Author: editor

  • Magji për të rënë në dashuri, astrologia: Ja shenjat që tregojnë se jeni prekur. Vijnë gra të martuara, djem të rinj…

    Magji për të rënë në dashuri, astrologia: Ja shenjat që tregojnë se jeni prekur. Vijnë gra të martuara, djem të rinj…

    Përdorimi i magjisë për të zgjidhur problemet është i lashtë sa vetë jeta. Por edhe pse jemi në vitin 2023, ritualet magjike për shërimin e një sëmundjeje apo realizimin e një dashurie, përdoret edhe sot.

    Kryesisht në zonat periferike të vendit, ka persona të cilët pretendojnë se kanë aftësinë që me anë të disa ritualeve, të realizojnë gjëra që duken të pamundura.

    Magjitë për dashurinë thuhet se janë ndër më të fuqishmet e më të rrezikshmet që kanë si synim ndryshimin e vullnetit të lirë.

    E ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, astrologia Elena Demollari deklaroi se ka shumë kërkesa dhe në vendin tonë, nga persona që kërkojnë ndihmën e magjisë për të zgjidhur problemet e tyre. Ajo tregoi dhe shenjat që tregojnë sen jë person ëhstë prekur nga magjia.

    “Kam shumë kërkesa që më thonë bëj një parashikim për fatin, në lidhje me punën, dashurinë, fatin. Pjesa më e madhe janë vajza. Ka gra të matuara, por dhe çuna. Ka raste kur çiftet pas shumë vitesh ndahen. Besojnë se për këtë ndikon magjia e zezë.

    Vitet e fundit është përhapur shumë magjia e zezë. Në momentin kur personi shikon në ëndër sikur ka vdekur, apo sikur bie nga lartësia dhe ka dridhje të trupit, kjo tregon efektin e magjisë që ndikon në jetën e tyre”, tha Elena.

  • Femrat që bëjnë prerje cezariane, 3 të vërtetat që duhet ditur

    Femrat që bëjnë prerje cezariane, 3 të vërtetat që duhet ditur

    Prerja Cezariane e procesit te lindjes kërkon një kurajo dhe forcë të madhe dhe vetëm një grua dhe një nënë mund të përballet me të në një mënyrë heroike dhe të admirueshme.

    Këtu janë 3 të vërteta që vetëm gratë që kanë lindur me prerje Cezariane i dine dhe kuptojne.

    1- Ata i përballojnë me guxim pasojat e ndërhyrjes kirurgjikale

    Shume mendojne se nderhyrja cezariane, është një procedurë e zakonshme, por është konsideruar një operacioni i rënde. Dhe, ashtu si llojet e tjera të operacioneve të tilla, edhe kjo gjithashtu mbart rreziqe për nënën dhe fëmijën.

    2- Ata nuk e dinë nëse çdo gjë është në rregull, deri sa largohen nga dhoma operative

    Në këto raste, rreziku nuk përfundon me lindjen e fëmijës. Si në çdo operacion, mjekët nuk mund të përcaktojnë nëse çdo gjë ka qenë me sukses deri sa të dalë anestezia,

    Përveç kësaj, ka një detaj që pak njerëz e dinë. Gjatë një prerje cezariane nëna është e vetëdijshme, ajo nuk ndjeni dhimbje, por ndjen të gjitha lëvizjet që ndodhin brenda saj. Kjo është një gjë e pakëndshme, dhe, në qoftë se ju nuk jeni më parë te vetëdijshëm për këtë, mund të jetë traumatike.

    3- Si heroina të vërteta, e kalojnë periudhen e rikuperimit post-operator

    Kur lind një fëmijë, bota e një nëne sillet rreth tyre dhe padyshim ne përputhje me kërkesat e tyre pa fjalë,

    Kjo kërkon një predispozitë dhe logjistikë të cilat shpesh janë rraskapitëse. Paramendoni duke bërë gjithçka me dhimbjet e post-operacionit. Po, me shumë dhimbje dhe parehati që është një pjesë e pashmangshme e procesit të rimëkëmbjes pas operacionit.

  • Si të largoni milingonat nga kuzhina juaj vetëm me një përbërës

    Si të largoni milingonat nga kuzhina juaj vetëm me një përbërës

    Ekziston një zgjidhje e thjeshtë për të larguar milingonat nga shtëpia juaj, të cilën mund ta përdorni qe sot: shkopinjtë e kanellës.

    Ekspertja e higjenes tregon se perdorimi i kanelles mund te largoje milingonat nga kuzhina juaj njehere e pergjithmone.

    Ekspertja tregon se:“Studimet e mia më mësuan këtë truk të thjeshtë, vendosni kanellë rreth vrimave në muret tuaja ku kalojne milingonat dhe ato nuk do te kalojne me aty”.

    Ky eshte nje truk i thjeshte qe do te funksionon dhe ju sdo te keni me milingona ne kuzhinen tuaj apo dhe shtepin tuaj.

  • Si t’i dalloni “njerëzit e këqinj” menjëherë, 6 karakteristikat e tyre

    Si t’i dalloni “njerëzit e këqinj” menjëherë, 6 karakteristikat e tyre

    Jo të gjithë njerëzit janë të mirë dhe ju duan të mirën. Ndaj bëni kujdes me kë shoqëroheni. Ja disa këshilla dhe karakteristikat se si t’i ‘zbuloni’.

    Këshilla

    Në jetën e përditshme shpesh nuk mund ta imagjinojmë se kush na gënjen, apo lëndon. Ata që shpërndajnë gënjeshtra dhe shpifje mund të ndikojnë për t’i ulur reputacionin dikujt apo të shtiren shkruan Shije. Për fat të keq, njerëz të tillë ekzistojnë.

    Janë disa shenja që tregojnë se keni të bëni me njerëz me zemër të keqe. Njerëzit me zemër të keqe janë profesionistë për të krijuar kaos dhe grindje.

    Ata:

    1.Ndryshojnë faktet;

    2.Mashtrojnë;

    3.Gënjejnë;

    4.Shmangin marrjen e përgjegjësive;

    5.Mohojnë të vërtetën;

    6.Mbajnë informacionet për vete

    Jeta e tyre është iluzion dhe ushqim i shpirtit për ta janë vuajtjet e njerëzve të tjerë. Njerëzit me zemër të keqe shpesh luajnë me simpatitë e njerëzve shpirtmirë me qëllim mashtrimi.
    Ata:

    1. Kërkojnë dhembshuri, por ata vetë nuk ofrojnë. Kërkojnë ngrohtësi, falje dhe intimitet nga personat te të cilët kanë gabuar pa kurrfarë empatie ndaj dhimbjes që i kanë shkaktuar dhe pa qëllim të vërtetë të përpiqen të përmirësojnë atë që kanë bërë apo të përpiqen të kthejnë besimin e humbur.

    2. Nuk kanë ndërgjegje dhe nuk dinë çfarë është keqardhja. Madje as që kanë ndërmend të përpiqen të luftojnë kundër ligësisë së tyre, (në fakt, kënaqen me të) dhe gjithnjë nën maskën e një karakteri të caktuar fisnik.

  • Aksident i rëndë në vend/ Përmbyset makina, dy të plagosur rëndë

    Aksident i rëndë në vend/ Përmbyset makina, dy të plagosur rëndë

    Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Bulqizë, në vendin e quajtur “Kthesa Bobaj” në rrugën e Arbrit në Bulqizë.

    Burime bëjnë me dije se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona ndersa makina është kthyer përmbys.

    Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë lagështira në rrugë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje ku po hetohen rrethanat e aksidentit.

  • Ndodh në Shqipëri/ Nusja shkon me kunatin, tradhtia zbulohet nga vjehrri (Video)

    Ndodh në Shqipëri/ Nusja shkon me kunatin, tradhtia zbulohet nga vjehrri (Video)

    Raportimin e saj nga plazhi i Durrësit për “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Dhurata e nis me një lajm dramatik.

    Sipas saj, brenda një shtëpie po ndodh një tradhti pasi kunata dhe kunati shkojnë bashkë. Këtë e ka zbuluar babai i djalit dhe njëkohësisht vjehrri i vajzës.

    Dhurata: Vëllai shkon me nusen e vëllait, domethënë dy vëllezër jetojnë në një shtëpi, vëllai i tij shkon me nusen e tij.

    Aldo: I sajon ti këto se s’ka mundësi.

    Dhurata: Nuk i sajoj, ma kanë thënë dje në darkë madje, ma kanë dërguar si mesazh. Jetojnë në një shtëpi private dhe ndërkohë është zbuluar që vëllai shkon me nusen e tij, pra me nusen e vëllait tjetër, që të jemi të qartë. Ndërkohë kjo është parë nga vjehrri i saj.

    Aldo: Vjehrri moj vjehrri.

    Dhurata: Ka parë djalin me nusen e djalit tjetër dhe ndërkohë ka heshtur i shkreti, por po e përjeton shumë keq këtë gjë pasi i ka treguar vetëm vajzës së tij dhe ndërkohë, tani, avash-avash do zbulohet kjo gjë por që për momentin ka ngelur deri këtu./tvklan.al

  • Ndiqte si i “çmendur” ambulancën për të shmangur trafikun në rrugën Tiranë-Durrës, e pëson shoferi (Video)

    Ndiqte si i “çmendur” ambulancën për të shmangur trafikun në rrugën Tiranë-Durrës, e pëson shoferi (Video)

    Policia rrugore e Tiranës ka gjobitur dhe i ka pezulluar drejtuesit të një mejti, i cili është kapur duke kryere shkelje të kodit të qarkullimit rrugor.

    Uniformat blu bëjnë me dije se shoferi ndiqte një autoambulancë nga pas për t’i shpëtuar trafikut të rënduar në rrugën interurbane Durrës-Tiranë.

    Njoftimi Policisë

    Tiranë

    Ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence, procedohet me masë administrative dhe pezullim të lejes së drejtimit, drejtuesi i automjetit.

    Policia Rrugore e Tiranës në vijim të kontrolleve të ushtruara për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, ka konstatuar dhe ndaluar një automjet që ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence.

    Ndaj drejtuesit të automjetit u vendos masa administrative 40000 lekë të rinj.

    Policia Rrugore e Tiranës apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe veçanërisht për të mos ndjekur nga afër dhe shfrytëzuar progresionin e lëvizjes së mjeteve të emergjencave, me sisteme zanore dhe pamore ndezur./albeu.com/

  • Kur do të përfundojnë reshjet e shiut? Meteorologu Hakil Osmani njofton ardhjen e verës duke filluar nga kjo ditë: Mund të shkoni në plazh pa problem

    Kur do të përfundojnë reshjet e shiut? Meteorologu Hakil Osmani njofton ardhjen e verës duke filluar nga kjo ditë: Mund të shkoni në plazh pa problem

    Ditët kur paraditja niste me diell dhe mbasditja me shi e rrebeshe do të përfundojnë të dielën.

    Hakil Osmani nga Meteoalb shprehet se nga java e ardhshme e deri në fund të muajit moti do të jetë ideal për pushime.

    Kjo e dielë do të shënojë fundin e ditëve me reshje dhe me ndryshime të shpeshta të motit.

    Sinoptikani Hakil Osmani shprehet se prej së hënës mund të shijohet bregdeti pa frikën se shirat do të prishin qetësinë.

    Osmani shton se dhe temperaturat do ti kthehen normalitetit duke prekur vlerat e stinës.

    Metereologët shprehet se situata paraqitet e qetë të paktën deri në fund të muajit qershor.

    Madje, sipas Osmanit, edhe në vendet e rajonit do të ketë përmirësim të ndjeshëm të motit.

  • Spartak Ngjela zbulon lëvizja e gabuar të Edi Ramës që rrezikon ta “hedhë në erë” nga karrigia e kryeministrit dhe tregon pse Sali Berisha nuk do ta marrë kurrë drejtimin e PD

    Spartak Ngjela zbulon lëvizja e gabuar të Edi Ramës që rrezikon ta “hedhë në erë” nga karrigia e kryeministrit dhe tregon pse Sali Berisha nuk do ta marrë kurrë drejtimin e PD

    Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka paralajmëruar telashe për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit është përfshirë ditët e fundit në konfliktin Serbi-Kosovë me arsyetimin se po mbron kauzën kosovare, edhe pse në prapaskenë po bën lojën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

    Rama njoftoi javën që shkoi se i ka dorëzuar presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz një draft për krijimin e asociacionit të komunave serbe, i hartuar siç tha, nga ekspertë të nivelit më të lartë europian dhe amerikan. Kryeministri Rama deklaroi se bëhet fjalë për një dokument konfidencial, i cili merr në merr në konsideratë që asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës, duke adresuar të gjithë rekomandimet apo konkluzionet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Por ky vendim i shefit të qeverisë shqiptare duket se është një lëvizje e gabuar.

    Ka qenë avokat Ngjela,i cili gjatë një prononcimi për gazetën “SOT” theksoi se vendimi i Ramës rrezikon ta “hedhë në erë” atë nga karrigia e kryeministrit. “Të dyshimta në fakt. Rama nuk ka qenë ndonjëherë me Kosovën kështu që të shohim do të jetë akoma kryeministri i Shqipërisë. Po ai nuk ka qenë për bashkimin kombëtar dhe as për pavarësinë e Kosovës, që nuk mbron interesin shqiptar ajo dihet”, deklaroi ai për gazetën “SOT”.

    Situata në PD

    Më tej avokat Spartak Ngjela është ndalur edhe tek situata brenda opozitës e veçanërisht asaj në Partinë Demorkatike dhe “Foltore”. I drejtpërdrejt në atë që thoshte, avokat Ngjela tregoi arsyet se pse Sali Berisha nuk do ta marrë kurrë drejtimin e PD, ndonëse vetë dhe me ndihmën e enturazhit të tij po përpiqet të pengojë rikthimin e Lulzim Bashë në krye të selisë blu.

    “Nuk duhet se ka ndonjë lider. Sa kohë aty është Berisha nuk kanë perspektivë se nuk i pranon Perëndimi. Një parti e djathtë që se pranon perëndimi nuk ke perspektivë sot në Shqipëri. Tani të shohim se çfarë do të bëjnë, duhet të nxjerrin një lider, sepse Saliu është ‘non-grata’ në Amerikë dhe PD e ka përjashtuar .

    Nëse ata nuk do dinë të manovrojnë do të jenë në krizë. Fakti që Berisha nuk largohet dëmton PD. Shqipërinë e lë pa një parti të djathtë”, u shpreh ai.

    Arrestimi i Dakos

    Ndërkohë Spartak Ngjela, ka folur për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.“Ai u arrestua për shpërdorim detyre lidhur me pozicionin që ka pasur si kryetar bashkie në Durrës. Ai “non grata” është për ligjin amerikan, po ta marrin ata për krimet e tyre do të njoftojnë”, tha ai. Gjithashtu, Ngjela theksoi se fakti që nuk është arrestuar përpara 14 majit, tregon se janë treguar të matur sepse do të dëmtonte procesin në Durrës.

    “Akuzat, a kanë lidhje edhe me një përftim monetar të kryetarit të Bashkisë në funksion të shkeljeve? Kjo mbetet për t’u provuar. Arrest shtëpie nuk mund të jepet dot sepse janë dy vepra penale për të cilat hetimi nuk dihet se si mund të shkojë. Nuk u arrestua para zgjedhjeve sepse dëmtohej imazhi socialist në Durrës.

    Fakti që ky deklarohet si mik i afërt i Ramës, dhe ai nuk ka nevojë ta shprhe se ai ka qenë kryetar bashkie në Durrës. Dhe pyetja bëhet kështu, që pikërisht për këtë figurë të rëndësishme të PS vjen akuza dhe e arreston. Rama po të kishte forcë nuk e arrestonin. Kjo tregon se SPAK nuk ka lidhje me Ramën”, nënvizoi Ngjela gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”.

  • Çanta dhe bizhuteri floriri nga Franca, arrestohet familjarisht për pastrim parash ish-shoferi i Ardi Veliut

    Çanta dhe bizhuteri floriri nga Franca, arrestohet familjarisht për pastrim parash ish-shoferi i Ardi Veliut

    Detaje të reja kanë dalë në lidhje me urdhërarrestet e lëshuara nga SPAK për disa policë, të cilët dyshohet se janë pjesëtarë të një grupi kriminal.

    Operacioni ka të bëjë me goditjen e një grupi kriminal të akuzuar për trafik të sendeve me vlerë dhe pastrim parash.

    Burime bëjnë me dije se është ndaluar edhe ish-shoferi i Ardi Veliut, Sokol Idrizi, gruaja e tij dhe vazja e tij, një ish-studente në Francë. Mes të arrestuarve janë dhe dy policë të Portit të Durrësit.

    Pjesë e personave të rënë në “rrjetën” e SPAK dyshohet se janë edhe 7 oficerë policie, dy prej të cilëve punonin në Portin të Durrësit.

    Operacioni ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm dhe dyshohet se urdhër arrestet janë lëshuar për veprën e pastrimit të parave, ku janë sekuestruar para, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.

    Sipas informacioneve të para, dyshohet se ata kryenin trafik të sendeve me vlerë, si diamante, bizhuteri floriri dhe madje dhe para cash përmes portit të Durrësit.

    Gazetari Elton Qyno thekson se bëhet fjalë për një letërporosi të mbërritur nga drejtësia Franceze, ku Sokol Idrizaj shoferi i Ardi Veliut dyshohet se është përfshirë në pastrim parash dhe kontrabandë të mallrave me vlerë si bizhuteri floriri, argjend etj. Operacioni i SPAK është në vijim, teksa vijon ekzekutimi i masave./albeu.com/