Author: editor

  • VIDEO/ Stuhia e rërës ‘mbulon’ Egjiptin, një i vdekur dhe pesë të plagosur

    VIDEO/ Stuhia e rërës ‘mbulon’ Egjiptin, një i vdekur dhe pesë të plagosur

    Një person ka humbur jetën dhe 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një stuhie rërë që përfshiu një pjesë të marre të territorit të Egjiptit.

    Pamjet nga stuhia e rërës, të publikuara në internet janë bërë virale. Videot nga Kajro dhe nga Kanali i Suezit tregojnë intensitetin e fenomenit që prodhoi imazhe të një bote tjetër.

    Në Kajro, stuhia e rërës shkaktoi shembjen e një platformë që ra mbi katër makina në qendër të qytetit.

  • Lirimi i Tahirit, Yuri Kim: Jam thellësisht e zhgënjyer!

    Lirimi i Tahirit, Yuri Kim: Jam thellësisht e zhgënjyer!

    Tiranë- Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, e ka cilësuar zhgënjyese lirimin nga burgu të ish ministrit Saimir Tahiri.

    Ajo thekson se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa persona vijojnë të jenë prezentë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

    Këto mënyra duhet të refuzohen me vendosmëri, theksoi diplomatja amerikane, ndërsa theksoi se korrupsioni është një kërcënim thelbësor i sigurisë kombëtare.

    Kim mbylli reagimin e saj se do të ketë pasoja për personat që ndihmojnë “miqtë e fuqishëm”.

    “Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë ??. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. ?? e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”, shkruan Kim.

  • “Pata mundësinë të njoh padrejtësinë, tani do kërkoj drejtësinë”, reagon Saimir Tahiri pas daljes nga burgu

    “Pata mundësinë të njoh padrejtësinë, tani do kërkoj drejtësinë”, reagon Saimir Tahiri pas daljes nga burgu

    Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka bërë reagimin eparë pas faljes nga burgu ditën e sotme.

    Përmes një postii në Facebook, Tahiri shkruan se tani kamundësinë pë rtë kërkuar drejtësinë, pas padrejtësis që iu bë.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10231166097476170&set=a.10200793386497378&type=3

  • “Tersi” vijon, një tjetër autobus aksidentohet në Tiranë, hyn si “klient” në lokal

    “Tersi” vijon, një tjetër autobus aksidentohet në Tiranë, hyn si “klient” në lokal

    Udhëtimi me autobus në Tiranë ëhstë një sfidë më vete, pasi pasiguria ëhstë shumë e madhe. Në harkun e një viti kanë ndodhur më shumë se pesë aksidente të autobusëve në Tiranë, ku dy prej tyre kanë përfunduar në lanë.

    Ndëkrohë që dtën esotme ka ndodhur një tjetër aksident, pasi autobusi i linjës Surrel-Qendër ka dalë nga rruga dhe ëhstë futur në një lokal në afërsi të Freskut.

    Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

  • Do të habiteni! Ja si dukej në fëmijëri ish-banorja e “BBVA” (Foto)

    Do të habiteni! Ja si dukej në fëmijëri ish-banorja e “BBVA” (Foto)

    Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes ka vëmendjen më të madhe nga publiku momentalisht, pas përfundimit të eksperiencës në reality show.

    Ndjekësit e mbështetën fort në rrugëtimin e saj, madje tashmë që s’e shohin çdo ditë në ekran, kërkojnë më shumë postime nga Efi në Instagram.

    Ndaj ajo ia ka bërë qejfin të gjithëve, duke ndarë një copëz të jetës së saj, kur ishte shumë e vogël.

    Në fotot e publikuara, Efi duket një vogëlushe çapkëne që me siguri s’do kishit për ta njohur, po të mos ju tregonim që është ajo.

  • Ekspertiza: Shqiptari mori zvarrë vajzën greke me shpejtësi 104 km/h

    Ekspertiza: Shqiptari mori zvarrë vajzën greke me shpejtësi 104 km/h

    Dërgohet në gjyq 27-vjeçari shqiptar që në nëntor të vitit të kaluar përplasi dhe tërhoqi zvarrë një 21-vjeçare greke. 27-vjeçari me origjinë shqiptare, është dërguar në gjyq për drejtim mjeti pa patentë, të rrezikshëm me pasojë vdekjen dhe aksident trafiku.

    Nga ekspertiza teknike ka rezultuar se mjeti ka qenë teknikisht i pasigurt dhe veçanërisht i rrezikshëm, ndërsa më pas përshkruhet shpejtësia e tepruar me të cilën 27-vjeçari drejtonte, 104.12 km/h, shkruajnë mediat greke.

    “I pandehuri ishte me shpejtësi 104.12 km/h, pra shumë më e lartë se maksimumi i lejuar në atë pikë (50 km/orë si zonë banimi) dhe në momentin kur këmbësori Emmanuela Kariorakis ka kaluar rrugën i akuzuari ka vazhduar me shpejtësi” thuhet në dosje.

  • Saimir Tahiri lirohet nga burgu, vjen reagimi i bujshëm i kryeministrit Rama

    Saimir Tahiri lirohet nga burgu, vjen reagimi i bujshëm i kryeministrit Rama

    Një reagim për lirimin nga qelia të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama.

    Në takimin falenderues që po mban në Tiranë për besimin që i dhanë qytetarët me 14 Maj, kreu i qeverisë tha se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë.

    “Këtu ne kemi hapur vetë këtë kuti të Pandorës sepse nuk kemi pranuar që të marrim përsipër përgjegjësinë e qeverisjes së këtij vendi duke mbajtur këmbën tek kapaku i kësaj kutie për të vazhduar avazin e sa shekujve ku të pushtetshmit, të fuqishmit apo të mbrojturit e këtij vendi, asnjëherë nuk janë thirrur nga drejtësia. Këtë e kemi bërë ne. 100 herë të kthehesha mbrapa, do të bëja të njëjtën gjë.

    Duhet të vazhdojmë në një rrugë me sy mbyllur duke bërë sikur s’kuptojmë ose kush është i joni mund të bëjë çfarë të dojë me ligjin dhe me pasurinë e përbashkët dhe nuk preket. Apo duhet të ndjekim një rrugë tjetër.

    E kemi zgjedhur këtë rrugë tjetër dhe në këtë rrugë nuk ka asnjë kthim prapa dhe asnjë kompromis me askënd. Natyrisht që unë personalisht e kam ditur që kjo nuk është një rrugë që do të mbarojë shpejt, rruga e në mandati apo dy mandateve e një gjenerate për të arritur që ky vend të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë.”, tha Rama.

  • Lajm i zi! Ndahet nga jeta aktorja shumë e dashur për publikun, dëshira e fundit, e pazakontë!

    Lajm i zi! Ndahet nga jeta aktorja shumë e dashur për publikun, dëshira e fundit, e pazakontë!

    Në moshën 84-vjeçare dhe pak ditë para se të festonte ditëlindjen, sot ndërroi jetë aktorja Nonika Galinea, e cila për shumë dekada i shërbeu teatrit si protagoniste, përkthyese veprash dhe si drejtuese trupës teatrale dhe bashkëpunoi me figurat më të njohura botërore të fushës së aktrimit.

    Dëshira e saj e fundit ka të bëjë po ashtu me teatrin.

    Nonika Galinea donte që kur të ndërronte jetë, paratë në vend të blerjes së kurorave, t’i jepeshin fondacionit “Shtëpia e Aktorit”.

  • Saimir Tahiri u lirua nga burgu, vjen reagimi nga Yuri Kim: Shumë zhgënjyese të shohësh se …

    Saimir Tahiri u lirua nga burgu, vjen reagimi nga Yuri Kim: Shumë zhgënjyese të shohësh se …

    Ambasadorja amerikane, Yuri Kim e ka cilësuar zhgënjyese për sistemin e drejtësisë, lirimin nga burgu të ish-minitrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe lënien e tij në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim u shpreh se këto mënyra që perdor drejtësia shqiptare, nuk janë të përshtatshme për një vend të NATO-s dhe që aspiron të integrohet në Bashkimin Evropian.

    Sipas Kim, do të ketë pasoja për ata gjyqtarë që ndihmojnë të “fuqishmit”.

    “Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. SHBA e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”, shkruan Kim në Twitter

  • “Më vjen turp që dal unë nga burgu dhe rrini ju”/ Fjalët që Safet Bajri i tha Saimir Tahirit

    “Më vjen turp që dal unë nga burgu dhe rrini ju”/ Fjalët që Safet Bajri i tha Saimir Tahirit

    Gjykata vendosi sot lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe pjesën e mbetur prej 1 viti e 8 muaj e 15 ditë do ta kryejë në shtëpi.

    Avokati i tij, Maks Haxhia, në një prononcim për mediat, zbuloi se një person me precedent të theksuar kriminal, në momentin kur kishte dalë nga burgu, i kishte shprehur keqardhje Saimir Tahirit që vuante ende dënimin.

    “Më vjen turp që dal unë nga burgu dhe rrini ju”, ishin fjalët, sipas avokatit Maks Haxhia, me të cilat ai i ishte drejtuar Saimir Tahirit.

    Gazetarja Klodiana Lala tha se bëhet fjalë për Safet Bajrin, person i lakuar në trafik droge, me të cilin thuhet se ish-ministri ka ndarë qelinë.

    Safet Bajri, i akuzuar si një prej krerëve të grupeve kriminale në Shkodër është liruar me kusht nga burgu i Fierit në fund të muajit prill.

    “Safet Bajri, person me rrezikshmëri, që ishte në një qeli me Tahirin tha; Mua po më vjen keq që po iki në shtëpi dhe ish-ministri i Brendshëm qëndron në burg. Duhet të kem një indice që është vendim politik. Bosët e krimit, apo politikë dhe ish-zyrtarë se kryejnë deri në fund dënimin e tyre.

    Dikur një bos krimi, ka qenë zoti Haxhia avokat i çështjes, u lirua se kishte probleme me gjurin. Dhe u lirua nga burgu se dhimbja e gjurit ia pamundësonte qëndrimin në burg. Mund të ketë diçka mbrapa, por a ka një pakt? Nuk mund ta them. Duhet të kem fakte”, pohoi gazetarja.