Author: editor

  • Saimir Tahiri u lirua nga burgu, vjen reagimi nga Yuri Kim: Shumë zhgënjyese të shohësh se …

    Saimir Tahiri u lirua nga burgu, vjen reagimi nga Yuri Kim: Shumë zhgënjyese të shohësh se …

    Ambasadorja amerikane, Yuri Kim e ka cilësuar zhgënjyese për sistemin e drejtësisë, lirimin nga burgu të ish-minitrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe lënien e tij në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim u shpreh se këto mënyra që perdor drejtësia shqiptare, nuk janë të përshtatshme për një vend të NATO-s dhe që aspiron të integrohet në Bashkimin Evropian.

    Sipas Kim, do të ketë pasoja për ata gjyqtarë që ndihmojnë të “fuqishmit”.

    “Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. SHBA e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”, shkruan Kim në Twitter

  • “Më vjen turp që dal unë nga burgu dhe rrini ju”/ Fjalët që Safet Bajri i tha Saimir Tahirit

    “Më vjen turp që dal unë nga burgu dhe rrini ju”/ Fjalët që Safet Bajri i tha Saimir Tahirit

    Gjykata vendosi sot lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe pjesën e mbetur prej 1 viti e 8 muaj e 15 ditë do ta kryejë në shtëpi.

    Avokati i tij, Maks Haxhia, në një prononcim për mediat, zbuloi se një person me precedent të theksuar kriminal, në momentin kur kishte dalë nga burgu, i kishte shprehur keqardhje Saimir Tahirit që vuante ende dënimin.

    “Më vjen turp që dal unë nga burgu dhe rrini ju”, ishin fjalët, sipas avokatit Maks Haxhia, me të cilat ai i ishte drejtuar Saimir Tahirit.

    Gazetarja Klodiana Lala tha se bëhet fjalë për Safet Bajrin, person i lakuar në trafik droge, me të cilin thuhet se ish-ministri ka ndarë qelinë.

    Safet Bajri, i akuzuar si një prej krerëve të grupeve kriminale në Shkodër është liruar me kusht nga burgu i Fierit në fund të muajit prill.

    “Safet Bajri, person me rrezikshmëri, që ishte në një qeli me Tahirin tha; Mua po më vjen keq që po iki në shtëpi dhe ish-ministri i Brendshëm qëndron në burg. Duhet të kem një indice që është vendim politik. Bosët e krimit, apo politikë dhe ish-zyrtarë se kryejnë deri në fund dënimin e tyre.

    Dikur një bos krimi, ka qenë zoti Haxhia avokat i çështjes, u lirua se kishte probleme me gjurin. Dhe u lirua nga burgu se dhimbja e gjurit ia pamundësonte qëndrimin në burg. Mund të ketë diçka mbrapa, por a ka një pakt? Nuk mund ta them. Duhet të kem fakte”, pohoi gazetarja.

  • “Ndalo…”! Atentat burrit në sy të fëmijës, gruaja mes lotëve lutet për mëshirë

    “Ndalo…”! Atentat burrit në sy të fëmijës, gruaja mes lotëve lutet për mëshirë

    Janë zbuluar detaje të reja nga ngjara e ndodhur në Shijak ku u plagos një person.

    Ardjan Çyrbja u plagos mbrëmjen e kaluar me armë zjarri nga Ervis Hodo në sy të familjes së tij.

    Mësohet se Hodo ka qëlluar tri herë me armë në drejtim të 50-vjeçarit, por në atë momente në shtëpi ndodheshin bashkëshortja dhe fëmija e Ardjanit.

    Bashkëshortja e Çyrbes i është afruar autorit duke iu lutur të mos qëllonte më, në atë momente autori u largua me shpejtësi nga shtëpia.

    Plumbat e kanë kapur një në bark dhe tjetri afër zemrës Ardjanin, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

  • Vjen reagimi i parë i bujshëm i Saimir Tahiri pasi doli nga burgu: Kam dy fjalë…

    Vjen reagimi i parë i bujshëm i Saimir Tahiri pasi doli nga burgu: Kam dy fjalë…

    Do vazhdoj te kerkoj drejtesine, sic kam bere deri me sot.

    Te falenderoj me zemer ty qe ke besuar gjithmone te gjithcka jam e kam bere une!

    Faleminderit dhe ty qe ke genjyer gjithmone, duke me kujtuar cmimin e te vertetes.

    Pata mundesi te njihja padrejtesine perballe. Tani kam mundesine te kerkoje te drejten pa kursim!

    Faleminderit pamase te gjithe!

    Postimi në Facebook i Saimir Tahirit:

  • I riu shqiptar bashkon dy kartëmonedha 200 lekëshe, ngel gojëhapur nga simbolet që i shfaqen në dritë

    I riu shqiptar bashkon dy kartëmonedha 200 lekëshe, ngel gojëhapur nga simbolet që i shfaqen në dritë

    Videot në TikTok për disa persona janë kthyer në një mënyrë argëtimi dhe eksperimentesh që aplikohen nga përdoruesit e këtij aplikacioni masivisht. Ndodh që duke parë një video në TikTok të lind dëshira të rikrijosh atë që je duke parë, për të vërtetuar nëse qëndron apo jo.
    Kështu ka vendosur të bëjë edhe një i ri shqiptar i cili i është drejtuar redaksisë tonë për të ndarë me të gjithë shqiptarët ‘eksperimentin’ që ka bërë duke marrë shtysë nga një video në TikTok.

    Ai ka treguar se pasi ka parë një video në TikTok ku dy kartëmonedha angleze bashkoheshin te pjesa e tejdukshme dhe formoheshin disa figura, vendosi ta provonte edhe vetë. I riu ka marrë dy kartëmonedha 200 lekëshe dhe kur i bashkoi te pjesa e tejdukshme u formuan disa figura të ngjashme em simbolet e iluminatit, të cilat mund t’i shihni në fotot e mëposhtme.

    Mesazhi i qytetarit:

    Pershendetje pash nje vidjo ne tik-tok dike qe bashkonte dy kartmonedha angleze tek ajo pjesa e tejdukshme, dhe formoheshin disa figura te ndryshme dhe mora dy kartmonedha 200 lekshe nga kto leket e rinj dhe i bashkova tek pjesa e tejdukshme dhe ja rezultatet.

  • Tensionet në veri të Kosovës, SHBA-t dalin me thirrjen e fortë për Albin Kurti

    Tensionet në veri të Kosovës, SHBA-t dalin me thirrjen e fortë për Albin Kurti

    Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, Chris Murphy, ka përmendur disa pika të cilat sipas tij çojnë në uljen e tensioneve në katër komunat veriore të Kosovës.

    Murphy thotë se njësitet speciale të Policisë së Kosovës duhet të tërhiqen, Serbia duhet të ndërmarrë hapa të vërtetë për t’iu dhënë fund protestave, të bëhet caktimi i zgjedhjeve të reja, të mundësohet qasja e kufizuar në ndërtesat komunale vetëm për nëpunësit civilë si dhe të respektohen marrëveshjet e mëparshme Serbi-Kosovë – përfshirë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

    Portimi në Twitter:

  • U martua me studenten e tij, aktori i njohur tregon divorcin me ish-gruan: E mora vendimin sepse …

    U martua me studenten e tij, aktori i njohur tregon divorcin me ish-gruan: E mora vendimin sepse …

    Aktori i njohur Genc Fuga ka treguar si erdhi divorci me ish-gruan e parë dhe marrëdhënien e ngushtë që ka me vajzën e tij të madhe 21 vjeç. Ai ndër të tjera shprehet se ka besuar dhe beson fort tek institucioni i martesës dhe familja.

    Mirela Milori: Flasim pak për raportin me Enin, ka qenë studentja jote?

    Genc Fuga: Po.

    Mirela Milori: Në mos gaboj vjen nga një divorc i parë dhe keni një djalë?

    Genc Fuga: Vajzë.

    Mirela Milori: Sa vjeç është?

    Genc Fuga: Është 21 vjeç, për momentin është në Gjermani, po studion aty.

    Mirela Milori: Ka elementin tuaj artistik apo jo?

    Genc Fuga: Ka elementin tim të analizës së mendimit dhe pamjen, më ngjan shumë.

    Mirela Milori: Humor?

    Genc Fuga: Nga ai i mençuri që kam qejf unë.

    Mirela Milori: Po e idealizon.

    Genc Fuga: Patjetër që distanca dhe malli bëjnë të vetën, por humorin e kam trashëguar edhe tek vajzat e tjera.

    Mirela Milori: Si ishte të rithemeloje jetën pas një divorci, e ke menduar “tani që u divorcova, jeta mund të vazhdojë, por martesë jo më”?

    Genc Fuga: Në fakt jam ndërtuar duke krijuar një raport besimi. Institucioni i familjes ishte një nga institucionet që unë besoja dhe besoj akoma, jo vetëm si një celulë shoqërore por edhe si më e mira e mundshme për t’u trashëguar puna si prindër për fëmijët. Ndonjëherë mund të duket kontradiktore, por duhet të marrësh vendime për të arritur atë familje që në fund të fundit kërkon. Ky ishte aspekti, nuk kishte aspekt tjetër nga këto të çështjeve të mëdha për shembull mund të jenë nëpër gjykata, apo disi penale të tipit dhunë etj. Erdhi një moment i jetës që nuk po interferonin më dhe kjo më shqetësoi. Vura në perspektivë figurën tonë si prindër dhe nuk mu duk fort e bukur, kështu mu desh të merrja disa hapa për të ruajtur atë që quhet prindërim apo familje.

    Mirela Milori: Kishe frikë për një martesë të dytë, sepse zakonisht kur njerëzit divorcohen thonë jo jo.

    Genc Fuga: Jo thashë, besoja tek familja dhe hapi për të vajtur tek familja ishte martesa. Si me thënë rrallë kam mbajtur makina pa letra në një lloj sensi, i doja të gjitha (qesh).

  • Çfarë ndodhi kaq papritur? Plas sërish mes Luizit dhe Kejvina Kthellës (Foto)

    Çfarë ndodhi kaq papritur? Plas sërish mes Luizit dhe Kejvina Kthellës (Foto)

    Kejvina Kthella nga ana e saj duket se ka akoma pakënaqësi ndaj Luiz Ejllit. Ndonëse u mundua shumë ta “zhbënte” veprimin e saj brenda “BBV”, lëvizja e saj e fundit tregon se diçka nuk është në rregull.

    Modelja e ka hequr nga lista e personave që ndjek këngëtarin. Ndërsa ky i fundit jo. Pra Kejvina nuk e ndjek Luizin, ndërsa ai po. Çfarë ka ndodhur mes tyre? Mos ndoshta Ejlli e ndjek akoma, se nuk e ka kuptuar që Kthella e ka hequr? Këto pyetje mbetet pa përgjigje akoma.

    Mbetet për t’u parë, thuhet në të tilla raste.

    Pak javë më parë Luizi foli për Kejvinën në një intervistë ku tha: “Që kur kam dalë prej ‘Big Brother’ nuk kam folur me asnjërin prej tyre. Më ka shkruar edhe Kejvina. Unë e kam thënë, në momentin që unë fik dritat dhe mbyll derën e asaj shtëpie, kam lanë çdo gjë aty. Nëse doni të më vlerësoni për Luizin që jam jashtë, ja ku më keni.”

  • Makina përplas për vdekje policin e Rrugores, zbardhet dëshmia e shoferit: Nuk e pashë…

    Makina përplas për vdekje policin e Rrugores, zbardhet dëshmia e shoferit: Nuk e pashë…

    Shoferi i makinës që përplasi dhe plagosi për vdekje policin 43-vjeçar mbrëmjen e së enjtes në Avenue Katehaki në Greqi pritet të dalë në prokurori brenda ditës.

    Sipas informacioneve të para, drejtuesi i makinës, i cili me profesion është mjek, dyshohet se i ka thënë policisë për kolegun e tyre 43-vjeçar se “nuk e kishte parë”.

    Sipas të njëjtave informacione, drejtuesi i makinës i ka përshkruar policisë se teksa po shkonte në drejtim të Ilioupolit, ka bërë një manovër për të shmangur makinën e patrullës që kishte ndaluar pas një aksident trafiku të ndodhur më herët.

    Kjo manovër dyshohet se ka rezultuar fatale për policin rrugor 43-vjeçar, i cili sipas informacioneve kishte zbritur nga makina e patrullës dhe ndodhej pranë saj për të shkuar te mjeti që ishte përfshirë në aksidentin e mëparshëm rrugor.

    Një vlerësim i parë nga policia është se drejtuesi i makinës që shtypi 43-vjeçarin ka qenë me shpejtësi, diçka që mbetet për t’u vërtetuar apo hedhur poshtë nga kontrollet dhe hetimet që do të kryhen për aksidentin rrugor.

  • Nga burgu në shtëpi, Idajet Beqiri ka një mesazh për Berishën pas lirimit të Saimir Tahirit: Do të bjerë dhe ty halli kur të të futet në burg…

    Nga burgu në shtëpi, Idajet Beqiri ka një mesazh për Berishën pas lirimit të Saimir Tahirit: Do të bjerë dhe ty halli kur të të futet në burg…

    Lirimi me kusht i Saimir Tahirit duhet të ishte bërë më herët. Ky ka qenë konkluzioni i avokatit Idajet Beqiri gjatë një bisede në një studio televizive.

    Beqiri tha se Gjykata ka dhënë një vendim të drejtë por të vonuar për shkak të politizimit të çështjes. Pra, sipas tij retorika politike nuk ka lënë drejtësinë të veprojë siç duhet.

    “Prokuroritë këtu tek ne marrin një pozicion të gabuar, që i bie ndesh ligjit. Prokurori ishte korrekt dhe i ka dhënë këtë masë. Vetëm se ishte ministër u fut në burg, se po të ishte qytetar i thjeshtë do ishte me kusht.

    Kjo do të thotë që politika këtu dëmton sistemin e drejtësisë. Me ashpërsi ne kemi rritur kriminalitetin. Duhet të zbusim shpirtin dhe konceptin tonë për ligjin dhe të drejtën etj. Burgu nuk zgjidh çdo gjë.”- tha Beqiri.

    Avokati ka patur edhe një koment për deklaratën e Berishës lidhur me lirimin e Tahirit. Beqiri thotë që mos të flasë para kohe, pasi edhe Shkelzen Berisha do të futet në burg dhe drejtësia do duhet të bëjë punën e saj.

    “Do qëndrojë në shtëpi në ato kushte që i ka thënë gjykata dhe që ka marrëveshje ai nga shërbimi i provës. Nuk ka detyrim të shkojë. Dëgjova këto deklaratat e Berishës janë çmenduri, që i bëjnë njerëz që na kanë drejtuar.

    Mos u fut në këto probleme se nuk janë as të pozitës, as të opozitës. Janë probleme të drejtësisë, lërë të veprojë. Lërë se të bie në kokë, do të futet në burg nesër Shkëlzeni. Do të bjerë vetë ky hall mbi kokë.”-thotë Beqiri.

    Shkëlzen Berisha u thirr në SPAK pasi emri i tij ka qenë shumë ‘popullor’ në shumë shkresa apo ‘koicidenca’ që kanë pasur të bëjnë me biznesin shumë fitimprurës të demontimit të armëve në Gërdec.

    Një shkresë për të e dalë nga Ministria e Drejtësisë dhe komunikime intensive me persona të përfshirë ishin disa prej këtyre rasteve.

    Vetë Shkëlzen Berisha është shprehur ‘i habitur’ jashtë SPAK në prononcimin e tij për mediat, teksa thotë se nuk e kupton se si ka mundësi që të njëjtët prokurorë që para 15 vitesh (Kur babai i tij ishte Kryeministër) mendonin se ai nuk kishte lidhje me këtë çështje dhe tani pas 15 vitesh mendojnë ndryshe për të.