Author: editor

  • Krim i rëndë brenda familjes/ Babai 86-vjeçar masakron vajzën e tij, e shtyp me makinë

    Krim i rëndë brenda familjes/ Babai 86-vjeçar masakron vajzën e tij, e shtyp me makinë

    Një 86-vjeçar në Bari të Italisë, Vincenzo Formica, u ndalua nga karabinierët me akuzën se kishte goditur dhe vrarë vajzën e tij 54-vjeçare Mariangela, në fund të një mosmarrëveshjeje për arsye familjare.

    Policia, e cila ndërhyri pas një denoncimi, gjeti trupin e gruas të shtrirë në tokë në një rrugë private. Nga hetimet u zbuluan pista të rënda ndaj personit me precedentë dhe i cili u arrestua dhe u dërgua në burg me akuzën e vrasjes

  • “Përjetësisht”, projekti më i ri muzikor nga Luiz Ejlli pritet të publikohet sot…

    “Përjetësisht”, projekti më i ri muzikor nga Luiz Ejlli pritet të publikohet sot…

    Vetëm para pak javësh, këngëtari Luiz Ejlli përfundoi eksperiencën e tij në Big Brother ku edhe fitoi çmimin e madh. Pjesëmarrja e tij bëri që ai t’i kthehej skenës dhe të punojë për projekte të reja.

    Pa kaluar një javë, një super lajm erdhi nga moderatori dhe aktori Donald Veshaj dhe kishte të bënte pikërisht me një këngë me Luizin. Ata publikuan një video në instagram, përmes së cilës ka paralajmëruar projektin e tyre dhe më pas kënga, titulluar ”Dy shotsa”.

    E duket se fituesi i ‘BBV 2’ nuk ka ndërmend të humbë kohë dhe do të sjellë për ndjekësit e tij një tjetër projekt muzikor me titull ‘Përjetësisht’, por këtë herë jo në bashkëpunim. Për të gjithë ju që po e prisni me padurim, nuk do t’ju duhet të prisni gjatë pasi kënga do të publikohet sot në orën 19:00. Fansat e tij mund të jenë të entuziazmuar për të dëgjuar zërin dhe stilin e tij unik në muzikë.

    Ju rikujotjmë se, pas daljes së tij nga shtëpia kanë nisur gjithashtu aludimet se lidhja mes tij dhe Kiara Titos ka përfunduar. Ata kanë postuar mjaft shpesh, duke i përbuzur këto gënjeshtra.

    Së fundmi, Kiara ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një foto me Luizin, duke mbyllur “gojët e liga”.

  • SPAK i sekuestroi pasuritë, familja e Ervis Martinajt rekurs në Gjykatën e Lartë: Janë krijuar me burime të ligjshme

    SPAK i sekuestroi pasuritë, familja e Ervis Martinajt rekurs në Gjykatën e Lartë: Janë krijuar me burime të ligjshme

    Familjarët e Ervis Martinajt kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, për pasuritë e sekuestruara nga SPAK.

    Ata kërkojnë heqjen e sekuestros me pretendimin se pasuritë janë krijuar me burime të ligjshme.

    Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Sandër Simoni.

    Prokuroria e Posaçme, në bazë të ligjit Antimafia, ka sekuestruar pasuritë në emër të Martinajt dhe familjarëve të tij, me argumentin se dyshohet të jenë krijuar nga aktivitetet kriminale.

    Ndër pasuritë e sekuestruara janë apartamente, toka, aksione kompanish e automjete.

    SekuestrimiSipas të dhënave zyrtare u bë me dije se Policia dhe SPAK ekzekutuan vendimin për sekuestrimin e 34 pasurive të Martinaj dhe familjarëve të tij, pasi dyshohen se janë vënë përmes veprimtarisë kriminale. Kontrollet janë ushtruar në Kurbin e Fushë-Milot, aty ku janë sekuestruar edhe pjesa më e madhe e pasurive, pasi kjo është edhe zona e cila kontrollohej nga Martinaj dhe ‘ushtarët’ e tij.

    Hetimi po vijon për të vërtetuar nëse Martinaj ka pasuri të fshehura apo të regjistruara në emra të miqve të tij.

    Vendimi është firmosur nga gjyqtari Erjon Bani më 21 janar, por ekzekutimi është bërë më 15 shkurt. Vlera e pasurive të sekuestruara llogaritet disa milionë euro. Ndër pasuritë e sekuestruara janë disa biznese në emër të Martianajt, disa në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër më e madhe janë në emër të prindërve Mustafa dhe Vasilika, motrave Erjona dhe Drenica, si edhe në emër të bashkëshortes së tij, Roberta Martinaj.

    LISTA E PASURIVE TË SEKUESTRUARA

    Aksionet e KING KASINO, ku aksioner është 100% Ervis Martinaj
    50 % të aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION”, në emër të Ervis Martinaj
    Aksionet e shoqërisë “MATI UNION”, ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
    Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M”, ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
    Subjekti “Ervis Martinaj”
    Shoqëria “REAL FENIX”, ku aksionere është 100% Roberta Martinaj
    Subjekti “Drenica Martinaj”
    Subjekti “V.K”
    Shoqëria “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
    21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gjadër” të zotëruara nga “S.P.E Energy” shpk ku
    aksioner është 100% V.K
    Një automjet ‘Smart’, modeli ‘Passion’ në pronësi të Erjona Martinaj
    Një automjet ‘Land Rover’, modeli ‘Discovery’ në pronësi të Erjona Martinaj
    Një automjet ‘Mercedez-Benz’, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj
    Një automjet ‘Fiat’, modeli ‘Fiesta’, në pronësi të Vasilika Martinaj
    Një automjet BMW, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj
    Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në
    Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj
    Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj
    Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë
    Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
    Arë me sip.7 000 m2 në Patok
    Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip.12 145 m2
    Arë në Patok, Kurbin me sip.1 973 m2
    Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2
    Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
    Arë me sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
    Truall dhe ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
    Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
    Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
    Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
    Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
    Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja
    Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi
    Pasuri aktualisht në pronësi të shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj.
    Llogari kursimi për fëmijë.

  • “Dashuria nuk njeh moshë”, 19 vjecari i propozon për martesë 76-vjeçares dhe i shtang të gjithë: E dua!

    “Dashuria nuk njeh moshë”, 19 vjecari i propozon për martesë 76-vjeçares dhe i shtang të gjithë: E dua!

    Një 19-vjeçar dhe e dashura e tij 76-vjeçare janë bërë viralë në TikTok. Ata thonë se dashuria e vërtetë nuk ka moshë.

    Së fundmi, Giussepe D’Anna,19 vjeç pushtoi internetin pasi zbuloi se i kishte propozuar të dashurës së tij, e cila është 76 vjeç.

    Në një video, e cila është parë mbi 16.1 milion herë në rrjetet sociale, i riu shihet i gjunjëzuar me një tufë tullumbacesh në dorë dhe duke puthur me pasion të dashurën e tij pasi i propozon.

    ”La nostra promessa” shkruan ai krahas videos, e cila do të thotë “premtimi ynë.”

    19-vjeçari, i cili ka grumbulluar afër 190,000 fansa në TikTok , ndau gjithashtu një imazh të një unaze mahnitëse.

    “Dhe ky është vetëm fillimi i një serie të gjatë,” tha ai pavarësisht reagimit të komentuesve në rrjetet sociale.

    Pas zbulimit të moshës së tyre, e fejuara e Xhuzepesë është quajtur nga komentuesit edhe gjyshja e tij në disa raste, shkruan The Sun.

    Nuk është hera e parë që një çift me diferencë moshe bëhet viral në rrjetet sociale./abcnews.al/

  • Bashkia i shembi shtëpinë, 63-vjeçarja në Vlorë nis grevën e urisë: Na kanë lënë në rrugë

    Bashkia i shembi shtëpinë, 63-vjeçarja në Vlorë nis grevën e urisë: Na kanë lënë në rrugë

    Një ditë më parë, në Vlorë u shemb një ndërtesë ku banonte prej 40 vitesh, 63-vjeçarja Tatjana Hoxhaj. Kjo e fundit bashkë me të bijën, bën rezistencë ndaj policisë dhe kundërshtuan shembjen e shtëpisë së tyre duke hipur mbi tarracën e ndërtesës dy katëshe që u shemb nga IKMT.

    Ndërkohë Tatjana është në grevë urie. Ajo po vazhdon betejën për të kërkuar të drejtën e pronës së saj që u shemb. Hoxhaj ishte pronare e një apartamenti 56 metra katror, dhe është dëmshpërblyer me vendim të këshillit të ministrave, por sipas saj, vlera e 4 milionë e 700 mijë lekeve dëmshpërblim është fyese pasi tani familja e saj po jeton në rrugë.

    “Nuk pranojmë shpërblimin e Bashkisë, është tallëse dhe vlerë fyese. Na kanë lënë në rrugë. Ndërsa në këtë hapësirë nuk do ndërtohet asnjë projekt publik, kemi dokumente se këtu do ndërtohet pallat”-tha Tatjana.

  • Luizi i “qepet” keq dhe ia “ngec” maestros

    Luizi i “qepet” keq dhe ia “ngec” maestros

    Duket se ngacmimet e Luiz Ejllit ndaj Armaldo Kllogjerit gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania 2” nuk kanë qenë vetëm në kuadër të lojës.

    Tenori është personi tek i cili ai gjen batutat e duhura. E teksa, pas daljes nga BBV, nuk janë më afër fizikisht, ngacmimet vazhdojnë me komente në rrjetet sociale.

    Luizi i ka komentuar sërish Armaldos tek postimi i radhës dhe i ka marrë sërish të gjithë vëmendjen.

    “Kemba rri me e ajrosur duke veshur kepuce te hapura dhe me te lehta…” shkruan Armaldo. “Ose veshim shapka dhe jemi ok me stinën” i shkruan Luizi.

  • Nuk janë të afta në timon? Ja çfarë thonë statistikat për gratë shofere

    Nuk janë të afta në timon? Ja çfarë thonë statistikat për gratë shofere

    Një grua është e aftë të bëjë gjithçka ashtu si çdo burrë. Megjithaë, kemi dëgjuar shumë herë se “gratë nuk mund të ngasin makinën” ose se “ato nuk janë të afta në timon” në krahasim me burrat. Por, a ka një fakt shkencor që pretendon se gratë nuk mund të ngasin makinën? Apo është një tjetër stereotip?

    Deri në qershor 2018, grave u ndalohej të drejtonin makinën në Arabinë Saudite. Qeveria e vendit besonte në disa rregulla që diktonin se gratë nuk duhej të udhëtonin pa asnjë kujdestar mashkull, në shumicën e rasteve i cili do të ishte në gjendje të drejtonte makinën për to.

    Përveçse ky është një rregull në një vend, është një stereotip në të cilin shumë njerëz besojnë, se gratë nuk duhet të udhëtojnë vetëm ose që burrat mund të ngasin gjithmonë për to. Për shkak të kësaj, qysh në kohët e hershme, ishte mashkulli në familje që drejtonte makinën dhe femrave u jepeshin më pak mundësi, duke rezultuar në pjesëmarrje më të vogël të tyre në aktin e vozitjes.

    Sipas raportimeve, në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2017, burrat ishin përgjegjës për 72% të të gjitha dënimeve në lidhje me kundërvajtjet e trafikut edhe pse numri i shoferëve meshkuj dhe femra ishte pothuajse i njëjtë. Sipas të njëjtit studim, burrat ishin përgjegjës për 84% të të gjitha shkeljeve të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur dhe 78% të të gjitha shkeljeve të shpejtësisë.

    Të gjitha këto rezultate të studimit janë të mjaftueshme që ne të kuptojmë se sa drejtuese të sigurta janë gratë në krahasim me burrat.

  • U kap me kokainë, bizhuteri dhe gati 2 mijë euro, arrestohet shoferi i furgonit në Portin e Durrësit

    U kap me kokainë, bizhuteri dhe gati 2 mijë euro, arrestohet shoferi i furgonit në Portin e Durrësit

    Kokainë, bizhuteri dhe një sasi eurosh janë sekuestruar në Durrës, gjatë kontrolleve në një furgon.

    Automjeti, që udhëtonte nga Italia për në Durrës, kaloi në kontroll të detajuar dhe në të u gjetën një sasi bizhuterish floriri (177 unaza, varëse, ora), 1900 euro dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kokainë.

    Në pranga ka rënë shoferi i furgonit, A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë.

    Njoftimi i policisë:

    Goditet një tjetër rast i tentativës për kontrabandimin e sendeve me vlerë, në Shqipëri.

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Bizhutë”, i zhvilluar nga Policia Kufitare e Portit Durrës dhe Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim dhe me autoritetet doganore të Portit.

    Operacioni, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia Kufitare dhe ajo e qarkut, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të armëve dhe të lëndëve narkotike, të futjes së shumave të mëdha të parave, pa i deklaruar, të naftës dhe të mallrave të tjera kontrabandë.

    Sekuestrohet një sasi bizhuterish floriri (177 unaza, varëse, ora), 1900 euro dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kokainë.

    Vihet në pranga drejtuesi i furgonit ku u gjetën bizhutë, eurot dhe doza me kokainë.

    Policia Kufitare e Portit Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëhsme për goditjen e krimeve ndërkufitare, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, analizës së riskut dhe inteligjencës policore, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Bizhutë”.

    Në kuadër të operacionit u kalua për kontroll të detajuar, në vijë të dytë, një automjet furgon që drejtohej nga shtetasi A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, që udhëtonte nga Italia për në Durrës.

    Gjatë kontrollit të detajuar, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në furgon, 1900 euro dhe bizhuteri floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M. dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme

  • FOTO/ Ka rënë në dashuri? Enca Haxhiaj habit me postimin e fundit

    FOTO/ Ka rënë në dashuri? Enca Haxhiaj habit me postimin e fundit

    Këngëtarja e njohur Enca Haxhiaj është një ndër vajzat më provokuese të show-bizit shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndan me fansat momente si nga jeta e saj personale ashtu edhe nga ajo profesionale.

    Artistja njihet për fotot dhe videot e saj mjaft provokuese, ku i tillë ishte dhe postimi i fundit që ajo ka bërë në rrjetet sociale.

    Ditën e sotme Enca ka postuar një shkrim në InstaStory, ku ka bërë të gjithë të mendojnë se ajo është në një lidhje dashurie.

    “Kam rënë në dashuri me shoku tim të ngushtë”, ka shkruar Enca, ndërsa pas këtij postimit ajo ka publikuar edhe një foto tjetër në det, ku shihej ajo e shtirë në një dërrasë së bashku me një djalë, imazhi i të cilit nuk duket.

    Nuk dihet nëse artistja ka rënë me të vërtetë në dashuri, apo postimi i saj është thjeshtë një paralajmërim për këngën e saj më të re.

    Kujtojmë që Enca njihet për deklaratat e saj të fuqishme që gjithmonë bëjnë bujë, ku ndër to ishte edhe kjo e fundit.

  • Trazirat në veri/ Turqia do të dërgojë trupa në Kosovë me kërkesë të NATO-s

    Trazirat në veri/ Turqia do të dërgojë trupa në Kosovë me kërkesë të NATO-s

    Turqia planifikon të dërgojë trupa në Kosovë, në përgjigje të një kërkese të NATO-s për t’u bashkuar me forcën paqeruajtëse të aleancës KFOR pas trazirave në veri të Kosovës, tha Ministria e Mbrojtjes turke.

    Në një deklaratë të lëshuar sot, ministria apelon për përmbajtje dhe dialog konstruktiv për zgjidhjen e krizës, pasi diçka e tillë se mund të dëmtojë sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

    “Njësia jonë (një batalion komando) është planifikuar të vendoset në Kosovë më 4-5 qershor ,” njoftoi ministria.

    Një krizë politike shpërtheu në dhunë në veri të Kosovës kur kryetarët shqiptarë morën detyrën në qytetet me shumicë serbe në rajon, duke nxitur SHBA-në dhe aleatët e saj të kritikojnë Prishtinën.

    Popullsia serbe, e cila është shumicë në veri të Kosovës, bojkoti zgjedhjet e prillit, të cilat rezultuan në zgjedhjen e kryetarëve shqiptarë. Në incidentet e dhunshme të së hënës, 30 paqeruajtës dhe 52 serbë që protestonin kundër kryetarëve të komunave u plagosën.

    Dhuna e shtyu NATO-n të njoftonte se do të dërgonte 700 trupa shtesë për të forcuar misionin e saj prej 4,000 trupash.