Një emigrant ish-i dënuar për mashtrim që fitoi rreth 10 milionë dollarë në një llotari në Gjermani, ka nisur të organizohet për të mbledhur rreth 1000 investitorë me qëllim të kapë në bashkëpunim edhe llotarinë evropiane Eurojackpot, për të ndarë fitimet me grupin.
Kursat Yildirim, i njohur tashmë në media si Chico, fitoi vitin e kaluar llotarinë kombëtare gjermane €9.9mln dhe është bërë i famshëm në mediat vendase për shpenzimet e tij ekstravagante dhe faktin që kërkon të investojë dhe të gjejë nuse.
Lojtari i vjetër i bixhozit raportohet se kishte fituar dhe më parë shuma të vogla prej disa mijëra euro në 2022 e 2023.
Tashmë 42 vjecari i lindur në Dortmund me origjinë turke, i ka vënë syrin xhekpotit evropian teksa thotë se kërkon të realizojë dhe ëndrrat e atyre që do t’i bashkohen në tentativën e frikshme të pasurimit.
Ish-i dënuari për vjedhje e mashtrim, ka nxjerrë njoftimin në rrejtët sociale ku thtoë se kërkon të mbledhë rreth 1,500 vetë për të konkuruar bashkairsht në llotarinë Eurojackpot ku çdo pjesëmarrësi i kërkohet të blejë dy bileta me paratë e veta, që kushtojnë €4.60 secila.
Kështu që sipas tij, nëse një nga 3000 biletat e mbledhura fiton, grupi do të ndajë fitimet prej €111 milionë, duke llogaritur rreth €75 000 për secilin pjesëmarrës.
Mediat raportojnë se shanset e suksesit të planit të Yildirim janë rreth 1 në 1000, por paralajmërojnë për abuzime nga ana e organizatorit, siç ka ndodhur shpesh në raste të tilla.
Besohet se milioneri ka shpenzuar tashmë pjesën më të madhe të fitimeve të tij me makina e sende luksi teksa para disa javësh ishte në media me blerjen e tij më të fundit, makinë Ferrari GTB 296 me çmim €500 000, për vëllanë e tij Jonuz, 35 vjeç.
Yildirim ka lënë gjithashtu punën e tij në fabrikë dhe ka hapur biznese të reja, duke përfshirë dhe një fermë frutash të thata, duke mbjellë rreth 6000 bajame.
Më herët është raportuar se milioneri dilte shëtitje me aligatorin e tij “shtëpiak”, pasi kishte lënë të dashurën e vjetër kur fitoi paratë.
-
Kamioni përplaset me makinën e të moshuarve me aftësi ndryshe, ka viktima
Një ngjarje e rëndë ndodhi në Kanada, ku të paktën 15 persona humbën jetën nga një aksident në provincën kanadeze të Manitobës. Mësohet se një kamion gjysmë rimorkio goditi një automjet që përdorej për të transportuar persona të moshuar dhe me aftësi të kufizuara.
Përplasja ndodhi pranë qytetit Carberry në Manitoba jugperëndimore, 170 km në perëndim të Winnipeg, thuhet në raport. Nëse konfirmohet numri i të vdekurve, do të përfaqësonte një nga aksidentet rrugore më vdekjeprurëse në historinë e fundit kanadeze. Për titujt më të fundit, ndiqni kanalin tonë të Google News në internet ose nëpërmjet aplikacionit, raporton reuters.Korporata e transmetimit kanadez transmetoi video nga vendi i ngjarjes që tregonte zjarrfikësit duke u munduar ta shuajnë zjarrin në një automjet të bardhë të djegur që ishte në një kanal në anë të rrugës. Winnipeg Free Press tha se automjeti i dytë operohej nga Handi-Transit, i cili transporton të moshuarit dhe ata me aftësi të kufizuara. Rrjeti CTV tha gjithashtu se 15 persona kishin vdekur.
Policia Mbretërore Kanadeze tha se të gjitha burimet e disponueshme ishin duke u vendosur në vendngjarje. Në Saskatchewan fqinj, 16 njerëz vdiqën në muajin prill të vitit 2018 pasi një kamion goditi një autobus që transportonte një ekip të rinjsh hokej në një rrugë rurale. Shoferi i kamionit u dënua me tetë vjet burg në vitin 2019.
-
Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës, Rama: Të kthehen menjëherë në shtëpi, 100% të fokusuar tek lirimi i tyre, s’ka asnë paralele mes tyre dhe kriminelit serb
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish dje mbi rrëmbimin e 3 policive të Kosovës nga Serbia. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai tha se ata duhet të kthehen menjëherë në shtëpi. Kreu i qeverisë shqiptare bën me dije se që prej ditë se djeshme janë 100 të fokusuar tek lirimi i tyre. Për Ramën, s’ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri. Prioritet nënvizon kryeministri Edi Rama mbetet de-eskalimi dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike, sipas kryeministrit duhet të përmbushen një orë e më parë.“Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi! Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë!”, shkruan Rama. Ndërkohë, edhe presidenti Bajram Begaj ka reaguar për rrëmbimin e tre policëve në veri të Kosovës nga forcat serbe. Begaj e cilëson këtë një akt të rëndë provokativ, që sipas tij synon vetëm destabilizimin jo vetëm të Kosovës, por të gjithë rajonit. Dje, në një postim në ‘Facebook’, Begaj i bën thirrje Serbisë që të lirojë menjëherë efektivët e Kosovës. “Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit. E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve Serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme”, shkruan Begaj.
-
Luhaten monedhat e huaja, ja me sa shiten dhe blihen euro dhe dollari sot
Sot, më 16 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 98.6 lekë dhe shitet me 100 lekë.
Euro blihet me 107.4 lekë dhe shitet 108.3 lekë.
Paundi britanik sot blihet me 124.8 lekë dhe shitet me 126.1 lekë.
Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 109.3 lekë, ndërsa në shitje me 110.6 lekë
Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 73.8 lekë dhe në shitje me 75.8 lekë.
Për më tepër shihni tabelën e mëposhtme:
-
“Të premten është kohë stresi”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë
Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Është dita e duhur për takime të reja ndaj mos u mbyllni në shtëpi. Do të arrini të gjëra të mëdha. Në punë, vazhdoni të punoni fort sepse kënaqësitë e mëdha janë gati të vijnë. Kundërviju atyre që përpiqen të vendosin një çelës në veprat e tuat.Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Të premten, përpiquni të kaloni më shumë kohë me të dashurin tuaj që e keni lënë pak pas dore së fundmi. Në punë qëndroni të përqendruar dhe mos u humbni tani.Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Ju ka ardhur koha të ndryshoni këndvështrimin tuaj për dashurinë dhe të kuptoni pak më shumë përpjekjet e partnerit tuaj. Në punë periudha është pozitive, më në fund momenti stresues duket se ka kaluar. Do të dini të arrini gjëra të mëdha dhe të provoni vlerën tuaj.Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në dashuri jeni mjaft të menduar dhe ndoshta po e neglizhoni pak partnerin. Mundohuni të mos e ekzagjeroni, sepse nga ana tjetër, këta janë njerëz vërtet të rëndësishëm që mund t’ju japin dorën në çdo fushë. Në punë, kushtojini vëmendje tensioneve.Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Kjo e premte, hapni zemrën tuaj dhe deklarohuni para personit që ju pëlqen sepse yjet janë në favorin tuaj. Në punë është dita e duhur për të bërë kërkesa.Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Të premten është një kohë stresi, por duhet të shtrëngoni dhëmbët dhe të prisni kohë më të mira për dashurinë. Në punë keni një qëndrim të ri që do ju çojë larg. Do të jeni në gjendje të arrini gjëra të mëdha në çdo aspekt të jetës tuaj.Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Merrni pak kohë për veten dhe për të qenë me të dashurit tuaj. Në punë mos u shqetësoni, përpiquni të jetoni më lehtë. Përndryshe, rrezikoni të debatoni me ata që ju rrethojnë dhe të bëni gabime. Me pak fjalë, merrni pak kohë për të kuptuar se në cilën rrugë po shkoni.Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Të premten do keni përshtypjen se duhet të bëni zgjedhje të vazhdueshme në jetën tuaj, por merrni kohë për të kuptuar atë që dëshironi. Jo çdo gjë po shkon sipas planit por së shpejti të gjithë përshtaten dhe do të shihni që do të jeni të kënaqur.Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Do ju pëlqen gjithmonë të ndiheni mirë dhe keni nevojë për dikë në krah për t’ju bërë të ndiheni kështu. Në punë, mos e fajësoni shumë veten nëse diçka nuk shkon. Jo çdo gjë mund të shkojë sipas planit gjatë gjithë kohës, por do të shihni që përfundimisht të këputurit do të kthehen në shtëpi për t’u çlodhur.Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në dashuri nuk është një moment rozë, por duhet të mësoni të jetoni edhe me ndjenjat negative. Në punë, mos e humbni avantazhin tuaj tani. Ju do të jeni në gjendje të merrni një kënaqësi të madhe pa u grindur me ata që ju rrethojnë.Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Të premten paqja kthehet në dashuri dhe do ndiheni edhe më të kuptuar nga partneri juaj. Në punë do të shpërbleheni për përpjekjet tuaja. Keni shpenzuar shumë por më në fund do arrini të hiqni kënaqësi të mëdha.Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Do vjen një moment për t’u çlodhur dhe duhet ta shfrytëzoni sa më shumë. Në punë, mësoni të pranoni ndryshimet dhe mendoni për të gjithë rrugën që keni ardhur për të arritur në pozicionin në të cilin jeni. -
Adoleshenten e zë gjumi në timon, makina bie në lum, 4 të vdekur
Një aksident tragjik ku humbën jetën në Idaho katër anëtarë të së njëjtës familje, babai 36-vjeçar Calvin Miller dhe tre fëmijët e tij, Dakota 17-vjeçare, Jack 10-vjeçar dhe Delilah 8-vjeçare ka ndodhur në SHBA. 17-vjeçari i cili drejtonte makinën në të cilën pasagjerët i ka zënë gjumi në timon duke bërë që mjeti të dalë nga rruga dhe të ulet përmbys në një lumë.
Sipas New York Post, aksidenti ka ndodhur kur babai 36-vjeçar i divorcuar po udhëtonte me tre fëmijët e tij për të vizituar gjyshin e tyre i cili jeton në një shtëpi pleqsh.
Sipas burimeve policore, në momentin e aksidentit , në timon ka qenë 17-vjeçarja Dakota dhe me siguri e ka zënë gjumi për shkak të lodhjes që ka pasur nga udhëtimi 440 km nga Uashingtoni në Idaho.
“Dakota doli nga rruga, makina u përplas me gurë dhe u ngrit. Më pas vetura është përplasur sërish me gurë duke bërë që mjeti të përmbyset dhe të ulet përmbys në lumin Salmon”, thuhet në dosjen e lëndës.
Makina e përmbysur dhe pjesërisht e zhytur në ujë u gjet nga një peshkatar dhe policia beson se babai dhe tre vëllezërit ndoshta janë mbytur.
“Nuk e di nëse do të mësohem që të mos vijnë nga shkolla dhe të më bërtasin. Ishte e gjithë jeta ime”, tha nëna e shkatërruar e tre fëmijëve, e cila pretendon se nuk ishte në dijeni të udhëtimit kur i la me babain të premten e kaluar.