Author: editor

  • Lajm i keq për ata që kanë Dollar/ “Superleku” fiton pozita, Euro dhe Paundi në minimumin historik. Dollari prek vlerën më të ulët në 12 vjet

    Lajm i keq për ata që kanë Dollar/ “Superleku” fiton pozita, Euro dhe Paundi në minimumin historik. Dollari prek vlerën më të ulët në 12 vjet

    Leku po fiton pozita gjithnjë e më të forta në kursin e këmbimit kundrejt valutave kryesore.

    Përveçse është forcuar më shumë se kurrë më parë kundrejt Euros, monedha vendase po forcohet ndjeshëm edhe kundër Dollarit Amerikan.

    Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Dollari Amerikan u këmbye sot me 99.99 lekë, duke rënë poshtë kufirit të 100 lekëve për herë të parë në pothuajse 12 vjet. Hera e fundit që monedha amerikane pati rënë poshtë këtij kufiri kishte qenë shtatori i vitit 2011.

    Në rënie të ndjeshme paraqitet edhe Paundi Britanik, që sot u këmbye me 124.32 lekë, niveli më i ulët historik në kursin e këmbimit me Lekun (të paktën prej vitit 2004, kur nis seria e të dhënave historike të Bankës së Shqipërisë).

    Ekspertët shpjegojnë se kursi i Dollarit Amerikan dhe valutave të tjera në raport me lekun është i lidhur ngushtë me kursin e Euros, që ngelet pikë referimi për agjentët valutorë në Shqipëri, sepse është monedha e huaj më e lehtë për t’u tregtuar në tregun e brendshëm.

    Fakti që Euro vlen më pak se kurrë kundrejt Lekut mund të shpjegojë edhe nënçmimin e fortë të Dollarit dhe Paundit ndaj monedhës sonë, e gërshetuar pjesërisht edhe me zhvillimet në tregjet valutore botërore, ku Euro në muajt e fundit ka një tendencë mbiçmuese, veçanërisht ndaj Dollarit Amerikan.

    Rënia e Euros, Dollarit dhe Paundit po e bën lekun gjithnjë e më të fortë ndaj monedhave të partnerëve kryesorë tregtarë. Këto zhvillime kanë tendencë t’i bëjnë më të lira importet e mallrave nga jashtë dhe të zbusin presionet e jashtme inflacioniste në ekonomi. Euro është monedha dominuese në këmbimet tregtare, por edhe Dollari Amerikan ka një rol të rëndësishëm, sidomos në tregjet e lëndëve të para dhe të karburanteve.

    Por, njëlloj siç po ndodh me Euron, forcimi i lekut po ndikon negativisht segmentin e eksporteve në Dollarë Amerikanë, veçanërisht në sektorë si nafta apo bimët medicinale. Në këtë mënyrë, Leku i fortë po bëhet një kërcënim për konkurrueshmërinë e eksporteve shqiptare të mallrave, por edhe të shërbimeve, përfshirë këtu ato turistike.

    Në rastin e kursit me Paundin, efektet mund të jenë veçanërisht të rëndësishme te remitancat. Vlerësohet se remitancat nga shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe kanë ardhur në rritje gjatë viteve të fundit dhe zhvlerësimi i Paundit ndaj Lekut dëmton familjet pritëse të këtyre dërgesave.

    Ndërkohë, Euro vazhdoi edhe sot rënien në kursin e këmbimit me Lekun. Monedha europiane u këmbye mesatarisht me 106.95 lekë, duke rënë për herë të parë poshtë kufirit të 107 lekëve dhe duke shënuar, për të tetën ditë radhazi, një minimum të ri historik.

    Rënia vjetore e kursit Euro-Lek ka arritur gjithashtu një ritëm rekord prej 10.8%. Agjentët e këmbimit e shpjegojnë rënien e Euros me ofertën shumë të lartë të monedhës europiane, ndërsa paralelisht oferta e Lekut shfaq një tendencë shtrënguese, si rezultat i kursit të politikës monetare dhe asaj fiskale.

    Emetimi i një Eurobondi prej 600 milionë eurosh ditën e djeshme nga qeveria shqiptare potencialisht mund të rrisë më tej ofertën valutore në ekonominë shqiptare në vazhdim gjatë këtij viti, duke theksuar më shumë tendencën mbiçmuese të Lekut./Monitor

  • Paralajmërimi i FORTË: Një tjetër ish-kryebashkiak do arrestohet shpejt, vera do jetë e nxehtë

    Paralajmërimi i FORTË: Një tjetër ish-kryebashkiak do arrestohet shpejt, vera do jetë e nxehtë

    Në Top Talk me Juli Xhokaxhi është diskutuar sot arrestimi i ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako nën akuzën për shpërdorim detyre.

    Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka paralajmëruar se këto ditë do të arrestohet një tjetër kryebashkiak, këtë herë e një bashkie të vogël.

    Juli Xhokaxhi: Karamuço, priten zhvillime të tjera? Që do të thotë, jemi në qershorin e nxehtë të gjyqsorit dhe SPAK?

    Mesa mendoj po, mesa di, nuk e di asgjë pas këtij hetimi që u hap. Gazetarët dhe Komiteti i gazetarëve po tregohet shumë i zgjuar këtë kohë, thjesht duke parë hyrjet dhe daljet në institucionin e SPAKUT, aty ku është dhe BKH dhe Prokuroria e Posaçme.

    Arrijnë të dëshifrojnë, cilësimet e tyre se për çfarë po thirren, çështjet e mëpashme që ato janë hetuar ose janë përfshirë, që janë bërë mediatike, dhe arrijnë të japin deri diku se deri ku ka shkuar ky hetim dhe se çfarë hetimesh mund të priten. Dhe nga ajo që kemi parë ne gjatë kësaj kohe ka rezultuar shumë e saktë kjo. Që ata që janë thirrur, ërfishë këtu edhe zotin Dako, menjëherë u mendua se diçka do të ndodhë. Tani nga pahndehmat që do të nodhë, dhe më pas vijnë informacione në rugë konfidenciale, që ta dijë dhe SPAKU, që nuk vijnë tek gazetarët, as tek pedagogët, por shkojnë tek politikanët fillimisht.

  • ‘Surprizat’ e motit, era e fortë “fluturon” të miturin

    ‘Surprizat’ e motit, era e fortë “fluturon” të miturin

    Paniku mbretëroi në një festival në Southport, Angli të dielën, kur një djalë 9-vjeçar që kishte hyrë në një top të fryrë e mori era dhe ra nga një lartësi prej 6 metrash.

    Sipas “Daily Mail”, vogëlushin e mori një erë e fortë. Ai ka pësuar lëndime të shumta dhe është dërguar me helikopter në spital. Autoritetet kanë njoftuar megjithatë se jeta e tij nuk është në rrezik.

    Në video shfaqen fëmijë të tjerë në topat e fryrë, kur papritur në ajër shfaqet djali i ri. Më pas ai bie në tokë nga një lartësi e madhe.

    Një dëshmitar tha se “pati erë dhe topi i fryrë u ngrit nga pishina me djalin brenda. Më pas topi ra”.

    Sipas Policisë, në të njëjtën kohë ka rënë edhe një top i dytë me një fëmijë tjetër, por fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

    Autoritetet i bëjnë thirrje kujtdo që mund të ketë kapur imazhe ose video të incidentit t’i kontaktojë për t’i ndihmuar të zbulojnë rrethanat e incidentit.

  • Ngrihet alarmi/ Zbulohet vendi që do të ketë një verë shumë të nxehtë

    Ngrihet alarmi/ Zbulohet vendi që do të ketë një verë shumë të nxehtë

    Këtë vit, Spanja regjistroi pranverën e saj më të ngrohtë në histori dhe të dytën më të thatë ndonjëherë, njoftoi sot agjencia kombëtare meteorologjike.

    Të dhënat e fundit tregojnë për një vazhdimësi të temperaturave jashtëzakonisht të larta që kanë qenë të pranishme gjatë vitit 2022, i cili ishte viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Spanjë, transmeton AP.

    Vapa e pranverës u shoqërua me mungesë shiu, gjë që do të përkeqësojë thatësirën afatgjatë të Spanjës, pavarësisht reshjeve të regjistruara gjatë muajit të kaluar, tha shërbimi meteorologjik.

    Autoritetet spanjolle raportuan të martën se rezervuarët e vendit janë në 47.4 për qind të kapacitetit, duke vazhduar një prirje rënëse. Shërbimi meteorologjik bëri me dije se kjo lë efekte negative në ekosistemin e atij vendi mesdhetar.

    “Temperaturat e ujërave sipërfaqësore të regjistruara në vitin 2022 ishin më të lartat që nga viti 1940,” thanë meteorologët, duke paralajmëruar se fenomeni kërcënonte jetën detare dhe aftësinë e saj për t’u riprodhuar.

    Sipas parashikimeve të Shërbimit Meteorologjik Spanjoll, vera e ardhshme ka të ngjarë të jetë “jashtëzakonisht e nxehtë”, megjithëse ka mundësi për reshje të stuhishme.

  • “Bomba” e Artan Hoxhës: Ka vajtuar 300 mijë euro çmimi për kokën time nga ata qelbësirat atje

    “Bomba” e Artan Hoxhës: Ka vajtuar 300 mijë euro çmimi për kokën time nga ata qelbësirat atje

    I ftuar në një intervistë televizive, gazetari Artan Hoxha teksa fliste për çështjen e Fredi Belerit ka pasur një përplasje me zëdhënësin e fushatës së këtij të fundit, Skerdiljan Dhuli.

    Gjatë debatit Hoxha deklaroi se kur ndodhi vrasja minoritarit grek Kostandin Kacifas, ku pala greke thoshte që u ekzekutua nga forcat RENEA gjatë një operacioni policor, ekstremistët greke ka dhënë një çmim 300 mijë euro për kokën e tij.

    “Te çështja e Kacifasit vajti 300 mijë euro shpërblimi për kokën time nga qelbësirat atje”, është shprehur teksa fliste për çështjen e Belerit.

  • Tërmeti i fuqishëm shkund këtë vend, ja sa ishte magnituda

    Tërmeti i fuqishëm shkund këtë vend, ja sa ishte magnituda

    Një tërmet me magnitudë 5.3 u regjistrua pak minuta më parë 28 km në juglindje të Plovdivit, Bullgari.

    Thellësia vlerësohet 10 km.

    Ende nuk ka të raportuar për dëme.

  • Arrestimet e zyrtarëve të lartë, Vangjeli bën paralajmërimin e bujshëm: Pritet një ‘goditje’ e SPAK në oborrin e familjes Berisha

    Arrestimet e zyrtarëve të lartë, Vangjeli bën paralajmërimin e bujshëm: Pritet një ‘goditje’ e SPAK në oborrin e familjes Berisha

    Analisti Lorenc Vangjeli në studion e emisionit ‘Kontrast’ në Report TV tha se pritet që brenda verës të ketë një ‘goditje’ nga ana e SPAK në atë që ai e quajti ‘oborrin e brendshëm’ të familjes Berisha.

    Duke iu referuar privatizimit të kompleksit ‘Partizani’ dhe aferës CEZ-DIA, Vangjeli tha se në aksionin e ardhshëm të SPAK, mund të bëhet fjalë për Shkëlzen Berishën ose Arbër Malltezin, dhëndri i Sali Berishës.

    “Brenda verës do ketë një goditje në oborrin e banesës familjare të Berishës. Për privatizimin e kompleksin ‘Partizani’ ku emri që përmendet më shpesh është ai i dhëndrit të tij. Po ashtu për çësahtjen e CEZ ku ka pasur një rol jo ligjor i biri i tij”- u shpreh Vangjeli.

  • A do të ketë reshje shiu? Kthesa e fortë e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

    A do të ketë reshje shiu? Kthesa e fortë e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

    Moti për ditën e nesërme prite të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme, ku do të ketë prezencë të kthjellimeve dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës, sipas parashikimit nga SHMU.

    Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar shoqëruar me shtrëngata afatshkurtra e shkarkesa elektrike gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Lokalisht përgjatë relieveve malore reshje në formë breshëri.

    Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 deri 2 ballë.

    Temperaturat parashikohen

    në zonat malore 15 deri 26°C

    në zonat e ulëta 17 deri 31 °C

    në zonat bregdetare 19 deri 30°C

  • “E çova nuse dhe e mora të vdekur”, denoncimi i babait: Vajzën e vrau dhëndri dhe e hodhi nga ballkoni

    “E çova nuse dhe e mora të vdekur”, denoncimi i babait: Vajzën e vrau dhëndri dhe e hodhi nga ballkoni

    “Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me viktimë një 24-vjeçare. Anisa Gjini, nënë e një djali 3-vjeçar pretendohet se u hodh nga ballkoni i katit të tretë, ku jetonte me bashkëshortin, Alfred Gjini dhe vjehrrën, Fahrije Gjini. Por babai i të ndjerës ka bindjen, se vajza e tij u vra nga burri i dhunshëm pas një sherri mes të dyve.

    “Është gjëja më e keqe që më thotë, është hedhur. Që ajo po të ishte hedhur do ishte bërë fije-fije. Nga kati i tretë të mos ketë asnjë shenjë në kokë përveç çarjes, duarsh këtu, shenjat e dhunës, nuk kishte sens. Është vrarë, bashkë me të ëmën”, tha babai.

    “Stop” ka siguruar dy dëshmitë, të bashkëshortit dhe të vjehrrës së Anisës.

    Alfredi tregon se është kthyer në shtëpi rreth orës 18:00. Në orën 19:00, ata kanë darkuar dhe më pas ai po shikonte ndeshjen Itali-Spanjë.

    Alfred Gjini tregon se në momentin kur ka bërë gol Spanja ai është ngritur dhe ka parë Anisën në dhomën e gjumit që po çatonte në telefon.

    I është afruar dhe e ka pyetur se me kë po flet. Anisa është përgjigjur se po flet me tezen. Në këtë moment ai i merr telefonin me forcë dhe shkon në banjo për të parë se me kë po fliste Anisa.

    Alfredi deklaron se ka kaluar nga dritarja e banjos tek ballkoni dhe në ato momente dëgjon komshinjtë që po bërtisnin, “Ra”.

    Ai zbriti nga shkallët me shpejtësi dhe pa bashkëshorten poshtë pa ndjenja. Sipas deklaratës ai nuk ka pritur ambulancën, por e ka çuar Anisën me makinën e tij drejt spitalit, ku ajo u konstatua pa jetë.

    “Ma ka lënë nusja, 10 vjeç ma ka lënë atë. E rrita, e çova nuse, dhe e mora të vdekur nga atje. Nuk mundem. E mora të vdekur”, tregon i ati.

    Ndërkohë vjehrra tregon se Alfredi dhe Anisa erdhën në shtëpi rreth orës 18:00. Në orën 21:00 ata kanë darkuar së bashku dhe nuk ka pasur asnjë konflikt.

    Djali i saj dhe nusja kanë qenë duke parë ndeshjen Itali-Spanjë dhe vjehrra thotë se në këtë moment ka qenë në banjo dhe ka parë djalin me telefonin e nuses në dorë dhe Anisën duke e ndjekur nga pas që t’i jepte telefonin.

    Por ai nuk ka pranuar që t’ia kthejë. Vjehrra tregon që Anisa u mërzit dhe vrapoi drejt ballkonit që të hidhej.

    Në dy dëshmitë, të bashkëshortit dhe të vjehrrës Fahrije Gjini, ka paqartësi dhe mospërputhje të ngjarjes.

    Alfredi deklaron se Anisa ishte në dhomën e gjumit kur e ka parë që po çatonte në telefon, ndërsa vjehrra deklaron se Anisa ishte duke parë ndeshjen me Alfredin.

    Vjehrra deklaron se Alfredi ishte në ballkon me telefonin e Anisës, ndërsa djali, Alfredi thotë se u fut në banjo dhe doli nga dritarja në ballkon dhe dëgjoi komshinjtë që thërrisnin se Anisa ra nga ballkoni.

    I ati i Anisës thotë, se u njoftua 4 orë pas ngjarjes kur vajza e tij ishte çuar në morg.

    “Atë ditë më kanë marrë në orën 1 të natës, kur goca kishte qenë në orën 22:00 në spital. Në 1 të natës më kanë marrë më kanë thënë që na ndodhi kjo “u vra Anisa”. Më ka marrë dhëndri nga dega. Pas katër orësh që ishte vrarë goca më ka njoftuar që ishte ora 1, 1 e 10 që ka ik nipi. Pas nipit kemi ikur dhe ne. Nuk arrita ta shoh. E kemi gjetur në morg. Luftë me veten. U detyrova e mora sepse e prura i bëra varrimin. Nuk e prisja kurrë. Unë mezor i rrita ata fëmijë. I martova për mrekulli. Ishte pas mbajtur, e bëri, ma vrau. Më bëri namin, hatanë. Çfarë me thënë. Më mirë të vdes edhe unë dhe të mbyll hallet sesa këtë”, tha i ati.

    “Ai e ka qëlluar një herë gocën tek daja i vet me sebep të çunit se gjithmonë ishte arrogant, mosmirënjohës sepse unë nuk doja që të prishej ajo kurorë sepse thosha hatri i fëmijës. Më pati thënë o ba hajde më merr njëherë. “O babush dëgjo babin kthe rrugë për hatrin e fëmijës. Kthe rrugë për hatrin e fëmijës, s’ka gajle të sillet ai. O babi nuk durohet kjo plaka. O babi nuk durohet e shamja kësaj nëpër lagje”. Nuk mundem më dhe i jap pishmanit asaj që nuk arrita ta marr”, tregon babai kur pyetet për probleme që mund të ketë pasur vajza me bashkëshortin.

    Ai flet për shenja në trupin e Anisës, të cilat shtojnë dyshimet për vrasje. Në lidhje me procedurën e policisë së Durrësit ka shumë pikëpyetje.

    “Ata kanë pasur kohë të lirë, si i kanë bërë hesapet e tyre i dinë vet. Nuk ia fal këtë që thotë se është hedhur goca. Nuk ia fal sa të jem gjallë. Se po të ishte hedh goca ime do ishte hedhur bashkë me nipin e vogël se nuk kishte burrë nëne t’i ndante. Këto lloj shenjash nuk janë të hedhura. Nuk ka fare këtu. Vetëm një shenjë ka të goditjes. Do ishin thyer brinjë”, tha i ati.

    Në procesverbalin e ngjarjes nga OPGJ i Durrësit, Shkëlqim Osmani, janë vetëm 4 foto. Ai nuk ka bërë një kontroll të detajuar brenda shtëpisë për të parë nëse ka pasur përleshje, shenja gjaku apo prova të tjera që do i shërbenin hetimit.

    “Nuk është bërë asnjë kontroll në shtëpi. Me çfarë e çoi në spital? Me biçikletë? Si nuk bëri policia një kontroll atje brenda. I tha nipi me çfarë e çoi, vallaj nuk e di tha. Ishte oficer burri i huaj. Si u bë kjo punë? Kaq shpejt. Nuk është gjithçka leku. Gjaku i fëmijës tim nuk ka për t’u blerë as për t’u shitur sa të jem gjallë unë. Sa të jem gjallë unë! Atë që i ka bërë fëmijës tim do ta vuajë sa të jetë gjallë. Ashtu si po qaj unë për ditë do i vijë ora do qajë edhe ai. Ashtu siç nuk rri dot pa i shkuar një ditë tek varri, nuk rri dot, më ka ikur një fëmijë, engjëll…”, shprehet babai./tvklan.al

  • Plagosi me thikë bashkëshorten, zbardhet dëshmia e Aleko Myrtollarit: E qëllova sepse s’pranonte të punonte

    Plagosi me thikë bashkëshorten, zbardhet dëshmia e Aleko Myrtollarit: E qëllova sepse s’pranonte të punonte

    Zbardhet dëshmia e Aleko Mytrtollarit, i cili plagosi me thikë bashkëshorten e tij në Korçë.

    Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti që çifti kishin patur mes tyre. Gruaja u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë ditën e djeshme ajo u soll në spitalin e Traumës në Tiranë pasi gjendja e saj shëndetësore u rëndua.

    Në dëshminë e tij para hetuesve, Myrtollari tha se konflikti me bashkëshorten e tij, Marjola, ka ndodhur për shkak se kjo e fundit nuk donte të punonte.

    Autori pretendon se i ka kërkuar bashkëhsortes të punonte, por ajo nuk pranonte. Kjo sipas tij ka qenë arsyeja e sherrit që përfundoi me plagosjen e 38-vjeçares. Aleko Myrtollari kryente punë sezonale në Gjermani dhe kishte ushtruar dhunë dhe më herët kundrejt bashkëshortes për shkak të përdorimit të alkoolit dhe xhelozisë./albeu.com/