DASHI: Marsi vazhdon një tranzit të rëndësishëm, pasi bashkohet me Venusin në këtë muaj shumë të veçantë. Edhe Mërkuri do të jetë sërish i favorshëm të dielën e datës 11. Është një periudhë me shumë interes për të gjithë të lindurit në shenjën e Dashit, të cilët tashmë kanë shumë gjasa të afirmohen.
Duhet të shfrytëzoni disa nga ditët më të favorshme për ju si data 12 dhe 13. Edhe pse mund t’ju lindë papritur një ide e mirë, duhet të ndiqni vetëm projekte realiste dhe të mos josheni nga euforia e momentit. E mira është të tregoheni paksa racionalë.
Mund të lindin disa shqetësime të vogla në familje, duke lindur edhe nevoja që të zgjidhni personalisht problemet e fëmijëve, të afërmve apo të tjerëve. Që nga muaji i kaluar Jupiteri nuk ndikon më në shenjën tuaj, por fuqia e këtij planeti ndihet. Për shumë të lindur nën shenjën e Dashit do të ketë një mundësi për të fituar diçka më shumë, ose për të zgjidhur disa çështje ekonomike të viteve të fundit.
Qershori dhe korriku janë muajt më të rëndësishëm për projektet e mëdha. Do të ketë të reja edhe në aspektin sentimental këtë muaj dhe çiftet që duan të fillojnë një projekt së bashku, një aktivitet, do të jenë edhe më me fat. Jupiteri mund të ndihmojë edhe ata që synojnë të ndërrojnë shtëpi. Zemrat e vetmuara do të kenë të reja.
Prandaj vera e vitit 2023 do të jetë shumë e rëndësishme për takime romantike, madje mund të lindin emocione të veçanta. Me pak fjalë, çdo gjë lejohet kur yjet janë të favorshëm, edhe ndonjë shkelje e vogël. Ndiheni shumë më të fortë.
Nëse po përpiqeni të zgjidhni një problem shëndetësor, keni pasur mundësitë më të mira për trajtime, terapi ose për mirëqenien tuaj. Sportistët e lindur nën këtë shenjë verën e viti 2023 do të kenë energji të mirë dhe me përgatitjen e duhur do të kenë rezultate në shumë sfida. Sa i përket aftësisë fizike, ata që duan të përmirësohen do të kenë rezultate.
DEMI: Ky muaj do të karakterizohet nga ndonjë pengesë e vogël, por asgjë serioze. E vetmja pengesë e qershorit është prania e Marsit. Ndonëse me një dëshirë të vazhdueshme për të vepruar, mund të hasni në disa pengesa ose vonesa. Këshillohet të jeni shumë të kujdesshëm në fillim të muajit, por edhe në datat 14, 15, 21 dhe 22.
Kujdes nëse në familje ka mosmarrëveshje për një pronë, apo një trashëgimi. Duhet të kuptoni nëse duhet të vazhdoni apo jo një rrugë të caktuar dhe nëse duhet të nënshkruani një marrëveshje. Gjithçka varet nga ju, pavarësisht se Jupiteri vazhdon të jetë në shenjën tuaj, mos bëni asnjë hap të gabuar.
Ndoshta duhet të reflektoni për situatën tuaj ekonomike, pasi duhet të menaxhoni disa shpenzime shtesë në fund të muajit. Nuk ka nevojë të eksperimentoni me fusha që nuk i njihni, sepse edhe nëse kjo periudhë ofron guxim të madh, duhet të kuptoni kufijtë tuaj. Do të vijë një mundësi e mirë për ata që nuk kanë nënshkruar kurrë një marrëveshje. Gjithçka do të jetë më e lehtë nga korriku.
Ata që kanë një lidhje dashurie të bukur dhe të konsoliduar, nuk duhet ta prishin për arsye të parëndësishme. Në fakt, qershori është një muaj debatesh që nisin pa ndonjë arsye të caktuar. Duhet të keni kujdes nga provokimet, pasi datat 7 dhe 8 mund të sjellin pakënaqësi ose trazira. Nëse nuk është sqaruar plotësisht situata me një ish, tregoni kujdes të veçantë sepse mund të përsëriten disa pavendosmëri.
Nëse po kërkoni një lidhje të re, jeni të favorizuar. Sharmi, simpatia dhe një dozë shumë e këndshme butësie do t’ju bëjnë qendër të vëmendjes, por nuk do të dorëzoheni lehtë. Këto ditë do të mendoheni gjatë para se të vendosni për diçka. Nuk është një muaj i rëndë, por vetëm pak shqetësues, ose plot përgjegjësi dhe nuk keni mendime pozitive për dashurinë. Mundohuni të mos ta humbni durimin në dhjetë ditët e fundit të muajit.
Marsi dhe Venusi këshillojnë të mos ta teproni me veten në datën 18 dhe të shmangni rreziqet e kota. Është e rëndësishme të mundoheni të çlodheni, jo të merrni gjithçka si sfidë. Ka diçka që nuk shkon emocionalisht. Mund të mos ndiheni të kënaqur, mungon liria e nevojshme për të bërë zgjedhjet e duhura. Është një periudhë kalimtare, pasi shumë shpejt gjërat do të jenë shumë më mirë.
BINJAKËT: Vazhdon ndikimi i mirë i Diellit në shenjën tuaj deri në datë 21. Investoni te gjërat që ju pëlqejnë më shumë. Ata që presin t’u zgjidhet një çështje ligjore prej kohësh, mund të mbështeten në Jupiterin e favorshëm. Këto ditë do të keni një mosmarrëveshje për të vlerësuar të mirat dhe fakt ekziston rreziku për të gabuar ose për të marrë rezultate të vonuara. Ndaj peshoni nëse ia vlen barra qiranë.
Një muaj me potencial dhe energji, duke pasur parasysh se dhjetë ditët e fundit do të jenë shumë interesante. Është muaji i duhur për iniciativa të reja, sepse po afrohen dy vjet të rëndësishëm, edhe pse me ndryshime të konsiderueshme. Duhet të përshtateni me ngjarjet, sidomos të rinjtë. Ata që kanë vite në një punë duhet të mësohen me ndryshimin e roleve, orëve, ndoshta edhe detyrave. Ata që kërkojnë një aktivitet, duhet të kënaqen për momentin me aq sa kanë.
Ruaja e qetësisë në familje ndonjëherë mund të jetë e vështirë, pasi varet edhe nga personi që keni në krah. Qershori është i favorshëm për lidhje, kontakte, sidomos nga data 11. Mos harroni se dashuria duhet motivuar vazhdimisht.
E keni zët të jeni pranë një personi që flet ngadalë ose dembel. Lidhjet më të mira janë me ata që ofrojnë gjithmonë një mundësi për të menduar, marrëdhënie ku nuk mungon kureshtja. Këtë muaj ata që janë vetëm do të mund të njihen me shenjat e Luanit dhe Dashit. Ndërsa me Shigjetarin mund të lindin disa dyshime.
Çdo kurë apo terapi që lind në këtë periudhë, funksionon më mirë. Po afron një ngarkesë e madhe energjie, e cila është vetëm fillimi i një energjie që do të shfrytëzohet gjatë muajve të ardhshëm. Afërdita do të do të ndihmojë dhe do t’ju sjellë forcë deri në fillim të tetorit. Datat e përshtatshme për një vizitë nëse diçka nuk shkon, janë 11, 12, 20, 25 dhe 26. Kujdes, mos e teproni në dy fundjavat e para të muajit.
GAFORRJA: Planetët janë më të favorshëm për shenjën tuaj, duke filluar nga data 21. Nëse keni ruajtur marrëdhënie të mira me njerëz që mund t’ju ndihmojnë, mund të keni një rikonfirmim, nuk duhet të shqetësoheni shumë. Parashikohet që qershori të jetë një nga muajt më të mirë, në të cilin gjërat do të lëvizin më shumë, do të bëni më shumë zgjedhje. Nuk duhet të hiqni dorë tani.
Është pak shqetësuese situata e disa borxhe të mëparshme, të grumbulluara nga 2022. Më të vegjlit do t’u kërkojnë ndihmë prindërve ose të afërmve. Janë interesante marrëveshjet e nënshkruara në këtë periudhë. Datat 28, 29 dhe 30 janë të duhurat për të bërë një kërkesë, ose për të marrë një përgjigje.
Në marrëdhëniet personale dhe profesionale, ka më shumë predispozitë për të kuptuar, edhe goxha kreativiteti. Vihet re një dëshirë për t’iu rikthyer dashurisë pasi ndikimi i Venusit në shenjën tuaj, mund të favorizojë disa takime të veçanta. Kjo situatë do të jetë e favorshme deri në datën 5 të këtij muaji, më pas do të stabilizojë lidhjet.
Në përgjithësi, qershori mundëson rikuperimin e ndjenjave dhe përjetimin e emocioneve të veçanta. Vendimi për të bërë një fëmijë mund të jetë i vështirë, pasi paratë nuk mjaftojnë kurrë, por mund të guxoni. Jupiteri dhe Saturni tani kanë një ndikim pozitiv në shenjën tuaj. Rikthehet edhe dëshira seksuale.
Dashuritë që lindin në qershor janë të mira. Një muaj i mirë për njohje të mira. Çiftet që duan të gjejnë zgjidhje pas një periudhe të vështirë, do të kenë patjetër më shumë mundësi. Të gjithë ata që kanë pasur probleme serioze mund të shpresojnë për diçka më të mirë. Me bashkëpunimin e ekspertëve të duhur, gjithçka mund të zgjidhet.
Duhet të përpiqeni të bëni gjërat që ju pëlqejnë më shumë, si vajtja pushime në vende që mund të ofrojnë qetësi. Këtë vit vera nis më 21 qershor, me hyrjen e Diellit në shenjën tuaj. Tri ditët e fundit të muajit janë interesante.
LUANI: Mund të keni disa dyshime nëse duhet të rinovoni një marrëveshje. Qershori është një muaj i rëndësishëm, por në disa do të jeni pak të zemëruar. Planetët e pasionit janë në shenjën tuaj dhe kjo është shumë pozitive.
Nuk mungojnë mundësitë, dëshira për rinovim dhe për të bërë diçka ndryshe, por planetët do të kenë përplasje edhe për disa javë. Me ndikimin e ri të Jupiterit në jetën tuaj, shtyrja e detyrimeve dhe angazhimeve në maksimum, mund t’ju shmangë disa probleme.
Ndiqni instinktet, por mos bëni zgjedhje të çmendura, pasi keni disa borxhe të vogla për të shlyer. Është një kohë kur armiqtë dhe ziliqarë duhet të largohen nga jeta juaj. Do të merrni një lajm të mirë, do të hiqni një barrë nga vetja. Do t’ju duhet të ndryshoni papritur një plan veprimi. Dita e favorshme për të diskutuar të ardhmen është data 12 dhe yjet do t’ju favorizojnë edhe më datë 21.
Qershori është një muaj i veçantë nga pikëpamja sentimentale, sepse Afërdita kalon në shenjën tuaj në datën 5, duke u larguar më 9 tetor. Nëse është e rëndësishme lidhja që keni, ajo do të vazhdojë, për sa kohë jeni të bindur. Në shtëpi përpiqemi të bëjmë gjithçka për të kompensuar të ardhurat dhe shpenzimet.
Disa nga idetë tuaja për një projekt mund të jenë në kundërshtim me ato të partnerit tuaj. Është një moment i veçantë për çiftet që janë prej disa kohësh në krizë. Ata që ndihen të pakënaqur mund të kërkojnë diku tjetër. D të ketë nga ata që do të duhet të merren me një çështje familjare, për një të afërm ose një fëmijë. Fundi i muajit përfshin një përgjegjësi të madhe.
Ka gjasa që ata që kanë vendosur të martohen, duhet ta shtyjnë edhe për disa javë. Bëni mirë të shmangni gjykimet, pasi në këtë moment nuk ju shkon roli i llafazanit që flet pa pushim. Edhe pse mund t’ju lëndohet krenaria, grindja nuk është zgjidhja më e mirë.
Ju këshillohet stërvitje deri në datën 21, pastaj ditët e fundit të qershorit janë paksa kontradiktore. Është një muaj me angazhime, padyshim edhe me shumë përpjekje. Mund të trajtoni me sukses problemet me kyçet. Shpina është pika juaj e dobët, ndaj kontrolloni qëndrimin. Kur mendoni se gjërat nuk po shkojnë mirë, përpiquni të shkëputeni nga realiteti, frekuentoni ambiente të reja.
VIRGJËRESHA: Nuk është koha ideale për të lënë të sigurtën për diçka të pasigurt, ndaj nëse keni punuar për vite në një kompani dhe dikush ju ofron diçka tjetër, mendohuni mirë para se të largoheni. Mund të gjeni zgjidhje edhe në të njëjtën hapësirë nëse prej kohësh drejtoni biznesin tuaj. Mund të vijë në çdo moment një propozim i favorshëm.
Nga muaji mars gjithçka ka ecur paksa ngadalë, ose ju vetë, për të shmangur rreziqet, merrni gjithçka në mënyrë më filozofike. Me Jupiterin aktiv, do të jeni më konkretë dhe ambiciozë. Të gjithë ata që duhet të japin provime dhe intervista pune, do të jenë më të favorizuar nga data 21 deri në datën 30. Këshillohen të gjithë studentët të përgatiten mirë për provime, sepse mund të marrin oferta interesante pune.
Nëse jeni në kërkim të dashurisë, mos jini mosbesues dhe jepuni. Sidomos zemrat e vetmuara. Në fakt, këshillohet të dashuroni në qershor, sepse ndikimi i Marsit në shenjën tuaj, nënkupton shtim të pasionit. Çiftet duhet të shmangin problemet. Padurimi dhe nervozizmi i madh, si pasojë e punës, duhet t’i lënë vend pasionit.
Është gjithnjë e më e fortë nevoja për të përjetuar sferën emocionale dhe sentimentale qetësisht. Për shenjën e Virgjëreshës është e gjatë koha për t’u dashuruar. Çiftet që kanë vite bashkë, duhet t’i zgjidhin çështjet familjare në lidhje me trashëgiminë dhe ndarjet me këshillën e një eksperti.
Ditët ideale për t’u ndierë më mirë janë nga data 21 deri më 30, kur edhe Dielli do të jetë i favorshëm. Dobësia që mund të ndjeni në datat 10, 16 dhe 17 është më shumë për shkak të lodhjes sesa të sëmundjeve. Këshillohet të ushqeheni mirë, pasi mund të keni pasoja me stomakun. Duhet të tonifikoni muskujt me ushtrime të buta. Shkarkoni agresivitetin.
PESHORJA: Më në fund qielli pastrohet për të lindurit e Peshores. Marsi është në aspekt të shkëlqyer, Mërkuri ju ndihmon nga data 11. Nuk mund të pretendohet për një mrekulli, por kushte kanë ndryshuar nga ato të muajve të fundit, pasi rikthehet shpresa.
Mundësitë janë më të mëdha dhe duhet të harroni çdo problem teknik apo financiar. Favorizohen aktivitete që ndihmojnë në shfaqjen e ambicieve. Përgjegjësi të reja dhe fitime për ata që kanë pasur ide fituese. Do të ishte e rëndësishme të përfundonte rinovimi aq i dëshiruar në muajt e fundit. Gjërat janë edhe më të mira për ata që kanë ngecur për një kohë të gjatë.
Diçka po lëviz dhe po fillon të funksionojë! Këtë muaj nisin të zhbllokohen tregtitë dhe situatat që kishin mbetur të pandryshuara. Sigurisht që do të jetë e nevojshme të ndërmjetësoni, mos prisni maksimumin. Ditë interesante janë datat 16, 17, 21. Megjithatë, pesë ditët e fundit të qershorit janë më pak fitimprurëse. Një luftë e vërtetë vazhdimi i marrëdhënieve sentimentale! Këtë e dinë mirë sidomos ata që, ndonëse të lidhur me dikë, duhej të kapërcenin konfliktet në muajt e fundit.
Qershori është një muaj çlirimi, kapërcimi provash, sidomos pas datës 5 kur edhe Venusi do të rikthehet në shenjën tuaj. Rikthehet nevoja për të përjetuar plotësisht sferën emocionale dhe sentimentale. Mbizotëron pasioni dhe sensualiteti, si armët më të mira për të shpëtuar lidhjet e ftohta dhe të mërzitshme. Lidhjet që kanë pësuar një distancë psikologjike, ose fizike janë në rikuperim.
Ditët më të favorshme për t’iu përkushtuar dashurisë do të jenë datat 16, 18, 25.Stresi nuk mungon kurrë në punë, edhe pse në këtë periudhë të vitit mund të thuhet se më e keqja ka kaluar. Ata që duhet të bëjnë kontrolle periodike do të jenë më të kënaqur, pasi po u zgjidhen disa probleme. Duhet të bëni gjumë më të rregullt, për të gjetur një ekuilibër të brendshëm. Do të keni përmirësime në datën 11. Ndërsa data janë fort të mira janë, 27, 28, 29 dhe 30.
AKREPI: Ata që e kanë lënë të sigurtën për të pasigurtën, për aventurën apo sepse nuk donin më të rrinin në një vend, është normale që tani janë në fazë përshtatjeje. Eksperiencat profesionale që keni pasur në pjesën e parë të vitit nuk ishin të jashtëzakonshme. Në qershor, nëse keni një punë, kontrata e së cilës rinovohet çdo vit, ka të ngjarë të dyshoni nëse doni ta bëni.
Nëse punoni keni një punë fikse, s’keni ç’bëni, duhet të kënaqeni. Situatat e krijuara këto ditë garantojnë diçka të mirë, por për një kohë të kufizuar. Vazhdimësia nuk garantohet nga një punë e vetme, por nga aktivitete të shumta që do të ndryshojnë me kalimin e muajve. Ky është një vit në të duhet të ndërmjetësoni dhe të shmangni stresin e tepërt.
Qershori është i veçantë kur bëhet fjalë për çështje sentimentale. E dini që kur nuk e pëlqeni dikë bëheni ironik, por edhe kur e keni qejf dikë, e provokoni dhe e ngacmoni. A duhet ta bëni tani? Ndikimi i Venusit dhe Marsit na këshillon të jemi të kujdesshëm, veçanërisht nëse ju intereson një lidhje dhe nuk doni të shkatërrohet.
Ditë të favorshme do të jenë datat 7, 8, 14, dhe 15, ndërkohë që nga data 21 do t’i forconi goxha pozitat. Kushdo që vendos të bashkëjetojë, ose të lidhet me dikë mund ta bëjë këtë për të rregulluar disa situata që kanë filluar keq në të kaluarën, për shembull për të mbrojtur një fëmijë. Kujdes nga përplasjet për krenari dhe padurim, sepse mund t’ju shtyjnë të hidhni hapa të nxituar. Diskutimet për një shtëpi, një pronë.
Ju dëshironi të keni më shumë para, më shumë qetësi. Ju kërkoni garanci afatgjata dhe për momentin s’ka të tilla. Shmangni stresin e tepërt në dy javët e para të muajit. Shpenzimi i parave me shpejtësi marramendëse ju krijon tension. Më mirë mos e teproni në datat 21 dhe 22 dhe do ta merrni veten në datat 29 dhe 30.
SHIGJETARI: Marsi dhe Venusi do ta mbështetin shenjën tuaj që nga data 5. Ana financiare është e vetmja anë e pasigurt, veçanërisht nga datat 12-27, kur mund të ketë shumë shpenzime për riorganizimin e një vendi pune ose një kompanie. Punonjësit do të kuptojnë se mund të arrijnë diçka më shumë. Kushdo që kërkon një punë të re ose është në pritje, duhet të kërkojë menjëherë. Hekuri rrihet sa është i nxehtë.
Të rinjtë mund të keni alternativa për projektet dhe idetë e shumta interesante që lindin në këtë periudhë. Nuk përjashtohet një lëvizje, një ndryshim, një interesim për vende të tjera. Saturni nuk e ngadalëson arritjen e suksesit, por mund të sjelle pauza për reflektim. Datat 23 dhe 24 do të jenë të rëndësishme pikërisht për këtë arsye, por asgjë nuk mund ta dekurajojë shpirtin e një të zjarrtë Shigjetari.
Në qershor, sfera sentimentale i nënshtrohet pasionit të Venusit në shenjë, një element force që do të sjellë edhe mundësinë e krijimit të njohjeve interesante. Do të keni goxha vrull në sferën e seksualitetit.
Natyrisht që ka emocione të rëndësishme, problemi i vetëm mund të lindë nëse krijohen lidhje paralele. Ata që janë vetëm, do të përfitojnë nga ky moment intrigues. Njerëzit që janë martuar prej kohësh, nëse nuk gjejnë argëtim në shtëpi, mund të kërkojnë diku tjetër. Është muaj i favorshëm për çiftet e reja që duan të bëhen me fëmijë.
Për takime dhe lajme do të jetë një muaj që mund të lërë gjurmë, veçanërisht të dielave, që do të jenë mjaft tërheqëse. Kjo është një periudhë shumë intensive, por edhe e favorshme për të bërë një kërkesë, për t’u përmirësuar, si edhe për të shkarkuar shumë energji negative. Ditët më të rënda mund të jenë ato të datës 16, 17, 23 dhe 24. Nëse bëni shumë gjëra, është e pashmangshme të ndiheni disi të plogësht. Ndiqni këshillat e mjekut.
BRICJAPI: Më në fund, pas shumë muajsh shqetësimi, nervozizmi dhe mundimi, fillon një fazë e mirë rimëkëmbjeje. Jo vetëm që mund të rifitoni një rol të rëndësishëm, por edhe të shfrytëzoni përvojat e kaluara. Mund të realizoni projekte të veçanta, sidomos nëse jeni të vetëpunësuar, gjeni bashkëpunëtorë të rinj. Mund të bëni blerje të reja.
Janë të favorizuar të gjithë ata që duan të kalojnë një test, një provim. Nuk duhet të humbim kohë për të rikuperuar atë që ka humbur. Është muaji i shpresave për të ardhmen. Mundësi të shkëlqyera në fushën praktike dhe meqenëse Jupiteri ka disa javë që është pozitiv, filloni të mendoni se si të shlyeni borxhet e mëparshme, ose të përfshiheni në situata të reja. Për ata që kanë një kompani, kanë filluar të përmirësohen llogaritë.
Po afron një sezon i bukur, jo vetëm për takime të reja, por edhe për të gjithë ata që duan të martohen, të bashkëjetojnë. Është një qiell i favorshëm për të dashuruar. Besoni në dashuri dhe mos jini skeptik. Lidhjet që lindin në këtë periudhë janë premtuese, kanë diçka më shumë, një harmoni të veçantë, bazuar në mirëkuptim që shkon përtej fjalëve.
Mërkuri, sidomos në ditët e para të qershorit, ju përgatit për njohje të reja. Do të ketë vetëm disa ditë të rënda, për shkak të marrëdhënieve të cilat kanë nisur keq apo janë në krizë, nga data 26 deri në datën 28. Me Jupiterin, Saturnin dhe Uranin në favorin tuaj, zor se do të gaboni.
Nuk ka më kaq shumë tensione. Ndaluni një moment për të shijuar gjërat e thjeshta, pyesni veten çfarë kërkoni dhe rivlerësoni rëndësinë e fizikut tuaj. Shumë çështje personale apo profesionale ju kanë nxitur të linit pas dore mirëqenien tuaj. Nuk është mirë kështu. Ditët nga data 21 deri në 30 do të jenë pak më të lodhshme. Mos u lodhni në datën 26 dhe 27.
UJORI: Punonjësit mund të mendojnë se në përgjithësi është mirë të punosh vetë, të kërkosh horizonte të reja. Ju këshillojmë t’i shtrini këmbët sa keni jorganin, pasi qershori është muaj i karakterizuar nga shumë përplasje planetare. Jupiteri këshillon të keni kujdes në çështjet që kanë të bëjnë me shtëpinë dhe familjen.
Ata që punojnë nuk duhet t’i mposhtë mosbesimi, ndonëse financiarisht dhe profesionalisht, qershori nuk do të mbahet mend si një muaj i rëndësishëm. Në vend që të synoni lart dhe të përmbysni rendin e gjërave, do të ishte më mirë të mbanit nën kontroll gjithçka, sidomos shpenzimet. Në një moment të tillë, ndryshimi i punës mund të jetë një imponim, zgjedhje e detyrueshme dhe jo personale.
Ndikimi i pafavorshëm i Venusit në shenjën tuaj mund të jetë një faktor i rrezikshëm për çiftet që nuk janë më në harmoni të përsosur! Do të ketë kaq shumë gjëra për të rregulluar, sa nuk do të jetë e lehtë t’i përkushtoheni plotësisht dashurisë. Zakonisht historitë tuaja lindin me njerëz origjinalë, ju i keni zët lidhjet e përsëritura. Megjithatë mungesa e sigurisë nuk është më burim kënaqësie dhe kurioziteti, por mund të shkaktojë një humbje emocionale me të cilën do të duhet të përballeni.
Për zemrat e vetmuara është një moment paksa i vështirë. Mund të kërkoni diçka aq të pazakontë sa nuk e gjeni dot. Është më mirë të ruani qetësinë. Do të ketë nga ata që preferojnë të jetojnë lidhje momentale dhe nga ata që do të largohen shpesh nga shtëpia për të shmangur debatet, ose që do të mendojnë për alternativa të tjera.
Do të jetë e rëndësishme të mos shkarkohen problemet e lindura në punë apo në çift. Mosmarrëveshjet mund të lindin për arsye praktike, zhvendosjeje ose ide në lidhje me shtëpinë. Mes luhatjeve, disa ditë janë më të rënda, në datë 21 këshillohet pak vëmendje në marrëdhënie, pasi ndikimi i Marsit e bën gjithçka më të vështirë. Do të ndiheni të shqetësuar, nervozë, mund të vuani edhe nga sëmundje psikosomatike. Këshillohet të shmangen rreziqet.
PESHQIT: Shpresojmë të keni filluar projekte të rëndësishme. Nëse keni nevojë të rinovoni një marrëveshje ose një kontratë, qershori është favorizues. Ditët ideale janë datat 21-30. Gjithsesi, ju inkurajojmë për nisma të reja, me gjasa do të ketë një ndryshim në lidhje me një kompani, ose një blerje.
Ortakëritë në këtë periudhë janë interesante. Nëse nuk jeni dakord me disa ortakë, e keni një plan rezervë në mendje. Me Jupiterin dhe Saturnin në shenjën tuaj, mund të arrini një ekuilibër të mirë. Shpenzimet në dy vjetët e fundit kanë qenë të mëdha, ndaj duhet t’i rikuperojmë. Mund të filloni një punë me kohë të pjesshme. Do të merrni lajme pak a shumë të rëndësishme, në varësi të jetës dhe përvojës suaj profesionale.
Qershori, korriku dhe gushti janë muaj të rëndësishëm për çiftet, veçanërisht për ata që duan të kenë një fëmijë, të martohen dhe të bashkëjetojnë. Ndaj është mirë të jeni aktiv në dashuri. Zemrat e vetmuara duhet të përfshihen për takime.
Ndikimi i Mërkurit në këtë muaj që në datë 11, mund të sjellë vetëm shqetësime për çiftet që ende nuk kanë gjetur qetësi. Ndikimi i Mërkurit mund të shkaktojë bezdi në komunikim dhe fjalët tuaja mund të keqkuptohen. Duhet të organizoni takime gjatë nëntë ditëve të fundit të muajit.
Jeni padyshim më të fortë, kjo automatikisht do të çojë në dyfishimin e përpjekjeve tuaja. Për shkak të pranisë së Mërkurit ju këshillojmë të mos rrezikoni nga data 11 deri 27 kërkon. Ditët datave 16, 17 dhe 18 duken të koklavitura. Një gjendje nervozizmi mund të shkaktojë siklet, rrezikoni të bëni disa gabime. Duhet të tregoni pak kujdes në datat e treguara.