Euro ka zbritur sot në nivelin më të ulët historik duke thyer gjatë javës së fundit çdo ditë rekordin negativ.
Banka e Shqipërisë raportoi pak më parë se një euro u ble sot me mesatarisht 108.73 lekë dhe u shit mesatarisht me 109.07 lekë duke shënuar një kurs me lekun si asnjëherë më parë që prej fillimit të përdorimit të saj.
Euro është në rënie te lirë prej disa muajsh, gjë e cila u përshpejtua gjatë fushatës zgjedhore.
Dy ditë më parë euro ra nën 110 lekë dhe tashmë duket se ai ishte kufiri psikologjik dhe tani rënie vijon nga ora në orë.
Arsyet kryesore të rënies së euron lidhen me sasinë e madhe të monedhës europiane në treg për shkak se vendi është kthyer në një parajsë të pastrimit të parave, por edhe për shkak të nisjes së sezonit turistik.
Mediat italiane zbardhin detaje të reja për vrasjen e Giulia Tramontano-s, 29-vjeçares e cila ishte në muajin e 7 të shtatzënisë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Milano të Italisë, por u zbulua vetëm një ditë më parë.
Giulia u vra nga i fejuari i saj, 30-vjeçari Alessandro Impagnatiello, pasi e reja kishte zbuluar se ai e tradhtonte. Alessandro, barist në një prej lokalet më në zë të Milanos e pranoi krimin dhe tregoi edhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Në rrëfimin e tij, Alessandro tha se kishte tentuar disa herë ta digjte trupin e Giulia-s, pasi e kishte mbajtur fillimisht në garazh e më pas në valixhe, për 3 ditë radhazi. Valixhen e braktisi më pas në rrethinat e Senago, aty ku u gjet pas rrëfimit të tij.
Ai po ashtu mësohet se ka pretenduar para hetuesve se gjatë sherrit me 29-vjeçaren, kur kjo e fundit ishte rikthyer në shtëpi pasi kishte zbuluar tradhtinë e tij me një vajzë që po ashtu kishte mbetur shtatzënë, por e kishte abortuar fëmijën, Giulia kishte tentuar të vetëvritej. “E vrava që të mos vuante”, mësohet të jetë shprehur ai.
“Teksa vinte drejt meje me thikën që po përdorte për të prerë domatet, nisi të priste veten në krahë, më thoshte që nuk donte më të jetonte. Kishte bërë disa prerje në qafë dhe kur iu afrova, në mënyrë që të mos vuante i bëra tre ose katër goditje të tjera në afërsi të qafës që të mos vuante.
Thika ra në tokë, përpara divanit. Ajo ra përtokë dhe unë i thoja se gjithçka kishte mbaruar dhe se duhet të pushonte”, mësohet të ketë thënë para hetuesve italianë 30-vjeçari.
Euro ka zbritur sot në nivelin më të ulët historik duke thyer gjatë javës së fundit çdo ditë rekordin negativ.
Monedha e euros u ble sot me mesatarisht 108.73 lekë dhe u shit mesatarisht me 109.07 lekë duke shënuar një kurs me lekun si asnjëherë më parë që prej fillimit të përdorimit të saj.
Euro është në rënie te lirë prej disa muajsh, gjë e cila u përshpejtua gjatë fushatës zgjedhore.
Dy ditë më parë euro ra nën 110 lekë dhe tashmë duket se ai ishte kufiri psikologjik dhe tani rënie vijon nga ora në orë.
Arsyet kryesore të rënies së euron lidhen me sasinë e madhe të monedhës europiane në treg për shkak se vendi është kthyer në një parajsë të pastrimit të parave, por edhe për shkak të nisjes së sezonit turistik.
Zbardhen detaje nga lirimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata e Elbasanit ka vendosur që Tahiri të vijojë dënimin e tij të mbetur në shtëpi.
Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se në Gjykatë janë dorëzuar dy ekspertiza mjeko-ligjore, në të cilat thuhet se gruaja e Tahirit vuan nga probleme shëndetësore, ndërsa ai duhet të kujdeset për fëmijët e mitur.
Ndërkohë, situata për familjen e tij është rënduar sipas avokatëve të Tahirit është rënduar dhe nga vdekja e babait të ish-ministrit pak kohë më parë.
Lala përmendi si element që çoi në lirimin e Tahirit dhe të faktit për sjelljen e tij të mirë në burg.
Duke iu parashtruar këto kërkesa, edhe prokurori i çështjes ka qenë dakord me kërkesën, që Tahiri të vuante ditët e tjera të dënimit në shtëpi.
Autori i dyshuar i plagosjes së një 50-vjeçari gjatë natës së kaluar në qytetin e Shijakut, është ende në arrati.
Policia po vijon punën për kapjen e 38-vjeçarit të identifikuar si autor të ngjarjes që ndodhi rreth orës 22:10 të së enjtes në lagjen “Popullore” të Shijakut, aty ku banon i plagosuri Ardian Çyrbja.
Konflikti mes dy banorëve të qytetit ka nisur më parë në lokalin e lagjes, për t’u zhvendosur më pas në rrugën poshtë pallatit, ku autori i dyshuar ka qëlluar tri herë mbi Çyrben me një pistoletë.
Më pas, autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Ngjarja është parë dhe nga bashkëshortja dhe njëri nga djemtë e mitur të 50-vjeçarit.
Burime nga policia vendore bëjnë të ditur se i plagosuri nuk është person i panjohur për ta.
Dy vjet më parë ai është ndaluar nga policia e Shijakut për plagosjen me thikë të një 21-vjeçari, gjithashtu banor i lagjes “Popullore”. Disa muaj më vonë, në shtator të vitit 2021, ndaj Çyrbes me vendim gjykate u pushua çështja penale për plagosje të rëndë me dashje.
Ndërkohë mbrëmjen e vonë të së enjtes për shkak të një konflikti banal të nisur në lokal, 50-vjeçari u plagos me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Kryetari i Grupi i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Elbasanit për të liruar nga qelia Saimir Tahirin, ish-ministrin e Brendshëm të PS-së, duke lejuar që ky i fundit të kryej dënimin në shtëpinë e tij.
Bardhi thekson se lirimi me kusht i Saimir Tahirit është tallje me drejtësinë. ”
Lirimi para kohe me kusht i tij është një tallje e drejtësisë me drejtësinë. Ndërsa qytetarët shqiptarë presin nga drejtësia e re ti jepet fund pandëshkueshmërisë, zyrtarët e lartë të korruptuar përfitojnë nga vendime gjyqësore thellësisht politike, që i shndërrojnë dënimet e tyre në qesharake”, thekson Bardhi.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE, Z. GAZMENT BARDHI
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të mbahet mend si ministri kampion i Edi Ramës që garantojë paprekshmërinë e grupeve kriminale, thellojë bashkëpunimin e shtetit me to dhe si kurrë më parë me leje shtetërore mbushi vendin me kanabis, duke favorizuar fuqizimin e krimit të organizuar.
Lirimi para kohe me kusht i tij është një tallje e drejtësisë me drejtësinë. Ndërsa qytetarët shqiptarë presin nga drejtësia e re ti jepet fund pandëshkueshmërisë, zyrtarët e lartë të korruptuar përfitojnë nga vendime gjyqësore thellësisht politike, që i shndërrojnë dënimet e tyre në qesharake.
Abuzuesit e pushtetit duhet të vuajnë të plotë dënimin e tyre, pa asnjë favorizim politik dhe duke u trajtuar të barabratë me çdo qytetar tjetër. Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e konsideroj vendimin e sotëm politik të Gjykatës së Elbasanit një turp të drejtësisë dhe si një nxitje për thellimin e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.
Ndërsa moshataret e saj, që jetojnë vetëm pak kilometra larg luajnë ende, një 12-vjeçare nga fshati Polis Sheh të Librazhdit e kanë fejuar. Lajmi bëri jo pak bujë në mediat shqiptare, madje edhe ato italiane, pasi ky nuk ishte i vetmi rast që ndodhte në këtë fshat, ku femrat martohen kur janë ende të mitura
Emisioni investigativ në Itali, “Le Iene”, solli rastin e 12 – vjeçares nga ky fshat që ishte fejuar me një 24-vjeçar nga fshati Kaliveç i Gramshit. Në emisionin e pasdites në Top Channel ka folur pikërisht 24-vjeçari Alfred Karaj, i cili nuk sheh asgjë të keqe në këtë lidhje.
“Jemi njohur me mbles. Goca ka rënë dakord, kanë ardhur njerëzit dhe kanë parë, gjithçka në rregull. Kemi bërë marrëveshje”, thotë ai. I pyetur nëse ka dijeni që ligji nuk i lejon martesat nën moshën 18-vjeç, Alfredi përgjigjet, “Pse, do të rrimë beqarë ne?”.
Ai këmbëngul se vajza është 14-vjeçare dhe se kjo është një moshë e lejueshme për martesë, duke rrëfyer se një herë e ka pasur në shtëpinë e tij dhe më pas e ka dërguar sërish në fshat.
“Prindërit janë njerëz normalë dhe nuk kam dëgjuar asgjë për ta. Nuk kam kushte ekonomike që ta çoj në shkollë të lartë, por të mesmen do ta mbarojë”, shton më tej 24-vjeçari. Gruaja 12-vjeçare sipas tij nuk ka ankesa, ndaj Alfredi kërkon që askush mos të ndërhyjë në ma rrëdhënien mes tyre. I pyetur nëse vajza e ka marrë e vetme këtë vendim, 24-vjeçari shprehet, “Do të rritet avash-avash”.
Alfons Kola ishte një klient i zakonshëm në lokalin Leonessa, përballë së cilit mbeti i vrarë me thikë pasditen e së mërkurës. Ngjarja e rëndë ndodhi në mes të rrugës, në sytë e shumë dëshmitarëve, në Calcinato të Brescias. Mediat fqinje sjellin edhe detaje nga ngjarja e rëndë, si dhe dëshminë e pronarit të lokalit në fjalë…
Kështu, rreth orës 18:00, Alfonsi piu kafen e tij të zakonshme, në lokalin Leonessa të Calcinato-s, ku ishte klient i shpeshtë. Pati një bisedë të shkurtër me banakierin përpara se të dilte për të takuar personin që do ta masakronte për vdekje me thikë. Këto janë dhe lëvizjet e fundit të Alfons Kolës, 33-vjeçari i cili u shua në spitalin e Brescia-s, gjatë orëve të natës për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë, nga bashkatdhetari Petrit Gega, 52-vjeç.
Rruga në të cilën ndodhej lokali u shndërrua në pak minuta në një skenë krimi. Momente dramatike të kapura nga kamerat e sigurisë dhe të rrënjosura në kujtesën e pronarit të lokalit, i cili ishte dhe personi që njoftoi karabinierët, në orën 18:25 minuta.
Por çfarë ndodhi? “Fonsi, siç e njihnim të gjithë, sapo kishte dalë nga dera e lokalit tim për t’u takuar me një burrë që askush nuk e kishte parë më parë. Disa klientë i panë fillimisht të bisedonin e më pas të diskutonin. Fonsi ia mbathi drejt sheshit Europa, ndërkohë që tjetri e ndiqte. Nga pamjet e sigurisë, (që tani janë në duart e karabinierëve) shihet duke u përpjekur që të fshihet pas një makine, ndoshta sepse ishte i plagosur”, rrëfen pronari i lokali.
Gjithçka ndodhi në pak momente, aq sa asnjë prej personave që ndodheshin në vendngjarje nuk e vunë re që autori i dyshuar kishte një thikë të madhe kuzhine në dorë, të cilën e la mbi asfalt, dhe që është sekuestruar nga policia. Alarmi u dha në momentin kur 33-vjeçari u shtri përtokë i mbuluar nga gjaku.
“Unë isha brenda në lokal dhe nuk e pashë drejtpërdrejt skenën. Disa klientë u futën me shpejtësi brenda nga paniku duke më thënë që të merrja në telefon emergjencën për shkak se Fonsi ishte në tokë i gjakosur”, tregon i zoti i lokalit. “Dhe kështu veprova, pastaj dola. Rreth tij ishin mbledhur disa persona që po përpiqeshin ta ndihmonin. Ambulanca erdhi rreth 20 minuta më pas. Telefonuam dy herë duke parë se situata ishte e rëndë. Na thanë se po vinin dhe na këshilluan që të përpiqeshim t’i izolonim plagët në mënyrë që të parandalonim gjakderdhjen dhe kështu bëmë, me aq sa mundëm. Më pas erdhën shërbimet e emergjencës që e transportuan me helikopter në spital”, rrëfen ai më tej.
Momentalisht nuk dihet se cili është motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë. Gazetarja Vera Deda mësoi më herët se si viktima Alfons Kola, ashtu sikurse autori i dyshuar Petrit Gega janë të dy fshati Kallmet i Lezhës. Familjet e tyre mësohet se janë fqinjë dhe kanë pasur marrëdhënie të mirë mes tyre.
Sipas mediave italiane, në mesin e pistave që karabinierët po hetojnë, nuk përjashtohet ajo e borxheve apo për një grua. Ata që e njihnin Alfonsin shprehen të tronditur nga ngjarja e rëndë dhe kanë fjalët më të mira për të: “Fonsi ishte një djalë shumë i mirë, ishte klient i zakonshëm i joni, gjithnjë i qeshur me të gjithë. Nuk ma merrte mendja kurrë që mund t’i ndodhe një tragjedi e tillë”, shprehet për mediat, një vajzë që e njihte të riun shqiptar./tvklan.al