Author: editor

  • Shtyhet ceremonia për marrjen e detyrës së kryebashkiakut të ri Benet Beci, zbulohet arsyeja

    Shtyhet ceremonia për marrjen e detyrës së kryebashkiakut të ri Benet Beci, zbulohet arsyeja

    Marrja e detyrës së kryebashkiakut të ri të Shkodrës është shtyrë me tri ditë.

    Shkak është bërë një kërkesë e 29 këshilltarëve të PS-së dhe PSD-së, për ta shtyrë mbledhjen e planifikuar nga e premtja në të hënën.

    Në këto kushte, sipas ligjit, sekretari ka shtyrë mbledhjen e Këshillit Bashkiak në fillimin e javës së ardhshme.

    Në zgjedhjet e 14 majit, për herë të parë në bashkinë e Shkodrës fitoi një kandidat socialist.

    Benet Beci mposhti kundërshtarin e tij me një diferencë të thellë prej 11.727 votash.

  • Një burrë çau murin e bodrumit të tij dhe zbuloi tunelet, misteri i qytetit antik në Turqi

    Një burrë çau murin e bodrumit të tij dhe zbuloi tunelet, misteri i qytetit antik në Turqi

    280 metra nën sipërfaqen e Tokës, Cappadocia në Turqi është një rrjet tunelesh dhe banesash të ngjashme me shpellat që dikur strehonin rreth 20,000 njerëz.

    Derinkuyu u zbulua në vitin 1963 nga një burrë i cili vuri re se pulat e tij po zhdukeshin sapo futeshin në bodrumin e shtëpisë. Pasi çau murin atje ai ndoqi një tunel që bëri të mundur zbulimin e qytetit nëntokësor.

    Ky qytet antik është pjesë e Trashëgëmisë Botërore të UNESCO-s që prej vitit 1985 dhe është i hapur për vizitorët, megjithëse këta të fundit mund ta eksplorojnë në hapësira të kufizuara.

    Cappadocia ka një sërë banesash nëntokësore dhe terreni i saj është kryesisht me shkëmbinj.

    Sipas Departamentit të Kulturës të Turqisë, qyteti nëntokësor u ndërtua nga Frigjianët në shekujt 8-7 para Krishtit dhe është përdorur asokohe si një vend ku njerëzit fshiheshin prej pushtuesve apo konflikteve.

    Banorët e saj ishin në gjendje të mbijetonin nën tokë për muaj të tërë. Në kulmin e saj, ajo ishte shtëpia e 20,000 njerëzve.

    Megjithatë, në vitet 1920, qyteti u braktis nga grekët kapadokianë kur ata u larguan në Greqi gjatë Luftës Greko-Turke. Pasi qyteti u rizbulua në vitet 1960, ekskavatorët gjetën dhoma që shërbenin për qëllime të ndryshme, duke përfshirë ruajtjen e ushqimit, prodhimin e verës, shtypjen e vajit etj.

    Ata zbuluan gjithashtu një kishë të vogël dhe një shkollë fetare.

    Kur qyteti ishte i banuar, bagëtitë mbaheshin në kate më afër sipërfaqes, në mënyrë që erërat dhe gazrat e tyre të mos preknin banesat më të ulëta. Një pus siguronte ujë të pastër dhe boshtet e ventilimit lejonin që ajri i pastër të qarkullonte midis dhomave dhe kateve. Kishte gjithashtu dyer të mëdha guri në çdo kat.

    Sot, Derinkuyu, i cili tani është qyteti më i madh nëntokësor në Turqi është i hapur për vizitorët./tvklan.al

  • Arsyeja e fortë, Luizi ‘braktis’ dasmën e Arbana Osmanit

    Arsyeja e fortë, Luizi ‘braktis’ dasmën e Arbana Osmanit

    Dasma e Arbanës dhe Eduardit do të mbahet këtë të shtunë në Toskana të Italisë, ku të ftuar do të jenë 120 persona, mes tyre miq, të afërm, familjarë dhe kolegë të dyshes.

    Janë përfolur disa nga personazhet e njohur që do të jenë pjesë e festës si Flori Mumajesi, Ylli Limani, Klajdi Haruni e shumë të tjerë që ende nuk janë zbuluar.

    Mirëpo, ajo çfarë kemi kuptuar është fakti që i pranishëm në këtë dasmë nuk do të jetë fituesi i “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli.

    Por, për ç’arsye?

    Nëpërmjet TikTok-ut, Luizi është shprehur se me datën 17 qershor, ditën e shtunë ai do të performojë live në New York për të gjithë shqiptarët që ndodhen atje, madje këtë njoftim e dha edhe duke imituar moderatoren me frazën: “yjeeee”.

    Ai mund ta ketë marrë ftesën e dasmës, por siç duket angazhimet profesionale ia bëjnë të pamundur prezencën në Toskana.

  • Përplasjet Serbi-Kosovë për komunat në Veri, reagon Lajçak, ja ultimatumi që ka për palët

    Përplasjet Serbi-Kosovë për komunat në Veri, reagon Lajçak, ja ultimatumi që ka për palët

    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur në lidhje me tensionet në Veri, ku është shprehur se të dy vendit të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit.

    Lajçak ka theksuar se të dy vendet duhet të bëjnë hapa përpara në mënyrë që procesi i dialogut të avancojë.

    “Jemi në një fazë kur të dy vendet na thonë: Le ta bëjë pala tjetër atë që ju dëshironi ta bëjë dhe ne premtojmë që më pas do ta bëjmë pjesën tonë’.

    Por, kjo nuk funksionon kështu. Për të çuar procesin përpara nevojitet pajtimi, dialogu, guximi dhe vizioni.

    Më e mira që mund të ndodhë me marrëveshjet e paqes është që ato të zbatohen sa më parë, siç është rasti me Marrëveshjen e Ohrit, e cila është një marrëveshje e suksesshme, e cila jo vetëm ndali luftën që hapi një kapitull të ri për vendin”, tha Lajçak në Strugë, në kuadër të “Forumit të Prespës për Dialog”, citon Telegraf.

  • BE del sërish me thirrjen e fortë dhe paralajmëron Kosovën: Nëse nuk plotësohen kushtet…

    BE del sërish me thirrjen e fortë dhe paralajmëron Kosovën: Nëse nuk plotësohen kushtet…

    Në një deklaratë nga selia e Komisionit Evropian në Bruksel, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se ende presin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të zbatojë hapat e nevojshëm për de-përshkallëzimin e situatës.

    Njëkohësisht ai ka përsëritur se ndaj Kosovës nuk janë vendosur sanksione apo masa kufizuese, por masa që i përdorin për të treguar se BE është serioze në pritjen për plotësimin e kushteve.

    “Këto masa nuk janë diçka që Bashkimi Evropian do ta merrte lehtë, por këto janë masat që janë reagimi i domosdoshëm i Bashkimit Evropian ndaj faktit se deri më tani nuk kemi parë ndonjë hap vendimtar kuptimplotë për de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës”.

    Stano bëri të ditur se BE po bën më të mirën për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, si një rrugë e rëndësishme për anëtarësimin në bllokun e tyre. Zëdhënësi u pyet edhe për rrëmbimin e tre policëve në veri të Kosovës nga Serbia, për të cilën u përgjigj në mënyrë sipërfaqësore, pa dhënë shumë detaje.

    “Po e ndjekim nga afër dhe jemi në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in. Ndërkohë ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në shtimin e tensioneve, të cilat tashmë janë të larta”.

  • Nuk do ta besoni sa shqiptarë bëjnë pjesë e organeve amerikane të zbatimit të ligjit

    Nuk do ta besoni sa shqiptarë bëjnë pjesë e organeve amerikane të zbatimit të ligjit

    Para një dekade, numri i shqiptarëve në organet amerikane të zbatimit të ligjit ishte rreth 200.

    Më 2023, sipas “Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Zbatimi të Ligjit”, kjo shifër ka arritur në mbi 700.

    Zëri i Amerikës bisedoi me disa pjesëtarë të organeve ligjzbatuese në Nju Xhersi dhe Nju Jork, të cilët flasin mbi sfidat e karrierës së tyre dhe rëndësinë e shtimit të numrit të shqiptaro-amerikanëve me uniformën blu.

    34 vjeçari Vezir Sela, e nisi karrierën e tij në organet amerikane të zbatimit të ligjit para 15 vitesh.

    Sot, ai është oficer në zyrën e sherifit të bashkisë së Bergenit në Nju Xhersi, një punë me rrezikshmëri të lartë, që është jetike për sigurinë e komunitetit.

    Bergeni përbëhet nga 70 komuna dhe është bashkia me numrin më të madh të banorëve në Nju Xhersi.

    “Kurrë nuk e di se ku po futesh. Varet nga natyra e krimit dhe njerëzit. Ne duhet të sigurohemi që të gjitha pajisjet t’i kemi funksionale. Kamera e trupit duhet të jetë e karikuar. Makinat tona janë të pajisura me gjithçka, që nga ndihma mjekësore, armë, kompjuter dhe gjëra tjera”, thotë oficeri Sela.

    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, oficeri i lindur në Shtetet e Bashkuara, flet mbi sfidat në fillimet e karrierës së tij, kur ishte vetëm 19 vjeçar.

    “Jam i pari në familjen time që jam bërë pjesë e organeve ligjzbatuese. Nuk dija se çfarë më priste. Nuk dija ku po futesha. Në akademinë policore, nuk dija si të vrapoja, si të qëlloja me armë. Ishte një sfidë e madhe për gjashtë muaj. Më është dashur shumë punë dhe përkushtim. Kisha mentalitetin e një të riu. Por jam i lumtur, që e kam filluar karrierën në moshë të re”, thotë ai.

    Vite pas, numri i pjesëtarëve të familjes Sela në organet amerikane të zbatimit të ligjit u rrit.

    Hadis Sela është oficer i forcave speciale (SWAT) në bashkinë e Hadsonit në Nju Xhersi.

    Ndërsa Adem Sela është detektiv në zyrën e Prokurorit në bashkinë e Paseikit në Nju Xhersi.

    “Në përgjithësi, jemi gjashtë anëtarë të familjes Sela që jemi punonjës policie në Nju Xhersi. Jemi në komuna të ndryshme. Kjo është një punë profesionale, do dinjitet dhe shumë punë. Është punë që njihet, ndryshe nga punët tjera, pra respekti është më i madh”, thotë oficeri Hadis Sela për Zërin e Amerikës.

    “Është një detyrë shumë e rëndësishme për ne shqiptarët, që të tregojmë se jemi punëtorë të mëdhenj. Se jemi të gatshëm të shërbejmë për këtë vend, për komunitetin shqiptaro-amerikan dhe komunitetet tjera gjithashtu. Presim që të tjerë shqiptarë t’i bashkohen organeve të zbatimit të ligjit. Si vend pune, është një karrierë e mrekullueshme, takon shumë njerëz, merresh me shumë gjëra. Asnjë ditë nuk është monotone”, thotë detektivi shqiptaro-amerikan Adem Sela.

    Shtimi i numrit të shqiptaro-amerikanëve në organet e rendit është një nga qëllimet kryesore të “Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Zbatimi të Ligjit”, e themeluar më 2019, një organizatë mbarëkombëtare që mbështet shqiptarët që duan të nisin një karrierë në policinë amerikane.

    “Tani jemi si nata me ditën. Më përpara, kur kishim nevojë për një përvojë, ose këshillë, nuk mund ta gjeje dot. Tani është fare e thjeshtë”, thotë Elton Shametaj, themeluesi i shoqateës

    Sipas zotit Shametaj, para një dekade numri i policëve shqiptaro-amerikanë ishte rreth 200, ndërsa tani ky numër ka shkuar në mbi 700 pjesëtarë.

    Ai thotë se gati një në 30 pjesëtarë është grua.

    Në përgjithësi, shton zoti Shametaj, shoqata ka rreth 2 mijë aplikime nga shqiptaro-amerikanë të interesuar t’u bashkohen organeve të rendit.

    “Falë zotit këtu në Amerikë vetëm qielli është kufiri. Ne, si të gjithë tjerët, jemi shumë të integruar. Shqiptarët mund të ankoheshin më përpara, por shqiptarë tani ke në Shtëpinë e Bardhë, tek FBI-ja (Byroja Federale e Hetimeve), ATF-ja (Byroja për Alkoolin, Duhanin, Armët dhe Eksplozivët), në Departamentin e Drejtësisë, shqiptarë ke kudo”, thotë themeluesi i kësaj organizate Elton Shametaj.

    Këta zbatues të ligjit, megjithëse shumica prej tyre kanë lindur në Shtetet e Bashkaura, mbajnë lidhje të forta me shqiptaro-amerikanët, përmes pjesëmarrjes në pothuajse çdo organizim të komunitetit.

    “Baba më ka mësuar që të mos e harroj kombin, të mos e harroj vendin dhe traditën. Të dish gjuhën tënde, sepse jemi shqiptarë. Prejardhjen mos e harroni, të jemi pranë vendit tonë dhe të jemi bashkë, që të përparojmë si shqiptarë”, thotë shqiptaro-amerikani Azmi Toska, që për tetë vite shërben si oficer policie në bashkinë e Hadsonit në Nju Xhersi.

    Sipas tyre me rritjen e numrit të shqiptarëve në organet ligjzbatuese, po ndryshon edhe perceptimi i shoqërisë amerikane për shqiptarët.

    “Çdo vend ka qytetarë që marrin pjesë në aktivitete të ndryshme kriminale. Shqiptarët, në çdo film që e kemi parë, janë portretizuar si kriminelë, gjë që nuk është e vërtetë. Ne jemi njerëz familjarë, jemi punëtorë të mëdhenj. Angazhimi në organet e zbatimit të ligjit është një karrierë me të cilën duhet të mburremi. Kërkon guxim, krenari dhe përkushtim”, thotë Altin Çeloaliaj, detektiv në Autoritetin e Portit të Nju Jorkut dhe Nju Xhersit.

    “Ato epitete që na kanë vënë si shqiptarë, kur kemi ardhur në fillim kanë qenë thjeshtë të momentit. Ne po e tregojmë veten në këto vitet në vazhdim se cilët jemi në të vërtetë. Po tregojmë se jemi zbatues të ligjit, duam punën e mirë dhe se duam të bëjmë diçka të dobishme”, shton Besmir Sajdarasi, oficer policie në Stejtën Ajllënd të Nju Jorkut.

    Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Zbatimit të Ligjit shërben edhe si urë lidhëse midis organeve amerikane të rendit me policitë e Shqipërisë dhe Kosovës./VOA

  • Vlonjatja martohet me kryebashkiakun italian, ftojnë gjithë banorët në dasmë. E djegin banketin me “Xhamadanin” (Video)

    Vlonjatja martohet me kryebashkiakun italian, ftojnë gjithë banorët në dasmë. E djegin banketin me “Xhamadanin” (Video)

    Vlonjatja Ilda Mustaj është martuar me një kryetar komune në një provincë në Padova, Damiano Fusaro në Itali.

    Ilda në një lidhje tek “ABC-ja e Mëngjesit” tregon se është njohur me bashkëshortin e tij italian gjatë kohës që ishte në një kurs teatri.

    “Jemi njohur në një kurs teatri para gjashtë vitesh, ishte ai që ishte mësuesi im unë isha asistente, gjatë asaj kohe unë nuk kisha patent dhe ai më sillte në shtëpi. Më ka pëlqyer që në fillim, që me herën e parë edhe ai e njëjta gjë”, ka thënë ajo.

    Ajo është shprehur se pas fitores një ditë më pas kur edhe kemi festuar fitoren ai më ka propozuar për martesë.

    Nga ana tjetër Damiano shprehet se shqiptarët i kishte njohur si njerëz punëtore dhe takimi me bashkëshorten e tij e kishte vertetuar një gjë të tillë.

    “Kisha njohur njerëz që kishin shumë dëshirë për të punuar, kur kam njohur Ildën e konfirmoi të gjithë këtë”, ka thënë ajo.

    Ndër të tjera vlonjatja është shprehur se dasma është zhvilluar në një vili qindra vjeçare në komunën që drejton bashkëshorti i saj dhe hapja është bërë me këngën “Xhamadani Vija Vija”, në dasmë kanë qenë të gjithë banorët e Granzes dhe të afërmit e çiftit./abcnews.al

  • Dhunon dhe tërheq zvarrë nga këmbët të moshuarin, akti çnjerëzor i të riut në Fier (Video)

    Dhunon dhe tërheq zvarrë nga këmbët të moshuarin, akti çnjerëzor i të riut në Fier (Video)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit ditën e sotme, ku një i ri ka dhunuar dhe ka tërhequr zvarrë një të moshuar.

    Akti i rëndë ka ndodhur në rrugën “Andon Xoxa”, pranë Block 13, teksa pamjet janë publikuar në rrjetet sociale.

    Në video shihet i moshuari i cili është duke qëndruar në lulishten aty pranë, ndërkohë që i riu shkon dhe e dhunon.

    “Dua të denoncoj këtë rastin kur një i moshuar dhunohet edhe merret zvarrë nga një i ri. Policia erdhi me vonesë edhe askush nuk e ndihmoi. Ndodhi në Fier përballë Block 13”, ka denoncuar një qytetar.

    Nuk dihen ende detajet e rastit në fjalë, teksa pritet një reagm nga policia dhe arretsimi i autorit të dhunës.

  • Nuk është e lehtë, por këto 3 shenja horoskopi dinë të japin një shans të dytë

    Nuk është e lehtë, por këto 3 shenja horoskopi dinë të japin një shans të dytë

    Të falësh dikë që të ka zhgënjyer, nuk është e lehtë. Lëndimet të bëjnë të ndihesh keq, humbet besimin te personi tjetër dhe arrin në atë pikë saqë vendos gjithçka në diskutim. Mirëpo disa njerëz nuk mendojnë kështu, pasi tolerojnë dhe i falin të tjerët lehtësisht. Ndaj, në këtë artikull ju sjellim 3 shenjat e horoskopit e të cilat falin shumë lehtë.

    Dashi

    Një personi të kësaj shenje i mjafton një kërkesë e sinqertë për falje për ta hedhur pas krahëve një zhgënjim. Në fakt, është një shenjë që mban shumë mëri, por është e aftë ta harrojë gjithçka dhe të sillet si më parë, sikur të mos kishte ndodhur gjë. Madje edhe besimin te personi që e ka zhgënjyer, një Dash nuk e humbet kurrë.

    Gaforrja

    Gaforrja është një shenjë e ndjeshme, empatike dhe e paaftë për të ndier mëri. Është e aftë të harrojë dhe të nisë sërish nga e para. Personat e kësaj shenje mundohen t’i justifikojnë veprimet jo të mira ndaj të tjerëve, duke analizuar arsyet e atyre sjelljeve. Në rast se dikush e zhgënjen për herë të dytë një Gaforre, ajo kapet pas vetes duke menduar se nuk e ka kuptuar pendesën “e sinqertë” të dikujt.

    Peshorja

    Peshorja e ka të nevojshme të kërkojë ekuilibirin brenda vetes dhe i urren konfliktet. Nuk i pëlqen tëkalojë kohë duke diskutuar të njëjtat gjëra, por beson edhe se gabimet nuk e bëjnë dikë një person të keq. Sigurisht që për të merituar faljen e një personi të kësaj shenje duhet bërë shumë, ama me kohë dhe me durim mund të arrihet gjithçka, dhe pse jo, të kesh sërish besimin e tyre si më parë.

  • LAJM I FUNDIT/ Zgjedhjet do të përsëriten në këtë qytet të Shqipërisë

    LAJM I FUNDIT/ Zgjedhjet do të përsëriten në këtë qytet të Shqipërisë

    Zgjedhjet në Rrogozhinë do të përsëriten.

    Burime për Euronews Albania kanë konfirmuar se Kolegji Zgjedhor ka vendosur të pranojë kërkesat e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

    Më herët janë rinumëruar votat për kryebashkiakun e Rrogozhinës. Më 5 qershor rezultati nuk ndryshoi, ndërsa diferenca mes kandidatëve u ngushtua, me 21 nga 30 vota.

    Si përfundim, pas rivlerësimit të votave të vlefshme dhe të pavlefshme, Edison Memollaj grumbulloi 5129 vota, ndërsa Shkëlqim Hoxha 5108 vota.

    Ndërkohë, “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar më herët edhe pavlefshmëri të kutive të burgut.