Instituti Hidrometeorologjik ka përgatitur se çfarë do të ndodhë mbi “Situata aktuale hidrometeorologjike dhe trendet për muajt e verës 2023”. Informacion të detajuar mbi gjendjen e treguesve kryesor klimatik për periudhën verore (qershor-gusht 2023).
Gjendja aktuale është prezantuar bazuar në matjet e realizuara në 11 Stacione Automatike Meteorologjike, ndërsa për realizimin e prognozës janë përdorur të dhenat nga produktet e ofruara nga European Centre for Medium-Range Weather Forecasts (ECMWF. Met Office, MétéoFrance, DWD), dhe Modeli SPI.
Parashikimet e realizuara s ai përket temperaturave flasin se gjatë verës temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.
Zonat barike që e kontrollojnë motin mbi vendin tone dhe gjithë Evropën janë: Anticikloni i Azoreve, Anticikloni i Siberisë, Cikloni i Islandës dhe masat e nxehta të ajrit që vijnë verës nga Afrika Veriore. Stinët ndahen në dy mënyra, në stinë Meteorologjike dhe në stinë Astronomike. Sipas stinëve meteorologjike vera 2023 me 1 qershor dhe përfundon me 1 shtator.
Stina e verës 2023 parashihet me temperature mesatare minimale dhe maksimale mbi mesataret shumëvjeçare, kjo si pasojë e efekteve më të shpeshta të El Nino (faza e ngrohtë e lëkundjeve). Parashihen edhe ditë më të shpeshta me breshër, si pasojë e temperaturave të larta. Gjithashtu edhe shkalla e avullimeve do të jetë e lartë për shkak të temperaturave dhe erërave të cilat do të jenë të shpeshta dhe masat e ajrit do të jenë në të shumtën e kohës dinamike.
Qershori
Muaji qershor parashihet të ketë insolacion më të theksuar pavarësisht se edhe reshjet e shiut nuk do të mungojnë, ku vërehet edhe nga SPI6. Mesatarja e insolacionit (ditë me diell), parashihet të jetë rreth 7h. Temperatura mesatare minimale për muajin qershor parashihet të jetë mbi vlerat e mesatareve shumëvjeçare. Vlera mesatare e saj parashihet të jetë rreth 0.5 ºC më e lartë në krahasim me mesataren shumëvjeçare.
Temperature mesatare për muajin qershor parashihet të jetë rreth 19-21 ºC, ndërsa në rrafshin e Dukagjinit temperature mesatare mujore parashihet të jetë 20-22 ºC (duke i përfshirë edhe mesataret e stacioneve në viset e larta malore).
Sasitë e reshjeve në rrafshin e Kosovës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-35mm përfshirë zonat e lindjes, juglindjes dhe verilindjes, ndërsa në Jug, jugperëndim, perëndim, veri dhe veriperëndim, sasitë e reshjeve parashihen të lëvizin ndërmjet 40-75mm. Sasitë e avullimeve parashihen të jenë rreth trefish në raport me sasinë e reshjeve.
Korriku
Muaji korrik si zakonisht do të ketë më shumë orë me diell, parashihen që mesataret ditore të jenë mbi 9h dhe më pak vranësira të stadit të ulët të Troposferës. Temperatura minimale e ajrit në ketë muaj do të ketë vlera mbi mesataren shumëvjeçare, ku vlera mesatare mujore e saj do të jetë rreth 0.6 gradë më e lartë në krahasim me mesataren shumëvjeçare.
Temperatura mesatare minimale parashihet të jetë rreth 15 gradë Celsius, ndërsa në rrafshin e Dukagjinit rreth 15.5 gradë Celsius. Temperatura mesatare maksimale do të jetë rreth 29.5 ºC, ndërsa në Dukagjin rreth 30-30.5 ºC. Këto vlera të parashikuara në raport me vitet e fundit janë për afro 1 gradë më të larta. Kurse temperatura mesatare mujore për muajin korrik parashihet të jetë rreth 22 gradë në rrafshin e Kosovës, ndërsa rreth 23 gradë në rrafshin e Dukagjinit.
Sasitë e reshjeve parashihen të jenë më të ulëta në krahasim me mesataren e viteve tjera , ku sasitë totale parashihen të jenë 20- 30mm në rrafshin e Kosovës, ndërsa në Dukagjin rreth 30-40mm. Shkalla e avullimeve gjithashtu parashihet të jetë e lartë rreth 4-5 herë më e lartë se sasitë e reshjeve.
Gushti
Muaji gusht parashihet me temperature më të larta për 0.5-1 ºC në krahasim me mesataret shumëvjeçare. Në rrafshin e Kosovës temperaturat minimale mesatare parashihen të jenë rreth 15 gradë Celsius, ndërsa në Dukagjin rreth 16 ºC. Temperatura maksimale mesatare e ajrit parashihet të jetë mbi mesataren afatgjate për 0.8-1.1 gradë Celsius, në krahasim me mesataren afatgjate. Parashihen rreth 9h me diell të jetë mesatarja ditore dhe në total rreth 290h. Në rrafshin e Kosovës temperatura mesatare maksimale parashihet të jetë ndërmjet 29-30 ºC, ndërsa e njëjta në rrafshin e Dukagjinit parashihet të jetë ndërmjet 30-31 ºC. Sa i përket sasisë totale të reshjeve gjatë muajit gusht parashihet të ketë më pak reshje se mesataret shumëvjeçare.
Sasitë e reshjeve parashihen të jenë rreth 30-35mm. Gjatë stinës së verës 2023 pos këtyre ngjarjeve të reflektuara, parashihen edhe ditë me breshër dhe erëra të furishme (stuhi).
Këto ngjarje zakonisht ndodhin në pjesën e dytë të ditës, nga ora 14-17, si pasojë e amplitudave të mëdha në fushat barike por edhe ato termike. Parashikimi sezonal C3S3 i inicializuar afër 1 majit tregon probabilitet të shtuara për reshje mbi mesataren mbi Evropën Jugore për verën në tërësi (qershor-gusht). Ky sinjal vjen nga fillimi i sezonit dhe është i pranishëm në disa (jo të gjithë) komponentët e multi-sistemit C3S.
Anomalitë e parashikuara në pamjen e grafikeve janë të vogla; në realitet, sasi të tilla të shiut nuk do të bënin një ndryshim domethënës në kushtet e thatësirës e cila mund të paraqitet në disa rajone të Evropës. Për temperaturën, sinjali është për vlerat sezonale mbi mesataren pothuajse në të gjitha zonat tokësore, më e shprehur në Evropën Jugore dhe Perëndimore.
Parashikimet për temperaturën e sipërfaqes së detit në Paqësorin ekuatorial vazhdojnë të tregojnë pothuajse të sigurt zhvillimin e një ngjarjeje El Niño gjatë pjesës së dytë të këtij viti. Në kohën e formimit, kushtet rreth Tropikëve nuk tregojnë një përgjigje atmosferike ndaj këtyre kushteve të oqeanit, që do të thotë se ngjarja në të gjithë Paqësorin, nuk ka filluar ende, dhe kështu ndikimet në zonat e largëta nga qendra e veprimit, nuk ka gjasa të hyjë në fuqi para fundit të verës. Kjo do të thotë që efekti i një El Nina, do të vazhdoj edhe me tutje gjatë stinës së vjeshtës.
Reshjet përkufizohen si shuma e reshjeve të lëngshme dhe të ngurta dhe shprehen si ekuivalente vëllimore të reshjeve të lëngshme. Të dhënat janë përpunuar duke përdorur korrigjimin e lartësisë së modelit hidrologjik dhe interpolimin hapësinor. Për çdo periudhë mujore, treguesi i disponueshëm për reshjet bazuar në të dhënat ditore është: Mesatarja mujore: mesatarja e periudhës së plotë mujore e të gjitha vlerave ditore Të dhënat bazohen në parashikimet e reshjeve sezonale të rregulluara sipas modelit HYPE.
Duke u bazuar në model, vërehet që sipas dyja skenarëve (a dhe b), gjatë muajve korrik dhe gusht, sidomos pjesa perëndimore e Kosovës, do të ketë “më pak se i ulët”, ndërsa pjesa qendrore “mesatare”, kurse në Anamoravë “e ulët”. Ndërsa për muajt gusht – shator vetëm pjesa jugore e Dukagjinit, probabiliteti do të jetë me i ultë se mesatarja, ndërsa për pjesën më të madhe të vendit ajo do të jetë “mesatare” të reshjeve për këta muaj/ Institutit Hidrometeorologjik