Author: editor

  • E dashura ruse e Don Xhonit përfundon në gjendje të rëndë në spital

    E dashura ruse e Don Xhonit përfundon në gjendje të rëndë në spital

    Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve.

    Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

    Modelja ruse, Ariana Lireu u rikthye edhe një herë në krahët e reperit, mirëpo kjo u bë publike, duke u shfaqur në klipin e Don Xhonit, u cili tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

    E duket se atë e ka kapur “syri i keq’’. Përmes rrjeteve sociale ka zbuluar se ka lënduar këmbën dhe ndodhet e shtrirë në spital.

    Nga fotoja dhe këmba e tëra në allçi shohim se nuk bëhet fjalë për diçka të vogël dhe se lëndimi është serioz.

  • Raport “i krisur” me Kiara Titon? Jori Delli vendos pikat mbi “i” me veprimin e fundit

    Raport “i krisur” me Kiara Titon? Jori Delli vendos pikat mbi “i” me veprimin e fundit

    Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Jori Delli la të nënkuptohet për një ftohje të marrëdhënieve mes saj dhe Kiara Titos.

    Ajo deklaroi se nuk kanë pasur komunikime dhe u shpreh se i ka shkruar moderatores, por nuk ka marrë përgjigjen që donte.

    “Me Kiarën le të themi që është një marrëdhënie neutrale. Nuk ka ndodhur asnjë gjë, jashtë ajo ka shumë presion nga publiku dhe besoj se nuk ka shumë kohë të ketë marrëdhënie me mua. I kemi dhënë nja dy-tre mesazhe në Instagram njëra-tjetrës. Mu përgjigj një çikë vonë, por mu përgjigj.”-deklaroi ajo në një intervistë.

    Gjithsesi, vajzat duket se kanë rregulluar marrëdhëniet dhe kanë sqaruar çdo gjë. Kjo pasi tani po kalojnë edhe një tjetër eksperiencë së bashku, në “Kepin e Vip-ave”, ku Kiara është moderatore dhe modelja pjesëmarrëse.

    Jori ka publikuar së fundmi një foto me Kiarën në Instagram ku shfaqen së bashku duke vendosur pikat mbi “i” sa i përket raportit të tyre.

  • I ngacmoi të dashurën, shqiptari vret me grushte 34-vjeçarin italian

    I ngacmoi të dashurën, shqiptari vret me grushte 34-vjeçarin italian

    Një 28-vjeçar shqiptar akuzohet për vrasjen e 34-vjeçarit Giuseppe Tucci në Rimini, Itali. Mediat italiane raportojnë se 34-vjeçari është sulmuar në një klub nate në Rimini natën mes së shtunës dhe të dielës nga shqiptari që punonte si “bodyguard” aty.

    Shqiptari ende i paidentifikuar thuhet se ka goditur 50 herë me grushta italianin i cili pasi u shtrua në spital përfundoi në gjendje kome të cilësuar si të pakthyeshme.

    Në një kohë të shkurtër mjekët konstatuan vdekjen e trurit të tij dhe pasditen e 12 qershorit ai ndërroi jetë.

    Ditën e djeshme autoritetet kishin ndaluar 28-vjeçarin shqiptar me akuzën e plagosjes shumë të rëndë por tani pas vdekjes së italianit akuza do të kalojë në vrasje me dashje.

    28-vjeçari prej disa kohësh punonte në sektorin e sigurisë dhe është banues në Fano dhe ka lindur në Itali nga prindër shqiptarë.

    Ende nuk është zbardhur plotësisht dinamika e debatit që degjeneroi menjëherë në sherr. Por sipas dëshmitarëve, disa vajza brenda klubit janë ankuar për sjellje ngacmuese të viktimës dhe njëra prej tyre ka qenë e dashura e shqiptarit.

    Giuseppe Tucci ishte një zjarrfikës dhe kishte punuar në sektorin zjarrfikësve të aeroportit të Rimini që nga viti 2019.

  • Çfarë ndodhi papritur? Ish-banorja e “BBVA” shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore (Foto)

    Çfarë ndodhi papritur? Ish-banorja e “BBVA” shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore (Foto)

    Beatrix Ramosaj ka marrë vëmendjen e të gjithëve me postimin e bërë së fundmi në rjete sociale.

    Ajo ka lënë të kuptohet që shëndeti i saj nuk ka qenë dhe aq i mirë.

    Kjo pasi këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet me vigon në krah.

    ”Dukem bukur, por koka po më shpërthen”, ka shkruar Beatrix krahas fotos.

  • “PD do të copëtohet”/ Deklarata e FORTË e Patozit: Një copë te Berisha, një copë te Basha…

    “PD do të copëtohet”/ Deklarata e FORTË e Patozit: Një copë te Berisha, një copë te Basha…

    Ish nën-kryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi mendon se ka ardhur momenti që kjo forcë politike duhet të copëtohet.

    Në “Top Talk”, themeluesi i Bindjes Demokratike thotë se shanset që Partia Demokratike të mbyllë luftën e brendshme dhe të sillet si opozitë ka mbaruar.

    “Ata janë në letargji në një sëmundje të pashërueshme. Nuk shikoj projekt politik, fakti që thonë ata janë non grata ne s‘jemi, është banale. Mendësia e konsiderimit të pronës publike si privati, adhurimi dhe ndjekja e tij deri në pikën e fundit. Unë nuk shikoj që PD mund të bashkohet, nuk ka asnjë shans.

    Do qëndrojë një copë e madhe të Berisha, një copë te Basha. Kjo është sëmundje, është epidemi. Do jetë si kukullat ruse. Nuk duhet të merresh me ata opozitarë që nuk duan të reflektojnë e ndryshojnë. Ka nga ata që e konsiderojnë politikën si biznes dhe pjesa tjetër e heshtur është modeste, disa nuk kanë lindur ende”-tha Patozi.

    Sipas tij, të gjitha forcat opozitaret duhet të bashkohen dhe të jenë një ofertë e re për shoqërinë, të marrë fund autokracia dhe të ndryshohet sistemi. Nëse nuk ndryshohet ky sistem, sipas Patozit, nuk do mund të goditet pushteti i Ramës e as kryetarokracia siç e quan ai.

    “Të gjithë vektorët opozitarë që s’kanë lidhje as me foltoren e me vulën, duhet të bëjnë një koalicion mbi një projekt politik që duhet të jetë ofertë për shoqërinë. Që ky sistem s’është fatkeqësi natyrore, këtë e ka bërë njeriu dhe kjo zhbëhet. Këtu duhet të jenë të ftuar edhe dy kontingjentët e pashërueshme.

    Në rast se Berisha apo Basha dhe ata që do dalin nga beteja në partinë e Vulës, janë të ftuar ti bashkohen këtij projekti dhe të shkojnë si opozitarë që të ndryshohet sistemi.

    Nëse nuk ndryshohet sistemi nuk i kemi ofruar shoqërisë projekt politik, që të ndryshojë qeverisjen mendësinë, dhe të godasin pushtetin e kryeministrit, edhe të kryetaro-kracisë së opozitës. Ky është sistem i kalbur që mbahet në këmbë nga ndryshimet kushtetuese të 2008.”/ Top Channel

  • Ashensori zë poshtë dy punëtorët e pallatit, dalin detajet e para

    Ashensori zë poshtë dy punëtorët e pallatit, dalin detajet e para

    Dy punëtorë janë plagosur në një pallat në ndërtim në qytetin e Krujës.

    Sipas burimeve, dy punëtorët ishin duke montuar një ashensor, teksa i ka zënë poshtë.

    Punëtorët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

    Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e policisë për të kryer hetimet.

  • Gjarpri 2 metra në mes të Tiranës, shokohet qytetari kur hap derën e makinës (Video)

    Gjarpri 2 metra në mes të Tiranës, shokohet qytetari kur hap derën e makinës (Video)

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një burrë është shokuar nga ajo që ka parë brenda makinës së tij.

    Siç shihet edhe në video, një gjarpër me një gjatësi të konsiderueshme dhe mjaft i frikshëm varet në derën e mjetit, ndërkohë që pronari i makinës përpiqet ta largojë.

    Video është bërë në një nga rrugët e Tiranës, ku mesa duket pronari kishte parkuar mjetin.

    Ndëkrohë që ende nuk dihet se si gjarpri kapërfunduar brenda në makinë.

  • “Gara” në çift/ Eksperti i IT zbulon kush nga ish-banorët e BBV kërkohet më shumë në Google: Luizi më i kërkuar në Kukës, ndërsa Kiara…

    “Gara” në çift/ Eksperti i IT zbulon kush nga ish-banorët e BBV kërkohet më shumë në Google: Luizi më i kërkuar në Kukës, ndërsa Kiara…

    Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me “Shqipëria Live”, ekperti i IT, Tomi Kallanxhi ka shpjeguar se Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë personat më të kërkuar në Google edhe pse BB ka mbaruar prej muajsh.

    Ai tha se Kiara preferohet dhe ndiqet më shumë në Dibër krahasuar me Luizin, ndërkohë që pritet t’ia “kalojë” edhe në Fier.

    “Luizi është në kompeticion me Kiarën vetëm në Fier. Dibra ndjek më shumë Kiarën, ndërkohë Kuksi ndjek Luizin.

    Në Google trands, në vend të tretë është Kiara dhe Butrint Imeri, ndërsa në vend të katërt kërkohet i vetëm Butrint Imeri”, tha eksperti i IT.

  • Ndarja nga jeta e Silvio Berlusconit, djali i tij bën veprimin madhështor (Foto)

    Ndarja nga jeta e Silvio Berlusconit, djali i tij bën veprimin madhështor (Foto)

    Pier Silvio Berlusconi, djali i dytë i Berlusconit ka zgjedhur mënyrën e veçantë për të dhënë një mesazh në kujtim të babait të tij të ndjerë.

    Në kullën e Mediaset të cilën vetë Silvio Berlusconi e themeloi shkruhet mesazhi:

    “Përshëndetje babi” dhe “Faleminderit Silvio”.

    Shumë qytetarë kanë mbërritur në godinat e Mediaset në Cologno Monzese për të shprehur mesazhet e ngushëllimit, raportojnë mediat e huaja.

  • “K*rvë mu*i”, Egli Tako nuk duron më, merr vendmimin e papritur për ndjekësen: Mjerë kush të ka në shtëpi

    “K*rvë mu*i”, Egli Tako nuk duron më, merr vendmimin e papritur për ndjekësen: Mjerë kush të ka në shtëpi

    Këngëtarja Egli Tako ka qenë së fundmi në qendë të mediave rozë. Kjo pasi u zbulua ndarja me aktorin Olsi Bylykun.

    Pas ndarjes, Egli është parë mjaft aktive në rrjetet sociale, por së fundmi është hasu shpesh me komente negative dhe tejet ofenduese.

    Por duket se Egli nuk ka ndërmend ti injorojë këto msazhe dhe së fundmi ka publikuar identietin e një ndjekësje e cila muaj më parë ishte fanse e saj dhe e përkrahte.

    “K*rvë muti”, e quan ndjekësja pa asnjë arsye. Duke se të qenit personazh publik, përveç të gjitha risqeve të jetës private nuk mungon as “kryqëzimi” nga rrjeti në rast ndarje, si ky i Eglit.

    “Nuk e di vajza, bashkëshortja apo nëna e kujt je, por më dhimbset kushdo që të ka në shtëpi. Ti dhe femra si ti jeni fatkeqsia e këtj populli. Mjer ky vend për ato që do të rriten e edukohen nga gra si ti. 0 tolerancë për cilën/cilin do prej jush që përdor gjuhë urrejtje në profilin tim, nga tani.”, shkruan Egli./albeu.com/