Author: editor

  • Rrëmbimi i tre policëve në Veri, publikohen pamjet, ja momenti kur merren peng dhe futen në mjete pa targa (Video)

    Rrëmbimi i tre policëve në Veri, publikohen pamjet, ja momenti kur merren peng dhe futen në mjete pa targa (Video)

    Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë ditës së sotme. Ministri i Brendshëm i Kosovës deklaron se ushtria serbe ka hyrë ne territorin e Kosovës duke shënuar një precedentë të rrezikshëm kriminal.

    Tre efektivë të policisë së Kosovës dyshohet se janë marrë peng nga forcat serbe në vendin e quajtur Tresavë në zonën kufitare me Serbinë.

    Policia e Kosovës ka deklaruar se efektivët kanë qënë me detyrë patrullimi në zonë dhe se në momentin që kanë konstatuar një person të maskuar dhe armatosur kanë kërkuar përforëcime.

    Sic shihet edhe në videon e shpërndarë nga mediat serbe, efektivët e policisë së Kosovës me pranga në duar shoqërohen nga persona të paidentifikuar dhe futen në një makine pa targa.

    Njësia policore e nisur drejt Tresavës në momentin e mbërritjes kanë konstatuar se në zonë ndodhej vetëm automjeti i policisë dhe jo tre efektivët të cilët ishin me detyrë si policë patrullues.

    Policia bën me dije se drejt vendngjarjes kanë shkuar edhe njësi të tjera policore, si dhe janë informuar të gjitha institucionet e sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se efektivët janë marrë peng nga forcat serbe.

    Ministri i brendshëm Xhelal svecla ka reaguar menjëherë pas ngjarjes, duke kërkuar nga faktori ndërkombëtar të rrisë presionin ndaj Serbisë dhe të ndalë provokimet kundrejt Kosovës.

    Në komunikimin për media, policia e Kosovës ka deklaruar se janë vënë në dijeni të gjitha mekanizmat vendore dhe ndërkombëtare me qëllim që të ndërmerren veprime konkrete për sigurinë e efektivëve të policisë dhe lirimin sa më parë të tyre.

    Edhe në media të ndryshme serbe është raportuar se njësitë speciale serbe, kanë arrestuar zyrtarë të Policisë së Kosovës, por sipas tyre në Serbinë qendrore.

  • Çfarë po ndodh? Shfaqet për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh djali i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç-it

    Çfarë po ndodh? Shfaqet për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh djali i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç-it

    Djali i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, Marko Millosheviç, është shfaqur në publik pas më shumë se 20 vitesh.

    Mediat serbe raportojnë se ai i mori pjesë në zbulimin e monumentit të babait të tij në Moskë, në shoqërinë e themeluesit dhe udhëheqësit të klubit të motoçikletave “Ujqërit e natës” Aleksander Zaldostanov. Zaldostanov është një mik i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin.

    Me ftesë të tij, Millosheviç, për të cilin ekziston një urdhër arrest nga Interpoli, mbajti një fjalim të shkurtër, incizimi i të cilit u bë publik.

    “Siç shkruhet në këtë tabelë, për fat të keq ne ishim një provë e asaj që ndodhi në Rusi dhe çfarë po ndodh tani në Ukrainë. Kriza jugosllave, luftërat jugosllave janë të njëjta, vetëm se ky është tani një variant i përshpejtuar në Ukrainë. Fatkeqësisht, ne e humbëm betejën, por shpresoj se nuk e humbëm luftën. Në gabimet tona dhe në fatin tonë, rusët morën një mësim dhe ne do të fitojmë”, tha Millosheviç.

    Dikush pranë tij shtoi: “Serbinë e mbron lavdia dhe Zoti”, dhe Zaldastanov tregoi tre gishtat.

    Marko Millosheviç dyshohet në Serbi për pjesëmarrje në krimin e organizuar. Pas përmbysjes së regjimit të të atit më 5 tetor 2000, u hap një mundësi për të hetuar biznesin e të riut Millosheviq.

    Megjithatë, ai u largua nga Jugosllavia vetëm dy ditë më vonë. Ai u përpoq të shkonte në Pekin me një pasaportë false, por u deportua në Rusi më 9 tetor.

    Nëse Marko Millosheviç do të vinte në Serbi, ai duhet të arrestohej për shkak të urdhër-arrestit.

  • Stuhi shiu, rrufe dhe…/ Kthesa e fortë e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

    Stuhi shiu, rrufe dhe…/ Kthesa e fortë e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

    Dita e enjte do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët, e intervale kthjellimesh.

    Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

    Në mesdite dhe pasdite reshjet e shiut pritet të fitojnë intensitet deri mesatar përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirës Perëndimore.

    Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqeruar me shkarkesa elektrike dhe bresher.

    Era do të fryjë me nga me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, e cila më momentin e zhvillimit të varënsirave dhe përgjatë vijës bregdetare fitonë shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore 14 deri 25°C

    në zonat e ulëta 16 deri 31 °C

    në zonat bregdetare 18 deri 30°C

  • Tensionohet situata/ Arrestimi i policëve të Kosovës, reagon Serbia

    Tensionohet situata/ Arrestimi i policëve të Kosovës, reagon Serbia

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, ku tre efektivë të policisë së Kosovës janë arrestuar nga Serbia.

    Në lidhje me ngjarjen ka reaguar Beogradi.

    Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë Petar Petkoviç ka deklaruar se njësiti antiterror i xhandarmërisë serbe ka arrestuar tre pjesëtarë të Policisë Speciale të Kosovës, pasi ishin futur thellë në territorin e Serbisë qendrore.

    “Kjo bandë terroriste është arrestuar sot në orën 12:38 në thellësi të territorit të Serbisë qendrore, në zonën e fshatit Gnjilicë në komunën e Rashkës”, tha Petkoviç në një konferencë për media.

    Ai tha se janë arrestuar efektivët R.Z., B.S. dhe M. Š. ndërkohë që ka shtuar se nga ana tjetër policia serbe nuk ka shkelur në territorin e Kosovës dhe se nuk ka kaluar asnjë milimetër të vijës administrative.

    Petkoviç tha se Serbia është e gatshme për një hetim ndërkombëtar dhe se përfaqësuesit perëndimorë po japin imazhet e tyre satelitore.

    Sipas tij, efektivët ishin të armatosur deri në dhëmbë, por ka siguruar se ata as nuk do të torturohen dhe as do të rrihen.

  • Moti merr kthesën drastike, mësohet se kur vjen vera këtë vit, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

    Moti merr kthesën drastike, mësohet se kur vjen vera këtë vit, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

    Vendi është karakterizuar nga temperatura të freskëta gjatë javëve të fundit pavarësisht se zyrtarisht jemi futur në stinën e verës që më datë 1 qershor.

    Moti ka qenë i paqendrueshëm, ku dita nis me diell dhe më pas paditen hasen reshje shiu në një pjesë të mirë të territorit të vendit, por duket se tashmë kjo do të marrë fund dhe vera do të “vijë” realisht nga mesi i javës tjetër.

    Mësohet se duke nisur nga e mërkura e javës së ardhshme, temperaturat do të rriten duke qëndruar mbi 30 gradë celsius.

    Është një anticiklon që vjen nga veriu i Afrikës ai që do të nxehë të gjithë rajonin duke përfshirë Italinë si edhe Ballkanin Perëndimor.

  • E rëndë në Tiranë/ Sulmoi me thikë 34-vjeçarin, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin

    E rëndë në Tiranë/ Sulmoi me thikë 34-vjeçarin, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin

    51-vjeçari me inicialet S.Z është shpallur në kërkim pasi ka sulmuar me thikë 34-vjeçarin me inicialet E.Sh, në afërsi të Zogut të Zi, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

    34-vjeçari gjendet në spital nën kujdesin e mjekëve.

    Priten informacione të mëtejshme.

    Njoftimi i Policisë: Tiranë

    Goditi me mjet prerës një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se ditën e sotme, në afërsi të Zogut të Zi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas kishte goditur me mjet prerës thikë shtetasin E. Sh., 34 vjeç, kanë organizuar punën për identifikim e autorit të dyshuar dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin S. Z., 51 vjeç, banues në Tiranë.

    Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi S. Z., ditën e sotme, në vendqëndrimin e taksive në afërsi të Zogut të Zi, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës thikë shtetasin E. Sh.

    Si pasojë shtetasi E. Sh, është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Vijon puna për kapjen e shtetasit S. Z.

    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Misteri me avionin e Wizz Air që u nis nga Tirana, dalin detajet e reja: Çfarë është kodi 7700 që u lëshua nga pilotët para se..

    Misteri me avionin e Wizz Air që u nis nga Tirana, dalin detajet e reja: Çfarë është kodi 7700 që u lëshua nga pilotët para se..

    Detaje të tjera janë zbardhur në lidhje me uljen emrgjente të avionit të Wizz Air që po fluturonte nga Tirana për në Lyon, i cili bëri ulje emergjente në Romë pasi pilotët dhëna alarmin në qiell.

    AlbEu mëson se avioni ishte duke fluturuar me një shpejtësi 389 knots (720 km/h ) dhe lartësi 10 900 metra teksa bën një kthesë të fortë majtas dhe rrit shpejtësinë edhe me disa dhjetëra kilometra ndërkohë që humbiste lartësi.

    Mësohet se avioni zbritinga 10 900 metra në 8 500 metra për dy minuta, ndërsa pak minuta më pas u ul në aeroportin Fiumicono të Romës.

    Para se të bënin kthesën e fortë majtas mësohet se pilotët kanë lëshuar kodin e emrgjencës 7700, i cili raporton për një “emergjencë të përgjithshme” që parashikon çdo lloj problemi që lidhen me systemin e drejtimit të avionit, motorët apo ndonjë problem shëndetësor të pasagjerëve ose stafit.

    Avioni Airbu A321-271NX, i regjistruar me kodin 9H-WBL ishte duke fluturuar në Adriatik përballë Italisë kur ndodhi gjithçka.

    Kjo konfirmohet edhe nga të dhënat e Flight Radar, ndërsa nga harta duket se avionic ka bërë një kthesë të fortë majtas duke humbur lartësi me qëllim uljen sa më parë në Romë.

    Priten detaje të tjera në lidhje me shkakun që çoi në këtë ulje emergjente, por fakt është se avionët e kompanisë Wizz Air hasin shpesh situata të tilla në ajër krahas vonesave në nisje. /albeu.com

  • “Do të martohej së shpejti”, babai i 23-vjeçarit që humbi jetën në Itali: Më çoni te Samiu…

    “Do të martohej së shpejti”, babai i 23-vjeçarit që humbi jetën në Itali: Më çoni te Samiu…

    “Dua të di të vërtetën për djalin tim. Më çoni te Samiu”.

    Janë këto fjalët që babai i Sami Macukullit thotë vazhdimisht, pasi djali i tij, vetëm 23 vjeç, humbi jetën pasi ra nga një lartësi prej 50 metrash në Franciacorta. Babai, Ilirjan Macakulli dhe djali i tij, Samiu, kishin një marrëdhënie të veçantë me njëri tjetrin. Për një kohë të gjatë punuan në të njëjtën kompania.

    Mëngjesin e kësaj të mërkure, rreth orës 07:00 të mëngjesit, Ilirjani kishte një takim në rrugën Pineda, në hyrje të Falconera me pronarin e kompanisë ku punonte, Saimir Çelën dhe të tjerë kolegë bashkatdhetarë. Mbrëmjen e kaluar, Samiri i kishte caktuar një takim që të nesërmen të shkonte në Brescia. Baret dhe klientët kishin fshehur gazetat. Sidoqoftë, në zemrën e tij, Ilirjani e kishte kuptuar.

    “Shkova jashtë barit, po prisja për të shkuar në Brescia për të kuptuar çfarë kishte ndodhur. Mësova se djali kishte pësuar një aksident, por ishte në spital”, tha ai.

    Aty Ilirjani i hipi makinës, i shoqëruar nga të tjerë kolegë dhe punëdhënësi. Në disa makina të ndryshme ata u nisën drejt Brescia-s. Pronari i kompanisë, Saimir Çela, tregoi se nuk i treguan babait që në fillim për ngjarjen.

    “Kishim frikë si do të reagonte. Donim ta mbronim dhe t’i flisnim pak nga pak. Kishim frikë se mos sëmurej dhe pësonte ndonjë sulm në zemër. Sapo të shkonim në Brescia do ta kishim më të lehtë t’ia tregonim”, tregoi ai për La Nuova di Venezia e Mestre.

    Këto janë orë të vështira për komunitetin shqiptar në Caorle, por mbi të gjitha, orë me ankth të madh për kolegët dhe miqtë e Samiut dhe babait të tij.

    “Samiu ishte djalë i rregullt që mendonte vetëm të punonte. E donte punën që bënte. Zyrtarisht ishte banor në Caorle, por prej dy vitesh punonte larg shtëpisë”, tregoi Saimir Çela, i cili tha se Samiu kishte punuar në këtë kohë në Brescia.

    Rrugës për në Lombardi, Saimir Çela nuk udhëtoi me Ilirjanin, për të mos tradhtuar fjalën që i dha se do t’i tregonte gjithçka me të mbërritur në vendin ku humbi jetën Samiu. Pronari i kompanisë tregon edhe informacionet më të rëndësishme të kësaj ngjarje.

    “Dëgjova se iu këput litari. Si i bëhet kësaj? Punët në shtyllat elektrike duhet të kenë siguri. Duam të dimë gjithçka rreth kësaj historie. Samiu do të martohej për pak: ai meriton drejtësi”, tha Simir Çela.

    Sami Macukulli po punonte në një shtyllë të tensionit të lartë në Castegnato në provincën e Brescia-s.

    Sipas policisë së Chiari-t, dyshimet e para janë që të riut nga Shqipëria i është thyer grepi që siguron litarin. Por vetëm hetimet e thelluara do të thonë me siguri çfarë ka ndodhur.

    Macukulli punonte për ‘Coget Impianti’, e cila merret posaçërisht me linjat e tensionit të lartë. Para kësaj kishte qenë në kompaninë Sim Ponteggi, e cila ishte si familje për të. E në fakt, aty kishte edhe babain e tij, Ilirjanin. Pjesa tjetër e familjes jetonin në Shqipëri. Edhe e fejuara e Samiut rrinte në Shqipëri. 23-vjeçari sapo kishte shkuar në Itali e kishte mësuar menjëherë zanatin.

    Por prej dy vitesh ai kishte vendosur të punonte vetëm, në zonën e Brescia-s. Ai kishte punuar edhe më herët në këtë zonë dhe nuk e kishte për herë të parë. Çdo dy javë kthehej në Caorle, tek babai i tij dhe kompania për të qenë me miqtë, familjen dhe pronarët, të cilët ende e konsideronin si punëtorin e tyre.

    Por të martën e 13 Qershorit, të gjithë janë me lot në sy. Drejt Brescia-s pas kësaj ngjarje shkoi edhe daja i Samiut, Sali Xhemallallari. Ishte ai që mori guximin dhe i tha të vërtetën kunatit, Ilirjanit. Një dhimbje e dyfishtë.

    “Jemi të shokuar. Të shtunave vinte këtu me ne. Vinte çdo dy javë. Erdhi 5 vite më parë, kur ishte fëmijë. Ishte me të vërtetë i mirë, simpatik, i sjellshëm dhe me një buzëqeshje të shkëlqyer. Mbi të gjitha i zgjuar. Ai i kishte bërë vend vetes duke punuar fort. Më vonë zgjodhi të largohej, për të fituar më shumë dhe për të kursuar disa para mënjanë. Ishte i lumtur. Nuk ka fjalë që ta shpjegojnë këtë ngjarje”, tha daja i tij.

    Për ngjarjen ka reaguar edhe kryetari i Caorle-s Marco Sarto dhe prefekti i Venecias, Michele di Bari, të cilët i kanë shprehur ngushëllime familjes./tvklan.al

  • Tmerr në ajër, avioni i Wizz Air i nisur nga Tiranë bën ulje emergjente në Romë

    Tmerr në ajër, avioni i Wizz Air i nisur nga Tiranë bën ulje emergjente në Romë

    Gati 200 pasagjerë që ishin nisur nga Tirana për në Lyoon të Francës me kompaninë WizzAir janë tmerruar në rreth 10 000 metra lartësi teksa u njoftuan se kishin një emergjencë dhe duhej që të zbrisnin në Romë.

    Avioni ishte nisur nga Tirana për në aeroportin Lyon-Saint Exupéry , Francë, por ka shpallur një emergjencë të përgjithshme, teksa kalonte mbi Itali duke kërkuar ulje të detyrueshme në një prej aeroporteve italiane.

    Tmerr në ajër, avioni i Wizz Air i nisur nga Tiranë bën ulje emergjente në Romë

    Mësohet se autoritetet ajrore locale kanë orientuar avionin Airbus A321-271NX, i regjistruar me 9H-ËBL që të kryejë një ulje emergjente në Romë.

    Kjo konfirmohet edhe nga të dhënat e Flight Radar, ndërsa nga harta duket se avionic ka bërë një kthesë të fortë majtas duke humbur lartësi me qëllim uljen sa më parë në Romë.

    Priten detaje të tjera në lidhje me shkakun që çoi në këtë ulje emergjente, por fakt është se avionët e kompanisë Ëizz Air hasin shpesh situata të tilla në ajër krahas vonesave në nisje. /albeu.com

  • Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, dalin detajet e para

    Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, dalin detajet e para

    Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë te Rruga e Koplikeve, ne qytetin e Shkodrës.

    Sipas burimeve për Panorama TV, mësohet se shpërthimi ka ndodhur në banesën e 76-vjeçares Fahrije Muçaj, e cila jetonte me qira.

    Fatmirësisht e moshuara nuk ndodhej në shtëpi në momentin e shpërthimit.

    Ndërkohë në vendngjarja kanë mbërritur policia, ambulanca dhe zjarrfikësja.

    Në vijim pritet një njoftim zyrtar nga policia e Shkodrës, për të shënë më shumë detaje mbi ngjarjen.