Author: editor

  • Gruaja mori kredi, ajo që i bëri burri është e pafalshme: Më tha të shtyja makinën dhe…

    Gruaja mori kredi, ajo që i bëri burri është e pafalshme: Më tha të shtyja makinën dhe…

    Miljan D. i kishte thënë gruas që ta sht yjë makinën, dhe në momentin që ka dalë ajo jashtë ai ka nd ezur makinën dhe është larguar, duke marrë 500 mijë dinarë të cilat ajo i kishte marrë si kredi për rindërtimin e shtëpisë.

    Ngjarje e paza kontë ka ndodhur me familjen me prejardhje nga Kosova të cilët tani jetojnë në afërsi të Prokuples së Serbisë kur burri, Miljan D., i kishte marrë nga bashkëshortja Snezana D. 500 mijë dinarë, të cilat ajo kishte marrë si kredi për renovim të shtëpisë, dhe iku me veturë duke e lënë në mes të rrugës. Edhe pse sipas paraqitjes, policia e ka ndjekur atë, Miljan ishte kthyer në shtëpi pas dhjetë ditësh, por mbeti e panjohur se çfarë ndodhi me paratë.

    Ngjarja kishte ndodhur më 15 korrik, kur bashkëshortët shkonin me veturë në Prokuple. Siç kishte deklaruar Snezana D. inspe ktorëve, në veturë ishin ata dy dhe fëmija dyvjeçar.

    Në një moment bashkëshorti u ndal në rrugë sepse diçka nuk ishte në rregull me veturë. Më tha të dal dhe ta shtyj veturën. Por si dola nga vetura, ai e ndezi atë dhe më br aktisi. Në veturë ishte edhe fëmija ynë…”, kishte deklaruar Snezana e shokuar.

    Më vonë u kuptua se Miljan D. e kishte lënë fëmijën te një i afërm, e më pas i ishte hu mbur çdo gjurmë. Menjëherë e kishte shky çur telefonin. Snezana u kthye në shtëpi dhe menjëherë lajmëroi rastin në po lici.

    Pol icia e organizoi ndjekjen, por Miljan’i i befasoi të gjithë kur papri tmas u kthye në shtëpi. Pas 10 ditësh. Ku ishte dhe çfarë kishte bërë, askush nuk e di. Gruaja e tij tha se i kishte kthyer paratë, por këtë askush në fshat nuk beson. Sa di unë, nuk kishin pro bleme në martesë. Çfarë ka bërë, veç Zoti e di”, ka thënë një vendas i Prekadinit të Prokuples.

    “Nuk isha i afërt me familjen, por jemi takuar. Për gruan nuk kam asnjë fjalë të keqe, vërtet, kanë tre fëmijë dhe deri tani nuk kishin probleme. Mirë që megjithatë ai u kthye në shtëpi”, thotë një fqinj, duke shtuar se kjo familja ka ardhur nga Kosova.

  • U godit në sy të fëmijës dhe gruas, si nisi sherri që përfundoi me plagosje në Shijak

    U godit në sy të fëmijës dhe gruas, si nisi sherri që përfundoi me plagosje në Shijak

    Ardjan Çyrbjan është 50-vjeçari që u plagos me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Shijak.

    Për fat të mirë 50-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. Ai është qëlluar me armë nga Ervis Hodo, 38 vjeç.

    Autori i cili është shpallur në kërkim ka shtënë tri herë me armë në drejtim të 50-vjeçarit , i cili ka qenë nën shoqërinë e bashkëshortes dhe fëmijës.

    Plumbat e kanë kapur një në bark dhe tjetri afër zemrës. Bashkëshortja e Çyrbes i është afruar autorit duke iu lutur të mos qëllonte më.

    Autoritetet bëjnë me dije se konflikti me autorit dhe të plagsurit ka ndodhur për motive të dobëta. Policia po punon për kapjen e autorit.

  • Gruaja në lot “Flija në një krevat me burrin dhe nuk më prekte, natën dilte me shoqen …”

    Gruaja në lot “Flija në një krevat me burrin dhe nuk më prekte, natën dilte me shoqen …”

    Laureta është një nënë e re nga Pogradeci, e cila ka dy fëmijë me bashkëshortin e saj Armandon. Martesa e tyre nuk ka funksionuar kurrë siç duhet dhe tashmë ajo kërkon divorcin.

    Kjo histori u trajtua sot në programin “Shihemi në gjyq” të Eni Çobanit, në E Diela Shqiptare. Ballë për ballë ishin Laureta dhe nëna e saj znj.Skënderie.

    Laureta shpjegoi se gjatë 8 viteve të martesës, ajo kishte konsumuar vetëm 4 muaj e gjysmë kohë fizike me bashkëshortin, pasi ky i fundit jetonte dhe punonte në emigrim në Greqi, e më pas në Gjermani.

    Ajo jetonte në një fshat të Pogradecit tek shtëpia e prindërve të Armandos. Mirëpo, tani vjehrrit e kanë përzënë nga shtëpia dhe Laureta është detyruar të kthehet tek familja e saj.

    E ëma, znj.Skënderie thotë se nuk ka mundësi ekonomike dhe as hapësirë fizike për ta mbajtur vajzën në shtëpi. Ajo këmbëngul që e bija duhet të kthehet tek vjehrrit, pavarësisht se bashkëshorti nuk jeton në Shqipëri.

    Laureta tregoi gjatë programit se në Maj të vitit 2015, ajo dhe bashkëshorti Armando shkuan në Gjermani. Aty qëndruan në shtëpinë e një tjetër familje.

    Sikurse thotë ajo vet, ata qëndronin në shtëpinë e një zonje greke me dy fëmijët dhe bashkëshortin e saj. Kjo grua, shpjeguan nënë e bijë, ishte shoqe e Armandos.

    Kështu iu ka thënë edhe vet ky i fundit. Por, Laureta ngriti shqetësimin se në Gjermani ku qëndruan një muaj e gjysmë, burri nuk e preku me dorë edhe pse flinin bashkë. Gjatë orëve të natës, ai dhe shoqja e tij greke dilnin deri në orët e para të mëngjesit, dhe ky fakt shqetësoi Lauretën.

    Pas kthimit nga Gjermania, Armando shkoi të prindërit e Lauretës dhe u tha që ta mbanin në shtëpi për disa kohë deri sa të rregullonte dokumentet për në Gjermani. Por, e ëma e Lauretës, znj.Skënderie shprehet se u mashtrua nga ky premtim i Armandos, pasi ai e ka braktisur familjen. Nga ana tjetër, nuk e pranon divorcin e së bijës, edhe për shkak të mentalitetit.

    Laureta: Kemi 8 vjet martesë me Armandon, kemi sjellë në jetë dy fëmijë çupë e djalë, 7 edhe 6 vjeç. Armando nuk ka qenë prezent gjatë ardhjes në jetë të fëmijëve, ka qenë emigrant në Greqi. Unë kam jetuar te prindërit e Armandos. Pas këtyre 5 viteve jetesë me prindërit e Armandos, kam vajtur në Greqi, kam ndenjur 3 muaj. Atje Armandon e njoha mirë, që ai dilte, vazhdonte jetën e tij të natës. Pastaj i kam kërkuar llogari Armandos, që mos dil kështu se je vet i katërt. Armando më ka kthyer përgjigje që e di unë, punoj vet i prish vet lekët. Unë nuk i kam bërë shamatë më tej se ma preu shkurt. U ktheva pas 3 muajsh në shtëpi. Sot ndodhem te prindërit. Kthehu atje ku e ke vendin më thonë. Po mua më nxorrën jashtë, si vjehrri edhe burri.

    Znj.Skënderie: Këtu duhet të ishin vjehrrit dhe bashkëshorti. Laureta të gjitha këto që ka kaluar, mua nuk m’i ka treguar. Kjo sot po i tregon. Mua si nënë duhet të më tregonte diçka. Unë mirë i kisha marrëdhëniet me vajzën, por Laureta nuk më ka treguar asgjë.

    Laureta: Martesa ishte me shkuesi, nuk e kam marrë vet. Ndërhynë njerëzit e afërm tanë, edhe prindërit thanë jemi dakord. Mirë thashë unë, meqë jeni dakord juve, është e mira të shkoni të pyesni. Unë nuk e njihja.

    Znj.Skënderie: Unë vajza pyeta. Laureta mos thotë që unë nuk vajta.

    Laureta: Në Maj të 2015 unë kam vajtur në Gjermani me Armandon. Që nga Greqia merr vjehrrin në telefon, bisedon, kurse me mua jo. Erdhi e më mori dhe më ka thënë që do ikim në Gjermani. I thashë unë në azil? Jo tha, do ikim në një shoqe. Ishte greke. Mirë thanë unë, po nga doli kjo shoqe greke. Kam këtu e 15 vjet që e njoh atë, tha. Vendosa të iki në Gjermani. Ne ishim katër, edhe zonja ishte katër veta. Ishim tetë veta, kishin dy dhoma edhe kuzhinë. Ditën e dytë doli, do iki të pyes për dokumentet tha Armando. Po doli me atë. Erdhi darka, prapë që në 8 të darkës deri në 2 të natës dilte. Vazhdoi me atë, deri sa një ditë i thashë ‘ti mua nuk më ke grua, por grua ke atë’.

    Znj.Skënderie: Unë atë greken e njihja se ai solli në shtëpi mua.

    Laureta: Kam ndenjur një muaj e gjysmë në Gjermani. Jam kthyer në shtëpinë e prindërve të tij. Pastaj më nxorri vjehrri nga shtëpia. Ai më ka thënë që vet i deshe fëmijët, vet mbaji. Unë bëj edhe fëmijë të tjerë këtej. Zonja Eni të lutem më ndihmo për divorcin.

    Znj.Skënderie: Unë nuk jam dakord që Laureta të bëjë divorcin. Ku do rrish ti tani. Nuk të mbaj Laureta, kam hyrë në konflikt me të gjithë. Unë nuk kam që të paguaj për divorc.

    Laureta: Mama më mbështet!

    Eni Çobani: Znj.Skënderie, arsyeja që ju nuk pranoni divorcin është mentaliteti?

    Znj.Skënderie: Po! Dhe ajo është. Laureta i ka kërkuar Lekë Armandos se do shkoj të vizitohem. Pse çfarë ke ti që je e sëmurë, i ka thënë Lauretës. Përse je e sëmurë.

    Laureta: Dua divorcin, të lutem znj. Eni më ndihmo.

    Eni Çobani: E do Armandon më?

    Laureta: Jo znj.Eni, por janë ata dy fëmijët që i sollëm në jetë. Se dilnin në lagje me fëmijët e tjerë, e më thoshin ‘mami ne s’kemi babi, kujt do t’i thërrasim’. Kam duruar znj. Eni vetëm për fëmijët.

    Z.Shahin: Rasti i vajzës sime nuk është për herë të parë. Kjo ka 8 vjet që po i ndodhin ato gjëra. Ai ikën në Greqi, shikon jetën e tij. Ikën në Gjermani, prapë shikon jetën e tij. Tani asnjë kokërr leku për fëmijët e tij, lere për vajzën time. Për Vit të Ri s’ka gëzuar me gruan dhe fëmijët.

    Laureta: Unë nuk vete te vjehrri, më ka kujtuar edhe bukën. Më ka thirrur edhe qene.

    Në një situatë të tillë, Eni Çobani angazhohet për ta ndihmuar Lauretën në procesin e divorcit, por edhe për situatën ekonomike.

    Eni Çobani: Divorci në të tilla raste është zgjidhje. Pra nuk mund të lëmë një vajzë kaq të re me dy fëmijë, të shkojë përsëri në një familje që nuk e duan. Është tjetër dashuria ndaj nipit dhe mbesës.

    Zgjidhja për mendimin tim është patjetër që Laureta duhet të shkojë drejt ndarjes përfundimtare me këtë bashkëshort. Kjo martesë më në funksionon. Nuk ka as qëllimin as objektivin që e mban një martesë. Këtu nuk shikojmë asnjë motivim më që kjo martesë të jetojë.

    Unë sot dua ta filloj këtë sezon të ri me një premtim personal, të vështirë në fakt, por nisur nga dëshira e mirë, prandaj Laureta këtë procedurë ne do ta nisim dhe do ta përfundojmë së bashku. Të gjitha shpenzimet do të jenë të miat dhe jo tuajat. /tvklan.al

  • Qershori nis me stuhi, surprizat e motit për fillimin e muajit

    Qershori nis me stuhi, surprizat e motit për fillimin e muajit

    Moti në vendin tonë do të jetë me temperatura të larta që do të dominojnë të gjithë territorin deri në mesditë.

    Pas mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu nëpër të gjithë territorin, më të dendura në zonat e Ultësirës Perëndimore.

    Po ashtu, edhe pasditja, vijon me vranësira, rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri në pjesën më të madhe të vendit.

    Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike mbetet deri në orët e mbrëmjes kur pritet përmirësim i dukshëm i motit.

    Temperaturat e ajrit mbeten kostante gjatë mëngjesit, por mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.

  • ‘Më shkatërroi jetën, nusja qelbet erë se nuk lahet’, 28 vjeçari habit me rrëfimin e tij

    ‘Më shkatërroi jetën, nusja qelbet erë se nuk lahet’, 28 vjeçari habit me rrëfimin e tij

    Një histori e pazakontë divorci ka si protagonist një çift të ri egjiptian. Nourhan dhe Moustafa, që të dy 28 vjeç nga Aleksandria. Dy të rinjtë u pëlqyem, u fejuan dhe u martuan, pa u njohur shumë mirë me njeri tjetrin.

    Por pas martesës, Moustafa, kuptoi se kishte një problem serioz me të cilin duhej të përballej, higjiena e keqe e së shoqes. Ai u përpoq me të gjitha mënyrat që të kuptonte se si kishte mundësi një gjë e tillë, deri sa kuptoi se e shoqja nuk lahej.

    “Mendova ta çoja tek mjeku se mos ndoshta kishte ndonjë problem me lëkurën, por më pas mësova se nuk ishte kështu. Ishte ajo që nuk lahej”, tha i riu.

    Kështu dy muaj pas martesës, ai bëri kërkesën për divorc në gjykatën e çështjeve familjare “Raml” në Aleksandri. “Ime shoqe bie erë, është e padurueshme. Aroma e saj më shkakton të vjella, nuk mund të rri në një shtëpi me të”, tha i riu në gjykatë.

    Moustafa tregon se para se të bënte këtë kerkese, tentoi në të gjitha mënyrat që ta bindte të shoqen të lahej më shpesh, “por ajo e shtynte gjithmonë larjen, deri sa u detyrova të mos fle më me të. Ajri në shtëpi nuk durohet”.

    Ai thotë se tentoi me ëmbëlsi që ti thoshte se ishte bërë per t`u larë, por pa rezultat, dhe më tej e parala jmeroi duke i thënë se do e largonte nga shtëpia, shkruan noa.al.

    Po ashtu ai Moustafa bisedoi edhe me vjehrrën dhe kuptoi se një problem të tillë gruaja e kishte pasur edhe para martesës. Nëna tha se shpresonte se e bija do ndryshonte pas martesës, por nuk ndodhi kështu.

  • Kap pëllumbin në Elbasan, djali nuk u beson dot syve kur shikon se çfarë ka në këmbë (Foto)

    Kap pëllumbin në Elbasan, djali nuk u beson dot syve kur shikon se çfarë ka në këmbë (Foto)

    Të etiketuar shpesh si “posta e shpejtë”, pëllumbat janë shpendët që njihen ndryshe si “dealer” nga shumë vite.

    E megjithëse mund të mos ketë ndonjë lidhje me këtë, një qytetar nga Elbasani ka kapur një pëllumb me një unazë të çuditshme në këmbë.

    Ai është një pëllumb i zi, jo nga të bardhët që zakonisht njihen si të “butë” dhe mbahen në kafaz, por megjithatë mban një unazë me numrin “1”.

    Qytetari ka shkruar:

    Përshëndetje! Kam gjetur një pëllumb me një unazë, por nuk ia di domethënien.

    Kam disa ditë që e kam kapur këtu në një fshat të Elbasanit.

    Pëllumbi gjithashtu ka një gisht të prerë. Nëse ka ndonjë që interesohet për të le më kontaktojë nëpërmjet jush.”