Author: editor

  • Spartak Ngjela zbulon planin e Serbisë për tensionet në veri të Kosovës, ja pse Kurti s’mund të tërhiqet

    Spartak Ngjela zbulon planin e Serbisë për tensionet në veri të Kosovës, ja pse Kurti s’mund të tërhiqet

    Avokati Spartak Ngjela ishte këtë të hënë në Euronews Albania ku komentoi edhe zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Ai tha se veprimet e Kurtit janë tërësisht brenda normës juridike dhe se nëse do kishte vepruar ndryshe do kishte gabuar.

    Sipas Ngjelës abstenimi i partisë Lista Serbe nga zgjedhjet në Kosovë ishte një “kurth” i përgatitur nga Serbia, në të cilin Kurti nuk ra, pasi ata kanë dashur që zgjedhjet të mos bëheshin e këto komuna të kërkonin shkëputjen nga Kosova.

    Avokati shtoi se kryeministri i një vendi nuk mund ta lërë vendin pa drejtim vetëm se shumica abstenon duke shpjeguar se nëse kjo ndodh, atëherë shumica detyrohet të pranojë të udhëhiqet nga pakica.

    “Abstenimi është në favor të kundërshtarëit, po u tërhoqe nga zgjedhjet pakica fiton dhe bëhet shumicë. Ata nuk u treguan naiv, por ata dështuan. Ata menduan se nëse do tërhiqeshin zgjedhjet nuk do bëheshin dhe do fillonin të shkëepusnin veriun. Kurti e kuptoi, bëri zgjedhjet brenda normës absolute juridike.

    Se është normë absolute që po u tërhoqe ti unë nuk mund të pa zgjedhje dhe pa drejtim. Ata ikën nga të gjithë administrata, si do i linte Kurti pa administratë? Që ata të kërkonin pavarësinë? Se s’mbetej gjë tjetër. Kurti nuk mund të tërhiqet, ai i ka marrë komunat”,-tha Spartak Ngjela.

  • Aksident i rëndë në vend, ka të plagosur

    Aksident i rëndë në vend, ka të plagosur

    Dy persona ndodhen në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin Librazhd-Prrenjas.

    Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit qafë Qukës, ku paraprakisht dyshohet se një automjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një tjetër makinë.

    Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët ndodhen për ndihmë mjekësore në spitalin e Librazhdit.

  • Edi, gjirokastriti i burgosur për drogë bën art nga qelia (Video)

    Edi, gjirokastriti i burgosur për drogë bën art nga qelia (Video)

    Edvin Shollo nga Gjirokastra, vuan në Burgun e Fierit dënimin me 3 vite e 4 muaj për trafikim të narkotikëve…

    Ai ka vendosur që ditët e qëndrimit në burg ti kalojë ndryshe duke krijuar piktura murale ku paraqet Kalanë e Gjirokastrës, atë e Krujës, apo Apolloninë antike, të cilat shfaqen jo më larg se 40 metra sapo hapet porta kryesore e Institucionit.

    Teksa e gjejmë duke punuar mbi një tjetër pikturë në muret e burgut ku po vuan dënimin, atë të shtëpisë ku u mbajt Kongresi i Lushnjes, ai tregon se këto vepra kanë një domethënie të madhe për të.

    “Jam i dënuar në burgun e fierit për trafikim narkotikësh, punoj ndonjë pikturë, nga historia, I kam bërë vet sepse kam mbaruar edhe shkollën për pikturë. Është më mirë të merresh me dicka, kalon më mirë koha, por ke edhe lehtësira… Në burg bien ministra por edhe piktorë, (qesh)tani po bëj shtëpinë e kongresit të Lushnjës…-thotë Shollo.

    Pikturat e Edvin Shollos, nuk janë të vetmet në muret e Burgut të Fierit. një park i gjelbëruar, një rrugicë e pastër dhe me lulishte dhe fasadat me piktura murale, janë kthyer nga të dënuarit në një ekspozitë arti.

    Të punuara ndër vite, janë edhe portretet e figurave historike, ai i Skënderbeut, Nënë Terezës apo Ismail Qemalit.

    Angazhimi me punë në burg u krijon të dënuarve mundësi për të kërkuar uljen e dënimit por pasqyrohet si sjellje e mirë dhe rehabilitim në dosjen që mban stafi për secilin prej tyre.

  • Nis merkatoja e televizioneve, pas shumë vitesh moderatori i njohur rikthehet sërish në ‘Top Channel’ me emisionin e dikurshëm!

    Nis merkatoja e televizioneve, pas shumë vitesh moderatori i njohur rikthehet sërish në ‘Top Channel’ me emisionin e dikurshëm!

    Tashmë ka nisur ‘merkatorja’ e emisioneve.

    Moderatorin e njohur programeve të paradites, Alban Musa nga shtatori nuk do ta shohim me ne Televizionin ABC.

    ‘Kryefjala’ mëson se sezonin e ardhshëm Musa do të shfaqet në ekranin e Top-Channel.

    Ai nuk do marrë përsipër një emision të ri, por do të rikthejë emisionin e paradites “Në shtepinë tonë”, i cili u ndërpre për një periudhë kohe. Megjithatë këtë herë moderatorit dhe aktorit Alban Musa i është besuar jo vetëm moderimi por edhe autorësia e këtij formati.

    Alban Musa ka qenë prezantuesi i parë i këtij programi bashkë me Anjeza Majën vitin 2016 dhe po rikthehet në këtë program pas 7 vitesh!

  • Bariu shqiptar i habit të gjithë/ Unë jam milioner, po djalit nuk po i gjej dot nuse sepse vajzat nuk duan që të vijnë në fshat

    Bariu shqiptar i habit të gjithë/ Unë jam milioner, po djalit nuk po i gjej dot nuse sepse vajzat nuk duan që të vijnë në fshat

    Duke shkuar për Sarandë rrugës takova një çoban. Besim Hysenbelliu, së bashku me djalin e tij dhe 800 dhentë është duke shkuar nga Skrapari në Livadhia të Sarandës.

    Ka 7 ditë që ecën në këmbë dhe thotë se i duhen edhe 2 të tjera për të mbërritur pranë familjes.

    Besimi thotë se kopeja e deleve e ka bërë milioner, vetëm në 6 mujorin e fundit ka fituar 65 milion lekë të reja.

    Të jesh çoban në ditët e sotme sipas Besimit e ka një kosto, pasi djali i tij ka mbetur beqar, pasi vajzat sipas tij duan të jetojnë më Tiranë.

    Pavarësisht vuajtjeve një gjë është e sigurt nga njerëz si Besimi, konsumatori ynë mund të ushqehet të shëndetshëm.

  • ‘Manovra’ e re ku përfitojnë me mijëra shqiptar, mbi 400 euro në muaj për çdo fëmijë …

    ‘Manovra’ e re ku përfitojnë me mijëra shqiptar, mbi 400 euro në muaj për çdo fëmijë …

    Lëvizja e fundit e shtetit italian, shtet ku jetojnë me qindra mijëra shqiptar, eshte ajo e “karta e fëmijëve” me shumën prej 400 euro në muaj, që nga koha e lindjes deri në vitin e tretë, me një tavan të caktuar të ardhurash për familjet përfituese.

    Bonusi i ri i pritet të bëhet se shpejti realitet pasi buxheti i është dërguar ministrive i cili duket më shumë si një “kartë shërbimi” për nevojat elementare të ndryshme: nga tarifat e çerdheve tek kosto e babysitter-it.

    Karta e fëmijëve prej 400 eurosh mund të zevendësojë disa shërbimeve të mëparshme siç janë bonusi i lindjes, bonusi i nënës apo kuponi i çerdhes.

    Mendohet se kjo manovër është një përfitim më shumë i destinuar për familjet më të varfra ku mund të perfitojne edhe shumë familje shqiptare qe ndodhen ne vendin fqinj

    Ministrja e Familjes, Elena Bonetti paraqiti dje disa tregues të rinj në ndihmë të familjes si dhe tre masat kryesore që do të ndërmerren.

    E para është kompensimi mujor për të gjithë të porsalindurit qysh në vitin 2020, duke filluar nga 80 në 160 euro në varësi të të ardhurave. 160 euro në muaj për familjet me të ardhura të ulta ndërsa për më të pasurat 80 euro.

    Masa e dytë për shkollat ​​e çerdhet, pra familjet do tu jepet një kontribut për t’u regjistruar dhe për t’i çuar fëmijët në çerdhe, deri në 250 euro në muaj, që do të thotë 3000 euro në vit. Kjo s’vlen vetëm për të sapolindurit, por për grup moshën 0-3 vjeç.

    E treta është leja e lindjes për baballarët që zgjatet në 7 ditë.

  • E mbani mend Pipi Çorapegjatën? Si duket ajo pas 50 vitesh

    E mbani mend Pipi Çorapegjatën? Si duket ajo pas 50 vitesh

    Pipi Çorapegjata ishte një nga filmat më të dashur të dekadave të fundit. Ajo u bë heroina e preferuar e fëmijëve që admironin mirësinë, guximin, pavarësinë dhe vetëbesimin e saj.

    Vajzën lozonjare “Pipi” me çorapet e saj të gjata, e luante aktorja suedeze Inger Nilsson, nga ku dhe mori këtë nofkë. Pavarësisht se shumë aktorë luajtën këtë rol, më i famshmi ishte padyshim i aktores Nilsson.

    Sa shume qe ka ndryshuar Pipi Corapegjata pas 51 vitesh. Eshte ende eshte shume e bukur – Shije Jete

    Tashmë është 62 vjeçe dhe jeton në Suedi. Kanë kaluar dekada nga roli i saj që kur ishte fëmijë dhe nëse jeni kuriozë të dini si duket sot aktorja e famshme, shihni foton e mëposhtme.

  • Makina përplas këmbësorin, dalin detajet e para

    Makina përplas këmbësorin, dalin detajet e para

    Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd.

    Mësohet se makina ka përplasur një këmbësor.

    Foto ilustruese

    Ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

    Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, teksa autoritetetpo punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  • “Mallkimi” i një emri, gjyshi dhe nipi vdiqën nga aksidenti me makinë

    “Mallkimi” i një emri, gjyshi dhe nipi vdiqën nga aksidenti me makinë

    Fat i keq duket se ka ndjekur familjen e 9-vjeçarit që ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës si pasojë e aksidentit tragjik në Bërxullë të Tiranës. 9-vjeçari u përplas për vdekje nga një makinë, teksa ndodhej në lokalin e babait të tij.

    Aksidenti tragjik ndodhi kur dy makina u përplasën me njëra me tjetrën dhe goditën aksidentalisht të miturin. Makina tip “Toyota” pasi u përplas me makinën tjetër, përfundoi në fasadën lokalit buzë rrugës, ku ndodhej fëmija.

    Shkak i aksidentit tragjik ishte shpejtësia tej normave si edhe alkooli, pasi shoferi i Toyota-s rezultoi alkoolizuar.

    Një fqinj i familjes tha për Report Tv se se edhe gjyshi i 9-vjeçarit, me të njëjtin emër Sherif, ka ndërruar jetë nga një aksident 10 vite më parë.

    “E kam fqinj. Nuk të lënë rehat në punë tënde. Unë nuk e di se çfarë bën ky shtet kjo polici! Ka qenë në punën e vet. Ka qenë me shpejtësi marramendëse edhe gjyshi me të nijetin emër ka ndërruar jetë nga një aksident 10 vite më parë. I vendosën emrin djalit të vogël Sherif, si gjyshi”, tha fqinji./albeu.com/

  • Del VIDEO e aksidentit tragjik në Tiranë ku vogëlushi vdiq në lokalin e të atit

    Del VIDEO e aksidentit tragjik në Tiranë ku vogëlushi vdiq në lokalin e të atit

    Publikohet videoja e aksidentit tragjik në Bërxullë, ku humbi jetën një 10-vjeçar teksa ndodhej në lokalin e babait të tij mbrëmjen e së shtunës.

    Makina vjen me një shpejtësi skëterrë dhe përplaset me një mjet tjetër duke përfunduar në lokal.

    Fëmija po qëndronte në lokalin e familjes, ndërsa të afërmit kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë.

    Policia ka vënë në pranga dy shoferët që shkaktuan aksidentin me vdekje ndërsa nga të dhënat e para njëri prej tyre ka rezultuar në gjendje të dehur.