Author: editor

  • Burri tradhtoi gruan e tij me shërbetorën, por një ditë në shtëpi vjen një letër dhe e lë pa fjalë

    Burri tradhtoi gruan e tij me shërbetorën, por një ditë në shtëpi vjen një letër dhe e lë pa fjalë

    Një burrë përfundon duke paguar për pabesine e tij në një mënyrë që ai kurrë nuk e mendonte se do të ndodhte. Për disa vite, një burrë kishte një lidhje me një grua italiane. Një natë, ajo i tha se ishte shtatzënë.

    Per te mos prishur reputacionin dhe martesën e tij, ai i dha asaj një shumë të madhe parash per te shkuar në Itali dhe për ta mbajtur te fshehte fëmijën. Nëse ajo do qëndronte në Itali për të rritur fëmijën, ai do të siguronte mbështetje për fëmijën derisa fëmija të mbushte 18vjec.

    Ajo ra dakord, por pyeti se si do ta njoftonte kur fëmija të lindte.

    Ai i tha asaj që thjesht t’i dërgonte një kartolinë dhe të shkruante ‘Spaghetti’ në anën e pasme. Ai pastaj do të dergonte pagesat e mbështetjes së fëmijës. Një ditë, rreth 9 muaj më vonë, ai u kthye në shtëpinë e gruas së tij.”Shpirt”, tha ajo, “Ju ka ardhur një kartoline shumë e çuditshme sot”.

    “Oh, vetëm ma jepni dhe unë do tua shpjegoj më vonë,” tha ai. Gruaja vëzhgoi se si burri i saj u li geshtuar ndërsa lexonte kartolinen,

    Në kartoline ishte shkruar: ‘Spageti, Spageti, Spageti, Spageti, Spageti. Tre me qofte, dy pa. Dërgo salcë shtesë. Çfarë mendoni për këtë histori? Lini një koment dhe mos harroni të ndani me miqtë tuaj në Facebook.

  • Arrestohet sekretarja e përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë, në pranga edhe një tjetër zyrtare

    Arrestohet sekretarja e përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë, në pranga edhe një tjetër zyrtare

    Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar sot me urdhër të SPAK.

    Gazetari i Panorama TV, Ervin Leka raporton se bëhet fjalë për Joana Duron, e cila dyshohet se ka marrë 4 milionë lekë.

    Sipas burimeve mësohet se në pranga ka rënë edhe nje punonjëse tjetër e ministrisë së Shëndetësisë, Laura Shteto.

    Kujtojmë që ishte kryeministri Edi Rama, i cili gjate nje takimi ne Tirane dha lajmin e arrestimit, i cili tha se nuk mund te ndodhe dicka e tille.

    “Një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti. Uroj të ketë sa më shumë të tilla, por s’mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla. Është realisht diçka e rëndë. Mungesa e sensit të patriotizmit, sensit të detyrës, mungesa e sensit të etikës, në pikën që në një detyrë të rëndësishme të biesh në këtë lloj niveli është realisht e tmerrshme. Këtu e kemi hapur vetë këtë kuti të pandorës, megjithëse se s’kemi pranuar duke mbajtur qeverisjen e këtij vendi për të vazhduar avazin e disa shekujve ku të pushtetshmit, kurrë asnjëherë nuk janë thirrur asnjëherë nga drejtësia. Këtë e kemi bërë ne. Ne e kemi zgjedh këtë rrugë, s’ka kthim mbrapa dhe kompromis me askënd. E kam ditur që kjo nuk është rrugë që do mbarojë shpejt, por rruga e një gjenerate për të arritur që ky vend të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë. Kjo është një rrugë me shumë vështirësi, situata të shëmtuara, të hidhura, njerëz që kanë marrë gjithçka”, tha Rama.

  • Lirimi nga qelia i Saimir Tahirit, reagon Lulzim Basha

    Lirimi nga qelia i Saimir Tahirit, reagon Lulzim Basha

    Lulzim Basha gjatë takimit me të rinjtë e kryeqytetit të degës 14 foli edhe për lirimin nga qelia të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, vendim që sipas Bashës përbën një goditje të rëndë për drejtësinë dhe vret besimin e qytetarëve dhe të rinisë te sistemi i drejtësisë.

    “Kjo është një goditje e rëndë për drejtësinë. Për shpresat e shqiptarëve, të rinisë për drejtësi.

    Politikanët duhet të jenë subjekt i një kontrolli të thelluar, të plotë të pasurisë që kanë ata dhe familjarët e tyre.

    Në këtë mënyrë merret vesh tamam se kush është peng te kush, dhe se kush i sheh interesat e shqiptarëve.

    Kufizimi i mandateve është garancia që, edhe një politikan nuk do të abuzojë me pushtetit. Dy mandate me nga katër vite është i mjaftueshëm për të arritur besimin që ka marrë nga qytetarët.”, u shpreh ndër të tjera Basha në këtë takim.

  • Aksidenti i rëndë në Greqi/ Del ekspertiza: Shqiptari mori zvarrë vajzën greke me shpejtësi 104 km/h

    Aksidenti i rëndë në Greqi/ Del ekspertiza: Shqiptari mori zvarrë vajzën greke me shpejtësi 104 km/h

    Dërgohet në gjyq 27-vjeçari shqiptari që në nëntor të vitit të kaluar përplasi dhe tërhoqi zvarrë një 21-vjeçare greke.

    27-vjeçari me origjinë shqiptare, është dërguar në gjyq për drejtim mjeti pa patentë, të rrezikshëm me pasojë vdekjen dhe aksident trafiku.

    Nga ekspertiza teknike ka rezultuar se mjeti ka qenë teknikisht i pasigurt dhe veçanërisht i rrezikshëm, ndërsa më pas përshkruhet shpejtësia e tepruar me të cilën 27-vjeçari drejtonte, 104.12 km/h, shkruajnë mediat greke.

    “I pandehuri ishte me shpejtësi 104.12 km/h, pra shumë më e lartë se maksimumi i lejuar në atë pikë (50 km/orë si zonë banimi) dhe në momentin kur këmbësori Emmanuela Kariorakis ka kaluar rrugën i akuzuari ka vazhduar me shpejtësi” thuhet në dosje.

  • “Miqtë e fuqishëm, do të keni pasoja”! Për kë e ka Yuri Kim mesazhin e koduar?

    “Miqtë e fuqishëm, do të keni pasoja”! Për kë e ka Yuri Kim mesazhin e koduar?

    Vetëm disa orë pas lirimit të Saimir Tahirit nga qelia, erdhi reagimi i parë i ambasadës amerikane në Tiranë. Deklarata është e fortë.

    Kim thotë se vendimi që u dha sot për Tahirin është mënyrë e vjetër e sistemit të drejtësisë që nuk ndëshkon dhe privilegjon disa persona.

    Shprehet e zhgënjyer me drejtësinë dhe paralajmëron. Mesazhet janë të koduara, por niveli i kërcënimit është i qartë. Fjala është për pasoja, thotë diplomatja amerikane. Emra nuk përmend në postim. Tani na mbetet të shohim veprimet në vijim.

    “Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirant të BE dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri.

    SHBA e konsideron korrupsionin kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që janë të përfshirë në bërjen ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miq të fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja” shkruan Yuri Kim.

  • Kiara si moderatore, zbulohen personazhet VIP që do të marrin pjesë në ‘Kepin e Tundimeve’

    Kiara si moderatore, zbulohen personazhet VIP që do të marrin pjesë në ‘Kepin e Tundimeve’

    Kiara Tito do të rikthehet në ekranin e Top Channel si moderatore. Pak kohë më parë u bë e ditur se ajo ka marrë besimin e drejtuesve të këtij televizioni, për të moderuar emisionin “Kepi i Tundimeve”.

    “Kryefjala” bën me dije se ky edicion i “Kepit” do të vijë me personazhe VIP, ndërsa ka zbuluar edhe disa pjesëmarrës. Mësohet se në vilë do të qëndrojnë Jori Delli, Ronaldo Sharka, Mevlan Shaba me partneren e tij, ndërsa opinioniste do të jetë Monika Lubonja.

    E njëjta media raporton se emisioni do të xhirohet në Turqi.

  • VIDEO/ Stuhia e rërës ‘mbulon’ Egjiptin, një i vdekur dhe pesë të plagosur

    VIDEO/ Stuhia e rërës ‘mbulon’ Egjiptin, një i vdekur dhe pesë të plagosur

    Një person ka humbur jetën dhe 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një stuhie rërë që përfshiu një pjesë të marre të territorit të Egjiptit.

    Pamjet nga stuhia e rërës, të publikuara në internet janë bërë virale. Videot nga Kajro dhe nga Kanali i Suezit tregojnë intensitetin e fenomenit që prodhoi imazhe të një bote tjetër.

    Në Kajro, stuhia e rërës shkaktoi shembjen e një platformë që ra mbi katër makina në qendër të qytetit.

  • Lirimi i Tahirit, Yuri Kim: Jam thellësisht e zhgënjyer!

    Lirimi i Tahirit, Yuri Kim: Jam thellësisht e zhgënjyer!

    Tiranë- Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, e ka cilësuar zhgënjyese lirimin nga burgu të ish ministrit Saimir Tahiri.

    Ajo thekson se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa persona vijojnë të jenë prezentë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

    Këto mënyra duhet të refuzohen me vendosmëri, theksoi diplomatja amerikane, ndërsa theksoi se korrupsioni është një kërcënim thelbësor i sigurisë kombëtare.

    Kim mbylli reagimin e saj se do të ketë pasoja për personat që ndihmojnë “miqtë e fuqishëm”.

    “Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë ??. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. ?? e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”, shkruan Kim.

  • “Pata mundësinë të njoh padrejtësinë, tani do kërkoj drejtësinë”, reagon Saimir Tahiri pas daljes nga burgu

    “Pata mundësinë të njoh padrejtësinë, tani do kërkoj drejtësinë”, reagon Saimir Tahiri pas daljes nga burgu

    Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka bërë reagimin eparë pas faljes nga burgu ditën e sotme.

    Përmes një postii në Facebook, Tahiri shkruan se tani kamundësinë pë rtë kërkuar drejtësinë, pas padrejtësis që iu bë.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10231166097476170&set=a.10200793386497378&type=3

  • “Tersi” vijon, një tjetër autobus aksidentohet në Tiranë, hyn si “klient” në lokal

    “Tersi” vijon, një tjetër autobus aksidentohet në Tiranë, hyn si “klient” në lokal

    Udhëtimi me autobus në Tiranë ëhstë një sfidë më vete, pasi pasiguria ëhstë shumë e madhe. Në harkun e një viti kanë ndodhur më shumë se pesë aksidente të autobusëve në Tiranë, ku dy prej tyre kanë përfunduar në lanë.

    Ndëkrohë që dtën esotme ka ndodhur një tjetër aksident, pasi autobusi i linjës Surrel-Qendër ka dalë nga rruga dhe ëhstë futur në një lokal në afërsi të Freskut.

    Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.